Mendova se kisha gjetur vajzën e ëndrrave të mija, kur doli një djalë tjetër..

Unë kisha bërë marrëdhënie seksuale me vajzën e ëndrrave të mija dhe ajo ishte shtrirë në krahët e mi kur një tjetër djalosh i shkruajti mesazh asaj

E dashura psikologe: Unë jam 22 vjeq dhe kjo vajza është 19. Ajo ishte shoqe me të dashurën e shokut të ngushtë dhe ne aty filluam.
E shoqërova atë në shtëpi pas një nate që dolwm, por pak para se të niseshim, shoku im më pyeti në heshtje nëse e dija se ajo kishte dikë.

Thashë se nuk e di cila është e vërteta dhe pastaj e përcjella në shtëpi përsëri.

Unë nuk isha për seks të rastësishëm, dhe nuk është në personalitetin tim dhe nuk isha i interesuar, por ne e bëmë kaq mirë, patëm seks të mahnitshëm në banesën e saj.

Ajo ishte më të vërtetë egoiste në shtrat.

Kemi mbajtur kontakte edhe pas kësaj dhe po bëhemi të mrekullushëm.

Shumica e bisedave tona ishin përmes Snapchat, por unë e përcjellja atë ngushtë në Facebook dhe mediat tjera sociale për të parë nëse gjeja diqka për ndonjë djalë tjetër.

Ne u takuam përsëri disa javë më vonë dhe përfunduam përsëri në shtëpinë e saj për seks.

Ajo ishte e shtrirë përgjatë gjoksit tim dhe kur unë isha duke i treguar diqka ajo po shihte një mesazh me një foto që ishte me një mashkull tjetër.

Ajo nuk e kuptoj që unë e pashë, por nuk i thashë asgjë. Kam llogaritur se nuk ishte vendi i duhur për ta pyetur atë.

Kam qëndruar gjatë asaj nate aty, por vetëm biseduam pas kësaj dhe përfunduam duke shkuar në gjumë. U ktheva në shtëpi në mëngjes.

E pyeta atë më vonë se qfarë do të bëntë. Ajo më tha se kishte shkuar në shtëpinë e një shoku, por e di se ajo shkoj për të parë djalin me të cilin ishte fotografuar.

E dashura e shokut tim i tregoj atij dhe ai mua, transmeton Bota sot.

Unë nuk i kam thënë asgjë për të, por e kam vënë re se ajo nuk poston ndonjë gjë për mua në mediat sociale. I thashë asaj se ndihem sikur po e humb kohën time, dhe që nuk po shkon mirë.

Gjërat janë ftohur mes nesh. Duket se nuk isha mjaftë i mirë për të dhe unë kurrë nuk do të kisha mundësinë ti tregoja asaj se ajo po më mashtron.

Duhet të i shkruaj djalit tjetër dhe t’i tregoj?

Psikologia përgjigjet: Refuzimi është një përvojë e dhimbshme, por jo, mos shkoni atje. Kjo është vetëm një mënyrë tjetër për të obsesionuar mbi të dhe ju nuk jeni i sigurt se si të përfshiheni në këtë.

Ishte mizore se si kjo vajzë ju ka dhënë shpresa të rreme që ju mund të ishit së bashku. Ajo nuk ju beson. Kuptojeni se jeni mirë pa të.

Ju meritoni se jeni me dikë që do të vlerësojë mbi të gjithë të tjerët dhe nuk do të rrezikoj të të humbasë.

E-fletëpalosja ime për “Shëroni zemrën e thyer” do të ju ndihmojë të shkoni përpara. Pasi ta keni zvogëluar vetën nga ajo, do të jeni të lirë të bini në dashuri me dikë që do të ju dojë me gjithë zemër.

Xhelozia rrezikon lidhjen ndërmjet Krenar Çoçajt e Luana Vjollcës

Ata përfliten se janë një ndër çiftet më romantikë të showbizit. Gjithnjë e rrethuar nga lulet e dhuratat e jo vetëm, Luana dhe partneri i saj, Krenari, edhe pse nuk kanë dashur të hedhin foto së bashku në rrjetet përkatëse sociale, duken shumë të dashuruar

Por kjo para se të merrnim vesh se gjërat nuk shkojnë edhe aq fushë me lule për çiftin. Burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” kanë thënë se, kanë filluar krisjet e para për çiftin e ri shqiptaro-kosovar.

Mesa duket Krenari paska disa nota të ndjeshme xhelozie ndaj asaj që para disa kohësh e quajti “gruaja ime”. Mos vallë për shkak të veshjes së ekzagjeruar të bukuroshes Luana, e cila spikat me format e saj bombastike në rrjetet sociale.

Para pak kohësh ka nisur edhe emisioni i ri, i cili është nën drejtimin e bukuroshes Luana të quajtur “Shiko kush luan”.

Në postimet e saj të fundit, si edhe në të mëparshmet, moderatorja seksi shfaqet tepër sensuale dhe provokuese me dekolte që bie shumë në sy. Një gjë e tillë i ka “ndezur” fansat e saj duke i bërë komente nga më të ndryshmet. Mbase kjo e ka shtuar akoma edhe më tepër xhelozinë e biznesmenit nga Kosova.

Edhe pse, të themi të drejtën, nuk është hera e parë që ai shfaq nota xhelozie ndaj bukuroshes Vjollca, duke bërë që kjo e fundit të stepet në disa postime të saj.

Por nuk kemi folur më parë për një krisje të tillë. Duke qenë se edhe si tradicionalë që janë kosovarët parapëlqejnë që gruan ta kenë për vete dhe më serioze në pamjen e saj. Një gjë e tillë u vu re edhe me motrën e Luanës, Marinën, e cila u bë më e rezervuar edhe më serioze në postimet e saj.

Gjithashtu, mund të themi se çifti u pa të ishte pjesë e muajit të mjaltit të çiftit Marina-Getoar, ku Luana nuk harroi të postonte foto të shumta provokuese dhe statuse nga parajsa e egër ku bukuroshja seksi dukej shume sensuale e veshur me bikini.

Kjo nuk është pasuar me ndonjë reagim negativ të partnerit të saj. Përkundrazi, kujtojmë që në një foto ku ajo kishte dalë me të brendshme të “Calvin Clain”, Krenari nuk kishte harruar të lë një koment aspak “kompromentues”, duke shkruar “Smoking hot”(shumë tërheqëse).

Ende nuk dihen arsyet e vërteta të kësaj krisjeje mes çiftit, por do të shohim nëse do të ketë ndonjë ndryshim në sjelljen apo edhe veshjen e Luanës në puntatën tjetër të “Shiko kush luan” për të kuptuar edhe më qartë arsyet e kësaj sjelljeje të Krenarit./gsh.al/

Rrëfimi i adoleshentes 14 vjeçare

Një adoleshente shkodrane thotë se ka ndjenja për shokun e saj të klasës. Madje ata kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë dhe këtë eksperiencë vajza e ka rrëfyer për “ShkodraNews”

“Jam një vajzë shkodrane, 14 vjeçe. Për herë të parë po ndjej çfarë do të thotë të duash një person tjetër.

Kam ra në dashuri me shokun tim të klasës, që e kam edhe komshi në pallatin ku jetoj me prindërit edhe me 2 motrat.

Ai është shoku im më i mirë që prej kopshtit.

Ate e lejojnë të vijë në shtëpinë time për të mësuar bashkë sepse ai është i dobët në lëndët shoqërore se nuk ka durim të bëjë përmbledhje, kurse unë në Matematikë nuk jam aq e zonja sa ai.

Shoku, tani mendoj se e kam të dashur, qëndron për orë të tëra në shtëpinë time.

Ne jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, e kur mami im iku nga komshia se i kërkoi t’i maste tensionin, ne të dy u puthëm.

Po bënim detyrat e një moment nisëm të shiheshim në sy, qeshëm, ai më kapi dorën dhe pastaj mu afrua dhe më puthi në buzë.

Ishte gjëja më e ëmbël edhe pse nuk dija si të veproja.

U dridha e tëra dhe rrahjet e zemrës u dëgjuan në të gjithë dhomën.

I thashë se si ndihesha. Ai më tha se për mua do të bëjë gjithçka në këtë botë.

Jam shumë e lumtur. Shumë biles!

Unë uroj vetëm që të përfundojmë bashkë edhe familjet besoj do të gëzohen sepse njihemi familjarisht…

Kam rënë në dashuri dhe ai thotë se më dashuron me gjithë shpirt :D”, shkruan ajo.

Sheh për herë të parë, ky është reagimi i vogëlushes

Kjo vajzë e vogël pas disa vitesh jete në errësirë të plotë, hap sytë duke parë parë për herë të parë botën me ngjyrat e saj

Pas operimit, derisa e ëma e mbante në prehër, doktoresha ia hoqi fashat, ndërkohë që vajza e vogël qante me ngashërim nga dhimbjet e shkaktuara prej letrës ngjitëse që i hiqej nga faqja.

Pas kësaj, ajo hapi sytë dhe e ëma u mrekullua. Ndër lotë gëzimi, përqafoi vajzën e saj e cila po e shihte për herë të parë jetën ashtu siç ishte.

Më vonë, vajzës iu vendosen syzet në mënyrë që t’i përmirësohej shikimi i humbur kaq vite me radhë. Reagimi i saj? Thjesht mahnitës!

Ish-prostituta përfundon ‘karrierën’: Nuk pendohem

Në përfundim të “karrierës” dyvjeçare si prostitutë, një 27-vjeçare kanadeze ka vendosur që kujtimet e saj t’i hedhë në një libër

Andrea Werhun, 27 vjeç nga Toronto ka publikuar librin “Modern Whore”, që e përkthyer (në mënyrë të moderuar) në shqip do të thotë “Prostituta moderne”.

Libri është një bashkëpunim me regjisoren Nicole Bazuin dhe siç thotë autorja synon që të flakë tutje disa paragjykime mbi punonjëset e seksit, njohur edhe si ‘eskortë’.

Andrea rrëfen se përgjatë dy viteve ka shkuar me qindra klientë dhe një pjesë e tyre kanë qenë të moshuar, deri edhe 80-vjeçarë. Për një orë ajo fitonte 200 deri në 300 dollarë. Por jo gjithçka e bënte për para.

“Nuk sikletosem dhe as pendohem për atë që kam bërë. E kam shijuar seksin me klientët, sigurisht edhe pagesën”, thotë ajo.

Këshilla e Andreas për të gjitha vajzat që punojnë në këtë industri është që të flasin dhe të tregojnë historitë e tyre. “Kështu shoqëria do t’i pranonte më shumë”, shprehet ajo.

Gruaja i nxjerr sekretin e turpshëm burrit…

LETRA:

Nuk kam faj unë që ai është t*ap! I kërkova bashkëshortit tim të bënte disa punë shtëpie si “dhuratë” për ditëlindjen time dy vjet më parë, por ende nuk ka prekur gjë me dorë. E ndiej se ai nuk është mashkull!
Ai eshte gjithnje i gatshem te bëjë gjithçka për të ndihmuar ndonjë mik, por kur dua një punë unë, më bie të pres gjithmonë.

Kemi 45 vjet të martuar dhe fëmijët tanë janë larguar nga shtëpia secili ne jeten e vet.

Unë i bëj të gjitha, gatimin, pastrimin, dekorimin dhe kopshtarinë. Miqtë e mi thonë se është faji im që bëj gjithçka dhe e kam mesuar keshtu.

E kam “kërcënuar” madje se do të marr dikë ta paguaj për të na bërë punët, por nuk dëgjon nga ai vesh. Ndjehem se nuk kam zgjidhje veçse të largohem se po të flasim për seksin, më mirë mos të them më shume se sa… e ka aq të vogel sa nuk me kënaq!

Përgjigjia e DEIDRE: Ju jeni gati të largoheni më shumë sesa të shihni se jeni ju gabim sa i takon kerkesave tuaja?

Është koha të jesh e sigurt dhe të mësosh se berja e asaj që është e drejtë për ju, nuk do të thotë të jetë e drejtë për njerëzit e tjerë.

Paguani dike për të kryer këto punë, ndani punët në mënyrë të drejtë dhe tregoni atij se ju duhet te kenaqeni ne shtrat.

Rrëfimi 56 vjeçarit nga Kukësi, të cilin e tradhëtoi gruaja

Historia e cuditshme e nje kuksiani eshte treguar sot. Ai ka kerkuar nje grua pasi ishte ndare pas 20 vitesh martesë nga gruaja

Ai eshte 56-vjeçar nga Kukësi dhe ka telefonuar në emisionin “Aldo Morning Show”, ku ka kërkuar një njohje dhe ka treguar edhe historinë e tij.

Beni tha se ka qenë i martuar prej 20 vitesh dhe është divorcuar. Sipas tij divorci me bashkëshorten ka ndodhur për shkak të tradhëtisë.

“Jam Beni nga Kukësi, mora për një njohje. Jam 56 vjeç, i divorcuar, kam 3 fëmijë. Kisha 20 vjet martesë, me shkuesi, kisha vllanë e saj shok. Para se të martohesha kam patur 36 të dashura dhe për të dëgjuar prindërit u martova. Kur hyra dhëndër u mundova me “shqy macen” por, ma kishte shqy çuni i xhaxhait të vet. E pranova për hir të prindërve e mbajta dhe ajo sillej mirë, më lindën 3 fëmijë. Kur ngela pa punë çova gruan dhe fëmijët në Austri se kam një motër atje.

Ndejti 23 ditë dhe u kthye dhe fëmijët u rehatuan atje. Pas tre muajsh pas kthimit po kalonim shumë mirë, një ditë ajo ikën nga shtëpia, ndërkohë që unë s’dija arsyen. Më vonë mora vesh se kishte ngelur shtatzënë në Austri dhe kishte kërkuar edhe divorcin prej meje.

Kështu ndodhi divorci, më shkatërroi jetën, më ka zhgënjyer. Kam 4 vite që jam divorcuar”, tha Beni.

Shokon studentja nga Elbasani: S’kam lënë klasë pa e bërë…

Letra e një studenteje nga universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, po ben xhiron e uebit. 20-vjeçarja shprehet se ka dy të dashur dhe ka zbuluar se njëri e do për interes, ndërsa tjetri s’e do fare.

Më poshtë, letra e vajzës:

Përshëndetje Jeta Osh Qef, unë që po ju shkruaj jam një 20 vjeçare që studioj ër Histori në universitetin e “Aleksandër Xhuvanit” në qytetin e Elbasanit. Po e them me shkurtim thjesht E. se ndoshta më njohin të gjithë sapo ta lexojnë këtë dhe do më njohin sapo të lexojnë këtë që do shkruaj. Thjesht kam nevojë të shprehem, se nuk më plas ç’a thonë tjerët përderisa po marr guximin t’ju shkruaj. Kam dy të dashur në universitet, njërin e dua vërtetë, ndërsa tjetrin e dua se më pëlqen se është si çun i keq. Ndihem e braktisur nga të gjithë, edhe nga shoqëria dhe nuk kam kujt t’i hapem kujt.

Të gjithë më njohin në fakultet si një vajzë “bishtpërdredhur”, por të përmbajtur. Po nuk e dinë që unë jam dhe shumë djallëzore. Psh. me dy të dashurit e mi nuk kam lënë klasë pa “eksperimentuar” në universitet. Më shani njerëz, thoni që je kshu, thoni që je ashtu, por kjo është jeta ime. Unë thjesht jam një vajzë e cila është e dashuruar pas dy djemve, por e di që s’mund të ketë askënd pasi njëri më do për interes, ndërsa tjetri vetëm për të bërë seks. Ai që më do për interes është ai që më bën më shumë të lumtur dhe të trishtuar njëkohësisht. Jam e çmendur pas tij, mërzitem shpejt dhe jam shumë xheloze. Nuk rri dot pa fol me të, por e di që gjithë kohën është në kërkim të vajzave të tjera, sepse është shumë i kërkuar.

Mua më do thjesht për të shtyer kohën, deri diku është broxhli ndaj meje, për disa gjëra që s’dua t’i tregoj. Ndërsa ai që s’ndien për mua, është ai që unë e dua më shumë pasi është si “djalë i keq”. Unë nuk tallem me askënd, përderisa janë ata që po tallen me mua. Di shumë mirë t’i menaxhoj të dy dhe si mos të kem përplasje, përderisa kam të paktën tre vite me këtë punë. Po, po, tre vite që vuaj për dashurinë që as vetë se di nga më buron, pse duhet të dua dy djem të ndaluar, se tek e fundit e sigurt që ata janë në një lidhje. Jam bërë lëmsh dhe lëmsh po ju bëj dhe juve besoj. Thjesht kisha nevojë të shkruaja dhe të shfryhesha.

Unë jam studente e mirë, mësoj shumë… por a është me të vërtetë mëkat që po shkoj me dy djem njëkohësisht? S’e besoj, për aq kohë sa ndihem mirë dhe për aq kohë sa e mbaj gjithçka vetë përbrenda… se ikën të gjithë. Ikën shoqet që duhet të më jepnin këshilla. Nuk jam thjesht një adoleshente e vonuar, këtë mos ma thoni. Thjesht jam një vajzë e humbur, akoma s’kam kuptuar misionin tim në këtë botë. Ah dhe nëse nesër më braktisin dhe këto të dy, ndoshta do ta kuptoj me të vërtetë cdo të thotë vetmi dhe unë kam shumë nevojë ta kuptoj. Ndaj i lutem Zotit ndonjëherë që të mi largojë dhe këto të dy sadoqë dëshira për t’i patur është e madhe. Nëse nuk të vlerësojnë, më mirë të jenë larg, të ma ndiejnë mungesën dhe të më shohin të lumtur me të vërtetë me dike që më meriton. Faleminderit nëse e publikoni. Me dashuri E.

Hetuesi privat: Kjo është mënyra si ta zbuloni partnerin tradhtar

Një burrë apo grua tradhtare, është gjëja e fundit që e dëshiron dikush, e veçanërisht para festave të fundvitit

Tradhtia nuk është e pranueshme në shumicën e lidhjeve, prandaj disa njerëz bëjnë çmos për të kuptuar nëse kanë një partner tradhtar.
E këtyre njerëzve u ka dalë në ndihmë një hetues privat, i cili ka treguar mënyrën se si mund ta zbuloni nëse partneri është duke ju tradhtuar.

Ndryshimet e rutinës së gjumit mund të jenë shenja kryesore e tradhtisë, kanë zbuluar ekspertët, por edhe ndryshimet në emocione mund të tregojnë se diçka nuk është në rregull.

Pra, kjo e fundit do të thotë se nëse partneri është duke vepruar më me zemërim dhe nxitë fjalosje pa ndonjë arsye, kjo mund të jetë shenjë e madhe se është duke ju tradhtuar.

Hetuesi privat David King, ka thënë se kur meshkujt ndihen me faj, atë faj e manifestojnë me zemërim. Pra, tradhtinë e manifestojnë me zemërim brenda lidhjes, dhe shpeshherë fjalosjet e nxitura nga ky zemërim shërbejnë si arsyetim që mashkulli të del nga shtëpia.

Gjithashtu, nëse papritmas nuk merrni ftesa nga partneri për ndonjë aheng miqësor apo për ndonjë aheng në vend të punës në të cilat keni marrë pjesë më herët, është koha të filloni të keni kujdes.

Me femrën e këtillë dëshiron të plaket çdo mashkull

A jeni ndër ato dama të cilat meshkujt i shikojnë si nëna të ardhshme të fëmijëve të tyre? Dukjes meshkujt u kushtojnë rëndësi, por jo edhe patjetër kur është fjala për dashurinë e vërtetë. E dini cilat vlera meshkujt i kërkojnë te femrat

1. Mirësjellja e sinqertë

Jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj njerëzve të tjerë. Mirësjellja e sinqertë është cilësi së cilës askush nuk mund t’i rezistojë, transmeton Telegrafi.

2. Modestia

Meshkujt i duan femrat të cilat nuk mendojnë që janë “mbi” të tjerët, që qëndrojnë me të dyja këmbët tërësisht në tokë dhe që të gjithë njerëzit i trajtojnë me respekt.

3. Kujdesi

U pëlqen kur femra tregon interesim për problemet apo dilemat e tyre, kur brengoset për mirëqenien e tyre. Kur janë të sëmurë, dëshirojnë që femra t’i llastojë, sepse edhe te inflamacioni më i vogël u duket sikur është fundi i botës.

4. Të dinë të bëjnë humor

Në çastin e vërtetë duhet të jenë serioze, mirëpo gjithashtu të kenë përherë kohë për shaka. Femra e hareshme dhe pozitive e gatshme për humor gjithmonë merr vëmendjen e tyre.

5. Vendosmëria

Nga njëra anë, meshkujt u frikësohen femrave me vetëbesim të lartë, mirëpo, nga ana tjetër, dëshirojnë të partnerja e tyre të jetë e vendosur. Sjellja e tillë tregon pjekuri dhe aftësi për ndërmarrje të iniciativës në momentin e duhur.

6. Pavarësia

Femra patjetër duhet të ketë jetën e vet. Në momentin kur e tërë bota e saj sillet rreth partnerit, ajo pa nevojë lë anash kërkesat e veta. Pikërisht për këtë nuk bën ta injorojnë pavarësinë e tyre.

7. Inteligjenca emocionale

Aftësia e shprehjes dhe e kontrollimit të emocioneve vetjake dhe reagimi i drejtë dhe me kohë ndaj emocioneve të të tjerëve janë disa nga shenjat e inteligjencës emocionale, të cilën meshkujt gjithsesi e vlerësojnë.

8. Besnikëria

Si edhe femrat, edhe meshkujt gjithashtu e duan besnikërinë. Ndjenja që mund t’ju besojnë dhe mbështeten tek ju nuk mund të matet me asgjë tjetër.