E punëson në dyqan për ta ndihmuar, fierakja i merr burrin

Një parukiere nga qyteti i Fierit është ndarë nga i fejuari i saj

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, shkak për ndarjen është bërë pikërisht një punonjëse e re, e cila ka bërë për vete burrin e parukieres. Gazetari tha se burri i ka kërkuar të fejuarës ta heqë nga puna ndihmësen e re, por ajo nuk ka pranuar.

“Një parukiere ka punësuar një ndihmëse dhe në mbrëmje i fejuari i saj i dërgonte në shtëpi të dyja. Nuk vonoi shumë dhe punonjësja ka bërë për vete burrin, ai i ka kërkuar ta heqë nga puna, por ajo nuk ka pranuar dhe i ka thënë se ajo i bën punën. Dhe pak kohë më pas burri është ndarë nga e fejuara”, raportoi gazetari.

Rrëfimi i 26 vjeçarit: E dua të fejuarën dhe së shpejti bëhem baba, por kolegia e punës…

Një burrë 26 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se do të bëhet baba i një vajze, pasi e fejuara është shtatzënë, por që nuk e do këtë dhe ka filluar aferën me një kolege të punës

Ai thotë se nuk e di çka të bëjë edhe pse thotë se e do të fejuarën por mendon se ka bërë gabim që është fejuar me të.

Rrëfimi i plotë i tij:

Bëj seks të mahnitshëm me kolegen nga puna dhe jeta ime do të ishte më e mirë nëse nuk do të isha i fejuar dhe në pritje të një vajze me të fejuarën.

Jam 36 vjet ndërsa e fejuara ime është 24 vjet. Mos më keqkuptoni, ajo është një vajzë shumë e mirë.

Ajo është shumë e dashur dhe e kujdesshme dhe të martohem me të kam menduar se do të jetë argëtuese.

Ndihesha me fat të kisha një vajzë të ëmbël dhe seksi që më donte.

Isha i lumtur në fillim kur ajo më tha se po priste fëmijë. Por pas disa kohe u ndjeva i dobët që të bëhesha baba.

Është një grua në punë që unë e njoh për vite. Ajo është 34 vjet dhe punon në departamentin e IT-së, ndërsa unë në atë të financave.

Ne gjithmonë kemi kaluar mirë, si kolegë dhe miq. Një natë e ftova për kafe atë pas punës, pasi nuk doja të shkoja në shtëpi.

I tregova se jeta ime kishte dalë nga kontrolli dhe se nuk isha gati të bëhesha prind. Ajo qeshi dhe më bëri edhe mua të qesh.

Ne pimë dhe më pas unë shkova në banesën e saj, ku bëra seksin më të mirë në jetë.

Ngadalë kjo është bërë një gjë e rregullt. I kam treguar të fejuarës që të enjtet janë bërë për mua që të dal dhe kështu ajo më jep hapësirë.

Dhe ajo nuk kërkon asnjë shpjegim kur unë vij në mesnatë në shtëpi.

Në fillim, unë e takoja kolegen time vetëm për seks.

Por ndjenjat e mia janë rritur sa më afër që të jetë data e lindjes së vajzës.

Unë jam pothuajse në të njëjtën moshë me kolegen dhe ndihem se kam gjëra më të përbashkëta me të se me vajzën me të cilën dua të martohem.

Sikur të mund të ktheja orën që të mos fejohesha. E dua të fejuarën time por me të kam bërë gabimin më të madh në jetë.

Nëse mund të kisha dy gra, ndoshta kjo do të ishte zgjidhje për mua.

Përgjigja e psikologes:

Do ta zgjidhte vërtetë? Ti së shpejti do të bëhesh baba dhe kjo po të shkakton më së shumti dilema.

Duket sikur afera jote e re është një vend i ngrohtë për tu fshehur. E dashura e re të tërheq nga mendimet e jetës reale dhe kështu mendon se mund të jesh kur të duash me kë të duash.

Është koha të rritesh. Askush nuk të ka detyruar të fejohesh dhe jam e sigurt që e di si bëhen bebet.

Ti do të kesh një vajzë që do të jetë gjaku yt. Shpresoj që kur kjo të ndodh ti të jesh i gatshëm që të marrësh përgjegjësinë dhe të jesh plotësisht i përfshirë.

Lëre të dashurën dhe jepe më të mirën në shtëpi.

Shqiptarja shet virgjërinë për 20 mijë euro (video)

Nëse u duket tabu tema rreth seksit, duhet të shikoni se ç’bëhet në faqet zyrtare të eskortave ku vajza të ndryshme nga e gjithë bota shesin virgjërinë e tyre. Arsyet që dikush shet virgjërinë e saj mund të jenë nga ato ekonomike, sociale apo thjesht sepse nuk e kanë kompleks

Mirëpo, me sa duket edhe vajzat shqiptare e kanë përqafuar këtë “biznes-trend”. Në faqen “Cinderella Escorts” është regjistruar edhe Ana, një vajzë 22-vjeçe shqiptare, e cila kërkon ta shesë virgjërinë e saj për 20.000 euro.

22-vjeçarja shfaqet me zë dhe figurë duke dhënë mesazhin e saj në një video. Ana thotë së është lodhur duke pritur për personin e duhur në jetën e saj. Por gjithashtu shton se motivi i saj është për ta ndihmuar familjen.

Në përshkrimin e faqes së eskortës për Anën thuhet: Ana dëshiron ta humbasë virgjërinë e saj përmes nesh. Kjo vajzë e bukur shqiptare është 22 vjeçe, është e virgjër dhe kjo është e verifikuar.

Virgjëria e saj është kontrolluar nga një mjek dhe Escorts Cinderella ka një certifikatë mjekësore si dëshmi për këtë!

Procedura e “ankandit”:

1. Ne pranojmë një depozitë prej 10% për të siguruar që është një ofertë serioze.

2. Nëse jeni paguar, ju do të merrni një njoftim menjëherë nga ne. Pastaj mund të shqyrtoni nëse dëshironi të bëni një ofertë më të lartë ose të keni paratë tuaja prapa. Nëse dëshironi t’i ktheni paratë tuaja, pagesa do të bëhet brenda një jave.

3. Nëse përfundon të jesh ofertuesi më i lartë ju do të na tregoni se cilat ditë jeni në dispozicion për të ardhur në Gjermani. Takimi zhvillohet në Gjermani për arsye ligjore. Blerësi mund të zgjedhë një hotel sipas zgjedhjes së tij, ku Anna do të kalojë një natë me të.

4. Për të siguruar që Anna është një virgjëreshë e vërtetë, blerësi ose mund të sjellë një mjek në një takim ose ta vizitojë tek një mjek në Gjermani një ditë më parë.”

Bashkëshortësia e shthurur: Burri im nuk ka asnjë partnere tjetër, unë i kam dy!

Laura dhe Mike Leonard, të dy 28 vjeç, kanë pasur rreth 20 partnerë të ndryshëm seksualë që kur u martuan tre vjet më parë

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një çift nga Kalifornia, Shtetet e Bashkuara, të cilët thonë se diskutojnë lirshëm për përvojat e tyre seksuale dhe thonë se marrëdhëniet e tyre të hapura në të vërtetë e kanë bërë martesën më të fortë.

Laura aktualisht ka një tjetër të dashur mashkull dhe një tjetër femër dhe thotë se gjithashtu kërkon partnerë seksualë “sa herë të jetë e mundur”.

Por për shkak se çifti jeton me djalin e tyre Ian, pesë, çifti siguron që të gjitha takimet e tyre shtesë të jenë jashtë shtëpisë martesore.

“Mike dhe unë u martuam duke e ditur mirë se kurrë nuk do të ishim 100 për qind ekskluziv për njëri-tjetrin”.

“Dashnori i mamit zhvishej para meje”, vajza nga Shkodra rrëfen tmerrin pas vdekjes së babait

Ishte 13 vjeçe kur u ngacmua dhe abuzua seksualisht në shtëpinë e saj nga partneri i së ëmës. Një vajzë shkodrane ka treguar historinë e tmerrshme të jetës së saj për “ShkodraNews”

Historia e saj:

Babi me vdiq në një aksident tragjik. Prej atij moment jeta ime është shkatërruar totalisht. Isha 12 vjeçe e gjysëm, kur mami na solli në shtëpi një burrë, që më vonë e kuptova se e kishte të dashur, pasi në fillim më tha se është kushërini i saj që ka jetuar jashtë shtetit, por tani do jetonte me ne, për t’na mbrojtur. Jam vajzë e vetme e s’kam as motër e as vëlla.

Nuk thashe gjë, sepse mendova se kjo gjë do ta bënte të ndihej më mirë mamin. Në fillim ishte ok. Por pas disa muajsh nisi të bënte gjëra që më bënin nervoze. Kur isha vetëm me të në shtëpi, ai dilte i zhveshur nga dhoma nga banja. Pastaj më kërkoi ta prekja. I shmangesha, por nganjëherë nuk mundja dhe kisha frikë t’i thoja boll. Ndihesha aq keq sa nuk dija a duhet t’i thoja mamit. Nuk dija as si t’ja thoja.

Kur po grindesha një ditë me mamin i thashë se e urreja të dashurin e saj e që e kisha kuptuar që nuk e kishim kushëri. Se me kushëririn nuk flihet në një dhomë.

Kulmi ishte kur mami më tha që nuk duhet të vishesha provokuese nëpër shtëpi se shalët me ishin zgjatur shumë. Aty jam mërzit dhume dhe kam qarë dy javë.

Më doli shkolla për në Angli dhe arrita të iki nga shtëpia. Me mamin kam komunikim shumë të pakët në telefon prej vitesh, kurse atë s’dua ta shoh kurrën e kurrës. Nuk mund ta harroj kurrë çfarë më bëri ai njeri, e falenderoj Zotin që s’më ka falë motër ose vëlla me gjakun e tij.

Rrëfehet 20 vjeçarja: Kam të dashur dy vëllezër binjakë, por ata…

Një vajzë 20 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me dy vëllezër binjakë, por që asnjëri prej tyre nuk e dinë për tjetrin, përcjell Bota sot. Ajo thotë se i pëlqejnë që të dy dhe nuk e di çka të bëjë


Rrëfimi i plotë i vajzës:

Bëj seks me dy vëllezër binjakë dhe asnjëri nga ata nuk e dinë për tjetrin. Ata janë nga 22 vjet dhe janë identik në pamje por krejtësisht të ndryshëm në karakter dhe interesa.

Kam takuar njërin prej tyre në klubin tim të vrapimit. Unë jam 20 vjeç dhe punoj si një kujdestare plazhi në një qendër, por pasi jam ulur gjithë ditën, vrapoj në kohën e lirë.

Ky djalë ishte i shoqërueshëm dhe më dërgoi një natë në shtëpi kur po binte shi. Ne biseduam gjatë në veturën e tij. Vikendin e kaluar ai më ftoi për të pirë bashkë dhe kaluam mjaft mirë. Më pas u kthyem në banesën time dhe bëmë seks.

Ai ishte një dashnor i mirë. E dinte si punonte trupi i femrës dhe dinte si të më bënte të ndihem mirë. Ne filluam lidhjen pas kësaj. Dy javë pasi filluam lidhjen ai u kthye në punë.

Tek e fundit, e dija që ai është në pishinën e notit. Më pas e kuptova që ishte vëllai i tij binjak, por që tha se kishte flokë më të shndritshëm.

Ndërsa po dilte nga uji, unë po shkoja në pushim dhe isha gati të prezantohesha kur më pyeti ku ishte kafeneja.

I thash se po shkoja dhe se po e prisja tek shkallët që t’i tregoja.

Ne u ulëm bashkë dhe ai ishte më xhentëlmen se i dashuri im dhe kishte një buzëqeshje të bukur. Ne folëm derisa pimë kafe dhe unë harrova t’i tregoja se isha në lidhje me vëllain e tij.

Ai më pyeti për emrin dhe më pas filluam të flisnim në Facebook.

Ai më ftoi që të dilnim pas punës një natë dhe më ftoi për darkë.

Ai e përmendi vëllain e tij dhe tha: “Ai më duket është në lidhje por unë nuk kam të bëj diçka me të”.

Nuk mund t’i thosha asgjë dhe e ftova atë në banesën time dhe përfunduam në shtrat.

Ai nuk ishte dashnor me përvojë por më bëri të kënaqem. Unë kam ndjenja edhe për të por nuk e di çka të bëj që ta zgjidh këtë rrëmujë.

Përgjigja e psikologes:

Është një rrëmujë e vërtetë dhe vuajtjet më të mëdha janë kur bëhen lidhje të tilla me vëllezër.

Ndoshta ata nuk e shohin tani por lidhja e gjakut mes tyre është e fortë dhe mund të thyhet.

Vendos me cilin do të jesh dhe nuk do shkatërrosh lidhjet në familje.

Por me cilindo që të zgjedhësh të jesh, duhet t’i tregosh që ke dalë edhe me vëllanë e tij.

Mirditorja: Pas një nate të zjarrtë mora lajmin “bombë”

Një vajzë nga Mirdita thotë se ka mbetur shtatzënë me djalin që do, por se ky i fundit nuk është gati të krijojë familje

Historia është rrëfyer për “ShkodraNews”

“Përshëndetja, jam një 21 vjeçe e lindur në Mirditë. Jetoj në Tiranë bashkë me të dashurin 30 vjeç. Bashkëjetojmë prej 2 vitesh, familjet nuk e dinë, mendojnë se jetoj me shoqet e fakultetit.

Jam njohur me të në një lokal, më ngacmoi, më mori numrin dhe u lidhëm shumë shpejt. Edhe pse nuk ishte i dashuri i parë, mendoj se është i vetmi që kam dashuruar. Ai punon, kurse unë vazhdoj punën. Ai ka qenë njëherë i fejuar, por u ndanë sepse ajo iku në Amerikë dhe atje gjeti një tjetër.

I dashuri e ka kaluar keq atë lidhje dhe thotë se kurrë më nuk do të martohet. Një natë pasi kishim pirë në një festë, bëmë dashuri plot pasion dhe atë natë unë mbeta shtatzënë.

Për mua ishte lajm shumë i bukur, por për të dashurin ishte bombë. Më tha që ta heq fëmijën sepse s’është gati për familje dhe gjërat nuk bëhen në këtë formë. Kam qarë shumë sepse fëmijën e dua dhe kam vendosur ta mbaj.

Ai u çmend dhe tha se nuk kam të drejtë të vendos vetëm unë për fatin e fëmijës tonë. Ai nuk dëshiron fëmijë tani, më thotë, pa u fejuar dhe pa qenë të sigurtë për njeri-tjetrin. Tani ai po ma heq trurin se me këto që thotë më duket sikur nuk më dashuron.

Kam vendosur t’i them familjes time dhe ta rrish vetëm fëmijën. Edhe pse më dhëmb shumë ta humb të dashurin, por ai rri e mendon për lidhjen që i ka dështuar dikur e nuk po kupton që po bëhet baba.

Nuk di nëse duhet t’i flas prapë apo thjesht të iki tek prindërit e mi. Ai më ka thënë se nëse e mbaj fëmijën atë nuk e shoh më kurrën e kurrës…”, shkruan ajo.

Nëna: Ia lashë vajzën me kusht të mos e prekte deri sa të rritej (video)

Përmes dëshmive të prindërve të vajzës 13­-vjeçare, T. Qafa nga fshati Çukë i Sarandës mësohen të tjera detaje mbi aktin e rëndë të përdhunimit nga 22­-vjeçari Vangjel Selimi. “BalkanWeb” mëson se, vajza e mitur bashkëjetonte prej 1 viti me të riun dhe kjo gjë kishte ndodhur me mirëkuptimin e plotë të prindërve të vajzës

Nëna e saj, Oltjana Garo, deklaron se, kishte aprovuar që i riu të jetonte me vajzën, duke marrë premtimin se nuk do ta prekte të miturën derisa ajo të arrinte një moshë madhore.

Por në momentin e parë që qëndruan vetëm 22-­vjeçari e drogoi dhe abuzoi me të.

“Djali e pranonte, vajza jo, atëherë e revoltuar me gjithë bashkëshortin shkoj në maternitet. Vajza ia tregoi të atit, u revoltova për atë që ndodhi, ai e kishte droguar vajzën me kanabis dhe ajo s’mbante mend asgjë”,­- thotë nëna.

Ndërsa i ati kërkon që drejtësia të bëjë punën e saj dhe ta dënojë të riun.

“Nëse ai i ka bërë vajzës këto gjëra për mua ligji të vazhdojë me detyrën e tij, jo 100 por 101, gabimi është i tiji, jo i vajzës së mitur”. Por për motrën e 22­vjeçarit nuk ka asgjë të vërtetë në rrëfimet e prindërve të vajzës.

“Ata donin ta martonin me një tjetër dhe shpikën këtë histori”,­- thotë ajo. Pasi rezultati mjekoligjor vërtetoi se 22-­vjeçari ka abuzuar me 13­ vjeçaren Vangjel Selimi u arrestua nga policia dhe do të përballet me vepren penale: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

ARRESTIMI

“Më datë 05.11.2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë është arrestuar në flagrancë shtetasi: Vangjel Selimi, 21 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë,” shkruhet në njoftimin e policisë. Vangjel Selimi është arrestuar prej policisë sepse shtetësia O.G., ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur shtetasen T.Q., 13 vjeçe.

Gjithashtu edhe në përfundim të rezultatit mjekoligjor ka rezultuar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur. Materialet hetimor iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit Vangjel Selimi për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale”.

Çka fshihet pas thënies – si hunda ashtu edhe krenaria

Forma e hundës zbulon forcën jetësore dhe potencën seksuale të njeriut. Nëse dëshironi të dini diç më shumë për të dashurin tuaj, shikojani hundën dhe zbuloni sekretet që i fsheh

Hundë me maje të ngritur

Mashkulli me hundën e këtillë është shumë argëtues dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes. Është ambicioz dhe përpiqet që në planin profesional të arrijë sukses të madh. Nëse ia besoni sekretin tuaj më intim, ai kurrë nuk do t’jua tregojë të tjerëve. Nuk i do aventurat dhe kënaqet me lidhjet e gjata dhe romantike dashurore.

Hundë mishtake

Mashkulli me hundë të këtillë është shumë emocional. Nëse arrin moshën dyzetvjeçare pa pasur partnere, ekziston mundësia që kurrë të mos martohet. Por, pasi që pëlqen të dominojnë në lidhje, pikërisht kjo është pengesa më e madhe.

Hundëshkabë

Në shikim të parë ai duket i fuqishëm, i vendosur dhe kokëfortë. Mirëpo, nën atë maskë fshihet mashkulli i pasigurt i cili shpesh nuk është në gjendje t’i zgjidhë vetë problemet. I padurueshëm dhe grindavec, mendon që kanë të drejtë gjithmonë. Sa u përket lidhjeve, e tërheq vetëm seksi.

Hundëdrejtë

Shpejt dashurohet dhe i dëshiron lidhjet të gjata. Është besnik, mirëpo njëkohësisht edhe xheloz. Është shumë kureshtar dhe ka prirje për të eksperimentuar. Pëlqen të bëjë për vete femrat e turpshme, por njëkohësisht është mendjemadh dhe nënçmon njerëzit që janë më të dobët.

Hundështypur

Hunda e shtypur tregon mashkullin e qetë, praktik dhe të arsyeshëm ‘gjithmonë’ i gatshëm të ndihmojë personat që i do. Pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, ku arrin me ndërhyrje zbavitëse dhe qesharake, por nuk është aspak më pak ambicioz se të tjerët. Nuk ka prirje aventuriere në dashuri dhe në mënyrë të shkëlqyeshme i ruan sekretet.

Meshkujt me hundë të madhe janë dashnorë të mirë

Hunda e madhe është e aftë të pranojë një paletë të gjerë të aromave të ndryshme, ndërsa sa më të stërholluar nuhatjen që të kenë dhe sa më shumë aroma që të marrin, do t’i tërheqë gjithnjë e më shumë gjinia e kundërt. Prandaj, meshkujt me hundë të madhe seksualisht janë më aktivë!

Gratë grushtohen dhe i shkulin flokët njëra-tjetrës (video)

Kjo video tregon dy gra që zihen midis tyre në një park për të treguar se “kush është mamaja më e mirë”. Shqetësuese në fund të videos, është xhirimi i saj nga një djalë i moshës 10 vjeçare që shikon skena të tilla dhune

Videoja nis me dy gra të reja që rrotullohet rreth njëra-tjetrës në një park të vetmuar të lagur nga shiu në një fshat.

Gjatë zënkës me grushta, njëra nga gratë dëgjohet duke thënë: “të provojë se kush është nëna më e mirë”.

Ndërsa dy gratë bërtasin dhe tërheqin flokët e njëri-tjetrit, një grua tjetër, duke shikuar qartë luftën, mund të dëgjohet duke thënë: “Keni një luftë të pastër, keni një luftë të pastër”.