Shkencërisht është dëshmuar: Dhia është miku më i mirë i njeriut!

Hulumtimet më të reja kanë treguar që dhitë kanë të njëjtin nivel empatie ndaj njerëzve sikur i kanë edhe qentë. A do të duhej që ta konsideronim dhinë si kanakar shtëpiak

Hulumtimi i cili është bërë në kuadër të një reviste të huaj, ka treguar që edhe qentë edhe dhitë njësoj i kanë kryer detyrat, derisa në një moment që të dy janë ndalur në të njëjtën detyrë dhe me habi kanë shikuar njerëzit përreth tyre.

Ligjëruesja e Universitetit Anglia Ruskin, Jenna Kiddie , thotë: “Ne kurrë nuk kemi pasur kurrfarë nevoje tjetër shoqërore nga dhia, pos që i shfrytëzojmë për furnizim me artikuj ushqimorë siç janë mishi dhe qumështi, kështu që me këto fakte të reja shkencore, të gjitha konstatimet e deritashme janë demantuar.”

Hulumtimet në fushën e lidhjes empatike midis njerëzve dhe kafshëve akoma janë në fazën e zhvillimit.
Megjithatë, disa hulumtime të deritashme kanë treguar që edhe sorrat kanë nivel të lartë të koeficientit të inteligjencës.

Gjithashtu është treguar që delja kurrë nuk mund të zhvillojë kurrfarë empatie ndaj njeriut, për shkak se ajo së tepërmi frikohet nga gjithçka. Andaj, edhe nuk habit statistika që dhitë mund të ndërtojnë marrëdhënie me njerëzit siç i kanë sot qentë dhe macet.

“Babushi” më jep 2000 dollarë në muaj, ja rrëfimi i “studenteve-vogëlushe”

Imagjinoni të jeni studente dhe pa lekë në xhep, okej të gjitha kemi qenë ashtu, por jo të gjitha kishim një “sugar daddy”

Ky është fenomeni i përhapur gjerësisht dhe dhe vajzat nuk kanë aspak turp ta pranojnë. Njëra nga vajzat rrëfen: Prej një viti “babushi im” më jep 2 mijë dollarë në muaj si lekë xhepi. Ai më paguan qerane e shtëpisë dhe shpenzimet ekstra, për shembull nëse më duhen rroba të reja ai m’i blen.

Ne nuk jetojmë në një qytet kështu që kemi rënë dakort që do dalim në 3 takime në muaj bashkë dhe një fundjavë të tërë bashkë, dhe një herë në kaq kohë ndonjë udhëtim jashtë. Jam shumë e lumtur për këtë!

Imagjinoni sa studente shqiptare përfitojnë nga munësi të tilla…

Pesëmijë euro shpërblim për ata që i lënë shtatzëna gratë e këtij shteti

Rreth 40 për qind e foshnjeve të lindura jashtë martese, është një rekord që e mban Amerika. Ajo qëndron afër mesit të paketës globale në këtë kategori. Turqia konservatore është mbrapa me një përqindje të vogël prej 3 për qind dhe kombi në krye të listës, udhëheqësi botëror për nënat e vetme është Islanda

Më shumë se dy të tretat e foshnjave Islandeze, 67 për qind janë të lindur nga prindërit që nuk janë të martuar. Ky mund të jetë një dallim në të gjithë botën. Por në vendin e vikingëve, kjo është një pikë krenarie.

Ishulli mund të jetë përmirësuar nga trazirat por është shoqëria më feministe në planet. Me rreth 320,000 qytetarë, Islanda ka më pak njerëz por më shumë akullnaja, ujë të pastër e të freskët. Por problem mbetet lindshmëria, e cila është shumë e ulët.

Për këtë, prej disa vitesh qeveria e Islandës ofron të ardhura mujore deri në 5 mijë eurove, për të gjithë ata meshkuj që vendosin të martohen me femrat që kanë shtetësi islandeze.

Arsyeja?

E thjeshtë, shteti ka vetëm 320 mijë banorë dhe pjesa më e madhe e tyre janë mbi 40-vjeç, ndaj vendi po përballet me një krizë të vërtetë demografike.

Iniciativa e propozuar nga Presidenti nuk është aspak e re, pasi edhe Kanadaja e Japonia kanë programe të tilla, ku të rinjët që kanë dëshirë të martohen me njerëzit e këtyre shteteve dhe të krijojnë pasardhës, marrin si shpërblim shuma të konsiderueshme.

Vuri emrin e kolegut të gruas në numrin e tij, shqiptari shokohet nga ajo që zbulon

Tradhëtia ka forma të ndryshme mes çifteve, ku përballjet janë nga më qesharaket deri tek ato më fatalet. Por një burrë ka vendosur që tradhëtinë e gruas ta provojë në një mënyrë krejt të veçantë

Ai e shënon numrin e tij në emrin e kolegut të punës me të cilin gruaja e tij fliste shumë shpesh me arsyetimin se kishte fluks të madh pune dhe duhet të sqaroheshin. “Përshëndetje shikoni nje bisede mes meje dhe gruas time te cilën zdo ta quaja me kështu.

Ajo gjithmonë fliste shpesh me kolegun e punës dhe sa here e pyesja ajo thonte ehu akoma ti? kemi 100 probleme ne pune nuk di si ti zgjidhim.

Unë i mora telin dhe tek nr im shënova emrin e tij dhe me pas i dërgova një mesazh gruas time…”, ka shkruar ai tek “Shqipëria Ime”

Më poshtë janë fotot e bisedës që nuk kanë nevojë për komente pasi gruaja ka rënë me dy këmbët në rrengun e përgatitur nga bashkëshorti i saj.

Misteri i vëllezërve që paralizohen sapo perëndon dielli

Gjatë ditës, Abdul Rasheed dhe Shoaib Ahmed, 9 dhe 13 vjeç, janë si të gjithë vëllezërit e tjerë që qeshin dhe luajnë së bashku

Por, sapo perëndon dielli, ata paralizohen krejtësisht dhe nuk mund të flasin. Vëllezërit nga Pakistani janë quajtur “fëmijët e diellit”, pasi prindërit e tyre mendojnë se ata marrin energji nga dielli.

Ky rast ka lënë pa fjalë mjekët, të cilët nuk kanë arritur akoma të gjejnë shkaktarin e kësaj sëmundjeje.

Javed Akram, profesor i mjekësisë në Institutin Pakistanez të Shkencave Mjekësore, i cili po merret me trajtimin e vëllezërve, thotë “Ky rast është sfidë për ne”.

“Doktorët po kryejnë teste mjekësore për të kuptuar përse fëmijët janë aktivë gjatë ditës, por nuk mund të hapin sytë, nuk mund të flasin dhe as të ushqehen sapo ikën dielli.

Ndryshe nga prindërit që mendojnë se fëmijët marrin energji nga dielli, mjekët e kanë hedhur poshtë këtë tezë, duke qenë se fëmijët mund të lëvizin gjatë ditës edhe nëse mbahen në një dhomë të errët, ku nuk bie dielli.

Pavarësisht gjendjes së tyre të veçantë, djemtë janë energjikë dhe gazmorë. “Dua të bëhem mësues, thotë vëllai më i madh, ndërsa më i vogli do të bëhet mësues i fesë islame”.

Teoria: Alienët nuk fluturojnë dot!

Sa herë që përmendet fjala “Alienë” në mendjet tona riprodhohen imazhet hollivudiane të një disku fluturues dhe një teknologjie të prodhuar nga qënie shumë herë me superiore nga njerëzimi

Por, a është vërtet kështu? Nga Gjermania mbërrin një teori e çuditshme. Michael Hippke i Observatorit të Sonnenbergut thotë se me gjasa alienët nuk janë në gjendje që të fluturojnë përtej planeteve të tyre.

Hippke e mbron teorinë e tij me faktin që shumica e planeteve të zbuluara në atë që njihet si “Zona e jetës” janë dy herë më të mëdhenj se Toka, pra janë super-Toka. Kjo do të thotë më shumë burime për rritjen e një forme inteligjence atje, por që vjen me një kosto.

“Super-Tokat e zbuluara deri më tani janë përgjithësisht me diametër dy herë më të madh se planeti ynë. Kjo do të thotë se edhe graviteti në këta planetë është dyfish më i lartë se graviteti në Tokë”, thotë Hippke.

Çfarë do të thotë kjo për të?

“Kjo do të thotë se nëse një qënie inteligjente në një planet të tillë do t’i shkojë ndonjëherë ndërmend që të fluturojë jashtë planetit të vet, do t’i duhen 10 herë më shumë sforco sesa i duhet njerëzimit për të mposhtur gravitetin”, thotë Hippke.

Për të ilustruar ndryshimin që sjell graviteti, Hippke sjell si shembull raketën e SpaceX “Falcon Heavy”. Në tokë ajo peshon 1500 tonë.

“Nëse kjo raketë do të zhvendosej në një planet me diametër dy herë më të madh se Toka, do të nevojitej një anije kozmike 15 mijë tonëshe për të kryer të njëjtin funksion që kryen “Falcon Heavy” në Tokë”, deklaron ai.

Studiuesi gjerman thotë se kjo mund të ketë “demoralizuar” alienët nga aventurat në hapësirë dhe thjesht qëndrojnë në planetin e tyre.

Megjithatë, teoria e Hippkes është sfiduar nga një grup tjetër kolegësh. Ata thonë se një gravitet më i lartë do të shoqërohej me një dendësi ajri më të madhe, e për pasojë do të reduktohej energjia që kërkojnë mjetet fluturuese. Po ashtu, një planet dy herë më i madh se Toka, detyrimisht thonë kundërshtarët, do të kishte forma jete më të larmishme dhe evolucioni atje do të ndodhte me një shpejtësi më të madhe sesa në Tokë.

Ava Gardner: Jeta, fama, dashuritë e “kafshës më të bukur të botës”

Gjithçka filloi me një foto të një fshatareje të varur në xhamin e një studioje fotografi në Fifth Avenue në Nju Jork. Fotoja në bardh e zi nuk tregonte ngjyrën e syve të gruas: jeshil si gruri jeshil dhe jeshil si limoni jeshil apo si smeraldi. Në një shtëpi në Brogden, Karolinën e Veriut, natën e 24 dhjetorit të 1922, natë vigjilje Krishtlindjeje, por jo për çiftin Garder (Jonas dhe Molly) sepse u erdhi në jetë fëmija i gjashtë dhe për të mbjellë pambuk dhe duhan nuk mjaftonte për të mbushur pjatat. E quajnë Ava Lavinia Garder që nuk mban një bukë nën sqetull, por preludin e dhimbjeve

Çifti e humb fermën dhe Jonas punësohet në një sipërmarrje sharre dhe Molly kthehet në guzhiniere dhe pastruese. Në moshën 13 vjeçare Ava merr mësime sekretariati, sepse nuk mund të luajë ndonjë rol tjetër; për një fshatare të rrënuar kjo është e tepërt. Në vtin 1940, në moshën 18 vjeçare dhe me një bukuri që nuk duket e kësaj bote, ashtu si do të shpreheshin shumë të famshëm për të, udhëton drejt Nju Jorkut për të vizituar një motër të martuar me një fotograf. Serendipity, lumturi rastësore: burri e fokuson, shtyp klik dhe merr atë imazh në celuloid. Ava dhe rruga ku kalojmë miliona njerëz në ditë….në një prej tyre, Barnard Duhan me profesion zbulues talentesh i Metro Goldwyn Mayer.

Si një ambasador i parajsës pyet se kush është ajo vajzë, e gjen, i lë takim dhe Ava del prej aty me një kontratë për 7 vite. Fillimisht merr mësime të artit dramatik dhe të diksionit, sepse theksi amerikano – juglindor dhe ekrani janë armiq. Në vitin 1942 ajo nuk është veçse një pjesëmarrëse festash dhe me një afishe që thotë: “Ava Lavinia Gardner një metër e 70 cm, me përmasa 92–50–92”. Do ende kohë kur një gazetar i show business –it do ta përkufizonte kështu : “Është kafsha më e bukur e botës”. Shumë shpejt, sipas mënyrës Hollivudiane, dy martesa: me Mickey Rooney që ishte një ikonë (kishte aktruar qysh fëmijë deri në moshën 94 vjeçare) dhe tjetra me mbretin e klarinetës Artie Shaw.

Martesa të shpejta, një për çdo vit, por pak më vonë në vitin 1951 martesë me njeriun e jetës, për mirë dhe për keq, për të ngritur stuhi dhe skandale, për t’u dashuruar, për t’u urryer, për t’u dashuruar sërish dhe për të mos u harruar; martesa me Frenk Sinatrën. Asnjëri prej tyre nuk përjetoi një pasion kaq brutal. Lumej alkooli, seks i papërsëritshëm, sipas tyre, por e pamundur për t’i qëndruar kohës. Frenku do të shprehej: “Nuk mund të vazhdojmë, sepse jemi shumë të ngjashëm”. Vendi përfundimtar i lidhjes së tyre ishte Spanja. Ava mbërriti aty për të filmuar “Pandora dhe holandezi fluturues” në Tossa de Mar, në Kosta Brava dhe ky vend i hyri në gjak si një helm. Frekuentim baresh, netë të kaluara jashtë, demat, por mbi të gjitha toreadorët si Mario Cabré në fillim dhe Luis Miguel Dominguín më vonë, pa u ruajtur, përpara gjithë shtypit.

Ajo do të shprehej kështu: “Më magjeps Spanja, sepse më ngjan shumë mua, është e dhunshme, rurale dhe kapriçoze!” Lajmet fluturonin për të dhe dashnorët e saj dhe i mbërrijnë në vesh Sinatrës, jeta e të cilit nuk ishte ajo e një murgu dhe që mbërrin për herë të parë në Spanjë për t’u takuar me Avën, i verbër nga mëria dhe nga xhelozia me 7 kuti Coca-Cola-e dhe me një varëse smeraldi. Është i paharrueshëm kërcënimi i tij: “Nëse të dëgjoj të flasësh për atë tipin do t’ju vras të dyve!” Ai tipi ishte Mario Cabré. Një natë e vizitoi një gazetar: “Si mundet një grua si ty të dashurojë një burrë si Sinatra që peshon 50 kilogramë? – Sepse 7 janë prej mishi dhe 43 penis”… Dhe u largua si gjithmonë për t’u dehur. Në vitin 1957 pas 7 vitesh egërsi divorcohen, por nuk e harruan kurrë njëri-tjetrin, as edhe për sarkazmën. Kur ajo mori vesh martesën e tij me Mia Farrow u shpreh: “Gjithmonë e kam ditur se Frenku do të përfundonte në krevat me një djalosh” Ava nuk ishte një aktore e madhe, por nuk i hyri shumë në punë, sepse bukuria dhe magnetizmi mjaftonin për të në këtë profesion.

Shquhej për një forcë titanike. Sipas një regjisori të famshëm edhe po të kishte fjetur një orë ishte e aftë të filmonte përgjatë 10 të tillave, pa i rënë të fikët dhe të përsëriste saktësisht frazat. Ajo do të shprehej kështu: “ Janë genet e mia prej fshatareje”. Kaluan nga krevati i saj disa nga mitet e kinemasë si Burt Lancaster, Clark Gable, Robert Taylor, Gregory Peck, Robert Mitchum.

Le ta kujtojmë kështu “kafshën më të bukur të botës” që për shkak të jetës nuk ishte kafsha më e lumtur. “Gjithmonë kam dashuruar shumë mirë, por kurrë me zgjuarsi. Mbërrin një moment ku kthehesh në një plak pusht. Piva gjithë alkoolin e botës, por nuk e shijova. E bëja për të tejkaluar ndrojtjen time. Aktrimi nuk shërbeu për asgjë. Admiroj Greta Garbon. Kur filloi muzgu i saj diti të tërhiqej me dinjitet. Më dhemb që jeta më privoi nga gëzimi i të qënit nënë. Dua të jetoj 150 vjet, por ditën që do të vdes të jetë me një cigare në dorë dhe me whisky në tjetrën. Frenk Sinatra kishte diçka në zërin e tij që e kam dëgjuar vetëm tek dy persona: Judy Garland dhe María Callas, një cilësi që më bën të qaj nga lumturia.”

Iku shpejt nga kjo botë, më 25 janar të 1990 në moshën 67 vjeçare në Londër. E goditi pneumonia, pinte duhan që në moshën 8 vjeçare. Ky dhe alkooli e ndihmuan të ikte. Fjalët e fundit që dëgjoi guvernantja e saj ishin: “Jam e lodhur!” Sinatra do të vdiste 8 vite më vonë. Trupi i Avës ndodhet në Sunset Memorial Park të Smithfield, Karolina e Veriut, e njëjta tokë që e pa të lindte. / F. Agastra – Bota.al

Mos më vra të lutem, jam një vëlla pas gjashtë motrave…

Mos me vra te lutem, jam nje vella mbas gjashte motrave, ata qe vrate pak përpara ishin axha dhe daja im. Mos me vra te lutem

Përjashta një shi i ftohtë sikur e kishte ftohur më shumë atmosferën në atë makinë ushtarake që me zor merrte të përpjetat e asaj rruge të lodhur që mbaronte te Qafa e të Vdekurve afër një humnere.

Nik Vladi shikonte i trishtuar tre viktimat e radhës që pa dalë as në gjykim po shkonin për ti pushkatuar. Një trishtim i shkonte dhe vinte nëpër ndjenja kur shikonte fytyrën e njërit prej tyre që akoma s’i kishte mbushe të shtatëmbëdhjetat.

Heshtja e varrit qëndronte pezull në atë natë dimri ku drita e mëngjesit me zor po mundohej të dilte.

– Oh zot! Ishalla prishet kjo makinë mortjeje që pothuajse çdo muaj ngjitej në këtë të përpjetë, nuk dua të vras fëmijë, djalli e marrtë këtë komunizëm.

Si arritën afër vendit të pushkatimit i zbritën të lidhur në pranga dhe i nisën në të përpjetë të kodrës.

Poshtë humnerës së thepisur dëgjohej vajtimi i zakonshim i lumit,i vetmi deshmitar i përjetshëm i të pushkatuarve. Iu dhanë lopatat që të hapnin varrin e përbashkët.

Agimi një shok shkolle i Nikës i hodhi një vështrim tërë inat dhe iu afrua afër veshit duke i pëshpëritur me të madhe.

– Po të dhimbsen armiqtë e popullit, të gjithë në plumb do ti çojë kjo Parti, kulakët e dreqit.

Nika nuk bëri zë. I hodhi një vështrim tërë inat dhe u nis drejt të dënuarve.

– Ku po shkon o Nikë?

– T’iu heq prangat se me duar të lidhura do të vonojnë shumë të hapin varrin dhe është gjynah ti pushkatojmë ashtu.

– Jo, jo ktheu të thashë.

Ashtu të vuajnë minutat e fundit të jetës maskarenjtë e komunizmit…

– Eshtë gjynah o të vrafte zoti!

Ha ha ha! – qeshi me të madhe Agimi, – ku është zoti o Nik, apo ka ardhë andej nga fshati juaj? !… Nik Vladi nuk u ndal. Shkoi tek ata dhe nisi t’iu hiqte prangat kur dëgjoi një krismë dhe një fishek i fluturoi afër tij.

Ktheu kokën kur pa se shokët e tij ishin ulur në pozicion luftimi dhe i thirrën me forcë.

– Mos ia hiq prangat se do të vrasim dhe ty bashkë me ta se na ikin dhe ec të gjejmë vrimë ku të futemi.

Nika u step disi dhe nisi t’iu flasë me zë të lehte të treve të cilët e vështruan tërë dhembshuri në minutat e fundit të jetës me shpresë të kotë se ndoshta shpëtonin.

– Më vjen keq, por… nuk mundem. Ju do te vdisni pa dalë dielli, ndaj kur unë t’i afrohem atyre, kush të mundet të hidhet në humnerë, të vdekur se të vdekur jeni provojeni fatin e fundit.

– Në rregull! – bërtiti Nika me të madhe dhe u nis drej togës së pushkatimit, – mos qëlloni se nuk po i zgjidh.

Sa hap e mbyll sytë u dëgjua një zë korbi që u bashkua me krismat e panumërta që u lëshuan drejt tyre.

Një mjergull e hollë si me porosi erdhi dhe në atë majë mali çdo gjë e mbuloi trishtimi. Më pas ra një heshtje varri,

Agimi e rimbushi pushkën dhe u nis drejt të pushkatuarve. Kur u afrua afër gropës të mbushur tërë gjak, mes rënkimeve të të vrarëve që jepnin shpirt nisi të qëllojë përsëri kur në një moment u shtang. Në gropë ishin vetëm dy veta. Hodhi një vështrim habie dhe iu bërtiti me forcë shokëve.

– Ejani shpejt, ejani shpejt.

Toga e pushkatimit iu afrua varrit ku trupat e dy të vrarëve me një shenjë lutjeje për jetë kishin vdekur me sy të hapur. Nika i shikoje tërë dhembshuri dhe shau vehten se pse dreqin kishte zgjedhur atë zanat.

– Më mirë bari në fshat se sa të pushkatosh njerëz, – i foli vehtes, – por është tepër vonë sepse nuk ka më kthim prapa. Çdo pendesë, dhimbje për kulaket apo kthim prapa shpërblehet me një plumb pas koke.

Ashtu duke menduar dëgjoi një zë si thikë pas koke.- Luaj vendit or dreq, ta kërkojme kulakun se na ka ikur.

Iu afruan humnerës por ajo ishte shumë e thepisur sa të tërëve iu morën mendët.

– Nga na iku! – bërtiste tëri inat dhe ironi Agimi, – apo e mori zoti yt Nik Vladi!

– Mbylle gojen, maskara me kë tallesh ti!

– Me zotin tënd, por mos u mërzit një ditë do të të kem edhe ty në vend të tyre.

Nika i inatosur mbushi pushkën dhe i bërtiti me të madhe.

– Mos luaj o Agim Karadaku! Në djall do shkosh dhe ti!

– Mosss Nikë, më fal, mos më qëllo, të hëngsha m…,po bëja shaka, jemi shokë shkolle e pune.

Shokët e tjerë iu afruan dhe e qetësuan situatën. Si ra një paqe e lehtë mbuluan të vraret dhe u nisën në kërkim të të tretit që as vetë nuk e dinin se nga kishte ikur.

Nika kaloi nga Shtegu i Dhive. Pas një shkurreje shikoi një njeri që dridhej. Iu afrua, kur pa vocërrakun që në momentin e pushkatimit ishte hedhur në humnerë.

– Mos më vrit të lutem, jam djalë i vetëm pas nëntë motrave…

– Jo, jo nuk do të vras!

Nika iu afrua dhe i hoqi prangat.

– Rri këtu sa të bjerë nata pastaj kalo lumin dhe pas atij mali do të arrish në Selitë ku në të majtë të Lakut të Krojit është një fshat dhe ka një kullë të madhe. Eshtë e Bushpepajve aty shko dhe thuaj se më ka dërgu Niku i dajës Zef. Merr njërin nga djemtë e tyre dhe nisu për Lurë. Atje do të të ndihmojnë dhe ik nga Shqipëria. Në rregull!

– Po po! – foli me gjysëm zëri Mark Gega që dridhej nga të ftohtit dhe nga frika . U nis pa marrun frymë drejt një kaçubeje të madhe që as ujku nuk kishte mundësi të hynte…

Hapja e derës së kafes bëri që Nik Vladi të kthente kokën pas. Nga larg dalloi një burrë disi të shëndoshë që po afrohej drejt tij tavolines ku po rrinte me Gjonin.

Si jeni !- i përshëndeti ai shqip.

– Mirë, – ja ktheu Gjoni.

– Gjon cfarë kemi ndonjë të re?

– Asgjë për tu shënuar. Po pret ndokënd apo do ulesh me ne.

– Jo askënd, po ulem.

– Çfarë do të pish.

– Një kafe.

– Çfarë kafje?

– Ekspres!

– Sigurisht, kjo është një kafe e fortë, kafe për ne shqiptarët që mijëra vjet kemi luftuar me vdekjen e prapë gjallë jemi.

Hynë ngadalë mbrenda kafes e u ulën.

Si vështruan njeri-tjetrin në sy një habi u qëndronte të dyve pezull.

– Ke kohë në Florida? – theu heshtjen Marku.

– Nja dy vjet.

– Si ka mundësi që nuk të kam parë? Këtu e pin kafen?

– Rrallë shumë rrallë sepse këtu vijnë ca shqiptarë nga ato që duan të zgjidhin hallin e politikës shqiptare pas rrëzimit të diktaturës komuniste ku një pjesë e baballarëve të tyre i kanë lyer duart me gjak.

– Pse ti nuk i do shqiptaret?

– Eh more bir, si nuk i dua a jam edhe unë shqiptar? A nuk duhet ta dua vetëvehten por koha që shkoi na ka

lënë shumë probleme .

– E di ishte kohë e tmerrshme, komunizmi që e përgjaku Shqipërinë e ndërroi shumë edhe shqiptarin.

– Po ti si quhesh? – s’iu durua Nikës dhe e pyeti me një frymë.

– Mark.

– Ta gëzosh.

– Faleminderit.

– Mark kush?

– Mark Gega. Po ty sikur të kam parë diku.

– Ndoshta.

– Ç’farë ke punuar në Shqipëri?

– Vrasës!

– Ç’farë?

– Pushkatar. Vrisja njerëz me gjyq e pa gjyq.

Mooosss! – bërtiti Marku me të madhe ti je ai që më ke shpëtuar jetën kur më pushkatuan dajën dhe axhën

tek Shtegu i Dhive, oh zot kot s’kanë thanë se mali me malin nuk takohen ndërsa njeriu me njeriun po…

Kur nata e zezë pus mbuloi tërë bjeshkën Marku duke u dridhur nga të ftohtit doli nga kaçubja dhe u nis drejt lumit. Si piu ujë mirë e mirë hyri në të dhe kaloi në anën tjetër.

U ngjit ngadalë në majë të malit dhe sa kaloi Lakun e Kroit shikoi një dritë të lodhur që vinte nga kulla që i kishte thënë polici.

Duke ecur tërë frikë u nis drejt kullës.

– Si t’ia them! – nisi të belbëzojë me vehte, – më dërgoi

Zefi i dajës dhe…

Pa e ditur kishte arritur para derës shekullore të kullës ku një kryq i gdhendur sikur ia treti frikën. Iu afrua afër dhe trokiti në derë.

– A doni miq o burra.

– Mirësevjen dhe mirë se të pruni zoti!

Një plak i Bushpepajve me krenarinë e bjeshkëve hapi ngadalë derën me një kandil të vogël të ndezur në dorë.

– Eja ore bir mbrenda se qenke bërë si lugat.

– A keni besë se…

– Bushpepajt s’kanë pre askënd në besë tash sa shekuj e jo të presin një fëmi.

– Faleminderit në besën tuaj dhe të zotit.

U ul në krye të oxhakut në një post deleje. Ngrohtësia e shtëpisë e bëri ta merrte vehten. Si i bënë një kafe, i sollën për të larë duart dhe e ulën në sofër për të ngrënë.

– Ç’e mirë të solli në këtë natë në mes të bjeshkëve e të ujqve.

– Më ka dërguar një njeriu juaj, më tha t’iu them se ishte djali i dajës Zef dhe të më dërgoni sa më shpejt në Lurë.

Si mesoi hallin e tij, plaku i Bushpepajve mori pushkën dhe bashkë me djalin e tij dhe Markun u nisën nëpër natë për në Lurë…

– Po në Lurë ku shkove? – e ndërpreu Markun Nika.

– Nuk e di emrin, mbiemrin më duket e kishte Vladi, por… Si kaluan Kurbneshin dhe u nisën luginës së Krejës për në Lurë një kokrrizë bore ia nisi të binte. I ftohti mundohej të na lodhte por malësorët gjithmonë e kishin trembur të ftohtin dhe armikun. Pak pa dalë drita arritëm në një fshat të Lurës.

– O i zoti i shtëpisë, – bërtiti plaku i Bushpepajve, – a doni miq.

– Eja dhe mirë se ju pruni zoti në këtë natë me borë që edhe vetë nata lodhet dhe kërkon ndonjë shpellë të rrije disi ma ngrohtë.

Si hynë mbrenda i zoti i shtëpisë iu lëshoi kutinë e duhanit. Pa vonaur shumë erdhi një grua e vogël por me një fytyrë të rreshkur dhe na solli katër kafe.

– Ç’farë e mire të solli kaq herët or mik? Na e kena ndarë ditën për dasmën e vajzes, a mos jeni penduar?

– Jo ore i pari i Vladit, tjetër hall më ka sjellë sonte ndaj kam marrë edhe dhandrin tand me vehte. Unë e di Kanunin por kur hyn besa e burrit dhe e zotit kanuni gjithmonë thotë je në rregull.

– Po more, vazhdo, si e keni hallin.

Plaku i Bushpepajve nisi të flasë ngadalë dhe i tregoi fill e për pe historinë e këtij fatkeqi.

Si hëngrën mëngjesin lanë Markun aty dhe u nisën nga kishin ardhur…

– Mark! – ia ndërpreu kujtimet Nika, – gëzohem që je gjallë, ajo ish një ëndërr e keqe që na lodhi shumë.

– Ajo ishte jeta ime që falë teje dhe besës së shqiptarit që sot nuk jam në gropë si daja dhe axha por kam familje dhe fisi i Gegajve ka pesë djem.

– I paç me jetë.

– Faleminderit, por zoti i madh të solli ty këtu sepse kam kërkuar shumë në Shqipëri dhe e di se ka vdekë plaku zemërmirë dhe i besës i Bushpepajve por nuk di asgjë për plakun e Vladit e as për një djalë nga Kacorri i cili për të më shpëtuar mua, u arratisëm bashkë.

– Edhe plaku i Vladit ka shumë vite që ka vdekur…

– Ashtu? – tha me keqardhje, – ku e di ti?

– Sepse ishte babai im!

Marku iu hodh në qafë dhe niste të qante. Lotët nuk i ndalonte dot saqë të gjithë kthyen kokën të shikojnë se

ç’farë po ndodhte.

– Qetësou sepse jeta kështu është, me lindje, dashuri, të papritura, vdekje trishtim.

– E di por nuk do ta kisha besuar kurrë që në Florida do të takohesha me ty pas pushkatimit, që ti më dërgove tek gjaku yt për të më shpëtuar. Por jeta është jetë që duhet jetur, ndaj jetoj me dhimbje në shpirt që për faj të një diktatori komunist për shumë vite shqiptarët nuk e shijuan dot jetën dhe mijëra të tjerë i vranë.

Jashtë një erë e lehtë u duk jo vetën si dëshmitar i këtij takimi por sikur edhe asaj iu rrënqeth trupi nga kjo histori e dhimbje jete.

Lek Gjoka

Marre nga libri me tregime

“Përroi i Djallit”

Bëj dashuri vazhdimisht me mësuesen time, por…

Një i ri britanik ka rrëfyer përmes një letre historinë e tij me ish-mësuesen e gjimnazit me të cilën kishte filluar një flirt apo më mirë të quhet një raport përfitimi vetëm për dashuri

Ai tregon se në fillim e ka tërhequr shumë kakakteri i mësueses, por me sa duket ajo e ka dashur vetëm për dashuri dhe asgjë më shumë.

Kur ai e ka kuptuar këtë i është drejtuar psikologes së gazetës “The Sun” për t’i kërkuar këshilla.

Jam 18 vjeç dhe prej një viti kam përfunduar gjimnazin.

Nuk kam qenë asnjëherë ndonjë nxënës ekselent, ndaj gjithmonë rrija pas mësimit dhe bëja orë shtesë me mësuesen e gjuhës.

Ajo ishte 29 vjeçe, beqare dhe ishte një super femër.

Gjithmonë më ka tërhequr dhe dalloja që edhe ajo tërhiqej pas meje, por nuk kemi bërë asnjë hap më shumë gjatë periudhës së shkollës.

Pasi kisha përfunduar shkollën, e takoj atë pas 6 muajsh në një supermarket.

Sapo u takuam u ndjeh që tërheqja mes nesh ishte ende prezente.

Pasi folëm pak, aty ajo më ftoi në shtëpinë e saj.

U ngjitëm lart dhe sapo hoqi pallton që kishte veshur, doli në pah trupi i saj fantastik.

Pimë nga një gotë verë dhe më pas filluam të putheshim…e sigurisht që përfunduam në shtrat.

Atë natë unë fjeta në shtëpinë e saj dhe kur u zgjuam në mëngjes bashkë ishte një magji…

Tashmë ne takohemi shpesh dhe bëjmë seks, por unë kam filluar të dashurohem me të çdo ditë e më shumë dhe dua që të kemi një lidhje normale.

Por ajo më thotë që lidhja jonë është vetëm për seks dhe se ajo nuk do asgjë më shumë me mua…por unë e dua atë”, përfundon ai.

Ndërsa psikologia i kthen një përgjigje të thjeshtë, por me kuptim:

Ju jeni të dy adult dhe ti nuk je më në shkollë, por ndoshta ajo shqetësohet për reputacioni e saj pasi ndoshta mendon se njerëzit do të mendojnë që ju jeni lidhur që kur ti ke qenë nxënësi i saj, dhe kjo do t’i shkatërronte karrierën.

Por nga ana tjetër ti je i ri dhe ndoshta pas pak kohësh do të lodhesh me të dhe do të kërkosh një vajzë afër moshës tënde.

Ndaj nuk duhet të nxitohesh dhe as t’i bësh asaj presion për një lidhje normale.

“Moj zonjë ma more burrin ti?”, përballja e fortë e dy grave që u martuan me të njëjtin person

Dy zonja u përballën në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Ato janë të dyja ish-bashkëshorte të të ndjerit Shaqir Avdillari. Drita është bashkëshortja e parë e Shaqirit, e cila ka kërkuar këtë përballje me bashkëshorten e dytë, për shkak të një pasurie

Drita jeton në Itali prej 25 vitesh. Ajo tregoi se është martuar në vitin `84 dhe është ndarë me ish-bashkëshortin në vitin `94, por pa procedura ligjore. Drita u largua në Itali, pasi iu dha një mundësi për punë, pa bashkëshortin.

Në momentin që vendos për t`u kthyer në Shqipëri, Drita merr vesh se Shaqiri ishte martuar me znj.Sabrije. Në të vërtetë ai veprimet për divorcin i kishte kryer pa praninë e znj.Drita.

Konflikti qëndron në faktin se familja e Shaqirit dhe Dritës, në vitin `91 dhe `92, kur janë ndarë tokat me ligjin 7501, kanë përfituar 2500 metra katrorë tokë.

Dhe kur Drita është ndarë me bashkëshortin e ka lënë tokën bashkë me shtëpinë që ata kishin.
Drita akuzon Sabrijen duke i thënë: “Kjo ma mori burrin se kishte pasuri!”
Sabrija: “Kjo ka qenë e divorcuar, e pashë në gjendjen civile që ai nuk kishte kunorë. Unë vajta dhe pyeta.

Drita: “Më ke shkatërruar jetën! Më ke marrë djerësn e fëmijëve të mi!”, por znj.Sabrije deklaron se ajo nuk ishte në dijeni që Z.Shaqir kishte pasuri.

Nga seanca e ndërmjetësimit rezultoi se ka pasur falsifikime të njëpasnjëshme në disa kontrata shitjeje dhe pjesa më e madhe e pasurisë së përbashkët mes Dritës dhe Shaqirit, është shitur kur z.Shaqir ka qenë gjallë. Pra, pa firmën e znj.Drita, ai ka shitur pasuri dhe apartamente mbi të cilat janë bërë edhe apartamente.

Juristja Eni Çobani sqaron “Në deklarata dhe në kontrata të ndryshme, një herë është vënë emri i Sabrijes me atësi tjetër; një herë është ndërruar mbiemri i Sabrijes dhe është vënë mbiemri i burrit të parë; pastaj është ndërruar data e ditëlindjes dhe e pasaportës dhe i janë vënë të znj.Drita.”

Gjithmonë Sabrija deklaron se nuk është në dijeni për asgjë dhe se ajo në asnjë moment nuk ka firmsour, sepse nuk di të shkruajë e të lexojë.

Juristja Eni Çobani tregon një deklaratë: “Ne kemi një deklaratë noteriale të vitit 2010, ku deklaruesit janë Shaqir Avdillari, Sabrije Nexhipi, Marjeta Avdillari dhe Sokol Avdillari, ku shoqëria “Pirgu” me administrator të përgjithshëm Kujtim Xhafkollari, kanë deklaruar prëpëar noteres Mimoza Shehu pikërisht dhënien e kësaj prone, shoqërisë “Pirgu” me cilësinë e sipërmarrësit.

Tani a mund të më shpjegoni pak, edhe pse unë e kuptoj që ju jeni pa shkollë. Tani Sabrije përse je ti këtu te kjo pasuri?

Sabrija: “Sepse unë mora burrin, vura kunorë me atë dhe ka shkuar emri pas burrit që kam pasur unë.”

Eni Çobani: “Jo moj zonjë, se ka qenë kjo gruaja te kjo pasuria (Drita) Ke firmosur ti Sabrije?”
Sabrija: “Jo jo, nuk kam firmosur fare!”, duke pranuar se nuk di të lexojë e të shkruajë, por Sabrija akuzon kunetërit e saj “Aty shkruhet Sabrije Nexhipi, ma kanë bërë kunetërit ashtu, se unë Nexhipi e kam pas te burri i parë.”

Eni Çobani sqaron: “Nga kjo deklaratë noteriale tregon se zonja, si bashkëshorte e dytë e Shaqir Avdillarit ka firmosur këtë deklaratë noteriale. Atësia e shënuar në deklaratë është Sabrije Nexhipi, atësia Sami (që në fakt është babai i Dritës).

“I ka falsifikuar të gjitha kunati im!”, shprehet Sabrija.
Sipas zonjave, pretendohet se Xhevahiri vëllai i Shaqirit, është marrë me bërjen e të gjitha kontratave; ai ka përfituar edhe nga varrimi i të ndjerit Shaqir, duke thënë se varrimi kishte kushtuar 40 milionë lekë.
Ndërkohë znj.Drita vijon akuzat karshi gruas së dytë: “Ajo në bankë ka lekë në emrin e saj”

Sabrija: “Po ku i kam ato lekë moj!? Shko Shikoni!”

Drita: “Moj zonjë ma more burrin ti? Edhe lekët i ke vënë në emrin tënd.”

Sabrija shpërthen në lotë duke treguar vuajtjet që ajo ka hequr me burrin e sëmurë dhe që ai nuk e pyeste fare në vendimet që merrte.

Drita: “Çfarë ka kjo që qan? Lekët mi hëngri! Ku ta kërkoj unë drejtësinë?”

Znj. Eni Çobani sqaron: “Tani që këtu janë kryer veprime të kundraligjshme që do të kenë më pas pasoja juridike shumë të rëndësishme mbi ata që kanë ndërmarrë këto veprime; unë për këtë garantoj Dritën dhe Sabrijen dhe gjithë publikun se, gjithkush që ka marrë pjesë në falsifikimin e të tërë kontratave të shitblerjes, për pasurinë në të cilën ka qenë pjesë edhe znj.Drita, do të dënohen të gjithë penalisht.

Sabrije ti ke vuajtur pjesën tënde të jetës, por Drita është bashkëpronare për 2500 metra katrorë, bashkë me dy fëmijët e saj. Kjo pasuri është e familjes bujqësore, nuk është e bashkëjetesës tënde gjatë martesës. Zonja ka pasur të drejtën që në momentin e parë që janë lidhur kontratt e shitblerjes që të ishte e pranishme përpara noterëve me kartën e identitetit të saj, të firmoste ose jo me vullnet të lirë dhe, më pas, të merrte pjesën takuese në këtë pasuri.

Kjo gjë nuk është bërë dhe unë po ju them publikisht se zonja do t`i drejtohet gjykatës dhe prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, e para për të nxjerrë firmat e zonjës Sabrije a janë të falsifikuara apo jo, dhe më pas do të dalin të pavlefshme të gjitha kontratat e shitjes së kësaj pasurie pa prezencën e znj. Drita.

Znj Drita cc`ka ju takon ju në këtë pasuri do ta merrni me të gjithë forcën e ligjit. Ti mos u shqetëso sepse drejtësinë do ta marrësh, pasuria që të takon do jetë e jotja dhe e fëmijëve.

Drejtuesi i emisionit, Ardit Gjebrea ngre pyetjen, se nëse zonjës Sabrije i takon ndonjë gjë?

Dhe Eni Çobani e mbyll: “Përsa i përket pasurisë së bashkëshortit që ajo e ka të lidhur në rrugë ligjore, në momentin sa ishte gjallë nuk i takonte, se nuk ishte pasuri e bërë gjatë martesës, por në momentin që ai vdes, ajo bëhet pjesë e trashëgimisë së bashkëshortit, bashkë me fëmijët e tij.”