Si më mashtroi kolegu pas seksit në zyrën e punës

Një vajzë e re ka rrëfyer historinë e dashurisë por edhe të tradhtisë së saj, nga e cila duket se ka humbur shumë. Në një letër drejtuar psikologes së “The Sun” ajo i ka treguar se si u mashtrua nga kolegu i punës pas seksit në zyrë. Ja çfarë ka treguar 25­vjeçarja

Letra e vajzës

“E dashur psikologe Deidre, jam në një hall të madh! Para disa javësh përfundova duke bërë seks me kolegun e punës. Kishim disa kohë që punonim së bashku dhe një ditë kishim qëndruar të dy pak më gjatë se orari jonë. Pasi mbaruam punët që kishim në dorë, nisim një bisedë në përgjithësi. Në muhabet e sipër kuptuam që të dy ne kishim një gjë të përbashkët… kishim kohë që nuk bënim seks me partnerët tanë. Kështu, menduam se do të na bënte mirë që të bënim seks pikërisht në atë moment, por vetëm për një herë. Por në fakt nuk ndodhi vetëm një herë, e përsëritëm disa herë në shtëpinë e tij kur gruan e kishte në punë.

Por çfarë ndodhi pas kësaj?! Unë fillova të ndjej shumë për të, dhe po ashtu më thoshte edhe ai mua. Kështu vendosëm që do të ndaheshim nga partnerët tanë dhe do të nisnim një jetë së bashku. Unë me zor të madh u ndava nga i dashuri, por ai nuk u nda nga gruaja e tij. Më tha se unë i ushtroja presion dhe se nuk ishte gati. I premtova se do ta prisja deri sa ai të ishte në gjendje për t’u ndarë, por kaloi shumë kohë dhe ai vazhdonte njësoj. Më pas unë u lidha edhe një herë me ish­in tim. Por kur ai e mësoi këtë u bë xheloz dhe aty fillova të kuptoj se ndoshta kësaj here më do dhe do të ndahet. Por jam shumë e ngatërruar dhe nuk di a duhet ti besoj apo jo?!

Përgjigjja e psikologes

‘Duket se ai është një person të cilit nuk mund t’i besosh. Ai të gënjen dhe nuk ka ndërmend të ndahet për të jetuar me ty. Ajo që duhet të bësh është të shkëpusësh çdo lidhje me të dhe të mos shpresosh por të bindësh veten se ai nuk të meriton. E ndërsa sa i takon rilidhjes me ish­ të dashurin, mendoji gjërat me qetësi. Nëse gjykon se e do atëherë ulu dhe diskuto me të lidhur me raportet tuaja seksuale. Në të kundër shkëputu dhe prej tij dhe nis një jetë të re me një person që të meriton”.

Djali nga Shëngjini: Jam ndarë nga gruaja, por kur e pashë sot me një tjetër…

Krenaria shkatërron çdo gjë që dashuria ka ndërtuar, thotë një shprehje. E tillë është edhe historia e dhimbshme e një të riu nga Shëngjini, i cili ende sot po vuan pasojat e një krenarie të sëmurë. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”

“Jam fejuar kur isha 29 vjeç dhe jam martuar 31. Ish-nusen e kam marrë me dashuri dhe mendoja se e respektoja shumë, sepse mendoja se ishte vajza perfekte. Por ajo nuk jetoi dot e lumtur me mua.

Në lidhje kemi qëndruar shumë pak as 2 muaj, sepse ajo nuk dilte dot lirshëm, e kështu i shkova në shtëpi. U fejuam dhe gjithçka shkonte mirë, derisa unë nisa një punë me turne.

E për pasojë edhe nga lodhja nisa të mos i dedikoja kohën që ajo donte. Ishte tip energjik dhe donte të dilte, edhe në shtëpi qeshte pa arsye edhe nëse ishte me 40 temperaturë.

Kurse unë kam tip i përmbajtur dhe i zymtë. Me pak fjalë po dilte në pah që ishim tipa bajagi të ndryshëm.

Patëm disa herë zënka në fejesë për shkak të këtyre mospërputhjeve, por kur vendosëm të martoheshim thamë po kalojnë në martesë. Aty gjërat u bënë ferr i vërtetë.

Nga njëra anë ajo që kërkonte të isha më prezent në shtëpi, sepse kishte raste që shkoja dhe në 12 të natës, pak nga puna pak shihja ndonjë ndeshje. E nga ana tjetër ajo nisi të më largohej, por pa bërë sherre.

Nuk po e duroja atë situatë e në vend që të rrija më shumë pranë saj, se ajo nuk dilte rrinte veç me familjen time, edhe pse se kam penguar të dilte me masë, në vend që të rrija unë nga inati që po më merrte terrerin rrija edhe ma vonë, Nga 12 u bë 3 e natës.

Një ditë të bukur ajo më çon një SMS ku më thoshte që nuk më do më e që do të kthehet në shtëpinë e saj. Më janë nxirë sytë, më vinte ta mbysja me duart e mia, kujt i thotë ajo që s’të dua më mendoja…! Prapë në vend që ta merrja nusen të flisnim e lashë të ikte.

U ndamë. Pas 1 javë tentova ta ktheja, por jo. S’më la asnjë shans për rikthim. Prapë tërbohesha. 7 muaj e kam kërkuar duke qarë e pranoj. Ajo prapë jo.

Pastaj u fejova nga inati. Ajo prapë nuk reagoi.

Dje e pashë me dikë tjetër për krahu. Si nuk më pushoi zemra. Ishte gjëja më e rëndë në botë. Unë të fejuarën nuk e njoh hiq sepse shoh veç ish-gruan në çdo cep të shtëpisë. Gjithçka e kam bërë nga inati t’i ul asaj hundën.

Por kur e pashë me tjetrin aty ndjeva sa e dua, edhe si e humba kështu”, shkruan ai.

Rrëfehet 30-vjeçarja: Jam e shokuar me të dashurin tim

Një femër 30-vjeçare, ka rrëfyer për “The Sun”, atë që ka zbuluar për të dashurin e saj. Ajo ka treguar se ka zbuluar mesazhet e të dashurit të saj, me kolegen e tij të punës

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Unë nuk mund të ha dhe nuk mund të ndalojë së qari, pas asaj që kam zbuluar për të dashurin tim.

Ai hyri në Facebook në telefonin tim një mbrëmje dhe kur ai ishte në punë të nesërmen, ajo vazhdonte të dërgonte alarme, prandaj kontrollova. Ishte një vajzë që punon në të njëjtën kompani me të dashurin tim.

Ajo tha se do të mashtronte burrin e saj për djalin e duhur. Mesazhet shkuan mbrapa dhe më keq, atëherë kur i dashuri im ia kujtoi asaj që të fshinte bisedën.

Isha aq e zemëruar si kurrë më parë,, kështu që i lashë ata të dinin se kisha dijeni për bisedën e tyre. Ata u tronditën.

Kur i dashuri im erdhi në shtëpi, ai pranoi se do të ishte idiot dhe insistoi se asgjë nuk do të kishte ndodhur dhe ai nuk do të më humbte.

Unë nuk e di nëse do t’i besoj atij apo jo. Ne kemi qenë së bashku për 12 vjet dhe jemi në të 30-tat tona.

Përgjigja e psikologes:

Ajo që bëri partneri juaj ishte një formë e mashtrimit, dhe ai duhet të kuptojë se ajo që dukej sikur po fliste me të, me të vërtetë ju lëndoi.

Nëse ai dëshiron t’ju mbajë, ai duhet të punojë për të rimarrë besimin tuaj.

E-fletëpalosja e mia ‘Tradhtia”, ju tregon se si të shikoni sërish në marrëdhënien tuaj, për t’u përpjekur ta forconi atë për të ardhmen.

I dashuri solli shokun e tij në shtëpi, por ai më bëri atë që sot se ndal dot

E dashur DEIDRE: Unë jam duke kryer marrëdhënie seksuale me një djalë të ri i cili jeton përkohësisht në shtëpinë time dhe të të dashurit tim

Jam 25 vjeç dhe i dashuri im është 26. Ne kemi qenë së bashku për dy vjet. Marrëdhënia jonë nuk është gjithmonë e mirë. Ne diskutojmë mjaft, por ne e duam njëri-tjetrin. Është si të them: “nuk mund të rri me të, por pa të nuk bëj dot”.

Ne kemi një mik të përbashkët që ka qëndruar me ne për një muaj pasi nuk kishte ku të rrinte në atë periudhë.

I dashurin im nuk e di se kemi qenë të lidhur së bashku rreth dy vjet e gjysmë më parë dhe kemi pasur ndjenja për njëri-tjetrin.

Gjatë qëndrimit në shtëpi me të, u afrova sërish dhe kështu nisëm të kishim marrëdhënie intime, që kanë vazhduar rregullisht sa herë që i dashuri im nuk ishte në shtëpi.

Edhe pse nisi e gjitha thjeshtë për seks, tani unë kam filluar të dua sërish por e di që ai është në një lidhje dhe nuk do ta lërë të dashurën e tij për mua.

Por nga ana tjetër unë nuk dua që të ndahem nga i dashuri im pasi ndihem mirë dhe e sigurt me të… jam shumë e ngatërruar nuk di çfarë të bëj.

Përgjigjja e psikologes:

Mos e vazhdoni më këtë lidhje të fshehtë me shokun e të dashurit tuaj. Partrneri jot mund t’ju zbulojë dhe më pas do ta keni punën pisk që të dy.

Nga ana tjetër edhe ai është në një lidhje kështu që më mirë mbylleni historinë tuaj dhe përqëndrohuni tek lidhjet tuaja përkatëse.se të papërfunduara me të.

Rrëfimi i Lolës 22 vjeçare nga Durrësi: Ja si u bëra prostitutë

Lola është 22 vjeçe dhe është nga qyteti i Durrësit. Kur flasim për histori të tilla, ndoshta ka dhe prej atyre persona që mendojnë çfarë janë këto që shkruani, por ajo që më bëri përshtypje është historia e dhimbshme e këtij “personi”. Lola ndihej e mbyllur brenda trupit të një mashkulli sepse veten e saj nuk e ndiente se një të tillë!

Për më shumë shikoni historinë e jetës së saj:

Sa e vështirë është të jesh gej, apo tranvestit në Shqipëri?

Nuk është edhe aq e vështirë. Por gjëja më e vështirë për mua është kur nuk ka asnjë fije shprese për gjëra të tjera, jo për faktin që je gej ose trans.

E di familja orientimin tënd seksual?

Po, familja ime e ka kuptuar, që kur unë isha 14 vjeç.

Si e kuptoi familja jote që je gej, e më pas tranvestit?

Familja ime gjithmonë ka dyshuar tek unë, kjo për arsye se unë kam qenë tip femëror. Hapi i parë ka qenë me mamin, kur ne të dy ishim në dyqan dhe unë doja të blija bojë për të lyer flokët. Ndërkohë që ne po vendosnim për bojën, mami më pyet, nëse kam ndonjë të dashur. Duke u gjendur përballë një pyetjeje të tillë, unë i përgjigjem se jam gej.

Mami, duke u përballur për herë të parë me këtë fakt, që tanimë unë e kisha pranuar, sigurisht që u ndje mjaft keq. Përtej të gjithave unë e pashë në sytë e mamit, që ajo do më kuptonte dhe do më pranonte kështu siç isha.

Në fillim, sigurisht që nuk mund ta pranonte, ajo filloi duke ftohur komunikimin me mua dhe mund të them që lindi një mur mes nesh. Por, me kalimin e kohës, duke qëndruar së bashku, duke jetuar në një shtëpi, ajo e kuptoi që unë nuk kisha ndryshuar, isha po ai, i njëjti, shkruan dritare.

Nga ana tjetër, me babin, ka qenë më e vështirë sepse edhe mënyra se si ai e kuptoi orientimin tim seksual, ishte mjaft e papritur për të. Meqenëse unë i kam prindërit e divorcuar, kisha shkuar një ditë tek ai për të ngrënë drekë. Babi filloi duke më treguar një histori me një kamerier, që nuk e pëlqente sepse ishte tip shumë femëror, dhe unë i thashë që edhe unë jam gej. Por gjithsesi, edhe pse babai e kishte shumë të vështirë të më pranonte, unë kisha në krah mamin dhe motrat, dhe kjo më mjaftonte.

Familja ime ka qenë konservatore, kanë pasur edhe prirje fetare, parime të cilat binin në kundërshtim me orientimin tim seksual, por ata ndryshuan, ndryshuan sepse e panë që nuk kishin rrugë tjetër, unë isha ky dhe nuk ndryshoja dot.

Sa për pjesën e të kuptuarit, që jam trans, nuk ka pasur ndonjë problem, sepse meqenëse e kuptuan që jam ndryshe, pranuan edhe çdo fakt tjetër.

Pasi familja jote e kuptoi, çfarë bëre, ndjeheshe më i lirë, jetoje më i qetë?

Po sigurisht, isha shumë e lumtur, saqë fillova duke mos ia mbajtur askujt sekret orientimin tim seksual. Por atëherë kur mendoja se çdo gjë ishte në rregull, aty filluan të lindnin problemet më të mëdha.

Pse?

Sepse nëse familja më kishte pranuar për atë çfarë isha, shoqëria ime nuk mund ta pranonte një gjë të tillë, në shkollë nuk më pranonin si të tillë. I gjendur përballë gjithë këtij presioni, unë u izolova dhe fillova të kaloj një periudhë mjaft të vështirë, aq sa zgjidhjen e gjeta tek lëndët narkotike dhe alkooli.

Më përjashtuan nga shkolla sepse një ditë shkova atje e veshur me geta. Gjatë kësaj periudhe unë u tjetërsova, ndryshova komplet. Dilja dhe vishesha ashtu unë doja, pra fillova të jetoja ashtu siç unë doja, edhe nëse do të humbisja gjithçka, vendosa të jetoj ashtu siç desha unë.

Çfarë bëre pastaj, si shkoi jeta jote?

Jeta që bëja ishte shumë e shthurur, nga njëra anë ishte përdorimi i drogës dhe alkoolit, nga ana tjetër fillova të vishesha edhe si femër dhe të punoja si prostitutë.

Fillove të punoje si punonjëse seksi? Pse ky vendim?

Nuk di ta them konkretisht përse, por kur je një moshë jo fort të pjekur, nuk kupton shumë gjëra. Ishte periudha kur lekun e merrje më shpejt se çdo gjë tjetër, droga, alkooli, shoqëria e shthurur, më shtynë drejt kësaj rruge. Edhe pse kurrë nuk e doja një gjë të tillë, e dija se nuk do të bëhesha asnjëherë siç ishin shoqet e mia.

Dua të di, si hyre në këtë rreth, pra si munde të kishe akses me persona të tjerë të ngjashëm?

Këtu në Shqipëri ka shumë persona të tillë, nuk është e vështirë, mjafton që ta duash dhe e gjen atë që kërkon.

Çfarë bëje ti konkretisht në këtë punë?

Unë kam qenë punonjëse seksi, kam punuar edhe në terren, edhe në privat.

Çfarë do të thotë, në privat?

Në privat do të thotë, duke punuar nga shtëpia. Duke gjetur klientë nga rrjetet sociale dhe chat-et e ndryshme që janë për këtë kategori.

Ka chat-e për këtë kategori edhe në Shqipëri dhe sa përdoren ato?

Sigurisht që ka. Janë krijuar nga të huajt, por përdoren gjerësisht edhe në vendin tonë. Pothuaj të gjithë personat gej kanë profile false në Facebook dhe aty ata kontaktohen vazhdimisht me njëri-tjetrin.

Mund të na tregosh një histori nga puna jote, me një klient? Ishte gej, apo jo dhe si sillej me një tranvestit?

Po, një histori interesante, është me një djalë. Teksa punoja në rrugë, vjen njëri dhe më flet, bëjmë pazarin dhe shkojmë tek shtëpia e tij. Mbarojmë punë, më jep lekët, ishte i kënaqur dhe gjithçka përfundoi aty. Por, ditën e nesërme, atë djalë e takoj në lagje, unë tanimë i veshur si djalë, dhe ai fillon duke më ofenduar dhe sharë. Pra, mua po më shante personi me të cilin një natë më parë kisha kryer marrëdhënie seksuale.

Si arrite të dalësh nga e gjithë kjo “lojë” ku ishe futur?

Ishte mjaft e vështirë, por me ndihmën e “Strehës”, e cila ndihmon në të gjitha mënyrat personat LGBTI, unë ia dola t’i jap fund kësaj loje. Por ishte dhe vullneti im, unë isha lodhur dhe më duhej dikush të më jepte një shtytje për tu kthyer përsëri në realitetin e bukur.

Sot që ke hequr dorë nga gjithçka, si ndjehesh. Çfarë mendon tani për jetën?

Unë bëra jetën time lëmsh. Duke u rritur dhe pjekur dita ditës, kuptova që njerëzve nuk u intereson shumë orientimi seksual i tjetrit, mjafton të jesh një nxënës i mirë, një komshi i mirë, një shok i mirë, një fëmijë i mirë, dhe njerëzit nuk kanë nevojë ta dinë orientimin tënd seksual. Unë gabova, por e kuptova se cila ishte rruga e duhur për të dalë.

Dua të kalojmë pak tek jeta jote personale. Sa e vështirë është të dalësh me të dashurin në qytetin tënd, Durrës, apo në Tiranë?

Unë kam bashkëjetuar për një kohë të gjatë me një djalë. Ne nuk e kishim aspak problem të dilnim së bashku, pasi edhe shoqëria shqiptare ka filluar të kuptojë se çdonjëri mund të bëjë gjithçka me jetën e tij. I vetmi problem në këtë marrëdhënie ishte familja e tij, e cila e kishte të vështirë ta pranonte. Pas një periudhe u ndamë, sepse familja e tij nuk mund ta pranonte dhe ai u lidh me një vajzë, me të cilën vazhdoi jetën e tij.

A jemi shoqëri homofobike, a e ndjen veten të diskriminuar?

Të them të drejtën dikur, kur isha më i vogël, duke kërkuar për të qenë në qendër të vëmendjes, mendoja se po më diskriminonin, por duke qenë se tani kam një marrëdhënie të shkëlqyer me familjen time, nuk më intereson më pjesa tjetër e shoqërisë, gjithkush ka të drejtë të mendojë sipas këndvështrimit të tij, unë kam jetën time. Diskriminim sigurisht që mund të ketë, është prezent, por dua të them që e zgjedh ti nëse dëshiron ta shohësh ose jo.

Lola, si është një ditë e zakonshme e jotja këto kohë, pas gjithë këtyre gjërave që ke kaluar?

Për momentin jetoj në një qendër rezidenciale, e cila është vetëm për rehabilitimin e personave LGBTI. Unë tani po ndjek një kurs të gjuhës së huaj. Shumicën e kohës e kaloj në qendër bashkë me persona të tjerë LGBTI, këtu kemi gjithçka që na duhet për të jetuar. Sot po mendoj për të ardhmen, për shkollën dhe një profesion që unë të bëhem i dobishëm, larg të gjitha gjërave që kam kaluar.

Rrëfehet 22 vjeçari: Shkova të kërkoja rritje page te shefja e martuar, por …

Një djalë 22 vjet ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me shefen e tij, derisa i kishte kërkuar rritje page. Djali që është në lidhje me një vajzë 20 vjeçare, thotë se nuk mund ta heq nga mendja shefen e martuar, edhe pse tani ajo sillet vetëm si shefe dhe asgjë më shumë me të

Rrëfimi i djalit:

Qëndrova në zyre pas punës që të kërkoja rritje page nga shefja, por përfundova duke bërë seksin më të egër me të në zyrën e saj.

Punoj në një kompani multinacionale dhe kjo femër është shefja ime për tre vite. Unë jam 22 vjet ndërsa ajo është 31.

E mësova punën që nga fillimi dhe e dija që e bëja mirë. Së fundmi mora përgjegjësi më shumë dhe babai im më tha se është koha të kërkoj rritje page.

Një pasdite muajin e kaluar prita që të shkojnë të gjithë, përveç shefes time dhe ajo sugjeroi që të shkoja në zyrën e saj për biseduar.

I thashë se mendoja se meritoj më shumë page dhe ajo më tha se nuk do që unë ta lë firmën dhe kështu do të më rriste pagën.

Më pas ajo ecte dhe më përkëdhelte flokët dhe më pas më puthi në qafë. U ktheva nga ajo dhe ne ishim mbi njëri tjetrin, duke u puthur dhe duke u prekur. Ne bëmë seks në dysheme në zyrën e saj dhe ishte e mahnitshme. Pasi e përfunduam, ajo tha se është më mirë që këtë ta mbajmë për veten tonë.

Unë kam të dashurën 20 vjet dhe jam me të prej 18 muajsh por seksi me të nuk është sikur që ishte me shefen time.

Shefja ime është e martuar dhe ka një djalë por unë nuk mund ta heq nga mendja. Ajo tani më flet vetëm për punë mua dhe nuk e di se çka mendon për mua tani.

Gjysma ime ndihet i turpëruar për atë që ka bërë, ndërsa gjysma tjetër ka dëshirë ta bëjë sërish.

Kompania jonë gjithmonë shtrihet në një punë të madhe për stafin në Krishtlindje dhe është gjithmonë në një hotel të qetë.

Unë kam menduar të rezervoj një dhomë dhe të përpiqem që ta bëj shefen time të qëndrojë një natë me mua.

Përgjigja e psikologes:

Ajo e ka ditur se ta marrë me vrull këtë punë do të rrezikojë punën tuaj dhe martesën e saj.

Ajo ka të drejtë të kthejë gjërat vetëm për punë dhe ti duhet të bësh njësoj.

Mos rezervo asnjë dhomë në hotel për të qenë me të. Në vend të kësaj, merr një taksi për në shtëpi dhe shmangu.

Pranoje se ajo që ka ndodhur ka qenë vetëm një gabim.

Seksi ndoshta nuk është i mirë me të dashurën por tradhtia nuk është zgjidhje. Ti e di si është seksi i mirë, andaj atë që ke mësuar nga shefja jote praktikoje me të dashurën.

Ajo do të jetë më e kënaqur nëse merr më shumë kënaqësi se vetëm në seks.

Kjo pastruese paguhet 45 dollarë në orë (+18)

Disa muaj më parë u publiku një lajm i çuditshëm nga një kompani që kërkone punëtore për të pastruar por kushti ishte që këtë ta bënin të zhveshura

Një ofertë e tillë erdhi si bombë për shkak të kërkesës së tillë. E tash është bërë publike që kësaj kompanie i është bashkuar punëtorja e parë.

Deni Kirkova ka thënë se nuk e shquan veten si nudiste por që me mendje të hapur ka pranuar këtë ofertë për punë.

Ajo ka treguar se për atë që ajo bën paguhet hiq më pak se 45 dollarë në orë.

Me i lumtur i martuar apo beqar? Studimi i fundit do ju habisë

Nga të gjitha gjërat që mund të kërkoni të arrini në jetë, martesa mund të mos jetë gjithmonë në krye të listës, apo jo

Mendojeni mirë: Pas martesës më nuk do të bëni asnjëherë seks me një person tjetër, fundjavat me miqtë i anuloni për t’i shpenzuar me fëmijët dhe pesë vite më pas nuk do të keni më gjëra për të folur. Prandaj nuk është çudi që shumicës së meshkujve dhe femrave martesa u duket më shumë si dënim me burg, sesa jetë aventureske, apo jo? Megjithatë, shkenca e thotë të kundërtën.

Në fakt, meshkujt e martuar veçse janë duke e jetuar ëndrrën: janë më të lumtur, më të shëndetshëm, më të pasur dhe bëjnë më shumë seks – të paktën kështu thotë hulumtimi i përpiluar nga Instituti i Studimeve Familjare.

Studimi tregon se meshkujt e martuar fitojnë 10 deri në 40 për qind më shumë para sesa beqarët. Por, kjo nuk është e vetmja, sepse meshkujt e martuar që janë në vitet e tyre të 50-ta, akumulojnë trefishin e parave që i kanë miqtë e tyre të pamartuar.

Gjithashtu studimi tregon se më shumë se gjysma e meshkujve të studiuar kishin raportuar se janë tejet të kënaqur me jetët e tyre seksuale, krahasuar me vetëm 39 për qind të meshkujve beqarë që kishin raportuar se janë të kënaqur me jetën e tyre seksuale.

Mos të harrojmë edhe faktin që meshkujt e martuar jetojnë rreth 10 vite më gjatë, sesa meshkujt e pamartuar. Pra, martohuni… do ju zgjatet jeta!

Xhensila: Më mjaftojnë 24 orë për ta njohur një mashkull, bënë apo jo për mua

Ish-finalistja më e komentuar ndër vite e “Big Brother” ka qenë “Miss Albania” Xhensila Pere, e cila bëri bujë jo vetëm për natyrën e saj të çlirët, por edhe për historinë e dashurisë me rivalin, Fatjon Hysenbelliu

Lidhja e tyre u konsolidua me bashkëjetesë jashtë lojës, ndërkohë që për një kohë të gjatë ish-çifti u komentuan për skenat e seksit në dush, në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat. Xhensila ishte ajo që në të gjitha intervistat pranoi të fliste hapur për skenat e seksit në televizion, duke u shprehur që gjithçka e kishte bërë me pasion dhe dëshirë. E pas dy vitesh ku shpesh lidhja e tyre është komentuar si telenovelë me ndarje e ribashkime, Xhensila nuk nguron t’u përgjigjet pyetjeve që i bëhen për ishin e saj.

E ftuar nga Ermal Peçi në emisionin e tij “Një kat më lart”, pyetjes nëse e shijoi seksin në “Big Brother”, Xhensila iu përgjigj “Absolutisht po. E nëse do më jepej rasti sërish, do ta bëja përsëri”.
Në një intervistë për gazetën “Panorama” rreth marrëdhënieve intime në sy të publikut, ajo është shprehur: “Si pjesë e lojës së ‘Big Brother’ është e pamundur të kontrollosh ndjenjat, emocionet dhe pasionin që mund të lindë brenda mureve të asaj shtëpie”.

Ndër të tjera ajo tregoi për Peçin se i mjaftojnë 24 orë për ta njohur një mashkull, nëse bën ose jo për të. Sa i takon karrierës televizive, që e ajo e ka deklaruar hapur që e ka ambicien e saj në jetë, u shpreh se ka marrë një ofertë të rëndësishme e konkrete për të punuar në televizion”.

Aktualisht Xhensilën e shohim të hënave në skenën e spektaklit “Dance with me”, si partnerja e këngëtarit nga Kosova, Trim Jetullahu. Spektaklin e fundit ajo u shpreh se ka plan të bëjë një ndërhyrje estetike në hundë, por pasi spektakli të përfundojë.
Panorama

Kur Donald Trump e puthte bë buzë seksbombën shqiptare…

Duket se Trump ka pasur raport të shkëlqyer kur bëhet fjalë për modelet shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Amerikë. Falë agjensisë së tij të modeleve dhe organizimit të spektakleve të bukurisë, bukuroshet shqiptare përtej Atlantikut shpeshherë janë parë nën shoqërinë e tij

Por, pa dyshim raporti më epik është ai me Angela Martinin, bukuroshen shkodrane që vite më parë përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe i cili pati shkaktuar zhurmë të madhe në media.

Trumpi i njohur për një sjellje aspak për t’u komplimentuar karshi femrave, me shkodranen kishte kaluar në një raport përtej përshëndetjes.

Në disa foto që qarkullojnë akoma në arkiva të ndryshme në internet, ai shihet teksa duket sikur shkëmben puthje në buzë me Angelan.

Megjithatë, kjo ishte demantuar nga vetë shkodranja e cila më pas kishte publikuar videon e plotë ku shihet teksa shkëmben puthje në faqe e jo në buzë me tashmë presidentin amerikan, Trump.