Rrëfehet djaloshi: Kuku nënë çka i bëra veti

Një mashkull 24-vjeçar ka rrëfyer për “The Sun” historinë e një nate ku ai dhe e dashura e tij, kishin seks treshe me një mashkull tjetër. Ai ka treguar se e dashura e tij ishte kënaqur shumë në seks me mashkullin tjetër dhe se kjo gjë tani po e lëndon shumë atë

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e tij të plotë:

Muajin e kaluar unë dhe e dashura ime kemi pasur seks treshe me një mashkulll tjetër. Tani nuk po mund të ndalojë së menduari për kënaqësinë që fitoi ajo nga mashkulli tjetër dhe sa shumë u kënaq ajo me seksin e tij. Unë jam 24-vjeçar, ndërsa e dashura ime është 22-vjeçare. Ne shkuam në pushime në Benidom dhe takuam një djalosh vendas i atjeshëm. Ai ishte moshatar i imi dhe ne u takuam në një klub nate.

Ai është një konstruktor sikur unë dhe ne kishim shumë gjëra të përbashkëta për të cilat folëm gjithë natën. Më vonë ecën në plazh dhe krejt vonë u dehën të tretë. Unë fillova ta puthja të dashurën time. Djaloshi nisi të ikte prej nesh, por unë e thirra pas dhe I sugjerova që të kthehej dhe të na bashkohej.

E dashura ime u zemërua në fillim, por më vonë e tejkaloi. Ai e puthi të dashurën time dhe më pyeti nëse unë nuk isha dakord me këtë. Bëra kështu një kthesë të madhe. Ne filluam të bënim seks dhe ajo u kënaq nga seksi i tij. Unë shkova më larg për të pastruar rërën dhe kur u ktheva, ai po bënte marrëdhënie seksuale me të.

Ai ishte shumë i pajisur mirë dhe më bëri të ndihem pak i papërshtatshëm. Ajo madje u ankua se kishte organin shumë të madh në një moment dhe u ndal. Bëmë shumë gjëra, përveçse nuk pranova të kisha marrëdhënie seksuale me djaloshin.

E tani çdo ditë po mendoj për këtë përvojë të çuditshme. Unë nuk do të thosha se jam xheloz, por është imazhi i saj që e puthi atë, duke prekur trupin e tij kaq intim dhe kënaqësia e qartë që e kishin ata të dytë, ajo që unë nuk po mund ta fshij nga mendja.

Unë nuk I kam treguar të dashurës sime se si po ndihem, pasi as ajo nuk e ka përmendur djaloshin prej kur jemi kthyer nga pushimet në shtëpi. A e ka harruar ajo plotësisht seksin treshe, apo ajo fshehurari e kujton atë ndjenjën e asaj ditë dhe dëshiron që ta përsëris?

Përgjigjja e psikologes:

Nuk ka gjasa që ajo të ketë harruar, por ndoshta jo për arsyet që imagjinoni. Ajo nuk ishte iniciatorja e seksit treshe dhe ju pyeti nëse ju ishit dakord? Dhe duke pasur parasysh se ajo ndaloi që të kishte marrëdhënie seksuale me të në një moment, kjo tingëllon sikur nuk ishte një përvojë e këndshme.

Gjithçka dukej si një kënaqësi seksuale ekstra-kurrikulare për ju në atë kohë, por emocionet tuaja u nxorrën në pah kur patë një burrë tjetër që kishte marrëdhënie seksuale me të dashurën tënde.

Ju jeni duke u përqendruar në idenë e pasaktë që të jesh i pajisur mirë është e barabartë të jesh një dashnor i madh. Mos lejoni që mendimet tuaja të përplasen dhe të fillojnë të ndikojnë në marrëdhënien tuaj. Bisedoni dhe dëgjoni se si ndihet ajo vërtet. Ju mund të habiteni.

Çfarëdo që ajo ju thotë, ju keni zbuluar se dikush shpesh përfundon duke u lënduar kur prek kufijtë seksualë si ky. E-fletëpalosja ime “Duke menduar për një treshe”, ju shpjegon më shumë.

Shtiret se është gej, nuk ndalon së puthuri femra në rrugë

Një shakaxhi i internetit, që mban një kanal në YouTube ku poston shaka të ndryshme, ka përfituar shumë nga shakaja e tij

Në videon e publikuar në YouTube me emrin ‘Shakaja e Puthjes’, djaloshi shihet duke u shtirë se është homoseksual vetëm për t’iu treguar meshkujve se sa e lehtë është të puthësh një femër.Ai arrin që të ndalë disa femra në rrugë dhe t’i puthë ato, duke u shtirë se është homoseksual. A është me të vërtetë kaq e lehtë?

Shikojeni videon:

Halli i 51 vjeçarës së dashuruar

Një grua 51 vjeçare, nënë e dy vajzave, ka rrëfyer për The Sun se pas 27 vitesh martesë është dashuruar për herë të parë, në një mashkull dy vjet më të ri se ajo, përcjell Bota sot

Gruaja thotë se është takuar katër herë me të dhe seksi është i mahnitshëm, e që të dy janë dashuruar në njëri tjetrin, por edhe ai është i martuar dhe nuk duan t’i lëndojnë fëmijët. Ajo rrëfen se burri i saj e ka kuptuar për tradhtinë por ka vazhduar me të, e njësoj ka vepruar edhe gruaja e të dashurit të saj, e cila e ka marrë vesh.

51 vjeçarja thotë se nuk e di çka të bëjë, pasi e do të dashurin e ri dhe dëshiron të jetojë me të.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e saj të plotë

Pas 27 vitesh martesë unë jam dashuruar për herë të parë. Unë dua që të jem plotësisht me të dashurin tim të ri, por kjo duket një ëndërr e pamundur.

Unë dhe burri im jemi 51 vjeç. Për disa vite së fundmi ai ka pasur probleme me performancën në shtrat. Seksi u bë si një detyrë dhe ne u dorëzuam. E kuptova që unë ende dua intimitet në shtrat por këto faqet online për seks nuk janë për mua.

Më pas shefi im më dërgoi në një trajnim. Aty përfshihej edhe fjetja natën dhe aty filloi të zinte vendin e vet jeta ime dashurore. Një natë shkova të pija në bar dhe aty fillova të flisja me një mashkull të mrekullueshëm. Ai është dy vite më i ri se unë dhe dukej sikur ne ishim njohur në jetën e mëparshme.

Ne bëmë seks atë natë. Ishte intensiv dhe i mrekullueshëm. Ne u përqafuam dhe u ndamë ditën tjetër. Ne jetonim larg njëri tjetrit por i shkëmbyem numrat dhe shpresuam për më të mirë. Ai më dërgoi mesazh atë ditë më vonë dhe më pas çdo ditë.

Ishte e vështirë të aranzhonim por që atëherë ne e menaxhuam që të takohemi dhe tre herë të tjera. Seksi është diçka që unë kurrë më parë nuk e kisha eksperimentuar. Çdo herë bëhet më mirë dhe ne kemi rënë në dashuri me njëri tjetrin. Gruaja e tij na zbuloi por ajo ka një jetesë të mirë dhe nuk u mërzit për këtë.

Burri im po ashtu na zbuloi por ai nuk pëlqen të bëjë zënka dhe u pajtua se mund të takohemi sërish. Unë dua ta lë burrin tim dhe të jem me njeriun që unë e dua. Jetoj duke shpresuar se burri im nuk do t’i shoh emailet që i dërgoj dashnorit tim, më pas duke shpresuar që ai ta dijë këtë.

Duket se nuk ka zgjidhje për këtë. Unë i kam dy vajza ndërsa i dashuri im ka djem. Ata nuk janë më fëmijë por janë shumë të rinj që të jenë të lënduar.

Kjo është përgjigja e psikologes për gruan:

Ti je duke luajtur me zjarrin dhe duke jetuar në ëndrra.

Ti ke dërguar shumë emaile për të dashurin tënd, por je takuar me të vetëm katër herë. A është kjo kohë e mjaftueshme ta kuptosh se ai është një dhe i vetmi për ty?

Mua më duket më shumë se ju të dy po e përdorni njëri tjetrin si atraksion për martesat e juaja të mërzitshme. Kjo nuk është e zakonshme por mbaji sytë hapur.

Çka nëse burri yt vendos se mjaft është mjaft, që nuk mund të durojë më tradhtinë tënde dhe e gjen dikë tjetër? Çka nëse i dashuri yt të bën presion që ti ta lësh shtëpinë? Sugjero që të bëni një pauze prej tre muajsh dhe t’i jepni kohën dhe vëmendjen e duhur partnerëve tuaj me të cilët jeni të martuar. Pyete burrin tënd që të shkojë tek një mjek të shohë nëse ka ndonjë problem.

Vdiq dhe u varros një vajzë e panjohur në Prishtinë

Te nderuar FB. shok, shoqe, miq. Sot kam qen e AUTORIZUAR te vorrosi nje vajz te re 24 vjeqare.Historin e saj nuk e di, por kam qen qe nga e premtja shum e shqetsuar dhe e merzitur per vajzen e panjohur

Avokate Xhevahire Klöppner

Nje vajz e re para 2 vitesh deshionte te vinte ne Kosove, ta takonte babain e saj, deshironte ti ti takonte Kosoves. Edhe perkunder deshires se saj te madhe te integrohej ne familje… nuk hasi ne mirekuptim sipas gjitha gjasave.

Kerkesen per strehim/azil iu refuzua nga organet kompetente per qeshtje te azilit ne Kosov. Ajo qendronte edhe me tutje ne te zez, pa letra ne Kosov.

Kjo vajz per mua e pa njohur edhe pse ishte e besimit krishter e mori besimin musliman dhe donte patjeter te jetonte ne Kosov te babi i saj. Me shume nuk e di historin e saj. Nena e saj shtetase e EU me autorizoj te marr pergjegjsin dhe te respektoj deshiren e fundit te vajzes se saj, te vorroset si muslimane.

Une nuk kam mund ket kerkes ta refuzoj, pasiqe nena e saj as nuk e dinte gjuhen shqipe, as traditen shqiptare te vorrimi por as nuk i dinte adetet e ceremonis se vorrimit te fes muslimane.

I falenderohem perzemersisht Hoxhes se Xhamis se madhe ne Prishtin per perkrahjen dhe zemergjersin e tij per te realizuar deshiren e vajzes se panjohur.
VAJZA E PANJOHUR 24 vjeqare u vorros vetem disa ore para legjendes se Futbollit kosovar Fadil Vokrri ne Arberi te Prishtines.

Ne varrim e VAJZES SE PANJOHUR sishte askush…perveq Hoxhallareve (2 HOXHE) dhe njerzve qe i paguam per te hap dhe mbyll vorrin….natyrisht isha edhe une aty.
Nena e saj me lut ne ZOT dhe gjdo gje qe kam ne jet , qe ti permbush deshiren e vajzes se saj , te vorroset ne Prishtin. Vajza e panjohur eshte fajtore pse erdh ne Kosov…ashtu thojn kosovaret.

Megjithate ajo tani pushon e qet ne dheun e Kosoves, nuk ka mall, ka ardh ne vendin dhe ka hy ne dheun e prejardhjes se saj.
E shtroj pyetjen sa ka dinjitet dhe vler nje NJERI ne Kosove?

Une sot i pagova 375€ per vajzen e panjohur ne Bashksin Islame.
Nenes se vajzes se panjohur ju kishte bllokuar konto, se deri sa ka ardh tek une ka pagu te holla ne Spital per medikamenta edhe pse vajza e panjohur nuk kishte as 1% shans te mbijetonte.

Ku eshte humaniteti yne?

Ne kena qen dikur human, i kemi ndihmuar te tjerve, qka ka ndodh me ne?

Perveq €€€€€ nuk vlen asnje e mir tjeter.

Jam e merzitur per ty VAJZ E PANJOHUR- te qoft i leht dheu i gjyshreve tu, gjoja me prejardhje fisnike? Po e kerkoj fisnikrin dhe humanitetin, solidaritetin…..

Sot per her te par e pash se te gjith i kishin VORRET e njejta edhe HOXHA te gjithve po ju knojke ARABISHT.

Me ne fund perseri u gzova, ishte sukses i madh per 375€ me mbulu me dhe VAJZEN e panjohur, se me siguri as ne dheun e zi skish mujt me hy pa €€€€€€.

LUTUNI PER VAJZEN E PANJOHUR.

“Derisa vdekja të na ndajë”: Të pathënat e Eva Braunit dhe Adolf Hitlerit

Brauni ishte besnike deri në vdekje, dhe ishte kjo besnikëri pa kushte që Hitleri vlerësonte më shumë se çdo gjë tek ajo. “Vetëm Miss Braun dhe Pastori im gjerman janë besnikë ndaj meje dhe më përkasin”, thuhet se ka thënë ai aty nga fundi i luftës, kur Europa ishte në rrënoja dhe vrasja e hebrenjve europianë ishte kryesisht një fakt i kryer. Në atë pikë, Brauni kish vendosur tashmë të qëndronte me Fyhrerin. Ajo madje i kërkoi dikujt ta mësonte si të përdorte pistoletën, kur Ushtra e Kuqe të hynte në Berlin. “Këtu po luftojmë deri në fund”, i shkruante ajo nga bunkeri i Fyhrerit, në 22 prill, një mikeshës së saj. “Do të vdes ashtu si kam jetuar. Nuk do të jetë e vështirë për mua”

Historianët e kanë paraqitur prej kohësh të dashurën e Hitlerit, Eva Braun si diçka më shumë se një vegël politike e diktatorit. Por një biografi e re e gruas që ishte bashkëshortja e Hitlerit për vetëm 40 orë, hedh dyshime mbi atë imazh.

Kërkimet për detajet e marrëdhënies mes Adolf Hitlerit dhe Eva Braunit nisën ndërkohë që diktatori ishte ende gjallë. Fyhreri përgjithësisht binte vonë për të fjetur. Mëngjesin e vonë, pasi largohej nga dhoma e gjumit, që nga dera e cila e lidhte me vendbanimin e Braun e teksa stafi ndërronte çarçafët, punonjësit kuriozë i shihnin me shumë vëmendje këta dhe këllëfët e jastëkëve, në kërkim të shenjave se çfarë kish ndodhur aty një natë më parë.

“E zhbironim përreth krevatëve”, ka thënë disa dekada mëvonë në një intervistë televizive Herbert Dëring, menaxher i Berghofit, shtëpia e Hitlerit në alpet bavarezë. Por ata nuk gjenin asgjë, gjë që e bënte Dërhingun të mendonte se marrëdhënia mes diktatorit dhe Braunit, 23 vite më e re se ai, duhet të ketë qenë platonike.

Në Rajhun e Tretë, Dëhringu ishte njëri prej një grupi shumë të vogël njerëzish, që kishin dijeni për marrëdhënien e ngushtë të Braunit me Hitlerin. Ndërsa publiku vetëm pas lufte e mori vesh se diktatori kishte kaluar shumë muaj nën shoqërinë e një bjondeje tërheqëse nga Mynihu, me të cilën u martua vetëm pak orë para se të kryenin vetëvrasje, në 30 prill 1945, në bunkerin e Fyhrerit në Berlin.

Fshehtësia e tyre bazohej në përllogaritje politike. “Shumë gra më gjejnë tërheqës sepse jam i pamartuar”, besonte Hitleri. “Eshtë e njëjta gjë me një aktor filmi: kur martohet, ai e humbet diçka mes grave që e adhurojnë, dhe këto nuk e duan më aq sa më parë”.

Për shkak të natyrës relativisht të fshehtë të marrëdhënies së tyre, pas luftës publiku ishte edhe më i intriguar nga historia e bijës së një mësuesi shkolle nga Mynihu, që kish kaluar një dekadë e gjysmë krah tij – kryesisht në Berghof në Alpet gjermane, dhe herë pas here në Berlin. Por përgjigjet e para nuk e kënaqën kuriozitetin. Historiani britanik njëkohësisht oficer i zbulimit, Hugh Trevor-Roper, i cili mori në pyetje shoqëruesit e Hitlerit menjëherë pas fundit të luftës, konkludoi se Eva Brauni ishte “jointeresante”. Cdo biograf i njohur i Hitlerit do të mbërrinte më vonë në të njëjtin konkluzion.

Por a është e vërtetë?

Historiania nga Berlini, Heike Gërtemaker ka marrë tashmë përsipër detyrën e korrigjimit të këtij imazhi të Eva Braunit, duke shkruajtur biografinë e parë të saj. Vepra e saj është paraprirë nga disa të tjera më të lehta.

Me një qasje strikte akademike, Gërtemaker arrin të përjashtojë shumë prej anektodave që kanë argëtuar lexuesit. Sipas njërës prej këtyre historive, supozohet që Brauni të jetë ankuar në bunkerin e Fyhrerit, për zënkat e vazhdueshme me Hitlerin, në lidhje me vaktet e ngrënies. Hitleri, një vegjetarian i paepur, thuhet se kërkonte që ajo të hante vetëm qull dhe lëng kërpudhash, të cilat asaj ia shpifnin (“Nuk mund t’i ha këto gjëra”).

Sipas një tjetër historie, rrëfyer nga një prej sekretareve të diktatorit, Brauni godiste në fshehtësi me shkelma qenin gjerman të Hitlerit, Blondie, sipas këtyre zërave, sepse ajo ishte xheloze për të. Thuhet se ajo rrinte e vështronte e kënaqur teksa qeni ulërinte nga dhimbjet (“Adolf është i habitur nga sjellja e çuditshme e kafshës. Kjo është hakmarrja ime”).

“Historia e atij divani”

Gërtemaker i kushton shumë pak vëmendje historive të tilla për tabloidë. Historiania shkruan se çifti ka patur një jetë normale, të ngushtë, siç do të tregonin më vonë miqtë dhe të afërmit e Braunit. Sipas atyre rrëfimeve, kur Brauni kishte parë fotografinë ku kish dalë Kryeministri britanik, Neville Chamberlain i ulur në divan në apartamentin e Hitlerit në Mynih, në vitin 1993, kish qeshur dhe kish thënë: “Sikur ta dinte ai historinë e atij divani”.

Historiania e merr seriozisht personazhin në qendër të librit të saj, dhe në materialin që ka analizuar, ka prova të besueshme se Brauni ishte për Hitlerin më shumë se sa një “e re tërheqëse”, tek e cila diktatori “kishte gjetur, pavarësisht apo ndoshta për shkak të dukjes së saj të pashije, llojin e relaksimit dhe qetësisë që kërkonte”, siç do të thoshte më vonë fotografi personal i Hitlerit, Heinrich Hoffmann.

Në testamentin e tij, që Hitleri e shkroi në vitin 1938, emri i Braunit shfaqej menjëherë pas atij të Partisë Naziste. Sipas kushteve të testamentit, partia do të duhej t’i paguante asaj një goxha pension të përjetshëm, që do të përftohej prej aseteve të tij. Ministri i Propagandës dhe i besuari i Hitlerit, Joseph Goebbels vërente disa herë se sa shumë e vlerësonte Fyhreri të dashurën e tij (“Një vajzë e mençur, e cila ka shumë rëndësi për Fyhrerin”).

Ajo u angazhua në planet për shndërrimin e qytetit austriak të Linzit në kryeqytetin kulturor të Fyhrerit, ku Hitleri, i cili kish lindur në Austri, kish në plan të tërhiqej pas fitores përfundimtare të nazistëve. Dhe po t’i kish ecur ashtu si kish menduar, Brauni do t’i kish mbijetuar edhe rënies së Rajhut gjerman. Ai i kërkoi asaj në mënyrë të përsëritur që të largohej nga Berlini në ditët e fundit të luftës, dhe të shkonte në Bavari. Por Brauni refuzoi. Deri në fund fare, Hitleri fliste për “të me shumë respekt dhe nderim”, ka thënë Albert Speer, princi i kurorës i Hitlerit, në deklaratat e tij të para për aleatët, në vitin 1945.

Pa miq?

Ideja që Brauni kish rëndësi për diktatorin nuk është aq banale sa mund të duket në pamje të parë. Perceptimi për të si një vegël e parëndësishme kontribuoi shumë për imazhin e Hitlerit, si një qenie e pastër politike. Ky është një këndvështrim që është përcjellë nga biografë me libra bestseller mbi Hitlerin, si Joachim C. Fest, Sebastian Haffner dhe Ian Kershaw.

Sipas versioneve të tyre, Hitleri bëri një jetë pa miq, pa dashuri dhe pasion – një jetë që ishte e lehtë ta hidhje poshtë dhe, kështu që, ai ka qenë shoqëruar gjithmonë nga një gatishmëri konstante për të kryer vetëvrasje. Të paktën për Haffnerin, vetëvrasja e Hitlerit në vitin 1945 në bunkerin e tij në Berlin “duhej pritur”. Në një kuptim më të gjerë, politikat gjithçka-ose-asgjë që ndoqi Hitleri deri në humbjen totale mund të interpetohen gjithashtu, si një pasojë e boshllëkut emocional të diktatorit.

Gërtemaker shmang kritikën e drejtpërdrejtë ndaj këtij interpretimi, por është e qartë se rrëfimi i saj e ngre si çështje, edhe një herë, psikikën e Hitlerit. Sigurisht, libri i saj tregon edhe se sa e vështirë do të jetë të gjenden përgjigje, për shkak të urdhërit që Hitleri nxorri në 1945 për të shkatërruar të gjithë të dhënat private. Me shumë gjasa, urdhëri u shtri edhe në korrespondencën e tij me Braunin, që është vërtetuar se ka ekzistuar dikur.

Screen Shot 2015-09-15 at 5.31.07 PMPër këtë arsye, historiania mundet të shfrytëzojë vetëm disa letra që Brauni ua niste shoqeve të saj dhe të afërmve, si dhe disa fragmente të një ditari të vitit 1935, ndonëse autenticiteti i tij është vënë në diskutim. Ajo përdor gjithashtu deklarata të bëra nga shërbëtorë të Hitlerit, truproja, badigardi i tij si dhe disa zyrarë të lartë nazistë në dekadat e para pas luftës, megjithëse këtë informacion ajo e trajton me një goxha dozë skepticizmi, dhe me të drejtë. Një linjë konstante gjatë të gjithë librit është pranimi prej Gërtemakerit, se ka shumë pyetje të cilave ajo nuk u jep dot përgjigje.

Edhe fillimi i lidhjes është relativisht i turbullt. Hitleri u takua me Braunin në vitin 1929, kur ajo ishte 17 vjeç në “NSDAP PHOTOHAUS HOFFMANN”, një dyqan fotografish në Amalienstrass, në Mynih. Vajza e re, që në fotografi duket çapkëne dhe e hedhur, kish vazhduar më parë një shkollë vajzash për ekonomi dhe menaxhim zyrash, dhe tani punonte në dyqanin e fotografive. Shefi i saj Heinrich Hoffmann, që më vonë u përzgjodh si fotografi zyrtar i Hitlerit, ishte një nga anëtarët e hershëm të partisë naziste në Gjermani. Një antisemit, që pinte shumë alkool, Hoffmanni fitoi shumë para me fotografi propagande dhe libra me foto, duke përfshirë edhe një libër me titull: “Hitleri që askush nuk e njeh”.

Sa politike?

Për Hitlerin, në atë kohë një politikan opozitar 40-vjeçar, kishte shumë shanse për të bërë vizita në dyqanin e Hoffmannit. Zyra kombëtare e Partisë naziste ishte prapa qoshes, po kështu edhe zyrat e gazetës së partisë, Völkischer Beobachter ashtu sikurse dhe restoranti i preferuar i Hitlerit, Osteria Bavaria.

Ashtu sikurse ka konfirmuar edhe më vonë vajza e Hoffmannit, lideri i partisë e joshi adoleshenten me një sharm fals prej vienezi. “A mund t’ju ftoj në opera, Miss Eva? E dini, unë jam gjithmonë i rrethuar nga burra, dhe kështu që mund të çmoj shumë fatin e mirë, kur e gjej veten në shoqërinë e një gruaje”.

Kur ishte me gra, manierat e vrasësit masiv rafinoheshin, dhe ai asnjëherë nuk tregonte as prirjen më të vogël për t’u dhënë pas femrave. Eva Brauni, një vajzë naive, e cila fantazonte për botën e filmave dhe që pëlqente shumë revistat e modës, u përthith prej fuqive të forta sugjestionuese, që edhe vëzhguesit më neutralë ia kanë atribuar Hitlerit. Menjëherë pasi takoi Braunin, lideri nazist urdhëroi menjëherë që të shihej, se mos familja Braun kishte ndonjë paraardhës hebre.

Askush nuk e di se kur ngacmimi u kthye në një marrëdhënie. Në vitin 1932, Brauni u përpoq të kryejë vetëvrasje me armën e babait të saj, që disa bashkëkohës dyshonin se kish qenë një përpjekje për t’i bërë presion Hitlerit, që t’i kushtonte më shumë vëmendje asaj. Lideri nazist e kishte syrin nga kanceleria, dhe kjo do të ishte vetëvrasja e dytë e një vajze të re që kishte lidhje me Hitlerin. Mbesa e tij, Geli Rauball qëlloi veten për vdekje, thuhet për t’i shpëtuar xhaxhait të saj xheloz.

Prapa grupit

E reja Eva Braun, nga ana tjetër, dukej se kish vuajtur nga një mungesë vëmendjeje nga Hitleri. Veterani i Luftës së Parë Botërore, që në jetën civile kish qenë një dështim, vazhdoi të bëjë një jetë boheme pasi erdhi në pushtet në 1933. Ai shpesh herë mungonte me ditë nga puna e drejtimit të qeverisë në Berlin. Kohën e kalonte duke bredhur nëpër Mynih, duke shkuar në opera dhe teatër me shoqëruesit e tij misteriozë dhe duke vizituar sheshe ndërtimi që, Hitleri, një i dashuruar pas arkitekturës, i konsideronte të rëndësishëm. Në kohë të mirë, grupi do të shkonte në fshat, dhe shpesh herë në këto dalje shkonte edhe Braun.

Sigurisht asaj i kërkonte të udhëtonte veçmas bashkë me sekretaret, dhe gjatë shëtitjeve në fshatra vendi i saj ishte prapa grupit. Herë pas here, Hitleri i jepte asaj një zarf të mbushur me para, gjë që Speeret i kujtonte “filmat amerikanë me gangsterë”.

Në vitin 1935, Brauni u përpoq sërish të kryejë vetëvrasje, këtë herë me hape gjumi, dhe ka disa të dhëna që pas kësaj marrëdhënia u bë edhe më e ngushtë. Hitleri pagoi për apartamentin e saj dhe më vonë e vendosi në shtëpinë e tij, me qëllim që ajo më në fund të largohej nga shtëpia e prindërve. Ajo u bë zonjë shtëpie në Berghof, ku Hitleri shpesh herë kalonte edhe javë të tëra, edhe gjatë luftës. Titulloi i saj zyrtar ishte “sekretare private”. Por erdhi një moment që Hitleri dhe Brauni u bënë më të afërt me njëri tjetrin, edhe në sytë e njerëzve të tjerë.

Sigurisht, diktatori vazhdoi ta mbajë marrëdhënien e tij larg syve të publikut. Vetëm një fotografi e çiftit u shpëtoi censorëve dhe doli në shtyp. Në të, Hitleri shfaqet në Lojërat Olimpike të vitit 1936 në Mynih në Garmisch-Partenkirchen, me Braunin të ulur një radhë pas tij.

Dëmtim i imazhit

Pavarësisht përpjekjeve të tij për të fshehur këtë marrëdhënie, shtypi i aleatëve mësoi herët a vonë se Hitleri kishte një të dashur që quhej Braun, dhe “Time” e nxori këtë lajm në vitin 1939. Por në Gjermani mbeti një sekret, dhe Hitleri ndoshta kishte të drejtë në supozimin se nëse do ta bënte publike marrëdhënien e tij dashurore, atëherë do t’i bënte dëm imazhit të tij si Fyhrer.

Reinhard Spitzy, një nazist i vendosur dhe i punësuar i ish-ambasadorit gjerman në Londër, Joachim Ribbentrop, u befasua kur pa që një vajzë e re të cilën nuk e njihte, ndërpreu krejt papritur bisedën ndërmjet Ribbentropit dhe Hitlerit në Berghof dhe tha se dy burrat duhej që më në fund të vinin të hanin darkë. Një koleg i shpjegoi Spitzyt pozicionin e Braunit. Ai u befasua, sepse Hitlerin e kish menduar “si një asket, mbi seksin dhe pasionin”. Por, tani, këtu mësoi se heroi i tij nuk ishte i ndryshëm nga gjithë të tjerët.

Brauni kishte një interes të madh për fotografinë dhe filmat, dhe asaj gjithashtu i pëlqente të fotografohej. Albumet fotografikë dhe filmat që kanë mbijetuar e tregojnë një grua të shkujdesur, tip atlete dhe ekstroverse, e cila pëlqente të pozonte me kostum banjoje dhe madje, edhe filmonte motrën e saj tek shkonte të bënte not lakuriq. Pas luftës, një ish pjesëtar i SS-ve do të deklaronte se ajo “nuk ishte në përputhje me idealin e një vajze gjermane”.

Sipas oficerit SS, Brauni fillonte të bënte “përgatitjet fillestare për gjithfarëlloj dëfrimesh – festa në vendin e fshehtë në mal – menjëherë pasi limuzina e Hitlerit ish larguar nga Berghofi”.

Deklarata të tilla janë në përputhje me një enturazh apolitik që të gjithë ata që ishin të përfshirë – nga shërbëtore deri tek njerëz të njohur si Labert Speer – e kanë përshkruar pas luftës, dhe në të cilin Brauni u integrua me lehtësi. Thuhet se në Berghof kishte një rregull: nuk duhej që të diskutohej për politikë në prani të grave. Në vend të kësaj, temat e diskutimit ishin moda, qentë dhe operetat.

Politikë e pastër

Biografia Gërtemakerit nuk e ka problem të hedhë argumenta kundër ekskluzivitetit të këtij versioni. Një vështrim i albumit fotografik të Braunit, që përfshin fotografi që ajo ka nxjerrë në 23 gusht 1939, mjaftojnë për të vërtetuar këtë ide. Në atë ditë Ribbentropi, që ishte promovuar në postin e ministrit të jashtëm tashmë, ishte në negociata me Stalinin në Moskë në lidhje me ndarjen e Evropës Lindore mes Gjermanisë Naziste dhe Bashkimit Sovjetik. Hitlerit i duhej aleanca, me qëllim që të pushtonte Poloninë. Fotografitë tregojnë se sa i tensionuar dhe i paduruar ishte ai, teksa priste rezultatin e bisedimeve të Ribbentropit me Stalinin. Ishte politikë e pastër, dhe Brauni ishte aty.

Gërtemakeri beson gjithashtu se gruaja në krah të tij “ndante pa asnjë kritikë këndvështrimin për botën dhe bindjet politike të Hitlerit”. Vetë rrethanat tregojnë se kjo është e vërtetë. Brauni e kaloi gjysmën e jetës 33 vjeçare nën shoqërinë e nazistëve fanatikë.

Dihet mirë se në vitin 1939, Hitleri foli hapur në Reichtag për shkatërrimin e hebrenjve europianë – dhe në testamentin e tij të dytë, të cilin e shkroi pak para se të kryente vetëvrasje, ai nënvizonte edhe një herë urrejtjen për hebrenjtë. Eshtë e vështirë të besosh që Brauni do të kish duruar ato 2280 ditë mes dy testamenteve, nëse nuk do të kish qenë edhe vetë një antisemite. Megjithatë, ndoshta nuk do ta mësojmë asnjëherë nëse ajo u përpoq ta influenconte.

Legjendat

Brauni ishte besnike deri në vdekje, dhe ishte kjo besnikëri pa kushte që Hitleri vlerësonte më shumë se çdo gjë tek ajo. “Vetëm Miss Braun dhe Pastori im gjerman janë besnikë ndaj meje dhe më përkasin”, thuhet se ka thënë ai aty nga fundi i luftës, kur Europa ishte në rrënoja dhe vrasja e hebrenjve europianë ishte kryesisht një fakt i kryer.

Në atë pikë, Brauni kish vendosur tashmë të qëndronte me Fyhrerin. Ajo madje i kërkoi dikujt ta mësonte si të përdorte pistoletën, kur Ushtra e Kuqe të hynte në Berlin. “Këtu po luftojmë deri në fund”, i shkruante ajo nga bunkeri i Fyhrerit, në 22 prill, një mikeshës së saj. “Do të vdes ashtu si kam jetuar. Nuk do të jetë e vështirë për mua”.

Sipas të dhënave të Gjykatës së Distriktit të Berschtesgadenit, Eva Brauni vdiq në 30 prill 1945, në orën 3:28 pasi piu një kapsulë cianid kaliumi. Hitleri e ndoqi pas dy minuta më vonë. Tashmë mund të fillonte thurja e legjendave.

Bota.al

Nuk keni për ta besuar! Njerëzit me grupin e gjakut…, janë jashtëtokësorë

Nëse njerëzimi evoluoi nga i njëjti paraardhës afrikan, atëherë gjaku i të gjithëve do të ishte i përshtatshëm, por nuk është. Lloji negativ i gjakut u shfaq papritur 35,000 vjet më parë

Nga erdhi ky lloj i gjakut? Pse trupi i një nëne që ka gjak negativ do të mbante një fëmijë që ka gjak pozitiv? Njerëzimi nuk është një racë, por një specie hibride”, thotë Robert Sepehr në “Speciet me Amnezi: Historia jonë e harruar”.

Njerëzit kanë katër lloje të përgjithshme të gjakut: A, B, AB dhe O; ky klasifikim ka prejardhjen, thuhet sipas shkencëtarëve, nga proteinat që gjenden në sipërfaqen e qelizave që janë të dizajnuara për të luftuar bakteret dhe viruset në trupin e njeriut.

Shumica e njerëzve në këtë planet kanë këto proteina, që do të thotë se ata janë Rh pozitiv. Por një grup i vogël, ai Rh negativ, nuk i ka këto proteina

Si shpjegohet kjo diferencë e rëndësishme shkencërisht? Dhe pse ekziston ajo? Përgjatë viteve, studime të ndryshme shkencore kanë kërkuar të gjenin këtë përgjigje.

Tani, shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një gjë interesante në lidhje me gjakun Rh pozitiv dhe Rh negativ. Sipas teorisë së re shkencore, në të kaluarën e largët, qeniet jashtëtokësore vizituan Tokën dhe krijuan, përmes “manipulimit gjenetik”, llojin Rh negativ me qëllim që të krijohej një racë “skllevërish”.

Populli i baskëve në Spanjë dhe Francë kanë përqindjen më të madhe të gjakut Rh negativ. Rreth 30% kanë (rr) Rh negativ dhe rreth 60% mbajnë vetëm një gjen negativ (r).

Sipas hulumtuesve, kjo shpjegon pse nënat me gjak Rh negativ nuk i tolerojnë fetuset me gjak Rh pozitiv; kjo ka vetëm një shpjegim, ky lloj gjaku mund të ketë ardhur nga një modifikim i lashtë gjenetik.

Teoria shkon prapa në kohët e lashta sumere kur një racë shumë e avancuar aliene thuhet se erdhi nga diku tjetër në kozmos; raca Anunnaki, duke krijuar dhe ndërtuar shoqëritë e para njerëzore.

Besohet se këto qenie të lashta planifikuan dhe modifikuan gjenetikisht speciet njerëzore, duke krijuar qenie “më të forta dhe më adekuate” që përdoreshin si skllevër në të kaluarën e largët.

Gjaku Rh negativ mund të jetë një trashëgimi që Anunnaki la në Tokë së bashku me gjërat e tjera. Është interesant të ceket se, prejardhja e gjakut Rh negativ është karakteristikë, për shembull, për Familjen Mbretërore të Britanisë, që ka bërë që shumë teori kontroverse të dalin rreth një prejardhje të mundshme aliene.

Edhe pse këto hipoteza nuk janë konfirmuar, pyetje të tilla ende qarkullojnë nëpër botë; si është e mundur që gjaku i një familje të jetë i shenjtë dhe të udhëheqin me një popull vazhdimisht vetëm pasardhësit e saj?

Eh për të ngjallur edhe më shumë dyshime dhe për t’i shtuar teoritë, njerëzit në internet përdorin edhe disa citate nga Bibla. Për shembull tek Gjeneza 6:2, thuhet: “Bijtë e Zotit panë bijat e njeriut se ishin të bukura; dhe i morën për gra, të gjitha ato që ata zgjodhën”.

A ka jetë në Mars? Zbulimi i fundit i Rover-it mund të japë një përgjigje

Roveri Curiosity i Nasës ka zbuluar molekula të reja organike rezistente në shkëmbinjtë sedimentarë prej 3 mijë milionë vitesh në Mars. Zbulimi i publikuar në revistën “Science” rrit mundësitë që një regjistër i banueshëm dhe i jetës marsiane të jetë ruajtur pavarsisht nga kushtet ekstreme të fqinjit tonë

Në një komunikatë, udhëheqësi i këtij studimi Jen Eingenbrode shprehet se sipërfaqja marsiane është e ekspozuar ndaj rrezatimit të hapsirës dhe ndaj produkteve kimike agresive që shpërbëjnë materien organike dhe për këtë arsye gjetja e molekulave organike të vjetra të një epoke, në të cilën Marsi mund të ketë qenë populluar është ogur i mirë për ne. Molekulat organike përmbajnë karbon dhe hidrogjen dhe mund të përfshijnë oksigjenin, nitrogjenin dhe elemente të tjera. Përbërësit organikë janë të lidhur me jetën, por edhe mund të jenë krijuar nga procese biologjike, procese të njohura si kimia organike abiotike. Nuk ka ndonjë mënyrë që Curiosity të përcaktojë, nëse materialet vijnë ose jo nga ndonjë jetë e vjetër marsiane.

-Qoftë të një regjistri të një jete antike, qoftë ushqim për jetën ekzistuese ose që ka ekzistuar në mungesë të jetës, materiali organike në materiet marsiane përmban pista kimike mbi kushtet dhe proceset planetare, – shton Eigenbrode. Para 10 vitesh një studim tjetër gjeti karbon endemik në 10 meteorë marsianë që janë të krahasueshëm me zbulimin e Curiosity-it. Ashtu si materialet e meteorëve, shkëmbinjtë e marrë në shqyrtim nga Curiosity duhet të nxehen nga instrumente të roverit në temperatura shumë të larta nga 500-800 gradë celcius në mënyrë të tillë që përbërësit organikë të çlirohen si gaze. Meqë hidrokarburet çlirohen në temperatura të larta mund të vijnë molekula organike më të mëdha dhe rezistente brenda shkëmbinjve.

Analiza e Curiosity-it tregon se para mijëra milonë vitesh një liqen brenda kraterit Gale (aty ku janë gjetur përbërësit) përmbante të gjithë përbërësit e nevojshëm për jetën, duke përfshirë edhe përbërësit kimikë, burimet e energjisë dhe ujin e lëngshëm. Rezultatet tregojnë përqendrime të karbonit organik 10 për një milionë ose më shumë. Kjo është afërsisht sasia e observuar në meteorin marsian dhe afërsisht 100 herë më e madhe se zbulimet e mëparshme të karbonit organik. Gjetja e karbonit të antik të ruajtur në sipërfaqen e Marsit jep shpresa se dy roverat Mars 2020 dhe Exomars të gjejnë akoma më shumë përbërës organikë si në sipërfaqe edhe në thellësi.

A ka jetë në Mars? – pyet Michael Meyer, shkencëtar i Nasës. – Nuk e dimë, por këto rezultate na thonë që jemi në udhën e duhur. Objektivi tjetër është analizimi i materialit që merret kur nxehet në më pak se 600 gradë celcius, aty janë molekulat që japin të dhëna të një aktiviteti biologjik ose të kimisë abiotike që mund të japin jetë. / bota.al

Mos e beso po deshe! Por fatin e ke të shkruar në gishtin e vogël, mësoje tani!

Ju do të keni vënë re se distanca e falangave të gishtit tuaj të vogël nuk është e njëjtë. Besohet se gjatësia e saktë e secilës nga tre falangat mund të përcaktojë karakterin e personit dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për gishtin e vogël. Tre falangat e gishtit të vogël mund të ju ndihmojë të mësoni gjithçka për veten, por edhe për të tjerët

Falanga 1
Nëse falanga e parë, ajo më larg nga pëllëmba e dorës, ka gjatësinë më të gjatë, kjo do të thotë se ju i jepni një përshtypje të thellë njerëzve. Ata ju konsiderojnë një udhëheqës dhe çdo herë që ata kanë një problem ata ju drejtohen për këshilla.

Falanga 2
Nëse mesi i gishtit është më i gjatë, është një shenjë se je shumë i sjellshëm dhe i vëmendshëm. Ju shqetësoheni për të gjithë njerëzit rreth jush dhe përfaqësoni një figurë të vërtetë të nënës. Jeni shumë i mëshirshëm dhe ndjeni të gjitha vuajtjet e tyre, sikur ata të ishin tuajat.

Nga ana tjetër, nëse kjo pjesë e gishtit tuaj është më e shkurtër, kjo do të thotë që jeni shumë kokëfortë. Kjo është arsyeja pse, nganjëherë rezulton të jeni një person shumë i rëndë.

Falanga 3
Nëse pjesa e tretë e gishtit, ajo më e afërt me pëllëmbën e dorës, është më e shkurtër se dy të tjerat, ju jeni shumë të qetë dhe rrallë herë ndodh që ta ngritni zërin. Ju jeni shumë të sinqertë, por edhe naiv, sepse prisni që të gjithë të jenë si ju, kështu që shpesh keni probleme për shkak të kualitetit tuaj.

Historia tronditëse e Hendrik Jagodës, krahut të djathtë të Stalinit

Ka qenë njëri nga ministrat e shumtë të policisë së fshehtë të Stalinit që pati edhe ai fatin e të tjerëve, para dhe pas tij, të pushkatohej pas punëve të pista plot pabesi, që kreu diktatori gjeorgjian kundër shokëve të luftës

Nga Pëllumb Kulla

I lindur në një familje ebrejsh në Rubinsk, studjoi për kontabilitet dhe kimi. Ishin lëndë që iu deshën gjerësisht për krimet e tij të vdekjeve të shpejta, pasi ishte bash ai që helmin e kishte lëndën e tij të parë të detyrave.

Helmoi me porosi të Stalinit, Maksim Gorkijn dhe më pas birin e shkrimtarit shtytur mjaft edhe nga një lidhje me të shoqen e tij.

Mori pjesë në lëvizjen revolucionare ruse dhe pas marrjes së pushtetit nga sovjetët, u ngarkua me detyra në hapjen e kanaleve ujore të rëndësisshme duke shfrytëzuar punën rraskapitëse të armiqve të burgosur.

Helmin përdori me porosi të Stalinit edhe kundër bosit të tij Mezhinskijt, drejtor i NKDV-së siç quhej atëherë policia e fshehtë e ke e Stalinit (mëma e KGB-së sotme), dhe i zuri menjëherë vendin

Pra , më 1934 u bë Komisar i Popullit, siç quheshin asokohe ministrat.

U bë ministër i Punëve të Brendshme, ministri që bashkonte në një, të dyja policitë, të fshehtën dhe zyrtaren dhe pasi bëri tok me shefin e tij spastrime në Byronë e KQ dhe sidomos në radhët e gjeneralëve, nisur me komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Kuqe mareshallin Tukacevskij.

I përfundoi këto detyra me arrestimin e tij të rregullt e të pakursyer stalinian, në mars të vitit 1937.
Na duket si film i njohur, apo jo?

Arrestimi, gjyqi dhe ekzekutimi

(Sipas Vikipedias, tani)

Në mars 1937, Jagoda u arrestua me urdhër të Stalinit nga Nikollaj Jezhovi.

Ky mbahet si arrestimi më i bujshëm i Jezhovit, para se edhe ky të përfundonte ballë skuadrës së pushkatimit.

Jezhovi njoftoi se Jagoda arrestohej për kontrabandën e gurëve të çmuar, për korrupsion dhe për lidhjen e tij agjenturore me gjermanët qysh prej vitit 1917.

Jezhovi shtoi edhe akuzën se vetë ai kishte qënë përpak viktimë e Jagodas në një tentativë asgjësimi duke i spërkatur me zhivë rreteqarkun zyrës së tij. Aty i shpallën Jagodës dhe krimin e dyfishtë të helmimit të Gorkijt dhe djalit të tij.

Zbulimet në dy apartamentet që kishte Jagoda në Moskë ta sillnin mendjen vërdallë. Në vilën dhe dy apartamentet e tij u gjenden 3,904 foto pornografike, 11 filma porno, 165 cibukë të gdhendur në formën e organit gjenital mashkullor, dhe dy plumbat, që u patën marrë jetën ish shokëve “tradhtarë” të Stalinit, Zinovievit dhe Kamenievit.

Jezhovi u shtrua vetë këmbëkryq në këto banesa në të cilat i zoti pat shpenzuar mbi katër milionë rubla për t’i dekoruar me dy mijë lloj lulesh.

Jagodas iu ngarkuan mbi shpatulla dhe iu vërtetuan akuza të tmerrshme tradhtie kundër qeverisë së sovietëve. Ai mohoi akuzën për spiunazh, por pranoi shumë nga akuzat e tjera.

Solzhenicini i përshkruan në mënyrë ngjethëse këto në librin e tij “Arqipelagu Gulag” dhe tregon se si Jagoda priste falje nga Stalini pasi ky të mbaronte punë me gjyqin e montuar ku akuzoheshin 21 vetë.

“Njësoj si ta kishte Stalinin aty në fund të sallës, Jagoda iu drejtua atij dhe me këmbëngulje të paprerë i lutej drejtpërdrejt atij që t’i falte jetën: Po të drejtohem ty, shoku Stalin! Për ty, për ty unë ndërtova dy kanale madhështore!”

Një njeri i pranishëm në gjyq përshkruante se bash në atë çast një shkrepse bëri flakë matanë një xhami të errët, në fund të katit të dytë të asaj sallës, ku zhvillohej gjyqi dhe përtej xhamit të errët kuptohej që dikush vështronte gjyqin. Flaka e shkrepses zgjati ca, derisa ndriçoi dhe një çibuk, që u shqua qartë.

Jagoda u pushkatua menjëherë pas gjyqit. E shoqja, Ida Averbakh u ekzekuteua më 1938. Motra e tij, Lilja, u arrestua në 7 maj 1937, dhe u pushkatua më 16 korrik. Kunati, Leopold Averbakh, u ekzekutua në gusht.

Më 1988, u përkujtua 50 vjetori i gjyqit të Njëzetenjëve dhe autoritetet sovjetike me vonesë të tepëruar u dhanë pafajësinë 20 vetëve duke pranuar se i tërë procesi ishte i montuar dhe të gjitha pranimet e fajeve qenë rezultart i dhunës. Jagoda ishte i vetmi i dënuar në atë gjyq që nuk u rehabilitua.

Humbni 3 minuta e 31 sekonda të jetës për ta dëgjuar bashkëpunimin e “shekullit”, Lek Plepi – Linda Morina (video)

Mbrëmjen e kësaj të premte në studion e “Zonë e Lirë” janë të ftuar dy personazhet e famshën Linda Morina dhe Lek Plepi. Ata kanë ardhur në emision për të promovuar një bashkëpunim

Linda Morina është këngëtare e njohur. Atë e njohin të gjithë si Linda Morina. Madje edhe letërnjoftimin e ka me atë emër pasi e ka ndërruar. Por askush nga ju, nuk e di se emri i vërtetë i Lindës është Fexhrije Igrishta dhe vjen nga fshati Dumnicë e Podujevës.

Ajo ka vendosur ta ndërrojë emrin për shkak se nuk i ka pëlqyer ai i vjetri. Linda ka ndërruar emrin e saj edhe në dokumente. Nuk janë të rrallë këngëtarët e muzikës popullore që ju bëjnë këngë ushtarëve të UÇK-së, sidomos dëshmorëve. Por këngëtarja Linda Morina u ka kushtuar pothuajse të gjithë politikanëve nga një këngë.