Historia e pazakontë e shkodranes: Jam lidhur me burrin e tezes, më mori virgjërinë dhe…

Një histori intime brenda rrethit të familjes është rrëfyer nga një vajzë e re, e cila thotë se edhe pse kjo është e gabuar, ai është dashuria e saj e jetës

Ja historia e treguar për “ShkodraNews”:

“Jam 20 vjeçe nga Shkodra dhe vazhdoj shkollën e lartë në Tiranë. Kam një lidhje sekrete krejt me burrin e tezes. Me burrin e dytë, sepse tezja me të parin është divorcuar.

Tezen e kam 37 vjeçe, kurse burri i saj është një 38-vjeçar super king, që ka jetuar pothuajse tërë jetën e tij në vende europiane. Kurse tezen e mori sepse i vdiq e ëma e duhej dikush të kujdesej për vajzën e tij të vogël që e ka me një shtetase të huaj.

Tezen e dua fort, por është shumë e humbur dhe këtë e mori pa e njohur hiq, por hajt sa të mos mbeste në derë. Ndaj nuk ndjehem edhe shumë fajtore se gjithmonë më është dukur martesë me kompromis, edhe pse tezja lë kokën pas burrit. Kurse i dashuri im më ka thënë: Ajo është thjesht nusja!

Fluturat në stomak i ndjeva që kur nisëm të hanim dreka të gjithë bashkë si familje. Ky bënte shumë batuta në tavolinë dhe më përpinte me sy. Derisa një ditë më vuri dorën tek këmbët kur po qeshnim, e aty u dridha e tëra nga emocionet.

Një ditë kur erdha nga Tirana më autobus, burri tezes ishte afër vendit ku zbrita dhe më shoqëroi me makinë në shtëpi. Rrugës më tha t’më bënte një xhiro nga Shiroka dhe më puthi.

Madje e bëmë në makinë. Edhe pse isha e virgjër, nuk u pendova për këtë sepse kisha rënë në dashuri. Ai është dashuria jetës, jam e bindur për këtë.

Folëm për të ardhmen tonë, por për momentin kemi vendosur që lidhjen ta mbajmë sekret. Nuk do ta lëndojë tezen time ai sepse ja mban vajzën si princeshë. Ja kemi lënë kohës”.

Gruaja nga Tirana: Burri më la për një mashkull, por një hall tjetër kam me personin që jam tani

Jeta bashkëshortore që nisi me mashkullin të cilin mendonte se do ta kishte deri në fund të jetës, ishte shumë e shkurtër për Lindën (redaksia e NOA rezervon të drejtën e censurimit të identitetit të plotë dhe të dhëna të tjera personale të zonjës dhe personave të përmendur në rrëfim)

Shumë vite kaloi me të dhe e vetmja gjë që dëshiron t’i gëzohet nga ato 18 vjet është jeta me dy fëmijët e saj. Sa për të shoqin tashmë 45-vjeçar, ai kurrë nuk diti ta mbajë si grua duke e përfshirë në një “lumë” përplasjesh me njerëzit e tij. E për t’i vënë kapak, iku në Greqi ku u lidh me një mashkull më të vogël se vetja.

Linda nga Tirana e cila jeton aktualisht jashtë vendit, tregon për NOA.al në këtë rrëfim të gjatë se duke dashur të ecë përpara me jetën e saj, nisi një lidhje kohët e fundit me një burrë. Me kohë mësoi se ai ishte i martuar por ai këmbëngul se e shoqja është e sëmurë psikike.

Dilema e Lindës është tanimë shumë e madhe. Ajo nuk di se ç’të bëjë në këtë fazë të jetës së saj, të lërë edhe këtë burrë apo të pranojë kërkesën e tij për t’u martuar me të.

Çështja qëndron se gruaja e personit e ka kontaktuar duke i kërkuar prova për lidhjen e tyre, duke shtuar se edhe ajo vetë është e lidhur. “Kur i them burrit të saj se ajo do një tjetër ai nuk beson dhe thotë janë budallallëqe”, – citon Linda.

Ajo është e shqetësuar sepse nuk di kë të besojë: “Dua të di a po luajnë me mua të dy”, – pyet Linda duke shtuar se asnjë provë dhe asnjë fjalë nuk i ka thënë të shoqes së personit me të cilin është e lidhur.

Në të kundërt, ajo i këmbëngul se e di lidhjen e tyre nga vetë i shoqi, por Lindës vetë ai ia mohon duke thënë se e shoqja është e sëmurë psikike.

“Kujt t’i besoj unë tani?

Ju lutem psikologes më jepni një përgjigje se ajo gruaja me dhimbset, por dhe këtij unë s’mundem me e tradhtuar me i çuar prova gruas së vet se ky është njeri shumë i mirë dhe ka karakterin tim kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Si t’ia bëj nuk e di. Ju lutem me ndihmoni.”

Rrëfimin e plotë ju mund ta lexoni më poshtë ashtu siç është dërguar nga Linda.

“Unë qe po ju shkruaj jam një zonje nga Shqipëria dhe aktualisht jetoj dhe punoj ne Gjermani. Dhe une si te gjithe dua te prezantoj historinë time. Ka 20 vjet qe jam martuar me ish bashkëshortin tim dhe martesa jone qe ne fillimet e para nuk shkonte mire se ish bashkëshorti im ishte nje burrë i dobët dhe nuk ishte i zoti me i dal gruas se vet për zot. Me pak fjale nena e vet dhe motra e vet te dyja ishin ne dore te keqe dhe ishin xheloze per mua se une isha e shkathet i respektoja njerezit aq sa kisha mundësi.

Pra isha e kompletuar ne gjithcka por sa me mire te sillesh me ato njerëz qe janë me dy fytyra mundi, djersa dhe respekti te shkonin kot.
Bashkëshorti im ishte njeri punëtor po kishte nje gje sepse kishte frike nenen dhe mua nuk me respektonte fare po veç shpifte per mua kur une nuk isha ankuar asnjëherë atij per ndonje gje se e dija se ky nuk nxjerr qimen nga qulli si i themi ne shqiptaret.

Veç shamatë. Përherë me ngatërronte me njerezit e vet duke me thene mua qe ky te shan ty, kjo thote fjale te keqija per ty, kur askush nuk thonte asnje fjale te keqe per mu se njerezit e kulturuar me kuptonin mua qe une skisha burre dhe me thonin mos u merzit se ai eshte llafazan i madh.

Ai keshtu bente dhe ma para kur nuk ka qene i martuar me mua, e ka fut me mijera here babin e vet ne ngaterrese me njerezit.
Kisha gocën e vogël 5 muajshe dhe me ndau ish vjehrra me te për dy jave po une ika dhe e mora gocen time. Nejse. Ai iku ne kurbet dhe aty u lidh me një çun në Greqi dhe atij ia jepte te gjitha leket dhe neve na dërgonte shumë pak lekë.

Ju mund te thoni se nuk është e vërtete kjo qe po them po jo është 100% e vërtetë sepse nuk kam arsye për të gënjyer. Nejse kaluan vitet dhe jeta ime me të ishte kthyer ne një makth. E durova kaq vite tani jemi ndarë dhe kurrë nuk bashkohem më me të dhe kurrë nuk e kam tradhtuar atë njeri, po ai prapë nuk besonte se i folshin keq për mua nëna dhe motra.

Por unë prapë jam e forte dhe e përballoj jetën shumë mire me fëmijët e mi. Tani kam nje lidhje me nje person tjeter, por ai ne fillim me thoshte qe gruan e kam te sëmurë me ka thëne shume here qe a do te martohesh me mua po une si kam dhënë asnjë pergjigje se e kam jeten shume mire dhe nuk kam nevoje per martese më. Tani ai na del qe e ka gruan dhe nuk e ka te semure fare por ajo e ka kuptuar qe ky e ka tradhtuar shume here dhe normal kane filluar problemet.

Si te cdo çift. Nderkohe gruaja e tij me kërkon mua nje prove qe te ndahen se mua ajo me thote se ti s’me ke faj se ai nuk është hera e pare qe me tradhton, ajo me thote merre ti tani se per mua ai s’vlen më. Une nuk dua te martohem më jo, se kam dy fëmijë te mrekullueshëm qe janë shume mire me mësime ndërkohë qe une punoj per ta. Kur i them unë burrit te saj qe kjo do te ndahet nga ti se ka nje lidhje tjeter ai me thote mua jane veç budallallëqe se ajo eshte e sëmurë. Kujt t’i besoj une tani?

Ju lutem psikologes më jepni një përgjigje se ajo gruaja me dhimbset, por dhe këtij unë s’mundem me e tradhtuar me i çuar prova gruas së vet se ky është njeri shumë i mirë dhe ka karakterin tim kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Si t’ia bëj nuk e di. Ju lutem me ndihmoni.”

Psikologia Loreta, jep këtë përgjigje:

E nderuar Linda,
Nëse ajo zonjë është e sëmurë psikike apo jo, këtë nuk ju takon ju të vendosni, por ju mund të shikoni nëse ajo ka shenja të tilla.
Nëse ajo ju kërkon prova për t’u siguruar se i shoqi ka një lidhje tjetër, nuk është detyra juaj që ta bëni këtë.

Nga ana tjetër, ju duhet të uleni dhe të flisni shtruar me personin që jeni lidhur. Është e qartë se raportet martesore janë prishur nga të dyja palët. Sikurse thoni ju, gruaja e tij ka një raport intim me një mashkull tjetër dhe burri i saj, është i lidhur me ju.

Në këto kushte, problemin kam përshtypjen se nuk e keni më shumë ju, një grua e lirë dhe e ndarë, sesa çifti me martesë formale dhe me lidhje paralele të secilit. Ata janë duke treguar qartësisht se martesa e tyre ka marrë fund bashkë me ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin.

Ndaj vendimin duhet ta marrë çifti, ose më së paku, bashkëshorti.
Këshilla më e mirë në këto rrethana do të ishte shumë pranë asaj që dëshironi dhe ju: Mos bëni një martesë të dytë, pa u siguruar se martesa e parë e personit që është kandidat për bashkëshort, ka përfunduar ligjërisht.”

Shkoj me dy çuna njëherësh, por njërin e dua kurse me tjetrin…

“Ndaj dhomën – dhe shumë herë edhe shtratin – me një djalë, bëj ndonjëherë seks me një tjetër, por jam e dashuruar… me tjetër”

Është e qartë se shumë gjëra na ndodhin në jetë dhe shumë pak dalin në dritën e medias. Por me zhvillimin e rrjeteve sociale si dhe me çeljen më shumë të të rinjve, ata po i pubikojnë historitë e veta, më së shumti për të kërkuar edhe ndihmë.

Kështu ka ndodhur edhe me këtë vajzë 21 vjeçare e cila tregon për gazetën “The Sun” se është duke bërë seks me dy djem njëherësh.

Nuk e quan tradhti, por ka një argument dyzues: Thotë se njërin e dashuron kurse me tjetrin është thjesht seks.

“Jam një vajzë beqare, 21-vjeçe dhe ndaj dhomën e kolegjit me një djalë. Ne bëjmë seks shumë herë së bashku, por ai nuk do të kemi një lidhje normale.

Ndonjëherë, kur takohemi rastësisht, bëj seks edhe me një djalë tjetër, por as ai nuk mendoj se do diçka serioze me mua.

Unë jam vërtetë shumë e dashuruar me një tjetër djalë të cilin e kam njohur nga interneti, por nuk jemi takuar asnjëherë.

Ai është 32-vjeç, i martuar me dy fëmijë. Ai dëshiron që të ndahet nga bashkëshortja por ajo e kërcënon se nuk do ta lejoj më të shohë fëmijët.

Jemi mërzitur shumë për këtë fakt. Ai më do mua dhe unë atë, por gjithashtu është një baba shumë i mirë dhe nuk do të ndahet nga fëmijët e tij.

Përgjigjja e psikologes Deidre është:

“Ti e ke njohur nga interneti dhe nuk e ke takuar asnjëherë dhe gjithashtu ai nuk është beqar.

Prandaj mos shpreso për diçka që nuk mund të ndodhë mes jush.

Ndalo që bëri seks me djem me të cilët e di që s’mund të kesh diçka serioze, dhe kështu fillo të takosh djem që janë të interesuar për ty e po ashtu pa angazhime”.

Nëse ke dhe ti një histori që dëshiron ta rrëfesh, por edhe të kërkosh mendimin e lexuesve, si dhe fjalën e psikologut, na shkruaj në [email protected] Ne do të publikojmë historinë e treguar prej jush duke censuruar plotësisht identitetin dhe vendbanimin tuaj dhe personave të tjerë që ju mund të përmendni. Kurse psikologia e kontraktuar nga NOA.al do t’ju përcjellë ndihmën e saj.

Kishte lindur në trupin e gabuar, shpenzon mijëra euro për t’u konvertuar në femër (foto)

Iu deshën 18 vite që “të kuptonte se kishte lindur në trupin e gabuar të një mashkulli” dhe për të vendosur që të transformohej në Lea Membrey

20-vjeçarja transgjinore neozelandeze, që lindi si djalë, flet për DailyMail dhe tregon sesi e kuptoi se nuk ndjehej i tillë.

“Nuk kam qenë kurrë e lumtur kur isha djalë. Isha e detyruar që të bëja gjëra meshkujsh edhe pse nuk kisha asnjë interes për to”, thotë Lea.

Ajo tregon edhe momentin më të bukur dhe kur është “ndjerë vërtetë femër”.

“Tani ndjehem vetvetja dhe momenti më i mrekullueshëm për mua ishte kur më doli gjoksi dhe tani mund t’i tregoj, si për t’u provuar të gjithëve se jam një grua”, rrëfen Lea.

Rrëfimi i 19 vjeçarit që u dashurua në shoqen e mamit

Një djalë 19 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me shoqen e nënës së tij e cila është 43 vjeç, që ia ka marrë virgjërinë. Djali thotë se gruaja ka pasur probleme me burrin dhe ky ka shpresuar që ata do të ndahen, por ajo ka vendosur që të largohet me burrin e saj për të jetuar në një vend tjetër

Rrëfimi i djalit:

Shoqja e ngushtë i nënës time më mori virgjërinë dhe ne bëjmë seks të egër dhe pasionant kur dhe ku mundemi. Unë jam 19 vjet ndërsa shoqja e nënës time është 43 vjet.

Ajo është seksi dhe duket sikur është në të njëzetat. E njoh që kur isha 15 vjeç. Burri i saj është i tmerrshëm dhe gjithmonë kam dashur që ai ta lë atë.

Unë ende jetoj me nënë time. Lokali në të cilin unë punoj është për shitjen e produkteve për frizerë dhe shoqja e nënës time ka një sallon të tillë.

Një pasdite ajo më tha nëse mund t’ia dërgoja disa shamponë tek ajo në sallon, derisa shkoja në shtëpi.

Ajo po pastronte sallonin kur unë shkova. Të gjithë kishin shkuar. Ajo dukej shumë e mërzitur.

E pyeta se çfarë kishte dhe më dha se ishte grindur me burrin e saj për shkak të pijes së tij.

Më pas më shpjegoi se ai kishte dashur ta digjte me cigare në fytyrë.

E përqafova dhe ajo më tha prit pak. Më pas ajo vuri shenjën në derë se është mbyllur dhe mbylli derën.

U shokova kur e pashë që ajo e konsideroi përqafimin tim si kërkesë për diçka më shumë.

U afrua dhe më puthi. Ajo e ngjiti trupin e saj për timin dhe ndjeva trupin të më ndizej.

I thashë: “Ti je e dashur por je ende e martuar dhe unë jam ende i virgjër”.

Ajo më tha: “Është në rregull, ishte vetëm një puthje. Faleminderit që je i sinqertë”.

Më pas ajo më telefononte kur e dinte se nëna nuk është aty.

E mora rrezikun një natë që ta puthja dhe e putha atë e kjo na çoi tek seksi.

Ajo më tregoi çfarë të bëja. Ishte e mahnitshme. Tani ne takohemi kurdo që mundemi.

Nëna kishte një ndejë disa javë më parë dhe shoqja e saj më tha se kishte nevojë për një fillim të freskët.

Ajo po e shet biznesin e saj dhe shtëpinë dhe po shkojnë të jetojnë diku larg me burrin e saj.

Unë dua që ajo ta lë burrin e saj dhe jo vendin. E di që agjentët do të vijnë shpejt për shtëpinë.

A duhet ta thërras atë dhe t’i tregoj se e dua dhe dua që të mos largohet, apo jam përdorur si lodër?

Përgjigja e psikologes:

Mund ta shoh që ka qenë e mahnitshme por nuk shoh të ardhme për ju të dy.

Ti e ke fantazuar atë për një kohë dhe kur ajo ka filluar aferën me ty ke menduar që gjitha ëndrrat tua janë bërë realitet.

Por për të ka qenë vetëm një rrezik për seks të pambrojtur, kur ajo në fakt ka nevojë për ndryshim në jetë.

Ajo e ka vendosur besimin për ndryshim në rend të parë edhe pse dyshoj se burri i saj mund të ndryshojë.

Por ajo ka vendosur dhe ti mund t’i shkaktosh vetëm problem.

Rrëfehet 26 vjeçarja: Kam një të dashur të mahnitshëm, por kam bërë një gabim

Një vajzë 26 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me një djalë, të cilin e ka njohur përmes punës që bën si operatore në linjën seksuale

Vajza thotë se seksi me të është i mahnitshëm por ka frikë se ai e zbulon dhe e lë, por edhe mund ta humbasë punën.

Rrëfimi i saj i plotë:

Bëj seks me një djalë i cili më thirri në linjën time telefonike seksuale.

Por jam e brengosur që nëse ai më zbulon për atë që i kam bërë, ai do të më lërë dhe unë do të jem në zjarr.

Jam 26 vjet dhe punoj në një qendër të thirrjeve gjatë ditës. Gjithashtu disa net të javës shërbej si operatore seksuale telefonike.

Po bëj punën time të thirrjeve disa muaj më parë dhe mora një thirrje nga ky burrë.

Po flisnim dhe u tërhoqëm. Ai është 31 vjet. E di që është gabim por e përdora llogarinë e tij si konsumator dhe gjeta adresën e tij, ku zbulova se jetonte afër.

E gjeta dhe një foto të tij në rrjete sociale dhe ai ka një fytyrë të bukur.

Kështu që unë shkova disa herë në lokalin e tij që ta takoja.

Fillova ta humbja shpresën por më në fund e pashë atë.

Ne filluam të flisnim por më pas e dashura tij erdhi pasi foli me disa miq të saj.

U zhgënjeva por u përpoqa ta harroja dhe vazhdova të bëja dy punët e mia.

Një muaj më vonë e mora një thirrje prej tij në linjën seksuale por fatmirësisht ai nuk e njohu zërin tim.

Ne folëm shumë dhe unë i dhashë atij shumë kënaqësi dhe ai më dha mua.

Ai më tha se ishte beqar pasi ishte ndarë nga e dashura.

Më tha se do të më telefononte përsëri. Unë shkova në klubin e tij.

Ai ishte aty dhe ne filluam të flisnim. Ne kaluam mirë dhe ai më kërkoi takim.

Ne jemi duke u takuar prej dy javësh. Seksi me të është i mahnitshëm. Ai është një aventurier i pabesueshëm dhe më kënaq shumë.

Por kam frikë se do të zbulojë se kam qenë unë që ka biseduar në telefon dhe do të më braktisë.

Dhe nëse nga puna e kuptojnë për këtë, jam në zjarr.

Përgjigja e psikologes:

Të përdorësh të dhëna kredenciale për të gjetur një burrë është gabim dhe ti e di që nëse zbulohet në punë, do ta humbësh atë.

Por është një sekret i madh ta mbash për vete në një lidhje me të. Por sa ndjeni për njëri tjetrin ti dhe ky djalë?

Nëse jeni aq të afërt dhe mendoni një lidhje më serioze, më mirë tregoj atij dhe kështu ai ndoshta do ta vlerësojë që e ke bërë dhe nuk do të raportojë.

Natyrisht, ai mund të mos ketë dëshirë që e dashura e tij të punojë në një vend të tillë edhe pse ai ka telefonuar aty.

Por edhe nëse lidhja juaj nuk zgjatë, një punë tjetër do të të bënte më krenare.

Monstra e Holliwood që përdhunoi aktoret më të famshme të botës

Një njeri me fizik jo shumë të pëlqyer në dukje ,100 kg, i njohur për disa filma të sukseshëm, arriti të kapë disa nga femrat më të famshme dhe më të bukura të botës, si Angelina Jolie, Gwyneth Paltrow, Lucia Evans, por jo nga merita e tij

Bëhet fjale per Harvey Weinstein, producenti që shkaktoi skandal të përmasave të mëdha në të gjithë Amerikën, ku u morën vesh ngacmimet seksuale dhe përdhunimet e shumë aktoreve dhe punonjësve të kompanisë që menaxhon.

Mbi të u hodhën akuza të forta, që krijuan debate, por njëkohësisht dhe bashkim të shumë të famshmëve kundra tij.

Jodi Kantori dhe Megan Twohey morën guximin të zbulonin një anë tjetër të producentit, atë të një manjaku seksual.

Të dyja së bashku publikuan një shkrim në “The New York Times” ku kishin si qëllim t’i tregonin botës se Weinstein në 3 dekadat e fundit kishte përdorur të gjitha femrat sipas dëshirës së tij.

Pas 5 ditsh, më 10 tetor, Ronan Farrow, raportoi për të njëjtën gazetë që producenti ka shfrytëzuar mbi 13 femra dhe 3 prej tyre i ka përdhunuar.

Por kush është Harvey Weinstein?

Ai eshte fituesi i çmimit Oscar dhe producenti ekskluziv i cili “fshihet” pas disa filmave të suksesshëm si, Django Unchained, Pulp Fiction, Silver Linings Playbook and the Spy Kids.

Weinstein në bashkëpunim me vëllain e tij, Bob, gjatë viteve 70’ ndërtuan studion e famshme Mirmax (1979).

Miramx nuk qe një emër çfarëdo, por ishte bashkimi i emrave të prindërve të tyre Miriam dhe Maz.

Përmes kësaj studio ata krijuan disa filma të pvarur si Pulp Fiction, Clerks, The Crying Game, gjithashtu dhe Sex, Lies, and Videotape.

Por më vonë, gjatë vitit 1993, studioja iu shit “Disney” dhe pas një periudhe 22-vjeçare ata krijuan “The Weinstein Company”.

Kush ishin femrat që deklaruan pro dhe kundra Harvey Weinstein?

Në një deklaratë të publikuar fillimisht në “Huffington Post”, Meryl Streep u shpreh e tronditur nga lajmi i turpshëm, siç e cilësoi.

Aktorja vlerësoi ato gra që ngrenë zërin për zbulimin e abuzimeve dhe i cilësoi heroina.

Në ceremoninë e vitit 2012 të “Golden Globes” e cilësoi “Zot” producentin, ndërsa tani, pas akuzave kundër tij, e shikon si një abuzim të neveritshëm e të pafalshëm pushteti.

Judi Dench publikoi një deklaratë ku tha se nuk dinte asgjë lidhur me pretendimet e tmerrshme.

Qëndrime të ngjashme kishin edhe Ema Thomson, Mark Ruffalo e Seth Rogen.

Aktorja 44-vjeçare, Rose McGowan, një ndër akuzueseve që ka dalë hapur, ndryshoi foton e saj të profilit në “Twitter”, duke vënë një kur ishte e re, dhe shkroi: “Kjo vajzë ka qenë viktimë e një përbindëshi.

Kjo është vajza, që e mbuluar me turp, heshti”.

Një tjetër rast ishte ai i Lea Seydoux, e cila fillimisht e kishte takuar Harvey në një event mode dhe ai e kishte thirrur menjëherë për të pirë diçka në hollin e hotelit të tij.

Pas pak minutash, ftesa e Harvey u zhvendos në një nga dhomat e hotelit.

“Ishte e vështirë ti thoje jo pasi ishte një njeri shumë i pushtetshëm dhe ka në dorë çdo gjë për të të bërë keq”, është shprehur Lea për “The Guardian”.

Ajo vijon duke thënë se pasi u ngjitën në dhomë ai ju hodh përsipër duke e puthur dhe duke e prekur pa dëshirën e saj.

“E vetma gjë që mund të bëja ishte të qaja, e kam parë dhe herë të tjera Harvey me femra jo të famshme dhe tregonte kush nga yjet botërore kishte kaluar një natë me të”.

Producentja Elizabeth Karlsen tregoi se kur ka punuar me Weinstein, rreth 30 vjet më parë.

Një rast e ka gjetur nudo në krevat.

Ndërsa gazetarja Lauren Sivan tregoi se rreth 10 vjet më parë Weinstein arriti deri aty sa u masturbua para saj.

Shkrimtarja Liza Campbell tregoi se në të shkuarën Weinstein ishte munduar ta bindte të laheshin bashkë.

Michael Keaton e konsideroi producentin “të neveritshëm dhe të tmerrshëm”.

Ndërsa Lena Dunham sulmoi kompaninë e tij, duke pretenduar se të gjithë kanë ditur gjithçka.

Mes atyre që nuk është çuditur fare nga kjo histori është presidenti amerikan Trump, i cili shkroi: “E njoh Weinstein prej kohësh dhe nuk habitem aspak”.

I akuzuar për ngacmime seksuale, producenti i shumë filmave të suksesshëm u shkarkua nga vetë bordi i kompanisë së tij pas një raporti të “New York Times”, që pretendonte se gjatë 30 viteve ai ka ngacmuar seksualisht gra të ndryshme që punonin për të. Mes tyre janë Ashley Judd dhe Rose McGowan, të cilat ishin të parat që drejtuan gishtin kundër tij.

Ato që ranë pre e ngacmimeve seksuale nga poducenti Harvey Weinstein janë femrat e renditura më poshtë:

• Asia Argento, aktore

• Rosanna Arquette, aktore[3]

• Jessica Barth, aktore

• Ambra Battilana, modele

• Zoë Brock, modele

• Emma de Caunes, aktore

• Cara Delevingne, aktore dhe modele

• Daën Dunning

• Lucia Evans, aktore

• Romola Garai, aktore

• Judith Godrèche, aktore

• Jessica Hynes, aktore

• Angelina Jolie, aktore

• Ashley Judd, aktore

• Katherine Kendall

• Rose McGowan, aktore

• Gëyneth Paltroë, aktore

• Tomi-Ann Roberts

• Léa Seydoux, aktore

• Lauren Sivan, gazetare

• Mira Sorvino, aktore

Masazheren nga Shkodra e gjen belaja: Burri i klientes më plasi pas muri dhe…

Ngacmimet seksuale janë në qendër të historisë së një 34-vjeçareje të specializuar në masazhe trupi. Ajo tregon se ka rënë pre e ngacmimit nga burrat e klienteve të saj, por rasti më i fundit ka qenë shokues. Ja historia e rrëfyer për “ShkodraNews”

“E dashuroj punën time, por urrej burrat dhe të fejuarit e klienteve të mia. Jam masazhatore profesioniste dhe duke qenë se puna nëpër qendra estetike nuk më ka dhënë të ardhurat që më nevojiten kam 2 vite që shërbimin e ofroj edhe në shtëpi, kuptohet me një pagesë më të vogël se ajo që klientet paguanin kur vinin më takonin në sallone.

Jam 34 vjeçe nga Shkodra, e banoj në kryeqytet pasi mundësia për punë është më e madhe. Por kam një problem të madh.

Në të shumtën e rasteve kur shkoj në shtëpitë e klienteve femra, sepse punoj vetëm me femra, më ngacmojnë burrat e tyre. Tani unë jam super e mbajtur dhe normal kam trup të mirë se kujdesem për veten, por ata s’kanë përse më ngacmojnë se unë punën bëj.
Rasti më i fundit ishte në shtëpinë e një çifti nga Tirana, pa fëmijë. Dola nga dhoma ku po i bëja gruas së tij masazh anticelulit për të marrë vajin që kisha lënë të shkrihej dhe i shoqi më kap duart më plas pas muri e më puth si i çmendur. Madje më tha që ka rënë në dashuri. Si ra në dashuri pa më njohur?!

Nuk nxorra dot zë se më erdhi turp dhe nuk doja të humbisja as punën. Tani më shkruan dhe do të takohemi jashtë shtëpisë. Më vjen keq për klienten se bën gjithçka ta kënaqë të shoqin. S’di, s’di hiq!”, shkruan ajo

Lezhjania: Virgjërinë e humba me burrin, por më pas shkova me 16 meshkuj sepse…

Një histori devijance seksuale është rrëfyer nga një 46-vjeçare. Ja rrëfimi i pazakontë i saj. “Tema qenka interesante, e historia ime është adapte. Në pamje të parë jam një grua e dashur dhe një nënë e mirë. Mund të them që deri diku edhe një bashkëshorte e mirë

Ama ana ime e errët është e tmerrshme. Ka pak vite që kam kuptuar që jam e varur nga seksi. Jam rreth 46 vjeçe dhe tradhëtoj vetëm për të kënaqur kërkesat e pakontrollueshme seksuale.

Kam kaluar një jetë të çuditshme seksuale. Virgjërinë e kam humbur me burrin, madje në natën tonë të parë të dasmës. Nuk më pëlqeu si përvojë, më kujtohet se kisha shumë shqetësime dhe dhimbje. E prej atij momenti marrëdhëniet seksuale më burrin nisa t’i shihja si detyrim.

Kurrë s’kam folur me burrin për jetën tonë seksuale. Ne flasim për gjithçka, përveç seksit. Kisha lexuar rreth orgazmave, por kurrë nuk e përjetova një me burrin.

Burrin e kam njeri shumë të mirë dhe punëtor.

Por gjërat ndryshuan kur u bëra 35 vjeçe. Kur ikim familjarisht në Itali për një jetë më të mirë.

Burri punonte gjithë kohën, unë mbaja fëmijët në shtëpi.

Pas 1 viti zura disa shoqe italiane dhe nisa të dal me ta kur fëmijët ishin në kopësht e shkollë.

Njoha të dashurin e parë, me të cilin shkova direkt se e ndjeva direkt. Ndryshe nga burri zgjoi ndjenja të panjohura tek unë. E bëmë në makinën e tij dhe atë ditë në parkingun e një qendre tregtare arrita dhe orgazmën time të parë.

Kaq doja dhe prej vitesh kam një jetë të gjallë seksuale e deri më sot kam shkuar me 16 meshkuj të ndryshëm. Sepse u përpoqa të gjeja përmbushjen seksuale me burrin, por nuk pata prapë sukses.

Emocionalisht me thënë të drejtën nuk jam lidhur kurrë me të dashurit, e lidhjet me to zgjasin vetëm disa muaj. Këtë gjë e kam ndarë me mikeshat e huaja, se shqiptaret merren me thashetheme, dhe ato janë çuditur nga sjellja ime.

Kam frikë mos bie në dashuri me ndonjërin nga këta meshkuj. Sepse ashtu do e quaja tradhëti ndaj burrit. Dua ta bëj burrin të më kënaqë siç dua unë, por nuk di si…”, shkruan ajo.

Ç’do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Mistikët pretendojnë se bota e ëndrrave tona, mund të përbëjë një lidhje me botët e tjera, të paarritshme për ndërgjegjen tonë kur jemi zgjuar, kështu që nuk është një rastësi fakti se që nga kohët e lashta është besuar se ëndërrimi i njerëzve të vdekur, është një shenjë e rëndësishme që nuk duhet të injorohet

Të vdekurit vijnë në ëndrrat tona me një mesazh, këshillë apo vërejtje që duhet të kuptohet në mënyrë që të shmangen problemet e panevojshme apo edhe gabimet. Psikologët besojnë se ëndërrimi i të afërmve apo miqve që kanë ndërruar jetë, është thjesht një manifestim i depresionit apo ndjenjës së fajit ndaj tyre.

Megjithatë, le të hedhim një vështrim më të thellë mbi këtë çështje mistike, dhe të përpiqemi të kuptojmë se çfarë mesazhesh mund të merren nga njerëzit që janë tashmë të gjallë vetëm në kujtesën tonë, dhe mund të flasin me ne vetëm përmes ëndrrave tona. Libra e sotëm mbi ëndrrat, nuk i kushtojnë shpesh vëmendje të mjaftueshme shumë nuancave të rëndësishme: si duket personi i vdekur në ëndrrat tona – i vdekur në varr, i gjallë dhe i lumtur, apo rikthehet në jetë para syve tanë, ose ndoshta thjesht nuk e mbajmë mend në ëndrrën tone, se ky person ka vdekur shumë kohë më parë.

Interpretimet e ëndrrave me persona të vdekur

Zakonisht supozohet se ëndrra me një të vdekur (biseda me të, dëgjimi i këshillave të tij, dhe bërja e asaj që ai thotë), është një shenjë e lajmeve të papritura apo ndryshimeve në jetë. Librat e krishterë të interpretimit të ëndrrave, ndonjëherë shpjegojnë që ne shohim ëndrra të tilla, kur shpirti i një të afërmi apo miku tonë të vdekur nuk ka gjetur ende paqe, dhe këshillohet të mbahen ceremoni përkujtimore në varreza dhe të përmbushen kërkesat e tij (për shembull, nëse në ëndërr i vdekuri kërkon ujë).

Interpretimet pagane të ëndrrave që kanë ardhur deri në ditët tona, rekomandojmë në mënyrë implicite plotësimin e të gjitha kërkesave të personit të ndjerë, për të shmangur zemërimin e perëndive. Dhe ndërsa ëndërrimi i një personi të vdekur mund të jetë diçka e frikshme, kjo nganjëherë mund të jetë një shenjë e mirë. Në rastin ku shihni në ëndërr një person të vdekur që kthehet sërish në jetë, kjo mund të thotë se diçka e humbur do të rikthehet së shpejti (para, ndonjë send, apo edhe statusi social).

Disa libra mbi këtë çështje, e interpretojnë ëndërrimin e njerëzve të vdekur si shenjë të ngjarjeve të mira në familje, si një martesë, lindjen e një fëmije, apo diçka të ngjashme të lumtur dhe të begatë. Ka libra të tjerë që pretendojnë se parja në ëndërr e një personi të vdekur para dasmës është një paralajmërim kundër këtij bashkimi në çift. Një ëndërr e tillë, paralajmërojnë një martesë të palumtur, dhe që fëmijët e lindur nga ajo do të jenë të sëmurë e të dobët.

Po në lidhje me ëndërrimin e një të afërmi të vdekur?

Në këtë pikë nuk ka asnjë interpretim përfundimtar, dhe ju duhet gjithmonë të kini parasysh shumë faktorë të ngatërruar. Por shumica e interpretimeve në lidhje me të afërmit e vdekur (sidomos prindërit) që shfaqen në ëndërr, përfaqëson paralajmërimin e telasheve.

Ndonjëherë ëndrrat në të cilat një person në gjumë komunikon me prindërit e tij të vdekur, ndihmon në gjetjen e paqes së brendshme, besimit, dhe madje ndikon edhe tek suksesi në punë dhe mirëqenien e familjes. Besohet gjithashtu, se është e pamundur të ndikojmë tek ëndrrat ku ne shohim të dashurit tanë që kanë vdekur. Edhe nëse jeni përpjekur ta bëni këtë, është absolutisht e kotë, pasi nuk jemi ne që i thërrasim, por janë ata që vendosin të vijnë tek ne.