Të famshëm pa kokë

Maria Antonieta Mbërriti në Francë në 16 prill 1770 në moshën 14 vjeçare për t’u martuar me mbretin, Luigji XVI si një aleancë diplomatike me Austrinë. Shpenzoi me të dy duart. Para një zije buke i atribuohet shprehja: “Nuk kanë bukë? Le të hanë tortë! Gijotina ia mbylli përgjithmonë gojën

Luigji XVI. I urryer për jetën e tij luksoze të mbajtur nga taksat e vendit, para se të vendoste kokën tek instrumenti kërkoi të thoshte disa fjalë të fundit: – “Jam i pafajshëm!” Dhe tehu përfundoi mbi qafën e tij mbretërore.

Maximilien Robespierre.
Avokat, shkrimtar, politikan dhe lider i Revolucionit francez dhe një diktator i pamëshirshëm që vendosi terrorin si armë të diktaturës. U dënua nga Asambleja. E vrau e njëjta makinë që përdori për të eliminuar armiqtë e tij. E varrosën në një varr të përbashkët.

Charlotte Corday.
Vrau Jean–Paul Marat me thikë, ndërsa po lahej në një vaskë me ujë dhe squfur për të luftuar sifilizin. Të dy ishin personazhe me emër të Revolucionit. Ajo përfundoi në gijotinë.

Louis de Saint–Just. Dora e djathtë e Robespierit, e quanin ëngjëlli i terrorit. Ndoqi dhe dënoi me vdekje dhjetra revolucionarë, eliminoi një pjesë të fisnikërisë, përfundoi me kokëprerje nga makina e tij e preferuar.

Antoine–Laurent de Lavoisier. Një nga shkencëtarët më të mëdhenj të historisë. Revolucionarizoi konceptet e kimisë. I zhytur në punën e tij dhe indiferent ndaj Revolucionit u akuzua për një krim, ndoshta për hakmarrje dhe vdiq në gijotinë në 1794.

Jacques–René Hébert. Redaktor i gazetës “Le Père Duchesne”, pena e tij dërgoi drejt vdekjes një sërë armiqsh. Ishte një zëdhënës i gijotinës, u akuzua për tradhti dhe koka e tij përfundoin nën teh në 1792.

Georges–Jaques Danton. Një nga etërit dhe një personazh i madh i Revolucionit. U përball me Asamblenë Kombëtare, vdiq nën gijotinë në 5 prill 1794. Thirrja e tij e fundit: “Tregojani popullit kokën time. Ia vlen!”

Claude Fauchet. Prift, me një rol shumë të rëndësishmë në Revolucion. Mbështeti demokracinë dhe për të drejta të barabarta. Tha publikisht: “Vdekjet nuk janë të nevojshme!” Për këto fjalë e akuzuan për tradhti. Hipi mbi gijotinë në 31 tetor 1793. / bota.al

Burri vazhdimisht dehet dhe na rrahë, e tradhtova me shokun e vjetër…

Një grua 35 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, ka rrëfyer për The Sun se burri i saj dehet vazhdimisht dhe madje i rrah atë dhe dy fëmijët e tyre. Ajo thotë se me të është njohur qysh kur ka qenë 16 vjeçare dhe është e martuar me të prej 15 vitesh

Gruaja rrëfen se e ka tradhtuar atë me një shok të vjetër, derisa ishte takuar me të në qytet dhe kishin dalë disa herë dhe kishin bërë seks, por që edhe ai ka qenë i martuar dhe janë ndarë pasi do të lëndonin shumë njerëz. 35 vjeçarja thotë se e ka kuptuar se si është të jesh e dashuruar sërish.
Ndërsa fëmijët thotë se mbyllen në dhomë, e ajo duhet të jetojë një martesë të palumtur, por që nuk e di çfarë duhet të bëjë, pasi mendon më shumë për fëmijët.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të saj:

Kam qenë duke bërë seks të mrekullueshëm me një burrë të dashur. E dija që do të duhej të përfundonte por unë të paktën tani e di se si është të jesh e dashuruar. Cila është përgjigja për mua tani?

E njoha burrin tim kur isha 16 vjeç dhe jemi të martuar prej 15 vitesh. Unë jam 35 vjet dhe ai është 37 dhe ne kemi një djalë 14 vjet dhe një vajzë 12 vjet.

Burri im ka pirë gjithmonë. Në fillim nuk ishte shumë por me kalimin e kohës kjo u bë më e madhe dhe pas disa vitesh u bë problem serioz.

E takova një shok të vjetër në qytet tre muaj më parë. Ai është 38 vjet dhe ka qenë në shkollë me vëllain tim. Ne u ulëm dhe biseduam dhe unë i tregova gjithçka atij.

Ai sugjeroi që të takohemi sërish dhe të flasim kur kemi më shumë kohë. Unë shpërtheva në lot dhe ai më mori të më shëtiste me veturë nëpër qytet që të më qetësonte. Ai e ndali veturën dhe më puthi mua.

U ndjeva aq mirë dhe e dashur, andaj përfunduam duke bërë seks. Ne u takuam sërish edhe disa herë të tjera dhe bëmë seks sërish. Tani ka përfunduar por unë e kuptova se si është të jem gjallë sërish.

Ne nuk deshëm të përfundonim atë por do të lëndoheshim shumë njerëz. Ai është i martuar po ashtu.
Tani unë jam në një martesë të mjerë. Burri im nuk pi para pune por çdoherë pi në mbrëmje dhe në vikende.

Fëmijët kanë filluar ta diskutojnë këtë, duke thënë se babai është gjithmonë i dehur. Për ta shmangur këtë, ata vetëm shkojnë në dhomën e tyre.

Ai rënkon vazhdimisht. Ai ka një temperament të shpejt dhe na godet ne të gjithëve. Ai thotë se na godet pasi atë nuk e dëgjon askush.

Kam folur me të për gjithë këtë dhe ai ndryshon për 1 javë ose 2 dhe më pas i kthehet gjendjes së mëparshme.

Jam shumë e palumtur me të. Unë nuk e dua atë dhe asnjëherë nuk dua të bëj seks me të. Unë pajtohem me të vetëm që ta ndaloj komplikimin.

Më vjen keq më shumë për fëmijët se për veten, por çfarë të bëj? A t’i hedh poshtë gjithë këto 20 vite deri tani?

Kjo është përgjigja e psikologes:

Nuk do të jenë të humbura derisa ti i do fëmijët tu por ti je duke bërë jo mirë që lejon dehjen e tij dhe sjelljen. Kjo ju jep atyre mesazh të keq për ty, marrëdhënien dhe veten e tyre.

A ke provuar t’i tregosh burrit tënd për dëmin që i shkakton shëndetit të tij, fëmijëve dhe martesës suaj. Nëse ai nuk kupton dhe nuk do të ndryshojë, tregoi që martesa juaj ka përfunduar dhe kërko ndihmë. Do të jetë e dhimbshme por do të jetë më mirë./BS/

Qeni i shpëton jetën policit, i jep ndihmën e parë (video)

Ai quhet Poncho dhe është qeni më i famshëm për momentin.Është stërvitur nga policia e qytetit të Madridit dhe videoja ku Poncho i jep ndihmën e shpejtë policit duke i bërë masazh kardiak është bërë virale

Videoja e publikuar më 22 qershor në Twitter nga policia e Madrid është parë më shumë se 700 mijë herë.
Në fillim duket sikur qeni kërcen kot mbi gjoksin e agjentit të policisë por nëse shihet me vëmendje putrat e tij janë në një pozicion ku mbahen për të praktikuar një masazh kardiak.

Mendova se e gjeta mashkullin e ëndrrave, por ai në shtrat është…

Ankthi i seksit: Mendova se e takova njeriun e ëndrrave të mija, por ai nuk është i mirë në dhomën e gjumit

Ai është i bukur dhe kaq i drejtë për mua, por problemi është se ai është një ‘mbeturinë’ në shtrat.
Ne jemi të dy 28 vjeqar. Unë kam pasur tre ose katër marrëdhënie afatgjate deri më tani, por për të është e para.

Ne u takuam në prill dhe vendosëm që gjërat t’i merrnim një hap më tutje. E dija se ishte i etur.Kam qëndruar mbi atë ‘të tijin’ dhe gjithqka ishte duke shkuar mirë. Ai u zgjua dje pastaj e humbi ‘ngritjen’ përsëri.

Ai ishte i zhgënjyer dhe unë e sigurova se këto gjëra mund të ndodhin dhe në fundjavë e provuam përsëri.

E njëjta gjë ndodhi. Ai e mori shumë seriozisht, por nuk mundi ta kryejë. Unë i them të mos nxitohem dhe se gjithqka është mirë, por nga brenda unë mendoj: “Ndihmë. Qfarë të bëj?

Psikologia përgjigjet:

Mos u frikësoni. Ndoshta gjithqka ka të bëjë me nervat. Tregoj atij se gjithqka do të jetë mirë dhe ai duhet të relaksohet.

Vendosni marrëdhënien seksuale jashtë rendit të ditës, por mos heqni dorë nga të gjitha mënyrat e tjera për të bërë dashuri.

Kënaquni duke u prekur dhe puthur e përqafuar. Gjeni se qfarë më të vërtetë e kthen atë dhe i thoni se qfarë bëni ju për të. Dhe flisni. Ju jeni në një marrëdhënie të re dhe ende po e zbuloni njëri-tjetrin.
Shijojeni. Keni mjaftë kohë.

I riu ndahet nga gruaja: “Më nisi gabimisht sms-në për të dashurin”…

Quhet Serian Stafa dhe është 27 vjeç. Ai vjen nga Shijaku dhe është babai i një djali tre vjeçar. Ndodhet sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, për të bërë publik shqetësimin e tij dhe për të kërkuar ndihmë pasi ka më shumë se 6 muaj që nuk takon dot djalin e tij tre vjeçar dhe gjithçka ka ndodhur pas divorcit

Seriani është martuar në vitin 2013 me një vajze nga Burreli. Irena Kola është aktualisht 22 vjeç dhe në momentin e martesës ka qenë vetëm 17 vjeç. Së bashku ata qëndruan vetëm katër vite dhe me pas shkuan drejt zgjidhjes së martesës.

Seriani thotë se problemet nisën që në fejesë kur ai kuptoi se vajza nuk kishte as 6 klasë shkollë siç i kishte thënë shkesi. “Nuk doli ashtu siç e mendoja. Kisha shumë besim. Kur u fejuam e u martuam, bëmë gjërat, kemi pasur grindje e probleme që mund edhe të ndaheshim por nuk ndodhi. Kërkova që në fejesë ndarje por nuk u bë, prindërit nuk donin. Por ajo nuk ishte ashtu siç më treguan. Nuk kishte bërë shkollë pothuajse fare, as 2 herë 2 nuk dinte. Më kishin thënë që kishte bërë 6 vjet shkollë, as 6 nuk kishte bërë. Arsimi ishte shumë problem për mua. Jo se kam unë shumë por të paktën arsimin elementar”, tha 27-vjeçari.

Në vendimin e Gjykatës, kujdestaria iu la nënës dhe babai kishte detyrimin mujor prej 50 mijë lekësh të vjetra dhe takimet mujore. Seriani tregon se nuk ka paguar në këto 6 muaj asnjë detyrim, pasi është i papunë dhe nuk ka asnjë të ardhur. Ai thotë se do vetëm ta takojë të birin dhe jo ta marrë.

Për më tepër 27-vjeçari nuk e ka përmendur tradhtinë në gjyq. Ai tha se ish-bashkëshortja e ka tradhtuar pas martese dhe këtë e ka zbuluar kur i ka dërguar një mesazh në telefon gabimisht, në vend se t’ia tregonte të dashurit.

“Kam toleruar gjithçka deri sa kam gjetur telefonata dhe mesazhe. Ajo dërgoi mesazh që do ia çonte atij, e dërgoi gabimisht tek unë. Unë mora të atin në telefon dhe i thashë hajde merre gocën. Lidhjen e ka filluar pas martese. Më vonë nga ato që kam dëgjuar, kam kuptuar se ajo nuk ka dashur të martohej. Ka qenë një martesë e detyruar. Kur e takova për herë të parë ajo filloi të qante. I thashë nëse nuk do, nuk ke pse pranon. Kemi biseduar shumë herë para martese. Ajo tha që të ndryshojë dua një fëmijë që të vazhdojmë jetën”, tregon Seriani.

Ky baba i ri në moshë kërkon të ketë takime me të birin dhe asnjëherë nuk e ka menduar se nuk do të kontribuojë në rritjen e tij. Ai tregon se ish-gruaja i thotë se nëse nuk paguan para nuk do ta shikojë asnjëherë djalin. Vetëm para pak ditëve Argisti kishte ditën e lindjes dhe nëna nuk e la as në telefon ta uronte babai i tij.

Seriani tha se divorci u bë me marrëveshje dhe nuk pati debate por se tani kërkon që ta takojë të birin siç e ka caktuar gjykata dhe më vonë të paguajë edhe shumën për të birin.

“Nuk ka pasur debate. Ishte me marrëveshje. E pranoi dhe vetë tradhtinë, që ka bërë dhe kërkoi divorcin. Kur mbaroi divorci nuk e ktheu më djalin. Në gjyq nuk u përmend çështja e tradhtisë. Kisha ndenjur 4 vjet më të, nuk doja të ndihej keq. Por tani s’mundem më. Dua të shikoj tim bir. Unë do kontribuoj për të dhe as që e diskutoj këtë pjesë por tani jam i papunë. Kjo situatë nuk do jetë gjithmonë”, tha 27-vjeçari./balkanweb/

Zbulohet gjurma më e vjetër në botë në fundin e një deti

Neil Armstrong la gjurmën e tij të parë në Hënë në 20 korrik 1969. Po në tokë, kur e është lënë gjurma e kafshëve

Nuk e dimë me saktësi se kur e kanë lënë kafshët gjurmën e tyre të parë, por gjurma më e vjetër e gjetur daton mes 551 milionë dhe 541 milionë vitesh, gjatë periudhës ediakaran. Pra rreth 100 milionë vite përpara se dinozaurët të endeshin në Tokë, para 245 milionë vitesh. Kjo gjetje sugjeron se kafshët zhvilluan krahë primitive dhe këmbë primitive më herët sesa mendohej. Gjurma e çuditshme prehistorike tregon dy rradhë gjurme që ngjajnë me një gjurmë këmbe të përsëritur thonë shkencëtarët. Ata e gjetën këtë në Dengying Formation, një vend në zonën e Yangtze Gorges në Kinën jugore.

Gjurmët tregojnë një kafshë bilaterale që është një krijesë me një simetri të dyanëshme që ka një kokë nga një skaj dhe shpinë nga ana tjetër dhe një të djathtë simetrike me të majtën e ka lënë këtë gjurmë. Kjo kafshë deti kishte një palë zgjatje që e ngrinin trupin mbi dyshemenë e oqeanit dhe këtë e tregon gjurma e lënë nga këmbët e shumëfishta. Këto gjurmë janë gjetur në strofka të fosilizuara, çka tregon se kafsha misterioze mund të ketë gërmuar në sedimentet e fundit të oqeanit periodikisht në kërkim të oksigjenit dhe për ushqim.

Të dyja si gjurmët dhe strofka njihen si gjurmë fosile, një term që i referohet mbetjeve të fosilizuara që kafshët kanë lënë mbrapa më shumë si një feçe e fosilizuar, sesa si fosile të vetë kafshëve. Këto gjurmë fosile janë provat më të hershme për shtojca të kafshëve. Deri më tani mendohej se kafshët bilaterale të tilla si artropodët dhe krimbat unazorë u shfaqën gjatë shpërthimit kambrian mes 541 dhe 510 milionë vitesh, edhe pse disa shkencëtarë dyshonin se këto kafshë evoluan më herët. Sipas shkencëtarëve tani zbulimi i gjurmëve dhe strofkave tregon se kafshtë me shtojca jetuan gjatë periudhës ediakarane. / bota.al

Zgjidhet një mister tjetër i Ishullit të Pashkës

Moait, figurat e famshme prej guri në Ishullin e Pashkës kanë shekuj që mahnitin. Tani një studim i realizuar nga një ekip i përbashkët mes universiteteve të Pensilvanisë dhe Binghamtonit ka zgjidhur një tjetër mister që vishte statujat

Si kanë mundur vendasit të vendosin kapele guri mbi kokat e disa prej tyre? Këta gurë arrijnë deri në 13 tonë dhe janë prodhuar me gurë vullkanik të kuq, një material i ndryshëm nga ai i statujave. Kërkuesit kanë arritur të krijojnë modele tridimensionale të disa prej tyre për të gjetur gjurmë që mund t’u sugjeronte ndonjë pistë.

Ajo që zbuluan ishte se blloqet e gurëve u transportuan deri në vendin e statujave dhe u gdhendën në këmbët e statujave, por si i ngjitën deri mbi kokë? Autorët e studimit shpjegojnë me shumë siguri se vendasit kanë ndërtuar terren të pjerrët druri që shkonte nga dyshemeja deri tek maja e kokës së statujave. Më pas kanë përdorur një teknikë që përdoret për të ngritur varkat që kanë rrëshqitur. Kjo teknikë konsiston në lidhjen e një litari rreth objektit që do të lëvizë. Më pas vendasit ngjiteshin përmes së përpjetës dhe tërhiqnin gurin, derisa ta vendosnin mbi kokën e statujës. / bota.al

Pemët e jetës po vdesin dhe askush nuk e gjen shkakun

Pema baobab (Adansonia) e njohur ndryshe si “pema e jetës” është e vështirë për t’u harruar. Gjendet në rajonet e savanës afrikane, në Madagaskar dhe në Australi. Pemët formojnë një trung shumë të trashë dhe të gjerë dhe mund të jetojnë mijëra vjet e të zhvillojnë vrima kaq të mëdha, kavitete të pazakonta, saqë mund të strehojnë një bar në brendësi (Sunland Baobab)

Sunland Baobab me moshë 1000 vjeçare dhe pema më e madhe e Afrikës u rrëzua vitin e kaluar. Një tjetër baobab i famshëm, pema Chapman në Botsvana u rrëzua në vitin 2016. Sipas një studimi të publikuar në “Nature Plants” diçka e ngjashme po u ndodh baobabëve më të mëdhenj dhe më të vjetër në të gjithë botën, një ngjarje me një magnitudë të paprecedentë. Studimi u realizua nga Adrian Patrut në universitetin e Babes-Bolyai në Rumani dhe një grup ekspertësh, të cilët arritën në përfundimin se në 12 vitet e fundit 9 nga 13 pemët më të vjetra dhe 5 nga 6 më të mëdhatë kanë marrë fund. Po flasim për një humbje tragjike duke patur parasysh historinë dhe kulturën lidhur me këto pemë që janë edhe një burim kyç ushqimi për qeniet njerëzore.

Baobabi është shkaku i angiospermës (lulëzimit të bimëve) më të madhe dhe është pema emblemë e Afrikës,- sqaron Patrut. Shkencëtarët kanë ekzaminuar pemët qysh prej 2005 dhe kanë ngritur një teori se si rriten dhe kanë dokumentuar këto humbje të pariparueshme të natyrës. Baobabët më të mëdhenj kanë shumë trungje rreth një kaviteti fals dhe kjo e bën strukturën e e tij të veçantë. Këto trungje mund të rriten bashkë, çka çon në një karakteristikë të çuditshme sepse duke u rritur nga jashtë brenda kavitetit druri mplaket gjatë një periudhe në vend që ta bëjnë më të ri siç do të ndodhte normalisht. Është një karakteristikë unike e baobabit, – tha Patrut që ka përdorur metoda me radiokarbon për të përcaktuar moshën në pjesë të ndryshme të pemëve. Autorët thonë se pemët më të mëdha janë më të cënueshmet dhe fajësojnë ndryshimet klimatike edhe pse studimi thotë se duhen kërkime të mëtejshme. Pemët më të mëdha kanë më shumë nevojë për ujë dhe ushqyes, sesa ato më të vogla dhe janë më të prekurit nga rritja e temperaturave dhe nga thatësira. Ky studim hedh poshtë idenë se këto pemë po mbarojnë nga ndonjë epidemi kërpudhore ose diçka e ngjashme. Këto vdekje janë modifikime të rëndësishme në ekosistemin dhe integritetin e biodiversitetit.

Zgjedhe njërën pendë dhe zbulo çfarë thotë për ty

Në psikologji, nënndërgjegjja është pjesë e ndërgjegjes që në fakt nuk është në vetëdijen kryesore. Fjala “nënndërgjegje” përfaqëson një version të vjetër të fjalës frënge “subconscient” të përdorur nga psikologu Pierre Janet, i cili argumentoi se nën shtresat e funksioneve të mendimit kritik të mendjes së vetëdijshme, fshehët një vetëdije e fuqishme të cilën ai e quajti ‘mendja e nënndërgjegjes’

Funksioni i kësaj mendjeje është për të ruajtur dhe korrigjuar të dhëna. Puna e saj është që të sigurohet se ju përgjigjeni saktë ashtu siç jeni programuar, transmeton Gazeta Express.

Gjatë kohës kur i mbushni 21 vjeç, mendja juaj është e mbushur me të dhëna më shumë sesa e gjithë enciklopedia ‘Britannica’. Çdo person ka lloj të ndryshëm personaliteti. Psikologjia ka tentuar t’i klasifikojë këto personalitete bazuar në parametra të veçantë. Bazuar në teorinë e ngjyrave dhe formave, një psikolog beson se të zgjedhësh një nga këto gjashtë pendë mund të zbulojë shumë rreth personalitetit tuaj.

Shikoni me kujdes këto gjashtë pendë, dhe zgjedheni njërën! Më pas lexojeni se çfarë thotë ajo për ju:

PENDA 1:

Ju jeni një person imagjinativ. Juve ju pëlqen përmirësimi i vetes tuaj dhe keni një karakter të fortë. Jeni një perfektionist dhe efikas, megjithatë, ndiheni keq kur diçka nuk del ashtu siç e keni pritur.

PENDA 2:

Mund të adaptoheni lehtë në çdo gjë. Mësoni shpejtë, por jeni pak të izoluar, gjë që ju pëlqen të mësoni gjithçka vetëm; megjithatë, njerëzit që të duan do të jenë gjithmonë aty për të të mbështetur, transmeton Gazeta Express.

PENDA 3:

Ju pëlqen të ndjeheni aktiv dhe keni shumë projekte, edhe pse është e vështirë për ty që të fokusohesh vetëm në një qëllim.

PENDA 4:

Ju pëlqen harmonia. Gjithmonë tentoni t’i ndihmoni të tjerët. Ju pëlqen që të rrethoheni me njerëz që të duan dhe që nuk e shikojnë vetëm interesin tek ti.

PENDA 5:

Jeni shumë kreativ dhe artistik, edhe pse nganjëherë nuk i besoni vetes ose aftësive tuaja, sepse frikësoheni nga dështimi.

PENDA 6:

Jeni i pavarur. Nuk vareni absolutisht në askënd dhe e dini se mund t’i arrini qëllimet vet; megjithatë, duhet të mësoheni se si t’i mbani miqësitë.

Tiranasja e martuar mbetet shtatzënë me dashnorin, komentuesi e çudit me përgjigjen

Rastet e tradhtisë në një lidhje vijnë nga monotonia, zbehja e dashurisë apo edhe nga të tjera motive e probleme në çift. Një mesazh i dërguar mbrëmjen e kaluar në redaksinë e JOQ, ka ngjallur shumë reagime tek komentuesit

Gruaja kishte kërkuar mendimin e komentuesve në lidhje me lëmshin në jetën e saj si pasojë e një lidhje jashtëmartesore.

Gruaja shkroi për JOQ:

“Mirmbrema JOQ, jam nje zonje nga Tirana ,e martuar .kam nje femij te vogel.prej nje viti jam lidh me nje djal eshte beqar ..duhemi shum ..deri ketu shum mire..por kam mar vesh qe kam ngel shtatzene ..por nuk e di tani. me burrin apo me te dashurin..i dashuri me do shum dhe me ka then qe nese eshte i imi mbaje femijen ndahu nga burri dhe jetojm bashk..tani jam ne dilem se cfare te bej..dua mendim nga ndjeksit e faqes JOQ por dua mendime te sinqerta.”

Ky status ngjalli shumë polemika dhe përgjigjet ishin nga më të shumtat duke marrë parasysh se edhe deklarata e saj ishte sa e fortë, aq edhe e pazakontë. Një koment ndryshe nga personat që e kritikonin ka rënë në sy midis përgjigjeve. Një burrë komentoi historinë e jetës së tij të ngjashme me atë të gruas mesazh dërguese. Ai e këshilloi të mos bënte gabimin e jetës ashtu si edhe gruaja e tij e cila përfundoi në mes të 4 rrugëve.