Shkenca hedh një hap tjetër drejt ndalimit të procesit të plakjes

Dorian Gray, personazhi i trilluar nga Oscar Wilde, ia shiti shpirtin djallit për rininë e përjetshme. Shumë të tjerë sot nuk kursehen për trajtime e kremra që premtojnë mrekulli, e të tjerë akoma i drejtohen kirurgut plastik. Në garën e çmendur për t’u dukur më shumë sesa vitet që kemi, shkenca mund të na japë një dorë

Një nga arsyet pse plakemi është plakja e qelizave, praktikisht qeliza që ndalojnë procesin e ndarjes.
“Ndërsa trupi njerëzor plaket, ai akumulon qeliza të vjetra, që nuk funksionojnë aq mirë sa të rejat”, thotë Lorna Harries, profesore në University of Exeter Medical School.

Ekipi i saj hulumtues ia ka dalë të krijojë komponime që e ulin numrin e këtyre qelizave me 50%.
Studiuesit kanë ndjekur me vëmendje edhe faktorë si proteinat që luajnë një rol kyç në mënyrën si sillen disa gjene. Dy prej këtyre proteinave përcaktojnë se kur dhe si ndryshojnë qelizat tona ndërsa mosha avancon.

Ky zbulim mund të hapë rrugën për trajtime të reja për enët e gjakut që ngurtësohen, çka rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, si dhe degradimin qelizor.

“Kemi menduar se sëmundjet që lidhen me moshën, si kanceri, demenca dhe diabeti, kishin secila një shkak unik, por në të vërtetë gjetjet na çojnë te një ose dy mekanizma të zakonshëm”, thotë drejtuesja e studimit.

Studiuesit përdorën komponimet AP39, AP 123 dhe RT01, të projektuara për të furnizuar me sulfide hidrogjeni mitokondritë e qelizave, çka garanton energjinë që i ndihmon ato të jetojnë dhe të vijojnë të jenë aktive duke u ndarë. Testet treguan një rënie me 40-50% të qelizave që ndalojnë procesin e riprodhimit përmes ndarjes. (TemA TV)

Legjenda e vëllezërve dhe e emrit të Mirditës!

Në vitin 1930, korçari me origjinë nga Përmeti, Stavro Th. Frashëri do të botonte librin e tij ‘Përmes Mirditës në Dimër

Ja çfarë shkruan ai për prejardhjen e Mirditës:

“-Legjenda thotë se ka qenjë një baba që ka pasur 5 djem. Kur erdhi koha e të ndarit, meqënëse nuk kishte se ç’tu jepte: njërit i dha shoshën, të dytit shalën, të tretin shpatën, të katërtit hinkën dhe të pestit i tha të sundojë Oroshin.

Kështu po shikojmë se Shala, Shoshi, Kuzhneni, Spaçi dhe Oroshi konsiderohen si vëllezër dhe dy të parët u vendosën në Dukagjin kurse tre të fundit në Mirditën e sotme.

Në Shosh më thanë se nuk kanë qenë 5 vëllezër por tre: Shala, Shoshi dhe Mirdita. Emri Mirditë, vazhdon legjenda, rrodhi kështu: Qe moti mbreti na bënte luftë me armiqtë e tij dhe me shërbimin e vet ka pasur edhe burra mirditas.

Erdhi koha për të bërë sulmin kundra armikut mirëpo qëlloi ditë e premte dhe kështu mbreti deshte ta bënte herë tjetër. Atëhere kapedani i Mirditës i propozoi mbretit që ta bënte sulmin atë ditë sepse do ta gjente armikun të papërgatitur. Mbreti ja dëgjoj fjalën dhe sulmi u bë, armiku u dërrmua dhe kështu ajo u quajt “Dita e Mirë”

*Marrë nga faqja në FB, “Shqipëria e harruar”

Shtëpia e frikshme në Bradash: Banorët thonë se dëgjojnë zëra gjatë natës

Shtëpia e braktisur në hyrje të fshatit Bradash të Komunës së Podujevës po u ngjall frikën banorëve të këtij fshati. Disa prej banorëve po thonë se nga ajo shtëpi janë dëgjuar zëra gjatë natës. Për këtë arsye, ata edhe nuk guxojnë që ta frekuentojnë shpesh këtë rrugë sapo të bie terri

Por, në Komunën e Podujevës e mohojnë një gjë të tillë dhe thonë se këto janë vetëm fjalë. Ekipi i Gazetës Express ka vizituar sot këtë shtëpi dhe u sjell rrëfimet e banorëve. Enisi nga Bradashi i Podujevës me vrap e kalon rrugën që shpie për në fshatin ku jeton. Shtëpia e braktisur që gjendet në hyrje të këtij fshati, 9 vjeçarit nga Podujeva, i ngjall frikën çdo ditë. Madje, sapo fillon të errësohet ai thotë se nuk guxon të kalojë fare nga ajo pjesë. E githë kjo ngase në fshat flitet se nga ajo shtëpi dëgjohen zëra.

“Sa herë që më bjen me kalu kah shpija te bunari, gjithë vrapoj. Shokët më kanë tregu që ma herët aty janë dëgju zana, edhe prej asaj dite tutna me kalu andej. Natën nuk dal kurrë andej”, ka treguar Enisi për Gazetën Express. E se në këtë shtëpi janë dëgjuar zëra më parë, këtë e thonë edhe disa prej banorëve ndonëse kanë dashur që të mbesin anonim. Ata thonë se nga kjo shtëpi zërat janë dëgjuar gjatë natës.

Madje, thonë se deri vonë kanë qenë të rrallë banorët që kanë guxuar të enden asaj rrugë pa veturë.
“Natën banorët kanë ni zana, edhe masnej u tutshin s’guxojshin kurrë me kalu në kambë. Edhe fëmijët u tutshin shumë. Kërkush s’ka guxoftë me hi mrena saj”, i kanë thënë banorët Gazetës Express.

Por, ndryshe thonë banorët e tjerë

Fadil Gashi rreth të 60-ave thotë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, dhe se nuk kanë dëgjuar asnjëherë zëra. Gashi i ka thënë Gazetës Express se e gjithë kjo filloi kur një plak i këtij fshati kishte thënë se kishte dëgjuar britma nga kjo shtëpi. Prej asaj dite, lajmi ishte përhapur në tërë fshatin, e disa e besojnë këtë edhe sot e kësaj dite.

“Kurgju sen ska pas. Po veç ka qenë një plak, tash ka dek e veç ia futke kot se nuk ka dëgju kurrë kurgju. Ai e ka pas shtëpinë poshtë qasaj e veç kur ka kalu andej thojke që e ka dëgju bërtima”, shpjegon Gashi. E deri të arsyeja se pse u përhapën këto fjalë, Gashi thotë se erdhi pasi që pronari mori vendim që ta shiste tokën. Gjersa, tregon se nipërit e mbesat e tij edhe luajnë brenda asaj shtëpie, por se deri tani nuk kanë dëgjuar asnjë zë.

“Fëmija e jonë qaty enden, bile edhe luajnë në atë shtëpi po nuk kanë dëgju hala asnjë zë aty”, ka thënë ai. Njëjtë thotë edhe banorja tjetër e këtij fshati, Valbona Gashi. Ajo i ka thënë Gazetës Express se një gjë e tillë është gënjeshtër.

Madje, Valbona thotë se për t’i verifikuar fjalët e banorëve të fshatit, aty kanë qenë edhe disa të huaj. Deklaron se edhe pse kanë qëndruar 24 orë brenda asaj shtëpie nuk kanë dëgjuar asnjë zë. Gashi thotë se pronari e ka lënë shtëpinë në këtë gjendje, për kushte më të mira.

“Është rrenë. Nuk është e mundshme. Kanë qenë të jashtit për me verifiku edhe kanë ndejtë 24 orë aty, por nuk kanë dëgju kurgju. Edhe unë vet rrijë aty e pres taksi, por kurrë nuk kam dëgju ndonjë zhurmë prej aty”, tregon Valbona për Express.

Gazeta Express ka kontaktuar edhe me zyrtarë nga Komuna e Podujevës për të marrë vesh nëse banorët janë ankuar për këtë objekt, por në komunë thonë se nuk kanë pasur ndonjë ankesë. Zëdhënësi i Komunës së Podujëvës, Nazmi Elezi i ka thënë Gazetës Express se nuk është e vërtetë se në këtë shtëpi dëgjohen zërat, por vetëm flitet. “Banorët nuk ankohen sepse aty është udhëkryq edhe njerëzit lëvizin pa ndonjë problem”, ka thënë Elezi.

Njejtë sikurse Elezi shprehet edhe zyrtari tjetër përgjegjës për fshatrat e kësaj komune, Latif Mehmeti.
Mehmeti i ka thënë Gazetës Express se banorët thonë se shtëpia është e ndërtuar mbi bunarin e fshatit dhe se për këtë arsye dëgjohen zëra, por thotë se këto janë vetëm fjalë. “Ka fjalë se aty për shkak që shtëpia është e ndërtuar mbi një bunar, edhe që ma herët për qata janë dëgjuar zëra, por kjo nuk është e vërtetë. Prej aty nuk del asnjë zë”, ka thënë ai.

Sa i përket asaj që deklarojnë banorët se të huajt kanë qëndruar në këtë shtëpi 24 orë për të verfikuar pohimet e banorëve, Mehmeti dhe Elezi thonë se nuk janë në dijeni për një gjë të tillë. E hapësira që e rrethon këtë shtëpi është e mbuluar e tëra me bari dhe vështirë kalohet në të. Por, brenda shtëpisë shihen grafite që dëshmon se banorët më herët kanë hyrë brenda saj.

Ndërsa sipas asaj që shihet në dhomat e kësaj shtëpie, tash ky objekt iu shërben për strehë vetëm qenëve të fshatit. Express ka provuar të kontaktojë edhe me vet pronarin e kësaj shtëpie për të ditur se pse ai e ka lënë në gjysmë ndërtimin e kësaj shtëpie dhe për legjendën që thuhet për këtë shtëpi, por kontakti me të ka qenë i pamundur./Gazeta Express

Misteri i flakës së përjetshme (foto)

Në SHBA, në jug të Buffalo-s të shtetit të New York ndodhet parku natyror Chestnut Ridge County Park dhe në brendësi të një ujëvarë ndodhet një shpellë e vogël në të cilën digjet “flaka” e përjetshme

Sugjestionimi që shkakton një kombinim i tillë i rrallë i ujit me zjarrin bashkë, ka bërë që gjatë shekujve të krijohen shumë legjenda, duke besuar se zjarri drejtohej nga forca të mbinatyrshme.

Zona në të cilën ndodhet ka qenë një vendbanim i hershëm i popullsive autoktone indiane, të cilët pas pushtimit të evropianeve u shuan.

Dhe sipas një gojëdhëne, indiani i fundit i mbetur, para se të vdiste e ndezi, dhe ajo nuk është fikur më kurrë që atëherë. Ehe sot ende besohet se ajo personifikon shpirtin indian.

Por përtej miteve, ka edhe një shpjegim shkencor për këtë fenomen.

Zjarri ndodhet mbi një grumbullim metani, pra gazi, i cili është furnizuesi i saj dhe që ndodhet 400 m në thellësi.

Gazi arrin të ngjitet nëpërmjet të çarave të shkëmbinjve, duke krijuar edhe zjarrin, i cili është rreth 30 cm i lartë dhe për të qëndruar i tillë konsumon mbi një litër gaz në ditë. Vendi është një atraksion turistik dhe vizitohet nga mijëra të tillë çdo vit.

Prodhohet artificialisht truri i parë njerëzor

Një tru i vogël njerëzor është riprodhuar për herë të parë në laborator. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature Methods”, bëhet fjalë për një organ në miniaturë që përmban të gjitha llojet e qelizave që i përkasin pjesës së tij më të zhvilluar, kores

Teknologjia e organoideve që prej fillimit të saj ka mundësuar riprodhimin e organeve të njeriut në provëza, si dhe ka revolucionuar aftësitë për të gjeneruar dhe studiuar lëkurën e njeriut në laborator.

Megjithatë, organoidet e realizuara deri më tani nuk ishin të plota, dhe nuk përmbanin të gjitha qelizat e kores. Në veçanti mungonin oligodentrocitet, që janë thelbësore për një tru të shëndetshëm, sepse prodhojnë mjelinë.

Qelizat nervore nuk mund të komunikojnë me efikasitet pa mjelinë dhe komunikimi mund të përkeqësohet, pasi mungesa e mjelinës shkakton shumë sëmundje neurologjike, mes të cilave edhe sklerozën.

Studiuesit kanë arritur të prodhojnë tani këtë tru që ngjason me një sferë të vogël, sepse arritën të zbulojnë recetën për të krijuar të gjitha llojet e qelizave të kores, duke nxitur qelizat burimore pluripotente që të kthehen pas.

Thënë më thjeshtë, qelizat burimore pluripotente janë riprogramuar dhe janë kthyer në qeliza “foshnje” nga qeliza të rritura që ishin kur u morën nga pacienti.

Herët a vonë njeriu do të shkelë në Mars: NASA paraqet modelet për banesat e para

Herët a vonë njeriu do të shkelë në Mars, nuk ka dyshime për këtë, por para se të vijë ky çast do të jenë të shumtë robotët që do të udhëtojnë për në planetin e kuq dhe një prej këtyre do të jetë në gjendje të prodhojë në mënyrë autonome module të banueshme, njofton faqja në internet që i dedikohet botës së teknologjisë “hdblog.it”

Për të mbledhur projektet dhe idetë më të mira mbi këtë temë, NASA ka shpallur që në vitin 2015 konkursin “3D-Printed Habitat Challenge”, që sapo ka përfunduar duke vlerësuar pesë projekte.

I pari është projekti i paraqitur nga “Zopherus”, një ide që lidhet me një super sondë të lëvizshme, në gjendje të zbresë në Mars dhe të përdorë këmbët e saj për të analizuar terrenin dhe të stampojë me teknologjinë 3D banesa modulare.

Në vend të dytë është projekti, edhe më ambicioz, i realizuar nga njujorkezja “AI.SpaceFactory”, që paraqet një cilindër me shumë kate dhe një sistem kompleks mbrojtjeje nga kushtet ekstreme të planetit.

Në vend të tretë është ekipi “Khan-Yates” me një model pak të ndryshëm që ka njërën anë krejtësisht të mubuluar nga dritare në formë hoje që mundësojnë të hyjë drita. Ndërsa forma gjatoshe mundëson që të ketë një rezistencë më të lartë nga stuhitë e shpeshta dhe të fuqishme.

Zbulohet arkivoli i princeshës që daton rreth 800 milionë vjet i vjetër, shkencëtarët shokohen nga ajo çka panë

Zbulimi i Princeshës Tisulsky ishte një surprizë për të adresuarit. Arkivoli ishte i mbushur me një lëng të pastër minerali të kuq

Me një thurje spirale, e cila qëndron lart (rreth 180 gradë C), një grua e hollë, e pazakontë e tërheqëse, që dukej rreth të tridhjetave, me një lëkurë të racës evropiane dhe sy të mëdhenj, të gjerë dhe të hapur, raporton “AlienBlog”.

Qyteti i fshehur nën piramidat e Gizës që askush nuk ka guxim ta zbulojë

Megjithëse pak njerëz e dinë sot për qytetin e humbur nën piramidën në Giza, në të kaluarën ka pasur dokumente që konfirmojnë ekzistencën e tij

Platoja misterioze në Giza është edhe më misterioze kur kupton se qyteti i vjetër i Memphis (Giza e sotme) është plot me kalime nëntokësore dhe dhoma që fshehin objekte të panumërta në muret e tyre. Megjithatë, autoritetet egjiptiane nuk lejojnë të zbulohet se çfarë ka në të.

Ekziston një histori e madhe që shumë ekspertë të zakonshëm e injorojnë dhe që ka të bëjë me qytetërimin e lashtë egjiptian dhe piramidat enigmatike që janë edhe më të vjetra se ajo.

Për të mësuar më shumë rreth qytetit nëntokësor nën platon e Gizës, duhet të shkojmë pak më tej në Oazën e Fajumit. Duhet të theksohet se në të kaluarën, në fund të oazës së Fajumit, ishte liqeni i Moerit në brigjet e të cilit ishte një labirint që Herodoti e përshkroi si “çudi të pafundme”.

Thuhet se në këtë labirint misterioz ka pasur mbi 1.500 dhoma dhe të njëjtin numër të kalimeve nëntokësore që ky historian grek nuk kishte mundësi t’i shihte. Besohet se aty ka shumë tekste dhe shkrime të lashta.

Megjithatë, dhomat nëntokësore dhe tunelet ndodhen gjithashtu poshtë Gizës dhe kjo është dokumentuar në regjistrimet që datojnë disa mijëra vjet. Megjithatë, njeriu modern i zbuloi ato vetëm në vitin 1978 me ndihmën e radarëve për testim të nëntokës. Ekspertët thonë se këto tunele janë të paktën 15,000 vjeç të vjetra.

Përveç Herodotit, ka edhe disa historianë të cilët kanë shkruar për këtë qytet nëntokësor, duke përfshirë Jamblikus, një filozof sirian neoplatonik i cili deklaroi se hyrja në këtë qytet nëntokësor është në Sfinks.

Madje edhe tekstet e lashta sumerike përmendin ekzistencën e hyrjes në këtë qytet nëntokësor në Sfinks.

Shumë dëshmi të këtij qyteti nëntokësor mund të gjenden në të dhënat e historianit romak Plini, i cili deklaroi se ka shumë thesare të sundimtarit Harmakis në Sfinks.

Për qytetin nëntokësor u shkrua gjithashtu nga historiani romak Amianus Marcelinus nga shekulli i 4-të, por edhe nga historiani arab Altelemsanit.

Është interesante të theksohet se në shekullin e 10 një shkrimtar me emrin Masoodi pohoi se statujat e avancuara mekanike ishin kujdestarë të departamenteve nëntokësore nën Piramidën e Madhe të Gizës. Përshkrimi i tij përkon me robotët e kompjuterizuar të sotëm.

Pretendimet e Herodotit se kishte një traditë të ndërtimit të dhomave nëntokësore u konfirmuan në vitin 1993, kur u zbuluan zgavra të mëdha në Giza.

Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha dëshmitë e paraqitura, autoritetet egjiptiane nuk lejojnë që të bëhen gërmime në këto vende dhe vazhdimisht përpiqen të shtypin ekzistencën e qyteteve nëntokësore poshtë Gizës. Është e mundur që kurrë nuk do të zbulojmë pse është kështu. A e dinë ata se çfarë ka atje poshtë? A ka ndonjë arsye pse ne nuk duhet të dimë për këtë?

Pyetja më e debatuar në disiplinën e evolucionit: Ku evoluoi njeriu?

Pyetja më e debatuar në disiplinën e evolucionit të njeriut është çështja se ku evoluoi ai. Hipoteza ‘nga-Afrika’ pohon se njerëzit evoluan relativisht vonë në Afrikë dhe pastaj u përhapën në mbarë botën, duke zëvendësuar popullatat ekzistuese të njerëzve arkaikë

Hipoteza ‘nga-shumë-rajone’ thotë se njerëzit evoluan në rajone të ndryshme dhe u përzien me fqinjët e tyre për të ndarë tipare, duke rezultuar në evoluimin e njerëzve modernë. Hipoteza ‘nga-Afrika’ besohet kryesisht, por përkrahësit e hipotezës ‘nga-shumë-rajone’ ngulin këmbë në pikëpamjen e tyre.

Prejardhjen e njerëzve të sotëm, shkencëtarët e gjejnë gjithnjë e më shumë në hominide të lashta. Ata përpiqen për të gjetur njeriun më të hershëm, për të kuptuar se çfarë përshtatje bëri ai, dhe në ç’mënyrë e bëri atë, për të sjellë njeriun modern?

Gjithashtu, sot, a ekziston specie që të ketë ndonjë gjen të mbetur nga paraardhësi i zhdukur i njeriut?

Shkencëtarët kanë sugjeruar se ndoshta Neandertalët nuk u shuan, por u përzihen me njerëzimin modern.

Rreth 50.000 vjet më parë, njerëzit modernë dolën nga Afrika, u përhapën shpejt nëpër botë për të kolonizuar të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës.

Një numër shkencëtarësh supozojnë se ky migrim lidhet me një ndryshim gjenetik (mutacion), që transformoi trurin, duke sjellë njeriun modern.

Mendimi më i përhapur është se sjellje të njeriut modern kanë ekzistuar shumë kohë përpara përhapjes nga Afrika ose nga shumë rajone, dhe madje bënë të mundur këtë migrim.

Në vitin 2003, shkencëtarët zbuluan skelete të vegjël (Hobit) në ishullin indonezian të Flores – A mund të quhen ata Homo floresiensis? A janë skeletet e tyre thjesht shembuj të Homo sapiensit të deformuar, apo janë ndryshe nga njeriu? Zgjidhja e këtij misteri mund të hedhë dritë mbi rrugën e vështirë të evolucionit njerëzor.

Dëshmitë e kohëve të fundit sugjerojnë se evolucioni i njeriut është përshpejtuar 100 herë që pas përhapjes së bujqësisë. Një numër shkencëtarësh e sfidojnë këtë ide, duke thënë se nuk mund të vërtetohet se gjatë kësaj periudhe gjene të caktuara mundën të fitojnë veti adaptive. Megjithatë, në se evolucioni i njeriut është përshpejtuar, lind pyetja, pse? Ushqimi dhe sëmundjet mund të jenë disa nga presionet që i detyruan njerëzit të ndryshonin.

Rreth 24.000 vjet më parë, Homo Sapiens, nuk ishte i vetëm në botë – Neandertalët, ishin ende gjallë. ‘Homo hobbit’ mund të ketë qenë një tjetër, dhe këta mbijetuan deri 12.000 vjet më parë. Por pse ata u shuan dhe njeriu mbijetoi? A janë infeksionet ose ndërrimet thelbësore të mjedisit vrasësit e tyre? Apo këto specie dhe njeriu nuk kanë asgjë të përbashkët? Ekzistojnë dëshmi për të dy skenarët, dhe shkencëtarët nuk bien dakord.

Njerëzit janë të veçantë për lëkurën lakuriq në krahasim me të afërmit e tyre, majmunin, mbuluar me lesh. Një sugjerim është se paraardhësit e njeriut kanë qenë leshtak, por u zhveshën prej qimeve për t’i shpëtuar vapës së madhe në stepat e Afrikës. Një tjetër mendim është se duke humbur leshin, ata u çliruan nga prekja e parazitëve dhe sëmundjet. Një ide madje sugjeron se lakuriqësia e njeriut u zhvilluar pasi ata iu përshtatën një jete më të efektshme në ujë, edhe pse shumica e gjitarëve ujorë të madhësisë afërsisht njerëzore në të vërtetë kanë lesh të dendur. Atëherë, pse u zhvillua lakuriqësia e njeriut?

Ka shumë mistere se si kanë evoluar njerëzit. Kush është i pari i tij? Pse njeriu zhvillohet në këtë mënyrë dhe jo në tjetër? Pse është e vetmja specie njerëzore mbetur? Çfarë shtigjesh të tjera mund të ketë kaluar? Dhe çfarë drejtimi mund të marrë evoluimi i tij?

Nuk ka dyshim se truri i madh i ka dhënë njerëzve një avantazh të jashtëzakonshëm ndaj çdo qenieje tjetër në botë.

Gjithsesi, truri i njeriut është një organ i pashfrytëzuar – ai përbën vetëm rreth 2 për qind të masës së trupit dhe përdor më shumë se një të pestën e energjisë së trupit; deri rreth 2 milionë vjet më parë truri i njeriut ishte jo më i madh se ai i një majmuni. Cila ishte shtytja për zhvillimin e një truri më të madh? Nuk dihet. Mos ndoshta ndryshimet në mjedis kërkuan që paraardhësit e njeriut të merreshin me një botë në ndryshim?

Kur dhe nga ka ardhur uji i Tokës?

Toka njihet si Planeti blu për shkak të oqeaneve, të cilat mbulojnë më shumë se 70 për qind të sipërfaqes. Ndërsa uji është thelbësor për jetën në Tokë, përgjigjet e dy pyetjeve kryesore kanë mbetur: kur dhe nga ka ardhur uji i Tokës

Disa supozojnë se uji erdhi vonë në Tokë, pasi planeti ishte formuar. Por gjetjet nga një studimi të ri i udhëhequr nga shkencëtarët e Instituti Oqeanografik Woods Hole (WHOI) e kthen pas orën për dëshminë e ujit në Tokë.

Përgjigja është se oqeanet kanë qenë gjithmonë këtu, dhe nuk janë krijuar nga një proces i vonuar, siç ishte menduar.

Një shkollë mendimi ishte se planetet u formuan fillimisht të thatë, dhe se uji erdhi më vonë nga burime të tilla si kometat apo asteroidet e lagësht, të cilat përbëhen kryesisht nga akuj dhe gazra. Nga shkatërrimi vjen formimi, thonë; përplasja e asteroide dhe meteorëve gjigandë është shkatërrim; çdo molekulë ujit që ishte e pranishme ndërsa planetet formoheshin avullonte, dhe uji që ekziston në Tokë sot, duhet të ketë ardhur qindra miliona vjet më vonë.

Por autorët e studimit u përqëndruan në një burim potencial të ujit të Tokës – kondriti karbonik, meteoritet më primitive të njohura deri më sot, që u formuan në të njëjtën vorbull pluhuri, gurësh, akulli dhe gazrash që krijoi edhe Diellin rreth 4.6 miliard vjet më parë, ose para formimit të planeteve.

Në përbërje, këto meteorite ngjajnë kryesisht me Diellin, dhe shkencëtarët mendojnë se ato kanë sasi uji, prandaj u morën si kandidatë për origjinën e ujit të Tokës. Studimi tregon se uji i Tokës ka shumë të ngjarë të ketë ardhur në të njëjtën kohë me vetë planetin, pra vetë Toka të ketë qenë fillimisht një shkëmb me ujë në sipërfaqe. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë jeta në Tokë mund të ketë filluar shumë më herët sesa është menduar.