‘Dailymail’: Në Ballkan do të ketë ndryshime kufijsh, çka fitojnë shqiptarët

Gazeta Britanike “Dailymail”(English Website), ka botuar një artikull studimor që reket të bëj me dije se çfarë do të ndryshojë në Ballkan në vitet që do vinë. Studimi i sjellë në shqip nga “Montor.mk” shpjegon se pwr realizimin e tij janë marrë si referencë, faktorët ekonomikë, politikë, fetarë e sociale

Përveç të tjerave, studimi thotë se kufijtë e shteteve të Ballkanit në vitin 2020 do të jenë të ndryshuar. Aty përmendet edhe projekti i Bashkimit Europian lidhur me këtë temë, sipas të cilit vendet e Ballkanit pasi të provojnë të bashkohen në një zonë të përbashkët ekonomike, që nuk do të rezultojë e sukseshme. Sipas britanikëve,shumë vende në Ballkan (edhe Greqia), do të përfshihen nga kriza të medha ekonomiko-politike.

Udhëheqësit e këtyre vendeve do të jenë të paaftë të menaxhojne situatat, shumë prej kastave që sundojnë në Ballkan do të kene probleme, sepse popullsia e gjerë do të kuptojë se situata ku ata ndodhen është për faj të tyre.

Kastave të mëdha sunduese do tju dalë informacioni se ata posedojnë pasuri marramendëse në kompnaitë “offshore” në vende të ndryshme të botës.

Informacioni do të jepet nga grupe të ndryshme hakerimi, dhe agjensi inteligjente, të cilat do kenë interes për Ballkanin, për projektet që do vihen në zbatim pas 2020 në Ballkan.

Në këtë studim të “Dailymail” përmendet edhe hapsira shqiptare. Ja ç’flitet për shqiptarët: Shqiptaret të mbështetur nga SH.B.A, dhe Gjermania do të çojnë para drejtësisë shumicën e figurave politike si në Shqipëri, Kosove dhe Maqedoni.

Sipas “Dailymail” edhe shqiptarët do të përfshihen në konflikt të armatosur, si shumë popuj të vëndeve të Ballkanit.Si zona më e nxehtë, ku mundësitë janë të mëdha për konflikt përmendet Maqedonia perëndimore e banuar nga shqiptarë.

Aty përmendet Festim Lato si i vetmi person i besueshëm i Amerikës që i mbeshtetur nga Izraeli dhe SH.B.A., do të drejtojë operacionet për organizimin e përgjithshëm të popullsisë të kësaj treve kundër sllavëve. Projekti që do zbatohet ka kohë që i është dorëzuar Festim Latos.

Ai kërkon të krijojë një shtet në Ballkan, që përfshin territore të Greqisë, Shqipërisë, dhe Maqedonisë. Po të vemë re me kujdes ky projekt ka filluar të vihet në lëvizje.

Në qytetin e Strugës janë dërguar ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Çamçrisë, të cilët po organizohen nga ish Komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe agjente të shërbimit sekret izraelit “Mossad”, citon “Dailymail” duke vijuar: Në territorin e Kosovës mendohet se numri i personave që po trajnohen nga amerikanët në Bonstill për Ushtrinë Çlirimtare të Çamërisë kap numrin e 2200 personave.

Gjithashtu është miratuar edhe Kushtetuta e re Çamërise e cila do ketë fuqi mbi ketë territor. “Dailymail” thotë se Shteti i pretenduar nga Festim Lato i cili eshte Presidenti dhe Kryeministri i shtetit te Camerise te shpallur me 30 Tetor 2016, ne projekt ka shtrirje prej Liqenit te Ohrit ne lindje, deri ne detin Adriatik ne perendim, ne veri prej lumit Shkumbin deri ne gjirin e Artes ne Jug.

Nëersa pjesa tjetër e territorit prej lumit Shkumbin në jug, deri në Sanxhak në veri, dhe prej detit Adriatik në Perëndim, deri në Luginën e Preshevës në lindje do të bashkohen.

Dialogu shqiptro-serb në qorrë – sokak

Në kemi nevojë për mobilizim politik dhe qytetar ndaj presionit luftarak që po e bën Serbia. Marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, janë “duke i pritur ditët të vështira”, sipas tij është e nevojshme për “mobilizim politik dhe qytetarë për kundërshtimin e aktiviteteve të tilla të Serbisë. “Ne të gjithë duhet të mobilizohemi politikisht, por edhe në akseptin civil që të mos merren më presione që Serbia po i bënë në Kosovë, për shkak të planit të tyre që veriu i Kosovës të aneksohet nga Serbia. Kosovaret nuk do ta lejojnë këtë

Nga Flori Bruqi

Kosova gjithë këto presione dhe provokime do t’i rezistoi duke i përdorur të gjitha mundësit ligjore dhe kushtetuese që i ka në dispozicion. Kosovarët do të ua bëjmë të qartë edhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian se nuk do të lejojmë që të na rrezikojë integritetin territorial të Kosovës. Ka qenë e nevojshme për të dy vendet të bëjnë marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet që nga viti 2013, disa marrëveshje janë arritur, ndërsa të tjerat janë në rrugën e zbatimit, por duhet të shihet përpara dhe të bëhet gjithçka që është e mundshme për të normalizuar marrëdhëniet mes vendeve.

Serbia duhet të ndaloj provokimin e renda që po bënë kundër Kosovës, të tilla si urdhër-rresti, treni dhe muri në Mitrovicë. Disa parti politike ishin pjesë e bisedimeve, si dhe disa përfaqësues kanë marrë pjesë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por thotë se edhe në Kuvendin e Kosovës e kanë votuar për marrëveshjen e parë në vitin 2013. “Në kemi nevojë për mobilizim politik dhe qytetar ndaj presionit luftarak që po e bën Serbia. Ata janë duke pritur që ne të kemi ditë të vështira në marrëdhëniet me Serbinë.(Flori Bruqi)

Nënkryetarja e Parlamenti Europian. Ulrike Lunaçek: S’ka nevojë për negociata të reja Kosovë- Serbi, por zbatim të marrëveshjeve

Mendoj se është e domosdoshme që edhe Kosova e edhe Serbia të zbatojnë atë që janë marrë vesh në Bruksel, ka deklaruar sot nënkryetarja e Parlamenti Europian. Ulrike Lunaçek, e cila ka qenë raportuese për Kosovën, transmeton Koha.net. “Sinqerisht nuk dëshiroj të dëgjoj se çdo gjë duhet biseduar nga fillimi. Por, duhet zbatuar atë që është premtuar. Kjo vlen për të dy palët”, citon FoNet të ketë thënë Lunaçek për DW.

Në Parlamentin Europian krejtësisht qartë themi se kjo vlen edhe për Serbinë, pra nuk jemi të njëanshëm, por theksojmë se edhe Serba ka shumëçka për të plotësuar ka konstatuar Lunaçek.

Mendoj se edhe Kosova e edhe Serbia kanë humbur shumë kohë sepse nuk e kanë zbatuar atë për të cilën janë pajtuar. “Pra, jo negociata të reja, por zbatim, zbatim, zbatim”, ka thënë Lunaçek.

Lidhur me zgjedhjet në Kosovë, Lunaçek ka shfaqur shpresën se shumica qeveritare në Kosovë do ta ratifikojë Marrëveshjen për kufi me Malin e Zi dhe se do ta luftojë korrupsionin.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mund të flasë me Serbinë, por nuk ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje…

Presidenti Hashim Thaçi mund të udhëheqë dialogun me Serbinë edhe para konstituimit të institucioneve, por nuk ka të drejtë kushtetuese të nënshkruajë asnjë marrëveshje pa pëlqimin paraprak të Kuvendit, vlerësojnë njohësit e Kushtetues.

Shoqëria Civile shkuarjen e tij në Bruksel e sheh si tentim për të qenë në qendër të vëmendjes dhe tentim shfrytëzimi të vakuumit institucional për të marrë në duar frenat e dialogut. Sidoqoftë, dialogu që u zhvillua pas pavarësisë, fillimisht nisi për çështje teknike e më pas për normalizim marrëdhëniesh, u bazua në dy rezolutat e Kuvendit të Kosovës, e para e miratuar në marsin e 2011-ës dhe e dyta në tetorin e 2012-ës.

Që të dyja këto e obligojnë Qeverinë e Kosovës që të raportojë në mënyrë të rregullt për ecurinë e dialogut para Kuvendit. Por në rastin e udhëheqjes së dialogut nga Presidenti, mbetet në vullnetin e tij nëse do të raportojë ose jo.

Dialogu më s`ka kuptim, Kosova mori atë që deshi

Ish presidenti Tadiq potencoi për mediat serbe se “kjo qeveri dha edhe atë që deri më tani nuk ishte e humbur, duke u arsyetuar në krijimin e një asociacioni që quhet ‘Bashkësi e komunave me shumicë serbe’, por që ajo bashkësi do të ketë rol të një OJQ-je, bile edhe më pak se ajo.

Në një intervistë dhënë mediave serbe, ish presidenti serb, Boris Tadiq theksoi se plani i tij, i shpalosur para pesë vitesh e që ishte i përbërë prej katër pikash, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit ai plan tanimë nuk ka vlerë, ngase disa çështje, që atëherë ishin të mundshme për t’u realizuar, tanimë janë të pamundshme.

Ai, ndër të tjera, shtoi se Aleksandar Vuçiq dhe Tomisllav Nikoliq, kanë mashtruar qytetarët në zgjedhjet e 2012-ës, duke premtuar se të gjitha marrëveshjet e arritura më herët do të zhvlerësohen, njoftojnë mediat serbe, transmeton RTK.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit kanë pamundësuar të luftojmë edhe për atë deri më atëherë ishte e mundur të fitohet, ndërkaq tanimë jemi para aktit të kryer dhe çdo marrëveshje për çështje të tilla shërben drejt ndarjes së përgjegjëve dhe mjegullim para syve të publikut për të thëne se bëjmë dialog”, theksoi ish presidenti Tadiq.

Tutje ai theksoi se dialogu mbi ato çështje kishte kuptim vetëm para nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit. “Kjo qeveri lejoi të instalojë sistemin ligjor në gjithë territorin e Kosovë së pavarur, duke përfshirë edhe veriun. Ndërkohë që në mandatin tim si president nuk kemi pranuar dhe suksesshëm kemi arritur ta ruajmë atë që Serbia nuk kishte humbur gjatë luftës ’98-’99”, theksoi ish presidenti serb, Tadiq.

Ndër të tjera, ish presidenti Tadiq potencoi se “kjo qeveri dha edhe atë që deri më tani nuk ishte e humbur, duke u arsyetuar në krijimin e një asociacioni që quhet ‘Bashkësi e komunave serbe’ por që ajo bashkësi do të ketë rol të një OJQ-je, bile edhe më pak se ajo, bile edhe më keq, kjo qeveri nuk do të jetë në gjendje të luftojë që edhe kjo të zbatohet”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq thotë Beogradi s ‘ka partner për biseda me Prishtinën

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq sot në panelin e Forumit për Siguri të Beogradit është ankuar se Serbia nuk ka me kë të flasë për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, transmeton Koha.net. “Ka muaj që nuk kemi partner për dialog dhe implementim. Tani jemi në ajër dhe varemi nga mëshira e tyre (Kosova) që të emërojnë dikë i cili do të merrej me këtë”, ka thënë ai.

Ai, siç njofton rts, ka theksuar se është koha që gjatë kërkimit të zgjidhjes për Kosovën të fillohet me marrjen para sysh se çfarë duan shqiptarët dhe çfarë duan serbët në Kosovë. “Nuk jam i sigurt nëse gjatë viteve të shkuara kjo zgjidhje qenë e njëjtë për serbët e për shqiptarët. Ai ka thënë se për serbët Kosova është krahinë autonome, për shqiptarët e për në pjesë të botës Kosova është shtet, ndërsa popullata atje nuk e është e kënaqur me këtë status pasi një pjesë e madhe e shqiptarëve e duan atë pjesë të Shqipërisë e ndërsa serbët e duan pjesë të Serbisë”, ka thënë Gjuriq duke shtuar se pak kush është i kënaqur me këtë status.

Ai në vazhdim ka thënë se normaliteti në Kosovë do të thotë ekonomi më e mirë, më shumë vende pune dhe më pak papunës. “Jemi të gatshëm të punojmë me Prishtinën në këto qëllime nga të cilat dobi kanë dy palët”, tha Gjuriq duke përfunduar se “normaliteti nuk është marrja me statusin porse kushtet më të mira për njerëzit

Zyrtari serb i për Kosovën ka thënë të mos jetë i sigurt shqiptarët do të ndalen me pavarësinë e Kosovës e si shembull ka marrë atë që Shqipëria ka emëruar shqiptarë nga Kosova, ndërsa Hashim Thaçi ka kërkuar për kosovarët pasaporta të Shqipërisë.

Rrëfimi rrënqethës i nënës Ferdonije për humbjen e bashkëshortit dhe katër djemve të saj

E rrethuar mes fotografive që i sjellin kujtimet me bashkëshortin Halimin, djemtë Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin, jeton e vetmuar zonja Ferdonije Qerkezi. Ajo jeton me shpresën që pas tërë këtyre viteve, do të ketë një vend, ku më të dashurit e saj do të prehen të qetë. Një vend, ku edhe ajo të ketë mundësi që të ulet e t’i vajtojë. E mbyllur mes katër mureve të mbushura me fotografi, e të shndërruara madje në një shtëpi-muze, zonja Ferdonie pret vizitorë nga e gjithë bota

Madje, i shpjegon secilit se çfarë ndodhi në natën e tmerrit të 27 marsit të vitit 1999. E bashkë me rrëfimin, secilit vizitorë i ‘falë’ edhe disa lotë trishtimi e dhimbje për më të dashurit e saj.Me lotë për faqe, na rrëfeu edhe neve se si serbët ia morën bashkëshortin e djemtë atë natë për të mos ia kthyer më kurrë. Pavarësisht ndodhive, ajo thotë se mundohet të qëndrojë e fortë, për një arsye. Ajo e përdor një thënie gjakovare, “Sa më rëndë që bie, aq më i fortë bëhesh”. Zonja Ferdonie, thotë se forcën e gjen vetëm e vetëm për shkak të armikut, për t’i treguar se nuk e kanë mposhtur.Ajo tregon se i njeh personat që atë ditë kanë qenë në shtëpinë e saj, por nuk ka informacione nëse është ngritur padi ndaj tyre. Në drejtësinë e Kosovës nuk ka aspak besim, madje as në politikanët të cilët thotë se e kanë vizituar edhe në kohë fushate, por që nuk i premtuan se do të ngrisin padi ndaj serbëve, sado që ajo ju kishte kërkuar.

“Bota sot”: Çfarë në të vërtetë ndodhi në natën e 27 marsit të vitit 1999?

Ferdonije Qerkezi: Në familjen e Halim Qerkezit ka ndodhur një tragjedi. Më 17 mars 1999 në shtëpinë e Halim Qerkezit, kanë hyrë policia serbe dhe ma kanë marrë burrin edhe katër djemtë. Në shtëpinë tonë kemi pas mysafirë, ka qenë miku i djalit të madh, Shpëtimi ka qenë me nënën, me motrën dhe gruan dhe dy vajza te vogla, kanë qenë dy shokë të djalit, Ardianit, me nënën, një kushëri i Halimit, bashkëshortit ka qenë me grua, do të thotë Skenderi me bashkëshortën, dhe Murtezai me nusen dhe me vajzë. Unë i kam pas edhe dy nuset, se dy djemtë e mëdhenj i kam pas të martuar. Kemi qenë 23 veta , 11 meshkuj dhe 12 femra. Kah ora 11 paradite kanë hyrë policia serbe, ka hyrja e podrumit. Kanë hyrë na kanë kontrollu, na kanë qitë jashtë ashtu siç kemi qenë krejt familjarët, bashkë me mysafirët. Na kanë kontrolluar dhe na kanë thënë mirë qenkeni, na pyetën kush janë këta dhe bashkëshorti i tregoi. Na tha hyni brenda se mirë qenkeni.

Ata shkuan në 11.30, dhe pas orës 15.00 janë kthyer prapë të njëjtit policë dhe kanë ardhë na kanë marrë leternjoftimat, mua, bashkëshortit Halimit, Artanit, Armendit, Ardianit, Edmondi nuk ka pasur leje, pasi ishte 14 vjet dhe mysafirëve të tjerë. Na kanë marrë në sekretariat, një orë na kanë mbajtë, pas një ore na kanë kthyer leternjoftimat, dhe na kanë qitë para hyrjes së podrumit, ku kemi ndejtë një orë jashtë, ka qenë kohë me shi dhe aty kemi prit derisa na kanë kthyer lejet, sepse na thanë rrini aty. Edhe janë kthyer prapë, na kanë sjellë lejet, i kanë dhënë urdhër djalit të madh të nxjerrë veturën nga podrumi, e kemi pas një Opel Kadet, mandej na kanë dhënë urdhër mu vendos në podrum të gjithë, do të thotë 23 persona. Aty kemi ndjetë një orë e gjysëm. Gjatë asaj kohe, kanë kërkuar raki, por bashkëshorti i tha që nuk kemi.

Ata thanë që ju e keni qebaptoren, dhe bashkëshorti i tha që momentalisht nuk kemi. E thirrën djalin e tretë Ardianin dhe i thanë hajde ti, se ti shërben mirë, me ju sjellë ujë, unë iu bëra kafe. Derisa ngjitesha shkallëve për t’i bërë kafet, ofshava dhe njëri serb me pyeti se ‘çfarë ki nano”, dhe i thashë që nuk e di. Mos u frikëso më tha se jemi ardh me ju ruajt. Unë aty u shlirova se thash ata po na ruajnë. Para se me i pi kafet, Dragani e kërkoi një tavolinë dhe dy fotele, dy karriga për tu ulur vetë dhe fotelet për tu ulë, Halimi dhe kushëriri, Skenderi. Dhe unë sa isha aty afër, e dëgjova që i tha Halimit se shqiptarëve duhet me ia pre kokën krejtve. Ai i tha po pse. Ai i tha sepse nuk ka më, ashtu duhet tash, janë prishur marrëdhëniet, nuk ka më si vëllëzër, tash duhet me iu pre kokën gjithë shqiptarëve. Bashkëshorti i tha që në dorë na keni, mundeni me na bo gjithqka. Unë aty u zbeha. Kur shkova të familjarët tjerë, ata me pyetën se çfarë ndodhi.

Ju thashë se asgjë. Aty e pashë që nuk është gjithqka në rregull, sepse kur hynë me kontrollu podrumin, e kemi një dalje mbrapa, e kontrollun podrumin krejtë, e mbyllën derën me qelës, i morën qelësat, edhe bashkëshorti i tha që mos e mbyllni sepse e kemi miellin këtu. Ata thanë që ju japim na. Gjatë asaj kohë, rreth orës 17.00, hyri Dragani na dha gjysëm kilogrami kafe edhe dy qokollada për vajzat e vogla që ishin me ne. Na i dha ato dhe doli, kur hyri Halimi tha mos u tutni se mirë jemi. Janë dalë ata, dhe prapë janë kthyer me maska. Kur janë kthyer i kanë thirrë të gjithë me emra, Artani, Armendi, Ardiani, Fatosi, Shpendi, Vegimi dhe Shpetimi, Edmondi. I kemi pasur disa letra të shitores, dhe Edmondi ishte shtrirë aty, dhe unë ia prisha gjumin, i thash qu se po kërkojnë edhe ty, (qan me zë) …dhe aty i kishin shkruar emrat në listë dhe e kërkonin edhe një mashkull , por i thash të gjithë i ke marrë se Edmondi nuk ka leje të njoftimit, të gjithë i keni marrë. Dolën dhe u kthyen prapë, për të marrë diqka dhe na kërkuan para. Na i mblodhën të gjithë arin që kishin nuset dhe e mbushën plotë një gotë dhe dolën. U kthyen prapë na thanë na jepni pare, njëri mu drejtua me një automat dhe njëherë nuk iu dhashë. Ato të tjerat iu gjuajtën tek këmbët, dikur unë ia dhashë 500 marka të asaj kohe, i morën paratë dhe dolën. Na thanë merrni vetëm disa rroba për fëmijë edhe shkoni për Shqipëri.

Na dolëm, i morëm rrobat për fëmijë dhe jemi dalë dhe jemi shku në një shitore aty afër dhe na takuan policë prapë dhe na pyetën ku po shkoni. Ju thamë se kanë përzënë kolegët e juaj dhe na thanë kthehuni se askush nuk ju ngucë. Na nuk u kthyem atë natë në shtëpi dhe kemi qëndru në një banesë këtu afër, tek një qytetare e Gjakovës. Të nesërmen i kam marrë dy nuset dhe kemi ardhë këtu dhe i kam thanë ku doni me shku, ato më thanë ku të shkojsh ti, do të vijmë me ty. Kemi ardh këtu në shtëpi dhe nuk kemi parë asgjë, shtëpia ka qenë pa njerëz, mandej kam shkuar tek vëllau, Muharremi dhe iu kam treguar atyre, aty kemi ndejtë katër ditë. Pastaj kam shkuar të familja ime, dhe aty kemi qëndruar gjatë luftës, tre muaj. Vëllait Muharremit që ia kanë marrë djalin, unë me zonjën e tij, kemi shkuar deri tek Dragani, dhe kemi shkuar në gjyq. Sepse kur bombardoj këtu policia, u përhapë policia dhe tërë blloku ka qëndruar këtu dhe në gjykatë. Aty në gjykatë na thanë se ku me ditë se çfarë kanë bërë me ata. Aty, vëllau i Halimit, Kasimi e kishte njohur këtë Draganin, dhe kemi shkuar në shtëpi tek ai dhe doli kishin qenë në pantollona të shkurtër dhe na tha pritni sa të vishemi, dhe Kasimi tha se desha të marr vesh se e kanë marrë Halimin me djemtë. Unë kur i pashë ata, i njofta dhe njëri më tha a po me njeh se unë kam qenë tek ju dhe qelësat e podrumit i kam unë.

Kasimit i thanë serbisht se ata kanë shkuar në Koshare, por ai i tha jo se nuk kanë shkuar se deri një natë para bombardimeve kanë punuar në shitoren tonë. Ata na thanë nëse nuk ju tregojmë sonte, vonë keni me marrë vesh. Unë i thash Draganit, që nuk është problem që i keni marrë se të gjithë janë pa ushtri, por ai tha se kanë shkuar për të luftuar në Koshare. Kasimi tha se ju i keni marrë. Ai tha se unë i kam marrë, i kam dërguar deri në polici, por drejtori i policisë i ka marrë. Unë i thash që nuk është problem që i keni marrë, por Halimi është keq nga zemra dhe deshta t’ia jap barnat. Ata më thanë mos ki dert se na barnat ia japim vet se kemi boll. Nga ajo ditë e deri në vitin 2005, asgjë nuk kam marr vesh. Në vitin 2005 kanë dalë djali i madh Artani dhe Edmondi. Për Halimin, Armendin edhe Ardianin nuk di asgjë, nga ajo ditë. Por në vitin 2008, unë rrobat e Ardianit i kam parë, por trupin jo. Dhe kështu tragjedia nga serbët, kështu ka ndodhur. Ata nuk kanë besë hiq, kështu të thonë por, nga mbrapa të prenë, janë të pabesë.

“Bota sot”: Ju thatë që në vitin 2008, keni parë rrobat e djalit tuaj Ardianit. Ku i keni parë ato?

Ferdonije Qerkezi: Trupat kanë qenë në morg të Rahovecit, por kur i kanë bartë, aty se si kanë mbetur rrobat pa trup nuk e dimë, dhe rrobat kanë shkuar në morg të Prishtinës. Ato rrobat kanë mbetë aty dhe tash nuk dihet se kush është aty. Nuk na kanë dhanë informacione se kush i sjellë, vetëm i kanë bartë. Ende ka trupa aty që nuk janë identifikuar.

“Bota sot”: A keni informacione nëse është duke u hetuar ndonjë person për ngjarjen e 27 marsit?

Ferdonije Qerkezi: Asnjë informacion nuk kemi as ku janë. Askush nuk po merret me ta. Tash që kanë qenë për fushatë, prej tri partive, unë ju thashë që kam qejf me i padit ata personalisht vetë, por ata nuk më dhanë kurfarë përkrahje.

“Bota sot”: Po me Draganin çfarë ka ndodhur?

Ferdonije Qerkezi: Ai ka ikur pas luftës, bile e ka marrë veturën e bashkëshortit, Halimit, Kadetin e ka marrë me gjësende që kanë vjedhë këtu në Gjakovë. Tek ne kanë vjedhë gjësendet e nuses dhe teknikën e muzikës që ka pas djali i madh në dhomë. Ato kush i ka marrë ne nuk e dijmë. Kryesisht në Gjakovë çfarë kanë vjedhë, e kanë pa disa familjarë Draganin duke dalë me veturë të mbushur plotë.

“Bota sot”: A është ngritur padi ndaj Draganit?

Ferdonije Qerkezi: Jo, nuk e dimë nëse është ngritur askush nuk na ka lajmëruar asgjë. Po duhet kap atë Draganin dhe drejtorin e Policisë, ai e di se ku i ka dërguar. Ne i kemi njohur ata me emra, se kanë ardhur kanë ngrënë në shitore dhe në qebaptore tek ne, më tepër pa para. Djemtë i kanë detyru me hangër qebapa njëherë për vete e pastaj me i ngrënë ata, se kanë menduar se mos po i helmojnë ata.

“Bota sot”: A ju kanë vizituar ndonjëherë krerët e shtetit?

Ferdonije Qerkezi: Krerët e shtetit më kanë vizituar, ka qenë Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi, vetëm Isa Mustafa nuk ka qenë edhe Jakup Krasniqi. Tek Jakup Krasniqi kemi qenë dhe na ka pritë shumë mirë. Eshtrat e dy prej djemve të nënës Ferdonije, Artanit dhe Edmondit janë identifikuar në vitin 2005, derisa për bashkëshortin Halimin dhe dy djemtë tjerë Armendin edhe Ardianin nuk di asgjë që nga 27 marsi i vitit 1999

“Bota sot”: Çfarë ju kanë premtuar ata?

Ferdonije Qerkezi: Për padi nuk kanë premtuar asgjë, ndërsa për shtëpinë muze më kanë ndihmuar. Më kanë ndihmuar edhe shoqatat “Thirrjet e nënave”, dhe “Rrjeti i grave”, me Igballe Rogovën, që më kanë përkrahuar për shtëpinë-muze. Kur unë kam dashur me bë shtëpinë muze, vëllezërit e Halimit kanë kërkuar hise. E tash kur e morën vesh ato për këtë, ato erdhën dhe më përkrahen.

“Bota sot”: A shpresoni se drejtësia do të vë prapa grilave fajtorët?

Ferdonije Qerkezi: Me këtë drejtësi të Kosovës nuk kam shpresa, nuk besoj, vetëm nëse ndërkombëtarët bëjnë diqka.

“Bota sot”: Po Gjykata Speciale, a keni shpresa në të?

Ferdonije Qerkezi: Deri më tani nuk më ka kontaktuar askush asgjë. Përpara kanë ardhur shumë policë ndërkombëtarë, por unë nuk i kam njohur. Kishte me qenë mirë nëse bëhet diqka.

“Bota sot”: Vitin e kaluar është krijuar edhe një film për ju dhe jetën tuaj. Çfarë domethënie ka ky film për ju?

Ferdonije Qerkezi: Ai film ka një domëthënie shumë të madhe për mua, sepse sado pak është informuar bota se çfarë kanë bërë serbët këtu. Ne vizita kemi pasur prej kur ka përfunduar lufta, por ne në fillim nuk kemi ditë me rujt librin se kush ka hyrë e ka dalë këtu. Kanë ardhur doktorat më të mëdhenj të botës, për me na kontrollu si jemi. Nuset i kam pas ende këtu, por nuk kemi ditë me i rujtë të gjitha shënimet. Kemi pas gazetarë, dhe të gjitha mediat e kanë bërë të madhe këtë ngjarje. Atë ditë që është shpallë pavarësia, ka pasur visitor nga të gjitha anët dhe është bërë ngjarje e e madhe për gjithë Kosovën.

“Bota sot”: Si fillon një ditë e juaja e zakonshme dhe si mbaron ajo?

Ferdonije Qerkezi: Unë si të zgjohem e pi kafen, e bëj insulinën, mëngjesin dhe nganjëherë më lajmëron dikush që do të vijë dhe e pres, por më tepër merrem me punë të shtëpisë, e mirëmbajë shtëpinë.

“Bota sot”: Shtëpia juaj tash e sa kohë është bërë muze, a ka interesim të qytetarëve për t`ju vizituar?

Ferdonije Qerkezi: Prej vitit 2016 ka më tepër vizita, sepse në këtë vit është shpallur tamam zyrtarisht si muze. Pllaka ka qenë qe na viti 2005, ndërsa si muze ka filluar para një viti.

“Bota sot”: A ju lehtësojnë dhimbjen sadopak këto vizita?

Ferdonije Qerkezi: Po ma e lehtë është për mua, sepse po e di që njerëzit po interesohen më tepër për mua, për ngjarjen se çfarë ka ndodhur. Është shumë më e lehtë për mua, por edhe pak e vështirë sepse po më duhet me i përsërit vazhdimisht këto kujtime.

“Bota sot”: Po ju, si ndiheni kur shikoni gjithë këto kujtime?

Ferdonije Qerkezi: Më e lehtë është për mua ta mbajë shtëpinë me gjithë këto kujtime, sepse kur e kom marr më pastru dhe lyer shtëpinë, i kam heq të gjitha dhe më dukej shtëpia e thatë, menxi pritsha me përfundu shtëpinë dhe me i vendos fotografitë nëpër vende të veta, sepse më duket shtëpia më e mbushur.

“Bota sot”: A është Kosova e sotme ajo për të cilën u flijuan më të dashurit tuaj?

Ferdonije Qerkezi: Jo aspak nuk është kjo Kosovë, pa punë, pa asgjë në këtë vend. Bashkëshorti im dhe djemtë kanë qenë shumë punëtorë. Kur po i shoh të rinjtë pa punë, si kamarierë, edhe pse edhe atë punë duhet ta bëjë dikush por jo kështu siç është sot.

Haradinaj jo serioz në deklaratat për liberalizim vizash

Deklarata e fundit e kryeministrit Haradinaj se Kosova mund të marrë liberalizimin e vizave pa i dhënë një epilog çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, po konsiderohet si gënjeshtër e radhës së kreut të qeverisë

“Na mund ta marrim liberalizim edhe BE-ja mund me na jep liberalizimin çoftë edhe nëse nuk është finalizu çështja e demarkacionit po është një proces të respektum, por nëse i kryejmë punët e shtëpisë, pra kryesorja reforma, MSA-ja, detyrat që i kemi në qeverisje ajo është elementi. Kur ulet një qeveri atje donë me thënë po për liberalizim ai e kqyrë substancën”, ka deklaruar Haradinaj.

Analistë politik dhe njohës të integrimeve evropiane thonë se demarkacioni mbetet kushti kryesor për liberalizimin e vizave nga ana e Bashkimit Evropian. Se demarkacioni është kushti kryesor për liberalizimin e vizave, e ka thënë ditë më parë edhe përfaqësuesja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova. “Për të lëvizur pa viza qytetarët e Kosovës, institucionet duhet ta ratifikojnë marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi dhe të kenë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Apostolova pas takimit me anëtarët e komisioneve të Kuvendit të Kosovës.

Mehmeti: Haradinaj po mashtron qytetarët

Analisti Faton Mehmeti thotë se kryeministri Hardinaj po del amatoresk sa i përket liberalizimit të vizave. “Për ta demonstruar nivelin e tij amatoreskt kryeministri Haradinaj edhe mbrëmë në Click, bëri një lapsus të radhës .Të thuash se ” Kosova mund të marr liberalizimin e vizave pa finalizim të marrëveshjes së demarkacionit “nënkupton se nuk ka lidhje fare me procesin e liberalizimit të vizave, ose thëne shkurt kjo është një përpjeke për të mashtruar qytetarët”, tha Mehmeti për “Bota sot”.
“Nuk e kuptoj se kë dëshiron kryeministri Haradinaj të mashtroj, kur edhe qytetarët më të rëndomtë e dinë se liberalizmi i vizave nuk ndodh pa ratifikim të demarkacionit, si dhe luftim ndaj krimit”.

Sipas tij, vizat nuk hiqen me llafe nëpër debate televizive, por me punë dhe përkushtim. “Aty ku s’ka punë ka llafe shumë, e kjo mënyrë e të qeverisurit shpërfaq nivelin e ulët dhe amatoresk të atyre njerëzve që na udhëheqin”, shtoi Mehmeti.

Befasi deklarata e Haradinajt

Edhe drejtori i organizatës Çohu, Arton Demhasaj, thotë se po befasohet me deklaratën e Haradinajt për liberalizim të vizave, pa u përfunduar çështja e demarkacionit. “Nuk e di se si po mendon ai që Kosova mund të ketë liberalizim të vizave pa u miratua demarkacioni. Unë e përsëris se paraprakisht duhet përfunduar miratimi i kësaj marrëveshje, e pastaj qeveria të fokusohet në luftimin e korrupsionit, në mënyrë që të vije liberalizimi i vizave”, ka thënë Demhasaj.

Liberalizimi i vizave nuk bëhet me kabinetin aktual të qeverisë

Nga ana tjetër, politologu Mentor Tahiri thotë se kryeministri Haradinaj prej fushatës zgjedhore ka premtuar që brenda tre muajve do të ketë liberalizim të vizave, por sipas tij ky premtim është i pamundur. “Duhet përmendur që zotimi për liberalizimin e vizave është dhënë menjëherë pas formimit të kabinetit aktual qeverisës. Kryeministri atëherë i ka përcaktuar vetës edhe një afat tre mujorë për të realizuar këtë. Që tani është shterur më shumë se gjysma e këtij afati”, tha për Bota sot politologu, Mentor Tahiri.

Sipas tij, çështja e izolimit të lëvizjes së qytetarëve me kohë do të marr formën e presionit edhe më të madh në raport me Qeverinë. “Përtej çështjes së Demarkacionit, Qeverisë së Kosovës i duhet seriozisht të dëshmojë se në këtë vend po luftohem krimi dhe se ka një barazi të plotë qytetare në segmente të ndryshme, e veçanërisht sa i përket ligjit. Në anën tjetër vetë përbërja e kabinetit aktual qeverisës është në thelb një strukturë kompromisesh partiake dhe klanore, gjë që e bën shumë të vështirë për Kryeministrin që të shtyjë agjendën e tij për të cilën zotohet me deklarata. Deri tani, ndonëse mund të jetë ende herët, nuk është treguar një gatishmëri që proceset të shtyhen para. Qeveria më shumë është marrë me vendime improvizuese madje edhe duke anashkaluar plotësisht Kuvendin, gjë që bie ndesh me parimet e funksionimit të shtetit”, përfundoi Tahiri.

Edhe Prishtina e përfshirë në skandalin e drogës ku akuzohet Tahiri

Fillojnë të zbardhen për publikun bisedat e përgjimeve të grupit mafioz që drejtohej nga kushëriri i ish-ministrit të brendshëm shqiptar Saimir Tahiri

Gjithashtu nga bisedat e përgjuara ndërmjet anëtarëve të grupit përfshihet edhe Kosova. Ndërkohë që autoritetet italiane kanë publikuar dosjen e plotë prej 416 faqesh të përgjimeve të grupit të Habilajve, aty kalon shpesh emri “Saimir” i cili sipas tyre ka të bëjë me një politikan të rëndësishëm në Tiranës.

Por nga bisedat e dy anëtarëve të këtij grupi Nezar Seiti dhe Maridian Sulaj përfshihet edhe Prishtina.

Albeu.com zbardh bisedën në të cilën njëri nga anëtarët e dyshuar thotë se do të shkojë në Prishtinë të marrë në një vend ose person 200 mijë euro pasi ky vend mbyllej në orën 14.

Biseda:

Seiti: Dreqi ta hajë, duhet të shkoj edhe në Prishtinë sapo të zbres në Vlorë…

Sulaj: ..hee.. për atë..

(Flasin duke ulur zërin..)

Seiti:…nuk e arrij dot në kohë..sepse ai mbyllet në orën 14:00..nga ora 08:00 deri në 14:00…për shembull..nëse ti shkon se ke për të marrë 200 mijë euro..ai të thotë për sot kam bërë vetëm 100 mijë.

Sulaj: Janë preciz vlla

Seiti: Ai atje..në Prishtinë..ai i ka dorëzuar 200 mijë, por ky që bën transaksionin..ka fituar 14 mijë euro, 100%.

Sulaj: I merr ai?

Seiti: Por normal, ajo është puna e tij.

Sulaj: Po për këtë transaksion, merr vetëm nga ty apo edhe nga ai tjetri?

Seiti: Jo…jo..unë s’kam të bëj..unë marr lekët cash..kam bërë marrëveshjen që në Milano..për të marrë lekët unë shkoj në Prishtinë..sepse këtu nuk mund të marrësh lekë cash.

Sulaj: Po..

Seiti: Çfarë bën? Unë mund të shkoj direkt ..dhe të marr në një orë 140 mijë euro..

Sulaj: Janë shumë të organizuar ata..

Seiti: Nuk ka kështu..jo prit nesër..jo sa ke..merr lekët dhe kaq.

Seiti: Ti mos shih se si i marrim në paratë kështu..se paratë t’i marrin e t’i sekuestorojnë kështu sic i marrim ne…

E megjithatë ende nuk dihet nëse vendi që do të marrë paratë është institucion shtetëror, financiar, biznes privat apo person tjetër i përfshirë në këtë grup të dyshuar kriminal.

Vlen të theksohet se shumicën e rasteve në aksionet e policisë droga e konfiskuar e ka pasur prejardhjen nga Shqipëria.

Gruevizmi u mposht, çfarë do të bëjmë me të

Gruevski nuk do ta përcaktojë më fatin e Maqedonisë, ajo që do të ndodhë në Maqedoni mund ta përcaktojë fatin e Gruevskit. Detyra tani është të ndërtohet një sistem, në të cilin Gruevski nuk do të përsëritet më

Me kokë të ulur, të dielën, me 15 tetor Nikolla Gruevski paralajmëroi dorëheqjen e tij nga skena politike në Maqedoni. Gruevski nuk e shqiptoi fjalën “dorëheqje”, por edhe nuk e kishte të domosdoshme. Dorëheqja qëndronte mbi të si hije dhe vërehej në tentimin e pasuksesshëm për të përçuar vendosmëri dhe fuqi. Tentimi që humbjen e thellë ta arsyetonte me akuza për parregullsi dhe presione ndaj votuesve, ishte sa për sy e faqe ndaj simpatizantëve të vet dhe anëtarëve të partisë, para raundit të dytë të votimit me 29 tetor, kur do të vuloset fati i tij.

Por, nëse rrëzimi i Gruevskit është tanimë temë e mbyllur, çështje e hapur mbetet: çfarë do të bëhet me sistemin që ai la pas vetes në shtet, pas plot dhjetë viteve të sundimit të tij? Bëhej fjalë për sistemin dhe jo për një paraqitje të shkurtër, pasojat e të cilit nuk mund të evitohen aq lehtë me formimin e qeverisë së re dhe fitores, pavarësisht nëse bëhet fjalë për fitore të madhe, siç ndodhi në zgjedhjet e fundit lokale. Sistem, në të cilin mbretëroi korrupsioni, nepotizmi, klientelizmi, nacionalizmi, kontrolli ndaj gjyqësorit, frika dhe ngulfatja e lirisë së mediave dhe qytetarëve.

Sistem, tmerret e të cilit dolën në sipërfaqe me 27 prill të këtij viti me hyrjen në parlament. Sistem për çmendurinë e të cilit dëgjuam në “aferat e bombave”, të cilat i publikonte opozita e atëherëshme tani në pushtet. Sistem, i cili e hidhëroi vendin me fqinjët dhe bashkësinë ndërkombëtare. Sistem i cili prodhoi “projektin Shkupi 2014”, me të cilin kryeqyteti hyri në fushën e kiç-it, duke e shndërruar atë në objekt talljeje para opinionit boteror.

Deziluzionim në vend të euforisë

“Nikollë, nga burgu i Shutkës nuk shpëton dot!”, thërisnin simpatizantët e LSDM-së në natën e fitores së madhe të zgjedhjeve lokale. Emocionet nga më të ndryshmet, për shkak të humbjes përfundimtare të rivalit, dhe euforia nga fitorja e madhe e papritur e partisë së tyre, për momentin i vënë në plan të dytë të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet shteti, si brenda ashtu edhe jashtë. Pjesërisht fjalimi i përmbajtur i Zaevit, i cili paralajmëroi se “tani duhet t’i përveshim mëngët”, i dha një notë deziluzionimio momentit festiv. Pa marrë parasysh nëse do të përfundojë Gruevski apo jo në burgun e Shutkës, të Idrizovës apo Belizes, Zaevi duhet ta ketë të qartë se ai dhe partia e tij gjenden para një detyre historike, në të cilën nuk ka shumë hapësirë për gabime.

Përgjegjësia është e madhe, sikurse edhe pritja e qytetarëve. Gruevski nuk do ta përcaktojë më fatin e Maqedonisë, por në të kundërtën, ajo që do të ndodhë në Maqedoni mund ta përcaktojë fatin e Gruevski ose të të ngjashmëve të ardhshëm si Gruevski.Drejtësi gjithsesi duhet të ketë. Por atë mund ta sjellë vetëm një sistem i reformuar gjyqësor dhe për ekzistimin dhe funksionimin e pavarur të tij, politika duhet të krijojë kushte. Nuk është e rastësishme që në raportin e dytë të grupit të ekspertëve të Komisionit Evropian të udhëhequr nga Rajhnard Pribe, theksohej rreziku “që një shtet i kapur si Maqedonia të zëvendësohet me tjeter”.

Brukseli dhe përkrahësit e tjerë ndërkombëtarë të Maqedonisë, gjatë 25 viteve të kaluara panë dhe dëgjuan shumë “fillime të reja”, premtime të shumta të parealizuara, rilindje dhe jetë…për të mos folur për ato që dëgjuan qytetarët e Maqedonisë. Që Maqedonia të bëhet shtet me të gjitha “simbolet” nuk është e mjaftueshme që Zaevi të ulet në fronin e Gruevskit, ndërsa socialdemokratët t’u zënë vendin e kryebashkiakëve të VMRO-së.

Punët, që e presin në të ardhmen prekin thellë themelet e shoqërisë: sistemin arsimor, i cili që grupmoshat e vogla i mësonte për bindje, në vend të mendimit krijues dhe kritik, në shëndetësi e cila të bënte të sëmurë, në vend që të të shërojë, në administratën publike, në të cilën avancoje me librezë partiake në vend të cilësisë, në të menduarit i cili pushtetin e sheh si shans për pasurim në vend të shërbimit, edhe në raportin me mjedisin jetësor.

Reformat, të cilat duhen të realizohen në Maqedoni duhet patjetër të kalojnë sipas vertikales, por jo si projekte teoriko-ligjore, të cilat askush nuk i zbaton në praktikë, por si një shembull nga maja te qytetari i rëndomtë, për një sjellje pak më ndryshe. Ndërtimi i kultit personal të një lideri si dhe përbuzja duhet të ndryshohet me kritikë dhe dialog.

Eleminimi i sistemit Gruevski

Nuk do të kalojë shumë kohë, kur do të dalin lajmet e para, për shembull, për ndarjen e tendereve në baza partiake ose private, si në pushtetin qendror, ashtu edhe në atë vendor. Një gjë e tillë ndodh kudo në botë. Dallimi është në atë që dukuri të tilla dënohen atje ku dëshiron të shkojë Maqedonia. Nëse mosndëshkimi vazhdon të vlejë si parim për funksionarët në vend, të gjitha premtimet do të mbeten fjalë boshe. Tentimi për kompensimin eventual të pakënaqësisë së qytetarëve me klientelizëm të ngjyrave të reja partiake, vetëm se do ta përshpejtojë shkatërrimin e shtetit dhe do t’i kthehet si bumerang partisë në pushtet. Gjithashtu edhe ngulfatja e mediave. Sfida që të prekej apo shfrytëzohej së paku edhe një pjesë nga sistemi i vjetër për partinë apo për përfitim personal, shumë shpejt do ta vinte partinë e re në pushtet në binarët e “Gruevizmit”.

Nëse nuk eleminohet tërësisht sistemi i Gruevskit, atëherë kjo situatë nuk do t’i sjellë asgjë të mirë, as shtetit e as partisë në pushtet. Atë sistem nuk e ka shpikur Gruevski ose VMRO-DPMNE-ja, ata vetëm e materializuan atë që lanë trashëgimi socialdemokratët në vitin 1990. Prandaj detyra nuk do të jetë as e lehtë e as e thjeshtë. Detyra është e qartë, duhet të ndërtohet një sistem në të cilin Gruevski nuk do të përsëritet më.

Kjo do të jetë e mundur vetëm me gjyqësi të pavarur, me administratë profesionale, me media të lira dhe shoqëri të fuqishme civile. Do të duhet shumë guxim dhe punë cilësore që të fillojë ndryshimi i gjërave në Maqedoni. Se a ka vendosmëri dhe përkushtim LSDM-ja dhe Zaevi ta bëjnë një gjë të tillë, këtë do ta kuptojmë së shpejti. Nga ajo që kemi parë deri tani, ka hapësirë për optimizëm dhe shpresa të matura, por jo edhe për eufori.

U shpallet luftë drogave në shkolla

Autoritetet e rendit në Kosovë kanë ndërmarrë një aksion me moton, “Stop drogave në shkolla” në kuadër të përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e dukurisë së shpërndarjes së drogave tek nxënësit. Për gjashtë ditë, ky aksion i zhvilluar këtë muaj, sipas policisë, i ka dhënë rezultatet e veta

Në Policinë e Kosovës thonë se në aksionin e ndërmarrë janë arrestuar 34 persona dhe është konfiskuar më shumë se një kilogram drogë e llojit, marihuanë.

Ndërkaq, nga aspekti i parandalimit, janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollave, në bashkëpunim me Qendrën e Mjekësisë Familjare, janë mbajtur ligjërata si dhe janë angazhuar zyrtarë policorë për patrullime përreth shkollave.

Zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se aksioni ka përfshirë patrullimet përreth shkollave dhe hapësirave afër, si parqe e të ngjashme.

“Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në terren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 metrave rreth shkollave, si në parqe, rrugë e hapësira të tjera. Ka rezultuar se prej 27 rasteve, 3 raste kanë qenë brenda oborreve të shkollave, 3 raste afër oborreve dhe 21 në largësi prej 300 metrash”, tha Hoxha.

Ndërkaq, Safet Blakaj drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, tha për Radion Evropa e Lirë se ka tendencë te të rinjtë prej moshës 16 vjeçare që të konsumojnë në masë më të madhe drogën e tipit marihuanë. Sipas tij, numri i personave të kësaj moshe që kërkojnë ndihmë në këtë qendër, megjithatë, mbetet i vogël.

“Vitet e fundit droga e llojit, marihuanë, është e përhapur te nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Mosha e konsumimit, sipas të dhënave tona, ka rënë në 16 vjeç. Shkollat po hezitojnë të raportojnë për këtë problematikë, pasi po mendojnë se si shkollë mund të stigmatizohen”, thotë Blakaj.

“Mesatarja e nxënësve që kërkojnë ndihmë brenda javës (në Qendrën Mediko-Psikoterapeutike ‘Labirint’) është rreth 6 fëmijë”, tha Blakaj.

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve të rendit që të parandalohet përdorimi dhe shitja e drogave, organizatat joqeveritare konsiderojnë se qasja e të rinjve deri te shitësit e drogave nuk është e vështirë, gjë që, sipas tyre, është shumë shqetësuese.

Ato konsiderojnë se mungesa e një koordinimi të duhur të shumë mekanizmave institucionalë bën që kjo çështje të mos parandalohet.

Edhe vet të rinjtë thonë se qasja deri tek drogat e ndryshme në Kosovë është e lehtë.

Shpresa 23 vjeçare, studente e Fakultetit të Arteve tha se përdorimi i substancave narkotike është tejet shqetësues, e sidomos fakti që ato përdoren edhe nëpër shkolla.

“Duke marrë parasysh që fëmijët në shkolla kanë qasje në droga dhe i përdorin ato, kjo tregon mjaft se blerja e saj nuk është problematike. Në shkolla kryesisht përdoret marihuana, që njihet si drogë e lehtë, por fëmijët e moshave nga 12 deri në 16 vjeç, megjithatë mendoj se nuk do duhej të kishin qasje”, tregon Shpresa.

Ndryshe, përdorimi i substancës narkotike të llojit heroinë, kohët e fundit, ka shënuar rënie të përdorimit nga të rinjtë e Kosovës, për dallim nga vendet e tjera të botës, ku thuhet të ketë pasur rritje të përdorimit të saj.

Fushatë e qetë zgjedhore, arsye dobësimi i SHIK-ut

“Këto zgjedhje të 22 tetorit do të prodhojnë rezultat të paparashikuar. Rënia e forcës së SHIK-ut ka ndikuar në klimën më të qetë, e cila po ndjen një frymë demokracie për herë të parë në një palë zgjedhje lokale në Kosovë”, ka nënvizuar Mehmeti

Rezultati zgjedhjeve E diela e kësaj jave do të jetë dita kur qytetarët e Kosovës do të votojnë për kryetarët e komunave të tyre. Tashmë, kanë mbetur vetëm edhe katër ditë kohë për partitë politike që t’i bindin qytetarët për votën e tyre. Fushata zgjedhore e filluar në 22 shtator do të përfundojë të premten, duke shënuar kështu një muaj fushatë, gjë që kjo shihet e lodhshme nga ana e analistëve politikë.

Dështim i fushatës zgjedhore

Analisti politik Dimal Basha, e cilëson të dështuar fushatën sa i përket jetëgjatësisë. Sipas Bashës, komunat në Kosovë janë kryesisht të vogla dhe qytetarët e kanë lehtë të informohen për planprogramet e synimet e kandidatëve, prandaj nuk ka nevojë të bëhet fushatë më shumë se dy javë.

“Fushata e zgjedhjeve lokale ka dështuar në jetëgjatësinë e saj. Kohëzgjatja e këtyre zgjedhjeve është e lodhshme, por edhe e neveritshme për qytetarët, por edhe për vetë kandidatët. Komunat në Kosovë janë kryesisht të vogla dhe qytetarët e kanë lehtë të njihen me planprogramet dhe synimet e kandidatëve, prandaj askush nuk ka nevojë më shumë se dy javë të vendos se kë ta votojë. Çdo minutë më shumë, është vetëm lodhje psiqike dhe financiare për të gjithë ne”, ka pohuar Basha.

Ai ka vlerësuar se këto zgjedhjet kanë dy dallime pozitive. “Përndryshe, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, unë mendoj ka dy dallime që janë pozitive. E para, ka filluar të shuhet “militantizmi” politikë dhe partitë e kanë kuptuar se s’ka më votë të garantuar dhe kjo ka bërë që të ketë “përplasje” që ka qenë më pak e zhurmshme, por me kualitative sepse është debatuar për substancën, e jo për subjektin. Dhe, kjo ka çuar te pika e dytë pozitive, ku ka filluar të debatohet seriozisht për problemet që i shqetësojnë qytetarët dhe në përgjithësi është punuar në programe për t’i adresuar ato seriozisht”, ka theksuar Basha.

Fushatë monotone

Sikurse analisti Basha, njëjtë ka vlerësuar edhe analisti Blerim Burjani, duke thënë se fushata ka qenë në përgjithësi e qetë, mirëpo është monotone për shkak të kohës së zgjatjes.

“Fushata në përgjithësi është e qetë, është edhe monotone për shkak se një muaj fushatë është e veshtirë për qytetarët ta përcjellin, por edhe i lodhshëm për partitë. Pra, duhet të risihkiohet ligji për zgjedhjet dhe të reformohet në këtë temë, më shumë se 14 ditë nuk ka nevojë të ketë, gjatësi. E, kësaj periudhe ka pasur përdorim edhe të një gjuhe të ashpër në mes kandidatëve, por ka pasur edhe incidente dhe rrahje në debat televizive”, ka thënë Burjani.

Sipas Burjanit, këto zgjedhje nuk kanë qenë më të qeta, mirëpo ka pasur fushatë të dobët me premtime.
“Nuk mendoj se këto zgjedhje janë kane më të qetë se ato të mëhershme , ka pasur përplasje në mes kandidatëve të partive, ka pasur shumë pak seriozitet në trajtim të temave ekonomike lokale, ose fare, një fushatë e dobët me premtime shpesh herë jashtë kompetencave të pushteti lokal, të gjithë premtojnë shkolla, infrastrukturë rrugore, çerdhe të fëmijëve, nuk po shoh kurrfarë ndryshimi serioz në qasje. Pastaj, ajo çka bie në sy është se 80% të kandidatëve për asamble komunale janë njerëz të pa punë”, ka pohuar Burjani.

Sipas tij, partitë politike kanë kandidatë më tepër të rinj që sapo kanë përfunduar shkollimin dhe nuk kanë përvojë. “Të rinjtë më së shumti kanë të gjitha partitë politike kanë kandidatë të rinj që sapo kanë përfunduar shkollimin universitar, pa përvojë në asnjë punë, e drejt në politikë si rezultat i papunësisë së madhe në vend. Varfëria e madhe dhe problemet sociale kanë bërë që ka kandidatë edhe këngëtar, edhe gazetar, edhe çka mos për shkak se nuk shohin perispektivë dhe zhvillim askund, dhe orientohen në politikë si e vetmja rrugë e prosperitetit, kjo fushata karkaterizohet edhe me kaniddiatë të pavarur më shumë”, ka theksuar Burjani.

Ai ka shtuar se dalja e qytetarëve do të jetë më e vogël në krahasim me vitin 2013. “Fushata duket të jetë pozitive dhe jo diçka me shumë tensione, pra përgjithsisht duket të jetë fushatë e qetë edhe përkundër interesimit të vogël të qytetarëve për këtë fushatë, në fushatë po marrin pjesë vetëm militantë dhe përfitues partiakë dhe familjarë dhe nepotisë, përndryshe duket se rreth 70% nuk marrin pjesë në fushatë. Dalja e qytetarëve pritet të jetë më e vogël në krahasim me vitin 2013”, ka përfunduar Burjani.

Fushatë e qetë

Kurse, analisti Faton Mehmeti, fushatën e konsideron të qetë për shkak të dobësimit të SHIK-ut. Sipas tij, ka ndryshuar mentaliteti në të bërit fushatë dhe kjo është si rezultat i ngritjes së vetëdijes qytetare.

“Kjo fushatë konisderohet më e qetë për shkak se SHIK-u është më i dobët se viteve të me hershme. Paralajmërimi i nisjes së punës së Gjykatës Speciale, si dhe pasqyra më reale që ka populli për të ashtuquajturit komandantët ka ndikuar që klima e fushatës së zgjedhjeve të jetë më e qetë. Ka një ndryshim mentaliteti të të bërit fushatë nga ajo fontanë dëshirash në atë më praktike, kjo si rezultat i ngritjes se vetëdijes së qytetarëve”, ka theksuar Mehmeti.

Sipas tij, zgjedhjet 11 qershorit kanë qenë ndëshkim për disa subjekte politike, prandaj kjo ka ndikuar që disa të kenë “frikë”.

Mehmeti ka shtuar se këto zgjedhje do të prodhojnë rezultat të paparashikuar. “Zgjedhjet e 11 qershorit dhe ndëshkimi që morën disa subjekte politike ka ndikuar në “frikën” e politikës nga ndëshkimi një sinjal i mirë për demokracinë dhe qasjen e të bërit politikë. Mos marrja e bastioneve ka bërë që zgjedhjet të jenë të paparashkuara, besoj gjë e mirë për demokracinë pasi komoditeti i bastioneve e humb frymën e demokracisë dhe garës zgjedhore. Gjithsesi këto zgjedhje janë më praktike, jo aq euforike. Këto zgjedhje të 22 tetorit do të prodhojnë rezultat të paparashikuar. Rënia e forcës së SHIK-ut ka ndikuar në klimën më të qetë, e cila po ndjen një frymë demokracie për herë të parë në një palë zgjedhje lokale në Kosovë”, ka nënvizuar Mehmeti./B.S

Zagani: Tahiri sa herë vinte në Vlorë hante drekë me Habilajt

“Kur isha unë në detyre, sa herë vinte në Vlorë (Saimir Tahiri) hante drekë me ta (Habilajt)”. Deklarata e fortë është bërë nga Dritan Zagani, ish-shefi i hetimit në Drejtorinë e Kufirit në Vlorë, në një lidhje për emisionin “Opinion”

Zagani u pyet nëse ka pasur dijeni nëse gjatë kohës që ai shërbente në Vlorë, ish ministri në detyrë i asaj kohe Saimir Tahiri, takohej me Habiljat, dy prej të çilëve, sipas dosjes hetimore të autoriteteve italiane, janë përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës, që trafikonte drogë në sasi të mëdha nga Shqipëria në Itali.

Dhe Zagani u përgjigj:

“Kur isha unë në detyre, sa herë vinte në Vlorë hante drekë me ta”.

“Tahiri kishte edhe një gomone në Vlorë në kohen që ishte deputet i opozitës, diku rreth 6 metra me ngjyrë gri. Habilajt ja mirmbanin atë”.

Ish-shefi i kufirit në Vlorë dhe ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, deklaroi më herët se, grupi kriminal i Habilajve vepron në vendin tonë në bazë të lidhjeve të gjakut.

Zagani: Unë jam një ndër të parët oficerë të anti-drogës në rrethin e Vlorës, ata kanë qenë kontigjent kriminal. Madje njohja personale e imja me ta ka qenë që në vitin 1998, të cilët merreshin me trafik droge. Ata kanë qenë mjaft aktiv në këtë trafik. Habilajt kanë hapur shumë biznese legale, në vitin 2010 kam marrë vesh se ata kanë hapur një biznes fruta perimesh që eksportonin në Itali. Ata përmes një kamioni bëni tregti me italinë.

Duke pasur shumë dyshime se si ka mundësi me një kamion të lodhur, ata bënin një jetë përrallore. Pikërisht ashtu siç jetojnë trafikantët e drogës në Shqipëri. Në Vlorë kishte shumë biznesmenë të ndershëm të cilët nuk jetonin në standardin e tyre, kurse këta shfaqnin një jetë super luksoze.

Zagani, u shkarkua pa motivacion nga detyra, u ndoq penalisht për disa akuza dhe u kërcënua publikisht, duke zgjedhur të arratiset nga Shqipëria, pasi denoncoi publikisht Habilajt për trafik droge në vitin 2005.

Kryetarja e Gjykatës Speciale: Personave të akuzuar do t’u garantohet një gjykim i drejtë dhe i shpejtë

Gjyqtarja Ekatarina Trendafilova, kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka thënë për BIRN se gjykata e sapokrijuar me bazë në Hagë që do të gjykojë ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të jetë etnikisht e njëanshme pasi do të gjykojë vetëm kriminelët e dyshuar, jo vetë organizatën guerilase

Trendafilova ka premtuar gjithashtu se gjykata do t’i mbrojë si duhet dëshmitarët – një dështim në përpjekjet e mëparshme për të gjykuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dhe shprehu shpresë së puna e saj do të ndihmojë në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Kjo nuk është hera e parë që Trendafilova ka vendosur në rastet e drejtësisë penale ndërkombëtare.
Para se t’i bashkohej Dhomave të Specializuara të Kosovës, ajo ishte gjyqtare në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, një eksperiencë që ajo e cila ajo beson se do të përfitojë në rolin e saj të ri.

BIRN: Gjykata të tjera hibride kanë funksionuar edhe më parë në Kosovë. Çfarë ndryshimi ka kjo gjykatë nga të tjerat dhe si do ta mundësoni ju si gjykatëse përmbushjen e mandatit prej gjykatës?

Trendafilova: Dhomat e Specializuara janë të ndryshme në shumë aspekte. Unë do të përmend disa prej tyre, mirëpo nuk do të përmend fjalë si ’hibrid’, ’ndërkombëtar’ apo ‘i ndërkombëtarizuar’. Dhomat e Specializuara u krijuan nëpërmjet një amendamenti kushtetues që u miratua nga Kuvendi i Kosovës me një shumicë dy të tretash. Ky është një faktor fuqidhënës për ne. Kjo do të thotë se populli i Kosovës përmes përfaqësuesve të vet në Kuvend shprehu vullnetin se një institucion i tillë është i nevojshëm dhe i dëshirueshëm.

Së dyti, Dhomat e Specializuara mund të mbështeten në autoritetet e Kosovës, përfshirë edhe policinë në lidhje me zbatimin e urdhrave, kontrolleve dhe sekuestrimeve dhe në lidhje me arrestimin e të dyshuarve. Në bazë të Ligjit, autoriteteve të Kosovës u kërkohet të bashkëpunojnë me Dhomat e Specializuara për arritjen e objektivit madhor të nxjerrjes para drejtësisë të personave përgjegjës për krimet e rënda që pretendohet të jenë kryer.

Nga ana tjetër, ne jemi një institucion i zhvendosur në Holandë, që është shteti pranues e kjo do të thotë që ne mundësojmë sigurinë më të lartë për të gjithë atë që kanë punë me Dhomat e Specializuara, në veçanti viktimat dhe dëshmitarët.

Gjithashtu, në Dhomat e Specializuara mund të gjykojnë vetëm gjykatës ndërkombëtarë. Kjo zgjidhje tregon se Kuvendi i Kosovës i kushtoi respektin maksimal pavarësisë dhe integritetit të këtij institucioni, procedimeve penale që do të kryhen në këtë institucion dhe sigurisë së viktimave dhe dëshmitarëve.

Si gjykatëse dhe si Kryetare e Dhomave të Specializuara unë do të siguroj përmbushjen e mandatit prej Dhomave të Specializuara nëpërmjet zbatimit të Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe Rregullores së miratuar nga gjykatësit. Më e rëndësishme që ia vlen të theksoj është se unë kam besim se gjykatësit e emëruar në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të cilët kanë një përvojë të madhe, do të kryejnë procedura gjyqësore shembullore dhe do të shqiptojnë vendime tejet cilësore.

BIRN: Si do ta trajtoni problemin e komunikimit dhe shpjegimit të misionit të Dhomave të Specializuara duke pasur parasysh namin jo të mirë të TPNJ-së në ish-Jugosllavi, por gjithashtu duke marrë parasysh edhe ngurrimin ndaj këtij institucioni të ri në Kosovë?

Trendafilova: Ndoshta, në Kosovë jo të gjithë janë përkrahës, apo kundërshtarë të Dhomave të Specializuara. Gjithsesi, vendimi për themelimin e Dhomave të Specializuara ishte vendim i përfaqësuesve të popullit të Kosovës, i Kuvendit.

Ne jemi realitet, tashmë funksionojmë dhe mund të marrim parashtrime. Mandati ynë është i ndryshëm nga ai i TPNJ-së dhe ne duhet të gjykohemi për punën që do të bëjmë.

Krahas themelimit të institucionit tonë dhe gatishmërisë sonë për nisjen e procedurave gjyqësore, është po aq me rëndësi, që të vijojë informimi i publikut për mandatin tonë, për procedurat dhe për rezultatet e mundshme të pritshme prej punës së institucionit tonë. Kjo ka rëndësi për të parandaluar informacion të shtrembëruar apo keqkuptime.

Unë fuqimisht përkrah transparencën më të madhe të mundshme në lidhje me veprimtarinë tonë, sigurisht me përjashtim të informacionit të ndjeshëm dhe konfidencial që është i nevojshëm për mbrojtjen e dëshmitarëve që do të vijnë për të dëshmuar.

Që prej vitit të shkuar dhe përurimit të faqes sonë në Internet në tri gjuhë ku i gjithë informacioni mund të gjendet në anglisht, shqip dhe serbisht, krejt informacioni i rëndësishëm dhe parashtrimet publike të palëve dhe të gjykatësve u bëhen të njohura me saktësi publikut dhe kjo do të vazhdojë.

Komunikimi me median është një proces i vazhdueshëm. Gjithashtu, drejtuesit kryesorë të gjykatës si edhe ekipi i Dhomave të Specializuara për informimin e publikut kanë qenë rregullisht në ndërveprim me faktorë të rëndësishëm të ndryshëm nga shoqëria civile, fusha akademike dhe media në Kosovë, si edhe më gjerë në rajon dhe në botë.

Për shembull, në pranverë të këtij viti Administratorja, dr. Fidelma Donlon, pati një takim në Prishtinë me përfaqësues të shumtë të medias dhe shoqërisë civile në Forumin për Transparencë të Drejtësisë. Pres që në të ardhmen të vijojnë të organizohen veprimtari të ngjashme.

Gjithashtu, kohët e fundit unë mbajta një konferencë për shtypin në selinë tonë. Po ashtu ne presim vizitorë të shumtë dhe mbajmë ligjërata për grupe studentësh të interesuar. Të gjitha këto veprimtari janë pjesë e zbatimit të programit tonë për komunikim i cili do të intensifikohet. Ne do të organizojmë transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore të ardhshme.

Dëshiroj të theksoj se unë mbështetem maksimalisht në komunikimin për t’i bindur njerëzit në rajon se Dhomat e Specializuara do të bëjnë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe të pavarur për këdo që ka lidhje me to.

BIRN: Sa i vështirë është komunikimi në rast se ndodhesh shumë larg vendit të kryerjes së krimeve?

Trendafilova: Unë jam tërësisht e ndërgjegjshme për vështirësinë që krijon largësia në lidhje me komunikimin dhe ndërgjegjësimin e efektshëm. Sidoqoftë, fatmirësisht ne jetojmë në kohën e teknologjisë moderne që unë shpresoj se do të na ndihmojë të vendosim komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë interesuarit, dhe jo vetëm me mediat.

Një ndër përparësitë e afërta është që t’u drejtohemi viktimave dhe të shpjegojmë në tërësi të drejtat e tyre, si edhe procesin përkatës të kërkesës dhe të përmbushjes së kushteve për pranim si viktimë. Gjithashtu, dëshmitarëve do t’u jepen sigurime në lidhje me masat e forta mbrojtëse të ndërmarra prej Dhomave të Specializuara.

Për më tepër, sapo të fillojnë seancat gjyqësore, ne do t’i transmetojmë nëpërmjet faqes sonë në Internet në të gjitha gjuhët zyrtare që do t’u mundësojë publikut dhe mediave që t’i ndjekin ato.

Natyrisht, në bazë të nevojave për mbrojtjen e dëshmitarëve disa transmetime do të jenë të pjesshme, ose do të ketë transmetime me masa mbrojtëse si ndryshimi i pamjes dhe i zërit.

BIRN: Si bashkëpunojnë Dhomat e Specializuara me autoritetet e Kosovës? Sa i përket paraburgimit dhe arrestimeve, a do të përdorni polici të posaçme të gjykatës, policinë holandeze apo policinë e Kosovës?

Trendafilova: Ashtu siç parashihet në Ligj, ne mund të mbështetemi në policinë e Kosovës, si edhe në cilëndo gjykatë të Kosovës. Gjithashtu, Prokurori i Specializuar mund të vërë në zbatim urdhrat e tij nëpërmjet një force policore brenda Zyrës së tij. Çdo urdhër dhe vendim i Dhomave të Specializuara të Kosovës ku përfshihen edhe kontrollet sekuestrimet dhe arrestimet e të dyshuarve në territorin e Kosovës, duhen zbatuar. Këtë e dikton Ligji. Gjithashtu, në rast se del e nevojshme ne mund të kërkojmë bashkëpunim ndërkombëtar.

BIRN: Sa të ndjeshëm duhet të jeni kundrejt rrethanave të tanishme politike në Kosovë?

Trendafilova: Në të vërtetë nuk është fjala për ndjeshmëri. Dhomat e Specializuara janë një institucion gjyqësor i pavarur në ushtrimin e funksioneve të veta dhe në përmbushjen e mandatit, në përputhje me Ligjin dhe dakorduar dhe miratuar prej një shumice absolute të Kuvendit të Kosovës.

Ne e kryejmë misionin tonë ashtu siç mishërohet në Ligj, në mënyrë të pavarur prej procesit politik në Kosovë. Ne i bindemi vetëm kushtetutës dhe ligjit.

Megjithatë, ne i përcjellim me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe jemi të ndërgjegjshëm për problem të ndjeshme, pa u ndikuar prej tyre.

BIRN: Çfarë përgjigje keni ndaj kritikave se Dhomat e Specializuara janë të njëanshme dhe merren vetëm me një grup etnik, shqiptarët e Kosovës?

Trendafilova: Dhomat e Specializuara nuk kryejnë ndjekje penale të asnjë grupi etnik, apo organizate. Dhomat e Specializuara do të procedojnë penalisht dhe do të shpallin fajtorë vetëm individë. Ligji përcakton qartësisht përgjegjësinë penale individuale, që do të thotë se individët do të shpallen fajtorë për vepra penale që kanë kryer si individë dhe jo si pjesëtarë të një grupi apo bashkësie etnike apo të çfarëdo grupi tjetër.

BIRN: Gjithashtu, gjykata ka një njësi për mbështetjen e viktimave dhe në Ligj parashihen programe për zhdëmtimin. Si do të funksionojë në praktikë?

Trendafilova: Së pari më lejoni t’ju them se jam mjaft e kënaqur se në ndryshim nga TPNJ-ja, Dhomat e Specializuara u japin viktimave mundësinë e pjesëmarrjes në procedura.

Viktimat e krimeve të përmendura në një aktakuzë mund t’i bëjnë kërkesë Zyrës për pjesëmarrje të viktimave në Zyrën Administrative, në rast se dëshirojnë të marrin pjesë. Në Ligj parashihet e drejta e viktimave për njoftim, njohje si viktimë dhe zhdëmtim. Praktikisht, kjo do të thotë se viktimat do të mund të kenë pjesëmarrje të njëmendtë në procedurat e Dhomave të Specializuara dhe do të mund të kërkojnë zhdëmtim.

Pas shpalljes së një të akuzuari fajtor, gjykatësit mund ta urdhërojnë atë të akuzuar që t’u paguajë dëmshpërblimin e përshtatshëm viktimave, kolektivisht, ose individualisht. Zyra për pjesëmarrje të viktimave gjithashtu do të administrojë një listë të mbrojtësve të viktimave për të mundësuar përfaqësim ligjor efikas dhe ndihmë për viktimat.

BIRN: A mund të shpjegoni gjithashtu rolin e Avokatit të Popullit?

Trendafilova: Përfshirja e Avokatit të Popullit që gjithashtu parashihet në Kushtetutën e Kosovës, është një garanci kushtetuese e rëndësishme, gjithashtu brenda kornizës ligjore të Dhomave të Specializuara. Nëpërmjet Avokatit të Popullit synohet më shumë transparencë dhe hapje ndaj publikut nga ana jonë dhe që Avokati i Popullit të shërbejë si mbikëqyrës i pavarur i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Në të njëjtën kohë, Avokati i Popullit do të tregojë respektin e duhur ndaj pavarësisë së gjyqësorit dhe procedurave gjyqësore që do të thotë se Avokati i Popullit nuk mund të ndërhyjë në kryerjen e tyre, përveçse kur është fjala për vonesa të papërligjura.

Së fundi, funksionimi i Avokatit të Popullit supozohet që të fuqizojë kontrollet dhe balancat të cilat janë për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore, sikurse mishërohen në Kushtetutën e Kosovës.

Pres me padurim funksionalizimin e këtij mekanizmi i cili veçse do të kontribuojë më shumë në besueshmërinë e dy institucioneve.

BIRN: Deri tani mbrojtja e dëshmitarëve ka qenë një nga problemet kyçe në gjykimet për krime lufte në Kosovë dhe Dhomat e Specializuara pretendojnë të kenë përgatitur një sistem të fortë për mbrojtjen e dëshmitarëve. Si mendoni për qasjen e deritashme të gjykatave ndërkombëtare dhe vendore në lidhje me mbrojtjen e dëshmitarëve që dëshmojnë për krime ndërkombëtare? A është kjo një ndër arsyet që shpesh gjykatat ndodhen shumë larg vendit të kryerjes së krimeve?

Trendafilova: Bazuar në përvojën time në të kaluarën, por duke qenë gjithashtu e vetëdijshme për disa raste në të shkuarën, jam mjaft e ndërgjegjshme për rëndësinë e mbrojtjes së dëshmitarëve. Ky është një faktor kyç i mandatit të Dhomave të Specializuara që dëshmohet nga fakti i zhvendosjes së procedurave në Holandë.

Për këtë arsye, në Rregulloren tonë të Procedurës dhe të Provave është krijuar një sistem i fortë për mbrojtjen e dëshmitarëve. Krahas kësaj, Dhomat e Specializuara nuk do të tolerojnë asnjë lloj ndërhyrjeje ndaj sigurisë dhe mirëqenies së dëshmitarëve dhe do t’i procedojnë penalisht ndërhyrje të tilla.

Zhvendosja e procedurave përbën një instrument të fuqishëm që ofron mbrojtje më të mirë për dëshmitarët, viktimat dhe persona të tjerë që kanë punë me Dhomat e Specializuara.

Unë dhe të gjithë gjykatësit kemi besimin e patundur sikurse është shprehur në Rregullore, se drejtësia nuk do të bëhet në dëm të sigurisë dhe mirëqenies së cilitdo personi që bashkëpunon me Dhomat e Specializuara. Me një fjalë mbrojtja është kyçe për ne.

BIRN: Çfarë shihni si pengesa të mundshme për veprimtarinë e suksesshme të Dhomave të Specializuara?

Trendafilova: Këtë pyetje do ta trajtoj në një këndvështrim tjetër, konkretisht cilët janë faktorët që shërbejnë si matës të përmbushjes së mandatit prej Dhomave të Specializuara.

Së pari, personat të cilët Prokurori i Specializuar do t’i ngarkojë me akuza për krime të rënda, do të duhet të arrestohen ose të dorëzohen vullnetarisht për t’u ballafaquar me akuzat kundër tyre. Shpresoj që Prokurori i Specializuar t’i përmbushë në mënyrë të shpejtë detyrat e tij hetimore dhe të dorëzojë aktakuza sa më shpejt që të jetë gati.

Së dyti, personave të akuzuar do t’u garantohet një gjykim i drejtë dhe i shpejtë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut.

Së treti, të drejtat e viktimave do të mbrohen në mënyrë të efektshme.

Së katërti, Dhomat e Specializuara dhe gjykimet që do të kryhen atje do të jenë një rast për popullin e Kosovës që të përballet me të shkuarën.

Së fundi, nëpërmjet përmbushjes së mandatit, Dhomat e Specializuara do të fuqizojnë dhe çojnë më tej shtetin ligjor në Kosovë.

BIRN: Ju jeni një gjykatëse me përvojë që keni punuar më herët në gjykata ndërkombëtare. Sipas mendimit tuaj, sa e dobishme do të jetë përvoja juaj në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për punën tuaj në Dhomat e Specializuara të Kosovës?

Trendafilova: Në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, kam punuar në një sërë çështjesh ku jam përballur me problem ligjore dhe faktike të ndryshme, me sfida komplekse që kërkonin veprim të menjëhershëm dhe zgjidhje të përshtatshme e në kohë.

Nëntë vitet që kalova në Gjykatën Penale Ndërkombëtare si edhe përvoja ime e mëhershme përbëjnë një bazë të fortë për detyrat që më janë besuar të kryej në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Është e rëndësishme të bazohesh në mësimet e nxjerra dhe të përfitosh prej arritjeve të cilat jo vetëm duhen zbatuar, por duhen zhvilluar e përmirësuar edhe më tej në veprimtarinë e përditshme të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

E njëjta gjë është e vërtetë për të gjithë gjykatësit e Regjistrit të Gjykatësve Ndërkombëtarë të cilët kanë përvojë të gjerë vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe përvojë në gjykata penale ndërkombëtare.

Si institucioni më i ri që procedojmë krime ndërkombëtare, ne kemi rastin e papërsëritshëm që të shmangim të metat që mund të jenë hasur në institucionet e tjera gjyqësore në juridiksionet e tyre përkatëse.

BIRN: Sipas jush, në cilat mënyra kjo gjykatë mund të ndihmojë në përparimin e drejtësisë penale? A ka kjo gjykatë diçka që gjykatat e tjera ta përdorin si element të ri?

Trendafilova: Struktura e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe korniza ligjore për veprimtarinë e kësaj gjykate përmbajnë disa risi që mund të ndihmojnë në përparimin e drejtësisë penale dhe gjithashtu mund të shërbejnë si modele për përmirësime institucionale në të ardhmen.

Në lidhje me këtë, dëshiroj të përmend Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Kjo dhomë është pjesë e strukturës së institucionit tonë me detyrë për të shqyrtuar nëse Rregullorja e Procedurës dhe e Provave përputhet me Kushtetutën e Kosovës dhe nëse pasqyron standardet më të larta të të drejtave të njeriut.

Një përgjegjësi tjetër e kësaj dhome është të garantojë mbrojtjen e të drejtave të individëve të mishëruara në Kushtetutë, para Dhomave të Specializuara dhe prej çfarëdo veprimi të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Institucione të tjera të drejtësisë penale që procedojnë krime të njëjta ose të ngjashme nuk e kanë këtë mekanizëm themelor garantues të të drejtave të njeriut.

Gjithashtu, Avokati i Popullit është një risi e institucionit tonë krahasuar me gjykatat penale ndërkombëtare. Detyra e Avokatit të Popullit është monitorimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të mishëruara në Kapitullin II të Kushtetutës, të personave që kanë punë me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me Ligjin dhe Rregulloren.

Së treti, Dhomat e Specializuara të Kosovës synojnë të funksionojnë në mënyrë efikase dhe të efektshme. Për shembull, në Ligj nuk parashikohet prania e përhershme e gjykatësve në selinë e Dhomave të Specializuara, përveçse për nevoja konkrete të punës.

Ligji gjithashtu ka përcaktuar një Regjistër të Gjykatësve Ndërkombëtare dhe një sistem funksionimi në të cilin Kryetari ka kompetencë të caktojë gjykatës në panele të ndryshme, sipas nevojave.

Gjithashtu, ne kemi siguruar administrim të përpiktë të çështjeve dhe afate të rrepta për veprimtarinë gjyqësore. Këto dhe shumë metoda të tjera të dakorduara dhe të miratuara prej gjykatësve do ta bëjnë institucionin tonë efikas.

Disa prej këtyre veçorive burojnë nga sistemi gjyqësor i Kosovës, kurse të tjerat janë paraqitur prej gjykatësve të Plenares. Këto risi mund të studiohen dhe të mbahen parasysh si duhet në modelet e ardhshme të drejtësisë penale ndërkombëtare.

BIRN: Duke pasur parasysh krizën aktuale në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe krijimin e gjykatave hibride si kjo për Kosovën, ose gjykata për Republikën Afrikane Qendrore, a mendoni se kjo është e ardhmja e drejtësisë ndërkombëtare, apo është një kompromis i përkohshëm?

Trendafilova: Fillimisht, unë nuk pajtohem se Gjykata Penale Ndërkombëtare është në krizë. Përkundrazi, gjykata e parë penale ndërkombëtare e përhershme funksionon thuajse prej 15 vjetësh dhe është konsoliduar fort në arenën ndërkombëtare.

Problemet që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka me disa shtete anëtare mund të konsiderohen si një provë se ky institucion është në rrugën e duhur në luftën kundër krimeve të llahtarshme që lëndojnë ndërgjegjen e njerëzimit. Kundërshtimi më i ashpër vjen nga ata të cilët kanë frikë nga momenti kur do të dalin para kësaj gjykate.

Sidoqoftë, ekzistenca e Gjykatës Penale Ndërkombëtare nuk pengon daljen e institucioneve të një natyre të ndryshme si Dhomat e Specializuara dhe gjykata hibride për Republikën Afrikane Qendrore ku veçantia e krimeve e problemet që duhen zgjidhur anon në ndjekjen e një rruge të ndryshme.