Mobilizimi i orëve të fundit të PDK-së në Prishtinë: E kemi mundësinë historike me e rrëzu Shpendin

PDK-ja e cila gjatë kohëve të fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale ka thënë se në zgjedhjet e vitit 2013 e ka përkrahur Shpend Ahmetin kundër Isa Mustafës, gjë që sipas tyre edhe ka sjellë fitoren e Ahmetit, në këto zgjedhje ka ndryshuar qasje

Insajderi ka siguruar një dëshmi të një grup bisede të emëruar “Kryetarët e Nëndegëve…” në platformën komunikuese në telefon “Viber” në të cilën janë sipas të gjitha gjasave të gjithë nënkryetarët e degës së PDK-së në Prishtinë, kanë qenë sot të zënë me një angazhim.

Kur kishin mbetur edhe dy orë nga mbyllja e vendvotimeve, në orën 17:13, Bujar Cakolli që është edhe Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, i shkruan të tjerëve në këtë bisedë që të angazhohen sa më shumë për të dalë në votime kundër Shpend Ahmetit.

“Të nderuar, ju lutem që edhe këto dy orë me dhan maksimumin të gjithë për me rrëzu Shpendin edhe VV”, shkruan Cakolli.

Cakolli që është emëruar me 7 nëntor zëvendësministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, i mobilizon kryetarët e nëndegëve për të dalë në votime kundër Ahmetit dhe ta votojnë Abrashin.

Krejt kjo pasi Cakolli kishte marrë një informatë shqetësuese për të.
“Sipas sondazheve të exit polleve derinë ora 16:00 Shpendi është tu pri dikun me rreth 1500 vota. Këto dy orë duhet me ba maksimumin edhe me rrëzu”, përfundon mesazhi i Cakollit.

E këtij mesazhi i përgjigjet menjëherë Amir Gashi kryetar i një nëndege të PDK-së në Prishtinë.
“Qa kena mundësi se lam pa e ba Bujar”, i shkruan Gashi. Edhe Gashi ka një pozitë të rëndësishme. Ai u emërua në pozitën e Kryesues të Bordit të Drejtorëve të KUP “Prishtina” sh.a me vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të 56 ne datën 30.10.2015.

E biseda mes Cakollit dhe Gashit vazhdon me mobilizimin e Cakollit.

“E kemi mundësinë historike për…’, thuhet në fund të mesazhit.

Rezultatet preliminare: Komunat e fituara nga partitë politike

Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (të cilat mund të ndryshojnë pas numrimit të votave me kusht dhe të atyre me postë), partitë politike kanë fituar:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në 8 komuna

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 7 komuna

Partia Demokratike e Kosovës në 5 komuna

Lëvizja Vetëvendosje në 3 komuna

Nisma për Kosovën në një 1 komunë

Aleanca Kosova e Re në një 1 komunë

Kandidatët e pavarur në 2 komuna

Nga komunitetet jo shumicë:

Lista Serbë në 10 komuna

Partia Demokratike Turke e Kosovës në 1 komunë

Ahmeti nuk pret që votat me kusht t’ia rrezikojnë mandatin e dytë

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe kandidati i Vetëvendosjes edhe për një mandat në kryeqytet, nuk e konteston fitoren. Ai nuk pret që numërimi i votave me kusht të përmbysë rezultatin në disfavor të tij

Krahasimi i votave të tij Ahmetit në raport me ato të kundërkandidatit të tij, Arban Abrashi nga LDK është vetëm 307 vota. Në anën tjetër presin në numërohen rreth 1500 vota me kusht dhe rreth 100 vota me postë. “Me një rezultat të ngushtë por po, jemi fitues. Jemi fitues edhe për një mandat”, ka thënë Ahmeti.

“Në qoftë se i marrim për bazë këto vota, janë vota të komisionareve dhe vëzhguesve që mund të përkthehen proporcionalisht baras në mes të dy kandidatëve. Në anën tjetër besoj se i kemi të sigurta votat e diasporës me postë. Pra nuk presim që të ketë përmbysje të rezultatit”, ka thënë Ahmeti në KTV. “Në rundin e parë unë kam pasur rreth 600 vota, Arban Abrashi rreth 500 vota, Selim Pacolli rreth 200 vota”, ka thënë ai.

Ahmeti ka përsëritur se Arban Abrashi nuk ishte vetëm në këtë garë, dhe se përpara e kishte gjithë qeverinë.

“Zyrtarisht ishte në koalicion me AAK-në, dhe e përkrahu edhe PDK-ja. Ishte një luftën speciale që është bërë për ta rrëzuar Vetëvendosjen në Prishtinë, sepse edhe mua më kanë thënë se nuk e kemi me ty por e kemi me Vetëvendosjen”, ka thënë Ahmeti.

Dossier/ Shqipëria ka bërë përparime të jashtëzakonshme nën udhëheqjen e mbretit Zog

“Le Figaro” ka botuar të dielën e 27 nëntorit 1932, në faqen n°2, një shkrim me rastin e 20 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Prestigjiozia franceze ka vënë në dukje asokohe përparim-zhvillimin e kombit tonë nën drejtimin e mbretit Zog

Nga Aurenc Bebja

“28 nëntorin e ardhshëm, Shqipëria do të festojë 20 vjetorin e pavarësisë. Pikërisht, me 28 nëntor 1912 u shpall pavarësia e Shqipërisë në Vlorë, pavarësi e njohur me 20 dhjetor nga Konferenca e Londrës.

Shqipëria ka bërë përparime të jashtëzakonshme nën udhëheqjen e mbretit Zog. Janë ndërtuar qindra kilometra rrugë, ura dhe shumë shkolla.

Porti i Durrësit, punimet e të cilit kanë filluar prej tetë vitesh, së shpejti do të përfundojë. Uzina elektrike, kanale ujitëse, janë në ndërtim e sipër.

Tetë linja ajrore lidhin vendin me pjesën tjetër të botës. Janë mundësuar udhëtime me anije, me ardhje dhe vajtje ditore ; këto anije janë ndërtuar me komoditetin më të fundit.

Një hotel i madh dhe shumë modern është afër përfundimit në Durrës.

Pikërisht, në plazhin e këtij qyteti, mbreti Zog e ka për zakon të kalojë pushimet e tij verore. Pavarësisht krizës globale që, natyrisht, ka prekur edhe Shqipërinë, zhvillimi i vendit nuk është vonuar.

Të gjithë udhëtarët që kanë qëndruar në Shqipëri e dinë se të huajt janë të mirëpritur. Madje, atyre u jepen shpesh konçesione. Kështu, ata kontribuojnë në prosperitetin e vendit.

Shqipëria ka miratuar moton “Ballkani për popujt e Ballkanit”. Sjellja e saj politike është të jetojë në marrëdhënie të mira me popujt fqinjë.

Traktatet janë nënshkruar me vende të ndryshme. Tirana e vlerëson veçanërisht miqësinë e Francës, e cila në shumë raste ka pasur një ndikim të madh në çështjet shqiptare.

Le të shtojmë se shumë shqiptarë, të cilët janë në krye të punëve të vendit të tyre, kanë studiuar në Francë.

Mbreti Zog, i cili e njeh mirë gjuhën tonë, është një ndjekës i zjarrtë i kulturës franceze. Shkrimtarët tanë të mëdhenj janë leximet e tij të preferuara. Dhe, thuhet se, ai nuk kalon një ditë, pa lexuar një numër të madh gazetash franceze.”(Darsiani)

Ahmeti shpall fitoren në Prishtinë

Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes ka shpallur fitoren në Prishtinë ndaj Arban Abrashit të LDK-së

Ai ka thënë se kjo fitore ishte me rezultat të ngushtë. Ahmeti ka ftuar për festë.

“Pas numërimit të votave mund të konfirmojmë fitoren në Prishtinë edhe pse me rezultat te ngushtë. Falemnderit të gjithëve. Shihemi ne sheshin Zahir Pajaziti në ora 21:30”, ka shkruar ai në Facebook.

Qëndron Kastrati shpall fitoren në Kamenicë

Qëndron Kastrati i Vetëvendosjes ka shpallur fitoren në Kamenicë

Ai ka shkruar në Facebook se nga sot “fillojnë katër vitet e barazisë, zhvillimit, respektit ndaj qytetarit dhe llogaridhënies”.

Kastrati në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale u përball me Shaip Surdullin e LDK-së.

Postimi i tij i plotë:

Ju faleminderit të gjithë qytetarëve që na e dhanë besimin! Do të jemi bashkë për katër vite.

Urime Dardanë!

Sonte fillojnë katër vitet e barazisë, zhvillimit, respektit ndaj qytetarit, dhe llogaridhënies.

Shpend Ahmeti, falënderon edhe votuesit e Arban Abrashit

Shpend Ahmeti, i cili do të jetë kryetar i Prishtinës edhe për 4 vitet e ardhshme, ka folur për herë të parë pas shpalljes së rezultateve të Exit Polleve

Ahmeti në konferencën e mbajtur në VV, tha se edhe nga komisionerët ka marrë rezultate të njëjta sikur sondazhet e paraqitura në Klan Kosovë e RTK, shkruan Periskopi.

Ahmeti, megjithatë me modesti tha se rezultati është optimist dhe falënderoi votuesit, që kanë votuar edhe për të edhe për kundërkandidatin, Arban Abrashi.

“Kemi fillu me i marrë rezultatet nga komisionerët. Kemi parë të njëjtat rezultate që janë publiku, njëri në Klan Kosova tjetri në RTK. Të dyja rezultatet neve na e japin një rezultat optimist. Shfrytëzojmë këtë rast që ta falënderojmë secilin qytetar që kanë votuar edhe për ne edhe për kandidatin. Nuk kemi asnjë vërejtje rreth rezultatit”, tha ai.

Edhe Exit Poll i RTK-së shpall fitues Shpend Ahmetin

Edhe Exit Poll i RTK’së shpall fitues Shpend Ahmetin, ky është rezultati

Edhe në bazë të Exit-Pollit të RTK’së, Shpend Ahmeti e ka fituar garën për kryetar të Prishtinës.

Madje në bazë të kësaj matjeje, fitorja ndaj Arban Abrashit është me 1 përqind më e lartë.

Ahmeti ka fituar 54,6 përqind, ndërsa Arban Abrashi 45,4 përqind të votave.

Kimete Berisha: Kadri Veseli, kanë me t’u zbardhë edhe qimet e hundës e s’ke me fitue në Mitrovicë

Kadri Veseli, kanë me t’u zbardhë flokët qime më qime (edhe ato të hundës) derisa ti të kthehesh edhe një herë në Mitrovicë.

Sepse ti as nuk je i Mitrovicës, dhe mitrovicalitë e dinë shumë mirë se shokët e t’u të ngushtë (që ende i kërcënojnë njerëzit, i frikësojnë dhe ua mbledhin betë), janë hajnat dhe kriminelat më të mëdhenj të Mitrovicës.
Herën e ardhshme nëse bash-bash ka nevojë do të bëhem vet ‘Kryetare’ 😂 ama ti dhe fallangat t’ua kryesorja sonte do të shkoni përtej diellit.
Qysh me t’i marrë edhe qato banesa që mitrovicalitë e dinë një milionë për qind që janë t’uat, por ti i ndërton ato në emra anonimë.
Agim Bahtiri është hero veç pse e ka çliruar qytetin nga fantazma jote. Dhe nga frika prej teje. Të ka përzënë edhe nga katundi yt.
E ty pushka top t’u bëftë. Dy duar për një kokë.
Veç vazhdo me luftën e hakmarrjen sidomos ndaj atyre grave (sidomos me gra ti shtin kry nëpërmjet paramilitarëve t’u) e burrave që ty nuk të nënshtrohet.
Të njeh ty Mitrovica. Ta njeh dajakun.
Ti je njeri i lig. Sa keq që turqit e Prizrenit ende nuk e kanë kuptuar.
Kush që na ndalë m’u mbrojtë prej teje nuk ka.
Ti me gurë-ne me gurë.
Ti me bukë-ne me bukë.

Shpendi e fiton Prishtinën

Exit-Poll-i “Gani Bobi” kas paraqitur rezultatet e para pas mbylljes së vendvotimeve në Klan Kosova.

Sipas këtyre rezultateve, në Prishtinë ka dalë fitues kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti me 52.2% të votave.

Ndërsa, kandidati i LDK-së për kryetar, Arban Abrashi ka marrë 47.8 të votave.

Më vonë pritet që edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i shpallë rezultatet preliminare.

Dy kandidatët, Ahmeti e Abrashi, kanë qenë në garë të ashpër pas zgjedhjeve të 22 tetorit, ku siguruan balotazhin.

Ata i pamë vetëm një herë në debat, për shkak të refuzimeve për të t’u përballë me njëri-tjetrin, fillimisht nga Abrashi e më pas edhe nga Ahmeti.