Erdogan asnjë fjalë për Kosovën në Serbi

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në Beograd deklaroi se projekti i autostradës mes kryeqyteteve të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) dhe Serbisë duhet sa më parë të realizohet

“Sot zhvilluam takime shumë të dobishme, ndërsa do të kemi rastin t’u adresohemi afaristëve, një pjesë e të cilëve tashmë vepron në Serbi, ndërsa një pjesë e tyre ka arritur dhe janë investitorë potencial në Serbi. Bëhet fjalë për afaristë të dëshmuar, të suksesshëm dhe aktiv. Besoj se hapat e tyre do të ndihmojnë në zhvillimin e Serbisë”, tha Erdoğan duke folur për takimet e sotme me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Turqisë, Erdoğan e falënderoi Vuçiqin për pritjen në aeroportin “Nikolla Tesla”, të cilën e bëri mbrëmë me ministrat e Qeverisë së Serbisë.

Shkëmbimi tregtar do të rritet në tre miliardë dollarë

Erdoğan rikujtoi se më herët para shtatë vitesh në Serbi ka qëndruar si kryeministër, ndërsa sot është në Beograd si president dhe në shoqëri të dhjetë ministrave dhe një numri të madh të afaristëve.

Presidenti turk tha se nuk mund të harrojë mbështetjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë tentimit të grusht shtetit, të cilin vitin e kaluar në Turqi tentoi ta kryejë organizata terroriste FETO.

Erdoğan shprehu bindjen se vëllimi tregtar mes Turqisë dhe Serbisë deri në fund të këtij viti do të jetë një miliard dollarë, por këtë e vlerësoi si të pamjaftueshëm dhe tha se kjo shifër duhej të shkonte deri në tre miliardë dollarë.

Presidenti i Turqisë theksoi projektin e rëndësishëm të ndërtimit të autostradës mes Beogradit dhe Sarajevës.

“Do të ketë nga ata që nuk do ta vlerësojnë për të mirë afrimin e Turqisë dhe Serbisë, por ne do të vazhdojmë me bashkëpunimin. Ne po marrim hapa të përbashkët për të zgjidhur disa probleme në të gjitha pjesët e Ballkanit. Për shembull rrugën nga Beogradi deri në Sarajevë duhet sa më shpejtë ta ndërtojmë. Pse? Sepse rrugët janë civilizim”, sqaroi Erdoğan.

Duke folur për projektin e Rrjedhës Turke ai shprehu pritjet për realizimin e saj edhe lidhur me pjesën që prek Serbinë, ndërsa përmendi se konsideron se mendim pozitiv për këtë çështje ka edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Presidenti i Turqisë, duke kujtuar se sot mes dy vendeve janë nënshkruar 12 marrëveshje, njoftoi për nënshkrimin edhe të katër marrëveshjeve të tjera ditën e nesërme gjatë vizitës në Novi Pazar.

“Novi Pazari është një vend që mund të bëhet urë në mes të dy vendeve tona dhe banorëve atje do t’ua themi këtë. Do të potencojmë rëndësinë e ruajtjes së unitetit dhe forcimit të bashkëpunimit të brendshëm në mes të gjithë qytetarëve”, ka thënë Erdoğan.

Presidenti Erdoğan sot do të marrë pjesë në forumin e biznesit të Serbisë dhe Turqisë në Beograd, kurse nesër do të vizitojë Novi Pazarin, raporton AA.

Megjithatë, Erdogan nuk e ka thënë asnjë fjalë për Kosovën gjatë vizitës së sotme në Beograd. Të paktën deri në këto momente të vizitës dhe duke u bazuar në atë që raportojnë mediat shtetërore turke dhe ato serbe.

“Kurier”: Aksi i ri Beograd-Ankara

Turqia kërkon të zgjerojë ndikimin drejt Ballkanit, ndërsa firmat firmat e saj kërkojnë të investojnë masovikisht në Serbi. Kështu shkruan media austriake “Kurier”, në artikullin që e ka titulluar “Aksi i ri Beograd-Ankara”

Sot ai do udhëtojë drejt Serbisë me 150 biznesmenë. Tema e diskutimit pritet të jetë projekti “Rrjedhja turke”: një gazsjellës nga Rusia përmes Detit të Zi në Europën juglindore për të furnizuar Europën.
Ky gazsjellës duhet të kalojë përmes Serbisë. Fakti që Greqia konsiderohet një vend tranzit dhe Maqedonia drejtohet nga një qeveri pro-perëndimore, tregon se nuk ndikon te asnjë nga palët.

Të gjithë mendojnë që një zgjidhje do ishte Bullgaria, e cila mund do pranonte për shkak të ekonomisë së dobët dhe krijimit të mundësive për punësim.

Autori i shkrimit, Elke Windisch, thotë se në shenjë respekti turqit e thërrasin presidentin Rexhep Tajip Erdogan si “Baba” ose shpesh si “Rexhep Baba”.

Firmat turke masivisht duan të investojnë në industrinë e tekstilit dhe të blejnë hotelet në zonat malore të mbetura të paprivatizuara që nga koha e komunizmit.

Firmat turke të ndërtimit kanë një emër të mire, ndërtojnë lirë, mirë dhe brenda afatit kohor.

Detajet ata i kanë diskutuar në një bisedë ballë për ballë në Stamboll, gjatë Kongresit të Naftës në qershor. Aty Vuçiç i ka propozuar Erdoganit për të pritur pak kohë që të diskutojë çështjen me gjithë spektrin politik, ekonomik dhe kulturor.

Serbia dhe kombi serb, duan të krijojnë një “miqësi të vërtetë” me Turqinë, ka thënë Vuçiç, i cili e sheh Ankaranë si “faktorin më të rëndësishëm për paqen” në Ballkanin perëndimor. Vuçiç ka luajtur me zhvillimet në Maqedoni dhe mbi të gjitha në Bosnjë, ku kërcënohet ndarje e pakicave. Por Erdogani ka dalë në mbrojtje të etnitetit turk dhe myslimanëve në Ballkan. Në të njëjtën kohë, ai e ka bërë të qartë, që Turqia është pas Marrëveshjes së Dejtonit, të nënshkruar në 1995 që i dha fund Luftës së Bosnjës, shkruan gazeta austriake.

Në vijim thuhet se Turqia po përpiqet të shtrijë ndikimin në vendet e Ballkanit dhe Lindjen e Mesme, ndërsa Beogradi ka ndikim të madh të Republikën Srpska, por edhe te opozitat në Malin e Zi dhe Maqedoni. Për Serbinë, Europa është vetëm një opsion i mundshëm i së ardhmes, ndërsa për Erdoganin, konflikti me Europën është një arsye që Turqia të shfaqet si fuqi e madhe mbi Ballkan.

Reagimet e paefektshme rreth Speciales

Pendimi i kreut të shtetit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet luftës në Kosovë, nuk mund të prodhojë asnjë efekt në raport me vet gjykatën por as ndonjë reagim të opinionit karshi kësaj gjykate, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe të aspekteve juridike në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditën e hënë, gjatë prezantimit të një raporti për perceptimin publik rreth Gjykatës Speciale, të organizuar nga disa organizata joqeveritare në Prishtinë, e ka cilësuar themelimin e Gjykatës speciale, “proces të padrejtë historik ndaj Kosovës”. Ai ka theksuar se ka pranuar ta udhëheqë këtë proces, si kompromis, me premtimet nga faktorëve ndërkombëtarë, për liberalizim të vizave, për formimin e ushtrisë, pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe rritjen e numrit të njohjeve nga vendet e ndryshme.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se reagimi i presidentit Thaçi, vjen si pasojë e zhgënjimit me faktorët e caktuar ndërkombëtarë, që nuk realizuan kompromiset, për të cilat opinioni vendor nuk ka pasur informacione në kohë reale. Por, siç thotë Tahiri, pendimi i kreut të shtetit lidhur me çështjen e Gjykatës Speciale, nuk do të mund të ketë asnjë ndikim në punën e kësaj të fundit.

“Kjo gjykatë nuk mund të abrogohet, sepse nuk pritet që Kuvendi të rishqyrtojë dhe të marrë vendim tjetër, megjithëse kishte disa përpjekje në të kaluarën, para disa muajve në Kuvendin e Kosovës. Kjo është thjeshtë një lloj, ndoshta, shfajësimi – që kjo gjykatë po punon – i Hashim Thaçit, tash në funksionin e presidentit. Por, nuk mendoj që do të ketë ndonjë ndikim praktik, përveç që do të ketë ndikim në marrëdhëniet e Kosovës ose të vet presidentit me faktorin ndërkombëtar”, thotë Tahiri.

Por, eksperti i çështjeve juridike – kushtetuese, Mazllum Baraliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se është krejtësisht e parëndësishme nëse janë penduar ose jo drejtuesit e institucioneve të Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale. Sipas tij, presidenti Thaçi, i cili në kohën e nisjes së procesit për themelimin e Gjykatës Speciale ishte në pozitën e kryeministrit, është dashur t’i bëjë publike kompromiset.

“Është pendim ose jo, kjo është jorelevante. Si zakonisht, eksponentët e institucioneve tona, kanë qenë vazhdimisht në funksion të kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare. Ndërkaq, kjo që tash ai (Thaçi) po thotë se ka pasur një kompromis, për këtë kompromis ne nuk kemi ditur. Është dashur që atëherë, ata dhe ky vet, të këmbëngulin që kur bëhen marrëveshje të tilla, kompromisi të ketë mekanizma garantimi, që ato të realizohen dhe jo që Kosova vazhdimisht të humbë”.

Por, a mund të krijojnë efekte në opinionin publik deklaratat e presidentit Thaçi, lidhur me Gjykatën Speciale?

Politologu Tahiri shpreh mendimin se kjo deklaratë mund ta nxisë opinionin, por mendimi dhe reagimi eventual i opinionit nuk mund të ndikojë në punë e Gjykatës Speciale.

“Reagime të opinionit do të ketë, sepse askush, duke përfshirë edhe vet presidentin, nuk janë të amnistuar nga hetimi i kësaj gjykate dhe nga procesi i drejtë dhe i ndershëm që do të mundësohet, varësisht prej dispozitave ligjore që janë paraparë me këtë ligj. Mirëpo, kjo punë nuk ndihmon, sepse opinioni dhe ndikimi i opinionit në proceset gjyqësore është i pavarur prej punës së vet gjykatës”.

Profesor Baraliu nuk pret reagim nga opinioni, për shkak se sipas tij, reagimi i Presidentit është i vonuar.

“Ndoshta është reagim i vonuar edhe i vet Presidentit, për shkak se atëherë është dashur të veprojë dhe të mos lejojë kompromise të tilla që të mos realizohen edhe në dobi të Kosovës, që të përfitojë diçka edhe Kosova dhe jo vetëm të humbë, siç është rasti me Gjykatën Speciale, e cila me të vërtetë është e padrejtë”.

Presidenti Thaçi, megjithatë ka deklaruar se Gjykata Speciale “do të jetë vetëm një pikë drejtësi”, siç ka thënë ai, “në detin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë”. Ai ka ngritur pikëpyetjen se “a do ta nxjerrë të vërtetën dhe a do të sjellë pajtim ndëretnik”, Gjykata Speciale, e cila pritet që në një të ardhme shumë të afërt të procedojë me rastet e para.

Ahmeti në NPB-në: Rregullimi i hyrjeve, projekti shumë i kërkuar nga qytetarët

Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal Drilon Pireva, Bashkim Beha e Polinik Berisha, vizitoi sot Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB), ku takoi drejtorin Nexhat Kryeziu dhe stafin e ndërmarrjes

“Kjo ndërmarrje prej vitit 2014, nga një ndërmarrje me fitim rreth 3000 euro, është shndërruar në një ndërmarrje me fitim rreth 300.000 euro. Pra, 100 fish më shumë. Menaxhimi, faturimi dhe inkasomi më i mirë e ka sjellë këtë rritje të të hyrave dhe të fitimit. Aktualisht në llogari të ndërmarrjes janë rreth 1 milionë e 500 mijë euro, të cila do t’i përdorë në funksion të rritjes së shërbimeve për qytetarët”, tha Ahmeti.

Nga ky vit, NPB ka nisur shërbimin për rregullimin e hyrjeve kolektive. “Jemi licensuar në Ministri të Mjedisit si kompani që mund ta kryejë shërbimin e mirëmbajtjes së hyrjeve, lyerjes, vendosjes së interfonëve, mirëmbajtjen e ashensorëve, si dhe intervenimet tjera brenda hyrjes. Interesimi i qytetarëve është shumë i madh për shërbimet e tilla”, theksoi Ahmeti.

Ndërmarrjes Publike Banesore i janë marrë disa prona, si pjesë e shpronësimeve të qeverisë për ndërtimin e autostradave dhe projekteve tjera, në vitin 2010. Ligji thotë se afati i pagesës së shpronësimit është 2 vite. Qe 7 vite, Qeveria nuk ia ka paguar NPB-së mbi 5 milionë e gjysmë euro. NPB e ka paditur Qeverinë dhe ka fituar në shkallën e parë.

Ahmeti: Rritëm buxhetin për Hortikulturën, sepse do i rrisim hapësirat e gjelbra

Kandidati i lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka takuar sot punëtorët e Hortikulturës, si në ndër ndërmarrjet që ka punët më të rëndësishme në kryeqytet.

Ahmeti tha se për vitin 2018 e kanë rritur buxhetin për Hortikulturën, ashtu siç ka kërkuar sindikata.

“Kjo ndërmarrje ka një nga punët më të rëndësishme në kryeqytet – mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra. Përveç kësaj, kurdo që Komuna ka telashe, Hortikultura na del në ndihmë, që nga pastrimi i borës, deri tek rrënimet e tek tregu i prodhimeve vendore. Për vitin 2018, e kemi rritur buxhetin për Hortikulturën, ashtu siç ka kërkuar sindikata. Kjo mundëson edhe rritjen e pagave për punëtoret e ndërmarrjes”, u shpreh Ahmeti.

“Hortikultura është furnizuar me mjete shumë moderne për mirëmbajtjen e gjelbërimit. Neve na është mundësuar një model i ri i funksionimit, i kontraktimit të Hortikulurës nga lagjet e ndryshme për mirëmbajtjen e gjelbërimit edhe në hapësirat që iu takojnë banorëve në bashkëpronësi. Përveç kësaj, si Komunë, do t’i detyrojmë kompanitë që bëjnë ndërhyrje infrastrukturore, qoftë për telefoni, rrymë, e të tjera, që ta kontraktojnë Hortikulturën për kthimin e terrenit në gjendjen e mëparshme”, tha ai.

“Për 4 vitet e ardhshme kemi plane konkrete për zgjerimin e hapësirave të gjelbra dhe ndërtimin e parqeve të reja. Prandaj do ta themelojmë edhe Drejtorinë e Parqeve. Do ta ndajmë një tokë për Hortikulturën, që t’i mbjellim e rrisim vetë fidanët, ashtu që të mos fidan pas 7 viteve. Në këto 4 vitet e fundit, Hortikultura ka mbjellë në Prishtinë plot 12 mijë fidanë”, tha Ahmeti.

Drejtori i Hortikulturës Isak Rakovica falënderoi Shpend Ahmeti për ndihmën e madhe që po i jep kësaj ndërmarrjeje, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në përmirësimin e shërbimeve.

Rreth 400 milionë euro borxhe të falura

Nga borxhi prej 730 milionë euro ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, personat fizikë dhe juridikë, kanë shlyer rreth 400 milionë euro, bëjnë të ditur përfaqësuesit e Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës

Për faljen e borxheve, Qeveria e Kosovës pati marrë vendim në muajin shkurt të vitit 2015, kurse në muajin shtator të po atij viti, kishte miratuar edhe Ligjin për faljen e borxheve publike.

Afati për shlyerjen e borxheve është mbyllur në shtator të këtij viti. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini tha për Radion Evropa e Lirë se i gjithë procesi i faljes së borxheve ka rrjedhur mirë dhe tani janë në përmbyllje të raporteve finale.

“Bazuar në të dhënat e raportuara nga institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike gjatë procesit të faljes së borxheve, janë falur afërsisht 400 milionë euro. Jemi duke pritur raportet e fundit nga institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike. Pas pranimit të tyre do të hartohet një raport përmbledhës me të dhëna të detajuara për të gjitha institucionet bazuar në raportimet e tyre”, thotë Shahini.

Borxhet më të mëdha të cilat janë falur, shton ai, kanë qenë ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, Administratës Tatimore dhe ndërmarrjeve publike.

“Nga falja e borxheve më së shumti kanë përfituar subjektet/bizneset të cilat kanë pasur detyrime ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, qytetarët të cilët kanë pasur detyrime ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, pastaj qytetarët – tatimpaguesit të cilët kanë pasur detyrime ndaj komunave për tatimin në pronë dhe ata (qytetarë) të cilët kanë pasur detyrime ndaj ndërmarrjeve publike, kryesisht ndaj atyre të cilat operojnë në komunat – qytetet me të mëdha të Kosovës”, thotë Shahini.

Falja e borxheve publike për personat juridikë dhe fizikë në Kosovë, të akumuluara deri më datën 31 dhjetor 2008, sipas përfaqësuesve të bizneseve ka hasur në vështirësi për shkak të disa kushtëzimeve që ka paraqitur ligji që rregullon këtë çështje.

Sipas Ligjit për faljen e borxheve, për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, me kusht që të njëjtit të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014.

Xhevat Kastrati qytetar nga Prishtina thotë të mos ketë aplikuar për falje të borxheve, pikërisht për shkak të kushtëzimeve që ka pasur ligji.

“Sa i përket faljeve të borxheve unë nuk kam aplikuar pasi që nuk kam pasur mundësi të paguajë shumën që kemi qenë të obliguar”, thotë ai.

Derisa, Naseri, po ashtu qytetar nga Prishtina i cili ka pasur një borxh të akumuluar prej 400 eurove, thotë se t’i ketë ndihmuar ky ligj.

“Po një vendim i tillë nga Qeveria e kaluar për falje të borxheve ka qenë i qëlluar. Ne kemi kryer obligimet tona dhe tani jemi më të rregullt në kryerjen e obligimeve për shërbimet që i marrim”, thotë ai.

Në kohën kur ishte miratuar Ligji për faljen e borxheve, kjo iniciativë nga shoqëria civile ishte konsideruar e padrejtë për konsumatorët e disiplinuar të cilët kanë paguar të gjitha detyrimet gjatë asaj periudhe.

Ata patën theksuar se me këtë masë janë shpërblyer qytetarët dhe bizneset që nuk kanë respektuar pagesat dhe borxhet, duke shmangur tatimet dhe duke mos paguar për shërbimet publike, kurse janë dënuar të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm të cilët i kanë shlyer vetë dhe me kohë këto borxhe.

Ofensiva ekonomike e Erdoganit në Serbi

Presidenti turk Erdogan viziton Serbinë me një delegacion të madh investitorësh. Ai troket në një portë të hapur. Ankaraja do të zgjerojë influencën politike në korridorin e pasëm të BE-së, Ballkan

Xhaketa blu të errët dhe me kuadrata, duket se kjo veshje u solli fat dy burrave të fuqishëm të shtetit në prill. Me këtë veshje Aleksandar Vuçiç mori votën në zgjedhjet presidenciale në Serbi, të cilat në fakt ai i fitoi qysh në raundin e parë. Me të njëjtën veshje u shfaq edhe homologu i tij Taip Erdogan në qendrën e votimit, kur ia doli të aplikojë sistemin presidencial përmes referendumit. Eshtë një copë simbolike e veshjes, që i bën dy të fuqishmit të duken modernë. Komuniteti serb i Twitter-it madje ka gjetur edhe një nofkë për këtë: xhaketa e diktatorëve.

Por Erdoganin dhe Vuçiçin i bashkon më shumë se sa vetëm stili. Ndonëse për shkak të madhësisë së vendeve të tyre ata luajnë në kategori të ndryshme, që të dy preferojnë pushtetin absolut si dhe nënçmimin e opozitës dhe të medieve kritike. Ata preferojnë të inskenohen si shpëtimtarë, që pa u lodhur punojnë për popullin për vende pune dhe zhvillim.

Pikërisht kjo synohet edhe të martën (10.10), kur Erdogan i shoqruar nga delegacioni i tij me investitorë i përbërë nga 150 bosë të ekonomisë viziton Beogradin. Nuk është e pazakontë për Erdoganin të udhëtojë i shoqëruar nga delegacion investitorësh. Por për qeverinë serbe ky është një event, me të cilin ajo synontë fitojë pikë në popull. Mesazhi është: paratë po vijnë me thasë.

…e të gjithë janë të kënaqur

Arsyeja ekonomike e qeverisë turke harmonizohet lehtë me atë serbe, thonë ekonomistët. Fjala magjike në Ankara është eksport. Vetëm nëse rritet edhe më tej eksporti, mund të arrihet rritja e premtuar çdo vit me 5,5 përqind. Ballkani Perëndimor ofron mjaft forca të lira pune për investitorët turq si dhe lehtësi për aksesin në tregun e BE-së. “Praktikisht tani procesi i bisedimeve të antarësimit BE-Turqi është i vdekur. Ndaj është një avantazh deçiziv, nëse ndërmarrjet turke prodhojnë në vende, që janë më pranë BE-së e madje edhe brenda unionit”, mendon ekonomisti nga Stambolli dhe analisti politik Atilla Yeşilada.

Vuçiç në të kundërt i var shpresat tek paratë dhe vendet e reja të punës – ai është madje i gatshëm për këtë, që t’u paguajë investitorëve rreth 10.000 Euro subvencion për çdo vend pune. Sundimtari i vetëm serb vazhdimisht deklaron, se do të jetë numri 1 europian për zhvillimin ekonomik. Por deri tani shifrat janë asgjësuese për të. Në tre vitet e fundit me një rritje 1,6 përqind vendi ishte i fundit në rajon (Mali i Zi me 7,7%, Kosova me 9,1% dhe Maqedonia me 10,2%). Paga mesatare me më pak se 400€ në muaj është ndër më të ulëtat në Europë.

Megjithatë paratë turke kryesisht do të derdhen në të ashtuquajturën industri me vlerë të pakët shtesë, pra atje ku ka nevojë më shumë për forca të thjeshta pune e jo për inovacion, thotë Yeşilada. Qysh tani më shumë se 1.000 punëtorë në Serbi prodhojnë pantallona Jeans të lira për firmat turke, dhe sipas qeverisë serbe kjo shifër do të rritet në 3.000. Përveç kësaj në opinionin serb përfliten edhe interesat turke ndaj industrisë së drurit dhe të qumështit. Kjo do të ishte me avantazh për të dyja palët: “Në të tilla degë në vendet e Ballkanit mund të arrihet menjëherë hopi ekonomik dhe njëkohësisht kjo shërben si bazë për ekonominë turke të eksportit”, thotë Yeşilada për DW.

Ëndrra neo-osmane

“Invazioni i biznesit: turqit sërish pushtojnë Serbinë”, kështu e titullonte gazeta bulevardeske Blic vitin e kaluar një artikull të saj duke aluduar për sundimin pesëqindvjeçar të Perandorisë Osmane në Serbi. Por kjo hiperbolë kuptohet që aktualisht kishte konotacion pozitiv. Biljana Stepanoviç do të preferonte të ishte më realiste, sepse deri tani investimet turke në rajon kanë qenë të moderuara, thotë kryeredaktorja e revistës ekonomike të Beogradit “Nova ekonomija”.

Eksporti drejt gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që ndodhen në sallonin e pritjes të BE-së për anëtarësim (Serbia, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi) me gjithsej 20 milionë banorë, ka një volum vjetor nën dy miliardë Dollarë amerikanë. Më shumë produkte prodhuesit turq i shesin në Azerbajxhan apo Izrael, të dy vende këto me më pak se 10 milionë banorë. Ndaj thekson Stepanoviç, duhet pritur një herë, të shihet, se sa seriozisht e kanë turqit.

Shumë vëzhgues megjithatë hamendësojnë, se Turqia nuk synon vetëm ekonominë në Ballkan. Qysh tani, kryesisht në vendet me shumicë myslimane si në Bosnje-Hercegovinë apo Shqipëri financohen xhami, shkolla e organizata humanitare. “Ne kemi të bëjme edhe me neo-osmanizmin. Turqit jetojnë me iluzionin, se ish-kolonitë po i presin ata me krahë hapur”, thotë Atilla Yeşilada. Në fakt, nuk është kështu, megjithatë turqit kanë arsye të forta që të jenë të interesuar edhe politikisht për këtë rajon. Nga njëra anë duhet stabilitet në këtë pjesë të fqinjësisë, nga ana tjetër edhe pse “qeveria e AKP-së beson – gjë që për mua është gabim – se për një periudhë afatmesme BE-ja do të jetë më shumë rivale se sa partnere”, thotë Atilla Yeşilada.

Si u bënë heronj të Serbisë kriminelët e luftës

Kriminelë lufte që kanë kryer dënimet e tyre janë shndërruar në pjesëmarrës aktivë në jetën politike në Serbi falë Qeverisë dhe medias, të cilat kanë vendosur ta harrojnë atë që ata bënë dhe t’i promovojnë ata si heronj

Nga Marija Ristiç

«Askujt s’do t’i vijë kurrë turp nga këta njerëz», deklaroi ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, këtë fundjavë në një tubim të ish-ushtarëve të Batalionit të Tretë të Ushtrisë Jugosllave.

«Koha e turpit ka kaluar. Kjo është koha për të qenë krenarë», këmbënguli ai.

Ky nuk do të konsiderohej si një event i jashtëzakonshëm nëse komandantët e nderuar nga Vulin nuk do të ishin kriminelë lufte të dënuar.

Në radhën e parë midis ish-ushtarakëve që u nderuan ishin Vladimir Lazareviq, ish-shefi i shtabit i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë Jugosllave dhe Nikola Shainoviq, ish-zv/kryeministër i Jugosllavisë.

Lazareviq dhe Shainoviq u dënuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë përkatësisht me 14 dhe 18 vjet burg për fushatën ushtarake në Kosovë që shkaktoi 11,000 shqiptarë të Kosovës të vrarë dhe rreth 700,000 të tjerë u dëbuan në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Nuk ishte vetëm Qeveria serbe që po shprehte krenari për «heronjtë tanë», por edhe zyrtarë në zyrën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Sekretari kryesor në zyrën e Vuçiqit, Nikola Selakoviq, tha në të njëjtin tubim se është «detyrë e Serbisë të nderojë profesionalizmin» e Batalionit të Tretë të Ushtrisë Jugosllave.

Kjo nuk është hera e parë që Vulini dhe Selakoviqi kanë treguar dashamirësi ndaj kriminelëve të luftës.

Në vitin 2015 ata organizuan një mikpritje prej heroi për Lazareviqin kur ai u rikthye në Serbi pasi kreu dënimin e tij.

Por kriminelët e luftës në Serbi nuk gëzojnë vetëm mbështetjen e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë, por gjithashtu edhe të medias.

Pavarësisht detyrimeve të tyre për kodin e etikës, media serbe rrallë përmend të kaluarën e të dënuarve nga Gjykata e Hagës. Edhe pse shumë prej tyre janë shfaqur në televizor apo shtyp gjatë viteve të fundit, e rrallë është media që përmend të kaluarën e tyre kriminale dhe në vend të kësaj i prezanton ata si analistë, ish-gjeneralë ose këshilltarë.

Gjithashtu, nëse shikoni lajmet e fundjavës nga tubimi i ish-ushtarëve të Ushtrisë Jugosllave, nuk do të lexoni asgjë për veprimet e tyre të turpshme gjatë luftës në Kosovë.

Edhe televizioni publik serb, RTS, nuk e përmendi se cilët ishin këta njerëz që u nderuan me aq shumë krenari nga Vulini dhe Selakoviqi.

Por ata që ngrihen kundër mohimit të së kaluarës dhe rikthimit të kriminelëve të luftës në jetën publike, siç janë aktivistët e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, përballen me kërcënime, abuzime dhe madje edhe dhunë fizike.

Nën sloganet «Kriminelët e luftës nuk janë heronjtë tanë» dhe «Kriminelët e luftës të heshtin që viktimat të mund të flasin», aktivistët e Nismës Rinore u përpoqën të parandalonin shfaqjet dhe fjalimet publike të ish-kolonelit të Ushtrisë Popullore Jugosllave Veselin Shlivanqanin dhe ish-kryetarit të parlamentit serb të Bosnjës Momçilo Krajishnik, të dy të dënuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Aktivistët u rrahën dhe kërcënuan, por sulmuesit e tyre s’u kapën kurrë.

Ndërsa Serbia përparon në rrugën e saj drejt BE-së, duke pretenduar se po respekton sundimin e ligjit dhe se po përmbush kriterin e anëtarësimit, kur vjen fjala te ndjekjet penale të krimeve të luftës dhe ballafaqimi me të kaluarën, ajo s’po bën asnjë progres.

Gjyqet në vend të krimeve të luftës kanë ngecur në një ngërç ligjor të shkaktuar nga fakti se kryeprokurori i krimeve të luftës nuk u emërua për një vit e gjysmë.

Numri i datave të gjyqeve është ndër më të ulëtit që kur u krijua zyra e prokurorisë për krimet e luftës në vitin 2003, ndërsa u bënë tre vjet që nuk ngrihet asnjë padi për krime në Kosovë.

Ajo që është gjithashtu shqetësuese është se kjo prirje jehon edhe në vendet e tjera të ish-Jugosllavisë. Në Bosnje, Fikret Abdiq, i cili kreu dënimin e tij me 15 vjet burg për krime lufte, tani është kryetar komune, ndërsa të tjerë që përballen me akuza për krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë gjithashtu mbajnë poste politike. BIRN shkroi gjerësisht për ndikimin e tyre politik në vitin 2016.

Komuniteti ndërkombëtar është munduar shumë në ngritjen e Gjykatës së Hagës, e cila do të mbyllet në fund të këtij viti, por nuk arriti të trajtonte çështjen e rehabilitimit të kriminelëve të luftës dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

Kur veprat e kryera nga kriminelët e luftës, si Vladimir Lazareviq dhe Nikola Shainoviq, nuk përmenden në arenën publike dhe ata risillen si heronj, është e qartë se problemet serioze vazhdojnë.

Siç tha kryeprokurori i Gjykatës së Hagës Serge Brammertz në raportin e tij të fundit në OKB, nacionalistët në vende të ndryshme të ish-Jugosllavisë ende besojnë në pafajësinë dhe viktimizimin e tyre.

«Mesazhi i mohimit dhe revizionizmit është i zëshëm dhe i qartë», tha Brammertz. «Ne i njohim viktimat tona, por jo tuajat. Kriminelët tuaj të luftës janë heronjtë tanë».

Profesori i Gjeodezisë: Mali i Zi ia fali 1 mijë hektarë tokë Kosovës!

Profesori i Gjeodezisë Përparim Ameti, akuzon se Komisioni i Malit të Zi për Demarkacion të kufirit me Kosovën nuk i është përmbajtur rregullorës së përbashkët të punës së komisioneve

Shkaku i kësaj parregullësie dhe disa gabimeve tjera që ky profesor i Gjeodezisë i ka identifikuar, vendi ynë ka arritur t’i sigurojë rreth 1 mijë hektarë tokë të cilat sipas tij aktualisht janë të pashfrytëzueshme.

Ameti konsidern se, këto parregullësi në procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet dy shteteve, Malit të Zi dhe Kosovës, ia mundësojnë kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj që të thotë se “ky është një skandal i të dy komisioneve”.

“Këtu s’kanë vlejt as ligjet vendore as ato ndërkombetare as rregulloret e përbashkëta. Thjesht një zgjidhje pa asnjë logjike“, është shprehur Ahmeti përmes një publikimi në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Ndryshe, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit nuk pritet që brenda këtij viti të dalë me raport përfundimtar rreth çështjes së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Të pakten kështu ka lënë të kuptohet Shpejtim Bulliqi, kryesuesi i Komisionit shtetëror, i cili deklaroi të dielën për “Gazeta Blic” se duhet ende kohë deri në përmbyllje të raportit përfundimtar nga ana e Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.

“Aktualisht jemi duke punuar në atë drejtim, por na duhet edhe më tepër kohë që të përmbyllim punën tonë. Procesi është duke shkuar mirë deri më tani, ne duhet të dalim më shumë nepër teren”, ka deklaruar ai.

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, deri më tash ka mbajtur disa takime pune, në të cilat ka analizuar pjesë të materialeve të punës të ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.Komisioni ka konkluduar se ka nevojë edhe për një numër të konsideruar të materialeve shtesë, të cilat do të kërkohen me shkrim në disa institucioneve përkatëse.

Deputete e opozitës nga legjislatura e kaluar kanë thënë se me Marrëveshjen e vitit 2015 për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor. Pjesë e opozitës së atëhershme ishte edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, i cili njihet për kundërshtimin e versionit të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi.

Bulliqi, ishte emëruar si kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit në ditën e parë të punës së Qeverisë Haradinaj, pas shkarkimit të drejtuesve të komisionit paraprak.

DIE WELT: Grekët nuk janë Grek te vërtet, rrënjët e tyre janë shqiptare e sllave!!

Gazeta Gjermane prane partise konservatore te Angela Merkel,paralajmerone se,Greqia e ka shkateruare edhe me pare rendine Europjan,dhe ka ringjallure teorite racore te nazisteve,nje artikull ku citohet historiani Jakob philipp Fallmerayer,i cili ka then se greket nuk jane grek te vertet

Sipas gazetes Die welt situata kritike ne Greqi nuk eshte vetem ekonomike por edhe historike. Ne artikull shkruhet se Greket kane shkaterruar edhe me pare ekonomine Europjane,dhe se greket e sotem nuk jane pasardhes te grekve “antik” por nje miks Shqiptare sllave turqe bullgare rumun roma etj.

Me tej ne artikull citohen fragemente nga libri historianit Jakob philipp Fallmerayer,”Geschichte der Halbinsel Morea wahrend des Mittelalters” ku thuhet se popullsia greke u zevendesua gjate perjudhes se dyndjeve sllave (350-800) pas krishtit.

Raca e Heleneve eshte nje ideologji e reme,por forte mire e manipuluare nga ana e tyre,te cilet dallohen per manipulatore dhe te pa’bes..Asnje pike gjaku nuk rrjedhe ne venat e te krishtereve prezent ne Greqi,shkruan Fallmerayer.

Madje gazeta shkone edhe me tej duke propozuar qe antaresimi ne Bashkimin Europjan te kryet vetem ne baze te analizave te ADN-se,Greket qe sote pretendojne se jane pas’ardhes te Perikliut dhe Sokratit nuk jane gje tjeter vec nje miks Turqish Shqiptaresh Sllavesh,thuhet ne artikull.

“Die Presse”: Kosova, tani Katalonia dhe nesër Skocia

Pas ngjarjeve në Spanjë secili shtron pyetjen, pse përpjekjet diverse për pavarësi në Europë duhet të vlerësohen ndryshe. E drejta e kombeve shpesh sjell kontradikta mes të drejtës për vetëvendosje të kombeve dhe principin të integritetit territorial të shteteve që nuk ka normë nëse do e ndalonte ose konfirmonte shkëputjen

Për këtë secili rast duhet të analizohet me meritat e veta, por e drejta e shkëputjes mund të vijë në shqyrtim atëherë kur një minoritet diskriminohet fundamentalisht nga shteti i tij, shkruan diplomati austriak Albert Rohan (82) për “Die Presse”.

Rasti i Kosovës

Kosova kishte status të dyfishtë si një provincë autonome e Serbisë dhe si një etnitet i Federatës Jugosllavë me të drejta të ngjashme si gjashtë republikat. Statusi federal u humb me shpërbërjen e Jugosllavisë, ndërsa autonomia e zgjeruar u shfuqizua gjatë 1989.

Si reakcion shqiptarët e Kosovës në shtator 1991 organizuan referendumin për pavarësi, ku morrën pjesë 87 përqind e popullatës dhe 99 përqind votuan pozitivisht. Pakica serbë dhe qeveria e Beogradit nuk e njohën referendumin. Në vijim erdhën presione të forta kundrejt shqiptarëve dhe pas disa vitesh të kryengritjes paqësore erdhi lufta kundër supremacisë serbe.

Intervenimi ushtarak

Kjo solli intervenimin ushtarak të Serbisë 1998/99, nga e cila u arratisën 800.000 shqiptarë të Kosovës. Për ti dhënë fund degdisjes të shqiptarëve, erdhi deri te ndërhyrja ushtarake 1999 nga Komuniteti Ndërkombëtar. Administrata e Kosovës u morr në dorëzim nga misioni civil ndërkombëtar, kurse për ruajtjen e sigurisë shqetësohej KFOR. Në 2006 në kuadër të OKB filluan bisedimet përfundimtare për ti dhënë fund statusit të Kosovës dhe në bazë të kërkesës për zgjidhje të Ahtisaarit Kosova shpalli pavarësinë në 2008. Serbia refuzoi ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e shpalli të vlefshme inciativën e Kosovës për vetëvendosje.

Jo urdhër për shkëputje

Asnjë nga këto ngjarje nuk prek Kataloninë. Me gjuhën, identitetin dhe historinë e saj ajo i takon rajonit “të shoqërisë historike” të Spanjës. E zhvilluar tepër ekonomikisht ajo ka një autonomi. Edhe pse nga pjesë të shoqërisë katalonjase kërkohet pavarësia, nuk duhet të trajtohet me respekt kërkesa e tyre për ndarje nga shteti spanjoll.

Anketat thonë se 40 përqind e katalonjasve mbështesin shkëputjen nga Spanja dhe kjo nuk është ajo që ka dalë nga referendumi ku dalja në kutitë e votimeve ishte 42.5 përqind dhe me “po” votuan 90.9 përqind. Kjo do të thotë se vota pozitive kap 37.8 përqind.

Për shkak të rrethanave kaotike kur ndodhi referendumi dhe dhuna e ushtruar e policisë spanjolle, vështirë se mund të përmbajë katalonjasit. Por edhe urdhri për shkëputje mund të kishte pasoja katrastrofike politike dhe ekonomike për rajonin e ndarë.

Është e nevojshme të vije deri te deeskalimi i emocioneve të të dyja palëve. Udhëheqësia e Katalonisë duhet ta marrë parasysh se shkëpuetja e saj legale duhet të ndodhë përmes ndryshimit të Kushtetutës spanjolle. Kjo do ndodhë vetëm përmes vendimit të parlamentit madrilen dhe një refenrendumi në gjithë Spanjën.

Qeveria spanjolle që deri tani ka anashkaluar çdo sensibilitet të qëndrimeve katalonjase, duhet ta zgjedh problemin jo përmes drejtësisë dhe policisë, por mes zgjidhjes politike. Spanja duhet t’u jap rajoneve një propozim gjithëpërfshirës për një reformë shtetërore në kuptimin federal dhe kështu të tendencat separatiste. BE duhet ti jap fund neutralitetit dhe ti ftojë të dyja palët për dialog.

A do të vijë një fillim i ri?

Skocia është gjithashtu pjesë e një shteti ligjor demokratik. Ajo ka një masë të autonomisë, megjithatë një pjesë e popullsisë kërkon pavarësinë edhe atje. Prap se prap, Skocia në bashkëpunim me qeverinë britanike organizoi një referendum për pavarësi ku rreth 55 përqind votuan kundër. Pas Brexit, përsëri një pjesë e skocezëve kanë kërkuar ripërsëritjen e referendumit. Kjo pritet të shihet nëse do ketë një fillim të ri.