Prokurori Elez Blakaj u bë kot objekt debati

Ish-prokurori Elez Blakaj, u ka shkruar kolegëve të tij një letër falënderimi, duke i njoftuar për arsyet e dhënies së dorëheqjes. Aty, tregon se nuk ka pasur kërcënime, por se karrierën do ta vazhdojë jashtë dhe brenda Kosovës, por jo më si pjesë e sistemit prokurorial. Insajderi sjell këtë letër e cila për herë të parë hedh dritë mbi vendimin e Blakajt për dorëheqje

Ish-prokurori Special, Elez Blakaj u ka dërguar kolegëve të tij të Prokurorisë një letër lamtumire me të cilën i ka falënderuar për bashkëpunimin dhe i ka njoftuar për të ardhmen e tij.

Insajderi e ka siguruar një kopjet të saj.

Blakaj, në këtë letër nuk ka përmendur kurrfarë kërcënimi dhe presioni, por ka treguar se tash e tutje karrierën e tij do ta vazhdojë kryesisht janë vendit. Në këtë letër me të cilën i është drejtuar në veçanti kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, ka treguar se më 11 korrik të këtij viti ka dorëzuar aktakuzën në rastin e veteranëve.

Blakaj, në këtë letër ka lënë të kuptohet se arsyet e dorëheqjes së tij kanë të bëjnë me të ardhmen e tij, e jo me ndonjë kërcënim për jetën e tij dhe të familjes.

“I nderuar kryeprokuror Millaku, ju njoftoj se që nga data 13. 08. 2018 nuk do të jem pjesë e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për të cilin fakt ju kam paralajmëruar para 5 javësh”, shkruan në hyrje të letrës në të cilën saktësohet se qysh para pesë javësh e kishte paralajmëruar largimin Prokuroria.

Blakaj, si prokuror Special, është zotuar se angazhimin e tij do ta vazhdojë në interes të vendit dhe drejtësisë.

“Të nderuar kolegë dhe kryeprokuror, për mua ka qenë një nderë i jashtëzakonshëm të ushtroj detyrën e prokurorit të shtetit dhe të jem pjesë e institucionit më të rëndësishëm të Republikës së Kosovës – Prokurorit të Shtetit, në veçanti këto vitet e fundit si pjesë e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pavarësisht sfidave të shumta”, ka shkruar Blakaj. “Tani e tutje aktivitetin tim profesional do ta vazhdoj jashtë sistemit prokurorial, brenda dhe jashtë vendit, gjithmonë në interes të parimeve themelore për një sistem të drejtësisë me integritet”, vazhdon letra më tej!

Ai ka falënderuar kolegët për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve, në veçanti për rastin e veteranëve.
“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë kolegët me të cilët kemi bashkëpunuar gjatë tërë këtyre viteve, duke vlerësuar lartë ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe zyrtarëve ligjorë. Se sa është i rëndësishëm bashkëpunimi, në veçanti vlen të ceket bashkëpunimi dhe ndihma e palodhshme e disa prej kolegëve në 10 muajt e fundit, në njërin nga rastet më voluminoze dhe komplekse i quajtur si ‘Rasti i Veteranëve’, për të cilin rast nga 11 Korriku 2018, aktakuzën ia kam përcjell Kryeprokurorit Millaku”, shkruan Blakaj.

“Duke uruar që institucionet si Këshilli Prokurorial i Republikës së Kosovës dhe Prokurori i Shtetit të kenë sukses në misionin e tyre, ju uroj shëndet dhe suksese në punë! Ju përshëndes dhe shumë shpejtë do shihemi!”, përfundon ai.

Blakaj, tashmë i larguar nga Prokuroria ende nuk ka dhënë përgjigje për publikun për arsyet e vërteta të dorëheqjes. Në letrën drejtuar kolegëve nuk tregon ndonjë kërcënim apo presion, pos faktit që karrierën do ta vazhdojë jashtë vendit sistemit prokurorial, duke përmendur edhe largimin nga Kosova.

Kurti-Thaçit: Serbia kufijtë i ka vizatuar me bajoneta

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka hedhur kritika të tjera ndaj Presidentit Hashim Thaçi

Kurti ka kujtuar deklaratën që Thaçi nënshkroi para gjashtë muajsh me homologun e Malit të Zi, Filip Vujanoviq lidhur me ndryshimet në marrëveshjen e Demarkacionit, përderisa ka përmendur edhe kërkesën e tanishme të Thaçit për korrigjim të kufirit me Serbinë.

“Trupi i Përbashkët Punues në mënyrë specifike do të rishiqojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit.” Kështu thuhej në Deklaratën Thaçi-Vujanoviq që sot i mbushi 6 muaj. Premtoi, nuk e bëri, dështoi! Tash edhe një korrigjim tjetër i kufirit?”, ka shkruar Kurti, përcjell KosovaPress.

I pari i Vetëvendosjes ka përfunduar duke thënë “paj, gjuha është prej tulit e letra duron gjithçka. Serbia kufijtë e saj i ka vizatuar me bajoneta”.

Prifti që po shkakton luftë ndërmjet SHBA-ve dhe Turqisë

Andrew Brunson është një prift protestant që ka shkaktuar përçarje mes Uashingtonit dhe Ankarasë. Më 1993 ai mbërriti nga SHBA në Turqi, ku punoi tërë kohën. Por tani është bërë shkas i grindjeve mes këtyre dy vendeve

Shoqata protestante në Izmir të Turqisë është e vogël. Ajo ka vetëm disa dhjetra besimtarë, të cilët rregullisht takohen në një hapsirë të vogël në një godinë. Në mesin e tyre rri ulur me kitarë në dorë Andrew Brunson, një amerikan, prift protestant. Luan me kitarë dhe këndon. Të paktën kështu tregojnë fotografitë e botuara në internet. Kështu ka qenë edhe në kishën e Izmirit, para se Brunson të arrestohej nga autoirtetet turke dhe ky arrestim të përdorej si shkas për shkallëzimin e konfliktit mes SHBA-së dhe Turqisë.

Rruga deri në Turqi

50-vjeçari Brunson me siguri që nuk ka mundur ta parashikojë një zhvillim të tillë të ngjarjeve në vitin 1993, kur për herë të parë erdhi në Turqi së bashku me bashkëshorten e tij Norine. Ai erdhi nga vendi i vogël Black Mountain në Karolinën Veriore, ku feja protestante është pjesë e pandashme e jetës së përditshme dhe ku tradicionalisht votohet për republikanët. Çifti Brunson i përket grupit të besimtarëve evangjelistë, një kishë protestante me botëkuptime liberale.

Ashtu si të gjithë besimtarët e tjerë edhe familja Brunson beson tek misionet. Ndaj edhe kanë pranuar që të ndërmarrin një mision fetar në Turqi, në një vend kur 99 % e popullatës i përket besimit islam. Misionet fetare lejohen në Turqi, por nga viti 2003 nuk shihen me simpati. Më 2007 në Turqi u vra një misionar gjerman dhe dy persona të konvertuar. Por Brunson i ka mbetur besnik misionit të tij, më 2010 ai themeloi madje edhe kishën e ringjalljes në Izmir.

Në vend të vazhdimit të viztës – arrestimi

Gjashtë vite më vonë, Brunson deshi të vazhdonte vizën e tij në Turqi. Por në fund të vitit 2016 ai u arrestua në valën e arrestimeve pas puçit të dështuar kundër Erdoganit. Edhe bashkëshortja e Brunsonit u mbajt disa ditë nën masa arresti. Ndërsa Brunson akuzohet, pas 63 ditësh në arrest, për anëtarësi në grupet terroriste, spiunim, bashkëveprim dhe planifikim të puçit si dhe mbështetje të partisë së ndaluar kurde, PKK.

SHBA dhe bashkësia ndërkombëtare janë të mendimit se këto akuza janë të pabaza. Brunson ka pranuar se kohë pas kohe ka udhëtuar edhe në zonat e banuara me kurdë, por atje është kujdesur për refugjatët. Nuk ka asnjë dëshmi që ai ka qenë pjesë e përpjekjeve për rrëzimin e regjimit të Erdoganit. Brunson pohon se është i pafajshëm dhe se kurrë nuk ka lejuar që politika të futet në kishën e tij.

Qeveria amerikane reagoi me indinjatë pas arrestimit të Brunsonit. Por presidenti Erdogan ka kërkuar shkëmbimin e priftit me kundërshtarin e tij më të madh, Fetullah Güllen, i cili konsideohet organizatori kryesor i protestave kundër Erdoganit. Gülleni mbetet i strehuar në SHBA. “Na jepni Güllenin dhe do ta merrni Brunsonin”, tha Erdogan.

Refuzimi amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump e ka refuzuar këtë kërkesë. Por kërcënimet dhe lufta tregtare mes SHBA dhe Turqisë ndërkohë janë përshkallëzuar. Trumpi e konsideron si shumë të rëndësishëm grupin e votuesve të këtij besimi. Zëvendëskryetari Mike Pence edhe vet prezantohet si evangjelist i madh. Ndërkohë gjendja shëndetsore e Brunsonit është përkeqësuar. Vajza e tij thotë, se Brunson ka humbur ndërkohë 25 kilogram dhe nuk është mirë me shëndet./DW

Media serbe: Dayton 2 për Kosovën

Një konferencë ndërkombëtare në të cilën do të arrihej zgjidhja për çështjen e Kosovës, do të mund të ishte e vetmja dalje nga situata në të cilën janë gjendur Serbia e Kosova pas më shumë se shtatë vjet negociatash me ndërmjetësim të Bashkimit Europian, shkruan sot gazeta e Beogradit “novosti”

Sipas këtij mediumi, transmeton Koha.net, pasi në dialogun e Brukselit në horizont nuk po shihet asnjë epilog i pranueshëm për të dy palët, në tavolinën e bisedimeve do të mund të uleshin disa fuqi mëdha në mënyrë që ky proces të përfundojë me marrëveshje.

Ministri në Qeverinë serbe Rasim Lajiq, i cili edhe vjet kishte propozuar konferencë ndërkombëtare, ka thënë për këtë gazetë se edhe më tej mendon se ky takim i vendeve më të rëndësishme të botës është i nevojshëm në fazën finale për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Para këtij takimi është i domosdoshëm presioni i balancuar i BE-së dhe i SHBA-ës i cili deri më tash ka qenë i fokusuar kryesisht ndaj Beogradit. Mungesa e vullnetit politik nga ana e Prishtinës kërkon një qasje tjetër të bashkësisë ndërkombëtare e cila duhet të dërgojë mesazh të qartë se nuk mund të ketë zgjidhje të përhershme e të qëndrueshme nëse njëra palë fiton të gjitha e pala tjetër asgjë. Mendoj se zgjidhja sui generis mund të gjendet në një konferencë të tipit “Dayhon2”, ka thënë Lajiq.

Idenë e konferencës ndërkombëtare për Kosovën e ka paraqitur që në vitin 2011 edhe profesori i Dragolub Miçunoviq (DS), përcjell Koha.net, duke menduar se ajo është zgjidhja e vetme për problemin e Kosovës.

Sipas tij, në një takim të tillë duhet të përfaqësohen serbët e shqiptarët si dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe që duhet të qëndrojnë prapa marrëveshjes së arritur.

Aleksandar Gajiq nga Instituti për studime evropiane thotë se me formatin ku BE-ja është ndërmjetës në dialog, është e qartë se nuk do të arrihet zgjidhja përfundimtare, ndërsa shikuar në planin afatgjatë, është e mundur që kjo çështje të kthehet nën përkujdesjen e KB-së .

“Nuk përjashtohet ndonjë konferencë ndërkombëtare që do të zhvillohej në kuadër të Rezolutës 1244 e që do ta inicionte Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe në të cilën do të merrnin pjesë anëtarët e përhershëm të këtij trupi. SHBA-ja dhe sponsorët tjerë të pavarësisë së Kosovës fillimisht do të ishin kundër kësaj kornize, por nëse vërehet se me ndërmjetësim të BE-së nuk ka rezultate, dhe, nëse ndodh ndërprerja e përkohshme e negociatave, gjë që nuk është dhe jo reale, kjo iniciativë do të tregohej rrugëdalja e vetme”, ka thënë Gajiq.

Perëndimi ka luajtur prej 10 vitesh lojën e Vlladimir Putinit

Nëse ngrehina e rendit botëror liberal është sot e rrezikuar të shembet – dhe në fakt është – kur nisën të dobësohen shtyllat mbajtëse? Shumëkush përmend kohën kur Trump është zgjedhur president. Por, ndërsa qasja e “Amerika e Para” e Trump në botë, ka zgjeruar ndjeshëm të çarat e rendit aktual ndërkombëtar, ndoshta duke i bërë ato të pariparueshme, ato janë shfaqur shumë kohë përpara se të ndodhte kjo

Nga Robert Kagan

Saktësisht 10 vjet më parë, Vladimir Putin ndëmori një nga goditjet e para të mëdha ndaj këtij rendi, kur dërgoi forcat ruse në Osetinë Jugore në Gjeorgjinë fqinjë, në mbështetje të separatistëve të mbështetur nga Moska. Presidenti gjeorgjian Mikhail Shakashvili, duke iu druajtur një pushtimi të plotë, urdhëroi trupat e tij të sulmojnë, duke rënë kësisoj në kurthin e Putinit.

Duke përdorur sulmin gjeorgjian si një pretekst, Putini e ndërmori atë pushtim në shkallë të plotë, me dhjetëra mijëra trupa, avionë luftarakë dhe elementë të Flotës së Detit të Zi, të gatshëm për të hyrë në veprim në çastin që veproi Sakashvili. Lufta 5 -ditore ruso-gjeorgjiane, u zhvillua gjoja për territoret e diskutueshme, por synimi i vërtetë i Putinit ishte gjeopolitik.

Gjeorgjia, si ish-republikat e tjera satelite sovjetike, po synonte të integrohej në Perëndim ekonomikisht dhe politikisht, dhe të fitonte mbrojtjen perëndimore nga Moska. Duke u frikësuar nga reagimi i Putinit, NATO refuzoi pranverën e atij viti t’i ofronte Gjeorgjisë qoftë edhe një ”hartë” (road map) për anëtarësimin në aleancë, por Putini gjithsesi lëvizi – për të ndëshkuar gjeorgjianët, për të paralajmëruar të tjerët, dhe për t’i dërguar një mesazh të qartë Perëndimit.

Rusia do ta rikonfirmonte me force hegjemoninë e saj. Përgjigjja e Perëndimit, u kufizua tek indiferenca.

Administrata e Xhorxh Ë.Bush, që kishte mbrojtur tundimin e Gjeorgjisë për t’u anëtarësuar në NATO, nuk donte të përballej me kriza. Sikurse presidenti Barack Obama, që besonte se Ukraina nuk ia vlente për nisjen e një lufte me Rusinë, këshilltari i sigurimit kombëtar të Bush, i mbylli të gjitha bisedimet për ndëshkimin e agresionit të Moskës duke pyetur:”A jemi ne të përgatitur të shkojmë në luftë me Rusinë, për shkak të Gjeorgjisë?”.

Presidenti Bush, nuk ndërmori as edhe ndonjë sanksion kundër Moskës. Shtetet e Bashkuara, ofruan asistencë humanitare, por refuzuan kërkesat e Tbilisit për pajisje ushtarake. Presidenti francez Nikolas Sarkozi, negocioi armëpushimin dhe Sarkozi (që më vonë në cilësinë e një qytetari, do të mbështesë aneksimin e Krimesë nga Rusia), bëri një marrëveshje që i la trupat ruse në territorin gjeorgjian, ku ato mbeten edhe sot.

Ashtu si britanikët dhe francezët që fajësuan çekët për provokimin e Hitlerit në vitet 1930, edhe sekretarja e shtetit e presidentit Bush, Kondoliza Rajs fajësoi Sakashvilin se “lejoi rusët që ta provokojnë”, madje duke pranuar se sulmi ishte “i paramenduar”.

Në fund, Putini u shpërblye. Siç shkruan ish-ambasadori amerikan në Moskë, Majkëll Mekfoll, në librin e tij “Nga Lufta e Ftohtë në paqen e ngadaltë:Një ambasador amerikan në Rusinë e Putinit”- koncepti i tij i shquar i kësaj periudhe, konceptet bazë të “politikës së rivendosjes” së Obamës, mori formë në reagimin ndaj Gjeorgjisë.

Leksioni për Obamën dhe ekipin e tij, ishte se Shtetet e Bashkuara kishin nevojë për marrëdhënie më të mira me Moskën, për të shmangur konfrontimet e ardhshme. Më pak se një vit pas pushtimit rus, Obama mbajti samitin e tij të parë me presidentin rus, Dmitri Medvedev, dhe nisi përpjekjet për t’i zbutur gjërat me Rusinë.

Lufta ruso-gjeorgjiane, krijoi një ‘modus operandi’ (mënyrë veprimi), që Putini do të përdorte kundër Ukrainës thuajse saktësisht 6 vjet më vonë. Në të dyja rastet, sulmi rus u parapri dhe u shoqërua nga një luftë kibernetike intensive dhe mori “lajmesh të rreme”. Në të dyja rastet, forcat ruse lëvizën fshehtazi përpara sulmit kryesor. Të dyja pushtimet u mbuluan në paqartësi dhe konfuzion, duke bërë që shumë në Perëndim të fajësojnë Gjerogjinë.

Në të dyja rastet, Moska pretendonte se po mbronte popullatat pro-ruse nga keqtrajtimi i supozuar. Por qëllimi i vërtetë, ishte rivendosja e hegjemonisë ruse ndaj ish republikave sovjetike, që kërkonin të integroheshin në rendin botëror liberal – në rastin e Ukrainës duke negociuar një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian.

Sulmi rus mbi Gjeorgjinë, tregoi gjithashtu efektivitetin e narrativës së Putinit për ankesën e tij. Megjithëse Rusia ishte ajo që e kreu agresionin, shumëkush në Perëndim fajësoi të tjerët – Sakashvilin, Bushin, NATO – për shkak se imponuan ndërhyrjen e Putinit. Sot, “realistët” dhe e majta fajësojnë Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin, për provokimin e Putinit në Ukrainë.

Rusia duhet të ketë sferën e saj të interesit, argumentojnë ata. Zgjerimi i NATO-s, bëri Putinin dhe rusët të ndihen të pasigurtë. Perëndimi shkoi shumë larg. Është një nga fitoret më të mëdha të Putinit, që kjo narrativë është pranuar gjerësisht sot në elitën amerikane, dhe nga segmente të mëdha të të dyja partive politike.

Por siç shpjegon Mekfoll, ky është kryesisht një mit, i projektuar nga Putini për të justifikuar sundimin e tij gjithnjë e më autokratik dhe të personalizuar ndaj popullit të tij. Veprimet amerikane dhe europiane pas Luftës së Ftohtë, nuk ndaluan bashkëpunimin me Rusinë gjatë viteve 1990, pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, apo gjatë 2 viteve të para të administratës së Obamës.

Shtetet e Bashkuara dhe Europa, ofruan miliarda dollarë ndihma për Rusinë, dhe synuan të ndihmonin integrimin e Rusisë në ekonominë botërore. Shtetet e Bashkuara, krijuan sigurinë e pas Luftës së Ftohtë dhe marrëveshjet ekonomike si Këshilli NATO-Rusi, Grupi i Tetë dhe Organizata e Zgjeruar për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për të forcuar lidhjet me Moskën, dhe për t’i dhënë asaj një zë më të madh në këshillat globale.

Dy fuqitë negociuan dhe ratifikuan marrëveshjet e kontrollit të armëve, dhe bashkëpunuan në Afganistan dhe Iran. E gjitha kjo filloi të ndryshojë, pasi Putini u shqetësua për ruajtjen e pushtetit të tij në Moskë. Ai u alarmua nga revolucionet demokratike në Gjeorgji dhe Ukrainë në vitet 2003 dhe 2004.

Por, siç vëren Mekfoll, ishin zgjedhjet parlamentare katastrofike të vitit 2011 në Rusi, ato që patën ndikimin më të madh. Protestat e mëdha kundër parregullsive zgjedhore, dhe kundër kthimit të planifikuar të Putinit në presidencë për një mandat të tretë, çuan në ringjalljen e “argumentit të vjetër sovjetik, si burimi i ri i legjitimitetit” – mbrojtjes së atdheut kundër Perëndimit të lig, dhe veçanërisht të kërcënimeve të perandorisë të SHBA-së.

Përshkrimi i administratës së Obamës si një kërcënim për sigurinë ruse, u duk në fillim i pabuesueshëm, por me konsumatorë të gatshëm në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë, Putin pati sukses. Prandaj afrimi i Trump ndaj Putinit, nuk është një ndryshim aq i madh.

Ai mund të ketë arsyet e tij të veçanta, për të kërkuar një “rivendosje” të raporteve normale me Rusinë, dhe sigurisht që ai ndan qëllimet e përbashkëta me Putinin, ndryshe nga çdo president i shkuar amerikan. Por ai gjithashtu po ndjek një skenar të njohur. Dhjetë vjet më pas, ne nuk po i nxëmë ende leksionet e vërteta të agresionit rus.

Shënim:Robert Kagan, është anëtar në Institutin Brookings, dhe një kolumnist në “The Washington Post”. Ai është autor i librit të ardhshëm “Rikthimi i xhunglës:Amerika dhe bota jonë e rrezikuar”. / “The Washington Post” – Bota.al

Miftari, zbulon kërcënuesit e prokurorit Elezaj, përmend Thaçin, Haradinajn dhe Remin!

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas kërcënimeve dhe shatazheve të bëra ndaj ti. Prokurori Blakaj ishte njëri prëj prokurorëve të pakt që kishte filluar hetimin e zyrtarëve të lartë, aferës Pronto dhe listave të fryera për veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ai kishte një listë me persona të akuzuar për keqpërdorimet e bëra me statusin e veteranit. List kjo me emra të fuqishëm si në politikë ashtu edhe jasht sajë.

Listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj dhe Xhavit Jashari.

Ish eprori i lartë i UÇK-së, G2, TMK-së, Policisë së Kosovës dhe pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se Kosova nuk ka prokurorë të pavarur e as kryeprokuror por ka servila, politikanë pakurrizor dhe të korruptuar e frikacaka.

“Po të kishin drejtësi në shtet dhe prokurori, prokurori Blakaj që ka dhënë dorëheqje ishte dashur të arrestohet ose të arrestohen ata që e kanë kërcënuar e çka nuk besoj që janë veteranët e UÇK-së, pasi veteranët e vërtet s’kanë çka i fshehin asgjë drejtësisë, por ndoshta kërcënues janë ata veteranët e rrejshëm të Hashim Thaçit apo të Ramush Haradinajt, ose komandant Remit që i bënë 44 mijë veteranë pa qenë kurrë”, thotë Miftari.

Ai pohon se nuk është në pyetje çështja e veteranëve, por PRONTO e cila i ka “kukulla” shumicën e prokurorëve dhe kryeprokurorëve.

“Shteti dhe rëndësia e shtetit është në duar të mafies politike dhe se prokurorët që pranohen vinë me direktiva made in “Adem Grabovci dhe Company”. Do të thotë urdhërat prokurorëve iu vinë nga lartë për ata të cilët duhet me u hetu apo jo. Prandaj edhe ikun nga përgjegjësia nga dështimi i orkestrua politik i drejtësisë ku në këtë teatër PDK-ja e ka fjalën dhe rolin kryesor e ndihmuar nga AAK-ja e kryeministrit Haradinaj dhe LDK-së. Andaj kjo tregon se nuk kemi shtet ligjor, as shtet funksional, por një shtet i tipit mafioz dhe diktatorial”, thekson Naim Miftari.

Raporti i detajuar i SOROS-it për humbjet e Kosovës nga dialogu

Gjashtë ekspertë serbë kanë hartuar një raport ku kanë paraparë dy opsione për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës; e para normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve ku përfshihet edhe shkëmbimi i territoreve si dhe opsioni i dytë normalizim të marrëdhënieve të mos ketë mes dy vendeve

Opsioni i parë e që është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve parashikohet nga ekspertët të ndodhë me shkëmbimin e territorit. Sipas këtij raporti Kosova mund ta marrë komunën e Preshevës, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën, përderisa katër komunat veriore; Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku dhe Mitrovica Veriore) do t’i bashkëngjiteshin Serbisë, shkruan Insajderi.

“Skenari i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës (dhe përmbajnë dy skenarë: Skenari i shkëmbimit të supozuar të territoreve në mes të Serbisë dhe Kosovës dhe Skenari i mos parashikimit të shkëmbimit të territoreve në mes të Serbisë dhe Kosovës) p.sh. implementimi i Marrëveshjes së Brukselit (2013). Skenari i Status Quo, që do të thotë të mos arrihet marrëveshja për normalizim”, thuhet në raport.

Raporti i publikuar nga gjashtë ekspertët, Miladin Kovaçeviq, Dushan Gavrlioviq, Dragan Popoviq, Milena B. Stevoviq, Liljana Sekuliq dhe Katarina Stançiq flitet për përfitimet që do t’i ketë Serbia.

Katër komunat veriore sipas raportit kanë mbi 42 mijë banorë, ku Zveçani i ka 10974 banorë, Zubin Potoku 6079 banorë, Mitrovica Veriore 11963 banorë dhe Leposaviqi 13005 banorë. Sipas autorëve serbë, katër komunat veriore të Kosovës kanë rreth 40% më shumë banorë se komuna e Preshevës dhe kanë 1000 kilometra katrorë më shumë sipërfaqe tokësore.

“Skenari i normalizimit të marrëdhënieve, në të dy opsionet – shkëmbimi i supozuar i territoreve apo jo, por duke siguruar implementimin e Marrëveshjes së Brukselit (2013) – do të siguronin më pak humbje demografike dhe ekonomike sesa skenari i mos zgjidhjes së marrëdhënieve si dhe trend negativ për sa i përket rritjes natyrale dhe zvogëlimit të burimeve të punës: tendencat negative sa i përket rritjes natyrale dhe burimeve të zvogëluara të punës do të ishin dyfish më të vogla dhe do të neutralizonin imigracionet e intensifikuara”.

Kur bëhet fjalë për efektet ekonomike, skenari i ndërrimit të territoreve, përkatësisht të katër komunave veriore me Preshevën, përbën një fitim vjetor prej 90 milionë eurosh për Serbinë. Nëse merret kjo në një perspektivë më afatgjate, përkatësisht për 30 vjet, kjo do të paraqiste një fitim prej 2.7 miliardë eurosh për palën serbe.

“Komunat e reja të Kosovës, të cilat do të ishin të ri integruara në sistemin ekonomik serb, do të kontribuonin në rritje natyrale të GDP-së në shumë prej 90 milionë euro në vit, gjë që në perspektivën tridhjetëvjeçare do të ishte 2.7 miliardë euro të fitimeve potenciale (duke mos llogaritë efektet tjera të jashtme pozitive gjë që mund të rezultojë nga normalizimi i marrëdhënieve dhe integrimeve evropiane). Edhe nëse nuk është e mundur zbatimi i shkëmbimit të territoreve, supozimi i implementimit të plotë të marrëveshjes së Brukselit (2013), kur ndikimi i drejtpërdrejtë në GDP nuk do të pritej, efektet pozitive indirekte të normalizimit – ekonomike, sociale, politike dhe demografike – do të ishin përtej krahasimit si më të dobishme sesa në rastin e skenarit të Status Quo”, thuhet në raport.

Në anën tjetër ekspertët opsionin tjetër të ‘status Quos’ e parashohin me efekte negative afatgjate për Serbinë. Në rënd të parë efekt negativë për Serbinë në aspektin politik, por edhe në zbutjen demografike.

Sipas këtij raporti nëse nuk do të arrihet marrëveshje për normalizimin e mardhënëieve mes Kosovës dhe Serbisë numri i popullatës do të zvogëlohej deri në 44 për qind deri në vitin 2060.

“Skenari Status Quo do të rezultonte efekte negative afatgjate: në rend të parë, në përmirësimin e zgjidhjes politike, zbutja e pritur demografike është mjaftë pesimiste dhe pa perspektivë: numri i përgjithshëm i popullatës do të zvogëlohej deri në 44 për qind deri në vitin 2060, me zvogëlim të jashtëzakonshëm të popullatës të cilët janë të moshës së punës dhe do të ndërronte strukturën e moshës në favor të popullatës së moshuar. E shprehur në termet e GDP-së, të ardhura potenciale territoret e integruara rishtas do harroheshin, megjithatë shpenzimet e Zyrës serbe për Kosovë do të mbeteshin edhe më tutje, të llogaritura rreth 1.4 miliardë euro në periudhën tridhjetëvjeçare”, thuhet në opsionin e dytë të gjashtë eksperteve serb.

Faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është përshkruar tash e disa herë si e rëndë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në fazën finale të dialogut Thaçi ka paralajmëruar disa herë korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në anën tjetër opozita në vend nuk e njeh Thaçin si përqafsues të Kosovës. VV thotë se Thaçi mund ta dëmtojë Kosovën për qëllime individuale të tij, duke përmendur këtu edhe “frikën e tij” nga Gjykata Speciale.

Mungesa e konsensusit mes partive mund ta çojë vendin në zgjedhje deri në fund të vitit (Video)

Mungesa e konsensusit politik për zgjedhje, mund të rezultojë me një ngërç politik, e vetëm pastaj të mund të organizohen zgjedhjet e reja. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike

Mospajtimet për dialogun me Serbinë, mund ta çojë në bllokadë politike vendin. Kështu thotë për RTV Dukagjinin profesori i Shkencave Politike, Bekim Baliqi. “Dyshoj se do të arrihet një konsensus mes forcave politike në Kosovë. Pastaj do të varet prej mënyrës se si do të zhvillohen negociatat mes subjekteve politike. Nëse nuk ka një bashkëpunim mes institucioneve, gjasat janë që të ketë një krizë të re politike”, thotë Bekim Baliqi – profesor i Shkencave Politike.

E, si rezultat i kësaj, mund të kemi edhe zgjedhje brenda këtij viti. “Nëse negociatat fillojnë dhe nuk ka një koordinim apo bashkërendim mes institucioneve, së paku në parim të merren vesh për llogaridhënien në këtë proces, sepse mundë të ketë një krizë e cila mund të dërgojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare gjatë vjeshtës, apo në fund të vitit”, shton më tej Baliqi, përcjell Telegrafi.

Jemir Bakija, nga Demokracia Plus, thotë se partitë kanë humbur besimin te njëra-tjetra prandaj mungon edhe konsensusi mes tyre. “Nuk duket se do të ketë një konsensus sepse mungon besimi në mes të pozitës dhe opozitës. Pa pasur besim mes tyre nuk mund të ketë konsensus”, thotë Jetmir Bakija nga Demokraca Plus.

Mirëpo sipas tij nëse veç mund të ketë zgjedhje atëherë partitë do të duhej garonin për platformën më të mirë në dialog, e jo për tjetër. Raundi i ri i bisedimeve në Brukes mes Kosovës dhe Serbisë është paralajmëruar të filloi në shtator, në atë që është quajtur edhe si faza finale e dialogut mes dy shteteve./Telegrafi/

Prokurori i dorëhequr, Elez Blakaj, thuhet se ka ikur në Amerikë

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, është larguar nga Kosova. Ai dyshohet se gjatë muajit të kaluar ka shkuar në Amerikë. Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje për shkak të kërcënimeve që ka marrë në lidhje me punën e tij

Prokurori Blakaj, ishte duke hetuar dyshimet për keqpërdorime në listat e veteranëve të UÇK-së ndërsa është marrë edhe me disa raste të gjykimeve për terrorizëm. Burime të RTV21 thonë se prokurori Blakaj bashkë me familjen e tij ka ikur në Amerikë. Blakaj kohë më parë kishte kryer edhe shkollimin në SHBA.

Për dorëheqjen e prokurorit special, Elez Blakaj, ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Prishtinë.
Ambasadori amerikan, Greg Delawie, thotë se është e dhimbshme që një nga prokurorët e vendit detyrohet të japë dorëheqje për shkak të kërcënimeve.

Në reagimin e amerikanëve thuhet se prokurori i tërhequr nga detyra e tij, kishte përkrahjen e Qeverisë Amerikane. Elez Blakaj, më 11 korrik 2018, e ka ngritur aktakuzën ndaj profilit të lartë të veteranëve, lëndë kjo e cila konsiderohet si një ndër lëndët më voluminoze dhe të ndjeshme, por e cila është duke qëndruar në Prokurori Speciale dhe ende nuk është dërguar në Gjykatë.

Prokuroria Speciale, me dorëheqjen e Blakajt, mbetet me 12 prokurorë, ndërsa në shtator edhe dy prej tyre mbërrijnë moshën e pensionimit, përderisa Këshilli Prokurorial është në proces rekrutimi për 5 prokurorë.

Si e njoha Thaçin? Rrëfen shoku i studimeve

Opinionisti Sali Rexhaj, ish shok i studimeve i presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në facebook, ka treguar se si është njohur me Thaçin gjatë studimeve. Rexhaj, në rrëfimin e tij shkruan se Thaçi ishte suspenduar nga posti i prorektorit student sepse ishte zbuluar se kishte falsifikuar certifikatën e notave, ku notat e ulëta si 6,7… i kishte bërë krejt 10-she

Më tej, shoku i studimeve të Thaçit, shkruan se presidenti për pushtet e para i vë flaken Kosovës.
“Loja me anulim te Gjykatës Speciale, formim te ushtrisë, kidnapimi i qytetareve turq ne territorin e Kosovës dhe bashkëpunim i AKI e policia e Kosovës me agjent te Erdoganit, ndërrimi i territoreve dhe kontestimi i kufijve te Kosovës… Hashimi vuan per pushtet e para, per to i ve flaken Kosoves. Nuk njeh ligj, kushtetute as Zot. Ky njeri duhet te ndalet sa me pare nga partite, Qeveria e Kuvendi”, shkruan ndër tjerash Rexhaj, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Si e njofta Hashim Thaqin!

Sali Rexhaj

Me ka rene ne sy diku gjate protestave te studenteve ne perkrahje te minatoreve gjate vitit 1989.
Por saktesishte me te jam takuar dhe kemi pire kafe ne fillim te vitit 1990 dhe kemi vazhduar me shoqerim e bashkepunim deri ne vitin 1994 kur u largua nga Kosova.

Per here te pare ka ardhe te une per te kerkuar pejkrahje ne qershor te vitit 1991. Ishte fjala per nje fondacion te cilin e kishin formuar nje grup aktivistesh, mes tyre edhe e fejuara, tani bashkeshortja ime. Ky fondacion kishte tubuar disa qindramija marka nga te cilat ndante bursa per student. Por meq Hashimi ne kete kohe ishte nder studentet aktiv, ishte ne kryesi te Unionit te Pavarur te Studenteve, kryetar ishte Mehe Uka. Hashimi kerkoj nga una qe te ndikoja te anetaret e ketij fondacioni qe parat ti dorezoheshin UPS. U befasova shume.

-Nuk eshte e mundur te ndodhe kjo-i thash. Ata i kan tubuar parat dhe ata i menagjojne. Hashimit ne asnje menyre nuk i mbushej mendja, me çdo kusht ngulte kembe se keto para duhet ti dorezohen atij.

Me vone, gjate vitit 1991/92 Hashimi u zgjodh prorektor student, pozite e cila paguhej, kurse une anetar i kryesise se PPK. Aty mu dha detyre qe pos tjerash te bashkepunoja me organizata rinore, ne Kosove dhe vise tjera. Shume parti kishin sekcione per te rinje. Ne LDK-e ishte Forumi Rinor edhe ne Shqiperi PD e formoj ate ku mora pjese ne themelim kah fundi i gushtit 1991 ne Tirane.

Ne fund te vitit 1992 vendosem qe te fillojme me akcione te armatosura ne Kosove, u ulem bashk ne Seli te LDK-es Zenun Pajaziti kryetar i FR te LDK-es, Fisnik Cukaj kryetar i UPS ne kete kohe, Hashimi nga pozita e prorektorit student. dhe une ne emer te PPK. Ne PPK tani me i kishim kater grupe te tilla.

Takoheshim rregullisht, po per gjera e akcione konkrete nuk diskutonim, duhej mbajte sekret te gjitha veprimet. Ne perkrahnim grupet e vogla te shtrira ne Kosove, secili aty ku kishte ndikim.

Pas pak kohesh kryetar i UPS u burgos shkaku i nje mbledhje ne Ujmir, keshtu qe kontaktet u reduktuan shume. Ne kete mbledhje kishte marre pjese edhe Hashimi, po nuk kishte diskutuar dhe nuk u kIshte rene ne sy spiuneve te infiltruar aty.

Ne fund te vitut 1993 me than se po me kerkonte Rektori Ejup Statovci, njihesha mire me te per faktin se bashkepunoja shume me UP rreth gjetjes se objekteve per mesim, pas largimit te studenteve e profesoreve nga objektet e tyre. E dinte se e kam mik te mire Hashimin.

Ma tregoj nje ngjarje te hidhur.

Hashimin e kishte suspenduar nga posti i prorektorit student sepse ishte zbuluar se kishte falsisfikuar çertifikaten e notave, ku notat e ulta si 6,7… i kishte bere krejte 10-she. Me pyeti a mos e dija edhe une kete pune. I tregova se nuk kisha lidhje me kete falsifikim.

E kerkova Hashimin po nuk e gjeta me kurre. U zhduk nga Prishtina e Kosova.

Deri ne tetor te vitit 1998 kur u takua me ambasadorin Hill ne Dragobil te Malisheves, dhe kete takim e publikuan mediat, nuk e dija se ku ndodhet. Tani ishte Drejtor i Drejtorise Politike te UÇK-es. Mbante uniforme dhe nje fletore e nje laps gjate takimit.

Lojerat me mos nenshkrim te marreveshjes se Rambujes, duke kushtezuar marrjen e qeverise dhe fondin e Bukshit. Veprim i cili i dha kohe Serbise qe te sjelle forca te medha ushtarake dhe na kushtoj me mijera viktima te pafajshme. Plaqkitjet, vrasjet e hajnit gjate e pas luftes. Marrja e pushtetit me vrasje e dhune.

Pastaj luften se kush do ta lexoj deklaraten e pavaresise me 17.2.2008 duke u kercnuar se ose e kexon ai ose nuk shpallet pavaresia fare, per mua ishin gjera te njohura.

Loja me anulim te Gjykates Speciale, formim te ushtrise, kidnapimi i qytetareve turq ne territorin e Kosoves dhe bashkepunim i AKI e policia e Kosoves me agjent te Erdoganit, nderrimi i territoreve dhe kontestimi i kufinjeve te Kosoves…

Hashimi vuan per pushtet e para, per to i ve flaken Kosoves. Nuk njeh ligj, kushtetute as Zot.
Ky njeri duhet te ndalet sa me pare nga partite, Qeveria e Kuvendi. E ka humbe rrugen ne oborr. Ka dale plotesisht nga kontrolli i institucioneve tona e miqeve dhe aleateve tane.