Si u bënë heronj të Serbisë kriminelët e luftës

Kriminelë lufte që kanë kryer dënimet e tyre janë shndërruar në pjesëmarrës aktivë në jetën politike në Serbi falë Qeverisë dhe medias, të cilat kanë vendosur ta harrojnë atë që ata bënë dhe t’i promovojnë ata si heronj

Nga Marija Ristiç

«Askujt s’do t’i vijë kurrë turp nga këta njerëz», deklaroi ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, këtë fundjavë në një tubim të ish-ushtarëve të Batalionit të Tretë të Ushtrisë Jugosllave.

«Koha e turpit ka kaluar. Kjo është koha për të qenë krenarë», këmbënguli ai.

Ky nuk do të konsiderohej si një event i jashtëzakonshëm nëse komandantët e nderuar nga Vulin nuk do të ishin kriminelë lufte të dënuar.

Në radhën e parë midis ish-ushtarakëve që u nderuan ishin Vladimir Lazareviq, ish-shefi i shtabit i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë Jugosllave dhe Nikola Shainoviq, ish-zv/kryeministër i Jugosllavisë.

Lazareviq dhe Shainoviq u dënuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë përkatësisht me 14 dhe 18 vjet burg për fushatën ushtarake në Kosovë që shkaktoi 11,000 shqiptarë të Kosovës të vrarë dhe rreth 700,000 të tjerë u dëbuan në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Nuk ishte vetëm Qeveria serbe që po shprehte krenari për «heronjtë tanë», por edhe zyrtarë në zyrën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Sekretari kryesor në zyrën e Vuçiqit, Nikola Selakoviq, tha në të njëjtin tubim se është «detyrë e Serbisë të nderojë profesionalizmin» e Batalionit të Tretë të Ushtrisë Jugosllave.

Kjo nuk është hera e parë që Vulini dhe Selakoviqi kanë treguar dashamirësi ndaj kriminelëve të luftës.

Në vitin 2015 ata organizuan një mikpritje prej heroi për Lazareviqin kur ai u rikthye në Serbi pasi kreu dënimin e tij.

Por kriminelët e luftës në Serbi nuk gëzojnë vetëm mbështetjen e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë, por gjithashtu edhe të medias.

Pavarësisht detyrimeve të tyre për kodin e etikës, media serbe rrallë përmend të kaluarën e të dënuarve nga Gjykata e Hagës. Edhe pse shumë prej tyre janë shfaqur në televizor apo shtyp gjatë viteve të fundit, e rrallë është media që përmend të kaluarën e tyre kriminale dhe në vend të kësaj i prezanton ata si analistë, ish-gjeneralë ose këshilltarë.

Gjithashtu, nëse shikoni lajmet e fundjavës nga tubimi i ish-ushtarëve të Ushtrisë Jugosllave, nuk do të lexoni asgjë për veprimet e tyre të turpshme gjatë luftës në Kosovë.

Edhe televizioni publik serb, RTS, nuk e përmendi se cilët ishin këta njerëz që u nderuan me aq shumë krenari nga Vulini dhe Selakoviqi.

Por ata që ngrihen kundër mohimit të së kaluarës dhe rikthimit të kriminelëve të luftës në jetën publike, siç janë aktivistët e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, përballen me kërcënime, abuzime dhe madje edhe dhunë fizike.

Nën sloganet «Kriminelët e luftës nuk janë heronjtë tanë» dhe «Kriminelët e luftës të heshtin që viktimat të mund të flasin», aktivistët e Nismës Rinore u përpoqën të parandalonin shfaqjet dhe fjalimet publike të ish-kolonelit të Ushtrisë Popullore Jugosllave Veselin Shlivanqanin dhe ish-kryetarit të parlamentit serb të Bosnjës Momçilo Krajishnik, të dy të dënuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Aktivistët u rrahën dhe kërcënuan, por sulmuesit e tyre s’u kapën kurrë.

Ndërsa Serbia përparon në rrugën e saj drejt BE-së, duke pretenduar se po respekton sundimin e ligjit dhe se po përmbush kriterin e anëtarësimit, kur vjen fjala te ndjekjet penale të krimeve të luftës dhe ballafaqimi me të kaluarën, ajo s’po bën asnjë progres.

Gjyqet në vend të krimeve të luftës kanë ngecur në një ngërç ligjor të shkaktuar nga fakti se kryeprokurori i krimeve të luftës nuk u emërua për një vit e gjysmë.

Numri i datave të gjyqeve është ndër më të ulëtit që kur u krijua zyra e prokurorisë për krimet e luftës në vitin 2003, ndërsa u bënë tre vjet që nuk ngrihet asnjë padi për krime në Kosovë.

Ajo që është gjithashtu shqetësuese është se kjo prirje jehon edhe në vendet e tjera të ish-Jugosllavisë. Në Bosnje, Fikret Abdiq, i cili kreu dënimin e tij me 15 vjet burg për krime lufte, tani është kryetar komune, ndërsa të tjerë që përballen me akuza për krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë gjithashtu mbajnë poste politike. BIRN shkroi gjerësisht për ndikimin e tyre politik në vitin 2016.

Komuniteti ndërkombëtar është munduar shumë në ngritjen e Gjykatës së Hagës, e cila do të mbyllet në fund të këtij viti, por nuk arriti të trajtonte çështjen e rehabilitimit të kriminelëve të luftës dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

Kur veprat e kryera nga kriminelët e luftës, si Vladimir Lazareviq dhe Nikola Shainoviq, nuk përmenden në arenën publike dhe ata risillen si heronj, është e qartë se problemet serioze vazhdojnë.

Siç tha kryeprokurori i Gjykatës së Hagës Serge Brammertz në raportin e tij të fundit në OKB, nacionalistët në vende të ndryshme të ish-Jugosllavisë ende besojnë në pafajësinë dhe viktimizimin e tyre.

«Mesazhi i mohimit dhe revizionizmit është i zëshëm dhe i qartë», tha Brammertz. «Ne i njohim viktimat tona, por jo tuajat. Kriminelët tuaj të luftës janë heronjtë tanë».

Kosova të trajnohet për menaxhimin e hapësirës së lartë ajrore

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markus, dhe zyrtarët e kompanisë ajrore hungareze të navigimit “Hungaria Kontroll”

Në këtë takim u bisedua për hapësirën e lartë ajrore të Kosovës e cila mbikëqyret nga kompania “Hungaria Kontroll” në bashkëpunim me NATO-n.

Me këtë rast, ministri Lekaj e falënderoi ambasadorin hungarez Markusz dhe zyrtarët e “Hungaria Kontrollit”, për punën të cilën janë duke e realizuar në kontrollimin e hapësirës së lartë ajrore të Kosovës. Ai kërkoi nga bashkëbiseduesit që të ndihmohet stafi i Agjensionit të Navigimit Ajror të Kosovës, me trajnimet e adekuate.

Ndërsa, ambasadori Markusz, theksoi se edhe në të ardhmen Hungaria dhe kompania e navigimit ajror “Hungaria Kontroll” do të vazhdojnë që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.

Ambasadori po ashtu tha se Kosova duhet që të vendos se si do të investojë në të ardhmen në investime kapitale si dhe kthimin e këtyre investimeve në të mirën e zhvillimit të vendit.

Në fund të këtij takimi u vendos që të gjenden format e duhura për investime kapitale, konkretisht në disa sisteme që janë të nevojshme dhe që janë kusht i domosdoshëm për t’u plotësuar.

Në të njëjtën kohë u tha se nevojiten mjete financiare për të përgatitur burimet njerëzore të Agjensionit për Navigimin Ajror, që në të ardhmen do ta menaxhojnë hapësirën e lartë ajrore të Kosovës.

Zvicra jep 32 milionë euro donacion për trajtimin e ujërave në Kosovë

Shteti i Zvicrës aprovuar pakon e radhës me vlerë rreth 32 milionë euro në formë të donacionit për Kosovën e që do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së kosovarëve siç është sektori i ujërave dhe trajtimin e ujërave të përdorur

Kështu ka thënë Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, gjatë një takimi të zhvilluar me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ku u diskutua për progresin e projekteve në trajtimin e ujërave të zeza si dhe problemet me menaxhimin e ndërmarrjeve publike.

Jean –Hubert Lebet, ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për projektet, të cilat do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke shtuar se Zvicra do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik.

“Shteti zviceran do të vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet dhe qytetarët e Kosovës. Ne sapo kemi aprovuar pakon e radhës me vlerë rreth 32 milionë euro në formë të donacionit për Kosovë e që do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së kosovarëve siç është sektori i ujërave dhe trajtimin e ujërave të përdorur”, ka thënë ambasadori Lebet.

Siç bën të ditur MZHE përmes një komunikate për media, Lluka, nga ana e tij, e ka njoftuar Ambasadorin zviceran me projektet dhe prioritetet e ministrisë që ai drejton, duke e falënderuar atë për mbështetjen që shteti zviceran i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në këto vite, sidomos në investimet që ky shtet ka bërë në sektorin e ujerave.

Ministri u shpreh optimist se investitorët zviceranë do ta shohin Kosovën si vend me interes për të investuar.

“Sektori i furnizimit me ujë dhe trajtimi i ujërave të përdorura është ndër komponentët kryesorë të bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Por, përveç ndihmës të drejtpërdrejt, ne kemi nevojë që investitorë zviceranë të vijnë më shumë dhe të investojnë në fusha të ndryshme. Sektorët e energjisë, minierave dhe teknologjisë informative duhet të jenë atraktivë për investitorët zviceranë dhe ne presim që një gjë e tillë të ndodhë sa më parë”, tha ndër të tjera Lluka.

Sondazhi nxjerr të vërtetën e dhimbshme për popullin shqiptar

Barometri i Ballkanit, i publikuar ditën e djeshme nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka anketuar publikun në 6 vende të Ballkanit (Shqipëria, Serbia, Mali I Zi, Kosova, Bosnja, kroacia, Maqedonia) edhe lidhur me situatën e tyre të jetesës dhe përballueshmërinë e nevojave të përditshme

Nga anketimi rezulton, siç theksohet edhe në raport, se nga pesë pyetje të bëra lidhur me përballueshmërinë e nevojave të përditshme, Shqipëra rezulton me një përqindje të lartë të atyre që shprehen se nuk janë në gjendje të përballojnë të gjitha elementët që përfshihen në pyetje. Në Shqipëri rreth 39% e familjarëve nuk ishin në gjendje të paguanin faturat e dritave, ujit, dhe të paktën 43% nuk ishin në gjendje të mbanin shtëpinë e tyre mjaftueshëm të ngrohte, pwrqindje kwto shumw mw tw larta sesa vendet e tjera (shih grafikun).

30% deklaruan se nuk ishin në gjendje të paguanin këstet e huasë, edhe kjo përqindja më e lartë në rajon.
30% e familjarëve deklaruan se nuk ishin në gjendje të përballojë blerjen e ushqimeve, veshjeve dhe furnizimeve të tjera bazë. Shteti i dytë pas Shqipërisë me përqindjen më të lartë të këtij treguesi është Serbia me 19%, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit përgjithësisht shprehen se arrijnë të përballojnë blerjen e ushqimeve dhe veshjeve.

Shqipëria ka dhe përqindjen më të lartë të atyre që thonë se nuk janë në gjendje të përballojnë të paktën një javë pushime larg shtëpisë (në rast se do të donin), me 70% të të anketuarve. Kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja rajonale, ku pas nesh renditet Serbia, me rreth 50%.

Është interesante që Bosnja dhe Kosova, që kanë të ardhura për frymë të ngjashme me Shqipërinë, duke u renditur ndër më të fundit në Europë, nuk japin përgjigje kaq negative kur vjen puna te pyetja që lidhet me sigurimin e nevojave elementare.

Në një tjetër pyetje të sondazhit, 25% e të anketuarve shqiptarë shprehen se nuk e kanë të sigurt që do ta ruajnë vendin e punës në 12 muajt e ardhshme, sërish përqindja më e lartë në rajon. 53% e të anketuarve shqiptarë janë përgjigjur se një u njohuri i tyre ka humbur vendin e punës në 3 vitet e fundit.

Pyetjes se sa njerëz në familjen tuaj që janë në gjendje të punojnë janë të papunë, 70% e të anketuarve shqiptarë I janë përgjigjir të paktën një ose më shumë, përqindja e dytë më e lartë në rajon pas Kosovës.

86% e shqiptarëve mendojnë se diferenca mes të pasurve dhe të varfërve po rritet në ekonomi. Në këtë pyetje rekordin e mban Kroacia, me 94%.

Kështu u prit Erdogani me bashkëshorten nga Vuçiqi

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, mbërriti në Beograd mbrëmë dhe sot ai zyrtarisht do të fillojë një vizitë dyditore në Serbi

Një mirëseardhje solemne për Presidentin turk u mbajt mbrëmë në aeroportin e Beogradit. Erdogan arriti në Beograd me gruan e tij, por ai u prit nga homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanoviq dhe anëtarë të tjerë të Qeverisë së Serbisë.

Në aeroport, presidentin turk, kishin dalë për ta nderuar edhe një djalë dhe një vajzë të veshur me kostum kombëtar serb. Mediat serbe raportojnë se Vuçiq dhe Erdogan sot do të nënshkruajnë disa marrëveshje në mes të Serbisë dhe Turqisë, transmeton Gazetametro.net.

Të dy presidentët pastaj do të kthehen në një konferencë të përbashkët për shtyp. Vuçiq dhe Erdogan pastaj do të marrin pjesë në mbylljen e Forumit të Biznesit Serbi – Turqi, ku ata do t’u drejtohen pjesëmarrësve dhe do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit.

Nesër, Erdogan do të vizitojë Novi Pazarin, qendër e rajonit të Sanxhakut në Serbi e banuar kryesisht me myslimanë.

PDK shënon 18-vjetorin e themelimit

Më 10 tetor të vitit 1999 është formuar Partia Demokratike e Kosovës(PDK). Kjo parti që nga viti 2007 është në pushtet dhe që nga themelimi ka pasur kryetar Hashim Thaçin, që tashmë është zgjedhur president i Kosovës

Pasi që Kushtetuta nuk lejon mbajtjen njëkohësisht të postit të presidentit dhe të kryetarit të partisë, Thaçi dha dorëheqje nga funksionet e tij në parti.

Pas kësaj, PDK ka mbajtur Kuvendin zgjedhor ku për kryetar ka zgjedhur Kadri Veselin, që njëkohësisht është edhe kryetar i Kuvendit. Organ ekzekutiv i PDK- së është Kryesia, e cila zgjidhet nga Këshilli Drejtues dhe numëron 28 anëtarë.

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur historinë e saj qeverisëse nga viti 2001-2004, kur atëbotë u zgjodh kryeministër Bajram Rexhepi bashkë me 2 ministra nga tabori i kësaj partie.

PDK aktualisht është në koalicion qeverisës me AKR-në dhe AAK-në, të cilës i ka dhënë edhe postin e kryeministrit./KP/

Profesori i Gjeodezisë: Mali i Zi ia fali 1 mijë hektarë tokë Kosovës!

Profesori i Gjeodezisë Përparim Ameti, akuzon se Komisioni i Malit të Zi për Demarkacion të kufirit me Kosovën nuk i është përmbajtur rregullorës së përbashkët të punës së komisioneve

Shkaku i kësaj parregullësie dhe disa gabimeve tjera që ky profesor i Gjeodezisë i ka identifikuar, vendi ynë ka arritur t’i sigurojë rreth 1 mijë hektarë tokë të cilat sipas tij aktualisht janë të pashfrytëzueshme.

Ameti konsidern se, këto parregullësi në procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet dy shteteve, Malit të Zi dhe Kosovës, ia mundësojnë kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj që të thotë se “ky është një skandal i të dy komisioneve”.

“Këtu s’kanë vlejt as ligjet vendore as ato ndërkombetare as rregulloret e përbashkëta. Thjesht një zgjidhje pa asnjë logjike“, është shprehur Ahmeti përmes një publikimi në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Ndryshe, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit nuk pritet që brenda këtij viti të dalë me raport përfundimtar rreth çështjes së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Të pakten kështu ka lënë të kuptohet Shpejtim Bulliqi, kryesuesi i Komisionit shtetëror, i cili deklaroi të dielën për “Gazeta Blic” se duhet ende kohë deri në përmbyllje të raportit përfundimtar nga ana e Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.

“Aktualisht jemi duke punuar në atë drejtim, por na duhet edhe më tepër kohë që të përmbyllim punën tonë. Procesi është duke shkuar mirë deri më tani, ne duhet të dalim më shumë nepër teren”, ka deklaruar ai.

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, deri më tash ka mbajtur disa takime pune, në të cilat ka analizuar pjesë të materialeve të punës të ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.Komisioni ka konkluduar se ka nevojë edhe për një numër të konsideruar të materialeve shtesë, të cilat do të kërkohen me shkrim në disa institucioneve përkatëse.

Deputete e opozitës nga legjislatura e kaluar kanë thënë se me Marrëveshjen e vitit 2015 për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor. Pjesë e opozitës së atëhershme ishte edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, i cili njihet për kundërshtimin e versionit të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi.

Bulliqi, ishte emëruar si kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit në ditën e parë të punës së Qeverisë Haradinaj, pas shkarkimit të drejtuesve të komisionit paraprak.

DIE WELT: Grekët nuk janë Grek te vërtet, rrënjët e tyre janë shqiptare e sllave!!

Gazeta Gjermane prane partise konservatore te Angela Merkel,paralajmerone se,Greqia e ka shkateruare edhe me pare rendine Europjan,dhe ka ringjallure teorite racore te nazisteve,nje artikull ku citohet historiani Jakob philipp Fallmerayer,i cili ka then se greket nuk jane grek te vertet

Sipas gazetes Die welt situata kritike ne Greqi nuk eshte vetem ekonomike por edhe historike. Ne artikull shkruhet se Greket kane shkaterruar edhe me pare ekonomine Europjane,dhe se greket e sotem nuk jane pasardhes te grekve “antik” por nje miks Shqiptare sllave turqe bullgare rumun roma etj.

Me tej ne artikull citohen fragemente nga libri historianit Jakob philipp Fallmerayer,”Geschichte der Halbinsel Morea wahrend des Mittelalters” ku thuhet se popullsia greke u zevendesua gjate perjudhes se dyndjeve sllave (350-800) pas krishtit.

Raca e Heleneve eshte nje ideologji e reme,por forte mire e manipuluare nga ana e tyre,te cilet dallohen per manipulatore dhe te pa’bes..Asnje pike gjaku nuk rrjedhe ne venat e te krishtereve prezent ne Greqi,shkruan Fallmerayer.

Madje gazeta shkone edhe me tej duke propozuar qe antaresimi ne Bashkimin Europjan te kryet vetem ne baze te analizave te ADN-se,Greket qe sote pretendojne se jane pas’ardhes te Perikliut dhe Sokratit nuk jane gje tjeter vec nje miks Turqish Shqiptaresh Sllavesh,thuhet ne artikull.

“Die Presse”: Kosova, tani Katalonia dhe nesër Skocia

Pas ngjarjeve në Spanjë secili shtron pyetjen, pse përpjekjet diverse për pavarësi në Europë duhet të vlerësohen ndryshe. E drejta e kombeve shpesh sjell kontradikta mes të drejtës për vetëvendosje të kombeve dhe principin të integritetit territorial të shteteve që nuk ka normë nëse do e ndalonte ose konfirmonte shkëputjen

Për këtë secili rast duhet të analizohet me meritat e veta, por e drejta e shkëputjes mund të vijë në shqyrtim atëherë kur një minoritet diskriminohet fundamentalisht nga shteti i tij, shkruan diplomati austriak Albert Rohan (82) për “Die Presse”.

Rasti i Kosovës

Kosova kishte status të dyfishtë si një provincë autonome e Serbisë dhe si një etnitet i Federatës Jugosllavë me të drejta të ngjashme si gjashtë republikat. Statusi federal u humb me shpërbërjen e Jugosllavisë, ndërsa autonomia e zgjeruar u shfuqizua gjatë 1989.

Si reakcion shqiptarët e Kosovës në shtator 1991 organizuan referendumin për pavarësi, ku morrën pjesë 87 përqind e popullatës dhe 99 përqind votuan pozitivisht. Pakica serbë dhe qeveria e Beogradit nuk e njohën referendumin. Në vijim erdhën presione të forta kundrejt shqiptarëve dhe pas disa vitesh të kryengritjes paqësore erdhi lufta kundër supremacisë serbe.

Intervenimi ushtarak

Kjo solli intervenimin ushtarak të Serbisë 1998/99, nga e cila u arratisën 800.000 shqiptarë të Kosovës. Për ti dhënë fund degdisjes të shqiptarëve, erdhi deri te ndërhyrja ushtarake 1999 nga Komuniteti Ndërkombëtar. Administrata e Kosovës u morr në dorëzim nga misioni civil ndërkombëtar, kurse për ruajtjen e sigurisë shqetësohej KFOR. Në 2006 në kuadër të OKB filluan bisedimet përfundimtare për ti dhënë fund statusit të Kosovës dhe në bazë të kërkesës për zgjidhje të Ahtisaarit Kosova shpalli pavarësinë në 2008. Serbia refuzoi ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e shpalli të vlefshme inciativën e Kosovës për vetëvendosje.

Jo urdhër për shkëputje

Asnjë nga këto ngjarje nuk prek Kataloninë. Me gjuhën, identitetin dhe historinë e saj ajo i takon rajonit “të shoqërisë historike” të Spanjës. E zhvilluar tepër ekonomikisht ajo ka një autonomi. Edhe pse nga pjesë të shoqërisë katalonjase kërkohet pavarësia, nuk duhet të trajtohet me respekt kërkesa e tyre për ndarje nga shteti spanjoll.

Anketat thonë se 40 përqind e katalonjasve mbështesin shkëputjen nga Spanja dhe kjo nuk është ajo që ka dalë nga referendumi ku dalja në kutitë e votimeve ishte 42.5 përqind dhe me “po” votuan 90.9 përqind. Kjo do të thotë se vota pozitive kap 37.8 përqind.

Për shkak të rrethanave kaotike kur ndodhi referendumi dhe dhuna e ushtruar e policisë spanjolle, vështirë se mund të përmbajë katalonjasit. Por edhe urdhri për shkëputje mund të kishte pasoja katrastrofike politike dhe ekonomike për rajonin e ndarë.

Është e nevojshme të vije deri te deeskalimi i emocioneve të të dyja palëve. Udhëheqësia e Katalonisë duhet ta marrë parasysh se shkëpuetja e saj legale duhet të ndodhë përmes ndryshimit të Kushtetutës spanjolle. Kjo do ndodhë vetëm përmes vendimit të parlamentit madrilen dhe një refenrendumi në gjithë Spanjën.

Qeveria spanjolle që deri tani ka anashkaluar çdo sensibilitet të qëndrimeve katalonjase, duhet ta zgjedh problemin jo përmes drejtësisë dhe policisë, por mes zgjidhjes politike. Spanja duhet t’u jap rajoneve një propozim gjithëpërfshirës për një reformë shtetërore në kuptimin federal dhe kështu të tendencat separatiste. BE duhet ti jap fund neutralitetit dhe ti ftojë të dyja palët për dialog.

A do të vijë një fillim i ri?

Skocia është gjithashtu pjesë e një shteti ligjor demokratik. Ajo ka një masë të autonomisë, megjithatë një pjesë e popullsisë kërkon pavarësinë edhe atje. Prap se prap, Skocia në bashkëpunim me qeverinë britanike organizoi një referendum për pavarësi ku rreth 55 përqind votuan kundër. Pas Brexit, përsëri një pjesë e skocezëve kanë kërkuar ripërsëritjen e referendumit. Kjo pritet të shihet nëse do ketë një fillim të ri.

Demarkacioni nuk mund të shkojë në Arbitrazh, thotë Tahiri

Arbitrazhi ndërkombëtar për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi nuk shihet si gjë e mundur nga Ramush Tahiri.

Demarkacioni me Malin e Zi nuk mund të shkojë në Arbitrazh. Një gjë të tillë nuk mund ta bëjë Kosova, pasi nuk është subjekt ndërkombëtar në organizata ndërkombëtar. “Nuk mund të shkoj në arbitrazh. Kosova nuk mund të çojë çështje në arbitrazh sepse Kosova nuk është subjekt ndërkombëtar në organizata ndërkombëtare”, tha Tahiri për Tribuna Channel.

“Ne po i dëgjojmë deklaratat e anëtarëve të Komisionit që kanë gjet atë parregullsi ose këtë parregullsi. Ky është një lloj anemimi i opinionit por nuk ka ndonjë efekt praktik. Efekt praktik ka raporti me shkrim që duhet të dorëzohet”, theksoi ai.

Ndërkohë Mali i Zi qëndron pas deklaratave se vija e demarkimit me Kosovën është çështje e mbyllur për Podgoricën. Zgjidhja e demarkacionit me Malin e Zi është një nga kushtet e BE’së për liberalizimin e vizave për banorët e Kosovës.