Daçiq: Ambasadori amerikan të mos përzihet në punët e brendshme të Serbisë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha të enjten se ambasadori amerikan, sikurse edhe ambasadorët e tjerë nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Serbisë

Ai i bëri këto komente pas reagimit të ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, ndaj deklaratave të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cili lavdëroi ditë më parë një ish gjeneral serb për rolin e tij gjatë bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë në vitin 1999, duke theksuar se Serbia nuk ka nevojë të turpërohet më për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë në atë kohë.

Ministri serb Vulin fundjavën që lamë pas foli në një takim të ish ushtarakëve të batalionit të tretë të Armatës Jugosllave në të cilin morën pjesë edhe Vladimir Lazareviç, ish shef i shtabit të armatës jugosllave në Prishtinë dhe Nikola Shainoviç, ish zëvendëskryeministër i Jugosllavisë, që të dy të dënuar për krime lufte në Kosovë nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë.

Ambasadori amerikan, Kyle Scott shkroi në rrjetin social twitter se “për fat të keq, muaj të tërë të punës në përmirësimin e imazhit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, mund të dëmtohen nga një deklaratë”.

Ministri serb, Vulin, tha se Serbia “nuk ka shkaktuar luftëra” dhe se ish gjenerali Lazareviç, është njeri i lirë.

Ish gjenerali serb Vladimir Lazareviç dhe politikani, Nikola Shainoviç, qenë dënuar për rolin e tyre në fushatën kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë së cilës i vranë mbi 10 mijë veta, u zhdukën mijëra të tjerë dhe u dëbuan mbi 800 mijë shqiptarë. Lufta gati dy vjeçare në Kosovë mori fund me ndërhyrjen e trupave të NATO-s.

Të enjten shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, tha se ambasadori amerikan nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Serbisë, ndërsa theksoi se deklaratat rreth të dënuarit të Hagës, Vladimir Lazareviç, nuk mund të dëmtojnë marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.

Duke theksuar se ai e ka “vuajtur dënimin me burg”, ministri serb tha se “kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do ta vuaj atë, ndërsa Ante Gotovina është liruar nga aktakuza për krime dhe po bëhetë gati të bëhet president i Kroacisë, ndërsa e patë se tash edhe Naser Oriç, u lirua nga akuzat”, tha ai.

Komentet e ministrit serb Daçiq, u bënë gjatë punimeve të “Forumit të Beogradit për Siguri”, në të cilin po merr pjesë edhe zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, për të diskutuar në temën “Partneriteti NATO-Serbi, ndihmon sigurinë në Ballkanin Perëndimorë”.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç, tha në këtë forum se Serbia është partner i besueshëm i NATO-s, por, do të vazhdojë të mbetet e paanshme nga pikëpamja ushtarake.

Ajo ritheksoi synimin e Serbisë për integrime evropiane, por edhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Moskën, aleate tradicionale e Serbisë, një dëshirë e nacionalistëve serb që nuk pajtohen me pavarësinë e Kosovës. Ajo tha se sfida kryesore e sigurisë është Kosova “të cilën Serbia e përjeton emocionalisht”.

Moska vazhdon të mbështesë pretendimet serbe mbi Kosovën dhe refuzon sikurse edhe Serbia të njohë pavarësinë e saj të shpallur në shkurt të vitit 2008. Megjithatë Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Moghernini, tha të mërkurën se pret përparim të dukshëm në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Serbia hapi në janar të vitit 2014 bisedimet për anëtarësim si rezultat i bisedimeve me Kosovën e cila ndërkaq nënshkroi marrëveshjen e stabilizim asocimit me BE-në, por mbetet e fundit në rajon në proceset integruese.

Banorët e Ballkanit dyshojnë për anëtarësim në BE, më optimistët banorët e Kosovës

Banorët e Ballkanit janë skeptikë, që në të ardhmen shtetet e tyre të anëtarësohen në BE. Këtë e ka treguar anketa „Balkan Barometer 2017“ ku 28 përqind e banorëve të tyre mendojnë se asnjëherë nuk do jenë pjesë e BE. Kjo tregon se nga viti në vit bie optimizmi, shkruan “tagesspiegel.de”

Në anketë kanë marrë pjesë 8000 qytetarë dhe 1600 firma

Më pozitivë për anëtarësimin e vendit në BE janë banorët e Kosovës – 90 përqind e tyre mendojnë se është “një gjë e mirë” anëtarësimi i vendit në BE, ndërsa në Serbi kjo përqindje është më e vogla – vetëm 26 përqind. Pavarësisht se shumica e shkëmbimeve tregtare të Serbisë kryhen me BE, orientimi pro-europian shihet si jo-patriotik për një pjesë të madhe të serbëve.

Nga banorët e Ballkanit: 67 përqind kishin frikë nga papunësia, 46 përqind ishin në ankth për situatën ekonomike, ndërsa 32 përqind e tyre si problemin kryesor e paraqitën korrupsionin. Interesante se edhe këtu banorët e Kosovës janë më optimistët: 50 përqind mendojnë që në vitin e ardhshëm do përmirësohet gjendja ekonomike dhe 81 përqind nuk kanë frikë se do humbin vendin e punës – ndërsa 62 përqind e tyre e paraqitën si problemin kryesor korrupsionin, dyfish më e madhe se në Ballkan.

Në anketat tjera: 67 përqind nuk kanë besim te drejtësia, 71 përqind te parlamenti dhe 69 përqind te qeveria. Në Serbi dhe Bosnjë kjo shifër është edhe më e madhe me rreth 80 përqind.

“Bomba” e Kryemadhit: Shikoni këtë foto, Rama i rrethuar nga banditë

Monika Kryemadhi ka denoncuar një rast në qytetin e Durrësit, ku kryeministri Edi Rama, ministri Blendi Klosi dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako janë të rrethuar nga disa persona me precedent penal

Sipas kryemadhit të gjithë këta persona janë me precedent penal dhe të kërkuar nga drejtësia.“Të gjithë do të bashkëpunojmë me një front të hapur. Unë kam një front të hedhur në “Facebook” dhe i lutem regjisë ta publikojë. Mund ta dijë çfarë do Rama dhe Tahiri që shikohen të rrethuar me kriminelë” tha Kryemadhi.

Kryemadhi në facebook: Edi Rama me koalicionin e tij të krimit! Këto janë pjesa e tepsisë dhe drejtuesit e timonit!”

As Rusia as SHBA-të, ky është vendi më i vështirë për t’u pushtuar…

E rrethuar nga varg malet, Zvicra është ndihmuar nga kjo gjë për vjet që të mbajë larg pushtuesit. Në planin mbrojtës të miratuar që në shekullin e 19’të, vendi përdor alpet si mënyrë për t’i bllokuar rrugën çdo ndërhyrjeje nga jashtë

Plani përfshinte fortifikimin e rajonit alpin dhe ky plan vazhdoi edhe pas Luftës së Dytë Botërore pasi kërcënimi nga një pushtim i mundshëm nga sovjetikët ishte shumë i lartë.

Ushtria zvicerane rrethoi me tel të gjithë infrastrukturën në male, si rrugë dhe ura, në mënyrë që t’i hidhte në erë në çdo rast që do të kishte tentativë për pushim.

Në këtë mënyrë forcat pushtuese do të humbnin kohë dhe energji për të gjetur mënyrë për të hyrë në territorin e Zvicrës.

Përveç kësaj, shumë tunele, bunkerë dhe fortesa u ndërtuan brenda maleve, të cilat janë në gjendje të mbajnë brenda një divizion të tërë ushtarak. Kjo është bërë pasi pozicioni i mundëson ushtrisë të jetë shumë efektive në luftën ndaj forcave pushtuese.

Zvicra ka 150 mijë ushtarë aktivë, ndërsa nëse vendi pushtohet thuajse katër milionë qytetarë janë në gatishmëri për shërbim ushtarak, ndërsa tre milionë të tjerë të janë të gatshëm për shërbim gjithashtu. Në parim, të gjithë qytetarët janë të gatshëm për të luftuar kundër pushtuesi.

Izraeli i bashkohet SHBA-së: Braktisim UNESCO-n

Izraeli tha se do i bashkohet SHBA, për t’u tërhequr nga organizata kulturore e OKB, UNESCO. Kjo për shkak se zyrtarët amerikanë thonë se UNESCO ka mbajtur qëndrime kundër Izraelit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu vlerësoi vendimin e SHBA. Drejtuesja e UNESCO-s, Irina Bokova tha se largimi i SHBA nga kjo organizatë është çështje e një keqardhje të thellë.

Ajo pranoi megjithatë se politizimi ka zënë rrënjë në organizatë vitet e fundit. SHBA është themeluese e UNESCO-s. Megjithatë këta të fundit kanë kritikuar në disa raste Izraelin, çka solli edhe reagimin e amerikanëve.

Edhe në vitin 1984, SHBA u tërhoq nga kjo organizatë, duke akuzuar agjencinë për korrupsion dhe prefernca ideologjike ndaj Bashkimit Sovjetik.

SHBA u rikthye në vitin 2002. Ata japin 20 përqind të buxhetit të UNESCO-s. Asambleja e Përgjithshme nuk e ka pranuar as Kosovën si anëtare të UNESCO-s.

Presidentit Thaçi i dështoi amnistia

Gjykata Speciale për krime të predentuara të luftës në Kosovë, ende nuk ka filluar punën, mirëpo organizata joqeveritare ka mbajtur një organizim me temën “Perceptimi i Gjykatës Speciale”.Në këtë organizim kanë qenë të pranishëm edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.Duke folur rreth Gjykatës, i pari i vendit ka lëshuar kritika të shumta kundrejt ndërkombëtarëve.Mirëpo, gjatë fjalimit të tij, ambasadori O’Connel ka lëshuar sallën, duke mos e dëgjuar deri në fund presidentin

Thaçi gjatë fjalimit të tij tha se Kosovës i është bërë padrejtësi pasi ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe i janë shtuar vështirësitë.“Kosova mbajti fjalën e themeloi Gjykatën po bashkësia ndërkombëtare nuk ndërmori asnjë hap. Kosovës veçse iu vështiruan mundësitë. Kosova u tregua me lojale por u ndëshkua më së shumti”, tha ai. Thaçi bazuar në hulumtim tha se kjo Gjykatë besohet se do të merret vetëm me shqiptaret dhe jo me serbet. “Nuk do të merret asnjë rast për shqiptaret e vrarë, dhunën ndaj grave shqiptare, pra asnjë krim që kanë bërë në Kosove”, ka thënë Thaçi.

Polemikat me Ambasadën britanike

Bekim Çollaku, Shefi i stafit të Presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj largimit të Ambasadorit të Britanisë së Madhe Ruari O’Connell nga konferenca e sotme ku është diskutuar për Gjykatën Speciale. Në një prononcim për median, Çollaku ka bërë me dije se Presidenti Thaçi nuk është shqetësuar për largimin e Ambasadorit britanik nga konferenca.Amabasada britanike në një përgjigje ka thënë se O’Connell është larguar urgjentisht nga konferenca, pa e thënë se kjo ka pasur të bëjë me qëndrimin e Thaçit, por i ka kundërshtuar deklaratat e Thaçit që i ka bërë sot.“Kosovës nuk i janë bërë premtime lidhur me Gjykatën Speciale dhe nuk është e drejtë të pretendohet e kundërta.

Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare bazohet në kriteret specifike të anëtarësimit të organizatave individuale” thekson Ambasada britanike.Presidenti Hashim Thaçi, në të kaluarën ka mbështetur formimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se e ka udhëhequr procesin e themelimit të saj.“E di se lufta për lirinë e Kosovës ishte një kauzë e drejtë dhe një luftë e drejtë. Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë shkelur ndonjë ligj, me përjashtim të ligjeve të Sllobodan Millosheviqit. Gjykata Speciale është një mundësi për Kosovën për t’i shpjeguar botës këtë të vërtetë”, ka thënë Thaçi për mediat ndërkombëtare.

Thaçi shpresonte në amnisti

Ndërsa, analistët politikë lëshimin e sallës nga ana e Ambasadorit britanik gjatë fjalimit të Presidentit, e shohin si shenjë proteste kundrejt deklaratave të tij.Sipas tyre, Thaçi në të kaluarën ka mbështetur Gjykatën Speciale duke shpresuar se do të amnistohet, ndërsa tani kanë dështuar tentimet për ta manipuluar drejtësinë ndërkombëtare.

Analisti politik, Faton Mehmeti, ka thënë për “Bota sot” se të gjitha përpjekjet e Presidentit për t’u amnistuar nga Gjykata Speciale, i kanë dështuar.“Si duket ka dështuar tentativa e Thaçit për të manipuluar me drejtësinë ndërkombëtare. Për t’i hyrë në hatër bashkësisë ndërkombëtare , Thaçi u përul aq poshtë me servilizmin e tij sa u përulë edhe para varrezave serbe. Këto edhe dëme të tjera që ia ka bërë Kosovës, në përpjekje për të futur në pazar amnistie nga Gjykata Speciale, si duket i kanë shkuar huq që të gjitha. Prandaj, edhe frustrimi i tij ishte krejt personal, jo si kauzë apo ide”, ka pohuar Mehmeti.

Sipas tij, ambasadori ka lëshuar sallën si shenjë proteste që Kosova, ka ende liderë që nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me drejtësinë.“ Thaçi nuk i intereson askush, as Kosova as shokët e tij përveç lëkurës së tij, e cila po ndihet e rrezikuar nga e vërteta. Thaçi ka qenë i bindur se kurrë s’do të dalë e vërteta për mëkatet e tij, dhe tani kur bota i tha se drejtësia i ka duart e lira, Thaçi po frikësohet. Thaçi ka humb arsyen, prandaj edhe ambasadori britanik lëshoi mbledhjen si shenjë protestë që Kosova ka ende lider që nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me drejtësinë, por mundohen t’i bishtojnë asaj” ka përfunduar Mehmeti.

Humbjet e Kosovës

Kurse, politologu Mentor Tahiri, është shprehur se duhet pranuar që institucionet e Kosovës kanë qenë shumë konstruktive me qarqet ndërkombëtare.Sipas Tahirit, Kosova ka pësuar disa humbje në kuadër të sistemit politik ndërkombëtar.

“Duhet pranuar se institucionet e Kosovës kanë qenë shumë konstruktive me qarqet ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të pranishme në Kosovë. Kosova ka kryer obligimet e saj në raport me Gjykatën Speciale, por ajo ende nuk është funksionalizuar. Kjo stërzgjatje mund të perceptohet edhe si mjet i presionit politik. Ka një nervozizëm të krijuar në skenën politike të Kosovës lidhur me këtë, aq më tepër që Gjykata Speciale është bërë mjet i spekulimeve. Presidenti Thaçi megjithatë shprehu mendimet e tij lidhur me Gjykatën Speciale në një moment politik kur duket se faktori ndërkombëtar nuk ka qenë shumë kujdesshëm në raport me Kosovën. Këtyre ditëve Kosova pësoi disa humbje në kuadër të sistemit politik ndërkombëtarë. Tërheqja nga kandidimi në Interpol dhe në UNESCO duket se pjesërisht ka ardhur edhe si rezultat i presionit ndërkombëtar”, ka theksuar Tahiri.

Sipas tij, reagimi i Ambasadorit britanik gjithsesi duhet të shërbejë si tregues i raporteve jo shumë të qarta ndërmjet Kosovës dhe aleatëve të saj. “Reagimi i Ambasadorit Britanik gjithsesi duhet të shërbejë si një tregues i raporteve jo shumë të qarta ndërmjet Kosovës dhe aleatëve të saj. Do të ishte e dëshirueshme që në këtë kontekst ambasadori O’Connell të përdorë autoritetin e tij që prezencën ndërkombëtare në Kosovës ta zgjoj nga “gjumi” dhe ashtu të mos mbetet hapësirë që dështime të caktuara eventuale të institucioneve të Kosovës t’i atribuohen aleatëve tanë. Opinioni publik në Kosovë ka besim të jashtëzakonshëm te aleatët tanë”, ka pohuar Tahiri.

Qëndrimi i pasinqertë

Lëshimi i sallës nga Ambasadori britanik, gjatë fjalimit të Presidentit, sipas analisti Hidajet Ahmeti, është protesta e tij për qëndrimin kontraverz, joserioz e aq më pak të sinqertë të Thaçit.

Sipas Ahmetit, Thaçi duhet të sillet si President i vendit, e jo ta luajë rolin e një manipulatori në raport me opinionin e gjerë publik.

“Sjellja e Thaçi është sjellje e një adoleshenti politik e cila në substancë nuk ka kurrfarë mesazhi pozitiv për Kosovën dhe konsolidimin e Republikës në raport ndërkombëtar. Përkundrazi, deklarata të tilla kontraverze kanë impakt negativ në raport ndërkombëtar, duke dhënë mesazhin e një lideri kontraverz, jo serioz e aq më pak të sinqertë. Ambasadat e shteteve të cilat janë të përfaqësuara në Republikën e Kosovës janë urë- lidhëse në mes shtetit të Kosovës dhe shtetëve të cilat përfaqësojnë, zëri i tyre është zëri i shteteve të përfaqësuara.

Gjykoj se revolta e ambasadorit të Britanisë së madhe dhe lëshimi i sallës është një shenjë proteste për qendrimin kontraverz, joserioz e aq më pak të sinqertë të Thaçi. Është e rrugës që Thaçi të sillet si President i vendit e jo ta luaj rolin e një manipulatori në raport me opinionin e gjerë publik, pasi që qytetarët janë në dijeni për historikun e e themelimit të Gjykatës Speciale dhe insistimine vazhdueshëm të zotit Thaçi për themelimin e kësaj Gjykate diskriminuese”, është shprehur Ahmeti.

Sipas Ahmetit, deklaratat e tilla janë tentativë e Thaçit për të aminstuar veten nga instalimi i Gjykatës Speciale. “Deklarata të tilla kontraverze pa përmbajtje e me mesazhe populiste janë tentative e Thaçit për të amnistuar vetën nga instalimi i kësaj Gjykate diskriminuese. Dyfytyrësia e një lideri i cili përfaqëson një institucion shumë të rëndësishëm për vendin, tregon një imazh të keq për Republikën e Kosovës, e në veçanti për institucionin e Presidentit të vendit”, ka përfunduar Ahmeti./Botasot

Ahmeti: Kalabria do ta ketë linjën e transportit publik, shkollën dhe çerdhen e re

Në tubimin e mbajtur në lagjen Kalabria, përveç kandidatëve për Kuvend Komunal folën edhe Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti si dhe Kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, Ylli Hoxha

Ahmeti në fjalën e tij të rastit shpjegoi zotimet që dalin nga programi jonë “Prishtina, qytet në çdo lagje”. Në kuadër të këtyre zotimeve, janë edhe shkolla dhe çerdhja e re për lagjen Kalabria, që do t’i përmbushë nevojat e banorëve të lagjes në këtë sektor.

“Prioritetet e lagjes i kemi marrë nga vetë ju si banorë. Shkolla e re, çerdhja e re, zgjerimi i rrjetit të ndriçimit, hapja e rrugës për lagjen Qendresa, janë vetëm disa prej projekteve që do të realizohen gjatë katër viteve të ardhshme në lagjen tuaj”, tha Ahmeti.

Lajm i gëzueshëm për banorët e lagjes Kalabria ishte edhe përfundimi i Planit të Mobilitetit, me ç’rast Kryetari Ahmeti i njoftoi ata se tashmë Kalabria do të ketë linjë të transportit publik, do të ketë transport të rregulluar brenda lagjes, si dhe hapësirë për parkingje.

Ylli Hoxha, duke folur për angazhimin e madh të qytetarëve dhe aktivistëve drejt fitores sonë të radhës, tha se tashmë Shpendi e ka siguruar mandatin e dytë, edhe më të fuqishëm se të parin, me shumë më shumë asambleistë.

“Në vitin 2013 kishim 16 mijë vota në Prishtinë, kurse në qershor 2017 VETËVENDOSJE! kishte më shumë se 40 mijë vota në Prishtinë. Ne dolëm me zotime konkrete para 4 viteve, dhe u qëndruam në fjalë qytetarëve. Njësoj do të ndodhë edhe me 100 zotimet e mandatit të dytë. Tashmë e kanë të qartë të gjithë qytetarët e Kosovës, jo vetëm të Prishtinës, mënyrën tonë të qeverisjes. Prishtina do ta vazhdojë rrugëtimin e nisur në fund të vitit 2013, por kësaj radhe do t’i bashkëngjiten edhe shumë komuna të tjera”, tha ndër të tjera Hoxha.

Veseli: Kudo ku merren vendimet, aty do të jenë gratë

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për Kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, kanë marrë pjesë në një tubim elektoral me gra ndërmarrëse dhe kryefamiljare në Ferizaj

Veseli ka thënë se vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien qytetare nuk mund të kuptohet pa gjithëpërfshirjen e grave në politikë, biznes dhe menaxhim të institucioneve.

“Partia Demokratike e Kosovës ka platformë të qartë për gratë dhe ofron lehtësira të plota fiskale për gratë sipërmarrëse, mbështetje të plotë për projektet e grave në shoqërinë civile dhe fuqizim të rolit të tyre në institucionet e shtetit, prandaj në këto zgjedhje kemi kandiduar tri gra për kryetare të komunave”, ka thënë Veseli.

Brenda një mandati, Veseli ka thënë se Forca e Ndryshimit e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferizajn dhe gjithë komunat e Kosovës do t’i kthej nga qendra të burokracisë shtetërore, në qendra të zhvillimit ekonomik lokal.

“Kudo ku do të qeverisë Partia Demokratike e Kosovës do të dëgjohet zëri i grave. Ky është vizioni i PDK-së dhe i Agim Aliut si kryetar”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për Kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se zëri i gruas do të dëgjohet në vendimmarrje, në udhëheqje të proceseve dhe në projekte biznesore.

“Aty ku merren vendimet për qytetarët e Ferizajt, aty do të jenë edhe gratë”, ka thënë Aliu.

Duke mbështetur PDK-në, Aliu ka thënë se qytetarët mbështesin veten e tyre, familjet e tyre dhe perspektivën ekonomike të Ferizajt.

Erdogan akuzon SHBA-të se po i armatosin grupet terroriste

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan sulmoi sërish Shtetet e Bashkuara, duke i kritikuar për mbështetjen e luftëtarëve kurdë në Siri, e një seri tjetër çështjesh problematike mes dy vendeve

Erdogan akuzoi Uashingtonin se po i jep armë falas një organizate terroriste, duke iu referuar “YPG”-së, një prej aleatëve kyç të SHBA-ve në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri.

SHBA dhe Turqia po përballen ashpër prej një jave, pas arrestimit të një nëpunësi të Konsullatës amerikane në Turqi.

Gjatë një fjalimi në kryeqytetin Ankara, Erdogan akuzoi SHBA-të se po dërgojnë 3.500 kamionë me armë në Siri dhe se ato po përdoren nga “YPG”-të për të rrethuar Turqinë, transmeton TCH.

“Kush thotë se korridori i terrorit që SHBA-të po tentojnë të formojë në kufirin tonë jugor është për të luftuar Shtetin Islamik? A mund të ketë diçka të tillë? Kjo është një gënjeshtër, sepse korridori synon të rrethojë Turqinë”, tha Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan akuzoi drejtpërdrejt John Bass, ambasadorin amerikan në Turqi, për përkeqësimin e raporteve, e tha se Shtetet e Bashkuara po sakrifikojnë një aleat strategjik për hir të diplomatit. Presidenti turk tha gjithashtu se vendimi i SHBA-ve për të pezulluar thuasje plotësisht vizat me Turqinë është i padrejtë dhe nuk respekton të vërtetën.

Serbia mbron kriminelët e dënuar të luftës

Ministri serb i Punëve të jashtme. Ivica Daçiç, tha të enjten se ambasadori amerikan sikurse edhe ambasadorët e tjerë nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Serbisë

Ai i bëri këto komente pas reagimit të ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, ndaj deklaratave të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cili lavdëroi ditë më parë një ish gjeneral serb për rolin e tij gjatë bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë në vitin 1999, duke theksuar se Serbia nuk ka nevojë të turpërohet më për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë në atë kohë.

Ministri serb Vulin fundjavën që lamë pas foli në një takim të ish ushtarakëve të batalionit të tretë të Armatës Jugosllave në të cilin morën pjesë edhe Vladimir Lazareviç, ish shef i shtabit të armatës jugosllave në Prishtinë dhe Nikola Shainoviç, ish zëvendëskryeministër i Jugosllavisë, që të dy të dënuar për krime lufte në Kosovë nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë.

Ambasadori amerikan, Kyle Scott shkroi në rrjetin social twitter se “për fat të keq, muaj të tërë të punës në përmirësimin e imazhit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, mund të dëmtohen nga një deklaratë”.

Ministri serb, Vulin, tha se Serbia “nuk ka shkaktuar luftëra” dhe se ish gjenerali Lazareviç, është njeri i lirë.

Ish gjenerali serb Vladimir Lazareviç dhe politikani, Nikola Shainoviç, qenë dënuar për rolin e tyre në fushatën kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë së cilës i vranë mbi 10 mijë veta, u zhdukën mijëra të tjerë dhe u dëbuan mbi 800 mijë shqiptarë. Lufta gati dy vjeçare në Kosovë mori fund me ndërhyrjen e trupave të NATO-s.

Të enjten shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, tha se ambasadori amerikan nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Serbisë, ndërsa theksoi se deklaratat rreth të dënuarit të Hagës, Vladimir Lazareviç, nuk mund të dëmtojnë marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve. Duke theksuar se ai e ka “vuajtur dënimin me burg”, ministri serb tha se “kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do ta vuaj atë, ndërsa Ante Gotovina është liruar nga aktakuza për krime dhe po bëhetë gati të bëhet president i Kroacisë, ndërsa e patë se tash edhe Naser Oriç, u lirua nga akuzat”, tha ai.

Komentet e ministrit serb Daçiç, bën gjatë punimeve të “Forumit të Beogradit për Siguri”, në të cilin po merr pjesë edhe zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, për të diskutuar në temën “Partneriteti NATO-Serbi, ndihmon sigurinë në Ballkanin Perëndimorë”.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç, tha në këtë forum se Serbia është partner i besueshëm i NATO-s, por, do të vazhdojë të mbetet e paanshme nga pikëpamja ushtarake.

Ajo ritheksoi synimin e Serbisë për integrime evropiane, por edhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Moskën, aleate tradicionale e Serbisë, një dëshirë e nacionalistëve serb që nuk pajtohen me pavarësinë e Kosovës. Ajo tha se sfida kryesore e sigurisë është Kosova “të cilën Serbia e përjeton emocionalisht”.

Moska vazhdon të mbështesë pretendimet serbe mbi Kosovën dhe refuzon sikurse edhe Serbia të njohë pavarësinë e saj të shpallur në shkurt të vitit 2008. Megjithatë Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Moghernini, tha të mërkurën se pret përparim të dukshëm në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Serbia hapi në janar të vitit 2014 bisedimet për anëtarësim si rezultat i bisedimeve me Kosovën e cila ndërkaq nënshkroi marrëveshjen e stabilizim asocimit me BE-në, por mbetet e fundit në rajon në proceset integruese.