Vuçiq: Raportet Serbi – Bosnjë janë çelës për stabilitet në Ballkan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se marrëdhëniet ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë janë çelës i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe çelës për të ardhme tjetër, më të mirë, të qytetarëve të dy vendeve

Pas takimit të sotëm në Beograd me anëtarin e presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Dragan Çoviq, zoti Vuçiq tha se kanë biseduar edhe për organizimin e një takimi ndërmjet Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë, raporton agjencia Beta.

“Konsiderojmë se kjo mbledhje do të sillte disa zgjidhje të rëndësishme dhe konkrete dhe se do të kishte rëndësi të madhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Vuçiq, duke theksuar se Serbia është e gatshme që në një takim të tillë të marrë pjesë në nivelin e presidentëve apo të kryeministrave.

Vuçiq, ka njoftuar se në takimin me zotin Çoviq është diskutuar edhe për përcaktimin e kufirit ndërmjet dy vendeve, duke përkujtuar se deri tash janë harmonizuar 373 kilometra të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Rezultatet përfundimtare në komunat shqiptare në Maqedoni

Dje në Maqedoni u mbajtën zgjedhjet e gjashta lokale, të cilat në mënyrë të përgjithshme u realizuan në atmosferë të qetë dhe pa incidente të mëdha

Disa nga partitë politike akuzuan për keqpërdorime të mëdha dhe mashtrime zgjedhore, siç janë blerja e votave dhe presionet e ndryshme ndaj votuesve. Ndërsa sipas organizatave joqeveritare të cilat kanë qenë vëzhguese të këtyre zgjedhjeve, në këtë proces zgjedhor ka pasur parregullsi të shumta, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB gjatë ditës së djeshme informuan se ka pasur disa arrestime për shkak të përleshjeve fizike, fotografim të fletëvotimeve dhe shkelje tjera të procesit zgjedhor. Më poshtë i keni rezultatet përfundimtare nga komunat më të mëdha shqiptare:

Komuna e Tetovës:

3. Teuta Arifi, BDI = 13246

9. Adnan Neziri, ASH =4862

13. Goran Manojloski, OBRM-PDUKM = 6456

14. Bilall Kasami, Lëvizja Besa = 8755

15. Bardhyl Dauti, PDSH = 4564

Komuna e Gostivarit:

1. Lenka Jovanoska, PSDM = 208

2. Shpat Iseini, Koalicioni ASH = 1556

3. Nevzat Bejta, BDI = 12095

9. Arben Taravari, ASH = 11600

13. Dafina Stojanoska, OBRM-PDUKM = 3543

14. Asaf Ademi, Lëvizja Besa = 3104

15. Sebajdin Izairi, PDSH = 703

Komuna e Strugës:

3. Ramis Merko, BDI = 7916

9. Ziadin Sela, ASH= 9289

13. Sejad Solakoski, OBRM-PDUKM = 4149

14. Lavdrim Elmazi, Lëvizja Besa = 1060

15. Mendi Asani, PDSH = 53

19. Vasil Ashtalkoski, LSDM = 7140

Komuna e Dibrës:

2. Shkëlqim Xhafa, Koalicioni ASH = 328

3. Ruzhdi Lata, BDI = 3419

9. Arben Agolli, ASH = 2597

13. Dragan Kllopçevski, OBRM-PDUKM = 685

14. Xhemail Çupi, Lëvizja Besa = 1271

Komuna e Sarajit:

3. Blerim Bexhetia, BDI = 7957

9. Ekrem Alija, ASH = 3175

14.Bashkim Bakiu, Lëvizja Besa = 4578

15.Sefedin Aliu, PDSH = 277

Komuna e Haraçinës:

3. Isuf Bislimi, BDI = 1.025

9. Isen Ramadani, ASH = 841

14. Ali Ismaili, Lëvizja Besa = 272

19. Milikije Halimi, LSDM = 3.067

Komuna e Bogovinës:

3. Berzah Bejtulahu, BDI = 3817

9. Albon Xhemaili, ASH = 3118

14. Minur Asani, Lëvizja Besa = 2717

15. Elvir Iseni, PDSH = 1102

17. Vebi Xhemaili, PPD = 226

Komuna e Tearcës:

3. Isen Asani, BDI = 2.952

7. Vojo Gogovski, OBRM-PDUKM = 684

9. Nevzat Velii, ASH = 1.441

14. Amir Elezi, Lëvizja Besa = 2.317

15. Ruhan Ilazi, PDSH = 1.452

19. Bobi Petrushevski, LSDM = 708

Komuna e Studeniçanit:

3. Femi Jonuzi, BDI = 1812

9. Mexhit Imeri, ASH = 172

14. Rexhep Memeti, Lëvizja Besa = 1968

15. Azem Sadiki, PDSH = 2875

19. Akija Mustafovski, LSDM = 1332

Komuna e Zhelinës:

3. Fatmir Izairi, BDI = 4.009

9. Reshat Alii, ASH = 668

14. Blerim Sejdiu, Lëvizja Besa = 3.979

15. Sali Ajdini, PDSH = 323.

Shërbimet ruse paralajmërojnë serbët për krijimin e Shqipërisë së Madhe

Shërbimet ruse erdhën në përfundimin se aleanca ushtarake perëndimore u dha dritën jeshile shqiptarëve për të ndërmarrë veprime. Edi Rama menjëherë kërkoi që të krijohet “Shqipëria e Madhe”

Pakti i NATO-s gjithnjë e më hapur dhe në mënyrë aktive po mbështet krijimin e një të ashtuquajture “Shqipëria e madhe”, e cila, përveç Shqipërisë dhe Kosovës, do të përfshinte pjesë të Serbisë qendrore, Maqedonisë dhe Malit të Zi, raporton “Vestinet”.

Në fund të shtatorit, një direktivë erdhi në Bruksel nga Shqipëria për të nisur përgatitjet për zbatimin e projektit. Inteligjenca ruse së bashku me këtë njoftim u dha autoriteteve tona komunikime të përgjuara që vërtetojnë drejtpërdrejt lidhjen mes Paktit të NATO-s dhe shqiptarëve në territorin e Serbisë.

Sipas mediumit serb “Vestinet” theksohet se Rama është provokator dhe nuk do ta fliste këtë pa lejen e shefave të tij – NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Analisti Paviç thotë se Rama dy herë vizitoi Beogradin dhe i provokoi autoritetet me deklaratat e tyre nxitëse. Gjatë vizitës së tij më 10 nëntor 2014, ai deklaroi se Kosova është një “shtet i pavarur dhe një realitet që nuk mund të ndryshohet,” dhe më pas më 13 tetor, 2016, Beogradi ishte ftuar të njohë Kosovën, sepse “ajo do të jetë më mirë për të gjithë “.

“Për të siguruar që mesazhet e tij “të mëdha”në Kosovë janë mjaft të forta në Kosovë, midis 33 zëvendësministrave në qeverinë e re shqiptare janë katër shqiptarë nga Kosova: Besa Shahini, Hajrula Çeku, Valbun Sujak dhe Ilir Bajraktari” , shkruan “Sputnik”.

Mesazhi i Ramës për “territorin unik” të banuar nga shqiptarët është vetëm fillimi i një “lufte” të re politike që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë po përgatiten kundër Serbisë, njoftojnë analistët serbë.

Aleksandar Paviç, analist i Fondit të Kulturës Strategjike Ruse, thotë se Rama është përgjegjës për provokimet.

Rama nuk e fsheh se ai është një përkrahës i “Shqipërisë së madhe” dhe se Tirana ka besnikëri të lartë. Megjithatë, duhet të theksohet se Rama nuk do ta fliste këtë pa lejen e shefave të tij, pra NATO’s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është përgjegjës për provokimin, niveli i tij në marrëdhëniet ndërkombëtare është rritja e temperaturës. Për fat të mirë, Shqipëria nuk ka forcën për t’u bashkuar me Kosovën – vlerëson Paviç./Periskopi/

Teuta Hoxha kujton ditëlindjen e Enverit, publikon fotografi të rralla

Teuta Hoxha, bashkëshorte e Ilir Hoxhës, njërit prej dy djemve të ish-diktatorit ka kujtuar ditëlindjen e tij

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka përcjellë një fotografi familjare ku shfaqet Enver Hoxha së bashku me bashkëshorten e tij Nexhmije.

“16 Tetor – Në kujtim të datëlindjes së Enver Hoxhës.

(Foto familjare që publikohet për herë të parë)” shkruan Teuta Hoxha.

Më tej, ajo rrëfen një gëzim familjar që përkon me ditëlindjen e ish-diktatorit.

“Sot, familja jone gëzon datëlindjen e Reit, që ka lindur më 16 Tetor, në një datë me stërgjyshin e tij Enver.

Reit, nëna dhe gjyshi, që e duan fort, i japin shumë urime në këtë 17 vjetor!” nënvizon Hoxha.

Maliqi: Zgjedhjet lokale alarm i fundit për PDK-në dhe LDK-në

Njohësi i rrethanave politike, Shkëlzen Maliqi, ka thënë të dielën se fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka qenë fushata më e qetë deri më tani

Sipas tij, e tillë do të jetë edhe java e fundit e kësaj fushate.Maliqi ka thënë për gazetën “Epoka e re” se nuk ka pasur ndarje të ashpra në mes të pushtetit dhe opozitës sepse të gjitha partitë synojnë, nëse jo të jenë fituese dhe bartëse të pushtetit, atëherë të bëhen pjesë e pushtetit nëpërmjet koalicioneve.

“Kjo fushatë ka qenë ndër më të qetat deri më sot dhe besoj se e tillë do të mbetet deri në fund. Arsyeja kryesore për këtë është se të gjitha partitë synojnë, nëse jo të jenë fituese dhe bartëse të pushtetit, atëherë të bëhen pjesë e tij nëpërmjet koalicioneve. Andaj nuk kemi si më parë ndarje të ashpra në mes të pushtetit dhe opozitës çfarë kemi parë në betejën për pushtetin qendror. Edhe ashtu në nivelin lokal që nga viti 2013 kemi përjetuar, jo edhe me aq konsistencë, pothuajse të gjitha koalicionet e mundshme. Tani kjo mund të bëhet praktikë e zakonshme”, është shprehur Maliqi.

Ai ka vlerësuar se partitë që llogarisin se në garë po hyjnë me përparësi të madhe, e kanë frikën se, nëse nuk fitojnë shumicën e pastër (mbi 50 % të votës), do të mund të humbnin në balotazh.Maliqi ka paralajmëruar se një gjë e tillë mund t’i ndodhë kryetarit aktual të Prishtinës dhe atij të Mitrovicës.

“Madje, edhe partitë që në nivelin lokal konsiderohen favorite, që llogarisin se në garë po hyjnë me përparësi të madhe, e kanë frikën se nëse nuk fitojnë shumicën e pastër, pra mbi 50 % të votës, do të mund të humbnin në raundin e balotazheve.

Të gjithë e kujtojnë rastin e Prishtinës dhe të Mitrovicës në zgjedhjet e vitit 2013. LDK-ja, përkatësisht Isa Mustafa, kishte përparësi të bindshme në raundin e parë, por humbi në balotazh sepse Shpend Ahmetin e votoi edhe elektorati i partive të tjera. E njëjta përmbysje ndodhi në Mitrovicë me kandidatin e PDK-së. Në zgjedhjet e 22 tetorit kjo mund t’u ndodhë favoritëve siç janë Shpend Ahmeti dhe Agim Bahtiri. E njëjta vlen edhe për shumë komuna të tjera”, ka deklaruar ai.

Maliqi ka theksuar se nuk përjashtohet mundësia se disa komuna do ta nxjerrin kryetarin që në raundin e parë por, sipas tij, ndarja e elektoratit dhe sistemi zgjedhor është i tillë që favorizon balotazhet.

Madje Maliqi ka thënë se shumica e komunave do të shkojnë në balotazh. “Edhe në zgjedhjet e qershorit, kur shumica e partive garonin me koalicione, asnjë subjekt garues nuk fitoi shumicën bindëse që ta qeverisë e vetme Kosovën. Lëvizja Vetëvendosje!, duke garuar pa koalicion, fitoi rreth 1/3 e elektoratit, por as ajo nuk besoj se do të mund të rritet, siç po thuhet edhe më shumë, duke u bërë fituese absolute. Mendoj se nuk do të mund ta fitojë pastër as Prishtinën.

Gjithsesi, nuk e përjashtoj mundësinë se disa komuna ta nxjerrin kryetarin që në raundin e parë, por ndarja e elektoratit dhe sistemi zgjedhor është i tillë, që favorizon balotazhet. Mendoj se do të kemi balotazh në shumicën e komunave”, ka thënë Maliqi.

Sido që të jetë, ai ka thënë se zgjedhjet lokale të 22 tetorit do ta tregojnë gjendjen e vërtetë të partive politike.

Sipas Maliqit, këto zgjedhje mund të jenë alarm i fundit për PDK-në dhe LDK-në, duke treguar ose edhe thelluar përmasën e humbjeve.

“Po, në këtë aspekt, si vota kumulative, nga rezultatet e zgjedhjeve komunale do të mund të hetohej më qartë se çfarë është gjendja e vërtetë e disa partive të mëdha, por edhe të tjerave, që u patën tronditur me rezultatet e zgjedhjeve të qershorit. Për shembull, këto zgjedhje mund të jenë alarm i fundit për PDK-në dhe LDK-në, duke treguar ose edhe thelluar përmasën e humbjeve. Vazhdimi i krizës së tyre do ta imponojë reflektimin e thellë dhe përshtatjen kohës, çka do të thotë lejimin që të depërtojë mendësia dhe brezi i ri në udhëheqjen e tyre, ose do të vazhdojë më tutje katandisja e këtyre partive.

Po ashtu, alarmi do t’i bjerë edhe partive që dobësinë e tyre e kanë fshehur duke u strukur në koalicione, madje edhe duke u bërë faktorë ‘madhor’ i pushtetit si AKR, por edhe AAK-ja e ndonjë subjekt tjetër”, ka deklaruar Maliqi.

Kryeministri i ri austriak dhe rreziku për Europën

Sebastian Kurz nuk ka vendosur ende, por një koalicion i djathtë në Austri do të sjellë me vete një valë nacionalizimi dhe vështirësi për BE-në, mendon Bernd Riegert

Ish-ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Schwarzenberg, një evropian i zgjuar, ka frikë se Austria do të “orbanizohet”. Schwarzenbergu mendon se krijimi i një koalicioni të djathtë do të sjellë me vete një valë nacionalizimi në Austri, gjë që si në Hungarinë e drejtuar prej kryeministrit Victor Orban, mund të çojë në një ristrukturim të plotë të shtetit. Nëse Sebastian Kurz, i ri, por plotësisht i vetëdijshëm për pushtetin, do të krijojë koalicion me partinë populiste të djathtë FPÖ të Heinz-Christian Strache, politika e migracionit, siguria e brendshme, por edhe çështje strukturore do të marrin një drejtim të ri, ndonjëherë të dyshimtë.

Kurz dhe Strache janë të të njëjtit mendim se azilkërkuesit dhe emigrantët ilegalë mund të ndalen vetëm nëse mbyllen kufijtë. Më tepër dëbime dhe ekstradime, kampe për emigrantët në Afrikë apo në ishuj të pabanuar: Këto janë disa nga argumentet që përdori Kurz-i për të bindur zgjedhësit.

Edhe pse shumica e të huajve në Austri janë nga vendet e BE-së frika në Austri është e madhe. Edhe aty sikurse në Gjermaninë Lindore populistët e djathtë fituan më tepër vota në zonat ku ka më pak të huaj.

Populistët e djathtë në Evropë të gëzuar

Madje edhe socialdemokratët filluan nga fundi i fushatës që të përdornin ide të tilla, por ndoshta me vonesë. Sebastian Kurz dhe Heinz-Christian Strache duan të lejojnë më tepër referendume në Austri, p.sh. për anëtarësinë në eurozonë dhe në BE. Prania e populistëve të djathtë në qeverinë austriake do ta forconte pa nevojë frontin e tyre në Evropë, nga Finlanda, në Hungari, Greqi dhe Itali. Miqtë më të ngushtë të Heinz-Christian Straches janë nacionalistët francezë dhe qeveria ruse. Dhe Sebastian Kurz duket se nuk ka frikë nga këto dhe mendon se me Heinz-Christian Strachen do ta ketë më të lehtë koalicionin se sa me socialdemokratët.

Evropa do ta ketë të vështirë me Kurzin si kancelar

Partnerët në BE, sidomos kancelarja Angela Merkel, do të ndeshin në vështirësi me kolegun e tyre të ri. Ky mendohet se do të ndjekë në të ardhmen një kurs nacionalist dhe do të bashkohet me grupin e Vishegradit, Poloninë, Çekinë, Hungarinë dhe Slovakinë. Ky grup, opozita jozyrtare ndaj Brukselit, që e ndjen veten nën tutelën e Gjermanisë, do të forcohet. Pra pritet ndoshta që nën presionin e Austrisë qëndrimi qortues i BE-s ndaj praktikave jodemokratike në Poloni ose Hungari të bëhet më i vështirë. Po ashtu pritet të ketë edhe korrigjime në qëndrimin ndaj Rusisë. Austria është tepër e interesuar për biznese me Rusinë, edhe në sektorin e energjisë, dhe pritet të angazhohet për heqjen e sanksioneve.

Një koalicion mes konservatorëve dhe populistëve të djathtë do të ishte një eksperiment fatal për Austrinë. Justifikimet se populistët e djathtë kanë qenë në koalicione të mëparshme me socialdemokratët apo liberalët nuk vlejnë. Sepse tani Heinz-Christian Strache dhe partia e tij ndjekin një kurs të fortë izolues. A vlen më parulla e dikurshme “Tu Felix Austria” që ishte pjesë e vulës së perandorëve të mëparshëm? Le të shpresojmë se Sebastian Kurz do të marrë vendmin e duhur dhe do të hyjë në koalicion me socialdemokratët.

Vuçiq: Në mars dalim me propozim për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në intervistën e tij për gazetën serbe “Novosti”, ka folur edhe për dialogun e brendshëm për Kosovën, dhe komentoi zgjidhjen e problemeve ndërmjet dy shteteve

Ai tha se zgjidhja përfundimtare e problemit me Kosovën, kërkon kompromise të dhimbshme nga të dyja vendet.“Kjo është zgjidhje e ndryshme nga të tjerat. Këtu kërkohen kompromise të dhimbshme nga të dyja anët. Është reale që ne do të dalim me propozimin për Kosovën në mars të vitit të ardhshëm”, tha presidenti serb, transmeton lajmi.net

Në lidhje me dialogun, ai tha se do të dëgjoj edhe kërkesat dhe formulën e partnerëve të shtetit të Serbisë.“Unë dua të dëgjoj se çfarë mendojnë njerëzit për këtë problem. Ne nuk jemi vetëm në këtë dialog. SHBA, Rusia, Kina dhe gjithashtu edhe BE-ja janë duke u përfshirë. Shqiptarët gjithashtu do të pyeten”, deklaroi Vuçiq.Ai komentoi edhe deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Haradinaj se SHBA-ja duhet të përfshihet në dialogun Prishtinë-Beograd.

“Sa i përket kësaj, BE është ndërmjetësi kryesor. Ndonëse ne e respektojmë rolin e Amerikën, çdo ndryshim formati do të bëhej vetëm me pëlqim të Serbisë”, deklaroi ish-kryeministri i Serbisë.Vuçiq e konfirmoi edhe një herë se letra e protestës për BE-në në lidhje me rastin e Katalonisë dhe Kosovën, është stopuar me kërkesën e Spanjës.“BE-ja donte që ne të mos e dërgonim letrën, por ishte edhe Spanja ajo që na kërkoi të mos e bëjmë këtë. Ne hoqëm dorë, sepse Madridi është shum i afërt për neve”, përfundoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kimetja rrit katër fëmijët në varfëri e s’kamje

Frika e madhe, që ka kapluar familjen Mazrreku nga Prizreni, është fakti se po banojnë në një shtëpi të shitur nga pronari. “Jemi në gjendje të rëndë. Tashmë po thuhet se kjo shtëpi është shitur, kurse në këtë shtëpi jemi tri familje. Unë bashkë me fëmijët mund të mbetemi nën qiell të hapur”, tha Kimete Mazrreku për “Kosova Sot”

Nëna e re dhe e papunë tregon se me fëmijët që i ka, katër të shëndoshë si molla, nuk di nga t’ia mbajë, për shkak se nuk ka një strehë ku të fusë kokën. Shpresa e mban në jetë nënën e fëmijëve dhe babanë e tyre, i cili ka një mori sëmundjesh në trup dhe më e rënda është ajo e zemrës.

Ankthi i çdoditshëm

Drama e kësaj familjeje ngjan me ato historitë që përsëriten pa ndalim. Kimete Mazrreku jeton prej disa vitesh me bashkëshortin, Fatonin e sëmurë, dhe nënën e tij të vjetër, që ka nevojë shumë për ilaçe. Kjo e fundit merr një ndihmë sociale prej 70 eurosh dhe me ato arrijnë t’i sigurojnë barnat. Kimete Mazrreku pohon se nuk ka ditë që nuk qan. Një bukë është ushqimi i tyre i zakonshëm, kurse pjesën tjetër e marrin në kuzhinën popullore. Ata jetojnë në një shtëpi të vjetër, të cilën, siç deklaron Kimetja, duhet ta lirojnë, sepse është e shitur. Ajo jeton me ankthin se mund të mbesin për të jetuar nën qiellin e hapur. Ajo i frikësohet sidomos dimrit, ngase i gjen pa bukë e pa dru.

“Nëse ndodh kjo, që të largohemi nga këtu, nuk na mbetet tjetër, pos të mbytemi në Drin”, është shprehur Kimetja për “Kosova Sot”. Kjo nënë e re dhe e papunë rrit katër fëmijët, i madhi 6- vjeçar, tjetri 5, i treti 4 vjeç dhe më i vogli tetë muaj. Për ” Kosova Sot” ajo tregon se më shumë këta fëmijë i rrit me lot sesa me bukë. Bashkëshorti i saj punonte me punë krahu, por tashmë i sëmurë nuk mund të bëjë gjëra të tilla. Kjo familje ka ardhur në Prizren nga fshati Tërpezë, i komunës së Malishvës, dhe sot jetojnë në rrugën “Fehmi Lladrovci”në Prizren. “Ka dashur Zoti që fëmijët të jenë të shëndetshëm dhe ata po i ruan Zoti. Shpesh kërkojnë bukë dhe as atë nuk mund t’ua siguroj”, tregon ajo.

“Nuk di më ç’të bëj, nuk di kujt t’i kërkoj ndihmë”

Kimetja falënderon bamirësit në furra, të cilët ato bukë e kifle që nuk i shesin, ua japin atyre falas. Kimetja ka në dispozicion numrin e telefonit 045 320 684 për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë këtë familje, që jeton në gjendje të rëndë. “Shpesh më shkon mendja ta vras veten, por me dhimbsen katër fëmijët. Se po të garantonte dikush se këta fëmijë s’do të heqin keq për t’u rritur, sot i kisha dhënë fund jetës time, pa asnjë frikë”, shprehet shumë e pikëlluar me lot në sy kjo nënë. Ajo, kur i sheh fëmijët, nuk dorëzohet përballë kësaj jete mizerabël, edhe pse në sytë e saj ka më shumë lot. Gjendja tejet e rënduar psikologjike ka ndikuar edhe në fizikun e saj.

”Nuk e dua më jetën time, ju betohem. Nuk di më ç’të bëj, nuk di kujt t’i kërkoj ndihmë. Ku të kërkoj ndihmë, më thoni? Dua vetëm një shtëpi ku të fus kokën dhe një asistencë sociale që të mund të ushqej fëmijët”, shprehet ajo e mllefosur. Kjo familje i drejtohet Zotit. “Dua që fëmijët e mi të jetojnë, por kam frikë se jeta e tyre dhe shëndeti janë në rrezik. Fëmijët ndërkaq nuk dinë se çka të thonë e çfarë kërkojnë, por me siguri kanë kuptuar që jeta e tyre nuk është si e fëmijëve të tjerë. Të vështrojnë drejt e në sy, aq sa duket sikur kërkojnë që t’i japësh një zgjidhje dhimbjes së tyre. Ata janë të pafajshëm, por të dënuar për të jetuar këtë lloje jete. I takon shoqërisë kosovare që të përkujdeset për këtë familje dhe të rriten këta fëmijë si bashkëmoshatarët e tyre. Kimetja, nënë e katër fëmijëve, bie dhe zgjohet me një ëndërr të vetme, se kur do të këtë mundësi të sigurojë shtëpi apo kulm mbi kokë, qoftë edhe vetëm një dhomë të vetme.

(Kosova Sot)

Zyrtarizimi i pakicës bullgare në Shqipëri, revoltohen Greqia dhe Maqedonia

Miratimi i ligjit për pakicat kombëtare ka provokuar reagime në rajon. Maqedonasit dhe grekët duket se janë më të pakënaqurit, por ndërsa për të parët kuptohet irritimi, për të dytët ende nuk merret vesh se ku qëndron realisht kundërshtia

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Alexandros Yenimatas tha se ligji përbën një hap prapa për pakicën greke në Shqipëri. “Në vend që të sigurojë të drejtat e pakicave në vend, bazuar në standardet europiane, projektligji që votoi Parlamenti shqiptar mbi mbrojtjen e minoriteteve përjetëson abuzimet e regjimit të Enver Hoxhës.

Ky është një hap përpara për pakicat joekzistuese dhe një hap prapa për minoritetin kryesor dhe ekzistues të Shqipërisë”, tha ai.

Zv.kryeministrja bullgare, Ekaterina Zaharieva ka sqaruar diçka që në Shqipëri nuk thuhet.
Ajo kryen edhe detyrën e ministrit të Jashtëm dhe sipas saj është luftuar shumë që të arrihet në “këtë rivendosje të drejtësisë historike”.

“Gjëja më e rëndësishme në një shtet demokratik, që dëshiron të bëhet anëtar i BE-së, është që të mos pengojë njerëzit të identifikojnë veten në rastet kur ata janë të vetëidentifikuar si bullgarë dhe kanë fakte historike.

Falenderoj minoritetin bullgar në Shqipëri që mblodhi 3000 firma për rreth një muaj e gjysmë”, citohet ministrja bullgare nga agjencia “Focus”(http://www.focus-fen.net/news/2017/10/14/423998/minister-ekaterina-zaharieva-recognizing-the-bulgarian-minority-in-albania-restores-historical-justice.html).

Sipas saj madje, mes të dyja vendeve, pra mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, ka një marrëveshje të vitit 1932 për njohjen e pakicës bullgare por e cila nuk ka hyrë në fuqi dhe nuk është finalizuar firmosja e saj.

Pala shqiptare, më saktë qeveria, por edhe opozita që e votoi pa asnjë vërejtje, përveç LSI-së, u mbrojt me faktin se ligji i referohet në identifikim legjislacionit të censusit që bazohet te vetëdeklarimi pa zbuluar identitetin.

Por me këtë logjikë gjithkush mund të shpallë kombësinë që i leverdis e pastaj qeveria do të duhet ta verifikojë me regjistrat e vet të Gjendjes Civile, në të cilët nuk figuron më kombësia si pjesë e gjeneraliteteve.

Në vdekjen e socialdemokracisë

“Në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, e majta e moderuar është gjithnjë e më shumë viktimë e suksesit të saj në të kaluarën”, shkruan Josef JOffe, drejtor i American Interest. “Imagjinoni një hartë të Evropës, që të tregojë se cila parti e majtë apo e djathtë është në qeverisje

Njëzetë vjet më parë, do të ishte pothuaj tërësisht e ngjyrosur me të kuqe, ngjyra tradicionale e socializmit demokratik evropian. Sot, pas zgjedhjeve në Francë dhe Gjermani, vetëm pesë shtete janë të lyer me të kuqe, mes këtyre gjigandë si ishulli i vogël i Maltës. Merrni Francën. Kohët e fundit, Partia Socialiste kishte marrë dy herë presidencën, duke çuar në Elize François MItterrandin dhe François Hollande. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të qershorit, socialistët morën 6.4%. Në Gjermani, Partia Socialdemokrate dikur kishte figura të mëdha, si Villy Brandt, Helmut Schmidt dhe Gerhard Schroeder, me deri 46% të votës kombëtare. Në zgjedhjet e shtatorit, kandidati i saj Martin Svhulz zbriti në 20.5%, rezultati më i keq i partisë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Në Vendet e Ulëta, Partia Laburiste ka udhëhequr qeverinë deri në 2002. Më pas u rrëzua në harresë. Në Greqi, Pasok ishte një nga dy partitë e mëdha. Ka zbritur në 6%. Kështu është kudo, nga Spanja në Skandinavi, ku socialdemokratët përsosën shtetin social modern. Finlanda ka sot presidentin e parë konservator në pesë dekada. Norvegjia është qeverisur nga qendra, qysh prej vitit 2013. Na duket se ka dy përjashtime në këtë model. Një tip i çuditshëm është Jeremy Corbin, Partia Laburiste e të cilit ka përfunduar vetëm dy pikë pas konservatorëve në zgjedhjet e qershorit.

Përjashtimi tjetër është ai i SHBA, ku demokratët, versioni amerikan i demokracisë sociale, kanë marrë dy herë Shtëpinë e Bardhë. E majta demokrate edhe ka humbur me fitoren e saj. Shteti social është një fakt mes Stokholmit dhe San Franciscos. Shteti social i përparuar është një ëndërr e vërtetë socialiste. Ndërkohë që shteti social është zgjeruar dhe sektori industrial është reduktuar, fati i të majtës së moderuar ka pësuar rënie. Megjithatë, kohët e fundit, partitë socialdemokrate kanë ndeshur një armik të ri. E ditur dhe e artikuluar, dominuese e opinionit publik, arsimit dhe administratës, kjo klasë ka vendosur “hegjemoninë kulturore”, për të huazuarnjë term të shpikur prej marksistit italian Antonio Gramshi.

Por “njeriut të harruar” nuk i pëlqen. Këta njerëz nuk shkruajnë editoriale, por kanë votën. Pakënaqësia shtrihet nga integrimi i gjinive, tek diskutimi korrekt dhe politika e pakicave. Atëherë, përse e majta e moderuar nuk bëhet konkurruese dhe të ofrojë një menu të re, për zgjedhësit që e kanë braktisur? Mund të pyetet edhe përse demokratët nuk shkojnë drejt qendrës dhe shumicës, në vend se të përkëdhelin pakicat etnike dhe seksuale. Eshtë në ADN-në e tyre, pikërisht ashtu si në rastin e shokëve të tyre evropianë. Nëse përqafon globalizimin, laicitetin dhe diversitetin, nuk mund të bëhesh proteksionist dhe nacionalist. Demokracia sociale, pra, është zënë si në morsë, mes ideologjisë dhe klientelës që e braktis”. / Përgatiti: Bota.al