AFP: Dhjetë vjetori i pavarësisë së Kosovës dhe paniku para Hagës

Agjencia e njohur franceze e lajmeve, AFP, i ka kushtuar një tekst Kosovës, një muaj para se të festojë dhjetëvjetorin e pavarësisë të cilin e ka titulluar: Re të zeza mbi Kosovën para dhjetë vjetorit të pavarësisë

“Vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, javën që shkoi ka vënë re të zeza mbi Kosovën, e cila është në prag të festës në një atmosferë të madhe, dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt”, nis teksti.

Shpallja e njëanshme e pavarësisë më 2008, e ish krahinës së Serbisë, njihet nga më shumë se 110 shtete të botës, shkruan AFP, përcjell Klan Kosova.

Por që Beogradi dhe mbi 120 pjesëtarë të minoritetit serb (përjashtuar 1.8 milionë banorët) refuzojnë ta bëjnë këtë, afërisht 20 vjet pas luftës që la të vdekur 13 mijë veta, shumica prej tyre shqiptarë.

– Ivanoviq – një i vrarë i moderuar –

U vra më 16 janar në Mitrovicën e Veriut (pjesën e ndarë të qytetit, me serbë) një 60 vjeçar që shfaqej i moderuar në mesin e përfaqësuesve të komunitetit serb, një urë lidhëse me shqiptarët e Kosovës. Ai ishte kundërshtar i linjës së imponuar nga Beogradi ndaj serbëve të Kosovës. Kjo bëri që ai të ishte i urryer.

Ky krim, autorët e të cilit mbeten të pazbuluar, ka “potencialin për destabilizimin e Kosovës, ka thënë për AFP, analisti kosovar, Ramush Tahiri.

Pasoja e parë e kësaj vrasje, është ndërprerja e dialogut mes përfaqësuese të Kosovës dhe Serbisë në afat të pacaktuar.

I nisur në vitin 2013 me ndërmjetësimin e BE-së, ky proces i normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, ka ngecur për disa muaj. Sidoqoftë, shumë çështje mbesin të zgjidhen, përfshirë statusin e komunave me shumicë serbe.

– Paniku para Hagës –

Prishtina ka pranuar një Gjykata Speciale të gjykojë krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës kundër serbëve gjatë luftës së vitit 1998-1999, por po ashtu edhe kundër ormive dhe kundërshtarëve politikë. E themeluar me ligjet e Kosovës, por me vendndodhje në Hagë dhe me përmbajtje nga gjyqtarë të huaj, kjo gjykatë është gati të shpallë aktakuzat e para.

Zyrtarë të lartë politikë në Kosovë duket se kanë ndryshuar mendjen dhe po provojnë kot, që ta shpërbëjnë atë në parlament. Shumë ka vërejtur shenjën e panikut te liderët kosovarë.

Presidenti, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, apo Daut Haradinaj – vëllai i kryeministrit, Ramush Haradinaj, citohen në vazhdimësi si ata të brengosurit.

“Sfida ndaj tribunalit do të ishte “një fitore e interesave të veçanta në kurriz të të mirave dhe interesave të Kosovës si shtet”, ka thënë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, që ka paralajmëruar se ajo mund të kishte pasoja të mëtejme.

Për ekspertin e sigurisë, Lulzim Peci, një rast të shfuqizimit, Kosova “do të konsiderohej një shtete mashtrues, i pasigurt dhe që do të bashkohej me klasën e shteteve si Korea e Veriut, Irani dhe Serbia e Millosheviqit.

“Është shumë vonë për të bërë diçka”, ka thënë biznesmeni nga Prishtina, 57 vjeçari, Zenel Kastrati, që paralajmëron “një konfrontim me SHBA-në dhe miqtë perëndimor.

– Ekonomia katastrofale –

Duke u bashkuar disa vjet pas kundërshtimeve, ish liderët e UCK-së e ruajtën ngushtë pushtetin pas zgjedhjeve të qershor. Por shumica parlamentare është e brishtë dhe një rënie e Qeverisë së Ramush Haradinajt, shihet si mundësi.

Opozita, Vetëvendosje, që është partia e parë në vend, është afër ndarjes në mes të mbështetësve të liderit historik të saj, Albin Kurti dhe kundërshtarëve të tij.

Situata katastrofale ekonomike ka zbehur entuziazmin e pas pavarësisë. Më shumë se një ndër katër kosovarë është i papunë (28.7) dhe shkalla arrin në 52 % në mes moshës 15 dhe 24 vjet, sipas Agjencisë së Statistikave.

Rroga mesatare arrin në 363 euro dhe sipas Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), varfëria shkon në 29.7%.

Nuk ka të dhëna zyrtare për këtë, por sipas vlerësimeve të ndryshme, dhjetëra mijëra njerëz kanë emigruar secilin vit. Për kosovarët liberalizimi i vizave për BE është prioritet. Për më tepër, jo për tu zemëruar me Perëndimin.

Philips: Të bombardohet sërish Serbia

Figura eminete e administratës Clinton, David Philips bëri thirrje që edhe një herë të bombardohet Serbia, dhe atë në dy vitet e ardhshme

Këtë skenar profesori në Universitetin Amerikan të Kolumbisë, e tha në një debat të fundit në Parlamentin Europian, kur ai insistoi se sipas skenarit të famshëm Holbrooke të vitit 1999, Serbia, nëse është e nevojshme nga bomba, do të duhej të pranonte njohjen përfundimtare të pavarësisë së Kosovës në OKB dhe UNESCO, shkruan gazeta serbe Intermagazine, transmeton transmeton InfoPress.

“Me Serbinë duhet të flitet në mënyrën e Holbrook, në mënyrë të fuqishme dhe agresive, duke e bllokuar atë në të gjitha mënyrat e mundshme”, tha Philips, i cili përndryshe është lobisti kryesor që Uashingtoni dhe Condoleezza Rice të angazhohen në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Përgjimi telefonik i bisedës së dy politikanëve serbë rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Pak orë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, bashkëpunëtorët e tij dhe politikanë serbë në Kosovë dhe Beograd përjashtonin opsionin që prapa vrasjes qëndrojnë shqiptarët. Ata dyshojnë se vrasjen e ka kryer mafia serbe në krye me Milan Radojiçiq, derisa organizimin e ka bërë shteti serb. Kjo dëshmohet në një bisedë telefonike mes një kryetari të një partie në Beograd dhe një asamblisti serb në veri të Mitrovicës. Insajderi sjell bisedën e tyre telefonike të përgjuar

Nga Vehbi Kajtazi

Kryetari i një partie serbe në Beograd ishte i shqetësuar për jetën e politikanit lokal të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq. Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane e kishte këshilluar Ivanoviqin që të kërkonte mbrojtje në Prishtinë. Por, këtë këshillë Ivanoviq e kishte shpërfillur. Tre muaj më vonë, ai u ekzekutua me gjashtë plumba para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Por kush mund ta ketë vrarë Ivanoviqin?

Një politikan lokal serb, asamblist në Komunën e Mitrovicës së Veriut, pretendon se e di kush e vrau Ivanoviqin. Në bisedën telefonike të këtij asamblisti me kryetarin e Partisë Republikane, thotë se vrasjen e ka kryer mafia në krye me Milan Radojiçiq, mik i afërm i kriminelit Zvonko Veselinoviq. Organizator i vrasjes, sipas tij, është shteti i Serbisë.

Insajderi ka vendosur që për shkaqe sigurie të mos ia zbulojë identitetin e këtij asamblisti i cili edhe gjatë bisedës telefonike prej 13 minutash shfaqet i frikësuar.

Biseda është zhvilluar ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Asamblisti lokal serb përjashton mundësinë që Ivanoviqin ta kenë vrarë shqiptarët. Një opsion të tillë, sipas tij, nuk e mendon askush nga serbët.

Shef të nëntokës dhe të krimit ai e cilëson Milan Radojiçiqin, për të cilin Ramush Haradinaj deklaroi se e ka bashkëpunëtor. Me të Haradinaj ishte takuar gjatë negociatave për koalicionin qeverisës.

Gjatë bisedës telefonike që ka siguruar Insajderi, asamblisti serb i tregon bashkëbiseduesit në Beograd se kanë shkuar ta marrin kufomën pas kryerjes së obduksionit.

“Asgjë zyrtarisht nuk na kumtojnë, vetëm se është qëlluar nga pas, këtu para zyrës, një plumb ishte vdekjeprurës i cili e ka goditur arterien, dhe… kjo është gjendja”, thotë ai rreth ekspertizës mjekoligjore.

“E sheh, kemi biseduar, dhe gjithë këto t’i kam treguar. Të kujtohet biseda të cilën e kemi pasur para nja tre muajve”, ndërhyn Nikola Sanduloviq.

“Më kujtohet. Më vjen shumë mirë që thirre. Nuk e di… situata në qytet është e pabesueshme. Populli është shumë i habitur. Nuk e di… as policët nuk mund të besojnë e jo më diçka tjetër. Varrimi është në Beograd me siguri të enjten”, sqaron asamblisti serb.

Lideri i Partisë Republikane e pyet bashkëbiseduesin se cilat janë informatat rreth vrasjes së Ivanoviqit. Në këtë bisedë përmendet edhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petroviq. Për të thuhet se në veri shkon vetëm kur vritet dikush.

“E dini, ai ka qenë tip i cili kurrë nuk ka thënë asgjë, vetëm që askush nuk mund të ikë prej asaj që këtë e ka bërë shteti, siç i ka ndodhur të ndjerit Miki, para katër viteve, prandaj është koincidencë e pabesueshme, njerëzit jetonin bashkë…, dhe kur njëri i lidh të gjitha këto…, ja dhe gruaja e tij…, mendoj…, diqysh po përputhen kubëzat…, kurrqysh ndryshe vetëm se… nuk di”.

“Ajo që është e sigurt, edhe sipas informatave që i kam marrë është e sigurt se këtë nuk e kanë bërë shqiptarët”, ndërhyn Nikola Sanduloviq. “Sepse këtu në Serbi të gjithë dyshojnë në këtë Qeveri këtu, e shoh që është atmosferë e tillë”.

“Besomni asnjëri prej nesh nuk dyshon në këtë, besoni apo jo, ky opsion është i përjashtuar. E dini, mendimi im dhe i këtyre të tanëve është se këtë e kanë bërë mafiozët lokalë, por edhe ata kanë qenë të detyruar të marrin leje prej dikujt, madje edhe ata çfarë vagabonda janë nuk guxojnë të bëjnë diçka të tillë pa leje”, sqaron asamblisti lokal.

Sipas kryetarit të Partisë Republikane serbe, ky krim nuk ka mundur të kryhej pa Zvonko Veselinoviqin.

“E di që ata këtë vetë nuk kishin guxuar ta bëjnë, dhe kështu…, dhe tani po shikoj gjithë këtë dhe nuk di njeriu çfarë të mendojë. Ja tani erdh për ngushëllim Sllobodan Petroviqi, të cilin për herë të dytë po e shoh në veri, dhe të dy herë e shoh në ngushëllim. Para katër vitesh kur isha për ngushëllim për të ndjerin Miki aty e kam parë dhe tani po e shoh për herë të dytë…”, shton asamblisti serb.

“… unë me Oliverin nuk jam njohur mirë, dhe për fat të keq nuk më ka dëgjuar. Për fat të keq! Të kujtohet çfarë të kam thënë dhe çfarë bisede kemi pasur? Me vjen keq që nuk munda të depërtoj deri te ai, të ulemi dhe t’i jap çelësin e zgjidhjes në dorë. Ky është tmerr çfarë ka ndodhur. Duhet të jeni të mençur dhe të mos bini nën ndikim të tregimeve të llojllojshme etj., që dikush të mos e prish gjakun, sepse shqiptarët nuk e kanë bërë këtë”, e këshillon politikani nga Beogradi, bashkëbiseduesin nga Mitrovica.

Bashkëpunëtori i Ivanoviqit flet edhe për konfliktet që kishte i ndjeri me politikanët tjerë serbë. Përmend një zjarrfikës që ishte bërë asamblist. Listën Serbe ai e cilëson makineri të rrezikshme që nuk mund të ndalet.

“Unë i kam parë zgjedhjet parlamentare, por mendova se atëherë ata favorizoheshin për shkak të Ushtrisë së Kosovës, por në zgjedhjet lokale e pash se askush më nuk mund t’i ndalë. Kjo nuk mund të ndalet. Kjo është makineri e rrezikshme. Unë më nuk i besoj procesit të zgjedhjeve. Unë nuk e kam të qartë se si arritëm t’i marrim ato 1.500 vota, si edhe ato nuk na i kanë zhvlerësuar”, thotë asamblisti. Ai shton se votat janë vjedhur në favor të Listës Serbe të përkrahur nga Beogradi.

Nikola Sanduloviq e pyet asamblistin lokal se mafia serbe në Mitrovicë me cilin subjekt janë.

“Ai është kumbar i Zvonkos, Milan Radojiciq e hap shampanjën kur këndojnë… I ka pesë mjekroshë rreth vetit të cilët defilojnë non-stop… Nga Serbia…”, shton asamblisti serb./Insajderi.com

Biseda Telefonike:

X: “Alo?”

Nikola Sanduloviq: “Alo…, Nikola Sanduloviq!

X: Alo a më dëgjon

Nikola Sanduloviq: Po, po po të dëgjoj,

X: Ja tani jam para kapelës, erdhëm ta marrim kufomën, që sa u krye obduksioni.

Nikola Sanduloviq: Çfarë thotë obduksioni?

X: Asgjë zyrtarisht nuk na kumtojnë, vetëm se është qëlluar nga pas, këtu para zyrës, një plumb ishte vdekjeprurës i cili e ka goditur arterien dhe…, kjo është gjendja.

Nikola Sanduloviq: E sheh, kemi biseduar, dhe gjithë këto t’i kam treguar. Të kujtohet biseda të cilën e kemi pasur para nja tre muajve?

X: Më kujtohet. Më vjen shumë mirë që thirre. Nuk e di…, situata në qytet është e pabesueshme. Populli është shumë i habitur. Nuk e di…, as policët nuk mund të besojnë e jo më diçka tjetër. Varrimi është në Beograd me siguri të enjten.

Nikola Sanduloviq: Të enjten?

X: Po, me siguri do të takohemi atje, nëse do të jeni atje dhe nëse takohemi, e të bisedojmë më gjatë.

Nikola Sanduloviq: E ku është varrimi?

X: Po thonë në Alenë e të Mëdhenjve, e kishin lejuar që atje të varroset.

Nikola Sanduloviq: Më thuaj cilët janë informatat, gjysmë informatat? Çfarë po flitet? Çfarë janë dyshimet? Mendoj në mes jush, që jeni më të afërt rreth tij?

X: E dini, ai ka qenë tip i cili kurrë nuk ka thënë asgjë, vetëm që askush nuk mund të ik prej asaj që këtë e ka bërë shteti siç i ka ndodhur të ndjerit Miki para katër viteve, prandaj është koincidencë e pabesueshme, njerëzit jetonin bashkë… dhe kur njeri i lidh të gjitha këto… ja dhe gruaja e tij… mendoj… diqysh po përputhen kubëzat.. kurrqysh ndryshe vetëm se… nuk di.

Nikola Sanduloviq: Ajo që është e sigurt, edhe sipas informatave që i kam marrë është e sigurt se këtë nuk e kanë bërë shqiptarët.

X: Besomni asnjëri prej nesh nuk dyshon në këtë, besoni apo jo, ky opsion është i përjashtuar.

Nikola Sanduloviq: Sepse këtu në Serbi të gjithë dyshojnë në këtë Qeveri këtu, e shoh që është atmosferë e tillë.

X: E dini, mendimi im dhe i këtyre të tanëve është se këtë e kanë bërë mafiozët lokalë, por edhe ata kanë qenë të detyruar të marrin leje prej dikujt, madje edhe ata çfarë vagabondë janë nuk guxojnë të bëjnë diçka të tillë pa leje.

Nikola Sanduloviq: Jo, sa i përket krimit, pa Zvonko Veselinoviqit, kjo nuk kishte mundur të kalojë.

X: E di që ata këtë vet nuk kishin guxuar ta bëjnë, dhe kështu… dhe tani po shikoj gjithë këtë dhe nuk di njeriu çfarë të mendojë. Ja tani erdh për ngushëllim Sllobodan Petroviqi, të cilin për herë të dytë po e shoh në veri, dhe të dy herë e shoh në ngushëllim. Para katër vitesh kur isha për ngushëllim për të ndjerin Miki aty e kam parë dhe tani po e shoh për herë të dytë…

Nikola Sanduloviq: Si quhet?

X: Sllobodan Petroviq!

Nikola Sanduloviq: E kush është ai? Çfarë është ai?

X: Partia e Pavarur Liberale. Për herë të dytë po e shoh në veri edhe atë dy herë për ngushëllim dhe në varrim.

Nikola Sanduloviq: E herëve tjera nuk ka ardhur te Oliveri apo jo?

X: Ndoshta, madje kanë qenë edhe kumbarë, por nuk ka ardhur këtu në veri (flet me dikë jashtë..), Nikolla, apo dëgjohemi?

Nikola Sanduloviq: Po, po po dëgjohemi.

X: Kurgjë, unë vërtet do të kisha dashur të takohem dhe të bisedoj me ju, nëse kemi rast.

Nikola Sanduloviq: E di çka…, unë nuk jam njeri dyfytyrësh! Unë me Oliverin nuk jam njohur mirë, dhe për fat të keq nuk më ka dëgjuar. Për fat të keq! Të kujtohet çfarë të kam thënë dhe çfarë bisede kemi pasur? Unë nuk mund të jem dyfytyrësh, shprehu ngushëllime bashkëshortes dhe familjes në emrin tim! Vërtet me vjen keq! Sinqerisht më vjen keq! Me vjen keq që nuk munda të depërtoj deri te ai, të ulemi dhe t’i jap çelësin e zgjidhjes në dorë. Ky është tmerr çfarë ka ndodhur. Duhet të jeni të mençur dhe të mos bini nën ndikim të tregimeve të llojllojshme etj, që dikush mos ta prish gjakun , sepse shqiptarët nuk e kanë bërë këtë.

X: Taman puna! Askush nuk dyshon në ta. Ata nuk janë as të dyshuarit e fundit.

Nikola Sanduloviq: E as dikush nga bota e jashtme nuk ka shans ta bëjë në këtë moment kur Amerika dhe Evropa po përpiqen me çdo kusht të bëjnë paqe këtu, dmth. Kjo bjen poshtë, d.m.th. si solucion. Ky është jashtë mendjes së shëndosh. Kjo veç drejton diku tjetër, natyrisht asgjë nuk është 100 % por gjithçka tregon në drejtim tjetër. Ti lajmërohu të enjten, të ulemi dhe të bisedojmë, nëse ju nevojitet çfarëdo ndihme, çfardo lloji, qoftë politike, qoftë me këshilla, apo në terren, unë jam këtu t’ju ndihmoj.

X: Unë edhe atëherë ju kam thënë, në këto zgjedhje këtu, nuk di a ju kam treguar, unë kam hyrë në Kuvend lokal, e fitova numrin e votave dhe u bëra asamblist, njëri i cili ishte i treti në listë, ai për shkak të konfliktit të interesit, pasi punon në gjykatë, nuk mundi të hyjë, dhe unë si i katërti hyra si kandidat i SDP. Atje, do t’ju tregoj edhe për këtë, atje më nuk ishte Kuvend, por konflikt personal në mes të Oliver Ivanoviqit dhe gjithë të tjerëve. Atje asgjë nuk mund të punohet, ata gjithë kohën e komentojnë, ai Dashi, një zjarrfikës, i cili është një marionetë dhe nuk ka lidhje me asgjë, por është aty sepse është i dëgjueshëm. Ai gjithë kohën e sulmonte, nuk ma ke uruar, ju i keni humbur zgjedhje në mënyrë katastrofale…ndërsa zgjedhjet janë të vjedhura.

Nikola Sanduloviq: Po, po.

X: Unë i kam parë zgjedhjet parlamentare, por mendova se atëherë ata favorizoheshin për shkak të Ushtrisë së Kosovës, por në zgjedhjet lokale e pash se askush më nuk mund t’i ndalë. Kjo nuk mund të ndalet. Kjo është makineri e rrezikshme. Unë më nuk i besoj procesit të zgjedhjeve. Unë nuk e kam të qartë se si arritëm t’i marrim ato 1.500 vota, si edhe ato nuk na i kanë zhvlerësuar.

Nikola Sanduloviq: Të jesh i bindur se ju kanë vjedhur së paku edhe pesë herë aq.

X: Kjo shihej nga aeroplani. Raundin e dytë na e kanë vjedhur sigurisht, ndoshta edhe fitoren. Tani nuk është askush nëpër rrugë, të gjithë janë tërhequr nëpër shtëpi dhe nuk dalin.

Nikola Sanduloviq: Natyrisht, populli është frikësuar.

X: Sikur e kanë ditur kë ta vrasin. Unë edhe atëherë kur është arrestuar kam thënë se është vrarë morali te populli, atëherë megjithatë, mbrohej qyteti, ruhej ura.

Nikola Sanduloviq: …, sa kemi folur, rreth gjysmë ore, të kam thënë atëherë, të kam sqaruar, le të vjen dhe të bisedojmë dhe t’ju mundësoj takim që të uleni dhe të bisedoni me Qeverinë kosovare, me njerëz nga atje të cilët do ta mbajnë fjalën. Të kujtohet kur të kam thënë….?

X: Unë i kam thënë atij që këtu ka gjëra pozitive të cilat mund të zgjidhen, çfarë ka ndikuar te ai që këtë ta kapërcejë unë nuk mund ta vlerësoj. Kjo është çështja e tij. Me siguri ka menduar se nuk është koha për ato gjëra, nuk di, nuk mundem as tani të mendoj për këtë, që a do të ishte diçka ndryshe se tani…

Nikola Sanduloviq:
Besom, si kur kam folur edhe me të ndjerin Zoran, pesë, gjashtë muaj para vrasjes dhe i kam thënë të gjitha, dmth. Kur disa gjëra i di atëherë i di, nuk mund të them që nuk di kur i di, për këtë më vjen keq sepse kishte mundur të jetë një lider i cili kishe mundur t’i bëjë disa gjëra të cilat janë historikisht të rëndësime për të gjithë. Dhe çfarë tani, tani ai nuk është më. Populli është edhe më tepër i frikësuar, që është katastrofë. Ajo që po flitet këtu tani ato janë tregime qesharake, dmth të kishte dashur ai ta mbrojë, të kishte mundur ta mbrojë, ai do ta mbronte nga burgu dhe ndjekja, ndërsa unë desha ta lidh me njerëzit të cilët janë atje në pushtet dhe që kishin mundur ta stopojnë gjithë këtë, të ulet dhe të bisedojë se çfarë është mirë, ja, kush do të flas tani….

X: Shkoni, unë mendoj se dikush ia ka mbushur kokën që nuk duhet të ketë kontakte të atij lloji. Unë dyshoj në atë Shapiqin, atë vaterpolistin që ishte këtu. Ai e kishte tregimin e vet.

Nikola Sanduloviq: Ai djalë është i retarduar…, ai është vërtet i retarduar. Ai djalë ka arritur nëpërmes të lobit të gjejë në atë vend ku është. Djali është në sistemin e hajnisë së Partisë Demokratike, dmth. katastrofë. Unë aty isha i pafuqishëm, mendoj, të kam thanë edhe atëherë, unë dhe Shapiqi, si Zoti dhe kapuçbërësi, nuk mund të krahasohemi. Unë vërtetë i kam kryer bisedimet preliminare që ta lidhë Oliverin të shkojë në Prishtinë dhe të bisedojë, dhe se ajo pasiguri dhe jorehati e serbëve në veri të Kosovës të përfundojë një herë e përgjithmonë.

X: Po këtu gjithçka fillon dhe përfundon në një restorant, ja tani po kaloj andej, aty është mafia e cila ia ka futë frikën në eshtra popullit…

Nikola Sanduloviq: Më thuaj…, ajo mafia jonë ajo serbe atje, me kënd janë? A janë ende me Zvonkon?

X: Ai është kumbar i Zvonkos, Milan Radojicic e hap shampanjën kur këndojnë…

Nikola Sanduloviq: Aha, ai qenka kumbar i Zvonko Veselinoviqit?

X: Po!

Nikola Sanduloviq: Dhe ai udhëheqë gjithë ata, gjithë atë klan kriminel, të gjithë?

X: Po, i ka pesë mjekroshë rreth vetit të cilët defilojnë non-stop.

Nikola Sanduloviq: E prej nga janë ata të cilët e mbrojnë atë?

X: Nga Serbia…

Nikola Sanduloviq: A nuk janë prej andej, prej Mitrovicës?

X: Jo, jo nuk janë. Të gjithë ata djelmosha janë nga Serbia, mirë… unë ju kërkoj falje…

Nikola Sanduloviq: Asgjë, asgjë, të lutem shprehu ngushëllimet e mia dhe lajmërohu kur vjen në Beograd, dhe të vjen edhe bashkëshortja nëse do, mos të gjunjëzohet tani dhe t’i dëgjojë ata sepse janë duke gënjyer. Mirë lajmërohu kur të vjen…

X: Mirë, ju faleminderit, mirupafshim./Insajderi.com

Presidentin e kanë harruar homologët

Një ceremoni madhështore e paparë ndonjëherë në Kosovë qe organizuar me 8 prill të vitit 2016. Gjithçka ishte bërë me synimin që inaugurimi i presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi, të ishte historik

Ish- drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas një beteje të gjatë politike po ngjitej në postin më të lartë të shtetit.

Qe emocionuar edhe vet kur “nën hijen” e shtatores së Skënderbeut në sheshin qendror të Prishtinës mbajti fjalimin e parë si kryetar shteti.

I pati treguar bashkëshortes Lumës, djalit Endritit, nënës, babait por edhe të gjithë të pranishmëve se dikur në atë shesh, kishte demonstruar për liri dhe të drejta demokratike.

Do të kishte pasur dëshirë që fjalimin e tij ta dëgjonin edhe burrështetas të huaj, por aty, pos presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe presidentit shqiptar, Bujar Nishani, nuk kishte homologë të tjerë, ani pse të shumtë kishin qenë ata që qenë ftuar.

Kolinda nuk u kthye në Kroaci pa shkuar në Presidencë, thjeshtë për t’ia uruar marrjen e detyrës së të parit të shtetit, por në atë zyrë më nuk shkeli homologë tjetër, pos atyre shqiptarë.

Për rreth dy vjet mandat, Thaçi ka pritur në zyrën e tij vetëm ish- presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin dhe presidentin aktual, Ilir Meta.

Të gjitha takimet që ka zhvilluar brenda në Presidencë përgjatë kësaj periudhe kanë qenë të rangut më të ultë se të presidentit.

Ka pritur zyrtarë të lartë të shtetit amerikan, të Bashkimit Evropian, ministria të Jashtëm të shumë vendeve, përfaqësues të organizatave dhe mekanizmave ndërkombëtar, njerëz të profileve nga më të ndryshme, por jo edhe president.

Me ta, duart i ka shtrënguar vetëm jashtë shtetit.

Ai ka takuar presidentin amerikan e presidenten kanadeze, presidentet e Ballkanit Perëndimor, shumë president të shteteve të Evropës Perëndimore, të Azisë, Afrikës e të Amerikës Latine, por asnjëri nga ta nuk i ka trokitur në derë deri më sot.

Nuk mund të thuhet se në Kosovë nuk kanë shkelur president të huaj e që nuk janë takuar fare më të. Është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ai që hynë e del nga ky vend pa kaluar fare kah Presidenca e Kosovës./AktivPress

Ka filluar votimi për kryetar të VV-së

Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Arbëri ka nisur votimi për kryetarë të këtij subjekti politik.Shpend Venhari, ushtrues detyre i kryetarit të qendrës së Prishtinës, tha se në vendvotimin qendra, ka filluar me kohë procesi i votimit

Në të gjitha komuna e vendit vendvotimet janë hapur me kohë, për të zgjedhur të parin e partisë.
Votimi ka filluar në orën 10:00, dhe sipas anëtarëve të saj gjithçka po duket në rregull.Kandidatë për kryetarë të lëvizjes Vetëvendosje është vetëm Albin Kurti.

Kandidati i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes, Albin Kurti para pak çastesh dha votën e tij, raporton Gazeta Blic. Kurti i ka cilësuar zgjedhjet e sotme të VV-së si demokratike.Tutje ai ka ftuar të gjithë anëtarët e Vetëvendosjes që të votojnë duke përfshirë edhe të dorëhequrit nga pozitat partiake.

“Unë e përfundova obligim tim statusor të lëvizjes dhe ftoj të gjithë anëtarët e lëvizjes të votojnë”.“I ftoj të bashkohen edhe të dorëhequrit nga pozitat partiake”, tha Kurti.Kujtojmë se kutit e votimeve janë hapur në ora 10:00, deri më tani gjithçka ka shkuar me rregull.

Haradinaj e nderon te varri njeriun që e bëri për herë të parë Kryeministër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. Pas homazheve, kryeministri Haradinaj e ka vizituar familjen e presidentit Rugova

Në 12 vjetorin e vdekjes së presidentit Rugova, Haradinaj ka thënë se sot e nderojnë veprën dhe punën madhore të mikut të tij dhe presidentit historik të Kosovës.

“Presidenti Rugova, intelektuali humanist që i dha emër Kosovës në botë, përjetësisht do të mbetet në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur”.

“Do ta kujtoj gjithmonë me respekt shembullin, figurën dhe vizionin e tij”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Ramush Haradinaj ka marrë për herë të dytë postin e kryeministrit të Kosovës. Ish-komandanti i lartë i ish-UÇK-së dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka udhëhequr me Qeverinë e Kosovës tre muaj, në kohën kur kishte lidhur koalicionin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe liderin shumëvjeçar të Kosovës, presidentin tashmë të ndjerë Ibrahim Rugova.

Haradinaj në shtator të vitit 2017 u zgjodh sërish kryeministër i Kosovës. Kësaj rradhe sërish pati mbështetjen e familjes Rugova. Këtë herë të vajzës së tij Teuta Rugovës.

Deklaratat e Vuçiqit dhe fjalimet e Millosheviqit – si shfrytëzohen tragjeditë në politikën serbe

Nëse pezullimi i dialogut nga ana e Serbisë dhe zhvillimet dramatike rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit shfrytëzohen për ndonjë kushtëzim të ri nga ana e Serbisë, pra ndonjë temë e re në procesin e dialogut, atëherë do t’i kemi edhe ne më të qarta qëndrimet dhe interesat gjeostrategjike të partnerëve tanë ndërkombëtarë


Nga: Luljeta Aliu

Zhvillimet e fundit në lidhje me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit kanë një ngjashmëri të thellë dhe alarmante me ato të viteve të 90-ta në Kosovë. Presidenti i Serbisë, duke manipuluar me të vërtetën, ka bërë deklarata të inspiruara nga idoli dhe mentori i tij i dikurshëm, Sllobodan Millosheviq. Vuçiq, ndër thirrjeve që serbët e Kosovës mos ta lëshojnë vendin – duke aluduar se kinse qenkan të rrezikuar në Kosovë dhe po mendokan ta lëshojnë vendin – ai edhe ju tregoi qytetarëve serb të Kosovës, cila ka qenë arsyeja e vizitës së tij: “Unë erdha për t’u treguar shqiptarëve se Serbia jo vetëm që dëshiron paqe, por do të bëjmë çmos për ta ruajtur atë dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Jam për të siguruar qëndrueshmërinë e paqes dhe sigurisë për çdo familje serbe dhe shqiptare”, kishte thënë Aleksandar Vuçiq. Nëse e kujtojmë fjalimin e Sllobodan Millosheviqit të vitit 1987, i cili e katapultoi Millosheviqin në pushtet dhe mundësoi që ky i fundit ta anulojë edhe autonominë e Kosovës, atëherë kjo deklaratë e ditëve aktuale e Vuçiqit e ka të njëjtin thelb dhe qëllim. Millosheviqi kishte thënë asokohe se „askush nuk do të guxojë të ju rrahë më juve“.

Në esencë, pak ka dallim mes këtyre dy deklarateve. Edhe asokohe inskenoheshin vrasje dhe manipulohej opinioni publik sikurse tani me rastin e vrasjes së Ivanoviqit. Në të dy periudhat qëllimi i këtyre dy liderëve serbë për kohë të gjatë të afërt me njëri-tjetrin, ka qenë dhe ka mbetur instrumentalizimi i qytetarëve serbë të Kosovës për interesa të brendshme politike dhe për shovinizmin dhe ekspanzionin serb. Sikurse Millosheviqi, po ashtu edhe Vuçiqi synojnë ta marrin Kosovën, apo të paktën ta ndajnë. Vrasja e Ivanoviqit ende është duke u hetuar dhe nuk duhet të paragjykojmë. Mirëpo është e ditur se ndaj Oliver Ivanoviqit ka pasur pesë tentantiva për vrasje.

Meqenëse Ivanoviqi kishte sfiduar politikën serbe të udhëhequr nga Vuçiqi, por edhe kishte kërkuar që strukturat mafioze serbe në Mitrovicë të izolohesh, motivet duhet të kërkohen edhe në pjesën e strukturave të instaluara nga vetë Serbia. Edhe nga vetë radhët e politikanëve serbë, si përshembull deputeti i pavarur Slavisha Ristic apo ish-deputetja Rada Trajkovic, kemi dëgjuar ku do të duhej kërkuar për vrasësin, sepse të dy e përmendin emrin e Milan Radojiçiqit. Ndërsa dihet se Vuciqi i’u kishte falënderuar Radojiçiqit për ndihmën e tij rreth zgjedhjeve të kaluara. Figura e Radojiçiqit lidhet me mafian dhe krimin e organizuar, ndërsa është krahu i djathtë dhe lideri në hije i përkrahur në Vuçiqi.

Ndërsa përgjegjësia kryesore për këtë situatë duhet të kërkohet nga vetë Bashkimi Evropian. Sikurse para luftës në ish-Jugosllavi, ashtu edhe tani BE-ja është mirë e informuar rreth tensioneve. Por ishte BE-ja ajo që neglizhoi situatën atëherë dhe tani. Ndërsa Mitrovica po mbahet e ndarë dhe është shndërruar në një konflikt të ngrirë me bekimin dhe ndihmën e BE-së. BE-ja e ka lejuar dhe ndërmjetësuar idenë e Listës Srpska në Kosovë, e cila është linja direkte e ndikimit destruktiv të Serbisë në Kosovë. Qëllimi i Serbisë është ndarja e Kosovës, ndërsa qëllimi i BE-së nuk dihet. Sepse vetë BE-së i mungon vizioni dhe politika e qartë ndaj Kosovës, gjë që rezulton në një shtyrje të agjendës së saj në bazë të zhvillimeve të përditshme në Kosovë dhe Serbi, pa ndonjë strategji konkrete për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit.

Në këtë aspekt, politika e BE-së në Kosovë nuk është fare më e koordinuar dhe më cilësore se vetë politika e Kosovës. Të dyjave ju mungon strategjia, burimet humane kualitative dhe përkushtimi për zgjidhjen e çështjeve jetike për Kosovën. Shpresa e vetme në këtë kontekst është që interesat e Amerikës të mos jenë në favor të një ndarjeje të Kosovës apo mbajtjes së konfliktit të ngrirë në Mitrovicë. Me forcimin e Rusisë, Ballkani prapë është kthyer në rolin e saj si arenë historike e përballjeve mes fuqive të mëdha të lindjes dhe perëndimit. Nëse pezullimi i dialogut nga ana e Serbisë dhe zhvillimet dramatike rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit shfrytëzohen për ndonjë kushtëzim të ri nga ana e Serbisë, pra ndonjë temë e re në procesin e dialogut, atëherë do t’i kemi edhe ne më të qarta qëndrimet dhe interesat gjeostrategjike të partnerëve tanë ndërkombëtarë.

(autorja është duke doktoruar në Shkenca Politike në Nürnberg të Gjermanisë për temën „Marrëdhëniet transatlantike në kohën e rirendimit global – Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë të Amerikës, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë kundrejt Kosovës“, ka studiuar Shkencat Politike, Letërsinë Gjermane dhe të Drejtën Ndërkombëtare në Cyrih, Zvicër)

Nyja e LVV: Puçistët janë të dështuar

Shkruan: Binak Maxharraj

1. Rikthimi i fuqishëm i Albin Kurtit

Nësër për LVV është një ditë e veçantë,sepse bash nësër në këtë Parti e cila është më e madhja ne vend ,pas një aktiviteti të dendur në terën , mbahën zgjedhjet e brendëshme për Kryetar Partie. Nesër dhe bash nësër, disa qaravesha te LVV punimet e këtyre zgjedhjeve do ti shohin ne tv diku ne nje qoshe te shtepisë së tyre, disa të tjerë punimet do ti përcjellin në ndonjë kafiq apo restaurant duke ia qur nga një gotë dhe më smirëzi nga aty do ti përcjellin punimet e zgjedhjeve te brendëshme në Partinë, qe tani me nuk është e tyre. Ata nësër vetem ne tv mund të shohin këthimin triumfal e liderit te saj të pakontestueshem në pozitën e kryetarit,sepse këtë e deshiron anëtaresia e gjere e LVV.

Po, ndoshta ndonjëri prej tyre edhe do të plasë nga inati. Po pse vallë LVV nuk është më e tyre, kush janë ata qe po qaraveshën po qojnë krye që sa kohë duke u sjellë quditërishtë ndaj kësaj partie, e cila i afroi ne gjirin e vete, ua mesaoj germat a para ne politik, i ngriti nëpër poste te ndryshme,por prapë s’janë te kënaqur don diçka më shumë sepse ju është rritë mendja së jane dikushi?!

2.Puçistët e LVV-së dolën për ledinë

Dihet së qe gadi një vit në LVV diçka nuk shkon,se diçka po zihet. Kjo së çka nuk shkonë në LVV mbeti punë e brendshme e Partisë, derisa nje ditë plasi sherri,kur një ditë Aktivistja e LVV Aida Dërguti ia plasi për fytyrë mutin e sajë Albin Kurtit, i cili gjndej në burg. Ishte në burg jo nga qejfi por nga deshira dhe puna e tij për të mbrojtë atedheun e tij,për të mbrojtë Kosovën nga pushtetarët aktual qe donin ta shkaterronin Kosoven duke ia sjellë Demarkacionin e keq,Asociacionin e komunave me shumicë Serbe (minishtetin ne shtetin ) e shumë gjera tjera te dëmshme për Kosovën. Pas këtij gjesti banal te Aida Gërgutit filluan të dalin shkendijat e para gjoja te pakënaqurve për punën qe po bahetne LVV. U tha dhe çka nuk u tha se gjoja kjo kastë e te pakënaqurve brenda LVV e ekuzonte Albin Kurtin së gjoja ai po i ndersyeka te tjeret ti dinigrojnë disa kuadra brenda përmbrenda LVV dhe se ata e paskan ndi veten te fyer.

Filluen përplasjet midis tyre nuk ishte fjala për ndonje program apo platëformë me të mire për ecjën përpara të LVV,por ne se shpejti nga erresira këta të pakënaqur nxorën planin e tyre sekrete se nuk ishte thjeshtë fjala për disa pakënaqësi midis tyre,por thjeshtë doli së ketu është fjala për pushtet,thjeshtë nje plane i kurdisur për ta injoruar Albin Kurtin,njeriun i cili edhi i solli ne LVV dhe i ngriti nga qobanet e dikurshem ne politikajë. Kjo e arrijti kulmin kur i lazdruari i LVV Dardan Mulliqaj doli haptas duke thanë shul shqip:”se ne zgjedhjet e ardheshme Albin Kurti nuk banë të kandidoj për Kryetar Partije”. Kjo kërkesë e Dardan Mulliqaj e cila edhe ishte edhe kërkese e grupit te pakenaqurve ishte thjeshte luftë për pushtet dhe asgje tjeter,sepse sipas rregullave statusore askush nuk ka të drejtë të ia mohon dikujtë kanditaturen për kryetar sepse kjo është një e drejtë universale e pamohueshme për askëndë.

Kur Albin Kuriti e vuri kanditaturën e vete nga burgu,plasi sherri. Filloj puçi në LVV nga te pakënaqurit të cilët menduan së do ta marrin kalan nga mbrenta,por u deshpruan keq, u tutën nga kandidimi i Albinit për kryetar Partie me ç’rast filluan dorëheqëjet serike te orkestruara që më pare. Puçistët u tehqen nga çdo aktivitet në LVV, i bojkotonin mbledhjet, lëshonin deklarata te pakripta nëpër media etj. Për ta shqyrtuar këte situat aspak te kendeshme Kryesia e LVV u mblodhë, por puqistet nuk merrnin pjesë. Në fund duke u gjëndë në një situatë aspak të mirë Kryesia vendosi qe te thërretë një seancë të përbashkëtë të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar te Vetevendosjes ku ishin kogja shumë nga komplotistët. Unë nuk i di se çka është bisedu rreth e rrotull ne këte mbledhje të përbashkët,por me pakë fjalë po u referohem dy bisedave qe u dhane keto ditë për këtë çshtje shume delikate.

Njera ka te bëjë me bisedën ne Intëraktiv te KVT të aktivistës z. Fitore Pacolli, dhe tjetra e isht-kryetarit të LVV dhe ideatorit të puçistëve z.Visar Ymerit. Fitore Pacolli një femer elegante dhe brilante e cila me fjalorin e saj të mrekullueshëm të të folurit shqip,të cilës do të ia kishin lakmi edhe shume pushtetar tane të cilet ne te folur e shkerdhëjnë krejtë gjuhën shqipe, e shpalosi me urtësi dhe mënçuri së për çfarë ishte biseduar në ate mbledhe te përbashkët, për te biseduar për hallet dhe shkaqet së për çfarë arësye ishin dhanë të gjitha ato doreheqeje. Na u ofruam Platëformën tonë e cila këto ditë gjendej ne diskutim ne anëtarësin e gjere, u ofruam edhe plane e programe ne te mire të Vetevendosjes.

U thame se ato denigrime qe vinin neper media dhe portale për te dorehequrit nuk jane te LVV por te ndonjë anëtari te Levizjes të cilëve askush nuk ka te drejte te ua mbyllë gojen. Kërkuam në këtë mbledhje nga ta qe te ofrojnë plateformën dhe programin e tyre qe ta bisedojm se bashku,por ata kishin ardhe ne mbledhje me duar ne xhepa pa kurrfare programi, pa kurrfare Plateforme, por si papagallat e perseritëshin të vetmen gja, të vetmen kërkesë te tyre se Albin Kurtin nuk e pranojmë për kryetar dhe se ai duhet ta terheqe kanditaturen,pra edhe në këtë mbledhje u pa ana e erret e mendjeve te tyre për te ia mohu dikujat te drejtën për tu kandituar dhe qenë i kandituar.

Absurd i sojit të Puçistëve të cileve u hasi sharra ne gozhdë dhe si te tillë jane të dështuar,të mjeruar të tillët edhe nuk i duhën LVV. Po, çfarë tha Visar Ymeri ne emisionin Argument plus te RTV21. Gjatë gjihtë bisedës Visar Ymeri sillej verdall andej e këndej që më shumë ne te folur i ndihmonin duar se sa goja e tij nuk tha asgje te re, bash asgjë, por sillej si “dardha e ahmatit” pa kurrfare koncepti,pa kurrfarë aresye së për çka ishin dhane gjithë ato doreheqeje,kurfare arsye për gjoja shantazhet qe po ua banë Albin Kurti, te vetmen gjë qe duhet me ia mbajtë mend këtij dezertori nga LVV ne këte bisedë ishte ajo kur tha se si pati të drejtë që Albin Kurti u mundu ne Maj te vitit 2017 te parandalonte kondidimin e të lazdruarit Dardan Mulliqaj për deputet ne Parlamentin e Kosovës.

Ai tha ne emision haptasi se kjo: “Apsolutisht ishte absurde, si mund te thotë një njeri i LVV të mos kandidoj për deputet”. Por, ky kryepuçist i LVV sikura harroj te thotë se pse nuk ishte “Absolutikisht absurde kur ky vete se bashku me Dardan Mulliqaj e te tjeret kërkonin absolutikishtë qe Albin Kurti te mos kandidoj për Kryetar Partie”. Pra, siç po shihet këta vete e futen vehten ne gersherë më pisllaqet e tyre, keta vete e lidhen nyjen ne LVV te pa qenë,qe qellimi kryesor i tyre ishte dhe mbetet lufta për pushtet. Këta puçist ndoshta edhe mund ta formojn ndonje parti te re siç po flitet,por do te jen te deshtuar siq deshtuan edhe shume parti te reja qe u ndanë, humben si fluska sapuni apo fluska e Edita Tahirit, mbas do te zhdukën edhe nga skena politike,ose do e jenë te detyruar ti bashkohen Klanit famoz PRONTO, rrugë tjetër nuk kanë.

3. “Çe Ge Varën e LVV-së mund ta vrisni, por kurrë nuk mund ta thyeni

Pra, nesër për LVV është një ditë e veçantë sepse nësër në tërë teritorin e Kosovës do mbahën Zgjedhjet e mbrendshme për Kryetar Partie sipas “një votë nga secili anëtarë”. Kjo është zgjedhja më demokratik e një Kryetari Partie. Puçistët friguan qe ta propozojnë edhe kandidatin e tyre,sepse ata e dinin fortë mire së cili qoftë kandidat nga ana e tyre do te ishte i vogel në krahasim me Albin Kurtin, sepse Albini e themeloj LVV. Albin Kurti u rritë dhe u farkue nëpër betejat për rritjën e LVV. Ai u përplas me te gjitha ata qe nuk donin ta shohin Albin Kurtin ne skene. Albini u bani ballë qizmes se Millosheviqit, policia e te cilit e terhiqte zvarr Albinin nepr sheshe dhe duke ia vu qizmen ne fytë,e burgosën por mbijetoi.

Qizmen ne fyte ia vunë edhe policia e UNMIK-ut të cilin e zvarritnin nepër sheshet e Prishtines,por qe edhe ia vranë dy aktivisht te tij për te cilët askush deri me sot nuk është përgjegjë. Albin Kurtit ia vuna qizmet dhe e terhoqen zvare edhe plicia e Kosovës nepër demostrat dhe protesta kunder të këqijave qe po ia sillnin pushtetaret e Kosovës. Shkurtë Albin Kurti u rritë dhe u burrnue gjate betejave për rritjën dhe zhvillimin e LVV, dhe arrijti deri aty qe ne zgjedhjet e fundit Parlamentare u rreshtu Partia e parë ne Kosovë. Ky,pra është Albin Kurti, ky është Çe ge Vara i Kosovës te cilin mnd ta vrisni,por kurr nuk ta mboshtni,sepse e ka dijën, e ka visionin e ka alibin dhe mandatin e anëtarësisë së LVV.

Puçistët tanimë te deshtuar sikur e kane harru së kush është Albin Kurti dhe Partinë te cilen ai e formoi dhe e zhvilloi nuk mund te le në dorë te puçisteve. Se kush është Albin Kurti me së miri do ta tregojn edhe zgjedhjet e nësërme ne te cilat do te triumfoi edhe më fuqishem. Puçistët mund te formojnë ndonje Parti te re, por ata duhet ta din së nuk mund ta dobësojnë LVV, sepse LVV do te rritët shendëtshem edhe pa ta, dhe se ata qysh tani duhet ta konsidrojnë vehten te deshtuar.

Edi Rama, babagjyshi me thesin bosh

Kryeministri Edi Rama dje një nga punët e përditshme të Qeverisë e quajti një lajm të madh dhënien e fishave falas për fëmijët me diabet. Në fakt është një detyrë që duhet ta kishte bërë me kohë, por si gjithmonë edhe pse me vonesë humbja po kthehet në fitore

Dje, nga shtëpia e një fëmije, Rama deklaroi se fishat që matin gliceminë do të jenë falas për fëmijët diabetikë. Çmimi i fishave në fakt është qesharak dhe ndihmon rreth 1500 fëmijë, të cilët vuajnë nga diabeti. Për të kuptuar sa është kostoja dhe pagesa e qeverisë dhe pse gjitthçka që tha dje Rama është një show dhe skandal i vërtetë po sjellim më poshtë një vëzhgim të thjeshtë bërë nga stafi i CNA (Citynews Albania)

Një fishë kushton 25 lekë të reja në rast se e blen online. Ne më poshte kemi sjellë një model nga më të shtrenjtët në botë që mund të blihet lehtësisht në Amazonë. Sipas ofertës 100 copë fisha kushtojnë22.49 dollarë dhe pa asnjë tarifë transporti. Në qoftë se bëjmë një llogari të thjeshtë 100 fisha për fëmijët diabetikë janë 3 deri në 6 muaj, për disa ndoshta edhe gjithë vitin. Një pako me 100 fisha vlen 22,49 herë 109 lekë që është kursi ditor i bankës, pra në total pakoja për të paktën 6 muaj, vlen 2450 lekë.

Ajo që dje na u shit si një zgjidhje e madhe në total vlen për 1500 fëmijë jo më shumë aë rreth 3.7 milionë lekë të reja për 6 muaj. Një kosto vjetore jo më shumë 60-70 mijë dollar. Kjo për të gjithë prej numrit 1500 fëmijësh (fëmijë dhe fëmijë të rritur) që është totali i fëmijëve diabetikë në Shqipëri.

Së pari kryeministri duhet të japë llogari pse nuk e bëri këtë akt pesë vite më parë, në kohën kur dha koncensione gati një milardë euro në shëndetësi.

Edi Rama dhe qeveria e tij premtuan dje fishat për matjen e glicemisë falas, por jo për të gjithë të sëmurët me diabet. Dhënia e fishave për fëmijët është një akt, por është një pikë ujë në oqeanin e problemeve, ndaj asaj që duhet të bëjë qeveria për diabetikët.

Numri i fëmijëve me diabet në krahasim me totalin e tyre në shoqëri është shumë i vogël, kostoja e fëmijëve shkon maksimumi 70 mijë USD në vit.

Rama, do ta quaja reformë apo shërbesë dhe zgjidhje për qytetarët me probleme diabetike, së pari duhet të përfshinte të gjithë të sëmurët dhe jo vetëm fëmijës. Edhe kështu kjo nuk do ishtë ndonjë reformë apo ndihmë e madhe sociale në krahasim me qindra milionë euro konccesione në shëndetësi.

Duke hequr disa para nga koncensionet e dhëna të klientelës dhe biznesmenëve afër qeverisë, do ti kishte dhënë një ndihmë të madhe disa dhjetra mijëra familjeve.

Dje Rama më 20 apo 30 dollarë ndihmë në 6 muaj për një fëmijë apo disa mijëra dollarë në total për të gjithë fëmijët i shiti sikur të ishin tre apo katërqind milion euro koncensione shëndetësi. Makineria e propagandës funksionoi edhe njëherë.

Por përballë propagandës së mediave pranë kryeministrit dhe ndihmës 5 USD në muaj për një fëmijë qëndrojnë koncesione si Check up, që po thith qindra milionë euro nga buxheti i shtetit, çdo ditë dhe çdo muaj nga xhepat e shqiptarëve dhe vetë fëmijëve me diabet..

Fishat për fëmijët me diabet në total vlejnë sa një orë pune në ditë e check up dhe në rast se koncensioni i “analizave falas” merr një thes me para çdo ditë totali i fishave për fëmijët. Ato kushtojnë ndoshta më pak se sa na kushton mbledhja e Qeverisë në Lezhë, Korçë apo diku tjetër, vlejnë sa një drekë e saj.

Kemi një check up qindra milionë euro, ku burrat dalin shtatzanë dhe gratë me prostat, kemi dhe disa fisha që qeveria do ti japë falas për fëmijët diabetikë dhe kushtojnë 5 dollarë në muaj për çdo një nga 1500 fëmijë.

Pesë vite më parë Edi Rama, premtoi shëndetësi falas, në fakt kemi koncensionet qindra milionë euro në shëndetësi dhe disa fisha falas për fëmijët diabetike që vlejnë 5 usd në muaj.

Shëndetësia falas për shqiptarët përtej koncesioneve korruptive katandisi në disa fisha falas, që në fakt janë thesi bosh i Edi Babagjyshit .

A po ndahet Vetëvendosja shkaku i joshjes me para dhe korruptimit?!

Kur iu paraqit opinionit fotoja e Shpend Ahmetit në jahtin e multimilionerëve të Devollëve, dhe atë në bregdetin malazez, shumë aktivistë të Vetëvendosjes e merrnin në mbrojtje, duke e paraqitur si një politikan të paprekshëm, dhe sipas tyre me të abuzohej nga kundërshtarët politikë, që nuk po i gjenin dëmka

Pak aktivistë të Vetëvendosjes e merrnin në konsiderim, se Shpend Ahmeti i kishte konsoliduar si thuhet radhët, në VV duke e zgjedhur me përkrahje të tij, kushëririn Visar Ymerin, madje pa asnjë kundërkandidat.

Pak kush merrej dhe është marrë me faktet, se si prindërit e tij, babai dhe nëna kishin shërbyer në struktura të dhunshme të Millosheviçit, pas okupimit të Kosovës. Babai i kishte punuar në Teatrin Kombëtar, që deri atëherë thirrej Teatri Krahinor dhe ishte pjesë e institucioneve të krenarisë kombëtare, nën masat e Millosheviçit, dhe luante para publikut serb, ndërsa shqiptarët mund të shkonin vetëm në teatrin e kukullave në “Dodonë”, ku kryesish jepnin shfaqje studentët.

Ndërsa, nëna e tij, kishte pranuar jo vetëm të punonte në masa të dhunshme të okupimit serb, në klinikat e Kosovës, që sot njihen si QKUK, por kishte zgjedhur madje në moshë fare të vonë ti mbaronte studimet për mjekësi, në raporte shumë të përfolura me administratorë serbë.

Aktivistët e Vetëvendosjes vazhdonin të besonin në virtuozitetin e Shpend Ahmetit, edhe pse çdo kush që vozit rrugëve të Prishtinës, e sheh se janë në gjendjen më të keqe që nga paslufta, asfalti në shumë rrugë është kthyer si në lavra.

Por, tash, kur ka marrë hovë pakënaqësia në Lëvizje, pasi shumë figura të saj, prej kohësh vepronin dhe ishin në bashkërendim me njerëz që deri vonë ishin pjesë drejtuese e SHIK-ut, sot, kur duket e pakthyeshme rruga e ndarjes së Vetëvendosjes, e trasuar nga Visar Ymeri, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Aida Dërguti etj, është lansuar edhe një informacion, që qarkullon kryesisht në palën kundërshtare në VV, se një kompani e fuqishme i ka ofruar para, skizmatikëve të Vetëvendosjes.

Natyrisht, ndarja e VV-së i intereson shumë partive në pushtet, për të shpërbërë opozitën e fuqishme shqiptare në Kuvend;

U intereson strukturave kriminale, të cilat kishin frikë kryesisht nga ardhja e Vetëvendosjes në pushtet, sepse mund të arrestoheshin, për krimet ekonomike;

U intereson edhe ndërkombëtarëve, të cilët kishin investuar në Partinë FER-i, të krijuar nga dyshja Shpend Ahmeti dhe Ilir Deda, të cilët përfunduan në VV, dhe që sot mund të ribashkohet duke bërë një rigrupim politik edhe në Kuvend;

U intereson ndërkombëtarëve, të cilët asnjëherë që nga pas lufta nuk kanë dashur një parti të fuqishme shqiptare në Kuvend, por vetëm fragmentare, prandaj edhe e kanë lejuar luftimin e Rugovës dhe LDK-së, deri në vrasje figurash, dhe ndarje të partisë (LDK-së);

U intereson serbëve dhe Serbisë, fragmentimi dhe që të kenë rol sa më përcaktues në politikën e Kosovës, i politikanëve me të cilët mund të lidhen shërbimet serbe!

Gazeta Shqiptari.com