Edhe një komunë e re serbe?

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalaibovr Jevtiq, ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që Lista Serbe të fitojë në të gjitha mjediset me shumicë serbe, por që të fitojë ulëse në kuvendet komunale të Istogut dhe të Klinës, ku shqiptarët janë shumicë, shkruan sot, gazeta Zeri

Javtiq ka shtuar se qëllimi i Listës Serbe është të fitojë në ato mjedise ku shumicë janë shqiptarët, në mënyrë që të ketë mundësi t’i zgjidhë problemet jetësore me të cilat ballafaqohen serbët. Ai gjithashtu ka kërkuar që të formohet një komunë e re serbe, Plemetin – Prelluzhë.

Ndërkaq Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, ka thënë se Lista Serbe garon me kandidatë për kryetarë në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, si dhe për herë të parë edhe në 11 komuna ku shumicë nuk janë serbët.

“Ne jemi partia e vetme serbe e cila ka arritur t’i bashkojë serbët në Kosovë dhe në zgjedhjet e 11 qershorit kemi arritur të fitojmë me 90 për qind të votave të serbëve të Kosovës. Për zgjedhjet lokale të 22 tetorit garojnë 17 subjekte politike serbe. Lista Serbe është e vetmja që ka marrë mbështetjen e Beogradit”, ka thënë Rakiq.

E ndërkaq zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka riaktualizuar çështjen e formimit të komunës së Prelluzhës, një fshat i Vushtrrisë, në të cilin funksionon komuna paralele e Vushtrrisë. Por, për ndryshim nga kërkesa në mandatin e kaluar, Lista Serbe dhe vetë Jevtiq tani kërkojnë që edhe Plemetini të jetë komunë, duke precizuar që dy fshatrat me serbë, Plementine e Prelluzha, të jenë një komunë.

Gjatë fushatës që ka zhvilluar Jevtiq me Listën Serbe në Prelluzhë serbët e këtij fshati i kanë kërkuar atij që të bëjë trysni tek Qeveria e Kosovës për themelimin e komunës serbe të Prelluzhës, e cila është e banuar me shumicë serbe, por edhe me komunitete të tjera, siç janë romët. …

Albin Kurti: Ju jeni mendja dhe zemra e Vetëvendosjes!

Gra e vajza të Kosovës, të VETËVENDOSJE!-s, mirëdita, e falemnderit që më keni ftuar mua, një burrë, të flas sot me ju në këtë tubim elektoral. A thua nuk u lodhëm me burrat që flasin, e tash edhe një fjalim tjetër nga një burrë…

Nuk kemi nevojë më as për statistikat, për ta vënë re një fenomen që duket qartë: mungesën e gruas në politikë. E fatkeqësisht, sado që do të doja të ishte ndryshe, ky problem është real edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. As ne nuk kemi bërë sa duhet që gruaja të mos jetë vetëm spektatore e skenave të teatrove primitivë mashkullorë, as vetëm aktore në shfaqjet ku regjisorët janë gjithnjë burra. Por, realiteti me të cilin përballemi, na jep sinjalin për nevojën e menjëhershme për ndryshim, dhe besoj se Lëvizja si organizatë, por edhe Lëvizja në institucione, në komunën e Prishtinës e në komuna të tjera, do të gjejë medoemos mënyrën që të bëhet territor i hapur për gratë e vajzat, duke e luftuar edhe në praktikë pabarazinë mes tyre dhe burrave e djemve, e jo vetëm në teori.

Megjithatë, më lejoni t’ju përshëndes të gjithave. Jam shumë i lumtur që sot jemi bashkë, për të theksuar kontributin dhe rëndësinë e grave për Kosovën, për gruan e Lëvizjes, për gruan e VETËVENDOSJE!-s, i bindur që vetëm atëherë kur të bëhet edhe Lëvizja e gruas, edhe VETËVENDOSJE!-a e gruas, do të mund të shndërrohemi në lokomotivën e emancipimit për gjithë Kosovën.Meqë e nisa me falënderime, më lejoni të falënderoj nënkryetaren Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, sekretaren Nazlie Bala, dhe të gjitha juve asambliste të ardhshme të Kuvendeve komunale anembanë Kosovës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Një shoqëri e mat qytetërimin e saj pikërisht përmes përmasave të barazisë gjinore, që ajo ua lejon ose nuk ua lejon grave. Shoqëria jonë lë shumë për të dëshiruar. Megjithatë gratë në Kosovë kanë kaluar vështirësi e pengesa të mëdha. Ato nuk duhen parë si viktima, por si shembuj të heroizmit të përditshëm. Ato janë frymëzuese për ne, e ne të gjithë në politikë duhet të ndjekim shembullin e tyre e të marrim forcë për të tejkaluar egon e sëmurë mashkullore e për të vazhduar përpara pa iu trembur kundërshtarëve të shumtë e shpesh më të fuqishëm. Pushteti po lodhet duke thënë se edhe këta të VETËVENDOSJE!-s janë të njëjtë me kandidatët e tjerë. Para të shumta po shpenzohen në media e me pseudoartistë për të krijuar opinionin e rrejshëm se VETËVENDOSJE!-a është njëjtë si forcat e tjera.

Duan të thonë se VETËVENDOSJE!-a është e njëjtë, por VETËVENDOSJE!-a nuk vjedh. Politikanët e VETËVENDOSJE!-s nuk vrapojnë pas pasurimit vetjak apo të familjes së tyre. Ne jemi idealistë. Dhe, standardi jonë është që asnjëri nga ne të mos hyjë në politikë për t’u bërë i pasur, por për të pasuruar vendin dhe qytetarët tanë. Ky është standardi jonë bazik, kush nuk e zbaton dot këtë standard, nuk ka vend te ne. Ky themel i padiskutueshëm nuk na lë kurrë të bëhemi si partitë e tjera.
Përveç kësaj, ndryshe nga partitë e tjera, ne nuk dimë vetëm të mburrim veten e të shajmë të tjerët. Përkundrazi, jemi të hapur për kritika. Reflektojmë ndaj kritikave. Ndryshojmë prej kritikave. Madje bëjmë edhe vetëkritika, siç bëra edhe unë në fillim të këtij fjalimi. Kemi ndryshuar gjatë viteve të shkuara, duke iu përgjigjur kritikave të drejta me drejtësi. Do të ndryshojmë edhe në vitet që vijnë. Ne nuk jemi dogmatikë. Ne nuk jemi mendjemëdhenj. Nuk mendojmë se jemi perfektë, por mendojmë se vazhdimisht duhet të përmirësojmë vetveten që të arrijmë të bëjmë shërbimin më cilësor ndaj qytetarit dhe shërbimin më të lartë ndaj shoqërisë, shtetit e kombit.

Gratë sot e vuajnë dhe e bartin barrën e dyfishtë të shfrytëzimit në punë e punëve pambarim në shtëpi. Por, gratë e bëjnë edhe aktivizmin e dyfishtë: merren me politikat e përgjithshme, por gjithsesi edhe me çështjet gjinore. Gratë nuk punojnë vetëm për gratë, por ato duhet të punojnë po ashtu edhe për gratë, sidomos për gratë. Le t’i aktivizojmë gratw e shkolluara dhe le t’i shkollojmw gratw aktive.
Në jetën institucionale dhe politike, përgjithësisht, gratë në Kosovë nuk marrin pjesë. Kemi dëgjuar teksa insistohet në vendimmarrje të gruas duke konsideruar që ajo tashmë e ka pjesëmarrjen. Nuk është ashtu. Gratë në Kosovë përfshihen, ato nuk marrin pjesë. E, gratë duhet të marrin pjesë, të marrin pjesë masivisht, të marrin pjesë të madhe, së paku gjysmën.

Pra, ka një kundërthënie midis përfshirjes dhe pjesëmarrjes. Në Kosovë kemi përfshirje të grave pa pjesëmarrje të tyre. E, përfundi kundërthënies midis përfshirjes dhe pjesëmarrjes ndodhet një tjetër kundërthënie më e thellë – ajo midis integrimit dhe çlirimit. Kur ftohesh për t’u integruar, në fakt, ftohesh për t’u përfshirë. Integrimi nuk është integrim në hapsirë të sheshtë, por është integrim në strukturë me hierarki, që do të thotë se është integrim prej lart por nuk është integrim lart, është integrim prej lart por që ndodh poshtë.

Për të kaluar nga përfshirja në pjesëmarrje, duhet kaluar nga integrimi te çlirimi. Për gratë kjo ka dy aspekte: çlirimin nga shtypja në patriarkalizëm dhe çlirimin nga shfrytëzimi në kapitalizëm. Ndonjë burrë në sallë tash mbase me vetvete thotë: por edhe unë jam i shtypur e i shfrytëzuar!. Po, edhe ti burrë je i shtypur e i shfrytëzuar, mirëpo jo aq shumë sa gratë dhe jo aq rëndë si gratë. Dhe, shumë burra harrojnë që atyre u është mundësuar ta harrojnë shtypjen e shfrytëzimin e grave pikërisht sepse u është dhënë leja, e ndoshta edhe detyra, që të shtypin e shfrytëzojnë gratë.

Për neve nuk është normale as të qortohen gratë që të lindin më pak, e as të inkurajohen për të lindur më shumë, siç kanë bërë ministra e deputetë, të partisë në pushtet. Gruaja nuk është domosdoshmërisht nënë, megjithatë nënat janë gra. Qeverisja e Prishtinës me në krye Shpend Ahmetin, ka bërë disa hapa të rëndësishëm në ndihmë të nënave, sidomos të nënave nga familjet me të ardhura mesatare apo nën mesataren. Shujta falas për fëmijët në shkolla, kontrollet mjekësore sistematike për fëmijët, shtimi i ndjeshëm i numrit të çerdheve publike, të gjitha këto janë ndihmë për nënat me fëmijë të vegjël. Ndihmë ekonomike, por edhe ndihmë që kursen kohën e tyre. Me një ndihmë të tillë ato kanë më shumë kohë për të punuar, dhe puna është elementi kyç që u jep të ardhura duke i bërë kontributore në familjet e tyre, e jo të varura prej burrave. Të gjitha këto do t’i shtojmë në Prishtinë e do t’i fillojmë nëpër komunat e Kosovës pas 22 tetorit.

Ne sot jemi në mes të një fushate ku si zakonisht mbizotëron një korrektesë e rrejshme. Politikanë seksistë, që përditë përdorin gjuhë përçmuese ndaj grave e vajzave, tash flasin për të drejtat e mundësitë e tyre. Politikanë që abuzojnë me vartëset e tyre sot flasin për barazinë në kushtet e punës. Aso shembujsh të dhunës mashkullore do të marrin pjesë madje edhe në një paradë LGBT. Gjithçka për të shpërlarë imazhin e tyre. Por faqja e zezë nuk lahet. Kjo hipokrizi dhemb.
Gratë nuk kanë nevojë për lëmoshë, as për fjalë të bukura. Gratë kanë nevojë që burrat e gratë të jenë më të edukuara dhe të edukuara më mirë, dhe kanë nevojë që qeveritarët e tyre, të përmbushin së paku standardet themelore të njerëzillëkut.

Gratë kanë nevojë për më shumë qasje dhe më shumë mbështetje në të bërit biznes, dhe ky duhet të jetë parim pune për komunat ku do të qeverisë VETËVENDOSJE!.
Gratë, sidomos në fshatra, kanë nevojë për qasje të shpejtë në qendrat klinike të specializuara, ose së paku shërbimin me makina të ambulancës.
Gratë kanë nevojë për politika punësimi dhe avancimi në karrierë, të cilat nuk duhet ta synojnë barazinë në një të ardhme të largët, por sa më shpejt, mundësisht që në këtë mandat.
Gratë kanë nevojë që trupi femëror të mos objektifikohet e të mos tregtohet kaq banalisht në reklamat që mbushin qytetet tona apo në videoklipet e një kulture komerciale të padenjë.
Gratë kanë nevojë që ngacmuesit e dhunuesit të dënohen nga ligji, e jo të vazhdojnë të pashqetësuar punën si shefa, si drejtorë, si deputetë apo si ministra. Ideja se me një grua apo me një vajzë mund të bësh çfarë të duash është mungesë respekti për qenien njerëzore.

Gratë kanë nevojë që në postet drejtuese të administratës publike të mos lejohet përdorimi i gjuhës përçmuese për gratë. Edhe pse shpeshherë ajo gjuhë përçmuese e objektifikuese ka të bëjë me trupat e fytyrat e grave, në fakt ajo tregon mungesën e respektit për integritetin e tyre intelektual.
Situata e sotme gjinore në Kosovë nuk është e mirë. Që ta kuptosh sa keq është, duhet ta shohësh nga syri i një gruaje, por këtë gjë unë fatkeqësisht nuk e bëj dot. Megjithatë, aq sa ma lejon abstragimi mendor, e dalloj situatën si mizore, si të frikshme. E vërteta është se kjo situatë dhemb, me rastet ekstreme si ato të krimeve në familje, por edhe me rastet e përditshme të diskriminimit, përjashtimit e të abuzimit, për të cilat ne ndoshta nuk marrim vesh kurrë. Si ka menduar ta zgjidhë këtë situatë shteti i Kosovës? Duke vënë në ministri disa gra që flasin me gojën e tyre fjalët e burrave fajtorë…

Unë ju ftoj të bëheni bashkë kundër kësaj ndjenje të keqe. Solidariteti gjinor nuk ka alternativë. Nuk duhet të bëheni bashkë që të bëni atë që themi, por duhet të bëheni bashkë që të na bëni neve dhe të gjithë ata që zgjedhen që të bëjmë atë çka duhet për ju e për të gjithë, për të na bërë që të punojmë bashkë me juve. Pa juve Kosova nuk mundet. Pa juve Prishtina nuk mundet. Pa juve Vetëvendosja nuk mundet. Ju jeni gjysma më punëtore e më modeste e këtij populli. Mes jush ka plot mendje gjeniale e shpirtëra të talentuar që nuk gjejnë hapësirë. Mes jush ka potencial të pashpërthyer që mund ta çojë Kosovën përpara shumë më shpejt.

Janë bërë studime të panumërta me vajza dhe djem për të parë se si mendojnë e me çfarë shpejtësie logjikojnë. Në njërin prej tyre, ua kanë shfaqur të rejave dhe të rinjëve një trekëndësh dhe ua kanë dhënë detyrën që ta paramendojnë se si duket ai trekëndësh pas rotacionit prej 90 shkallë. Djemtë kanë qenë ca më të shpejtë se vajzat. Mirëpo, kur i kanë pyetur, si duket ky trekëndësh nga ana tjetër, vajzat kanë qenë shumë më të suksesshme. Për çdo detyrë për të cilën djemtë a burrat duken se janë më të aftë, gjithnjë keni një detyrë tjetër edhe më të rëndësishme për të cilën janë më të suksesshme gratë e vajzat.
Nëse rotacioni i trekëndëshit për 90 shkallë është reformim, atëherë këndvështrimi i ndryshuar për 180 shkallë është transformim. Për shtetndërtimin demokratik dhe zhvillimin progresiv të Republikës së Kosovës, transformimi është i nevojshëm dhe reformimi nuk është i mjaftueshëm. Pa pjesëmarrjen e grave dhe vajzave ndryshimi nuk paraqet fitore dhe as fitorja nuk përbën ndryshim.

Ju jeni energjia që do t’ia sjellë ndryshimin Kosovës. E nëse VETËVENDOSJE! ende nuk është bërë e juaja, i keni dyert hapur që ta bëni tuajën. Gjithçka që ka kjo Lëvizje konsiderojeni tuajën. Përdoreni Lëvizjen për të bërë politikat tuaja. Përdoreni Lëvizjen për të luftuar edhe betejën tuaj. Sepse kurrë nuk do ta fitojmë luftën kundër shtypjes kombëtare e asaj shoqërore, nëse nuk luftojmë në të njëjtën kohë edhe shtypjen gjinore.
Ata që kanë qenë të privilegjuar, kur ne i kërkojmë që të heqin dorë nga privilegjet, mendojnë se po pësojnë padrejtësi. Por me privilegje s’ka barazi. Pa ua hequr privilegjet burrave, nuk ka barazi për gratë.

Në komunë e në qeveri. Në fshat e në qytet. Në shkollë e në punë. Në bujqësi e në zyrë. Në fabrikë e në dyqan. Për gruan e për kombin. Për gruan e për institucionet. Për gruan e për shtetin. Për gruan e për individin. Për gruan e për burrin. Për barazinë gjinore. Në fushatë e përtej fushatës. Në balotazh e në fitore. Në ditë speciale e në ditë të zakonshme. Së bashku por edhe veç e veç. Me gratë, për gratë, në Lëvizje e jashtë saj. Ky është mesazhi jonë, ky është synimi jonë. Kush i del përpara emancipimit të gruas, haptazi apo fshehurazi, është i dobët dhe do të mposhtet. E neve jemi të fortë, vetëm pse kemi mbështetjen tuaj për t’u bërë sa më shpejt të barabartë.
E duam votën tuaj, por ajo nuk mjafton. E duam angazhimin tuaj, e duam kontributin tuaj, intelektin e kulturën, punën e ambicien, forcën e mirësinë tuaj. Ju jeni mendja dhe zemra e VETËVENDOSJE!-s.

Akademiku serb: Çka do të bënim me Kosovën edhe nëse na e kthejnë

Lubomir Simoviq, shkrimtar dhe akademik serb, në një bisedë për të përditshmen serbe “Blic”, ka thënë se edhe nëse Serbisë ia kthejnë Kosovën, çfarë do të bënte me të

“Nëse tani, SHBA apo Bashkimi Evropian, do t’ua kthente Kosovën, si do ta integronit atë në Serbi? A do të ishte i mundur ai integrim, pas gjithçkaje që ka ndodhur?”, pyet akademiku serb. Kujtojmë se kohë më parë, edhe akademiku tjetër serb, Dushan Teodoroviq, kishte dalë kundër idesë se ‘Kosova është zemra e Serbisë’.

Ai ishte shumë i ashpër me kritikat e tij ndaj qeverisë në Serbi, por nuk e kursen as opozitën. Në një bisedë për “Al Jazeera” muajin e kaluar, ai foli për momentin aktual të Serbisë, për gjithëpranimin politik të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa theksoi se “Kosova më nuk është zemra e Serbisë, por ajo zemër është në Amerikë, Gjermani, Kanada e Suedi”.

“Njëherë pata thënë se zemra e Serbisë është në Amerikë, Gjermani, Suedi, Kanada, diasporë… Atje tani janë të rinjtë më të mirë e më të guximshëm të Serbisë, të cilët kanë pasur aftësinë që Serbinë ta çojnë në shoqërinë e vendeve kompetente evropiane”, kishte deklaruar Teodoroviq, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, për sa i përket figurës së presidentit Vuçiq, akademiku serb tha se ai udhëheq fushata jo-fer politike, manipulon zgjedhjet, keqpërdor mediat elektronike me frekuenca nacionale si dhe shkel çdo ditë Kushtetutën.

“Shumë shpesh, ai paraqitet në televizionet ‘Pink’ dhe ‘Happy’, të cilat janë nën kontrollin e tij, sigurojnë çdo njeri normal që Serbia u fundos plotësisht në sistemin autokrat të qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit. Veç këtyre, nuk duhet harruar asnjëherë se Vuçiq në vitet e ’90-ta ka qenë sekretar i përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe, një prej kriminelëve kryesorë të luftërave në Ballkan dhe ministër i informimit, të cilat e kanë çuar Serbinë në terr informativ”, kishte deklaruar akademiku serb, Dushan Teodoroviq.

Kritiku Teodoroviq thoshte se Vuçiq, si gjithnjë, edhe kësaj radhe po tenton t’ia hedh çdo përgjegjësi dikujt tjetër, duke iu referuar thirrjes për dialog të brendshëm për Kosovën.

“Aleksandar Vuçiq, si gjithmonë, dëshiron ta hedh tërë përgjegjësinë për çdo veprim eventual në të ardhmen në të gjithë akterët e skenës politike dhe në të gjithë qytetarët e Serbisë. Ka ftuar qytetarët e Serbisë për ‘dialog të brendshëm’ për Kosovën. Nëse zotëri Vuçiqi ka menduar që partitë politike dhe qytetarët duhet të tregojnë se çfarë mendojnë për mënyrat e zgjidhjes së problemit të Kosovës, është detyrë qytetare dhe njëfarë rendi që ai, si president i Republikës së Serbisë, të paraqes qëndrimet e tij. Vuçiqi na ka ftuar dhe tani hesht i frikësuar, në mënyrë që të mos humb ndonjë poen politik rastësish”, ishte shprehur akademiku serb.

Ai thoshte se vetëm njerëz të rinj, të panjollosur në vitet e ’90-ta, të cilët nuk janë të arsimuar në idetë nacionaliste, mund ta bëjnë një Ballkan Perëndimor më të mirë.

“Patjetër se pastaj do të kishte përzierje shumë të vogla në punët e fqinjëve. Disa ndoshta janë më shumë, e disa më pak të përzier, por në përgjithësi të gjithë janë të përzier [në punët e njëri tjetër në Ballkan]”, kishte shtuar ai.

Teodoroviq thoshte se dikur është menduar se edhe Sllobodan Millosheviqi është i pamposhtur, por “në fund fituam”, duke theksuar se opozita lufton çdo ditë kundër regjimit të Vuçiqit.

“Duhet të mësojmë nga gabimet që janë bërë pas rrëzimit të Millosheviqit nga pushteti”, theksonte akademiku i njohur serb. “Gjëja e parë drejt thyerjes së regjimit të Aleksandar Vuçiqit është lustrimi për të gjithë ata që me vite të tëra kanë vrarë të vërtetën për qytetarët e Serbisë dhe kanë penguar përfshirjen e Serbisë në shoqëri të shteteve të zhvilluara dhe moderne”.

Nxirret në breg krijesa gjysmë njeri- gjysmë peshk (video)

Një video e pabesueshme, e cila duket se tregon dy burra që tërheqin një krijesë gjysmë njeri gjysmë peshk nga një liqen në Minesota , ka pushtuar pothuajse menjëherë rrjetet sociale, raporton “The Sun”

Pamjet, të marra nga dëshmitar, tregojnë dy burra me kostume të verdha që ecin drejt një liqeni dhe ngadalë tërheqin një krijesë misterioze nga uji.

Të dy burrat mbajnë një krijesë që duket me dyshim si një sirenë, shkruan syri.net .Një dëshmitar në plazh u duk se kapi dy burra me kostume të verdha që hidhnin rrjetën dhe nxirrnin me forcë krijesën nga juji.

Bishti i dalluar duket sikur ka ardhur nga një film ‘Disney’, i mbuluar me luspa të gjelbërta.

Videoja prej katër minutash përfundon papritmas kur burrat kthehen dhe vënë re personin që fshihet pas shkëmbinjve.

Nga Kina, në Izrael dhe SHBA, sa është e shtrirë mafia shqiptare nëpër botë

Deklaratat e fundit të ambasadorit të SHBA-së në Tiranë se Shqipërinë e drejtojnë 4 klane kriminale dhe 20 familje mafioze, kanë ndezur debate të shumta. Të gjithë në fakt pyesin dhe kërkojnë të dinë se kush janë këto 4 klane që drejtojnë vendin

Por askush nuk ka folur me emra për këto klane, apo 20 familjet mafioze. Por në fakt mediat e huaja kanë folur dhe shkruar më shumë për mafian shqiptare dhe zonat e tyre të influencës nëpër botë.

SYRI.net ka zbardhur një pjesë të këtyre artikujve të shkruar dhe të përmbledhur në faqen e Wikipedia. Përmbledhja e këtyre artikujve, siç edhe duket është bërë në bazë të shkrimeve të medieve të ndryshme, apo edhe librave të bërë publik për mafian shqiptare.

Pjesa e parë

Mafia shqiptare apo krimi i organizuar shqiptar është mjaft aktiv në Evropë, Amerikën Veriore, Jugore dhe vende të tjera të botës, përfshirë Lindjen e Mesme dhe Azinë. Mafia shqiptare është e përfshirë në një rang të gjerë të krimit, përfshirë trafikun e drogës, armëve, njerëzve dhe organeve. Skena e krimit shqiptar karakterizohet nga plane të ndryshme kriminale, të cilat, në kompleksitetin e tyre shfaqin një nga kapacitetet më të lartë kriminalë në botë.

Vetëm në Shqipëri janë mbi 15 familje mafioze që kontrollojnë krimin e organizuar. Sipas raporteve të Wikileaks, mafia shqiptare ka monopolizuar filiale të ndryshëm ndërkombëtarë që shkojnë nga Izraeli deri në Amerikën Jugore. Këto raporte tregojnë kryesisht lidhje të forta midis politikanëve dhe familjeve të ndryshme mafioze shqiptare. Sipas Institutit të Kërkimeve për Studimet Evropiane dhe Amerikan (RIEAS), grupet e mafias shqiptare janë në të vërtetë organizata hibride (sektorë të ndryshëm të shoqërisë), të përfshirë shpesh në aktivitetet kriminale dhe politike bashkë.

Mafia shqiptarë në tërësinë e saj përfaqëson një nga elementët më të lartë gjenerues kriminalë në botë, duke kombinuar karakteristikat “tradicionale” – të manifestuara në disiplinën e brendshme të ashpër, në strukturën e klanit, në mbylljen brenda vetes që e bën më të vështirë për t’u penetruar dhe soliditetin – me elementë novativë e modernë, si ndërkombëtarizimi, komercializimi dhe kultura e shërbimit. Logjistika masive pothuajse kudo dhe natyra gjithëpërfshirëse e krimit shqiptar ka lehtësuar aktivitetin jashtë vendit të origjinës dhe integrimin me kriminalitetin lokal.

Në SHBA, termi “mafia shqiptare” mund të përfshijë apo t’i referohet në mënyrë specifike grupeve të ndryshme shqiptaro-amerikane të krimit të organizuar, si Organizata Rudaj apo Albanian Boys, me bazë në Nju Jork. Grupet kriminalë shqiptaro-amerikanë ndryshojnë në shkallën e lidhjes me grupet mafioze në Shqipëri apo Evropë, që nga lidhjet e pakta deri te të qenit dega amerikane e grupeve mafioze shqiptare në Evropë.

Hierarkia e klanit

Struktura tipike e mafias shqiptare është hierarkike. Klani familjar i referohet fisit. Familjet kanë kryesi të njohura si Bajrak dhe zgjedhin një anëtar të rangut të lartë për çdo njësi. Njësia drejtohet nga Kreu apo Bosi, i cili zgjedh edhe bashkëpunëtorët e afërt që shërbejnë nën të. Kryetari zgjedh një Mik që shërben si lidhje midis anëtarëve dhe është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve.

Anëtarësia

Të varur fort nga besnikëria, nderi dhe familja – me marrëdhëniet e gjakut apo krushqitë që shihen si shumë të rëndësishme – shumica e rrjetit shqiptar duket se i përket modës së vjetër. Familjet mafioze shqiptare apo klanet janë zakonisht të përbëra nga grupe që kanë mijëra anëtarë nëpër botë, duke formuar një familje të gjerë, që shkon përmes Ballkanit nga Turqia Lindore në Evropën Perëndimore e Amerikën e Veriut. Është shumë e zakonshme për mafian shqiptare të mbajë shqiponjën me dy krerë, në formën e tatuazheve, varëseve apo në rroba. Ajo është simbol i besnikërisë dhe nderimit të tyre karshi mafias.

Sipas Ioannis Michaletos, struktura familjare karakterizohet nga një disiplinë e brendshme e fortë, e cila arrihet përmes ndëshkimeve për çdo devijim nga rregullat e brendshme. Ndëshkimi sjell frikë dhe frika garanton besnikëri pa kushte për familjen. Bindja brenda rregullave të familjes bën që ligjet e shtetit të shihen si të parëndësishëm dhe jo të detyrueshëm për t’u zbatuar. Meqenëse familjet mafioze bazohen në marrëdhënie gjaku, numrat e anëtarëve të klaneve janë të kufizuar dhe lidhjet midis tyre kanë tendencë të jenë tepër të forta. Si rezultat, infiltrimi është pothuajse i pamundur. Anëtarët e grupeve të tjerë etnikë mund të pranohen për një ekzekutim të vetëm apo për punë dytësore. Familjet e mafies shqiptare janë të organizuara në 4-6 apo më tepër nivele, një strukturë e tillë u jep mundësi të ruajnë kapacitetin veprues edhe në rast se disa nga anëtarët e grupit kapen.

Klanet sipas rajoneve

Mafia shqiptare ka klane në të gjithë botën. Në Shqipëri, ka klane që operojnë në qytete të caktuar. Çdo rajon kontrollohet nga familje të ndryshme mafioze që mbikëqyr operacionet ndërkombëtare.

Jashari: Pagesa e energjisë elektrike për veriun – vepër penale që duhet hetuar

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka treguar se janë hapur hetime zyrtare për rastin e faturimit të energjisë elektrike të cilën qytetarët e Kosovës nuk e kanë shpenzuar

“Gjatë hetimi ne kemi kërkuar përgjigje nga Zyra e Rregullatorit dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik nëse qytetarët paguajnë energji të pashpenzuar e cila harxhohet në veri të vendit. Ne kemi pranuar nga Zyra e Rregullatorit një përgjigje e cila thotë se po kjo po ndodh, pra faturohet energjia e pashpenzuar”, ka sqaruar Jashari.

Ai ka thënë në KTV se gjithë ky faturim i energjisë elektrike bëhet nën pretekstin e humbjeve komerciale ose vjedhjes së energjisë elektrike.

“Kështu na është thënë gjatë një takimi zyrtarët e Rregullatorit të energjisë, por unë ju thash se kjo nuk është vjedhje e rrymës pra nuk është humbje komerciale por është shpenzim i cili po i faturohet dikujt që nuk e shpenzon”, ka thënë tutje Jashari.

Sipas tij, ky vendim është i padrejtë.

“Ligji për të drejtat e konsumatorëve, ligji për energjinë, ligji për mbrojtjen nga diskriminimi dhe ligjin për marrëdhënie detyrimore i cili e ndalon pasurimin e pabazë të individëve apo personave juridik apo kompanive në situata ligjore, nga konsultimi i këtyre 4 ligjeve që i përmendem del se ky vendim për faturim të energjisë elektrike qytetarëve të cilët nuk e kanë shpenzuar është vendim i paligjshëm i padrejtë, pra nuk ka mbështetje as baze juridike të mjaftueshme”.

“Ne kërkuam se cili është bilanci financiar i kompanisë KEDS, kjo kompani e ka të dorëzuar një raport financiar të hartuar nga vet kompania dhe i gjithë qarkullimi është rreth 100 milionë euro dhe gjysma ishte fitim.

Zyra e Rrregullatorit nuk është përgjigjur rekomandimeve tona që të anulohet ky vendim, pastaj ne e dërguam lëndën në Gjykatën Themelore dhe ky vendim është stopuar nga gjykata dhe të presim se çka do të bëhet më vonë”, ka thënë Jashari.

Sipas zyrës së Rregullatorit del se 4.5 për qind e totalit është vlera e faturave në nivel vendi që qytetarët paguajnë pa harxhuar fare.

“Unë mendoj se ka hapësirë, se ka elemente për vepër penale dhe prokuroria mund të fillojë hetimet që të shihet se si ka ardhur deri këtu, pra këtu ka pasur pasurim të pabazë pa një bazë të mjaftueshme juridike”, ka thënë Jashari.

Nisma mban tubim madhështor në Gjakovë, Limaj pritet me surle e tupana

Nisma për Kosovën, dega në Gjakovë ka mbajtur tubim në fshatin Dushkajë të Gjakovës. Në një atmosferë të jashtëzakonshme, partia e Fatmir Limajt ka prezantuar objektivat në rast se merr drejtimin e kësaj komune.Zv/kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj është pritur me surle e tupana në këtë tubim zgjedhor

Limaj ka thënë se qytetarët e Gjakovës dhe Kosovës janë para një vendimi të rëndësishëm. Zgjedhjet lokale, sipas tij, janë një moment kur njerëzit mund të reflektojnë dhe të vendosin se kush do t’i qeverisë në katër vitet e ardhshme.

“Oferta janë është ndër me seriozët përballë ofertave tjera politike. Ne po ofrojmë një kandidat për kryetar të Gjakovës ,i cili herët është rreshtuar në rrugë të drejtë. Kandidati ynë është rreshtuar herët në rrugën e UCK-së, rrugë kjo e cila ka sjellur çlirimin e Kosovës. Hoxha është i gatshëm t’i shërbeje vendit të vet. Hoxha ka çka t’i jep Gjakovës dhe Kosovës”, ka thënë Limaj.Tutje, Limaj ka thënë se nëse Gjakova ia beson drejtimin Fazli Hoxhës, atëherë ajo do të jetë në duar të sigurta.Në të gjitha partitë politike, sipas tij, ka njerëz të mirë e intelektual të cilët e duan vendin e tyre. Nisma për Kosovën, Limaj thotë ka marrë një drejtim jo të lehtë.

Mirëpo, ai thotë se ky drejtim është e ardhmja e vendit. Filozofia politike, sipas tij, i duhet më së shumti vendit tonë.“Ne nuk kemi kohë për të humbur duke i helmuar djemtë dhe vajzat e reja. Në vend të kësaj ne jemi orientuar të jemi zëri i njerëzve të varfër, i pensionerit, i punëtorit qe i bëhet të padrejtë, të jemi zëri i fermerëve, ndërmarrësve, dhe i ftojmë partitë politike të realizojmë projekte të mëdha për vendin. Ne nuk besojmë duke shikuar nga prapa. Ne besojmë se e kaluara mund të shikohet për të fituar përvoje, por jo duke rrënuar”, ka shtuar Limaj.Ai ka thënë se nuk do të lejojnë të keqpërdorin pozitën shtetërore për një votë më shumë. Kjo, sipas tij, i dallon nga të tjerët.“Nuk e kemi rastësisht si slogan se ne mbajmë fjalën.

Ne e kemi për detyre me i shërby vendit. Ne nuk premtojmë, por zotohemi. Filozofia jonë politike është bashkimi i njerëzve. Nisma politike është bërë urë për t’i bashkuar forcat politike për të mirën e atdheut. Ne si Nismë ndihemi krenar që objektivat tona i kemi arritur”, ka theksuar Limaj. E, kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Nismës, Fazli Hoxha ka thënë se planprogrami për Gjakovën është bërë në koordinim me qytetarët e Gjakovës.Hoxha ka thënë se do të angazhohen për zhvillimin ekonomik duke shtuar se kanë projekte konkrete për zhvillimin e hovshëm të Gjakovës.Ai ka garantuar qytetarët e Gjakovës se nëse merr drejtimin e Gjakovës, atëherë do të ndryshojë mirëqenia e qytetarëve.“Ka ardhur koha për Nismën.

Ka ardhur koha për kthimin e dinjitetit të qytetarëve të Gjakovës. Në mandatin tim të parë qeverisës do të ndërtojmë disa çerdhe. Poashtu do të angazhohemi edhe për zhvillimin e turizmit. Kërkoj nga ju që ta mbështetni platformën e Nismës për Kosovën”, ka thënë Hoxha.Ai ka thënë se kandidatët për asamble komunale nga radhët e Nismës janë më të mirët të cilët janë të gatshëm ta marrin përgjegjësinë për zhvillimin e politikave të mira për qytetin e Gjakovës.

Qindra banorë të Koliqit në përkrahje të Ahmetit (foto)

Para shumë banorëve të Koliqit që ishin tubuar sonte në mbështetje të Vetëvendosje-s sonte folën Nënkryetari i Vetëvendosje-s, Dardan Sejdiu, Deputeti Frashër Krasniqi, si dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. I pranishëm në këtë tubim ishte edhe Drejtori i Investimeve Kapitale, Hysen Durmishi, i cili ishte gjatë gjithë kohës në kontakt me banorët e këtij fshati, me ç’rast kishte orientuar shumë investime infrastrukturore në këtë pjesë

Ahmeti me këtë rast ka thënë se Vetëvendosje tashmë është subjekti i parë në vend, dhe rritja po vazhdon edhe më tutje, në secilin fshat, në secilën lagje, e në secilën Komunë.

“Kjo për shkak se jemi subjekt i drejtë dhe i sinqertë. Nuk japim premtime që s’i bëjmë. Nuk japim premtime sa për votë. Ju tashmë e dini se si qeverisim ne. E dini që qeverisim bashkë me ju. E ruajtëm paranë publike, dhe e orientuam në nevojat e qytetarëve, lagjeve, fshatrave, Komunës. Në mandatin e parë patëm 12 zotime, kurse tash 100. E këto 100 do t’i realizojmë edhe më lehtë, sepse në mandatin e radhës do ta kemi shumicën edhe në Kuvend Komunal”, u shpreh Ahmeti, thuhet në një komunikatë për media.

Havolli: Korrupsioni, i përhapur në të gjitha nivelet e pushtetit

Drejtor i Agjencisë kundër korrupsionit, Shaip ​Havolli, ka thënë se ka ngecje sa i përket luftimit të korrupsionit në vend, dhe se kjo paraqet problem sa i përket edhe çështjes liberalizimit të vizave

“Sa i përket korrupsionit janë të përfshirë të gjitha nivelet, duke filluar nga niveli lokal deri te niveli i lartë. Domethënë të gjitha profilet janë të përfshirë në korrupsion, qoftë nga e kaluara që kam pasur informacione, qoftë tash nga pozita e drejtorit që jam tash”, ka thënë Havolli në RTV Dukagjini.

Sipas drejtorit të Agjencisë kundër korrupsionit, këto ngecje me korrupsionin janë nga viti në vit, dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të tjerë po kërkojnë të luftohet korrupsioni në nivele të profileve të larta.

“Të gjithë zyrtarët e lartë të BE-së kërkojnë luftimin e korrupsionit të nivele e profileve më të larta dhe kjo është një pikë shumë e rëndësishme dhe kërkojnë që prioritet të jetë luftimi i korrupsionit në nivelet më të larta”, ka deklaruar Havolli, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, korrupsioni mbetet sfidë për institucionet që kanë përgjegjësi për luftimin e saj dhe se kjo duhet të merret seriozisht nga të gjitha palët sepse edhe në raportet ndërkombëtare për Kosovën problematika e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet sfidë.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/havolli-korrupsioni-i-perhapur-ne-te-gjitha-nivelet-e-pushteti-444836/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Rugova e ndau UÇK-në e Adem Jasharit, nga ata që u thirren në emër të saj – Ja si infiltrua UDB-ja në Kosovë

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Haki Abazi, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka shkruar lidhur me protestën e 1 tetorit të vitit 1997

Sipas tij, kjo është data për të cilën po flitet ditëve të fundit e diku diku edhe është shkruar për të në formë të deformuar dhe bardh e zi. Abazi ka shkruar lidhur me rrjedhjen e zhvillimeve politike para luftës dhe pas luftës në Kosovë. Sipas tij, Ibrahim Rugova ndau UÇK-në e Adem Jasharit, nga ata që u thirren në emër të UÇK-së.

Haki Abazi

Ja shkrimi i tij i plotë:

Protesta e 1 Tetorit 1997-

Kjo është data për të cilën po flitet ditëve të fundit e diku diku edhe është shkruar për të në formë të deformuar dhe bardh e zi. Ndoshta është normale që kjo gjë të bëhet por duhet e verteta. I papranueshem është tentimi për shtrembërim dhe glorifikim individual dhe për paraqitje që nuk është as gjysëm e vertetë. Nuk është hera e parë që ngjarjet paraqiten, jo duke e thënë të vërtetën por duke gjykuar me kalkulim se kush duhet të jenë fituesit dhe kush humbësit. Dhe nëse qëndron thënja “historinë e shkruajnë fituesit” atëherë duhet thënë se ka nguti, se ketu nuk ka fitues, jo së paku deri tani por edhe nuk e besoj se do të duhej të ishte aq bardh e zi.

Për qartësi, unë kam qenë student i Fakultetit Elektroteknik më 1997. Pjesëmarrës në demonstratë si mijëra të tjerë.

Tani githashtu për sqarim duhet treguar se përgaditësit dhe nismëtarët e këtyre protestave studentore kanë qenë një grup i të rinjëve të një organizate amerikane që për orgnizatorët emrat janë shumë mirë të njohur. Këto protesta që nga llogaria e atyre që po planfikonin ishte dobësim i Millosheviqit dhe regjimit të tij vrasës nëpermjet strategjsë së mobilizimit qytetar. Në Serbi kjo lëvizje e quajtur OTPOR (Rezistencë) bashke me EXIT që ishin te paaftë për të organizuar masën e duhur për ta rrëzuar Millosheviqin nga pushteti dhe i duhej edhe një përplasje diku tjetër, dhe pas humbjes në Bosnje dhe Kroaci nuk kishte mbetur ku tjetër perveq se në Kosovë. Sa për opinionin këta të rinj amerikanë u zunë nga policia ne ate kohe në Kosovë dhe njërit nga ata ja prenë flokët. Ata nuk e kishin hallin e pavarësisë e as lirisë së Kosoves, por rrëzimin dhe marrjen e pushtetit në Beograd. OTPOR tregoi fëtyren e vërtet kur erdhi ne pushtet ne Serbi. Ata ishin po aq nacionalist dhe antishqiptar sa edhe vet pushteti.

Kthehemi tek protesta e studentave, e vërteta është se ndodhi një ngjarje e madhe dhe meqë Milloseviqi veq kishte vrarë mbi 200,000 njerez ne Kroaci dhe Bosnje e Herzegovinë, oinioni dhe mediat botërore e kishin vëmendjen tani tek ne, ashtu siç ishte protesta e të rinjëve në Siri, që poashtu ishte trajnuar për të kërkuar liri dhe rënje të diktatorit Asad dhe po e njëjta frymë ka ekzistuar në Tahrir Square ne Egjipt ku quditërisht një nga anetaret e levizjes Otpor ishte gjihashtu në përgatitjen dhe organizimin e protestave të para kundër Mubarakut. Për një sekond të sqarohemi: Unë kam qenë në përkrahje të rënjes së Mubarakut dhe jam po ashtu që një ditë Asad të gjykohet për krimet kundër njerëzimit, njëjtë sikur që kam qenë për çdo ditë në protestë kundër regjimit të Millosheviqit.

Por, ku qëndron dallimi në dështimin e lëvizjeve në Egjipt dhe në Siri me atë në Kosovë?

Në Kosovë kishte një sistem që është unik në botë, të krijuar nga dhe nëpërmjet një procesi të krijimit të institucioneve të lindura nga Dekalarata e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e 7 shtatorit. Organzimi i shteti ka qenë në çdo aktiv, nëndegë, degë dhe qendër dhe deri tek organizmi i qeverisë në ekzil përfshirë edhe sistemin e 3 për qindshit, ku me mijëra njerëz punuan dhe protestuan për çdo ditë kudër regjimit të MIllosheviqit, lëshuan shtëpitë për organizim politik, për shkollat dhe universitet, për pika të grumbullimit dhe ruajtjes së materialeve mjekësore e ushqimore për të përkrahur qendrat e mjekësisë Nëna Terezë. Me qindra mjeke e infermiere ishin mobilizuar. Kishte një sistem të informimit briliant dhe me shpejtësi që njerëzit që punuan pa lodhje dhe pa kompensim organizuan një sistem që nuk është parë në historinë e krijimit të shtetit askund ne botë. Kjo arkitekture që bazën e kishte ne çdo fshat dhe lagje, ne secilen pore te shtresave intelektuale e profesioniste ishte nje mekanizëm gjigand që po sillte me vehte të gjithë popullin dhe krijonte evolucionin e pakthyeshëm politik, por edhe të artikulimit të vizionit për shtetin.

Këto mekanizma për herë të parë krijuan edhe filtrat të cilat nuk lejonin dhe perjashtonin ata të cilët mendonin që një bashkëpunim me regjimin apo çfarëdo lidhje me selinë Millosheviqit mund të ishte zgjidhja e problemit. E gjithë kjo u udhëhoq nga një kastë politike e intelektuale e udhëhqur nga Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Xhemjal Mustafa, Enver Maloku, Mark Krasniqi, Nekibe Kelemendi, Kole Berisha… dhe shumë të tjerë, burra e gra të zotë e të palodhshëm, trima e patriot. Ata gjithashtu i rezistuan kërkesës djallëzore të Tugjmanit, për të hyrë në luftë dhe për ta drejtuar gjithe makinerinë e Millsheviqit nga Kosova, aty ku ishte nisur me 1989. Ata po ashtu e refuzuan kërkesën dhe ndermejtësimin për të hyrë në zgjedhje të Jugosallvisë, sepse e kishin të qartë që po përdorej Kosova dhe populli i saj për të qëruar hesapet në Beograd. Skenar që ishte parë më 1945/46.

Në ndërkohë UÇK-ja kishte dalë në skenë dhe atëherë Rugova kërkoi që të mos bëhemi pjesë e skenarit që do t’i jepte Millosheviqit dhe makinerise se tij justfikimin për masakrimin dhe përdorimin e strategjisë së “Tokës së Djegur”, e për ta pastruar Kosovën një herë e përgjithmonë prej Shqiptarëve, që ka qenë qëllim shekullor i qeverive fashiste Serbe. Ai dhe i gjithë ekipi i udhëhqjes së Republikës së Kosovës, e ndau UÇKne e Adem Jasharit, nga ata qe u thirren ne emër të UÇK-së, e që i pamë sot kush janë.Per te mos lejuar bashkimin e Rezistences paqesore me kundershtine e armatosur dhe veprimine minsitrise se Mbrojtjes se republikes, qarqet e aferta me UDB nisen fushaten kunder Rugoves dhe LDK dhe ne bashkepunim me Fatos Klosin eliminuan Minsitrin e Mbrojtjes z. Ahmet Krasniqi dhe vepruan aktivisht per te mbjellur urejtje. Pjese e kesaj makinerie ka qene edhe Adem Demaci dhe Rexhep Çosja.

Rugova dhe ekipi i tij e kuptoi mirë që infiltrimi i nëntokës së Marksist-Leninistëve dhe njerëzve të subordinuar nga UDB-a po parqiteshin kinse po luftonin për interesin e popullit dhe të vendit, por në fakt shumë prej tyre u bënë pjese e kalkulimeve e disa të tjerë u manipuluan rend duke mos pyetur pse gjith kjo urrejtje ndaj atyre qe udhehoqen procesin e berjes dhe nderkombtarizimit te shtetit. Edhe në Rambuje u pa se në fakt ndërkombtarizimi i çështjes që kishte ndodhur për më shume se një dekadë, me të gjitha raportet e mundeshme e të detajshme dhe nga organizimi i diasporës dhe puna e palodhshem e Enver Malokut dhe Qendrës që udhëhiqte me rrjetin e saktë dhe të përpikët nga çdo fshat e lagje, raportet e Bajram Kelemendit dhe bashkëpunetorëve të tij të rrjetezuar në gjithë vendin së bashku me KLMDNJ-në, e kishin arritur pikën e suksesit. Bota e dinte cfare po ndodhe dhe kush ishte Millosheviqi edhe nga Bosnja dhe Kroacia, mobilizimi nderkombëtar ishte shumë më i lehtë.

Sinteza e një shteti që vepronte sukseshëm paralel me pushtuesin, por avanconte në simpatinë ndërkombtare bashkë me luftën e UÇK e vërtetë, arritën që Bashkësia Ndërkombtare e udhëhequr nga SHBA-ja, të sjellë në Rambuje Serbinë, para aktit të tërheqjes se plotë apo bombardimit.

Protesta e 1 Tetorit nuk shënon fillimin e as fundin e Ibrahim Rugovës, përkundrazi me gjithë qëllimin e mirë naiv, thellon konfuzionin dhe krijoi hapësirë për të mos pasë kontrollë të plotë ndaj zhvillimeve dhe Serbia përdori çdo hap për ta pastruar Kosovën etnikisht dhe për të vrarë sistematikisht njerëz. Mbi 10 mije u vrane dhe mbi 1 milion njerëz u përzunë me dhunë, duke u shpërndarë anekënd botës. Po të mos nënshruhej Rambuje dhe po të mos ndodhte intervenimi i NATO-s, për çfarëdo aresyje që sot i dimë më mirë se sa e mundur ka qenë që një intervenim i tillë të mos ndodhë, sot populli shqiptar i Kosovës do të ishte i shpërndarë nepër vende dhe kampe refugjatësh, njejtë siç janë Palestinezët e Sirianët. Këmbgulësia e Thaçit dhe Demaçit për të mos e nënshkruar marreveshjne ne Rambuje ( lexo librin e Albright) kanë qenë treguesi më i mirë se çfarë po përgatitet dhe kush në fakt janë këta njerëz, disa te shitur e disa naiv.

Qytetarët e kanë ditur edhe më mirë që nga fillimi sepse përgjigjeja ju dha në zgjedhjet e para të pasluftës duke e përzgjedhur Rugovën dhe njerëzit qe e udhehoqën Kosovën nepërmejt një fije të perit dhe kundër një makinerie vrasëse e fashiste të Millosheviqit me shumice dermuese te votave. Të përkrahur edhe nga disa qendra tjera evropiane që po zbulonin planet për bombardim dhe më vonë edhe tentuan ta sabotojnë koncensusin në NATO. Ata e ndane Kosoven ne Mitrovice dhe me vone siguruan kontrata t emajem per vehte dhe varferuan vendin. Krejt kjo është për të thënë që nuk është kaq e lehtë ashtu siq flet Bujar Dugolli sot, e që fill pas protestave u bë ” i rëndesishëm” me pak pushtet po sillej si plotfuiqishëm. Më kujtohet varrimi i Cen Dugollit në Ferizaj dhe sjellja e tyre, ngritje nepermejt varreve. Gjithashtu e mbaj në mend Bujar Dugollin, si ministër dhe punën e tij në Ferronikelin posaqerisht, dhe gjithashtu e dijmë mirë se pse Universiteti i Prishtinës është një gërmadhë e korrupcionit dhe favorizimeve sot. Nuk i takon Bujarit të flet për historinë e lëvizjeve studentore, ai ka qene aty rastesisht ashtu siq eshte edhe sot.

Ndersa Albini nuk guxon ta bëjë gabimin që ka bërë në vazhdimësi-Ka pasur protesta dhe ate mire te organizuara ndryshe Mihajl Kertes nuk do te na priste gishtrinjet, falja gjaqeve ka qene proteste, demonstriment per vrasjen e ushtareve ne kazermat jugosallave,ka qene proteste, varrimet masive e te vrareve neper burgjet e serbise kane qene proteste, cdo hap kunder pushtuesit ka qene proteste edhe levizjet punetore dhe organizimi sindikal edhe solidariteti me familjet e zhvendosura qe jane strehuar, edhe jeta kulturore dhe prezenca e flamurit ne to kane qene proteste. Historia nuk ka filluar dhe nuk mbaron me ne. Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij të vrarë (me shume qellim e taktikë) por dhe ata që janë të gjallë e të papërfshirë sot kanë qenë dhe mbeten vizionarët më të mëdhenjë të lirisë dhe Pavaresisë së Kosovës.