Tensione ndërmjet liderëve të Kosovës dhe aleatëve perëndimorë

Përpjekja për shfuqizimin e legjislacionit për Gjykatën Speciale në Kosovë “mund të shihet si kriza më e madhe ndërmjet liderëve të Kosovës dhe aleatëve perëndimorë, prej përfundimit të luftës”, thotë gazetarja amerikane, Valerie Plesch

Radio Evropa e Lirë: Ditëve të fundit ne kemi dëgjuar informacionin se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk udhëton për në Shtetet e Bashkuara, pasi nuk ka vizë. Ka pasur disa opinione se kjo është e ndërlidhur me zhvillimet për përpjekjet për tërheqjen e legjislacionit për Gjykatën Speciale për Krime të Luftës. Si e shihni ju këtë situatë?

Valerie Plesch: Nuk dëshiroj të spekulojë, por dikush mund të pyetet për kohën e kësaj vizite dhe vizës dhe lajmin e fundit për tërheqjen e legjislacionit për Dhomat e Specializuara.

Nuk dihet nëse refuzimi i vizës është i bazuar në lajmin më të fundit për përpjekjen nga anëtarët e Kuvendit të Kosovës dhe liderët më të lartë të Kosovës, për ta tërhequr legjislacionin për Gjykatën Speciale, ose kjo ishte vetëm një çështje procedurale. Por, sigurisht kjo e ngrit çështjen e kohës kur kanëndodhur ngjarjet aktuale.

Radio Evropa e Lirë: Thatë se ju keni dëgjuar disa spekulime. Çfarë lloji të spekulimeve ekzistojnë?

Valerie Plesch: Kam parë në mediat sociale dhe në lajmet lokale se këto dy ngjarje janë shumë të ndërlidhura. Por përsëri, asnjëra palë nuk ka konfirmuar se përse është refuzuar viza. Por, ju duhet të mendoni për kohën.

Radio Evropa e Lirë: Pas kësaj nisme në Kuvendin e Kosovës, e cila tash për tash ka dështuar, ka pasur kundërshtim të fuqishëm nga vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara. A mendoni se raportet ndërmjet zyrtarëve të Kosovës dhe vendeve perëndimore aktualisht janë me tensione dhe, për të parën herë, disa këtë e shohin si krizën më të madhe ndërmjet zyrtarëve të lartë të Kosovës dhe aleatëve perëndimorë?

Valerie Plesch: Mendoj se po! Do të thoja se situata është e tensionuar ndërmjet Kosovës dhe aleatëve dhe mbështetësve të saj më të mëdhenj në 18 vitet e kaluara. Ambasadori britanik tha më 22 dhjetor, kur e gjithë kjo filloi të zhvillohet se “kjo natë mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga përfundimi i luftës”.

Po ashtu, ambasadori amerikan tha se nga Shtetet e Bashkuara do të konsiderohet si thikë në shpinë, nëse legjislacioni tërhiqet. Prandaj, mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës dëshirojnë të shohin se Kosova po ka sukses dhe përfundimisht dëshirojnë të shohin se po lëvizë përpara lidhur me përkushtimet e veta për hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës.

Gjatë një vizite të mërkurën të delegacioneve gjermane dhe franceze në Prishtinë, në mënyrë specifike është diskutuar për Gjykatën Speciale, me ç’rast këta zyrtarë në delegacione, raportohet se u kanë tërhequr vërejtjen liderëve të Kosovës se anulimi i Dhomave të Specializuara do të prodhojë konsekuenca serioze për udhëheqjen e Kosovës.

Po, kjo mund të shihet si kriza më e madhe ndërmjet liderëve të Kosovës dhe aleatëve perëndimorë, prej përfundimit të luftës.

Radio Evropa e Lirë: Në artikullin tuaj vitin e kaluar në Washington Times, ju keni shkruar për dashurinë e thellë dhe falënderimin e Kosovës për Amerikën në gjithë vendin. Tash, pas zhvillimeve të fundit politike, a mendoni se kjo qasje është në rrezik?

Valerie Plesch: Nëse e kuptoj në mënyrë korrekte pyetjen, nuk mendoj se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga mbështetja dhe investimi në zhvillimin afatgjatë të Kosovës. Mendoj se shenja e falënderimit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara do të shihet gjithnjë në gjithë vendin.

Pra, unë realisht nuk shoh se ekziston një rrezik i tillë. Mendoj se Shtetet e Bashkuara janë këtu për të mbetur. Ato po e ndërtojnë ambasadën e re këtu në Prishtinë, një ambasadë shumë të madhe dhe mendoj se kjo është shenjë e qartë se Shtetet e Bashkuara do të mbesin këtu dhe investojnë për të ardhmen e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Duket se një tjetër pengesë serioze në këto raporte është edhe çështja e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Ky është, po ashtu, kushti kryesor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Duke jetuar dhe shkruar për Kosovën për një kohë, a pritni se kjo çështje do të zgjidhet pozitivisht për shtetasit e Kosovës, të cilët janë të izoluar?

ValeriePlesch: Po, por mendoj se do të duhet më tepër kohë. Jetoj këtu tash e tri vjet dhe nuk është bërë progres kritik në këtë çështje, për të cilën mendoj se do t’i përmirësonte kushtet e jetesës për shtetasit, që të mund të udhëtojnë lirisht.

Janë bërë shumë premtime nga liderët gjatë vitit, por edhe sot kosovarët nuk mund të udhëtojnë lirisht në pjesët e tjera të Evropës. Kjo është ekstremisht frustruese për shtetasit.

Mendoj se njerëzit janë të ngopur duke dëgjuar premtime, që janë bërë gjatë fushatave, se liberalizimi i vizave do të ndodhë, nën udhëheqjen e kandidatit të caktuar. Për shembull, Haradinaj u tha shtetasve se nëse ai zgjedhet kryeministër i ardhshëm, atëherë ata do të udhëtojnë pa viza brenda 90 ditëve. Por, natyrisht, kjo kurrë nuk ka ndodhur.

Muajin e kaluar, ai premtoi liberalizim të vizave në muajin mars të këti viti. Nuk shoh se kjo po ndodhë. Njerëzit këtu janë të ngopur me këto premtime dhe ata nuk dëshirojnë të jenë mëtutje të izoluar. Ata duhet të presin në rreshta të gjatë para ambasadave për viza të shtrenjta.

Kontesti Serbi- Kosovë, rrezik për gjithë Ballkanin

Raporti britanik për Ballkanin me titullin “Mbretëria e Bashkuar dhe Ballkani Perëndimor”, e sheh rrezik për shpërthim konfliktesh moszgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës

Sipas raporti, me zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës do të zgjidhej edhe një çështje tjetër e rëndësishme, ajo e ndikimit të Rusisë në rajon i cili po shtohet gjithnjë e më shumë.

“Sa më gjatë që të mos zgjidhen këto marrëdhënie, aq më i madh është rreziku që çështja e kufijve në gjithë rajonin sërish të hapet, së pari në Bosnjë e Maqedoni, e pastaj mu sikur në vitet e 90, kudo përreth”, përcjell pjesë nga raporti “blic “ i Beogradit.

Grupi i ekstremistëve djathtistë në Serbi është ende i madh. Më i njohur është Lëvizja Popullore serbe 1389, e cila kundërshton normalizimin e marrëdhënieve dhe vazhdimin e dialogut Beograd – Prishtinë.

Zyra e BE-së kërkon nga deputetët që të tërheqin iniciativën për shfuqizimin e Speciales

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë shpreh shqetësimin në lidhje me iniciativën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Sipas një komunikate për media, Kosova në vitin 2014 u angazhua me BE-në në themelimin e Dhomave të Specializuara. Ky ishte një hap i rëndësishëm për të demonstruar angazhimin e Kosovës për sundimin e ligjit. Si rezultat, BE mirëpriti krijimin e Dhomave të Specializuara nga Parlamenti i Kosovës në vitin 2015.

“Çdo përpjekje për të shfuqizuar ose ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara dëmton seriozisht një angazhim të tillë dhe do të rrezikonte punën e përbashkët të BE-së dhe Kosovës për sundimin e ligjit të bërë vitet e fundit. Kjo do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në. BE-ja, pra, kërkon që krijuesit e nismës së Parlamentit ta tërheqin atë. Ajo mirëpret deklaratat e fundit publike nga udhëheqësit politikë në mbështetje të respektimit të detyrimeve të Kosovës. BE përgëzon mediat dhe shoqërinë civile për ngritjen e zërit të tyre kundër kësaj iniciative të dëmshme”, thuhet në komunikatën e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Nëpërmjet kësaj komunikate thuhet se Bashkimi Evropian mbështet fuqishëm progresin e Kosovës në integrimin e saj evropian.

“Progresi i Kosovës drejt integrimit në BE, duke përfshirë përpjekjet e vërteta të Kosovës për të garantuar demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe pajtimin sot më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetje. Udhëheqësit e Kosovës duhet ta mbajë Kosovën në mënyrë të vendosur në agjendën evropiane që rajoni i Ballkanit Perëndimor ndan, në përputhje me dëshirat dhe pritshmëritë e popullit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e BE-së.

Amerikanët kërkojnë arrestimin e Ilir Metës dhe Sali Berishës, Edi Rama nuk pranon nga frika

Perëndimi përgatit terrenin për prangosjen e dy peshkaqenëve të mëdhenj, largon ushtarët e politikës nga prokuroria

Orë tmerri për peshkaqenët e politikës shqiptare, të cilët ka 27 vjet që poshtërojnë, vjedhin dhe sundojnë shqiptarët, plaçkitin pasuritë publike, shesin interesat kombëtare dhe lëvizin në prapaskenë fijet e mafies dhe krimit në vend. Goditja po u vjen pikërisht nga amerikanët, tmerri më i madh i tyre, por shpresa e fundit e shqiptarëve për t’u çliruar nga kasta e korruptuar.

Me ligj dhe pa ligj, SHBA-BE shporrën Adriatik Llallën nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, duke shembur mburojën e Ilir Metës, Sali Berishës dhe të disa krokodilëve të Partisë Socialiste. Në fund të fundit, ndarja mes partive është thjeshtë formale, pasi synimi është një: Të sundojnë, të vjedhin dhe të harbohen së bashku me djersën e shqiptarëve.

Pas largimit të Llallës, po nën kujdesin e SHBA-BE ka nisur edhe spastrimi i shokëve dhe dashnoreve të tij nga pozicionet drejtuese të prokurorive. Njerëzit e Llallës, që luanin me dosjet sipas interesave të Sali Berishës dhe Ilir Metës, nisën të bënin rezistencë, por shumë shpejt u dorëzuan. Që të gjithë janë futur në listën e zezë të SHBA. Pas largimit të tyre, ka nisur edhe një hetim për mbylljen e dosjeve të krimit dhe korrupsionit.

Pas gjithë kësaj furtune të paralajmëruar në prokurorinë shqiptare, fshihet përgatitja e terrenit për të arrestuar fillimisht dy peshkaqenët më të mëdhenj të krimit, korrupsionit dhe trafiqeve në Shqipëri, Ilir Metës dhe Sali Berishës. Një nga shkaqet se pse amerikanët e rrëzuan Adriatik Llallën dhe e futën në listën e zezë është se nuk pranoi të hetonte Sali Berishën. Por, atë që nuk e bëri Llalla, pritet ta bëjë Arta Marku. Me apo pa baza ligjore, Perëndimi ka kërkuar që Sali Berishën dhe Ilir Metën, dy armiqtë më të përbetuar të reformës në drejtësi, t’i shikojë me pranga në duar.

Për Sali Berishën ndërkombëtarët mësohet se kanë mbi 300 dosje krimi dhe korrupsioni, të cilat përfshijnë të gjithë aktivitetin e tij prej 27 vitesh në dëm të shqiptarëve dhe kombit. Për Ilir Metën, ekziston dosja më voluminoze që mund të jetë hartuar ndonjëherë për ndonjë politikan shqiptar. Jo rastësisht Sali Berisha dhe Ilir Meta organizuan përleshjen në seancën e fundit plenare, për të mbrojtur me çdo kusht Adriatik Llallën. Ata kanë planifikuar edhe një protestë në datën 27 janar, ndërsa synojnë që të përdorin ushtarët e tyre si mburoja njerëzore.

Kryeministri Edi Rama kundërshton arrestimin e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Qëndrimi i kryeministrit është shumë i rëndësishëm për shkak se kontrollon shumicën e parlamentit. Me ligjet në fuqi, arrestimi i deputetëve, siç është rasti i Berishës, kalon vetëm përmes parlamentit. Edi Rama është i frikësuar. E para është i frikësuar se me arrestimin e Berishës dhe Metës, mund të humbasë pushtetin e tij, për shkak se ngjarjet mund të marrin rrjedha të paparashikueshme. E dyta, Edi Rama ka frikë se pas Berishës dhe Metës, e ka radhën ai.

Përparimi dredharak i Kinës në Ballkan duhet të shqetësojë BE-në

Ndërsa Europa përqendrohet te kërcënimi rus në rajonin e Europës Lindore, ajo ka shpërfillur rreziqet që i vijnë nga rritja e ndikimit të Kinës në rajon

Nga Vesko Garceviç

Rajoni nuk i di ende rreziqet që i kanosen kur merresh me Kinën. Prandaj, pyetja nuk është nëse duhet apo jo të bëjmë biznes me Kinën; çështja është si të mund të negociojmë një marrëveshje të drejtë.

Kur zyrtarët e BE-së, përfshirë shefen e politikës së jashtme Federica Mogherini, i referohen Ballkanit si një “fushë shahu të re ku mund të luhet loja e fuqive të mëdha”, ata duken se kanë parasysh Rusinë, jo Kinën.

Por, pavarësisht nëse duan apo jo ta pranojnë, Kina po bëhet një lojtare e fuqishëm në lojën strategjike të shahut në Ballkan.

Politika e Pekinit “Një Rrip, Një Rrugë” po prek tashmë Ballkanin dhe prania e saj është e dallueshme thuajse në çdo cep të rajonit.

Angazhimi ekonomik i Pekinit në këtë pjesë të Europës po rritet, ashtu si dhe ndikimi i tij, duke nxitur shqetësim se BE-ja mund të lihet në errësirë me kalimin e kohës nga fuqia e shpejtë në rritje e Kinës – siç ka ndodhur në Afrikë.

Kohët e fundit Pekini rikonfirmoi angazhimin ndaj Europës Qendrore dhe Lindore, kur dërgoi kryeministrin Li Keqiang në Samitin e Gjashtë të Liderëve të Kinës dhe të Europës Qendrore dhe Lindore në Budapest në nëntor.

Njëmbëdhjetë nga 16 vendet pjesëmarrëse në të ashtuquajturën korniza 16 + 1 janë anëtarë të BE, ndërsa pesë janë vende aspirante për në BE. Krijuar në prill të vitit 2012, korniza përbën një platformë që bën bashkë çdo vit krerët e shteteve për të forcuar bashkëpunimin midis Kinës dhe rajonit të Europës Qendrore dhe Lindore.

Mbajtja e një takimi me Kinën është bërë prestigj dhe disa anëtarë të BE-së në grup e konsiderojnë takimin po aq të rëndësishëm sa organizimi i një samiti të BE-së.

Nuk është çudi që Bullgaria, e cila drejton aktualisht BE-në, me padurim argumentoi se Sofja do të organizonte takimin e ardhshëm.

Hungaria fitoi të drejtën për të organizuar takimin vitin e kaluar kur kryeministri Viktor Orban vizitoi Kinën dhe u takua me kryeministrin Keqiang, i cili thuhet se miratoi idenë.

Për vendet në Ballkan, Kina është një rast i ideal për një martesë të suksesshme interesash. Të gjitha vendet e Ballkanit kanë nevojë për para – dhe Kina duket e gatshme të investojë në rajonin e tyre.

Për më tepër, ndryshe nga BE-ja, kinezët nuk bëjnë pyetje të vështira, nuk predikojnë apo nxisin për privatizimin dhe ristrukturim të ndërmarrjeve shtetërore joefikase.

Blerjet e aseteve industriale nga Kina shihet nga politikanët vendas si investim i sigurt që do të krijojnë vende pune – me rëndësi kyçe për vendet që luftojnë me papunësinë.

Në disa raste, BE-ja nuk mund të konkurrojë me Kinën për shkak të rregullave të saj të rënda dhe të ndërlikuara që i bashkëngjiten financimit të BE-së.

Ballkani është “dritare mundësish” për Kinën:

Nga ana tjetër, me një popullsi prej mbi 120 milionë, Europa Qendrore-Lindore (EQL) dhe Ballkani është një dritare e mundësive për produktet kineze dhe Investimet e Huaja Direkte, IHD.

Në pamje të parë, vendet e Ballkanit /EQL dhe Kina janë në fazën e muajit të mjaltit të marrëdhënieve të tyre.

Nga viti 2010 deri në vitin 2015 tregtia reciproke u rrit me 20 për qind, duke arritur në 56.2 miliardë dollarë amerikanë.

Në nëntor 2016, gjatë samitit 16 + 1 në Riga të Letonisë, Kina nisi një fond investimi prej 10 miliardë euro për të financuar projekte në rajonin e EQL.

Pjesa më e madhe e investimeve është përqendruar në infrastrukturën rrugore, në sektorin e energjisë dhe te industritë e rënda.

Kompanitë kineze kanë investuar në fabrikën e çelikut në Smederevo të Serbisë dhe po ndërtojnë centrale të shumta kryesisht me qymyrgur, veçanërisht në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Bullgari.

Shumica e investimeve kineze në Bosnje shkojnë vetëm në njësinë e dominuar nga serbët, Republika Srpska.

Serbia ka një vend të veçantë në strategjinë e Kinës për Ballkanin. Ajo tashmë ka tërhequr mbi 1 miliard dollarë amerikanë investime në formën e kredive të buta për të financuar projektet e ndërtimit të rrugëve dhe të energjisë.

Investime të tjera të rëndësishme në rajon përfshijnë një kredi prej 580 milionë euro të dhënë Maqedonisë nga Exim Bank e Kinës për një autostradë në 2013 dhe një projekt prej 3.2 miliardë dollarësh të drejtuar nga China Pacific Construction Group, CPCG, , ndërtuesi më i madh privat në vend, për të ndërtuar një autostradë mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, e cila do të jetë pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane.

Njëkohësisht, Mali i Zi mori një kredi prej më shumë se një miliardë dollarë nga Exim Bank për një autostradë që kalon nga bregu drejt kufirit me Serbinë dhe për të rinovuar flotën e transportit.

Ndryshe nga Rusia, Pekini përfiton nga stabiliteti:

Ndryshe nga Rusia, e cila duket se përfiton nga destabilizimi në rajon, Kina mbështet dhe përfiton ekonomikisht nga stabiliteti i rajonit.

Gjithashtu ndryshe nga Rusia, Kina nuk mbështetet në propagandën për të eksportuar ideologjinë e saj ose të përpiqet të minojë aspiratat e shteteve në rajon për t’u bashkuar me NATO-n ose BE.

Pekini nuk shet një model alternativ ideologjik apo politik për Ballkanin. I nxitur nga interesa më ekonomike dhe politike, Kina do të përfitojë nga integrimi i rajonit në BE.

Njëkohësisht, fuqia “e butë” në rritje pengon modelin e BE-së për Ballkanin.

Kjo është arsyeja pse Kina është një aktor disi më i vështirë për t’u përballur, sesa Rusia.

Vetë rajoni duket i pavetëdijshëm për rreziqet e mundshme të biznesit me Kinën. Prandaj, pyetja nuk është nëse duhet apo jo të bëjmë biznes me Kinën; çështja është si të mund të negociojmë një marrëveshje të drejtë.

Ndryshe nga BE-ja, që ofron një proces të gjatë, kërkues dhe nganjëherë politikisht dëmtues reformash demokratike – që do të çojnë në fund në krijimin e sistemeve demokratike ekonomikisht të qëndrueshme dhe politikisht të përgjegjshme – Kina nuk është e interesuar për demokracinë.

Duke u fshehur pas “mosndërhyrjes në punët e brendshme”, jo vetëm në Ballkan, Pekini paraqitet si një alternativë e lehtë ndaj kërkesave perëndimore për reforma të dhimbshme demokratike.

Ai i jep përparësi marrëveshjeve të drejtuara nga shteti, nga lart-poshtë, lider me lider që nuk llogarisin nëse projektet janë të orientuara nga tregu, janë transparente dhe miqësore me mjedisin.

Stabiliteti në sytë e kinezëve gjithashtu do të thotë mbajtje në pushtet e elitave të tanishme politike për sa kohë ata mund të sigurojnë projekte të reja ekonomike të miratuara nga shteti. Çdo ndryshim i lidershipit, demokratik apo jo, sjell një shkallë rreziku që Kina nuk do të preferonte të shihte.

‘Bujaria’ e Kinës vjen me një kosto:

Duke pasur parasysh deficitin demokratik në Ballkan, shtetet në rajon e kanë vënë veten në një pozitë të varësisë pasive ndaj Kinës.

Pekini krijon financimin e projekteve dhe dërgon punëtorët e vet, duke minimizuar pjesëmarrjen e kompanive vendase.

Kreditë kineze, të dhëna me kushte të buta dhe të lehta, kanë çuar gjithashtu në rritje të barrës së borxhit të rajonit.

Serbia tashmë ka 2.12 miliardë dollarë borxh dhe Bosnja 1.78 miliardë dollarë borxh nga bankat kineze. Për Malin e Zi, kostoja e kredive kineze tashmë e ka detyruar qeverinë të zvogëlojë disa nga projektet e veta të mirëqenies sociale.

Një çështje tjetër është shkalla sipas të cilës Kina i përmbahet rregullave dhe standardeve europiane kur kryen investimet e saj.

Hekurudha e shumëpërfolur e shpejtësisë së lartë [që kushtoi 3.8 miliardë dollarë] midis Beogradit dhe Budapestit pothuajse ka arritur një rrugë qorre; BE po heton shkeljet e mundshme të kërkesave europiane për tenderët publikë.

Serbia ka filluar punën në anën e saj, duke huazuar gati 300 milionë dollarë nga Kina për këtë.

Por dilema është se ku do të përfundojë kjo hekurudhë me shpejtësi të lartë nëse BE-ja e ndalon realizimin e saj nga ana hungareze.

Është e qartë pse BE po nervozohet dhe ka arsye për këtë, kur është fjala për ndërhyrje kineze në oborrin e saj.

Përvoja e rajoneve të tjera ku Kina e ka treguar veten si një lojtar të fuqishëm, sugjeron që pas bujarisë dhe vullnetit të mirë të Kinës, qëndron një interes i qartë për të projektuar ndikimin ekonomik kinez dhe interesat politikë.

Qasja e tanishme e Kinës është pjesë e një strategjie më të gjerë dhe të menduar mirë për të shfrytëzuar fuqinë e saj në vendet e EQL/Ballkanit për të ndikuar brenda BE-së.

Në këto rrethana, BE-ja duhet të përditësojë modelin e saj dhe të rikonfirmojë perspektivën e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor.

Rritja e pakënaqësisë me modelin e demokracisë liberale dhe lodhja nga reformat në Ballkan, si dhe procedurat e komplikuara dhe burokratike nga ana e BE, kanë lehtësuar përparimet kineze.

BE-ja nuk mund të vërë në rrezik axhendën e saj të reformave. Megjithatë, duhen më shumë iniciativa, siç është Procesi i Berlinit, bashkë me vazhdimin e transformimit demokratik.

Që Kina të mos ketë sukses, BE-ja duhet t’i ndihmojë vendet e Ballkanit për ndërtimin e institucioneve të forta dhe të përgjegjshme dhe të ofrojë mundësi të reja dhe të prekshme për investime./BIRN/

Abazi – Krasniqit: Molliqaj, që mori nënshtetësi shqiptare me adresë time, ku të angazhohet

Aktivisti i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Boiken Abazi, ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook, ndaj asaj që ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi i tha në Rubikon të KTV-së

“Meqenëse miku ynë, Florin Krasniqi, këshillën që mos të angazhohem në Kosovë nuk ma ka thënë kurrë kur jemi takuar bashkë, por ma thotë sot përmes TV. Kam një pyetje: Florin, tash që Dardan Molliqaj vjet ka marrë nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë me adresë banimi te shtëpia ime në Tiranë, Molliqaj me origjinë nga Deçani e banues ne Prishtinë, ku do duhej te angazhohej sot Molliqaj?”, ka shkruar Abazi.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi në Rubikon të KTV-së ka folur për anëtarët e VV-së nga Shqipëria, të cilët i quajti “parashutistë”.

“Nuk jam kundër atyre të Shqipërisë, jam për. Ata mendojnë që janë shumë më të mençur, por ka qenë mirë me bë diçka në Shqipëri”, u shpreh ai.

Krasniqi tha që Boiken Abazi ka punuar për parti mirëpo për Elvis Hoxhën nuk i njeh ndonjë kontribut.
“Kam respekt për Boikenin, ka shpenzu kohë shumë. Elvis Hoxha nuk e di se çka ka bërë që të përzihet”, tha ai.

“Ata kish qenë mirë me ardhë e me punu si Dardan Molliqaj në terren. Me luftu si qysh ka luftu familja e Dardan Molliqajt. Është e lehtë me fol fjalë të ndyta, unë nuk kam respekt për njerëzit që flasin fjalë të ndyta”, ka thënë ai.

I pyetur se pse Kurti nuk po i ndalon veprimet e tilla, ai ka thënë që duhet të pyetet ai mirëpo sipas Krasniqi, as Kurti nuk mund të bëj diçka të tillë.

Lumezi ka një apel për personat që po deklarohen për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së

Personat të cilët flasin, nëpër media dhe rrjete sociale, lidhur me vrasjet e aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës është mirë që të njëjtat t’i deklarojnë edhe në Prokurorinë e Shtetit. Kështu të paktën ka deklaruar kryeprokurori i Republikës, Aleksandër Lumezi

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se institucioni të cilin e drejton ai do të merret seriozisht me deklaratat publike të cilat mundë t’i ndihmonin zbardhjes së vrasjeve të caktuara.

“Ne gjithsesi se do të bëjmë një kërkesë për grumbullimin e informacioneve dhe do t’i dëgjojmë këta persona që po prononcohen publikisht nëse ata kanë informacion i cili na drejtojnë në pistën e hetimeve”, u shpreh ai.

Më tej, Lumezi shpjegoi se është obliguese që çdo indicie që paraqet identitetin e kryesve të veprës penale të ndërmerren veprime të caktuara hetimore. Kryeprokurori shtoi se me disa prononcime të cilat kanë për qëllim me ç’orientu sistemin e drejtësisë në rrugët e ndriçimit të rasteve të caktuara, të cilat i ka hetuar UNMIK-u apo EULEX-i, s’ka nevojë të merren me to.

“Mirëpo nëse dikush prej tyre ka informacion lidhur me identitetin e kryesit të veprës penale mirë kishte me qenë, edhe ligji dhe kushtetuta e obligojnë , që ato informacione t’i paraqesin në Prokurorinë e Shtetit, respektivisht tek organet e ndjekjes”, u shpreh ai.

Ndryshe, sot me rastin e përvjetorit të vdekjes së veprimtarit të LDK-së Enver Maloku, analisti dhe gazetari Bajrush Morina ka thënë që një deputet i Kuvendit dhe gruaja e tij janë fajtorët për vdekjen e Malokut, por nuk ka përmendur emra.

Lidhur me këto deklarata ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri i ka kërkuar kryeprokurorit Lumez që i njëjti të merret me deklaratën e Morinës.

“Këtë rast ta trajtojë menjëherë, në mënyrë që pretenduesi të paraqesë faktet e pretenduara përmes së cilave akuzon njërin nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ose në të kundërtën të ballafaqohet me sistemin e drejtësisë”, u shpreh ministri i Drejtësisë.

Reagojnë vëllezërit Ibrahim e Qerim Kelmendi, lidhur me akuzat e dëshmitarit se kanë vrarë Tahir Zemajn, Smajl Hajdarin…

Dëshmitari Shkumbin Mehmeti ka akuzuar sonte në një intervistë në Klan Kosova, Qerim dhe Ibrahim Kelmendin për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë. Mehmeti ka thënë se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK-së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt

Gazeta Express ka biseduar me të akuzuarin, Ibrahim Kelmendi për këtë çështje. Kelmendi në këtë bisedë ekskluzive ka thënë se krejt ato çka i thotë Mehmeti janë shpifje. Ai thotë se s’ka pasur asnjë arsye që të urdhërojë këto vrasje. “Shpifjet e Shkumbin Mehmetit, me gjasë të bëra me porosi, nuk më bëjnë tashmë ndonjë përshtypje, sepse janë duke u riaktualizuar, sa herë që duan të me pengojnë në kundërshtimet e demaskimet politike që po ua bëjë marionetave komplotistë”, ka thënë ai.

Kelmendi ka thënë se nuk ka pasur asnjë arsye konkrete, racionale, as kurrfarë të tjera, as private, të urdhëroi këdo qoftë për vrasjen e Ismail Hajdarit, sepse ai ishte vlerë e UÇK-së.

“Ai sapo ishte konfliktuar me Ibrahim Rugovën, meqë ishte kundër që ai të votohej për president i UNMIK-istanit me vota të “povratakut” serb, siç quheshin 10 deputetët serbë. Prandaj qysh atëherë pata shkruar, se duhet ta ketë vra shërbimi serb, për t’i diciplinuar deputetët e LDK-së të rreshtohen pas NJESHIT dhe të akuzojnë “krahun e luftës” për vrasje të tij. Ndërsa sa i përketë Tahir Zemajt, përherë e kam urrejt si marionetë serbe, si narkodiler, si vrasës i dyshuar, si kriminel ordiner në Gjermani, si komplotist e diversionist gjatë Lufte,por nuk kam gjykuar se ia vlen të vritet, jo për shkak të ndonjë keqardhje, por për shkak të interesit nacional, meqë unë përherë kam vlerësuar, se më të fituar do të jemi nëse nuk fillojmë me vrasje konspirative, edhe kur e meritojnë të vriten”, ka rrëfyer Kelmendi për Express.

Ai ka treguar se Shkumbin Mehmetin ka pasur rast ta njoh e ta shoh gjatë procesit gjyqësor në burgun e Dubravës së Istogut, ku i bëhej gjyq një “grupi”, si organizatorë të trazirave të vitit 2004.

“Në atë “grup” aksidentalisht ishte edhe Vëllai im dhe shkoja për të përcjellë procesin gjyqësor. Qysh atëherë kam vërejt se Shkumbini nuk e kishte vendin në atë shqyrtim gjyqësor, por në psikiatri të mbyllur” .

“Edhe për atë proces gjyqësor, për të cilin zhurmohej me pompozitet të madh, hetuesit Fadil Syleviqi e Gojar Kelmendi kishin përgatit keq dëshmitar të rrejshëm, një burgagji ordiner. Fatmirësisht kryetari i trupit gjykues, një gjerman vërtet profesionist e korrkt, zbuloi si akuza bazohej në dëshmitar të dresuar, prandaj gjithë grupin e pat shpall të pafajshëm. Por fatkeqësisht vuajtën nga 22 muaj burg, me sa mbaj mend”

Kelmendi thotë se tani nuk po di kujt po i intereson ky dëshmitar, qe sipas tij është i i rrejshëm, si hakmarrja. “Para sa kohëve i njëjti pat shpifur se unë i kisha dhënë 240 mijë euro për vrasje të Xhavit Halitit. Dhe mbi bazën e asaj “dëshmije” Xhavit Haliti pat bërë padi. Të paktën kështu që prononcuar për media. Por, nuk me pat thirr askush për të më marrë në pyetje. Uroj t’i ndërpresin këto lloj komplotësh hakmarrëse dhe të përballemi qytetarisht për kundërshtitë e inatet që kemi, qysh nga vitet e paraluftës”, ka treguar , Ibrahim Kelmeni.

Qerim Kelmendi, tallet me akuzat e Shkumbin Mehmetit për vrasjet e pasluftës

Dëshmitari ka thënë po ashtu se Kelmendët kanë ngakuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, deputet i PDK-së – por se plani për vrasjen e tij ka ngecur.

Pas akuzave të Mehmetit, kanë reaguar që të dy vëllezërit Kelmendi. Ibrahimi ka folur ekskluzivisht për Gazetën Express rreth akuzave.

Ka reaguar edhe Qerimi. I ka cilësuar akuzat “telenovelë”.

“Telenovela që po tjerret qe 10 vite ! E paska zbulue Makinën ne Avull !”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, duke komentuar akuzat e Mehmetit. /Express/

Protestë para Kuvendit të Maqedonisë, kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Një grup qytetarësh sonte janë mbledhur para Kuvendit të Maqedonisë në shenjë revolte për shkak të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Protestuesit janë duke kundërshtuar votimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, që sot u miratuar me 69 vota ”për”.

Komunikacioni në rrugën “11 Tetori” është i bllokuar nga QT “Paloma Bianca” deri te udhëkryqi te Spitali i qytetit.

Protesta ka filluar që në mesditë, kur bëhej votimi i këtij ligji. Grup prej 10-15 qytetarësh me flamuj Vergina ishin para ndëtesës së Kuvendit, por atëherë komunikacioni nuk ishte ndërprerë.

Rrëfimi i pjesëtarit të grupit kriminal që u formua më 2001 (video-pjesa e dytë)

Dëshmitari që tregon se kush e vrau Smajl Hajdarajn

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij, njofton Klan Kosova.

Ky grup, sipas rrëfimit të Mehmetit, për Zona e Debatit e ka kryer edhe vrasjen e ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdarajt, njofton Klan Kosova. Për këtë, por edhe për rastet tjera, ai thotë se ka dhënë deklarata për organet e drejtësisë. Madje, ai pretendon se ka folur dhe mund të flasë edhe shumëçka tjetër, deri në detaje, kush ku ka vrarë dhe sa herë ka shtënë gjithkush, në secilin rast, nëse prokurorët janë të interesuar.

Por, ai thotë se në të gjitha, ose në shumicën e përpjekjeve të tij për të folur dhe ofruar informacione, është injoruar nga prokurorët vendorë. Madje, siç thotë ai, nuk është lënë as t’i nënshkruajë deklaratat e dhëna lidhur me rastin e Tahir Zemajt dhe Sebahate Tolajt. Nga gushti i vitit 2012, Mehmeti është bërë dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it.

Shkumbin Mehmeti tregon si iu dha urdhri ta vrasë Ramiz Muriqin

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij, njofton Klan Kosova.

Njëra prej rasteve kriminale që do duhej ta kryente grupi, ishte vrasja e një personi në Pejë, Ramiz Muriqit, i cili, sipas krerëve të grupit, besohet se kishe dhënë dëshmi kundër një luftëtari të njohur të UÇK-së, të kësaj zone, në një proces të rëndësishëm gjyqësor.

Për këtë punë ishte i ngarkuar pikërisht Shkumbin Mehmeti. Por, ai nuk e realizoi këtë detyrë.
Në momentet e fundit pati disa dyshime, pasi dy shokët e përfshirë në aksion, i thanë fjalë të ndryshme se ky duhet ta presë njërin nga ta, pasi dorasi potencial ta kryente aktin.

Ndiqeni çfarë thotë Mehmeti:


Versioni i kidnapimit dy milionësh të Valon Dreshajt

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij, njofton Klan Kosova.

Shkumbin Mehmeti ishte dënuar edhe për një rast tjetër, atë të kidnapimit të pronarit të firmës “Intercoop”, Valon Dreshaj. Këtij i ishin kërkuar dy milionë euro, para këto që i duheshin grupit për të funksionuar dhe vazhduar veprimtarinë.

Por, Mehmeti thotë për Zona e Debatit se një milion i mori dikush tjetër. Se si u krye ky kidnapim, kush e urdhëroi atë, kush ishte në dijeni të këtij aksionit dhe kush duhej të përfitonte nga ato para, mësojeni nga rrëfimi i Mehmetit.

Pse ishin bërë plane për ekzekutimin e Xhavit Halitit

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij, njofton Klan Kosova.

Një cak i grupit ishte anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti. Ky, sipas Mehmetit, ishte paraparë të ekzekutohej për shkak të fondit “Vendlindja Thërret” por edhe për shkak të vrasjes në Shqipëri të një luftëtari të madh të UÇK-së. Se kush ishte i ngarkuar për ta likuiduar Halitin dhe kush i tregoi atij se është cak i një atentati, e mësojmë nga deklarata Shkumbin Mehmetit.

Kush i dha përkrahje organizimit të trazirave të marsit 2004

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij, njofton Klan Kosova.

Detyra tjetër që kishte marrë grupi më pas, ishte e jashtëzakonshme. Misioni i ri ishte të organizoheshin ato që më vonë do të njihen si trazirat e marsit 2004. Për këtë përgjegjësi, Mehmeti thotë se grupi pati mbështetjen e, siç thotë ai “të gjitha partive të dala nga lufta”, shërbimeve sekrete dhe familjeve të mëdha. Në rast se misioni do të kryhej me sukses, anëtarëve të grupit u ishte premtuar amnisti.

Arsyet banale që iu bë prita policëve të UNMIK-ut më 2004

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij, njofton Klan Kosova.

Grupi, pjesë e të cilit ishte ai i kishin organizuar pritë një patrulle të policisë së UNMIK-ut, më 2004, më rrugën Podujevë-Prishtinë. Arsyeja ishte banale – ky grup pretendonte ta poshtëronte policinë dhe administratën e UNMIK-ut. Prita ishte njëfarë presioni për ta bërë misionin e OKB-së të largohet nga Kosova. Por, plani nuk shkoi siç ishte paraparë.

Policët e UNMIK-ut hapën zjarr dhe për pasojë pati të vrarë nga të dyja palët. Shkumbini ishte i vetmi që u gjykua për këtë rast, me gjithë që ai vetë pretendon se nuk shtiu fare drejt policëve, me zolën e tij.