Vetëvendosje: Ahmeti u bashkua me ata që brenda Lëvizjes punuan kundër Lëvizjes

Vetëvendosje, në faqen e vet zyrtare të Facebookut, sot ka reaguar ndaj dorëheqjes së kryetarit ët Prishtinës Shpen Ahmeti nga kjo parti. Në reagim Vetëvendosje thotë se lajmin për dorëheqje e ka pritur me zhgënjim ndërsa shton se Ahmeti ka merita në rritjen e partisë por edhe partia ka merita në zgjedhjen e tij dy herë në krye të Prishtinës

Reagim i i plotë i Vetëvendosjes:

“Morëm vesh, jo pa zhgënjim, dorëheqjen prej organizatës sonë të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Ne e falënderojmë Shpend Ahmetin për kontributet në fitoret tona, dhe natyrisht që presim nga ai hiç më pak se realizimin e premtimeve që ka dhënë në emër të Lëvizjes, në 2013 por edhe në 2017. Mbështetjen e Lëvizjes besojmë se Shpendi e ka ndjerë në të gjitha betejat politike, por edhe në Asamblenë Komunale, si dhe nga aktivistët e angazhuar në drejtoritë me vështirësi e rrezikshmëri të lartë, por edhe në fushatë, ku qindra vullnetarë, deputetë, anëtarë të kryesisë e figura publike janë angazhuar që të krijojnë mbështetje për Shpend Ahmetin në çdo fshat e çdo lagje.

Fatkeqësisht Shpendi ka zgjedhur që megjithatë të mbaj anën e atyre personave që për mbi një vit e gjysëm punojnë brenda Lëvizjes, kundër Lëvizjes, persona të cilët në valën më të madhe të angazhimit për fushatë e për balotazh, e kalonin kohën nëpër takime informale për prapaskena, duke u marrë me thashetheme përçarëse e duke pritur të kryheshin zgjedhjet për të dhënë dorëheqjen.

Shpend Ahmeti ka qenë një prej figurave më të respektuara prej Lëvizjes, dhe kontributor i madh në disa rezultate të mira elektorale. Por, si të gjithë ne, edhe ai ka fituar nga Lëvizja më shumë se ç’i ka dhënë Lëvizjes, e këtë e ka pohuar edhe vetë, në jo pak fjalime publike.

Shpend Ahmeti ka patur të gjitha mundësitë që secilin shqetësim të vetin apo edhe kërkesë specifike ta sjellë në organet e Lëvizjes, në Kryesi e në Këshill të Përgjithshëm. Ai vazhdimisht ka gëzuar mirëkuptim dhe mbështetje për kërkesat e veta, apo për ndonjë dyshim në qëllime e metoda, siç po thotë vetëm tani, nëpërmjet mediave. Mirëpo, ai ka patur më shumë mungesa sesa pjesëmarrje në mbledhjet e Kryesisë që janë mbajtur pas zgjedhjeve lokale, duke treguar për Lëvizjen një interes më të ulët sesa para se të fitonte mandatin e dytë. Përvetësimi i privilegjeve duke u distancuar nga obligimet është apetit tejet afatshkurtër me dobishmëri jetëshkurtër.

Sakrificat, puna e palodhur e aktivistëve dhe vullnetarëve dhe buxheti i ndarë për zgjedhjet lokale në Prishtinë nuk ka qenë për ta patur kryetarin vetëm 100 ditë, por për katër vjet. Tash padrejtësisht Lëvizja do të jetë në opozitë aty ku në fakt fituam. Kjo është gjendje e pazakontë dhe e padrejtë për votuesit, mbështetësit dhe aktivistët e Lëvizjes.

Megjithatë ne e dimë se Lëvizja ka kaluar sfida më të mëdha se kjo, dhe bashkë me mbështetjen e qytetarëve Lëvizja do t’i prijë ndryshimeve të domosdoshme e të shumëpritura në Kosovë. Goditjet mbi Lëvizjen nuk i ndihmojnë Kosovës por as nuk e zmbrapsin Lëvizjen në përballjen me regjimin. Ne kalitemi nëpër sfida. Dhe, fitojmë. Dhe, do të fitojmë”.

Kuvendi i ‘jashtëzakonshëm’ i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur vetëm një seancë të rregullt këtë vit, dhe ajo ishte vazhdim i një seance të mëhershme. Të gjitha temat e tjera në Kuvend janë kryer në seanca të jashtëzakonshme

Kishte patur interpelanca, debate parlamentare e seanca solemne, por rrallë Kuvendi kishte një rend dite më të gjatë ku do të votoheshin projektligje të ardhur nga Qeveria.

Ngjashëm ndodhi edhe dje, njëlloj siç do të ndodhë edhe sot ku Kuvendi do të mbajë një debat parlamentar me vetëm një pikë të rendit të ditës, e që është diskutimi për dhunën në familje në ditën e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Deputetët kosovarë siç do të bëjnë sot, bën edhe dje. Diskutuan në seancë të jashtëzakonshme të thirrur për një debat parlamentar me kërkesë të opozitës rreth gjendjes në Arsim pas përjashtimit të AKA’së nga EQAR.

E pika që solli rekord për seanca të jashtëzakonshme, është marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, e cila sivjet erdhi hiç më pak se 3 herë në rend dite, por që u shtyn seancat.

Ndërkohë që sot u bën dy ditë rresht me seanca jo të zakonshme, një tjetër e tillë mund të thirret edhe për nesër. Siç paralajmëruan disa aktorë politikë, ndër ta edhe Xhavit Haliti i PDK’së, mund të ndodhë që nesër të thirret seancë e jashtëzakonshme për ratifikimin e Demarkacionit.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur mjaft shumë seanca muajt e parë të këtij viti, por shumica dërrmuese e tyre ishin seanca të jashtëzakonshme, që thirreshin për tema aktuale, e rrallëherë për të votuar projektligje të proceduar nga Qeveria./B.S

Abazi tregon skenarin SHIK-ut me Ahmetin dhe Molliqajn për Vetëvendosjen, ka një paralajmërim tronditës për Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbrëmë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Por, pas dorëheqjes së Ahmetit, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, ka shkruar se i gjithë ky është një skenar i SHIK-ut

Abazi ka edhe një paralajmërim tronditës për Albin Kurtin

“Tani parashikimet jane duale nga ketu ka mudesi qe sistemi gjyqesor i kapur do ta denoje Albinin me shume vjet burg per ta pamundesuar komunikimin efektiv te tij dhe per ta ktheyr masen perkrahesve ne klandestine politik qe nga hidherimi do te reagojne duke bere rremuje, qe i jep SHIK dhe nentokes Kosovare te veprojne kunder tyre dhe te realizojne tranzicionin e lidershipit ne nje marionete te frikesuar udhehqesish qe i kane duar e lidhura por qe do te jete vone pasi ta kene kuptuar, dhe ana tjeter e skenarit eshte qe ne menyre aktive te krijojne kriza nepermjet elementeve te “shitur” duke reduktuar mundesine e kthejelljes se VV”, ka shkruar Haki Abazi, përcjellë “Bota sot”.

Ky është komenti i tij i plotë:

Ngritja e VV ne skenen politike dhe kthimi i plote i LDK ka kercnuar SHIK dhe ekzistencen e kesaj organizate dhe ne anen tjeter ka sjellur perfundimin e PDKse. Por ky konfigurim natyror i skenes politike po kundershtohet me skenar te SHIK ne menyre perfide. Ata kane gjetur anen e dobet te individeve dhe ambicieve te tyre per te ardhur ne pushtet edhe si marioneta te grupeve e klaneve qe kane kontrolluar procese ne Kosove nga nentoka e Kosoves. Ata nuk e kane te lehte te pranojne qe koha e tyre po perfundon dhe nje dite do te jene pergjegjes per ato qe kane bere duke demtuar shtetndertimin dhe duke qene perfitues te shitjes se pasurise dhe korrupcionit ne vend. Si nderlidhet kjo me ate cfare po ndodhe ne skenen politike ne vend? Ne anen e LDK ata besojne se kane kontrollin e majftueshem dhe njerez qe kane instaluar permbrenda partise ne nivele te ndryshme dhe kane po ashtu numer te mjaftueshem qe ju kane zene “bishtin me dere” dhe nuk kane asnje mundesi per te mos vepruar ashtu siq ju thuhet. Pra per ata LDK eshte mjaftueshem e kontrollueshme dhe meqe asnjehre nuk jane gjetur urdheruesit e vrasjeve te njerezve kyc ne LDK kjo projekton frige per kedo qe do te ballafaqohet kunder forces dhe te keqes qe SHIK dhe strukturat e lidhura me shikun e qe mund te jene paramilitare apo si quhen “te zinjet”.

Ne anen tjeter VV duke qene parti e majte dhe shume me e sofistikuar ne percaktimin e agjendes se majte politike dhe nje profilizim e organizim unik ne rajon edhe pertej po behet rrezik ekzistencial i krahut politik te SHIK-ut, pra PDK. Renja drastike deri ne humbjen e plote te popullaritetit, nuk e ka parandaluar nentoken e Kosoves te bej plane dhe te rekrutoj njerez nga VV per te filluar perqarjen qe po e shohim sot. Shpend Ahmeti dhe Dardan Molliqaj jane te shantazhuar por edhe me vullnet per te arritur ne majat e poltikes, jane vene ne sherbim te agjendes se ndarjes se partise ne rast se nuk arrijne ta marrin ate. Ky ka qene skenari per LDK gjithashtu, vrasje te fetyrave kyqe, shantazhim te atyre qe kane mundur dhe instalim te figurave per sabotim dhe marrje te “kalase nga brenda”.

Çeshtja e kontrollit te debatit dhe mungeses se demokracise se mbrendshem mund te jete valide por ky nuk mund te jete shaku i tentimit te eliminimit te lidershipit. Aq me teper qe derisa Dardan Molliqaj ishte sekretar nuk kishte tendenece per te ekspozuar cfaredo anomalie te komunikimit apo vendimarrjes se mbrendshme. Jo pse ishte ndyrshe ose i mire atehere por ndjehej komod qe si nje virus i mbrendshem te veproje permbrenda organizimit per te krijuar celulat e veta. Sabotimi dhe eliminimi i njerezve pro Kurtit ne terren dhe lansimi i genjeshtrave dhe krijimi i paranojave politike duke krijuar kundershtare politike kane qene veprime taktike dhe mjete te veprimit per strategjine e Shpendit me Molliqaj. Kjo metode e veprimit eshte pare gjitashtu ne menyre te njejte ne garen per komunen e Prishtines ne zgjedhejt lokale. PDK dhe SHIK jane vene ne veprim per fitoren e Shpendit per te mbajtur poziten e forte mbrenda partise. Duke e vene edhe Buzhalen si mekanizem per kudershti per te krijuar popullaritet per ta. Dhe jo rastesisht sot Buzhala eshte vene ne ndjekje dhe “demaskim” dhe perlloqje te Albinit dhe VV. Ne fakt kjo pozite e klanit Cocal Cola Zero nuk eshte as e qendrueshme e as forte, eshte nje shtepi prej letre. Asgje ne kete mes dhe ne kete ekosistem te veprimeve nuk eshte a parimore e as e drejte e as e ndershme por sidomos nuk eshte parimor fakti qe kane vendosur ta godasin Albinin dhe VV dhe te eskalojne me qellim situaten duke e bere viktime Aiden kur Albini gjendet ne burg. Kjo pandershmeri eshte po aq jo njerezore sa edhe “lotet e krokodillit” qe Shpendi e Molliqaj po i derdhnin per Astrit Deharin, keqperdrimin e familjes se tij dhe viktimat tjera. Turpesi e ngritjes ne politike nepermjet patetizmit dhe mbi gjakune e te tjereve. Kjo shihet nga qielli. Qetesia me te cilen po veprohet besoj ka nje skenar te dyte me shume alterantiva prej te cilave duhet ruajtur me kujdes aktivistet dhe vendimarresit.

Nga vendimi i gjyaktes supreme per rastin e rezultatit te zgjedhjeve ne Prishtine, eshte e qarte qe kjo gjyakte eshte nen kontrollin e Kadri Veselit ka pamundesuar rinumrimin dhe hapje kutive duke i bere favor Shpendit. Jam i bindur qe marreveshja ekziston qe Gjyakta Supreme e parandalon kerkesen e LDK por borgji eshte per te vepruar ne menyre te orkestruar per ta kthyer kur VV kapet apo kur ndahet. Pyetja eshte a ka bere marreveshjen Rrahim Pacolli apo emri i tij nuk tiglellon Frengjisht mjaftueshem dhe eshte dashur te intervenohet nga njerezit qe e qmontuan EULEX. E di po tingllon shume e sofistikuar per njerez qe ne i njohim e qe nuk kane kapacitet me i lidhe dy fjale por duhet shtruar pyetjen kush eshte pas tyre dhe si eshte e mundur qe keta analfabet kane kapur cdo cep te institucioneve te Kosoves. Keta nuk jane vet që nga Rambuje e tutje. Duhet pyetur Shpendin ne c’takim ka shkuar tre dite pasi qe eshte zgjedhur kryetar heren e pare dhe kush i ka thene qe ndarja nga VV eshte nje parakusht i pelqyer per te siguruar perkrahjen e e tyre. Kater vite pas ky skenar po realizohet pikerisht ne formen qe eshte perdorur skenari per shkatrrimine LDKs.

Tani parashikimet jane duale nga ketu ka mudesi qe sistemi gjyqesor i kapur do ta denoje Albinin me shume vjet burg per ta pamundesuar komunikimin efektiv te tij dhe per ta ktheyr masen perkrahesve ne klandestine politik qe nga hidherimi do te reagojne duke bere rremuje, qe i jep SHIK dhe nentokes Kosovare te veprojne kunder tyre dhe te realizojne tranzicionin e lidershipit ne nje marionete te frikesuar udhehqesish qe i kane duar e lidhura por qe do te jete vone pasi ta kene kuptuar, dhe ana tjeter e skenarit eshte qe ne menyre aktive te krijojne kriza nepermjet elementeve te “shitur” duke reduktuar mundesine e kthejelljes se VV.

Nuk ka ndonje zgjeidhje ideal nga ketu por ka nje proces konsistent. Ashtu siq LDK ka bere balle goditjeve duke ju falenderuar njerezve dhe votuesve dhe sot ka shanse shume me te mire te reformohet tutje duke konsoliduar edhe infrastrukturen e mbrendshme dhe oferten poltike dhe ate zhvillimore, VV gjitashtu duhet te mabje bashke nukleusin e votuesve duke qene konsistetnet ne projeksionin dhe oferten e saj antikrim dhe antikrrupcion. Ne kete proces hapsira per Shpendin Dardanin dhe paraziteve tjere politike shkon duke u demaskuar dhe duke u zvogluar deri ne masne neglizhente ashtu siq ka ndodhur me nejrez te ngashem qe kane qen si shoku ” Zylo”. Ngritaj e pandershme e ka nje renje shume te pandershme. Por nga ketu leksionet per Albinin dhe udhehqesve te tjere te sinqerte te VV duhet te jene ne funskion te hapjes dhe trasprences politike dhe angazhimit aktiv dhe demaskim publik e jo mshehje te veprimeve destruktive te nejrezve siq eshte lloji i Dardan Molliqaj. Veprimet e se cilit kane minuar penetrimin ne terren per shume vite dhe betejat e tij dhe kualifikimet e te tjereve si SHIK kane pase per qellim mshehjen e tij dhe perkatesise se veprimeve te tij dhe klanit Coca Cola Zero.

Irinejit i pëlqen “epiteti” Patrikana e Pejës për KOS-in, por jo të transferohet në Kosovë

Patriarku serb Irinej ka thënë se përkrah idenë që emrit zyrtar Kisha Ortodokse Serbe t’i shtohet “epiteti” Patrikana e Pejës, por ai ka shtuar se nuk do të zhvendoset në Kosovë, transmeton Koha.net

“Patriarku nuk mund të transferohet në Pejë, Beogradi megjithatë është qendër administrative. Peja mbetet si histori e të kaluarës tonë ku kanë qenë patriarkë tanë, argjipeshkvit dhe pa marrë para sysh se çfarë krejt ka ndodhur, Peja mbetet qendër historike e kishës sonë. Çdo gjë që ndihmon që të ruhet historia, lidhja e kishë sonë me Pejën e Kosovën, ne e pranojmë”, ka thënë për “Kurir” patriarku.

Irinej ka theksuar se ndërrim i emrit është propozim shumë i mirë dhe se do të dëshironte që ai të pranohej.

Pos ndryshimit të emrit zyrtar të KOS-it, siç raporton ky medium serb, propozimi i ri për kushtetutën kishtare sjell edhe shumë risi.

Është paraparë që i pari i KOS-it të bartë emrin argjipeshkvi i Kishës Ortodokse Serbe, mitropolit i Beogradit e i Karlovcit dhe patriark i vendeve bregdetare serbe.

Në hartimin e kësaj kushtetute është formuar një komisioni i posaçëm në krye të të cilit është mitropoliti Amfilohije, i njohur me qëndrimet e tij kundër Kosovës dhe kundër shqiptarëve të saj.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës, ku për nder të kësaj dite, në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta

Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju ­Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është luleje, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë.

Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje.

Kryeministri turk i tregon “dhëmbët” Athinës

“Çështja e dy ushtarëve grekë i përket drejtësisë turke”. Kështu ka deklaruar kryeministri turk Binali Yildirim në një konferencë për shtyp, gjatë së cilës ka kritikuar Greqinë se përse ajo e çoi çështjen e arrestimit të dy ushtarëve grekë, të kapur disa ditë më parë në brendësi të kufirit turk pranë lumit Evro, tek institucionet e BE-së

“Po, në ditët e fundit, dy ushtarë grekë kanë shkelur kufirin tonë. Procesi ligjor kundër tyre është ende duke vazhduar. Juridiksioni do të bëjë atë që është e nevojshme. Lidhja e kësaj çështjeje me marrëdhëniet me BE-në është diçka shumë e zgjuar. Është bërë rutinë të çojnë çdo çështje që ka të bëjë me Turqinë te BE-ja, duke kërkuar atje mbështetje”, tha Binali Yildirim, kryeministër i Turqisë.

Ankaraja ka dënuar gjithashtu edhe djegien e flamurit turk në një miting nga ekstremistët e Agimit të Artë në Athinë, duke kërkuar nga Athina zyrtare arrestimin e tyre.

“Flamuri ynë me yllin dhe hënën është krenaria jonë. Për flamurin japim jetën tonë dhe mobilizojmë të gjitha mundësitë tona”, tha më tej Binali Yildirim.

Deklaratat e kryeministrit turk vijnë vetëm disa orë pas mesazheve të presidentit grek drejtuar Ankarasë, në të cilat ka kërkuar prej fqinjëve të zbatojnë të Drejtën Ndërkombëtare dhe të respektojnë Traktatin e Lozanës, që u pasua nga përgjigjja e ashpër e Ministrisë së Jashtme turke.

E ndërsa në Athinë shtohen përpjekjet diplomatike për lirimin e dy ushtarëve grekë, që mbahen në burg nga autoritetet turke, orëve të fundit në Turqi janë shtuar retorikat ndaj Greqisë.

Dy udhëheqësit e partive të ekstremit të djathtë, “Bashkimi i Madh” dhe “Lëvizja e Nacionalistëve” kanë deklaruar përkatësisht se, “së shpejti ai flamur me gjysmëhënën që dogjën grekët do të valëvitet në qiellin e Athinës” dhe “do t’u mësojmë përsëri grekëve historinë, ashtu siç bëmë në vitin 1921”.(TCH)

Putin: Kam kaluar mirë si spiun në Gjermaninë Lindore

Kryetari rus Vladimir ka deklaruar se derisa ka qenë i angazhuar si spiun në Gjermaninë Lindore, ka arritur përvojë të jashtëzakonshme duke rekrutuar agjentë dhe duke punuar me operativistë

“Ata kanë qenë njerëz të jashtëzakonshëm, të klasës së parë me bindje, intelekt, moral, qëndrueshmëri dhe forcë jetësore. Kjo për mua ka qenë përvojë e jashtëzakonshme”, ka theksuar Putin në dokumentarin Rendi botëror 2018, përcjell TASS.

Në pyetjen e se si spiunimi rus reflektohej në situatën politike gjatë viteve të fundit të Luftës së Ftohtë dhe se a dallonin shumë informatat dhe projeksionet e tyre nga ato që vërtetë ndodhën më vonë, kryetari rus është përgjigjur se për të kjo është pyetje e vështirë për të “sepse në atë kohë ka qenë vetëm spiun i thjeshtë”.

“Nuk jam marrë me kurrfarë pune analitike, dhe në përgjithësi tani nuk mund ta di se çfarë i ka dërguar marrësit të informacionit, përkatësish çfarë ka dërguar shërbimi informativ në Gjermanin ë Lindore dhe te shërbimet tjera. Për këtë është më mirë ta pyesni Gorbaçovin”, ka thënë Putin.

I pyetur a ka mundur në atë kohë ta parashihte se do të përfundonte Lufta Ftohtë, kryetari rus është përgjigjur negativisht.

Mogherini, raportin final: Vetëm shqiptarët e bashkuar e shpëtojnë Ballkanin nga Rusia!?

Shefja për politike të Jashtme e BE-se, Frederica Mogherini ka publikuar raportin final nga vizita e saj ne 5 shtete ë Ballkanit

Ky Raporti propozon atë që askush nuk e kishte pritur ta propozonte BE-ja, por qe eshte para thene ne analizat gjeopolitike pan shqiptare europiane, bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, raporton Albanews.ch

“Me qëllim që Ballkani të mos pêrfundojë në kthetrat e Rusisë, duhet të krijohet Shqipëria e Madhe si mênyrë e vetme që Rusia të mos e shtrije ndikimin në shtetet e Ballkanit Perendimor”, thuhet ne raportin e Mogherinit dêrguar Kêshillit dhe Parlamentit Evropian.

Aty thuhet se shqiptaret si kurre me parē janë të fuqishëm në Ballkan dhe jane adhurues të BE-sê per dallim nga nacionalitet tjera si serbet, maqedonasit, malazezet dhe greket normal.

Megjithate ky lajm do një verifikim brenda institucioneve të BE-së. Por nese eshte e vertete, do ishte nje zhvillim shume domethenes e padyshim i veshtire. Por, projekte te tilla Perendimore per Shtet te fuqishem shqiptar aleat te tyre jane shume me te hershme, por qe per arsye te ndryshme nuk jane shtyre deri tani. Ku i dihet kesaj rradhe! Shpresojme qe shqiptaret te demostrojne maturine e duhur.

Shpend Ahmeti jep dorëheqje nga Vetëvendosje

Shpend Ahmeti, këto momente ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka qenë njëri prej figurave më të rëndësishme të kësaj partie në vitet e fundit. Prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, ai është thënë se është i rreshtuar në krahun e të pakënaqurve brenda lëvizjes

Kjo është letra e dorëhqejes së Ahmetit:

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar kolegë e miq,

Kosova është edhe më tutje në gjendje të rendë politike e sociale. Vazhdojmë të udhëhiqemi nga një klasë politike e paaftë të ballafaqohet me sfidat e shtetit tonë. Pikërisht në dhjetëvjetorin e pavarësisë, nuk kemi se si të mos reflektojmë mbi atë se çfarë do të mund të ishte ky shtet po të kishim arritur të bëjmë ndërrimin e gjeneratave politike, jo për nga mosha por nga mendësia.

Në shtatë vitet e fundit jam angazhuar me plotë vullnet në Lëvizjen Vetëvendosje. Së bashku kemi arritur suksese të jashtëzakonshme dhe kemi luftuar procese të dëmshme bashkë me qytetarët e Kosovës. Duke qëndruar të bashkuar arritëm t’i bindim 200 mijë qytetarë se ndryshimi është i nevojshëm dhe i mundshëm. Solidariteti, programi dhe gatishmëria për të sakrifikuar cdo gjë për kauzën dhe për njëri tjetrin ishin shtyllat më të fuqishme të aktivizmit politik të LVV.

Për këto arsye u anëtarësova në vitin 2011. Mësova shumë nga secili prej aktivistëve, edhe dije, edhe guxim, edhe vetëmohim edhe krejt vlerat që mendoja se janë të domosdoshme për të vepruar si forcë e ndryshimit. Edhe pse nuk pajtoheshim për krejt gjërat, besonim se vetëm bashkë mund të sjellim ndryshimin e gjeneratave politike në Kosovë.

Sikurse edhe ju, qytetarë të nderuar, muajt e fundit kam vëzhguar një debat me dëme të pariparueshme për Levizjen Vetëvendosje të cilin as armiqët më të mëdhenj të LVV e të shtetit nuk do të mund as t’a dizajnonin e as imagjinonin. Ende sot nuk po mund të besoj se ky debat ka ndodhur në mes të njerëzve që deri dje kanë qenë të gatshëm të vdesin për njëri tjetrin.

Kjo letër nuk është letër fajësimi, e as letër për te shpjeguar si ndodhi krejt kjo çka ndodhi. Të tjerët po flasin, madje shumë më shumë se që duhet. Nuk mund të flas keq për asnjërin nga të apostrofuarit në muajt e fundit. Së paku, nuk mund të ndërroj mendim aq shpejtë, për asnjërin individ nga asnjëra palë. Përndryshe do të isha naiv që kam kaluar shtatë vite krah për krah me secilin prej tyre.

Sikurse çdo njeri dhe çdo organizatë, kemi bërë gabime por jemi bërë edhe më të fortë nga gabimet. Thjesht arsyeja pse kemi hyrë dhe kemi qëndruar në Vetëvendosje ka qenë se Vetëvendosjen e kemi parë si mjetin me të fortë dhe më të mundshëm për ta larguar një klasë politike të korruptuar që ia ka humbur dinjitetin vendit e qytetarit. Ia ka vlejtur të durohet gjithçka për ta bërë këtë të mundshme.

Por, nuk kam hyrë në Vetëvendosje për të luftuar me njëri tjetrin brenda organizatës duke forcuar kështu klasen e tejkaluar politike.
Javëve të fundit kam kuptuar shumë gjëra për organizatën të cilat nuk i kam ditur më parë. Këto gjëra nuk janë diskutuar me mua. Mirëpo kjo nuk është arsyeja e vendimit tim. Motivi i vendimit tim sot është se arsyeja për të cilen unë kam hyrë në LVV nuk është më. Mospajtimet kanë dëmtuar frymën, besimin dhe rrjedhimisht edhe kauzën. Nuk besoj më se organizata në gjendjen që është sot është rruga më e shpejtë për ndryshim, së paku jo në përputhje me qëndrimet dhe besimet e mia. Nuk do të mundohem të tregoj se unë e kam mire, e të tjerët e kanë keq. Thjesht kjo qasje dhe kjo mënyrë e zgjidhjes së mospajtimeve nuk më përfaqësojnë mua. Kjo nuk do të thote se pajtohem me njërin krah ose tjetrin sa i përket të vërtetes për të kaluarën. Aspak. Nuk kam qenë pjesë e asnjërës nga temat për të cilat ka ndodhur mospajtimi fillestar. Prandaj nuk e ndjej betejën njejtë si ata.

Jam munduar personalisht të luaj një rol ndërmjetësuesi për tejkalim të problemeve, por shpejtë e kam kuptuar që dallimet ishin tepër të thella. Kam shkuar në mbledhjet e fundit të Këshillit dhe kam marrë pjesë në procesin zgjedhor gjithmonë me shpresë se do të mund të tejkalohen dallimet. Por ja që kjo ishte e pamundur.

Kjo nuk do të thotë se Albini, Visari, e Dardani e krejt të tjerët nuk kane të drejtë në mendimin e tyre. Sigurisht se ata do të luftojnë për të vërtetën e tyre. Secilit i dëshiroj sukses në ndjekjen e qëllimeve të veta, në qoftë se i kanë të mira. Ndoshta rrugët na bashkohen prapë, por për mua tashmë me arsye, kushte e metoda tjera. Secilit aktivist i përkulem për secilën punë të bërë për të mirën e vendit. Do t’i jap llogari secilit prej tyre individualisht për mandatin dhe punën time dhe dera ime do të jetë gjithmonë e hapur për ta. Asambleistëve të LVV nuk u kërkoj të bëjnë asnjë gjë karshi vendimit tim. Për mua janë të njejtit sido që të vendosin. Qytetarët e Prishtinës i siguroj se e ardhmja ime politike është e lidhur më shumë se kurrë me Kryeqytetin.

Jam i vetëdijshëm se ndoshta mund ta kemi më vështirë në Kuvendin Komunal por qëndrimet dhe bindjet janë më të rëndësishme se komoditeti. Unë mbetem i njejti, besnik ndaj vetvetës dhe qytetarëve të Prishtinës. Me konceptin e transparencës dhe llogaridhënies i cili na mundësoi kthimin e normalitetit në qytet, do të vazhdoj të punoj në realizimin e reformave dhe zotimeve për një zhvillim të hovshëm dhe të barabartë të Prishtinës. E gjithë energjia ime do të fokusohet në krijimin e kushteve për një jetë më të mirë për qytetarët e Prishtinës të cilët duhet ta ndjejnë vetën të barabartë në mes veti dhe me banorët e kryeqyteteve tjera sa i përket ofrimit të shërbimeve dhe infrakstrukturës publike.

Nuk pendohem për edhe asnjë ditë në LVV dhe nuk do të fajësoj askënd për të kaluaren. E mbaj përgjegjësinë time që më takon për krejt situatën e krijuar. Të gjithë miqëve ju uroj sukses ne realizimin e qëllimeve në qoftë se janë në përputhje me idealin që e kemi patur së bashku.
Prej sot, jap dorëheqje nga të gjitha pozitat në Levizjen Vetëvendosje”.

Haradinaj për Jasharët: Zoti i madh e fali këtë familje në mesin tonë

Me “Natën e Zjarreve” në Prekaz, është përmbyllur manifestimi gjithëpopullor për shënimin e 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, në kuadër të aktivitete që janë organizuar nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj

Fillimisht në Kompleksin Memorial në Prekaz, janë ndezur flakadanët e lirisë, ndërsa në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, është mbajtur manifestimi përmbyllës i “Epopesë së UÇK-së”.

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj, kujtoi Komandantin Legjendar Adem Jashari, Familjen Jashari dhe gjithë të rënët për liri, duke thënë se Kosova është me fat që e ka Familjen Jashari, por edhe brezin e ri të kësaj familje të shtrenjtë.

“Baca Rifat më herët tha se nuk ka pasuri më të madhe sesa populli që di ta çmoj lirinë. Kjo u pa me prezencën tuaj të madhe në ndezjen e zjarreve dhe tani këtu në këtë manifestim. Është diçka e rrallë në krejt popujt e botës, e ne ndoshta pse e kemi në mesin tonë, ndoshta harrojmë t’i shohim krejt dimensionet e asaj se çka kemi në mesin tonë. Edhe sot e kemi në mesin tonë Ademin, Hamzën, Shabanin e ri, e kemi Bekimin, Bashkimin, Lulin, Muratin, e kemi brezin e djemve tonë, por e kemi edhe bacën Rifat që na prinë. Zoti është i madh që na e fali këtë Familje dhe sot e kemi në mesin tonë.

“Është e drejtë e Zotit, sepse po këta tre breza u flijuan për liri, po këta tre breza sot janë dëshmitarë të asaj se liria jonë ishte e shtrenjtë, se liria jonë ishte plotë jetë të njerëzve tanë më të dashur, më të mirë. Sot bashkohemi kështu t’i kujtojmë ata që ranë për liri, Komandantin Legjendar Adem Jashari, Familjen Jashari dhe gjithë të rënët për liri dhe njëkohësisht të dimë se jemi në tokën tonë, në atdheun tonë dhe duhet ta mbrojmë lirinë tonë”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj, falënderoi kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe gjithë të pranishmit për pjesëmarrje në këtë manifestim.