Nëse Kosova e shfuqizon Specialen, arrestimet i kryen KFOR-i dhe EULEX-i

Iniciativa e deputetëve të pozitës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale si duket ende po mbetet “në mendjen” e tyre. Një propozim të tillë indirekt po e përkrah edhe presidenti i Republikës, Hashim Thaçi

Mirëpo, Lëvizja “Vetëvendosje” e sheh si të rrezikshme një ide të tillë, pa marrë analizë të thellë. Sipas tyre, Kosova mund të ketë ‘përplasje’ me përfaqësuesit ndërkombëtar pas ngritjes së aktakuzave të para.

Deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca ka thënë se Gjykata Speciale nuk është ligj që të shfuqizohet. Ai thotë se duhet ta analizohet me vëmendje se çfarë mbetet nga Specialja, shkruan Indeksonline

“Edhe nëse ligji, le të themi, e mendon dhe e koncepton mekanizmat veprues vendor për Specialen dhe çka nëse ata paralizohen. Në tjetrën anë mund të kemi një situatë të ndërlikuar kur pastaj pas ngritjes së aktakuzave nga gjykata marrin masa institucionet ndërkombëtare siç është KFOR-i apo EULEX-i, mekanizma që janë në Kosovë”, është shprehur ai.

Ndryshe, “Nisma e deputetëve për Gjykatën Speciale nuk është një kërkesë për të sfiduar gjykatën, por është alternativë, sikurse që kanë edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Kroacia, Bosnja dhe Serbia”, ka deklaruar para disa ditësh presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, nëse Kuvendi e aprovon atë, do ta nënshkruante të njëjtën si president.

Ndërsa në një editorial të ambasadorit amerikan, Greg Delaëie, i cili ka numëruar çka duhet dhe çka nuk duhet të ndodhë në Kosovë, të parën e ka renditur shfuqizimin e Speciales. Ai gjithë prioritetin në fillimvit ia dha kundërshtimit të madh të idesë së shfuqizimit të Speciales.

Greg Delaëie prej të cilit skena politike ka dëgjuar këshilla të shtuar kohëve të fundit, e sidomos prej kur u tentua të dalë në Kuvend për votim shfuqizmi i Speciales. Si parësore, gjatë këtij viti, Delaëie e ka konsideruar heqjen dorë nga iniciativa e liderëve për zhbërjen e Speciales të cilën ai e ka quajtur sekrete.

“Së pari, duhet të ndalet përpjekja e fshehtë për të ndryshuar apo anuluar ligjin që autorizon Gjykatën Speciale”, ka shkruar diplomati amerikan në editorialin e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane.

Edhe përkundër se liderët shtetërorë nuk e shohin rrezikim të raporteve me ndërkombëtarët shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Delawie nuk thotë kështu.

“Minimi i gjykatës e cila është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat e krimeve të luftës do të kishte pasoja të thella për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në këtë editorial.

Lufta për tregun bakllkanik të kokainës, atentat bosit malazez të klanit “Kavaja”: Kush ishte Davorin Baltiç

Është vrarë një nga krerët e mafias ballkanike i cili ka qenë blerësi i kokainës së disa grupeve shqiptare. Siç bëjnë të ditur mediat malazeze dhe serbe, Davorin Baltiç 41 vjeç, malazez dhe kreu i klanit të Kotorrit, është vrarë në Beograd në një nga lagjet luksoze të kryeqytetit serb

Policia e Beogradit bën të ditur se pazaret në lidhje me një ngarkesë kokaine mrej 250 kilogramësh, e cila duhej të ndahej me grupe shqiptarësh dhe serbësh, si dhe hakmarrje për një vrasje mund të jetë pista e vrasjes së 41-vjeçarit.

Në vitin 2015, Baltiç ka vrarë në Budva një tjetër pjesëtar të fuqishëm të klaneve mafioze ballkanike, Sasa Markoviçin, i cili ishte edhe deputet i parlamentit të Malit të Zi.

Përpara se të vritej, Baltiç fshihej në Brazil, pastaj në Itali, Shqipëri, dhe më në fund në Serbi. Ai ka përdorur dokumente false italiane, të lëshuar në emër të Nikola Benedetti.

Megjithë akuzat jozyrtare, policia malazeze kurrë nuk e ka dyshuar zyrtarisht Baltiçin për vrasjen e deputetit Markoviçit.

Policia tani beson se Markoviç ka nisur luftën me klanin e Kotorrit, duke paguar vrasjen e tij nga Goran Gjurikoviç, i cili u ekzekutua më 27 tetor 2015 në qytetin e tij, Budva.

Drejtori i policisë së Beogradit, Vladimir Rebiç, konfirmoi në media se Baltiç ishte viktimë e klaneve ballkanike të pastrimit të parave.

“Ne po punojmë në identifikimin e kryerësit të vrasjes, por nuk mund të jap më shumë informacione për të mos e prishur hetimin”, tha Rebiç në një intervistë në emisionin e mëngjesit të televizionit publik serb.

Policia lokale beson se vrasësi kishte ndihmës që e informoi atë për lëvizjen e Baltiçit.

Baltiç është një ish-polic malazez i cili njihet si një anëtar i rangut të lartë të klanit kriminal Kavac.

Krerët e këtij klani janë të lidhur me trafikantët shqiptarë të drogës, kontrabandës dhe trafiqeve njerëzore.

Kavaç është një klan i fuqishëm nga Kotorri që është krijuar nga familja me të njëjtin emër, e cila preardhjen e ka shqiptare dhe dikur e ka pasur mbiemrin “Kavaja”.

Lufta mes këtij klani dhe grupeve të tjera nisi pas zhdukjes së 200 kilogramëve kokainë nga Valencia e Spanjës.

Kjo u shoqërua me një seri atentatesh dhe likuidimesh në gjithë Ballkanin: Malin e Zi, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri etj., ku vranë rreth 20 njerëz.(Tesheshi.com)

Qeveria miraton Planin për rritjen e punësimit të të rinjve

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar mbledhjen e saj të 23-të, e para në vitin 2018. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë mbledhje kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar dokumente dhe vendime të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore

“Në përputhje me angazhimet dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme është miratuar Plani i veprimit për rritjen e punësimit të të rinjve 2018-2020. Ky është një plan ndër sektorial dhe pjesë e dokumenteve strategjike të Republikës së Kosovës, të cilat si bosht orientues kanë Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit. Plani ka objektivë kryesor rritjen e punësimit të të rinjve dhe synon që të arrihet përmes rritjes së qasjes së të rinjve në tregun e punës; zhvillimin e ndërmarrësisë; harmonizimin e arsimit me tregun e punës dhe ngritjen e cilësisë së arsimimit praktik të të rinjve”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se, “në mbledhjen e sotme është aprovuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Japonisë. Me qëllim të realizimit të programit të zhvillimit ekonomik dhe social në Republikën e Kosovës, Qeveria e Japonisë do të ndajë një grant në vlerën prej 150 milionë JEN japonez (rreth 1.1 milion euro). Mjetet do të përdoren për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre”.

Është miratuar nga Qeveria edhe vendimi përfundimtar për shpronësimin për interes publik, të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë. Pronat gjenden në zonën kadastrale Stanovc i Epërm në komunën e Vushtrrisë.

Qeveria e Kosovës, thuhet në komunikatë, ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësimin e pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i autostradës Prishtinë-Hani i Elezit. Pronat gjenden ne zonat kadastrale Doganaj, Soponicë, Rekë, Nikaj, Biqec, Koxhaj, Gajre, Gjurgjidell, Kaçanik, Kaçanik i Vjetër të Komunës së Kaçanikut dhe në zonat kadastrale Paldenicë dhe Pustenik të komunës Hani i Elezit.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Rregulloren për kthimin e personave të zhvendosur dhe zgjidhje të qëndrueshme. Rregullorja krijon kushtet e nevojshme për arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për personat e zhvendosur brenda Kosovës dhe në rajon, në periudhën nga 28 shkurti 1998 deri më 31 mars 2014. Në të përcaktohen përgjegjësitë e organeve kompetente dhe vendimmarrëse, si dhe procedurat dhe kriteret për asistencë.

Qeveria me vendim ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës për të nisur negociatat për lidhjen e Marrëveshjes për shërbime të transportit ajror në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Me kërkesë të ministrit të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, është aprovuar vendimi që t’i rekomandohet presidentit që të autorizojë Marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka njoftuar kabinetin qeveritar me përgatitjet që janë duke u zhvilluar për aplikim dhe anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës. Është themeluar një grup punues nga ekspert të ministrisë dhe ekspertë nga shoqëria civile që do të përgatisin një plan të veprimit për institucionet e Republikës së Kosovës. Zëvendëskryeministri Pacolli ka bërë të ditur se është duke u punuar edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Haradinaj ka vlerësuar angazhimet dhe ka kërkuar koordinim të aktiviteteve nga të gjithë akterët institucionalë që procesi i anëtarësimit në këto organizata të rëndësishme ndërkombëtare të përfundojë me sukses.

Konjufca: Thaçi, Veseli, Haradinaj po bëjnë lojëra politike me Specialen

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka treguar se partia e Albin Kurtit është kundër gjykatës speciale, por nuk ka sqaruar pozicionimin përfundimtar të kësaj partie rreth përpjekjeve për shfuqizimin e kësaj gjykate

Konjufca, pasi ka dalë nga mbledhja e partisë, në të cilën tha se u diskutua edhe kjo temë përveç atyre për problemet e brendshme të VV’së, sqaroi se partia e tyre po i konsideron lojëra politike zhvillimet e fundit rreth Gjykatës Speciale.

Megjithatë, ai përsëriti se VV-ja qysh nga fillimi ka qenë dhe është kundër kësaj gjykate, shkruan Gazeta Express. “VV është kundër gjykatës speciale, argumentet i dini. […] Në anën tjetër jemi duke i konsideruar edhe lojërat politike që po bëhen në lidhje me gjykatën speciale”, tha Konjufca pas mbledhjes së gjatë të kryesisë së VV-së.

“E vetmja që ka ndryshuar qëndrimin për specialen është PDK-ja”, shtoi ai, duke kujtuar se LDK, që bashkë më deputetet e PDK’së votuan pro gjykatën, vazhdon ta përkrah specialen, derisa VV, AAK e NISMA kundërshtuan çdo herë. “Na duket e çuditshme ndryshimi i PDK’së për këtë çështje”, tha ai.

Konjufca tha se me sa janë në dijeni nisma e 43 deputetëve të kuvendit të Kosovës për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ka dështuar, pasi tre prej tyre kanë tërhequr nënshkrimet.

Por përmendi një mundësi tjetër për procedim të kësaj çështje në Kuvend. “Kështu që e vetmja mundësi që të kemi një iniciativë që vjen në Kuvend është vetëm një procesim që mund ta bëjë qeveria përmes një ligji”, u tha Glauk Konfujca mediave.

Vllasi: Kosova do të këtë pasoja të mëdha nëse e shfuqizon Gjykatën Speciale

Iniciativa për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale është e vonuar dhe nuk vjen në konsiderim që të bëhet. Kështu tha në një intervistë për Telegrafin, njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi

Ai ka thënë se nga kjo iniciativë nuk vjen asnjë gjë e mirë pasi sipas tij, Kosova do të këtë pasoja të mëdha.

“Kosova do të ketë pasoja të mëdha nëse do të shfuqizohet ligji për Gjykatën Speciale, pasi do ta sjell atë edhe në një situatë të izolimit nga përkrahësit dhe miqtë tanë perëndimor dhe posaçërisht nga SHBA”, theksoi Vllasi.

Vllasi është shprehur kategorik kundër Speciales, duke thënë se nuk e di iniciativë e kujt është dhe cilat janë hallet e këtyre njerëzve për këtë iniciativë.

“Kam qenë gjithmonë kundër krijimit të Gjykatës Speciale. Tribunali i Hagës ka pasur mandate për procedimin e rasteve dhe krimeve në tërë Jugosllavinë ku kanë ndodh krime dhe konflikte të armatosura. Edhe nga Kosova janë proceduar disa raste siç janë rasti Haradinaj, Limaj etj”, ka thënë Vllasi.

Ai ka përmendur misionin e UNMIK-ut dhe EULEX-in, si dy misione, përmes të cilave do duhej të procedoheshin rastet.

“ Kemi pas edhe kohën e UNMIK-ut, gjyqtarët ndërkombëtarë, misionin e EULEX-it ku kanë mundur të procedohen para gjykatave vendore. Disa edhe janë proceduar si rasti Sami Lushtaku, Sylemajn Selimi, Remi etj. Por nuk është e drejtë për Kosovën dhe lidhur me luftën të formohet një gjykatë speciale. Koha e luftës konsiderohet viti 1998 deri në qershor të vitit 1999. Por kjo gjykatë speciale ka mandate prej 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000. D.m.th do të përfshihen rastet që kanë ndodhur edhe pas qershorit të vitit 1999 ku zyrtarisht nuk ka pas më luftë… Por kjo gjykatë duhet të definoj çështjet”, tha ndër të tjera ai.

Azem Vllasi ka folur edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, dialogun me Serbinë, ndikimin e deputetëve serbë në Kosovë, etj.

Ky popull po fle. Nuk e prek dot butonin

Një qen i ndodhur në kafaz dhe pranë tij një buton. Qeni “kurioz” shtyp butonin dhe fiton ushqim. Kjo e shtyn atë që të provoj e të shtyp butonin sërish, por kësaj rradhe pëson shok elektrik


Nga Fitim Uka

Nga i njëjti buton që shtyp qeni, në disa raste fiton ushqimin e preferuar e në disa raste të tjera shokun elektrik, që bëhet i padurueshëm. Pas disa provave, qeni përjeton neurozën eksperimentale. Sado që është i uritur, qeni nuk lëviz dhe nuk shtyp butonin që mund të sjell ushqimin – sepse po i njëjti prodhon edhe shokun elektrik. Qeni e ka të qartë që nuk kontrollon dot rezultatin me sjelljen e tij dhe ndodh ajo që ne njohim si pafuqishmëri e nxënë – pasivizim i plotë.

Njerëzit pyesin, pse nuk protestohet kur qeveritarët rrisin pagat e ne zhytemi në mjerim. Pyesin po ashtu, pse nuk ka reagim qytetar kur studentëve të dalluar ju zbresin bursën e shpenzohen miliona në dreka dhe darka zyrtare. Pyesin me të drejtë pse nuk protestohet për buxhetin e kotë që shpërndahet për shkencën e inovacionin dhe për paratë e majme që iu duhen qeveritarëve për kravatat.

Fare e thjeshtë, gjithë ato protesta nuk kanë prodhuar rezultatin e dëshiruar, pothuajse asnjëherë. Përkundrazi, shpesh njerëzit kanë “ngrënë” shkopin e pushtetit që ngjan me shokun elektrik, e rrallë kanë marrë “ushqimin” e kërkuar. Andaj, ky popull po fle. Nuk e prek dot butonin, nuk e ngacmon dot pushtetin.

Ne vëzhgojmë, ashtu siç e vëzhgon kafsha eksperimentale butonin që mund të sjell ushqimin. Për dallim prej kafshëve eksperimentale, ne dimë të ndezim fishekzjarre. Ne e festojmë pafuqishmërinë tonë. Kjo na bën super të veçantë.

Lekaj: Së bashku me Ahmeti Isufin dhe Memli Krasniqin, e kemi takuar Glauk Konjufcën

Para disa ditëve disa prej zyrtarëve të koalicionit PAN kanë zhvilluar një takim me shefin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcën. Në takim është folur për disa prej zhvillimeve të fundit në vend. Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka treguar nëse kanë kërkuar mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për shfuqizimin e Speciales

Ai ka theksuar se ai, Ahmet Isufi e Memli Krasniqi kanë qenë nikoqir të një takimi para Vitit të Ri me shefin e grupit parlamentar të LVV’së, Glauk Konjufca. Takimi është mbajtur në njërin prej lokaleve në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Infrastrukturës, transmeton gazetaexpress. Ai ka thënë se në takim është biseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend e po ashtu edhe në LVV pa specifikuar qartë se për çfarë është biseduar apo edhe a është marr ndonjë vendim.

“Për këto ditë nuk e di nëse ka pas takime. Por para vitit të ri jemi takuar unë, Ahmet Isufi e Glauk Konjufca me Memli Krasniqin”, ka thënë Lekaj. E ndërkohë është folur edhe për një takim tjetër të zyrtarëve të PAN me ish liderin e VV’së, Albin Kurtin.

Por, atë e ka mohuar vet Kurti pak para se të fillojë mbledhja e kryesisë së LVV-së, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke mos specifikuar, ka thënë se do të diskutohet për gjërat brenda partisë për vitin 2018.

“Pikat e rendit të ditës janë për situatën politike, njëkohësisht edhe për çështjet organizative dhe përgatitjet e VV-së për vitin 2018”, ka thënë Kurti. I pyetur nëse është takuar me PAN-in për Gjykatën Speciale, siç raportuan mediet sot, Kurti ka mohuar një gjë të tillë. “Absolutisht jo”, ka thënë shkurt Kurti.

Ndërkaq, mbledhja e sotme e kryesisë së LVV-së erdhi pas dorëheqjes së kryetarit Visar Ymeri nga të gjitha postet drejtuese të partisë, si dhe të Dardan Sejdiut.

Deputetët të vendosur t’i japin një përgjigje Demarkacionit

Ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi vazhdon të mbetet një prej sfidave më të mëdha për institucionet e Kosovës. Qeveria tashmë e ka dërguar projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Kosovë, bashkë me të gjeturat e reja nga Komisionit Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare

Se a do të ratifikohet kjo marrëveshje, dilemat ekzistojnë tash e tri vjet, ngaqë spektri politik mbetet i ndarë, përderisa nevojiten 80 vota për miratim.

Gjasat që Demarkacioni të ratifikohet mbeten mjaft të vogla, për faktin që janë dy parti në pushtet, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, si dhe një parti në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, që janë pozicionuar kundër marrëveshjes.

Në anën tjetër, zyrtarët e lartë shtetërorë, që e mbështesin marrëveshjen, thonë se kjo çështje duhet të përfundojë brenda muajit janar, në të kundërtën, Kosova do të vazhdojë të mbetet e izoluar. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar spektrin politik që të jetë i përgjegjshëm dhe i përgatitur që deri në fund të këtij muaji t’i kryejë obligimet që kanë të bëjnë me demarkacionin.

Në favor të përmbylljes së vendimmarrjes rreth Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, të nënshkruar qysh në gusht të vitit 2015, shprehen edhe deputetët të cilët nuk e përjashtojnë as mundësinë që ratifikimi të dështojë. Por, sipas tyre, me rëndësi është që çështja të mos mbetet më pezull dhe të marrë një përgjigje nga Kuvendi.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi tha për Radion Evropa e Lirë se çështja e Demarkacionit duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi si proces është stërzgjatur. Kuçi ka përsëritur qëndrimin e AAK-së se vota e deputetëve të tyre do të jetë kundër marrëveshjes ekzistuese.

“Zoti Haradinaj si kryeministër, si Qeveri, marrëveshjen e ka sjellë në Kuvend. Mekanizmat e Kuvendit duhet ta sjellin [në seancë], aty bëhet debati, vendoset kalon apo nuk kalon. Nëse kalon, kalon. Është një proces demokratik i njohur dhe nuk ka asgjë të keqe në ketë çështje”, tha Kuçi.

Ai tha se Kuvendi i Kosovës nuk duhet të vonojë më me procesin e Marrëveshjes së demarkacionit, por sipas tij, duhet të vendoset brenda afateve ligjore.

“Vendimi tash do të jetë më i lehtë për deputetët. Po mendoj që do të jetë më i lehtë sepse kanë njohuri të bollshme për të vendosur për apo kundër. Por, edhe nëse është kundër edhe ai është proces demokratik. Nuk ka arsye që kjo marrëveshje të vonohet më”,u shpreh Kuçi.

Kurse, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha për Radion Evropa e Lirë se më e mira e mundshme lidhur me çështjen e Marrëveshjes për demarkacionin do të ishte sikur ajo të mos nënshkruhej në kohë. Sipas tij, marrëveshja në Kuvend duhet të shqyrtohet dhe ashtu siç është edhe të refuzohet.

“E gjitha çka duhet të ndodh, duhet që kjo marrëveshje në Kuvendin e Kosovës të refuzohet si e tillë dhe të shfuqizohet. Kuvendi i Kosovës duhet t’i thotë jo këtij dëmi të madh të shkaktuar edhe nga Qeveria e kaluar e Kosovës”, theksoi Selimi.

Aktualisht, Kosovës sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, i kanë mbetur dy kriteret e fundit për të arritur deri të procesi i liberalizimit të vizave, ku bëjnë pjesë, luftimi i korrupsionit dhe ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

Deputeti Rexhep Selimi konsideron se çështja e Demarkacioni nuk është dashur të lejohet e as të pranohet si kriter për liberalizmin e vizave nga ana e udhëheqësve të institucioneve.

“Protagonistët që po merren më procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën, ata mund ta bllokojnë Kosovën edhe pa këtë kusht. Por, sido që të jetë ky kusht nuk do të duhej të ishte për Kosovën ashtu siç nuk ishte për asnjë nga shtetet në rajon. Është një kusht i padrejtë, dhe ne nuk mund ta pranojmë një padrejtësi më një çmim i cili do të ishte i madh për Kosovën në ketë rast”, tha Selimi.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Atë kohë, parti partnere në qeverisje ishin Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Por, as ai koalicion nuk kishte arritur t’i siguronte 80 vota në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes.

Zyrtarë nga Bashkimi Evropian në vazhdimësi janë duke kërkuar që institucionet të mos vonojnë në përmbushjen e kritereve, nëse synojnë liberalizimin e vizave në një afat më të shpejtë.

Delawie e quan sekrete përpjekjen e Thaçit, Haradinajt e Veselit për shfuqizimin e Speciales

Në një editorial të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, i cili ka numëruar çka duhet dhe çka nuk duhet të ndodhë në Kosovë, të parën e ka renditur shfuqizimin e Speciales. Ai gjithë prioritetin në fillimvit ia dha kundërshtimit të madh të idesë së shfuqizimit të Speciales

Greg Delawie prej të cilit skena politike ka dëgjuar këshilla të shtuar kohëve të fundit, e sidomos prej kur u tentua të dalë në Kuvend për votim shfuqizmi i Speciales. Ai ka zgjedhur që në e

Si parësore, gjatë këtij viti, Delawie e ka konsideruar heqjen dorë nga iniciativa e liderëve për zhbërjen e Speciales të cilën ai e ka quajtur sekrete.

“Së pari, duhet të ndalet përpjekja e fshehtë për të ndryshuar apo anuluar ligjin që autorizon Gjykatën Speciale”, ka shkruar diplomati amerikan në editorialin e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane.

Edhe përkundër se liderët shtetërorë nuk e shohin rrezikim të raporteve me ndërkombëtarët shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Delawie nuk thotë kështu.

“Minimi i gjykatës e cila është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat e krimeve të luftës do të kishte pasoja të thella për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në këtë editorial.

SBASHK-Haradinajt: Mësuesit nuk kanë pritur ofendime nga ju

SBASHK-u ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, duke thënë se me paraqitjet e tija publike po lëndon figurën e mësuesit dhe zhvlerëson punën e tyre nëpër dekada e vite duke deklaruar, pa bërë analiza nga ekspertët, se gjendja në arsim është shumë e keqe

“Kryeministër mësuesit kanë pritur mesazhe mobilizimi nga ju e jo ofendime. Kryeministër nuk është mirë të lëndohet personaliteti i mësuesit sepse këta njerëz me përkushtim punuan dhe ishin kthyer në digë për mbrojtjen e arsimit shqip nga sulmet e pushuesit serb në vitet më të vështira të Kosovës”, thuhet në reagim.

SBASHK përkujton kryeministrin Haradinaj se shkollave iu mungojnë mjetet elementare të punës dhe se asgjë në arsimin e Kosovës nuk mund të bëhet pa pajtueshmërinë e punëtorëve të arsimit dhe sindikatës së tyre.

“I nderuari kryeministër nuk është mirë që të deklaroheni se nuk mërziteni për paralajmërimet për greva nga SBASHK-u. Në vend të kësaj është më mirë të bisedohet me ta dhe me sindikatat tjera sepse kundër rritjes 4 % janë mësimdhënësit, po se po, por edhe gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe kjo është artikuluar përmes sindikatave të tyre në BSPK”, thuhet më tej në reagim.

Haradinaj, sipas SBASHK-ut, me deklaratat e tija, po i dërgon mësimdhënësit drejt grevës. “SBASHK-u është unik dhe di të bëjë greva i nderuari kryeministër, por atyre u ka ikur shpesh duke i dhënë përparësi zgjidhjes së çështjeve të ngritura përmes dialogut”, thuhet në reagim.