Kur Pellazgo-ilirët faleshin në kultin e Zeusit, Grekët dhe Greqia as që ekzistonte kund fare

Atje në Dodonën e vërtetë poshtë malit Tomorr, Priftëreshat e Zeusit, këndonin në shqipen e vjetër; Zeusi ishte, Zeusi është, Zeusi do të jetë, O Zeus i madh! Toka i prodhon të gjitha frutat, nderojeni Tokën si Nënën”!

Këto priftëresha (Orakles) të bukura si Zana, ishin të lidhura ngushtë me tokën mëmë dhe me natyrën e begatë.. Ata qëndronin zbathur gjatë gjithë vitit, që të preknin dhe te ndienin lidhjen shpirtërore me tokën e madhnushme.. Ata interpretonin fuqishëm ëndrrat vizionare. Dhe flisnin gjuhën flladit, erës, interpretonin mesazhet, nga shushurimës e gjetheve nëpër pemët e lisit..

Kulti i Zeusit, te shqiptarët e vjetër edhe ata të sotëm dihet që ka dhe zën një vend qendror në trashëgiminë e tij kulturore dhe atë shpirtërore! Megjithëse në literaturën botërore përgjithësisht neve po na e servirin Zeusin, si “Perëndi greke” më e rëndësishme e Olimpit.. Por ne (shqiptarët) e dim fare mirë dhe sot mund të themi me një siguri të madhe botës , – Ju mendoni dhe thoni çfarë të doni, por Zeusi vetë, në të gjitha kohërat ka folur vetëm shqip!

Shqiptarët prej shekujsh kanë qenë këtu,se kanë doket dhe zakonet e tyre dhe se,në se Perënditë e grekëve”flenë në Olimp”,perënditë e pellazgo-ilirëve “flenë” në Tomor. Dodona pelllazgjike e ka “selinë” në Tomor dhe ka qenë rrënja dhe burim i qytetërimit pellazgo-ilir dhe greko-romak. Ajo ka qenë faltorja e famshme e pellazgëve, ashtu siç u bë më vonë (tempulli i “Delfit) për grekët.

Herodoti në librin 4/ 33 pretendon se fatthënësit e Dodonës i ka parë vet, kur ka vizituar Dodonën.. Ai thotë se ky qe tempulli i vetëm nga gjithë të tjerët dhe se në Tomor, vinin popuj e të gjithë Ilirisë dhe faleshin aty. Kjo e thënë vëretohet dhe nga historianshkruesit grek Aravitonoi në vitin 1859. Sipas Hesiodit *shih librin 7/16 dhe Straboni në librin 7/10- thuhet se në afërsi të tempullit të Dodonës,ka dhera pjellore,me drithëra,me livadhe për kullota.Ka tufa dhënësh me shumicë, ka pronarë të mëdhenj bagëtish,të imëta dhe të “trasha” dhe ka kullota (mushara ) . Po Straboni në librin e gjeografisë 8/7 thotë që mali i Dodonës është Tomori, rrëzë të cilit gjëndet faltorja e Zeusit.

Straboni vazhdon,se Talaria janë fis Mollosie; janë ata që banojnë rreth këtij mali ku ka dhera moçalishte dhe mali i Tomorit,r rëzë tij ka dhe shumë burime uji..PO – Talarët – Talaria = Lalarët – Lalëria se ka përngjasim në rrokje dhe Talarët nuk janë tjetër veç stërgjyshët e myzeqarëve të sotëm (Lalërisë ). Dodona dimërake (dhisqimeros-siç ) , malësore gjindet në jugun e Molosisë, pranë malit Tomor ku ka një burim që bën çudira: zbrazeshin ujërat në mesditë dhe mbusheshin prapë në mesnatë dhe, veç këtyre, ka një pyll me lisa e me “vgjejë”(nënkupto:pisha! ) . Është vëndi ku se dhe sot në gojën e popullit,haset fjala “vgjer” për pishën. Edhe Plutarku tek “Jeta e Piros” Verteton se faltorja e “dodonës” gjendet në Molosi. Dodonën e ngritën pellazgët dhe jo grekët, ndaj ( Zeusi quhet zot i Pellazgëve)

Ç’do ndodhë në Jugosllavi pas Titos?! Pyetja e Enverit që mobilizoi policinë dhe ushtrinë

“Ç’do ndodhsë në Jugosllavi pas Titos?!” Një pyetje e tillë që hodh publikisht nga ish-diktatori Enver Hoxha ne fushën e ngjarjeve politike të viteve ’70, duket se zgjoi një angazhim të ethshëm për të forcuar mbrojtjen e vendit. Madje, sikur të mos mjaftonte kjo, u fuqizuan edhe shërbimet e Policisë Popullore, e konsideruar si një forcë me vete, që do mbronte atdheun në rast sulmi. Kështu e shpjegon ç’po ndodhte në ato vite me ushtrinë shqiptare, eksperti i trupave speciale, Hil Lushaku, gjatë një interviste të posaçme për “Albanian Free Press”

Shoqëruar edhe me detaje rreth forcave reale që ajo kishte, apo edhe incidentin e ambasadës jugosllave, pas vdekjes së Titos që do të minonte njëherë e mirë marrëdhëniet mes dy vendeve tona. “Sipas përfundimeve të grupit hetimor, u konkludua se ngjarja ishte politike, e realizuar nga personeli i ambasadës jugosllave në Tiranë, me mjete e municione xheniere të prodhimit jugosllav”, shpjegon ai…

Z. Lushaku, sa qendra zjarri u ndërtuan në të gjithë Shqipërinë gjatë kohës së komunizmit?

U ndërtuan mbi 36.000 qendra zjarri të fortifikuara dhe mbi 3.264 pozicione zjarri të artilerisë së rëndë. Pa përmendur këtu mijëra kilometra transhe dhe hendeklidhje të fortifikuara, ku u shpenzua hekur dhe beton sa për të ndërtuar qytete të tëra moderne. Në qershor 1978, pas tre vjetësh punë “skllevërit ushtarë” dhe “inxhinierët pa gjuhë” përfunduan ndërtimin e objektit “qyteza e nëndheshme”, në afërsi të Linzës, Tiranë, një kryevepër fortifikuese kjo që do e kishin zili edhe komandat e pakteve më të fuqishme ushtarake. Ajo do të zëvendësonte vendkomandën e Shtabit të Përgjithshëm që funksiononte për kohë lufte në Bërzhitë, Tiranë.

Çfarë trupash kishte të mobilizuar ushtria në fund të viteve 1980?

Në vitin 1990, ushtria shqiptare kishte mbi 20 divizione këmbësorie, ku përfshiheshin mbi 70 brigada këmbësorie, rreth 10 brigada tankesh, 13 brigada artilerie tokësore, disa regjimente të artilerisë bregdetare, disa njësi të mbrojtjes kundër tanke, rreth 19 brigada sulmuese, disa brigada të rinisë shkollore të armatosur e studentore; divizioni i xhenios me tre brigada xheniere; Komanda e Mbrojtjes Kundërajrore me disa njësi të instaluar në pika kyçe strategjike të mbrojtjes së hapësirës ajrore, përfshirë edhe një regjiment të raketave kundërajrore tokë- ajër; Komanda e Aviacionit dhe aerodromet në vartësi të saj ku ishin avionë modernë; Komanda e Flotës Ushtarake Detare me disa baza të fuqishme të mbrojtjes detare dhe një brigadë nëndetësesh; brigada ndërlidhjeje, regjimenti i mbrojtjes kundër kimike, regjimenti i zbulimit teknik të artilerisë, regjimenti i radio-zbulimit si dhe disa baza furnizimi e institucione të ndryshme ushtarake.

Po Policia Popullore, si u ngrit?

Policia u vlerësua se duhej të kishte forcën e saj të aftë, të organizuar e të gatshme në shërbim të rendit shoqëror e juridik socialist, sikurse u krijua edhe “batalioni i gatishmërisë i Policisë Popullore”.

Kjo kohë përket me dënimin e Kadri Hazbiut?

Referuar pohimeve të dëshmitarëve e të pandehurve në gjyqin ndaj Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehut, evidentohet se nga viti 1973 deri në vitin 1981, në luftën kundër elementit kriminal, vëmendja e organeve të Punëve të Brendshme ishte e përqendruar kryesisht te agjitacioni e propaganda, ku 52% e të dënuarve i përfshinte kjo kategori. Në analizë edhe të kësaj gjendjeje të kriminalitetit u konkludua se kishte qenë i drejtë vendimi për fuqizimin e shërbimeve të Policisë, jo vetëm numerikisht, por edhe me struktura të kompletuara dhe të afta për veprime të shpejta efikase.

Në këtë kohë Enver Hoxha, shtroi pyetjen: Ç’do të ngjasë në Jugosllavi pas Titos?!…

Vetë Enver Hoxha, i frikësuar nga zhvillimet, shtroi i alarmuar pyetjen, duke dhënë po vetë edhe përgjigjen: “Ç’do të ngjasë në Jugosllavi pas Titos?!…Popujt e Jugosllavisë do të luftojnë me heroizëm kundër të gjithë atyre që do të tentojnë t’u cenojnë lirinë dhe pavarësinë”. Ka pasur komente të shumta në vitin 1980 se gjendja shëndetësore e Josif Broz Titos ishte përkeqësuar, ndaj Jugosllavia ishte në epiqendër të analistëve diplomatikë e politikë, ku nuk mungonte edhe vëmendja e shtuar e udhëheqjes politike shqiptare, si shtet fqinj, por dhe ku kishte popullsi e territore shqiptare.

Po pas vdekjes së Titos, çfarë ndodhi?

Më 4 maj 1980 vdiq Tito, ndërsa udhëheqja shqiptare përforcoi masat e brendshme të sigurisë e të vigjilencës, nga kufiri e në çdo qelizë të veprimtarisë së brendshme. Shtypi shqiptar ndër të tjera citoi shënimin e Enver Hoxhës: “Popujve të Jugosllavisë, vdekja e tij do t’u lërë pas mjerimin ekonomik dhe politik, përçarjen dhe grindjet në mes të mozaikut të popujve që formojnë atë që quhet Federata Jugosllave”. Kjo periudhë është karakterizuar nga një tension i brendshëm në udhëheqjen shqiptare për frikën e shpërthimit të ndonjë lëvizjeje në Shqipëri. Duket se më herët ka pasur shumë dezinformacione alarmuese nga agjenturat e huaja, ku nuk bënin përjashtim edhe ata për kryeministrin Mehmet Shehu. Nuk mund të fshihet fakti se tërthorazi ndjehej një frikë e mosbesim nga udhëheqja e lartë, prandaj trysnia ndaj kuadrove për shkundje, për luftë ndaj shfaqjeve të huaja, për luftë kundër liberalizmit, konservatorizmit, dogmatizmit e shabllonizmit, ishte sirenë alarmi për të mbajtur “në këmbë e në gatishmëri të lartë” ushtrinë e policinë. Se “ku flinte lepuri” këtë e dinin vetëm ata që ishin në krye, por që ndjehej një farë pasigurie, dyshimi e frike, kjo kuptohet nga “silurimet” që Enver Hoxha bënte ndaj drejtuesve në të gjitha fushat. Duket se në këtë periudhë, ndonëse nuk ka pasur asnjë sinjal në forumet e brendshme të PPSH, është ndjerë një plasaritje në marrëdhëniet e Enver Hoxhës me kryeministrin Shehu.

Por situata brenda Shqipërisë po ndryshonte. Mehmeti i lë postin Kadri Hazbiut?

Është fakt se Mehmet Shehu, në dhjetor 1979, “i dorëzoi” postin e ministrit të Mbrojtjes, Kadri Hazbiut, me justifikimin se atij do t’i besohej posti që kishte mbajtur Hysni Kapo, në Sekretariatin e Komitetit Qendror të PPSH-së, por që nuk e mori kurrë. Enver Hoxha kishte grumbulluar informacione nga Kadri Hazbiu, ministër i Mbrojtjes në atë kohë, për shfaqje ekstreme liberalizmi në radhët e Forcave të Armatosura dhe ndër të tjera, në një mbledhje me drejtues të lartë të Partisë e të Strukturave të Sigurisë, u është drejtuar të gjithë ushtarakëve: “Shokë oficerë, ku po e çoni ushtrinë me liberalizmin tuaj”?! Ky fjalim, në vijim, u kthye në program pune e material bazë për format e edukimit në strukturat e Forcave të Armatosura.

Në këtë kohë rritet edhe roli i Ramiz Alisë?

Analizë më e hollësishme për gjendjen në Poloni është bërë në shkurt të vitit 1981, në një publikim të shkruar nga Ramiz Alia, mbi bazën e tezave të dhëna nga Enver Hoxha. Në fillim të marsit 1981 Hoxha, ndodhej me pushime në Vlorë dhe prej andej ndiqte me shqetësim zhvillimet në Jugosllavi, ku evidentohej ndjeshmëria e lartë e tij kundër politikës shkombëtarizuese të jugosllavëve ndaj kosovarëve, duke i regjistruar ata si popullsi myslimane, me synim të fshihnin numrin e shqiptarëve, ndaj porositi Ramiz Alinë të shpallë publikisht qëndrimin e politikës shqiptare, madje edhe e orientoi si e çfarë të shkruajë. Referuar shënimeve të tij, evidentohet se më 1 prill 1981 ai ka analizuar zhvillimin e demonstratave të fuqishme në Kosovë (zanafilla në universitetin e Prishtinës), ku pati të vrarë e të plagosur dhe dhjetëra studentë .

Po më 2 prill, çfarë ndodhi?

Më 2 prill është shpallur gjendja e shtetrrethimit atje dhe më 3 prill Enver Hoxha detyrohet të ndërpresë pushimet e të kthehet në Tiranë, ngaqë situata e krijuar në Prishtinë e Podujevë, ku demonstruan studentë e punëtorë, në mbështetje të tyre, ishte tensionuar dhe qe shpallur gjendja e shtetrrethimit, duke shpërthyer një valë e madhe akuzash ndaj shqiptarëve, duke i etiketuar “nacionalistë”, “irredentistë”, “agjentë të imperializmit”, “ballistë”, “imformbyroistë” etj. Më 4 prill ai ka shkruar në ditar: “Ngjarjet në Kosovë më kanë preokupuar e më kanë shqetësuar shumë, pse titistët e poshtër jugosllavë, sipas lajmeve të agjencive, kanë sulmuar me mjetet më të egra popullin dhe studentët që në mënyrë paqësore kërkonin përmirësimin e konditave të tyre të jetesës dhe statusin e republikës për Kosovën në kuadrin e Federatës Jugosllave”. Ndërsa më 5 prill 1981 ai ka shënuar “…mblidhet Byroja Politike ku “diskutuam për ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë dhe masat që duhet të marrim ne”. Ka gjasa që aty të jetë ngjizur ideja e krijimi të batalionit të Policisë Popullore, si rezervë e Ministrisë së Punëve të Brendshme “për të zgjidhur detyra urgjente” që mund të krijoheshin nga zhvillimet e pritshme. Më 7 prill, Hoxha hodhi në “Ditar” shënimin analitik dhe polemizues, me titull “Çfarë pohon e çfarë mohon zoti Dragosavac”, si përgjigje ndaj fjalimit të Dushan Dragosavacit, mbajtur më 3 prill.

Në shënimin e Hoxhës refuzohet pikëpamja e liderit jugosllav se ish-federata jugosllave kishte gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme për çështjen e kombeve dhe kombësive; argumentohet pse shqiptarët në Kosovë meritojnë statusin e republikës brenda federatës; theksohet se shqiptarëve atje nuk u është dhënë asnjëherë e drejta e vetëvendosjes; demaskohet fabrikimi i së quajturës “kombësi myslimane”, për të konkluduar se as “Traktati i Londrës” dhe as “Traktati i Versajës” nuk janë të përjetshëm dhe nuk mund të dënojnë pa fund fatin e shqiptarëve. Në përgjigje të asaj situate kaotike dhune, më 8 prill 1981, u shkrua edhe një artikull në gazetën “Zëri i Popullit”, titulluar “Pse u përdor dhuna policore dhe tanket kundër shqiptarëve në Kosovë”. Në “Ditar”, më 11 prill, Hoxha ka shënuar se: “…shqiptari nuk e ka duruar kurrë robërinë”, në të cilin polemizohet ashpër me pohimin e Stane Dolanc-it se: “Kosova nuk do të bëhet kurrë republikë” (cituar prej shtypit perëndimor). Referuar shënimeve të ditarit të Enver Hoxhës për çështje ndërkombëtare, janë regjistruar 150-200 të vrarë në Prishtinë,13 në Ferizaj, 3 në Prizren, shumë të vrarë në Lipjan, Obiliq (madje këtu janë vrarë nxënës të shkollës së mesme), Podujevë, ndërsa me të plagosur janë mbushur spitalet, burgjet janë mbushur e aty po torturohen shqiptarët nga policia e ushtria serbe dhe për herë të parë përmenden dëshmorët e lirisë të demonstratave të para.

Veprimi serb në Kosovë cilësohet masakër dhe Hoxha shënoi deklarativisht se: “…ne do t’i mbrojmë vëllezërit tanë kosovarë deri në fund”. Lufta politike është ashpërsuar dhe kulmon si kurrë më herët që nga viti 1948. Më të frikshme për Shqipërinë e bënë këtë gjendje edhe reagimet antishqiptare të politikanëve serbë. Udhëheqës jugosllavë si Millosh Miniç, Vidiç, Petër Stamboliç etj. shpërthyen në fjalime akuzuese të karakterizuara nga një egërsi e shfrenuar, nga një dell shovinist serbomadh i paparë ndonjëherë kundër popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi dhe kundër Shqipërisë. Kurse ministri i Brendshëm i RSF të Jugosllavisë, Franjo Hërljeviç, në ditët e para të majit 1981 lëshoi akuza se përfaqësitë diplomatike shqiptare në botë kanë organizuar e nxitur ngjarjet në Kosovë. Më 13 maj 1981 mblidhet përsëri Byroja Politike për të analizuar ngjarjet në Kosovë dhe masat që duhet të merren, ndër të tjera aty u miratua botimi në shtyp i artikullit “Kërkesa për t’i njohur Kosovës statusin e republikës është e drejtë”41.

Po incidenti në ambasadën jugosllave, ç’mund të na thoni rreth tij?

Pa kaluar dhjetë ditë nga kjo, më 23 maj 1981, ora 21.17, ambasada jugosllave provokoi me dy plasje eksplozivi në tarracën e kuzhinës. Lidhur me këtë, të nesërmen, më 24 maj, ambasadori jugosllav paraqiti protestë në MPJ të Shqipërisë.

Kush ishte drejtor i Policisë Popullore në atë kohë?

Ish-kryehetuesi i asaj kohe në Tiranë, e më vonë drejtor i Policisë Popullore, Dilaver Bengasi, është shprehur se akti u quajt nga agjencitë e huaja si “autogol në ambasadën jugosllave”. Pas kësaj marrëdhëniet me Jugosllavinë u acaruan në të gjitha fushat, tregtare, shkencore, kulturore, diplomatike etj. Sipas përfundimeve të grupit hetimor të këtij akti, cilësuar atentat terrorist nga pala jugosllave, që u arrit pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertimeve shkencore të shumta e analizave të të dhënave të siguruara nga shumë burime, u konkludua se ngjarja ishte politike, e realizuar nga personeli i ambasadës jugosllave në Tiranë, me mjete e municione xheniere të prodhimit jugosllav. Më 3 qershor 1981, gazeta “Zëri i Popullit” botoi artikullin “Mbi ngjarjet e ambasadës jugosllave në Tiranë”, si kundërpërgjigje gazetës “Politika” të Beogradit. Ndërkohë, makineria shpifëse e policisë së fshehtë jugosllave, ajo e UDB-së, filloi intrigat për “zjarrvënie” të Ballkanit, me shpifje të padëgjuara kurrë më parë kundër Shqipërisë, madje deri në Uashington. Edhe kjo gjendje e krijuar kërkonte domosdoshmërisht fuqizimin e shërbimeve të policisë në kontrollin e mbajtjen e normalitetit të rendit shoqëror brenda vendit. “Albanian Free Press”: Albert Zholi

Siria, marrëveshja me Iranin dhe tregëtia janë çështjet më të mprehta të takimit në Uashington mes dy presidentëve, atij amerikan Donald Trump dhe atij francez Emmanuel Macron. Kjo është vizita e parë shtetërore e një udhëheqësi të huaj gjatë administratës Trump dhe siç tha presidenti amerikan plotësisht e përshtatshme për shkak të lidhjes së fortë me një aleat të vjetër siç është Franca

Një ceremoni ushtarake në Shtëpinë e Bardhë i parapriu takimit mes dy udhëheqësve. Në ditën e dytë të vizitës së tij shtetërore në Uashington, presidenti francez u prit në Shtëpinë e Bardhë me një ceremoni ushtarake, që angazhoi 500 trupa të forcave të armatosura amerikane. Dy udhëheqësit shoqëroheshin nga bashkëshortet e tyre, zonja e parë amerikane Melania Trump dhe bashkëshortja e presidentit francez Brigitte Macron.

Gjatë një fjalimi që pasoi ceremoninë pritjes, presidenti amerikan tha se vizita e presidentit Macron është dëmshi e marrëdhënies së qendrueshme me një vend aleat të vjetër të SHBA-së siç është Franca.

Është mëse e përshtatshme që ne po zhvillojmë vizitën e parë shtetërore me udhëheqësin e një aleati të vjetër të Amerikës, kombin krenar të Francës. Vizita juaj zoti president vjen në një moment vendimtar për aleancën tonë. Së bashku me miqtë tanë britanikë, Shtetet e Bashkuara dhe Franca ndërmorrën një akt vendimtar si përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike nga ana e regjimit sirian. Dua t’ju falenderoj personalisht ju, popullin francez dhe ushtrinë e vendit tuaj për partneritetin”, tha presidenti amerikan.

Presidenti Macron tha populli francez ka patur gjithnjë ndjenja te sinqerta ndaj popullit amerikan. Sipas tij për Francën, Amerika përfaqëson mundësi pa fund dhe dy popujt ndajnë së bashku idealet e paqes dhe lirisë.

Së bashku Franca dhe Shtetet e Bashkuara do të mposhtin terrorizmin. Dy vendet po përballen me të në forma të ndryshme. Ne së bashku do të përballemi me përhapjen e shpejtë të armëve të shkatërrimit në masë, tha presidenti Macron.

Pas ceremonisë së pritjes Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emmanuel Macron zhvilluan bisedime zyrtare. Takimi dypalësh trajtoi çështje me rëndësi globale me të cilat ballafaqohen qeveritë e dy vendeve, përfshirë luftën në Siri, programin bërthamor të Iranit dhe planin e presidentit Trump për të imponuar tarifa për importet e aluminit dhe çelikut.

Gjasat janë që zoti Macron të shfrytëzojë bisedimet në Shtëpinë e Bardhë për të bindur zotin Trump që të mos heqë dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Presidenti amerikan e ka quajtur vazhdimisht atë një marrëveshje të keqe. Ai ka afat deri në 12 maj për të hequr dorë nga sanksionet ekonomike kundër Iranit si pjesë e marrëveshjes. Nga ana tjetër zoti Macron ka thënë se marrëveshja me Iranin nuk është e përsosur, por sipas tij mbi këtë çështje, nuk ka një “plan B.”

Ka të ngjarë gjithashtu që presidenti francez të bisedojë me zotin Trump mbi rëndësinë e qëndrimit të forcave amerikane në Siri. Zoti Trump ka folur për tërheqjen e amerikanëve nga Siria veriore. Por sipas zotit Macron kjo do të rriste rrezikun e braktisjes së Sirisë në duar e regjimit të Asadit dhe Iranit.

Në mbrëmje për nder të zotit Macron do të shtrohet një darkë shtetërore, ndërsa të mërkurën ai pritet të mbajë një fjalim përpara kongresit amerikan.

Tusk thotë se BE favorizon integrimin e vendeve të Ballkanit

Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian, Donald Tusk tha të martën se rruga drejt anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të jetë e vështirë

Këto komente të presidentit të Këshillit të Evropës erdhën pasi ai filloi një vizitë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke kërkuar më shumë punë në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, raporton AP.

Të gjitha 28 vendet anëtare të BE-së duhet të pajtohen unanimisht për çdo vend që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Pranimi në BE ka qenë nxitës i fuqishëm i reformës politike dhe demokratike në vendet postkomuniste.

“Jam i vetëdijshëm që ky proces do t’i ngjajë më shumë një gare me pengesa sesa një autostrade, por nuk kam dyshim se integrimi i plotë mbetet fati ynë i përbashkët”, tha Tusk në një konferencë për media bashkë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian njoftoi se është bërë përparim i mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se dera e Evropës duhet të mbetet e hapur dhe se nuk dëshiron të sheh kthim në gjendje lufte “në këtë rajon jashtëzakonisht të komplikuar”.

Udhëheqësit e BE-së dhe shtetet e Ballkanit do të takohen në Bullgari në samitin që do të mbahet më 17 maj.

Tusk tha se ky samit duhet të gjejë mënyrat dhe mjetet për të përmirësuar lidhjet e bllokut me rajonin e Ballkanit dhe raportet midis vendeve të tij.

“Nuk kam dyshim se është në interesin e BE-së dhe Shqipërisë që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të jetë plotësisht i integruar në BE”, tha Tusk.

Në linjë me DioGuardin, deputetja e VV-së: Kosova po drejtohet nga mafia

Kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi, dje në një deklaratë për media kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj dhe presidentin Hashim Thaçi i ka quajtur mafiozë që vetëm u intereson pushteti dhe fuqia dhe kështu dëmtojnë popullin e tyre

“Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj janë mafiozë. Atyre nuk u intereson për popullin, por vetëm paratë, pushteti dhe fuqia”, ka thënë ish-kongresisti amerikan i cili për herë të parë e hapi në kongres çështjen e Kosovës Joseph DioGuardi.

Në lidhje më këtë ka pasur reagime të shumta nga persona zyrtarë të vendit. Drita Millaku, deputete e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se nuk është asgjë e re ajo që ka thënë Joseph DioGadi, pasi sipas saj, tashmë dy dekada Kosova po drejtohet nga mafia.

“Vendi ynë për fat të keq po i kalon dy dekada që po drejtohet nga mafia. Nuk ka asnjë emër tjetër pos mafisë e lidhur drejtpërdrejtë më të gjitha poret e institucioneve të vendit. Asnjë përparim nuk ka dhe nuk do të ketë deri sa këta të jenë në krye të vendit. Mafia punon për vete dhe për klanin e ngushtë prandaj e kemi gjendjen qysh e kemi, qytetarë të lodhur e të rraskapitur duke shikuar mundësinë e parë për tu shpërngulur, sepse as represioni i Serbisë nuk ia ka bëre popullit me keq” ka thënë nder të tjera deputetja Millaku.

Deputetja thotë se në Kosovë është gjendja e rëndë ekonomike. Sipas deputetes së VV-së, vetëm në Prizren janë mbi 50 ndërmarrje që janë shkatërruar dhe mbi 20.000 punëtorë të larguar, ku sipas saj të gjitha këto i ka bërë kjo mafi.

“Unë them se kjo është shprehja me e butë që u është thënë , këta duhet të japin llogari para se ti shkarkojmë nga funksionet sepse qytetarët kanë me i ndëshku por jo pa i dënuar me burg jo të shpëtojnë lehtë” ka përfunduar për “Bota sot”, Drita Millaku, deputete e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.

Kërkohet mbështetja e Francës për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim ambasadorin e Francës, Didier Chabert, me të cilin diskutoi për Raportin e vendit të Komisionit Evropian

Hoxha, theksoi se Raporti i Komisionit Evropian është objektiv dhe udhëzues i mirë për të arriturat dhe sfidat tona, duke u përqendruar në prioritetet e procesit nëpër të cilin po kalon vendi, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

“Raporti është objektiv, ka evidentuar të arriturat tona por edhe sfidat, duke dhënë udhëzime se ku duhet të përqendrohemi për të përshpejtuar synimet tona integruese.

Ne besojmë se arritjet tona janë në pajtim me kërkesat për liberalizimin e vizave, 95 nga të cilat janë realizuar.

Arritjet në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk do të ndalet edhe pas liberalizimit të vizave, ngase, këtë dukuri negative do ta luftojmë vazhdimisht, në pajtim me vlerat që aspirojmë”, theksoi Hoxha e cila kërkoi mbështetjen e Francës për vendimin e liberalizimit të vizave.

Ambasadori Chabert, theksoi se Franca ka përkrahur vazhdimisht dhe do ta përkrahë në të ardhmen, procesin integrues të Kosovës, duke kontribuar në rrafshin ndërkombëtar por edhe në shtetndërtim.

Platforma e Veselit e vonuar dhe e gabuar

Shpalosja e platformës nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli është edhe një dëshmi se lidershipi i Kosovës nuk ka vizion. Kadri Veseli, do duhej të merrte iniciativë me të gjithë akterët në vend për arritjen e një rezultati për tekstin e platformës. Kështu kanë vlerësuar njohësit e rrethanave politike në vend

Analisti Belul Beqaj, ka thënë se lideri i PDK-së,po vepron me vonesë të madhe për temat të cilat janë shqetësime për vendin për vite me radhë. Sipas tij, kjo nismë nuk do të ketë mbështetje pasi subjektet politike duan që të dëshmohen para elektoratit të hutuar.

“Këto tema na shqetësojnë me vite, ndërsa kërkohet konsensus nacional sikur të ishin aktuale nga dje. S’do mend se Kadri Veseli është vonuar me artikulimin e prioriteteve pasi që nismat individuale kanë dështuar apo janë në rrugë të dështimit. Prandaj, nuk besoj se kjo nismë do të ketë mbështetje në kohën kur subjektet politike po dëshirojnë të dëshmohen secila në mënyrën e vet para elektoratit të hutuar. Lideri i mirëfilltë duhet të ketë vizion, ndërsa shpalosja aktuale e kësaj Platforme është edhe një dëshmi se lidershipi Kosovës nuk ka vizion”, ka thënë Beqaj për Telegrafin.

Edhe analisti Imer Mushkolaj theksoi për Telegrafin se nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli do duhej të rridhte iniciativa që të diskutohet edhe me partitë parlamentare si dhe me grupe tjera të interesit që të krijohet platforma, e jo të ofrohet e gatshme.

Ai tha se gjithçka ka nisur mbrapsht me platformën e Veselit duke përfshirë këtu edhe platformën e qeverisë të kryesuar nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

“Hapat kanë qenë gabim, pasi do duhej të bëhej në një mënyrë tjetër që ai të marr iniciativën dhe të përfshihen të gjithë akterët tjerë që të arrihet një rezultat për tekstin e platformës. Në anën tjetër është e pakuptueshme se si kryeministri i dorëzon kuvendit një platformë tjetër. Logjika do të ishte që platforma të dilte si rezultat i diskutimeve të partive parlamentare dhe grupe tjera të interesit në kuvendin e Kosovës, të miratohej në kuvendin e Kosovës dhe pastaj t’i dorëzohej presidentit. Që të gjitha kanë nis mbrapsht edhe nga ana e Veselit dhe nga ana e Haradinaj. E në anën tjetër kemi një thirrje për një tryezë nga LDK. Do duhej që të organizohej kushtimisht përpara se këto platforma të bëhen publike. Për mu është banale dhe e papranueshme që njëkohësisht i kemi dy platforma”, ka thënë ndër të tjera Mushkolaj.

Në anën tjetër, përmes propozimit të tij, Veseli ka kërkuar arritjen e një konsensusi mes partive politike për temat të rëndësishme, siç është dialogu me Serbinë, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, themelimi i Ushtrisë së Kosovës, agjenda e integrimeve evropiane dhe Reforma Zgjedhore.

Ndryshe këtë platformë, Veseli ua ka dërguar liderëve politikë, përmes së cilës u bënë thirrje atyre për krijimin e një ekipi të përbashkët me pjesëmarrje edhe të shoqërisë civile.

Dushan Janjiq: Gjyshi i Ramush Haradinajt është i varrosur në Beograd

Për Kryeministrin Ramush Haradinaj po diskutohet ende në Serbi, pasi dha një intervistë për mediat e atjeshme. Analisti i njohur serb Dushan Janjiq, në një paraqitje për Happy Tv, televizion që ka interevistuar Haradinajn, para disa ditësh, ka zbuluar detaje për gjyshin e Kryeministrit të Kosovës.
Janjiq, në emisionin ku ka marrë pjesë edhe kreu i radikalëve Vojisllav Sheshel, ka thënë se gjyshi i Ramush Haradinajt është i varrosur në Beograd, në varrezat e myslimaënëve

„Gjyshi i tij ka vdekur në Beograd, është i varrosur në varrezat e myslimanëve afër, beogradit të ri. Ai ka qenë i afërt me mbretërinë. Është një familje që e ka pasur vendin e saj në Mbretërinë e Jugosllavisë“ ka thënë Janjiq.

Ndërsa, Janjiq ka thënë se edhe gjyshi i tij është i varrosur në Kosovë dhe se këtë cështje e ka biseduar me Haradinaj i cili sipas Janjiq ka dashur t’i tërheq eshtrat e gjyshit nga Beogradi.

„Gjyshi im ka qenë oficer i xhandarmërisë dhe është i varrosur afër Manastirit të Deçanit dhe unë kam pyetur rreth procedurës se nuk e kam ditur . Ai ka dashur t’i tërheq eshtrat e gjyshit të tij …Unë kam dashur nga ai garanci që pushteti komunal në Deçan t’i restaurojë varrezat ku është i varrosur gjyshi im, unë nuk e lëvizi gjyshin nga Kosova …rreth kësaj kemi folur“

Por a e keni bërë, e ka pyetur gazetari analistin Janjiq.

„Nuk kemi mundur atë(Haradinajn), e kanë burgosur dy hereë, herën e fundit i ndihmoi edhe Thaçi edhe dikush tjetër që t’i japin famë për zgjedhje në Francë . Ai ka ndikuar te pushteti komunal që varrezat të restaurohen sepse kjo është turp“

Ndërkohë, radikali Vojisllav Sheshl është interesuar për të mësuar më shumë se ku ndodhet varri i gjyshit të Ramush Haradinajt

E Janjiq ka thënë se Haradinaj do t’i kthej eshtrat e gjyshit në Deçan.

„Gjyshi i Ramushit ende është në Beograd dhe mendoj se duke iu falënderuar eëmisioni tënd ai do t’a dalë ta kthej gjyshin“ ka thënë ai.

Gjendet armë në veturën ku u gjet i vdekur aktori i Serialit ‘O sa mirë’

Para pak minutash u raportua se trupi i pa jetë që u gjend në një fshat të Gjakovës i takon aktorit të Serialit ‘O sa mirë’, Art Kurtit

Metro mëson se Kurti është qëlluar me armë, ndërkohë që Policia akoma po zhvillon hetimet. Policia ka konfirmuar se në vendngjarje është gjetur një armë, por duke mos precizuar në është qëlluar apo ka qëlluar vetën.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri – pistoletë me të cilën dyshohet që është kryer vepra”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Lirie Podrimaj.

Ndryshe, Art Kurti ishte aktor që u bë i njohur në O sa mirë, e tani po punonte si zyrtar komunal në Komunën e Gjakovës./gazetametro.net

Kurti: Serbia është problemi i Ballkanit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se liderët e rajonit po ndihmohen në mes vete, duke krijuar tensione të kohëpaskohshme politike, që të humbet fokusi i njerëzve nga zhvillimi socio-ekonomik

Në një intervistë për TV1 në Sarajevë, Kurti ka thënë se problemi kryesor i Ballkanit Perëndimor është Serbia, për të cilën ka thënë se e imiton Rusinë. Për arrestimin e Marko Gjuriqit, Kurti ka thënë se ky arrestim është bërë me dhjetë vjet vonesë si dhe me të qeveria kosovare dhuroi spektakël për t’u dukur më patriotike. Sa i përket vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviq, Kurti ka deklaruar se kjo vrasje është kryer nga “strukturat paralele në Kosovë, që financohen nga Serbia”.

Kurti po ashtu ka thënë se pret që qeveria Haradinaj të mos ketë jetëgjatësi. Ka thënë se Kosova nuk është dashur të lejojë që qeveria të varet nga Lista Serbe. Për kryeministrin Ramush Haradinaj, ka deklaruar se “ka pritur që të jetë më ndryshe, por që prej se është ulur në kolltukun e kryeministrit, vazhdon me koncesionet ndaj Serbisë dhe me privatizimet neoliberale, sikur Mustafa, Thaçi e pararendësit tjerë”.

Kryetari i VV-së ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij, Beogradi po ngutet të bëjë zgjidhje për Kosovën sa më shpejtë sepse “presidenti i Kosovës, Thaçi, është shumë i dobët, meqë po frikësohet nga Gjykata Speciale”.

Intervista e plotë:

Gazetari: Të nderuar shikues, me ne është zotëri Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët!

ALBIN KURTI: Mirëmbrëma!

Gazetari: Atmosfera politike në rajon po duket pak a shumë si diçka nxehtë/ftohtë. Ditëve të fundit kemi ngritje të sërishme të tensioneve në mes të Kroacisë dhe Serbisë, në mes Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Ndërkohë që kriza midis Kosovës dhe Serbisë është thuajse e përditshme. A është kjo në njëfarë mënyre taktikë e liderëve politikë në rajon? Deri kur kështu ?

ALBIN KURTI: Në njërën anë, mendoj se keni të drejtë, në kuptimin se autokratët në rajon po ndihmohen në mes veti, duke krijuar tensione politike, që njerëzit të mos mund të fokusohen drejt zhvillimit socio-ekonomik dhe si ta shporrin këtë mjerim social dhe mungesë të zhvillimit. Në anën tjetër, mendoj se problemi kryesor i Ballkanit Perëndimor është Serbia. Serbia po e imiton Rusinë, si një oktapod i vogël me tentakulat e saj gjithandej në rajon. Në Bosnje, ajo e ka Republikën Serbe, në Mal të Zi i ka partitë e veta të cilat nuk e njohin pavarësinë e Malit të zi dhe hyrjen e tij në NATO. Në Kosovë, ajo ka strukturat e veta paralele dhe kontrollin në pjesën veriore të saj, ndërkohë që e ka në grusht edhe opozitën në Maqedoni. Ngjashëm me Federatën Ruse, e cila i ka tentakulat e saj në formë të parashteteve satelite në vendet e saj fqinje, që nga Bjellorusia e Donbasi dhe gjithandej deri në Osetinë jugore e në Abkazi.

Mendoj se ata (Serbia) po duan të imponohen si stabilizues kryesor të rajonit duke pasur fuqinë më të madhe destabilizuese. Ne i njohim gjitha këto veprime që janë shumë të tejdukshme. Mirëpo ne duhet të punojmë shumë, që t’ia sqarojmë këtë edhe faktorëve ndërkombëtarë, por edhe për bashkërendim të ndërsjellë midis nesh, për të mos lejuar që Serbia ta krijojë për shembull edhe në Kosovë një republikë të vogël serbe të cilën e dëshiron jo vetëm në veriun e Kosovës.

Mendoj se ka mundësi dhe ka nevojë, si të them, për një aleancë ballkanike midis boshnjakëve, shqiptarëve, pse jo edhe malazezëve, maqedonasve dhe kroatëve, meqë jo vetëm në shekullin XX, por edhe në shekullin XXI Serbia edhe më tej është problemi kryesor i Ballkanit.

Gazetari: Së fundi, arrestimi i Marko Gjuriqit në Mitrovicë ka shkaktuar tensione më të theksuara midis Prishtinës dhe Beogradit. Sipas jush, zotëri Kurti, kush është përgjegjës për këtë? Beogradi zyrtar, Prishtina zyrtare apo të dyja së bashku?

ALBIN KURTI: Përgjegjësia e Prishtinës është se ky arrestim ka ndodhur me dhjetë vite vonesë. Marko Gjuriqi ka hyrë në Kosovë sa herë që ka dashur, mirëpo qeveria jonë vendosi më në fund ta arrestojë. Por, ai u burgos vetëm për shkak se nuk kishte leje për të hyrë në Kosovë, ndërkohë që problemi përkon me atë se ai në të vërtetë e ka shkelur integritetin dhe sovranitetin territorial të shtetit tonë. Por, ai është mbajtur në arrest vetëm pesë minuta në stacionin policor dhe është dëbuar në Serbi, pa shqiptimin e asnjë dënimi gjyqësor. Mirëpo, unë mendoj po ashtu se Qeveria e Kosovës ka bërë edhe spektakël prej kësaj, për t’u dukur paksa më patriotike, pikërisht në kohën kur ajo po i bën koncesione Vuçiqit, në vend se të ushtrojnë pushtet për të mirën e shtetit dhe për sundimin e ligjit.

Gazetari: Para arrestimit të Gjuriqit, atmosfera u tensionua shumë nga vrasja e Oliver Ivanoviqit. A ka ndonjë paralajmërim nëse do të zbulohen kryerësit e kësaj vepre?

ALBIN KURTI: Kanë kaluar më shumë se tre muaj dhe askush nuk është akuzuar ende. Për herë të parë në historinë shumë të gjatë të marrëdhënieve shqiptaro-serbe, asnjë serb nuk po fajëson shqiptarët për vrasjen e një politikani serb në Kosovë. Është e qartë se ai ishte armik i Vuçiqit. Mendoj se Oliver Ivanoviqi ishte edhe kriminel lufte. Ai ishte dënuar me nëntë vjet burg për këtë arsye nga ana e gjyqtarëve ndërkombëtarë të Euleksit në Kosovë. Mirëpo, ai ka qenë një kriminel i atillë që me gjasë ishte penduar për të bëmat e tij dhe mbase kishte pranuar të bëhej dëshmitar për t’i dëshmuar krimet serbe të kryera në Kosovë gjatë periudhës së luftës. Kjo i pengon Vuçiqit. Me të vërtetë është për t’u habitur se si askush nuk është arrestuar deri tani, kur dihet se veriu i Mitrovicës është më i kontrolluar nga Serbia se madje vet Beogradi. Aty ka gjithkund kamera, por po duket sikur askush nuk ka parë gjë dhe sikur nuk është xhiruar asgjë. Kjo ishte një vrasje profesionale, nuk është bërë nga inati i ndonjë individi. Vrasja është kryer me gjakëftohësi dhe me paramendim nga ana e ndonjë organizate. Mendoj se kjo organizatë janë strukturat paralele në Kosovë, të cilat financohen nga buxheti i Republikës së Serbisë dhe që marrin urdhra nga Beogradi.

Gazetari: Me gjithë këto marrëdhënie të këqija, serbët e Kosovës janë pjesë e shumicës që ka formuar qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj. Çfarë flet kjo në të vërtetë?

ALBIN KURTI: Ata nuk janë as brenda qeverisë dhe as jashtë saj. Për momentin e kemi një qeveri të pakicës në Kosovë e cila ka vetëm 52 deputetë nga gjithsej 120. Pakica serbe në Kosovë që përbën përafërsisht 6% të popullsisë së Kosovës nuk e ka partinë e vet politike, meqë Lista serbe në Kosovë është parti e formuar nga ana e Beogradit. Kjo parti është më shumë ambasadë politike e Beogradit në Kosovë, se parti politike që përfaqëson serbët e Kosovës. Për këtë arsye, mendoj se Qeveria e Kosovës nuk është dashur të ishte kaq e varur nga Lista serbe. Nuk mendoj se kjo qeveri do të ketë jetëgjatësi. Kemi pritur që zotëri Haradinaj do të ishte më ndryshe, mirëpo që prej se është ulur në kolltukun e kryeministrit, ai vazhdon me koncesionet ndaj Serbisë dhe me privatizimet neoliberale, pikërisht sikurse vepruan Mustafa, Thaçi dhe pararendësit e tjerë.

Gazetari: A do të bjen kjo qeveri dhe a do të ketë zgjedhje të reja?

ALBIN KURTI: Paradoksi është se kjo qeveri nuk mund të bie sepse ajo tanimë ka rënë. Nuk e ka as shumicën e thjesht. Por nga ana tjetër është e vështirë ta bëjmë shumicën tonë opozitare që do të shkaktonte zgjedhje të reja. Megjithatë, po shkojnë në këtë drejtim.

Gazetari: Serbia për muaj të tërë është duke paralajmëruar zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës. Çfarë prisni se do të pranojë Beogradi dhe në këtë kontekst, çka do të ishte zgjidhje e përshtatshme për të dyja palët?

ALBIN KURTI: Beogradit po i ngutet që sa më parë ta bëjë zgjidhjen për Kosovën për shkak se presidenti i Kosovës Thaçi është shumë i dobët, meqë ai i frikësohet shumë Gjykatës Speciale. Ndërkohë, nga ana tjetër, Vuçiqi dëshiron ta jetësojë këtë zgjidhje para se Kosova ta formojë ushtrinë e saj. Me rastin e vizitës së tij në Kosovë, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan Wess Mitchell tha se Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj. Prandaj Vuçiqi ngutet ta bëjë këtë zgjidhje para formimit të ushtrisë. Arsyeja e tretë pse ai po ngutet përkon me faktin se Serbia nuk do të mund të hyjë në Bashkimin Europian pa njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe ajo dëshiron ta ketë një zgjidhje të mesme, zgjidhje kompromisi, me të cilën Vuçiqi do të shkonte në Bruksel ku do të thoshte atje se Serbia mund të ec drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian pa njohjen e Kosovës. Mendoj se nuk do ta lejojmë një gjë të tillë, sepse populli i Kosovës, opozita në Kosovë, pavarësisht gatishmërisë së presidentit tonë për t’i bërë lëshime z.Vuçiq, nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë, meqë e kemi përvojën e Bosnjës dhe nuk mund të lejojmë që ajo të përsëritet edhe me Kosovën, që të bëhet një shtet i dështuar, ku mbijetesa trajtohet si sukses.

Gazetari: Zotëri Kurti, si i vlerësoni marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës?

ALBIN KURTI: Dëshira ime është që Prishtina dhe Sarajeva të bashkëpunojnë sa më shumë. Mendoj se gjatë ish-Jugosllavisë, ne shqiptarët kemi vuajtur më shumë se ju në paqe, por ju keni vuajtur më shumë se ne gjatë luftës. Shqiptarët dhe boshnjakët janë dy popujt që kanë vuajtur më së shumti. Gjithashtu ne nuk kemi probleme me Sarajevën, sikur që as Sarajeva nuk ka probleme me Prishtinën, mirëpo edhe Prishtina edhe Sarajeva kanë probleme me Beogradin. Unë jam i vetëdijshëm se Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të Republikës Serbe që po abuzon me veton e saj. Prandaj, problemi rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës është edhe problem i Bosnjës dhe Hercegovinës si i tillë. Mirëpo, ne patjetër duhet të gjejmë zgjidhje të ndryshme, duke u bashkërenduar sa më shumë, në relacionin Sarajevë- Prishtinë, por edhe Tiranë. Ngaqë mendoj se po ballafaqohemi me probleme të ngjashme dhe pavarësisht vetos së Republikës Serbe, ne patjetër duhet të sigurojmë kanale të tjera për të bashkëpunuar sa më shumë, si në kuptimin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.

Gazetari: Po, gjithsesi në kuptimin ekonomik. Zotëri Kurti, ju faleminderit që keni ndarë kohën për të qenë mysafir yni.

KURTI: Ju falemnderit edhe juve për këtë mundësi.