CIA: Ja plani jugosllavo-grek për të sulmuar Shqipërinë

CIA ka zbardhur të tjera dokumente sa i takon Shqipërisë komuniste. Në një prej tyre tregohen marrëdhëniet mes Kinës dhe Bashkimit Sovjetik. Më 1961 këto vende u duk se po përafroheshin në qëndrime, mirëpo gjatë Kongresit që mbajti Partia Komuniste e BRSS, Nikita Hrushovi sulmoi Enver Hoxhës, duke provokuar Kinën, e cila kishte marrëdhënie shumë të mira me vendin tonë. Po ashtu në një tjetër dokument përshkruhet rreziku që vinte nga fqinjët

Maj 1951
Propaganda jugosllave

Sipas analizave të vazhdueshme të akuzave ushtarake ndaj Jugosllavisë prej vendeve të bllokut sovjetik, nuk rezulton rrezik urgjent për sulm apo intensifikim i përgatitjeve psikologjike të kësaj natyre. Gjatë vitit 1951 vendet satelite sovjetike nuk kanë transmetuar akuza ushtarake për audiencat e tyre dhe niveli i armiqësisë ka mbetur konstant. Vjeshtën e kaluar u shënua njëfarë rritjeje nga ana e Shqipërisë me transmetimin e gjyqeve të dy të akuzuarve si spiunë të regjimit të Titos, që u mbajtën në janar në Peshkopi dhe Korçë. Edhe nga ana cilësore akuzat nuk kanë shënuar përkeqësim të kërcënimeve. Përveç këtyre gjyqeve të spiunëve, kërkesat e Titos ndaj Perëndimit për armatime nuk kanë bërë të nevojshme plotësimin e nevojave.

Stacionet klandestine greke të radios, të cilat i përkasin grupeve të rebelëve komunistë, akuzojnë Jugosllavinë për planifikimin e një operacioni kundër Shqipërisë, ndërsa vetë Shqipëria nuk i ka dhënë shumë hapësirë këtyre temave në transmetimet e saj apo në shtyp. Kërkesa e Titos për armatime nga Perëndimi ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme, por pretendimet se propagandistët pro-sovjetikë janë përpjekur ta përdorin si pretekst për sulm kundër Jugosllavisë, rezultoi e pabazë. Vjeshtën e kaluar Radio Moska i dhënë më shumë rëndësi donacioneve ushqimore të SHBA për Jugosllavinë sesa kërkesës së saj për armatime. Sulmi i mundshëm i Jugosllavisë ndaj Shqipërisë është përdorur nga radiot satelite sovjetike si objekt pasqyrimi i politikave “agresive” të Titos, së bashku me incidentet kufitare dhe aktivitetet e spiunazhit me Shqipërinë.

Radio klandestine greke “Greqia e Lirë” ka njoftuar fillimisht më 11 janar se Jugosllavia dhe Greqia po organizojnë pushtimin e koordinuar të Shqipërisë nga dy fqinjët. Ky stacion ka zakonisht një gjuhë shumë më të ndezur sesa stacionet radio të vendeve të bllokut sovjetik. Zbulimi i “operacionit të pushtimit” të Shqipërisë është përmendur dhe në transmetimet e Budapestit në gjuhën serbo-kroate. Por asnjë vend tjetër sovjetik nuk ka folur për operacionin, edhe pse ato shpeshherë i kanë përçuar akuzat e radios komuniste greke Greqia e Lirë”. Propagandistët e bllokut sovjetik kanë thënë për audiencat e tyre se kërkesa e Titos për armë nga Perëndimi po merret në konsideratë vetëm nga SHBA.

Qershor 1952

Vendndodhja e centraleve elektrikë

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, mbulohet nga energjia e dy impianteve energjetike të vendosura pranë aeroportit, në rrugën mes Tiranës dhe Durrësit. Impianti më afër Tiranës ka kapacitet 3000 kilowatt dhe funksionon me pesë motorë nafte “Mann” dhe tre motorë të tipit “Buchej”. Personeli teknik i centralit energjetik përbëhet nga katër shqiptarë dhe një austriak. Impianti më larg në perëndim të Tiranës ka një kapacitet 1000 kilovat dhe funksionon me dy motorë me naftë “Tosi”, një motor amerikan i paidentifikuar dhe një motor gjerman i tipit “Benz”. Më 8 nëntor 1951, u inaugurua dhe hidrocentrali i Tiranës, bazuar në planet e mëhershme të teknikëve italianë gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri. Aktualisht ai ka vetëm një turbinë gjeneruese me potencial prodhimi 2500 kilovat, por në të ardhmen numri i turbinave pritet të shtohet. Centrali funksionon me ujin nga mali i Dajtit dhe pas përdorimit, uji kalon në kanalet kooperativës Stalin në Kamëz, në perëndim të Tiranës. Në Durrës, impianti i vetëm elektrik ka potencial prej 200 kilovat dhe funksionon me një numër të paspecifikuar motorësh me naftë. Ai operohet nga teknikë shqiptarë dhe furnizon gjithashtu me energji Kavajën.

Qyteti Stalin (Kuçova)

Një termocentral me fuqi 6000 kilovat është vendosur në qendër të rajonit naftëprodhues, i cili funksionon me gjashtë motorë nafte dhe një turbinë me avull. Një linjë ajrore elektrike e përçon energjinë drejt qendrës tjetër naftëmbajtëse Patos, ku punojnë një numër i paspecifikuar teknikësh sovjetikë. Numri i rusëve dhe natyra e punës së tyre nuk njihet pasi zona ruhet nga kontrolli i ashpër i Sigurimit të Shtetit dhe personat e paautorizuar nuk lejohen në komunitete. Vlora ka gjithashtu një central elektrik me fuqi 1000 kilovat që gjendet mes plantacioneve të ullinjve në periferi të qytetit. Impianti operohet nga teknikë shqiptarë. Komuniteti i Korçës ka një termocentral me fuqi 1500 kilovat me pajisje të prodhimi italian, të operuar nga katër teknikë. Shkodran ka një termocentral elektrik me kapacitet 2500 kilovat në veri të qytetit. Ai funksionon me tre motorë me naftë “Tosi” dhe dy motorë të tipir “Dorchieuerk”. Plani pesë-vjeçar i zhvillimit parashikon ndërtimin e një hidrocentrali në këtë zonë.

Tetor 1961

Kongresi i Partisë Komuniste sovjetike

Qetësia e përkohshme e arritur në marrëdhëniet Kinë-BRSS në nëntor 1960, u prish nga zhvillimet e kongresit të 22 të partisë së BRSS. Sulmet e ashpra verbale sovjetike ndaj regjimit në Shqipëri, lanë në hije programin e ri të partisë sovjetike dhe sugjerojnë se Hrushovi kishte zgjedhur këtë çështje për provën e tij të forcës me Pekinin, dhe rrjedhimisht për kontrollin e lëvizjes botërore komuniste. Ringjallja e akuzave të tij ndaj grupit të njohur si “anti-parti”, tentonin ta lidhnin çështjen me akuzat e “kultit të personalitetit” të drejtuara kundër Shqipërisë, dhe rrjedhimisht edhe kundër Kinës. Zhvillimet e Kongresit ishin një sinjalizim se pozita e Hrushovit si lider i Bashkimit Sovjetik është e pacenueshme. Pekini k sinjalizuar edhe më parë se do të mbrojë Shqipërinë, por ndoshta do të kërkojë që çështja të zgjidhet me diskutime private.

Edhe fitorja e Hrushovit për udhëheqjen e partisë së tij është e kompletuar brenda BRSS, pozita e tij si lider i lëvizjes ndërkombëtare komuniste është dëmtuar nga sfida e Kinës ndaj autoritetit të tij dhe mbështetja e Shqipërisë ndaj saj. Në nëntor dhe dhjetor 1960, Hrushovi ishte detyruar të bënte kompromis në interes të unitetit, por akordi i dobët i arritur ishte konsideruar nga të dyja palët si një armëpushim i përkohshëm dhe jo një zgjidhje afatgjatë. Hrushovi kishte vendosur se kishte ardhur koha që balanca të rivlerësohej. Sulmi i ashpër i Hrushovit nda regjimit të Hoxhës në Shqipëri tregon se ai e ka zgjedhur qëllimisht çështjen për të vënë në provë Pekinin. Lideri sovjetik po përpiqet që ta kthejë situatën e sikletshme me Shqipërinë në një goditje ndaj liderëve kinezë. Ai po përpiqet të vërë Pekinin në pozicion difensiv, duke i quajtur drejtpërsëdrejti liderët shqiptarë deviacionistë, për të nxitur konfrontimin me kinezët. Me shumë gjasa Hrushovi ka parashikuar se kinezët nuk do të kenë zgjedhje tjetër pr të reagojnë ndaj sfidës së tij.

Ai shpreson të shfrytëzojë mbështetjen e Pekinit për regjimin e Hoxhës, të cilin e ka akuzuar për “distancim nga linja e përbashkët komuniste”, për të diskredituar pretendimet e Pekinit për zë të pabarabartë me BRSS në strategjinë e botës komuniste, ose për të izoluar edhe më shumë Kinën në të ardhmen. Megjithëse sulmi i tij verbal u drejtua vetëm kundër regjimit shqiptar, ai duket qartë se i referohet përballjes së madhe me Kinën, në një terren ku Hrushovi beson se gëzon avantazh. Gjithashtu zëvendësimi i influencës sovjetike politike, ushtarake dhe ekonomike me atë kineze në Shqipëri ka sjellë një sfidë ndaj autoritetit të Moskës në bllokun sovjetik ndërkombëtar, çka nuk mund të mos vihej re përgjithmonë. Dështimi i tentativës sovjetike për rrëzimin e Hoxhës nga pushteti në verën e 1960 ishte një tjetër element që pati pasoja në hegjemoninë e BRSS në Evropën Lindore. Veprimet e mëpasshme të Kinës, duke i ofruar ndihmë Shqipërisë, e bënë të paevitueshëm konfrontimin me BRSS. Hrushovi mund të besojë se problemet ekonomike të Kinës kanë reduktuar besimin e Pekinit në rezistencën ndaj presionit politik të Moskës, teksa shumica e vendeve satelite të BRSS dhe atyre komuniste në botë e kanë bërë veten palë me sulmin sovjetik ndaj Shqipërisë.

Ato kanë sugjeruar që rruga më e mirë për Shqipërinë duhet të ishte autokritika dhe uniteti me bllokun sovjetik, por gjithsesi e kanë dalluar që kjo mund të jetë e pamundur dhe po përgatisin publikun e tyre për çfarëdo veprimesh që mund të ndërmerren kundër Tiranës. Lideri gjermano-lindor Ulbricht bëri akuza të rënda ndaj Shqipërisë në fjalimin e 20 tetorit, ku tha se ajo kishte shkelur vendimet e përbashkëta të Paktit të Varshavës, çka sugjeron përjashtimin e mundshëm të Tiranës. Sipas analizës së lajmeve të agjencisë sovjetike TASS, duket se në Azi, Koreja e Veriut dhe partia komuniste e Vietnamit të Veriut nuk i kanë bërë jehonë akuzave të Moskës ndaj Shqipërisë, dhe njëfarë heshtjeje mbi çështjen gjithashtu ka pasur nga partitë komuniste të Indisë, Indonezisë dhe Japonisë. Koreja e Veriut e ka ruajtur me kujdes heshtjen mbi çështjen duke mbrojtur frymën e kompromisit me Tiranën.

Akuzat e grupit anti-parti

Qëllimi kryesor i ringjalljes së akuzave të Hrushovit ndaj grupit sovjetik të njohur si “anti-parti” ishte lidhje e çështjes me akuzat e “kultit të individit” të bëra ndaj liderëve shqiptarë, dhe rrjedhimisht dhe atyre kinezë. Fjalimet e Hrushovit dhe të liderëve të tij kryesori kanë përqendruar akuzat në faktin se grupi anti-parti ka kundërshtuar de-Stalinizimin dhe ka shprehur simpatinë në rikthimin e masave represive të asaj epoke. Malenkov, Molotov, Kaganoviç dhe Voroshilov janë akuzuar për përgjegjësi personale në shumë nga krimet e Stalinit.

Përveç kësaj, grupi anti-parti akuzohet për gabime në skenën politike ndërkombëtare, me qëndrime që i afrohen atyre të Shqipërisë apo Kinës. Molotov për shembull, u dënua nga Mikojan për kundërshtimet e politikave të bashkë-ekzistencës paqësore, që tingëllonin të ngjashme me interpretimin ushtarak të çështjes nga Mao Ce Dung. Kështu Hrushovi arriti t’i mposhtë komplotet e grupit anti-parti, që në fakt i drejtoheshin politikave të Shqipërisë dhe Kinës. Por gjithsesi Partia Sovjetike po përpiqet shumë që konfliktet e brendshme të mos përhapen duke shtuar sfidat ndaj udhëheqjes së Hrushovit. Zëvendës-kryeministri Kygysin tha: “Ne po bëjmë këtë tani për t’i treguar partisë dhe popullit se mund të të çojë kulti i individit. Ne duam që mësimet e historisë të mos harrohen asnjëherë”.

Ndërsa Leonod Iliçev, kreu i agjitacion-propagandës, bëri të qartë se kritika ndaj kultit të individit nuk duhet të ngatërrohet me autoritetin e liderëve të partisë, dhe paralajmëroi se partia do të bëjë ç’është e mundur për të mbrojtur “autoritetin e njerëzve që po i kushtojnë të gjitha energjitë kauzës së komunizmit”. Kjo sjellje ka si qëllim forcimin e pozitave të Hrushovit si lider i komunizmit botëror, në rivalitetin e tij me Pekinin, duke u përpjekur të çarmatosin paraprakisht kundër-pretendimet se Hrushovi është vetë i dobët në elementët me të cilat po sulmon grupin anti-parti. Në të njëjtën kohë, sulmet kundër ish-stalinistëve kanë efektin të tregojnë se sa më mirë populli sovjetik është tani në krahasim me epokën e terrorit të Stalinit. Të gjithë folësit në kongresin e fundit sovjetik kanë dhënë adhurime për figurën e Hrushovit, si pasuesi legjitim i Leninit. Ministri Malinkovski iu referua atij si “komandanti suprem”, titull që askush nuk e kishte marrë mbi vete që prej “generalissimo” të Stalinit.

Gusht 1963

Aktivitete të porteve dhe anijeve

Bazuar në statistikat e raportuara fluksi i anijeve në portet shqiptare ka shënuar rritje të ndjeshme në pesë vitet e fundit. Numri i anijeve të huaja të ardhura në Shqipëri ka shënuar rritje të vazhdueshme me një mesatare prej 1200 ton të shkarkuara në ditë, kryesisht nga Kina. Muajin e kaluar pesë anije kineze u shkarkuan në Durrës, ndërsa këtë muaj në Shqipëri ka ardhur vetëm një anije kineze (Xin Hua) me një ngarkesë 3500 tonë. Ka pasur gjithashtu disa anije të ardhura nga Gjermania Lindore, Çekia dhe Bullgaria, por këta ndalesa duhet të konsiderohen të rastësishme pasi ato kishin ndaluar më parë në portet jugosllave dhe në Durrës morën pak mallra për udhëtimin e kthimit. Vetëm anija gjermano-lindore Falke erdhi në Durrës për të shkarkuar rreth 300 ton materiale që i kishte ngarkuar në portin rumun të Konstanta. Anija rumune Oltenia erdhi në Durrës nga Ravena për të shkarkuar 1063 ton gomë sintetike, por nuk dihet nëse e shkarkoi në Shqipëri apo vazhdoi me të në Rumani.

17 Shkurt 1965

Lëvizja surprizë e Shqipërisë dje në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit i gjeti të papërgatitur anëtarët dhe zyrtarët e OKB, të cilët me shumë gjasa tani po kërkojnë rregullat e procedimit për të kundërshtuar kërkesën e Tiranës për votë në lidhje me rikthim në procedurat e mëparshme të forcave paqeruajtëse. Shumica e delegatëve spekulojnë se Kina komuniste është përgjegjëse për lëvizjen shqiptare, me qëllim diskreditimin e organizatës duke konfrontuar SHBA dhe BRSS për një çështje të prapambetur. Që prej 1 dhjetorit kur sesioni i 19 u hap pas disa shtyrjeve, asambleja i është shmangur mbajtjes së votës me shpresën e zgjidhjes së çështjes së vjetër të paqeruajtësve me anë të negociatave mes dy kampeve. Kjo skemë kishte mbështetjen e të gjithë anëtarëve por kërkesa e Shqipërisë detyroi shtyrjen e seancës deri në shkurt. Për fat të keq kjo shtyrje i jep kohë Shqipërisë të përballet me rregullin që kërkon kopje të propozimeve jo më vonë se ditën para takimit.

Siç qëndrojnë gjërat tani, asambleja e përgjithshme mund të mbetet për disa kohë pezull, në kërkim të procedurave siç mund të jenë (1) mundësia që presidenti të mos thërrasë takimin, (2) kryetari t’i mohojë Shqipërisë të drejtën për të folur, (3) ose bojkot demonstrativ nga anëtarët në mënyrë që të mos ketë audiencë. Por edhe këto strategji mund të diskreditojnë Asamblenë në sytë e botës, duke arritur në fakt atë që Shqipëria kërkon, së bashku me Kinën siç supozohet. Delegati sovjetik Morozov i tha dje ambasadorit Yost se besonte se kryetari i Asamblesë Quaison-Sackey mund të trajtonte problemin e Shqipërisë me konsultime mes anëtarëve. Kështu pas hapjes së takimit të radhës presidenti raporton se asnjë vend nuk mbështet propozimin, ose vetëm një ose dy vende. Morozov tha se një delegacion nuk duhet të lejohet të trazojë asamblenë dhe se presidenti duhet ta injorojë delegatin, edhe nëse ngrihet shumë herë. Aq sa mund të parashikohet në këtë situatë delikate, zyrtarët amerikanë janë gjithsesi të përgatitur për konfrontimin nëse vota e kërkuar nuk mund të evitohet. Si SHBA dhe BRSS po marrin pjesë të madhe të fajit për ndarjen e OKB. Shumica e anëtarëve po i kërkon SHBA të tërhiqet, si anëtare më e përgjegjshme dhe e arsyeshme.

Edi Rama nën efektin e kokainës në Kuvend: Kruarje nga pas, nxirje, etje…

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka sot në Kuvend ka parë me sytë e tij provat se kryeministri Edi Rama sipas tij është i droguar. Kruarje, nxirje, dhe etje e madhe

Në një replikë që pati me kryeministrin sot në seancë plenare, deputeti Nard Ndoka tha se persona nga jashtë Kuvendit, ekspertë të fushës, e kanë njoftuar se nga shenjat që ka shfaqur sot në parlament, kryeministri Rama fakton se është përdorues kokaine.

“Nuk meriton replikë kryeministri se është nën efektin e kokainës. Sapo ma konfirmuan, se ti e di që s’kam besim tek doktori këtu, por dikush më thotë jashtë se shenjat janë tipike për një përdorues kokaine. Kruhet dhe nxihet. Një informacion kualifikues..Keni pirë 6 shishe ujë. Jepini ujë dhe bëjeni njeri normal. Ujë zoti kryeministër. Merrni shishet e ministrave atyre që nuk janë përdorues, megjithëse një pjesë e tyre janë”, tha Nard Ndoka.

Me këtë, personi që i ka dhënë informacionin “kualifikues” siç u shpreh Nard Ndoka, ka parë edhe veprimin e kryeministrit që ra mjaft në sy teksa ai fliste në foltoren e Kuvendit. Kryerjet e vazhdueshme që kreu i qeverisë pati nga pas thuajse gjatë gjithë fjalës që mbajti.

Me këtë replikë Nard Ndoka zbuloi se nuk i beson më Berishës, si politikan apo si mjek, ku ju drejtua Ramës se informacionin nuk e kishte marrë nga doktori në sallë (duke ju referuar Sali Berishës) pasi atij nuk i beson!

Erdogan: Shqipëria e Madhe është e papranueshme për Turqinë

Presidenti turk mbërriti të hënën për vizitën e tij të shumëpritur në Serbi, i udhëhequr nga një numër i madh i ministrave dhe biznesmenëve. Në aeroportin e Beogradit të hënën në mbrëmje dhe të martën u dekoruan me një mirëseardhje shtetërore përpara Pallatit të Serbisë, raporton “Vestinet”

Atmosfera që ka të bëjë me vizitën e Erdoganit në mediat dhe qarqet politike vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, në mënyrë të pashmangshme ngre çështjen nëse është një vizitë rutinë pune apo një pikë kthese dhe një lloj afrimi politik mes dy vendeve.

Para së gjithash, duhet theksuar se në kontekstin historik, gjeostrategjik dhe civilizues, Serbia dhe Turqia janë kundërshtarë të natyrshëm gjeopolitikë dhe se interesat e tyre strategjikë ndryshojnë në një masë të madhe.

Sidoqoftë, specifika e situatës aktuale ndërkombëtare dhe rajonale ekonomike e bën Serbinë dhe Turqinë në momentin e parë të qasjes taktike të të dy vendeve, të cilat, siç theksoi Erdogan në Beograd, është kryesisht pasojë e marrëdhënieve të reja të përzemërta të dy presidentëve, të cilët kulmuan në takimin e katërt në këtë vit.

Duke tërhequr disa linja të tilla të kuqe në lidhje me presionet e fuqive të mëdha duke qenë këmbëngulëse për neutralitetin, e cila në rrethanat aktuale është sinonim i pavarësisë, Serbia hap mundësinë për të rregulluar në mënyrë të pavarur marrëdhëniet me fuqitë e mëdha si Turqia.

Është ky lloj kapitali politik që i jep Beogradit mundësinë për të diskutuar mbi baza të barabarta me Ankaranë konvergjencën e interesave të ndërsjella energjetike, gjegjësisht mbi qëllimin e përbashkët të gazit rus që rrjedh përmes Turqisë dhe Serbisë në Evropën Qendrore dhe Perëndimore, nga e cila Serbia dhe Turqia do të kishin jo vetëm përfitime ekonomike por dhe politike.

Pasi që Ankaraja nuk mund të përputhet me destabilizimin e situatës në rajon përmes së cilës tubacioni i gazit duhet të kalojë, deklarata e Erdogan është inkurajuese ku në vitin 2019, gazi mund të rrjedhë nga Turqia përmes Serbisë.

Kjo na sjell në çështjen boshnjake, domethënë fatin e boshnjakëve në Ballkan. Një nga karakteristikat kryesore të strategjisë rajonale të Vuqiçit është një përpjekje për të pajtuar përgjithmonë serbët dhe boshnjakët dhe në këtë, siç ka theksuar vazhdimisht, Turqia mund të ndihmojë.

Ideja e udhëheqjes serbe është të maksimizojë ndikimin ekonomik turk në rajonin e Rashkës, sepse është vërtetuar se rajonet ekonomikisht të begata nuk janë terren pjellor për zhvillimin e ideve ekstremiste (në këtë kontekst vlen të përmendet strategjia e Putinit e investimeve bujare në Çeçeni të shkatërruar nga lufta, e cila sot është një nga zonat më të zhvilluara të Rusisë jugore dhe gjithë Kaukazit).

Në rrethanat e reja, kur kurdët kontrollojnë një pjesë të madhe të Sirisë dhe tregojnë ambicien për të shpallur autonominë

Udhëheqësi i Kurdistanit irakian, i cili organizoi një referendum për pavarësinë nga Iraku disa ditë më parë, Erdogan nuk ka interes të mbështesë ndonjë projekt të unitetit shtetëror pan-rajonal mbi një parim etnik.

Ky çelës duhet të lexojë deklaratën e tij të fundit ndaj televizionit shqiptar se ideja e “Shqipërisë së Madhe” është “e papranueshme” për Turqinë./Periskopi/

Serbëve iu dhemb deklarata e Haradinajt për SHBA-të

Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me platformën e re për dialog me Serbinë, ka bërë që mediat serbe të merren intensivisht sot me këtë paralajmërim. Theks i veçantë i është dhënë idesë se Haradinajt se pa SHBA-të si pjesë e dialogut nuk ka bisedime me Serbinë

“Kushti i Prishtinës: Nuk dëshirojnë të ulen me Beogradin pa Amerikën”, është titulli i b92. “Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar ndërtimin e platformës së re për dialog me Beogradin, kurse kusht për bisedime është në që tavolinë të jetë edhe përfaqësuesi i SHBA-ve”, shkruan kjo media.

Portali serb KoSSev shkruan se platforma do të duhej të përgatitej nga Qeveria e Kosovës në konsultime me ekspertët, kurse do të duhej të shqyrtojë dhe vlerësoj Kuvendi i Kosovës.

Të gjitha këto mbrëmë i ka thënë Haradinaj në Rubikon. “Nuk mund ta vazhdojmë dialogun, nëse Amerika nuk është në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

Mbi 90 fëmijë të prekur nga fruthi – një i vdekur

Në Kosovë nga muaji qershor i këtij viti janë paraqitur 94 raste me fruth. Një tashmë ka përfunduar me fatalitet. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ishte alarmuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në muajin mars të këtij viti se epidemia e fruthit kishte ngërthyer Evropën

Për 16 vite me radhë, në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast me fruth. Një gjendje e tillë, besohet se ishte rezultat i vaksinimit të mbi 95 për qind të popullatës.

Sali Ahmeti, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se nga muaji qershor i këtij viti kanë filluar rastet e para me fruth dhe prej asaj periudhe, janë konfirmuar gjithsej 94 raste.

“Raste të shtuara prej viteve të 90-ta nuk kemi pasur. Ndërsa këta dy-tre muajt e fundit kemi pasur raste sporadike, derisa ditët e fundit janë shtuar ato, ku kemi edhe raste me komplikime, sidomos me sistemin respirator, pastaj të atyre me probleme të zemrës etj”.

“Pacientët janë duke u trajtuar dhe situata është nën kontroll tash për tash. Numër enorm nuk kemi, por ka raste. Sot kemi pranuar 5 raste të reja”, tha Ahmeti.

Bazuar në një studim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe institucioneve tjera, viteve të fundit, sëmundja e fruthit ka “rilindur” në Evropë, ku numri i njerëzve të infektuar që nga viti 2007, është trefishuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), thotë se vaksinat kundër fruthit duhet menjëherë të shtohen në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore.

Epidemiologia Isme Humolli, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se ajo çka po ndodhë muajt e fundit në Kosovë, është vazhdimësi e epidemisë së fruthit këto katër vjetët e fundit që ka kapluar Evropën.

“Alarmin Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik e ka ngritur qysh më 1 mars të këtij viti, ku në kalendarin tonë kanë qenë 133 pacientë me dyshimin më të vogël me ethe, e që 94 raste kanë rezultuar pozitive me fruth”.

“Të gjitha rastet që janë konfirmuar në laboratorin tonë, më pas mostrat janë dërguar edhe në Luksemburg dhe kanë rezultuar pozitiv. Virusi është i njëjtë me vendet tjera të Evropës”, tha Humolli.

Zonja Humolli tutje shton se të gjithë personat e prekur nga epidemia e fruthit, janë persona që nuk janë mbuluar me vaksinim.

“Të prekurit me fruth janë persona të pa vaksinuar dhe shumica janë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, por ka edhe të tjerë”, tha Humolli.

Sidoqoftë, autoritetet shëndetësore në Kosovë thonë se po realizojnë programe të përfshirjes në fushatën e vaksinimit të fëmijëve të komuniteteve serb, rom, ashkali e egjiptian, ku edhe hyn 5 përqindëshi i të pavaksinuarve.

Ky vaksinim planifikohet të kryhet nëpërmjet programeve të veçanta, duke përmbushur synimin “për të gjithë fëmijët e vaksinuar”.

Ndryshe, ndonëse profesionistë shëndetësorë kanë deklaruar se shumicën e barnave për trajtimin e fruthit i posedojnë , ato që kanë munguar është lajmëruar edhe Barnatorja Qendrore e cila tashmë është në pritje të furnizimit edhe me produktet tjera, për të cilat janë njoftuar edhe operatorët ekonomik nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Mediat serbe shkruajnë për stërgjyshin e Thaçit: Ishte serb

Media serbe “Vestinet” ka thënë se stërgjyshi i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit më parë ishte ortodoks por në fillim të shekullit XX’të ishte konvertuar në fenë islame

Sipas këtij burimi, stërgjyshi i Hashim Thaçit kur ishte ortodoks ishte quajtur Radoslav Daniloviç, por ai në fillim të shekullit të XX-të kishte përqafuar besimin islam ku më pas e kishte ndryshuar edhe emrin duke u quajtur JUsuf, raporton “Vestinet”.

Një dokument që dëshmon lidhjen e Thaçit me Jusuf Thaqin mbahet në bibliotekën e manastirit Hilandar, që daton nga viti 1898, nga manastiri Sokolica.

“Pranimi i Islamit ndodhi pasi Jusuf Thaçi u martua me një grua myslimane arnaute e cila vinte nga fshati pranë, ku ai jetonte. Jusuf Thaqi është martuar me Arnautkinja nga një fshat Çiçevicë.

Ajo vdes në lindjen e fëmijës së saj të parë.

Edhe me një arnaute tjetër, e cila ishte nga Gllogovci, ai kishte katër fëmijë me të.

Megjithëse nuk mori një autoritet fetar mbi popullsinë si mysliman, ai arriti të konvertonte shumicën e famullitarëve të tij në Islam, ndoshta duke shpresuar të të rifitonte autoritetin fetar në Skenderaj.

Deri në fund të jetës së tij në vitin 1929, ai nuk pati sukses për të arritur një qëllim të tillë.

Erdogan: Bashkë me Rusinë do të prodhojmë S-500

Kryetari i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka dekaluar se nuk ka kurrfarë problemesh lidhur me blerjen e planifikuar të sistemit raketor rus tokë-ajër S-400 dhe se me Rusinë është biseduar edhe për sistemin S-500, kanë njoftuar medie turke

Është theksuare se Erdogan u ka thënë kështu gazetarëve në avion gjatë kthimit nga udhëtimi në Ukrainë e Serbi. Gazeta Habertürk ka theksuar se kryetari turk ka thënë se nuk do të ketë prodhim të përbashkët në fazën parë të furnizimit me S-400, porse në fazën e dytë kjo mund të ndryshoj, përcjell al jazeera.

“Në e dhëntë Zoti, do të ndërmarrim hapa drejt prodhimit të përbashkët “, e ka cituar kjo gazetë Erdoğanin.

Ministri turk i Punëve të Jashtme në fillim të kësaj jave në intervistën për gazetën Akşam ka deklaruar se Ankaraja do të mund të heqë dorë nga blerja e S-400 nëse nuk arrihet marrëveshja për prodhim të përbashkët ruso-turk.

Ai ka thënë se Turqia nuk është e njoftuar për refuzimin zyrtar të palës ruse që bashkërisht të prodhojnë këtë sistem mbrojtës kundërajror.

“Kryetari i Rusisë Vladimir Putin na ka thënë se mund të ndërmarrim hapa drejt prodhimit të përbashkët, teknologjia është kryesorja”, ka thënë Mevlüt Çavuşoğlu dhe ka shtuar se “Turqia, nëse qëndrimi rus është negativ,do të mund të bëjë marrëveshje me ndonjë shtet tjetër “.

Mashtrimi i dekadës!

Po bëhet gati një dekadë prejse liderët politikë të Kosovës kanë filluar ta premtojnë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian

Madje disa herë u tha se liberalizimi është “çështje muajsh”. Por, të gjitha këto shpresa i ka përmbysur dje presidenti Thaçi, i cili i kërkoi homologut të tij Ilir Meta shtetësi të Shqipërisë për kosovarët. Ndërsa analistët politikë thonë se nuk ka liri të lëvizjes përmes një shteti tjetër, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Hashim Thaçi ishte zgjedhur dy herë kryeministër i Kosovës me njërin nga premtimet kryesore në fushata zgjedhore, përpos punësimit, se liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian do të kryhet shumë shpejt.

Një avaz të tillë të premtimeve Thaçi e kishte nisur në vitin 2010, në atë kohë si lider i PDK-së, duke u zotuar se kosovarët do të lëviznin lirshëm drejt BE-së disa muaj pas formimit të Qeverisë. Një rrugë të tillë të Thaçit e ndoqën edhe politikanët e tjerë.

Të tillë ishin ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, kryeministri i tanishëm, Ramush Haradinaj, si dhe ministri i tanishëm i MPJ-së, Behgjet Pacolli.

Mirëpo pavarësisht se as pas 7 vjetëve zotimet për viza ende nuk i ka realizuar, Hashim Thaçi para pak ditësh ofroi një plan krejtësisht tjetër për t’i pajisur qytetarët me viza, duke kërkuar nga Shqipëria që t’ua japë qytetarëve të Kosovës shtetësinë në mënyrë që ata të udhëtojnë lirshëm.

E një gjë të tillë njohësit e proceseve politike e shohin si tentim për ta shfajësuar veten para qytetarëve për dështimin e realizimit të premtimeve të bëra gjatë viteve. Sipas tyre, nuk ka liri të lëvizjes përmes një shteti tjetër. /Zëri/

“Gjarpri” ngre kokën për Specialën

Gjarpërinjtë, si shumë zvarranikë të tjerë, rrallë herë bëhen të dukshëm në sipërfaqe. Por më së shpeshti dukjen e tyre e vënë në pah kur janë në kërkim, sidomos në kërkim të një strehe të sigurt kur bie shi apo ka stuhi jashtë

Leonora Aliu- Kosovo 2.0

Këtë javë, edhe “Gjarprin” e Kosovës – siç njihet presidenti Hashim Thaçi që nga koha kur ishte drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – e zgjoi një stuhi duke e shtyrë atë që të kërkoj strehë tek populli të cilit iu drejtua me një fjalim si asnjëherë më parë. E stuhia quhet Gjykata Speciale.
Gjykata për të cilën Thaçi kishte punuar personalisht që t’i bindte deputetët e tij të PDK-së, për ta ndihmuar që ta kalojnë themelimin e saj përmes Parlamentit, në vitin 2015. Gjykata, të cilën presidenti e quante një “domosdoshmëri”, por tash del të jetë krejtësisht e padrejtë dhe nuk po i shërbejka paqes mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës. Të paktën kështu e prezantoi ai që udhëhoqi procesin e themelimit të saj në Kosovë, Thaçi, gjatë një fjalimi që mbajti të hënën gjatë prezantimt të raportit, me titull: “Përceptimi publik për Gjykatën Speciale”.

Në këtë konferencë, presidenti thuajse tentonte të shfajësojë tërësisht vetën nga procesi i themelimit të kësaj Gjykate duke theksuar dy herë se “vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale erdhi si nevojë politike ndërkombëtare, të akterëve ndërkombëtarë, sesa për drejtësi”. Fajin për këtë i’a atribuonte kryekëput komunitetit ndërkombëtar, me theks Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Këto deklarata të Thaçit vijnë pikërisht në kohën kur Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, pritet të bëjë publike edhe aktakuzat e para për ish- pjesëtarët të UÇK-së që supozohet të kenë kryer krime të luftës dhe krime ndaj njerëzimit.

Afro tre vite më parë, ishte pikërisht Hashim Thaçi ai që, siç u pati vlerësuar në raporte e media të ndryshme, me presion kishte arritur të bindte deputetët që të votojnë pro Gjykatës Speciale.

ASOKOHE THAÇI PREJ POZITËS SË MINISTRIT TË PUPËVE TË JASHTME, NUK PATI PËRMENDUR FARE PREMTIMET E NDËRKOMBËTARËVE PËR INTEGRIM, POR PATI THËNË SE NUK KA ASNJË RRUGËDALJE TJETËR VEÇSE TË VOTOHET SPECIALJA, APO ÇËSHTJA E KRIMEVE TË LUFTËS TË SUPOZUARA TË KRYERA NGA PJESËTARË TË UÇK-SË, TË DËRGOHET KËSHILLIN E SIGURIMIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA

Dy herë ishin vënë amandamentet për ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, respektivisht Projektligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, brenda seancës së 3 gushtit të vitit 2015. Në tentativën e parë për t’i votuar amandamentet, as 10 deputetë të PDK-së nuk kishin votuar pro. Miratimi pati ndodh në tentativën e dytë, pasi ishin bindur edhe disa deputetë të PDK-së, që kishin votuar kundër herën e parë. Asokohe Thaçi prej pozitës së Ministrit të Punëve të Jashtme, nuk pati përmendur fare premtimet e ndërkombëtarëve për integrim, por pati thënë se nuk ka asnjë rrugëdalje tjetër veçse të votohet Specialja, apo çështja e krimeve të luftës të supozuara të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së, të dërgohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo gjë tentohej të shmangej me çdo kusht për shkak të pozicionit edhe ashtu të brishtë të Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe faktit se do t’ia merrte Kosovës thuajse edhe 20 vite të tjera për ballafaqim me të kaluarën.

“Qeveria e Kosovës ka proceduar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që të themelohet Gjykata Speciale si një vendim jo i lehtë, por i domosdoshëm”, pati nis Thaçi elaborimin në seancën e gushtit të 2015-es.
“Në kuadër të përgjegjësive dhe thellimit të partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare, i përgjegjësive tona që këtë sfidë thjesht të mos e vëmë si pengesë për rikthim ose si pengesë që do të na kushtonte në një vonesë shumë të madhe për vendin tonë të lëvizë drejt integrimeve euro-atlantike”. Nuk ishte aspak seancë e lehtë ajo në të cilen Thaçi i pati thënë këto, meqë u përcoll me presion e akuza kundrejt tij.

Tash, pas më shumë se dy vitesh, në konferencën e së hënës [9 tetor] Thaçi tha se ndërkombëtarët ishin ata që i kishin dhënë premtime në këmbim të votimit për Specialen, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, liberalizimin e shpejtë të vizave për Kosovën, mbështetjen masive për antërsim në UNESCO, themelimin e shpejtë të Forcave të Armatosura të Kosovës si dhe njohje të reja. “Kosova e mbajti fjalën, e themeloi Gjykatën, bashkësia ndërkombëtare ansjë nga këto premtime nuk i realizoi përkundrazi Kosovës i’u vështirësua integrimi euro-atlantik”.

“NUK E KAM PARË AMBASADORIN AS QË KA QENË I PRANISHËM E AS QË KA DAL KUR KA QENË DUKE FOLUR”. “NËSE KA DAL SI KUNDËRSHTIM NDAJ ASAJ ÇKA KAM THANË ËSHTË NJË SJELLJE ASPAK DIPLOMATIKE.”

Deklaroi Thaçi para gazetarëve lidhur me largimin e ambasadorit britanik Ruari O’Connel. Fjalimi i presidentit për shumkë në sallën ku po mbahej, u bë i padurueshëm. Ambsadori britanik Ruairi O’Connell lëshoi i pari sallën gjatë fjalimit të Thaçit dhe më pas në një prononcim për gazetën “Koha Ditore”, e kishte quajtur të padrejtë akuzën e Thaçit ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Ai madje mohoi edhe premtimet që Thaçi numëronte se kishte marrë, për të themeluar Specialen.

“Ne nuk i kemi bërë premtime Kosovës me Gjykatën Speciale dhe nuk është e drejtë të pretendohet e kundërta. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare bazohet në kritere specifike të anëtarësimit të organizatave individuale. Mbretëria e Bashkuar po punon për të mbështetur integrimin e plotë ndërkombëtar”, ishte përgjigja e ambasadorit për numrin e datës 11 tetor 2017, të gazetës.
Largimin e O’Connel nga salla ku po mbante fjalimin e ka komentuar para gazetarëve të mërkuren vetë Thaçi, duke thënë se “nuk e ka parë ambasadorin as që ka qenë i pranishëm e as që ka dal kur ka qenë duke folur”. “Nëse ka dal si kundërshtim ndaj asaj çka kam thanë është një sjellje aspak diplomatike”, deklaroi Thaçi.

Por përgjigje jo shumë ndryshe nga britaniku, për “Kohën Ditore”, kanë dhënë edhe përfaqësuesit e Ambasades së SHBA-së në Kosovë, si dhe Bashkimit Evropian. Implementimi i reformave të mënjëhershme të sundimit të ligjit, ishte ndër kriteri kryesor që zëdhënësja e BE-së në Bruksel, Maja Kocijanqiq ka përmendur, ndër tjerash, si kriter kyç të Kosovës e të papërmbushur në procesin e integrimit evropian.
Kosova ka probleme serioze me shkallën e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Derisa gjyqësori kosovar në vazhdimësi vlerësohet në raporte të ndryshme, si në atë të progresit të Komisionit Evropian, si i hapur ndaj ndikimeve politike, luftimi i korrupsionit dhe ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, mbeten kriteret kyçe të Kosovës për të zhbllokuar procesin e liberalizimit të vizave.

Thaçi tani megjithatë thotë se ndërkombëtarët ia kishin premtuar liberalizimin e vizave në këmbim të Speciales. Edhe SHBA-të, të cilat presidenti i atakon, kanë ritheksuar përmes Ambasadës së tyre në Prishtinë se “përkrahin fuqishëm Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare; anëtarësimi i së cilës bazohet në kritere specifike për çdo institucion…”.

Çka na tregojnë mesazhet e presidentit për Specialen?

Fjalimi i së hënës i Thaçit rreth Gjykatës Speciale, përmban një narracion totalisht të kundërt me narracionin që ai kishte përdorur para gati tre vjetëve kur tentonte të bindte deputetët të votojnë Specialen.

Megjithatë, disa konkludime të rëndësishme mund të nxjerren prej mesazheve të tij. E para, presidenti, sipas fjalëve të tij, i bie se nuk e ka treguar asnjëherë të vërtetën e plotë rreth Gjykatës Speciale, të cilën e proklamonte si një iniciativë që ka për qëllim që të zbardh të vërtetën mbi “gënjeshtrat” e raportit të Dick Martyt dhe se nuk do të ketë përndjekje të ish -pjesëtarëve të UÇK-së.

E dyta, presidenti Thaçi, po del se paska bërë kompromis të dëmshëm në emër të Kosovës, me tentativën për, siç tha edhe vet, t’ia plotësuar dëshirat ndërkombëtarëve. Bashkësia ndërkombëtare, sipas tij paska premtuar liberalizimin e vizave, anëtarësim në UNESCO, njohje të reja dhe integrim të Kosovës, pas votimit të Ligjit për Specialen në Parlament. Asnjëra nga premtimet nuk janë pëmbushur, ndërsa Gjykata Speciale shpejt pritet të nis me gjykimet.

Tash kur pritet të publikohen edhe aktakuzat e para për ish-pjesëtarë të UÇK-së, që supozohet se kanë kryer krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit, presidenti po e quan Gjykatën Speciale një padrejtësi dhe një proces që nuk do të sjellë paqe por do të ndjekë penalisht vetëm pjesëtarët e UÇK-së. Rrjedhimisht, presidenti Thaçi, paska marrë pjesë në një proces që mund të delegjitimojë luftën e UÇK-së, dhe të nxjerrë fakte juridike që mbeshtetin teorinë absurde të Serbisë që kosovarët ishin agresorë dhe UÇK-ja një organizatë terroriste.

Prej çka po frikësohet me të vërtetë Thaçi?

Kritikat ndaj presidentit Thaçi, lidhur me fjalimin kontraditor të tij rreth Speciales, nuk kanë munguar gjatë debatit që u diskutua pas fjalimit të presidentit, por as ditëve pas kësaj.
Publicisti Veton Surroi ia ka kushtuar një shkrim të tërë kësaj çështje duke e kritikuar Thaçin se po hedh fajin bashkësisë ndërkombëtare për dështimet e veta politike. Surroi aludon madje se Thaçi nuk e ka pasur seriozisht me akuzat ndaj SHBA-së dhe BE-së, duke vazhduar tutje me ironi dhe duke sugjeruar që akuzat e Thaçit ndaj ndërmkombëtarëve janë aq serioze “saqë ka mundur të shtojë edhe disa faje për dështimin e përhershëm të përfaqësueses së Kosovës në futboll për të mos shënuar fitore, apo mos ndërtimin e godinës së re të Operës dhe Baletit”.

Por Surroi që njihet si ndër kritikët e tij të shumtë, nuk ishte i vetmi që kritikoThaçin. Kishte edhe nga ata që dikur e pëkrahnin në shumë procese, si gazetari dhe drejtori i Televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiu, që gjatë debatit të hënën i tha Thaçit se ndihet i dëshpëruar me fjalimin e tij “të çuditshëm”, si dhe e pyeti nëse ai [fjalimi] ka të bëjë me faktin se Thaçi mund të jetë në listën e personave të akuzuar nga Zyra e Prokruorit të Specializuar, dhe mund të përfundoj në Hagë.
Thaçi nuk i’u përgjigj konkretisht kësaj, por vazhdoj elaborimin e tij mbi Specialen me akuzat se ajo do të përndjekë në mënyrë të padrejtë ish-pjestëratë e UÇK-së, mbi prentendimet e raportit të deputetit zvicran në Parlamentin Evropian, Dick Marty me titullin: “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”, të publikuar në vitin 2010.

Raporti i Martyt nxirrte Thaçin në pah si protagonistin kryesor dhe liderin e një grupi të organizuar kriminal të përbërë prej ish-pjestërave të UÇK-së, dhe sot politikanë të Kosovës të cilët ishin marrë me trafikim organesh. Asokohe Thaçi paralajmëroi padinë për Martyn, e të cilën asnjëherë nuk e bëri duke u thirrur në atë se deputeti zvicran ka imunitet. Megjithatë raporti pati ndikim dhe për pasojë u themelua Gjykata Speciale, që sipas presidentit Thaçi ka bashkëpunim maksimal dhe reciprok me Serbinë dhe departamentin për krime lufte në Beograd, e shumë pak me Kosovën. “Me Kosovën bashkëpunimi është minimal, për të mos thënë fare. Ka bashkëpunim minimal e procedural. Autoritetet në Beograd pretendojnë të dinë se kush dhe kur do të akuzohen shqiptarët e Kosovës për krime lufte”, tha Thaçi të hënën gjatë konferencës.

Duke insistuar tutje se si e tilë dhe në rrethanat aktuale, Gjykata Speciale është një gjykatë etnikisht e motivuar dhe kundër shqiptarëve. “Duhet të themi atë që dijmë, saktë, dhe ajo që dijmë dhe është e saktë se Gjykata Speciale do të merret vetëm me krimet e supozuara të kryera nga pjesëtarë të UCK-së… Asnjë serb nuk do të jetë i akuzuar”. Porse a është ky preokupimi i vetëm i “gjarprit” me Specialen, mbetet të shihet.

Rama tregon se si e shohin shqiptarët Turqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur se shqiptarët e shohin Turqinë si një shtet të rajonit

Deklarata e Ramës është bërë gjatë një interviste për gazetën italiane “La Repubblica”, i cili ka folur ndër të tjera edhe për të ardhmen e BE-së, rolin e SHBA-ve në rajon, etj, transmeton Anadolu Agency.

“Ne shqiptarët e shohim Turqinë si një shtet të rajonit, që po përpiqet të luajë rolin e tij, pa u munduar t’u imponojë asgjë vendeve të Ballkanit. Është një vend i lidhur me perspektivën euroatlantike. Rusia ka lidhje me Serbinë, me botën sllave, por e përdor këtë lidhje sikur të ishte një gur shahu në fushën e interesave të saj gjeostrategjikë; luan në Ballkan për të garantuar diçka tjetër, në nivel global, në marrëdhëniet me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara”, ka theksuar Rama.

Ai ka shtuar se beson që BE-ja do të dijë të bëjë dallimin mes krizave që kanë të bëjnë me rritjen e saj dhe braktisjes së idealeve dhe parimeve të saj strategjike, duke shtuar se “Projekti i BE-së është absolutisht i vlefshëm si horizont paqeje për të gjithë ne”.

Duke folur për rolin e SHBA-ve në rajon, Rama ka theksuar se “Roli i saj është thelbësor. Pas 40 vitesh komunizmi totalitar shqiptar dhe fiksimi anti-imperialist e anti-amerikan, populli shqiptar zhvilloi një aspiratë të thellë për vlerat liberale amerikane dhe evropiane dhe roli i ekuilibrit të Shteteve të Bashkuara në zonën tonë është i domosdoshëm”.

Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë dje zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali, ku u takua me homologun e tij italian, Paolo Gentiloni.