Vyrtytet dhe hija e zezë

(Shkrimi i shtatë që e lexova nga Agron Iliriani)

Brahim AVDYLI

Midis dhembjeve të mia, në gjysmën e errësirës, i mbështetur për një gur të thepisur, për të marrë pak ajr e për t`i ikur prap vdekjes, u mendova. Sapo e mora veten nga traumat e dhembjeve të padurueshme, u meditova se cili është shkaku kryesor që më rrahin shtazarakisht, të marrët e shtresës së mesme, këtu “të lartë”. Mundohen të më sjellin “në rrugë të drejtë”…

Të them se jam “i marrë”, kjo nuk qëndron. Mund të meditohem për gjëra të veçanta. Ata që e mbajnë mbi mua kërpaçin dhe goditjet e tyre pa pushim, janë shumë më të marrë se unë. Një gjë është e veçantë: pa pasur babë e nënë, nuk ke pasur mundësi të vish në këtë jetë! Prandaj, edhe unë, e kam pasur një nënë e një babë, që në raste të momentit të tyre të vuajtjeve dhe përjetimeve, përmes dashurisë, më kanë zënë e më kanë sjellur në jetë. Janë kujdesur për mua deri sa të rritem.

Pra, e kam një babë e një nënë; vëllezër e motra; nipër e mbesa; fëmijë të fshatit e të vendlindjes, madje mjaft të shtrenjtë, edhe pse një pjesë janë kthyer kundër meje, por kam vuajtur për të gjithë që të zgjedhin diçka më të mirë për të ardhmen e tyre, dhe të tjerëve varg e vi, plot halle e vuajtje, mundim e përplasje; derisa vazhduan edhe këtu, në burgun tim, në pjesën e nëntokës e përtej dritës normale apo të burgut të mesdheshëm, e nuk më lënë kurrë të qetësohem…

Dikur, u ndala dhe u mendova: përse vazhdojnë këto trauma kundër meje e rrahem çmendurisht, derisa nuk pushojnë sa të jem i gjallë: ose të ndërroj pikëpamjen time të veçantë dhe të bëhem si këta të burgut ose të vdes…

A kam bërë sa e sa gabime, faje, mëkate, gjëra që nuk janë të shkruara në trurin tim prej Zotit të Madh, para se të vija në këtë botë?! Kur më thonë se duhet të ndërroja këtë mendim dhe këtë princip, apo këtë gjë fundamentale të qenies sime, nëse nuk dua të më rrahin deri në vdekje, me sa e sa goditje të tmerrshme, atëherë nuk duhet të jem „kokëfortë“ siç më thonë ata, edhe pse më rrahin për gjëra individuale dhe kolektive, e duhet të mendohem a i kam bërë me të vërtetë këto faje, gabime, mëkate, apo jo.

Me sa mund të mendohem unë, po e them në mënyrë gjenerale, as kombi im; populli im, e as unë, nuk i kemi ato faje të mëdha, mëkate të pafalshme, gabime trashanike, madje “historike”, por kemi vyrtyte të mëdha, ndjenja të përkryera, karaktere të forta, të mira dhe të pandryshueshme, deri te ndjenja e lartë e lirisë, për të cilat jetën e japim!…

Ky „dënim“ është i pamerituar! Për vyrtyte nuk dënohet askush! E tërë kjo gjë është tërësisht kundër të drejtës; kundër moralit; kundër ndjenjave të pastërta; kundër botës së shenjtë të ndjenjave; e edhe të dhembjes sonë të ndjeshme dhe të dashurisë! Është absurde të themi se për këto vyrtyte jam i dënuar; i maltretuar; i rrahur deri në zhdukje nga jeta!…

Këtu është vija fundametale e ndarjeve tona, e ndarjes nga bota e dhunës së shfrenuar dhe e rezistencës së përgjithshme njerëzore. Ata që të “dënojnë” nuk janë njerëzit e vyrtyteve të larta, por janë të mëkateve të mëdha. Mëkati më i madh është të dënosh dikend për vyrtyte të larta…

Tjetra gjë, e dyta, ka të bëjë me çështjen kundërshtare e kontraverse: me syrin e keq. E mira dhe e keqja kanë një vijë të trashë të ndarjes. Këtu, ndahen ato. Nëse do të mirën, nuk duhet që të kalosh kufirin në anën tjetër, sepse do të jesh më i keq. Thonë pleqtë, se pas vdekjes t`a peshojnë zemrën. Në cilën anë do të peshojë zemra, do të thotë se ke qenë i mirë apo i keq. “Të mirat e të këqijat, do t`i varrësh në varësen tënde”-thotë fjala e popullit. Çka të bësh në këtë jetë, do t`i kesh në ditën e gjykimit. Nese ke qenë më shumë i mirë, do të nderohesh; nëse ke qenë më shumë i lig, i keq, do të dënohesh.

Ne po i kthehemi syrit të keq dhe po e shpjegojmë në bazë të kuptimit të vjetër të saj, sepse ju pak e dini të vërtetën. “Y”-ja e ka kuptimin e vjetër të “I”-së. Edhe sot kur flitet dhe kur flasin fëmijët tanë të vegjël, juve nuk u bën përshtypje lëvizja e “y”-së në “i” dhe e “y”-së në “u”. Fëmijët thonë “Y” në vend të “i”-së dhe “y” në vend të “u”-së. P.sh. në vend “hypa më lartë”, thonë “hipa më lartë”; në vend të “hupa dikund”, thonë “hypa dikund”, janë fshehur dikund. Poashtu, të parët tanë “sirit të keq” i kanë thënë “syri i keq”. E kuptojmë se është fjala për “syrin e keq”, e cila është gabim!…

Normalisht njeriu nuk e ka një sy, por i ka të dy sytë. Kur e analizon këtë, atëherë nuk është fjala për të dy sytë e kësaj bote, por për syrin e tretë, që është një sy, sepse ai është aty, por nuk duket se është “sy”, përderisa nuk ka sy tjetër mes ballit. Hieja e njeriut, të mirë apo të keq, i mirë apo i lig, nëse mund ta shprehësh, vije prej atje. Diçka të pret në ballë kur hijen e keqe e lëshon tjetri. Hijes së mirë ia sheh miradinë, ia sheh hajrin njeriu përskaj tij, pra nuk e rëndon hija e keqe, por e ngritë më lartë, i hapen sytë, sheh e di më tepër, se është pak më i mirë. Kjo është sirri i njeriut, jo syri i keq. Sikur të ishte fjala për sytë e njeriut, do të thoshim dy sy, e jo një sy. Pra, “syri i keq” do të thotë “siri i keq”, ose “sirri i keq”.

Të kuptojmë se “sirri i keq” ka pamje të mbylltë e deri në errësirë të plotë, ndërsa “sirri i mirë” ka ngjyra të dukshme, deri në Diell. Njëri është i lidhur me tokën e tjeri me qiellin. Në qiell janë shpirtrat e mirë, ndërsa në tokë janë shpirtrat e dënuar, ata që kanë bërë keq, ose që të dëmton për të keq…

Në këtë jetë, secili njeri e ka pamjen e tij të dytë, e cila, nën ndikimin e rrezeve të forta të dritës pak duket. Kjo pamje është me ngjyra. Ngjyrat e qelta tregojnë se njeriu është më i mirë, ndërsa ngjyrat e mbyllta i tregojnë njerëzit më të ligë. Ata që i kanë ngjyrat e mbyllta, të errëta dhe të zeza, e kanë lidhjen me nëntokën e mestokën, jo me qiellin, të cilët i kanë ngjyrat e tjera. Sa më të çelëta ngjyrat, aq më të mirë janë. Kur njeriu është i lig, i keq, ai e lëshon sirrin e keq. Fëmijët atyre u ruhen; i kanë antipatik. Të tjerët, kur i takojnë, u qelen sytë, d.m.th. sepse janë me sirri të mirë.

Është njësoj si drita e Diellit. Kur ka dritë, u hapen fëmijve me gëzim sytë. Kur ka errësirë, fëmijët kanë frikë se mund t`u ndodhë e keqja. Drita e qiellit thotë se nën t`a mbretëron liria, kurse nën ngjyrat e errëta, të mbyllta, të zeza e në errësirë, është njësoj si nëntokë, me gurë të pashpuar, bllokadë, me peshë të rëndë e të palëvizshme. Me ngjyrat e errëta e të padëpërtueshme është toka, pa diell dhe pa dritë; është errësirë, e myllur në vetvete, gur. Në errësirë, nuk dihet se si janë të padukshmit, si do të lëvizin e veprojnë.

Fëmijët janë pa sherr, pa mëkate, të shenjtë deri sa të nxjerrën nga duart e Zotit të Madh, deri në moshën 18 vjeçare. Djalli përpiqet t`i marrë më herët prej duarve të Zotit të Madh, t`i ç`njerëzojnë, edhe me moral, me interesa të posaçme, me dhunë e padrejtësi. Njerëzit e mirë i mbanë një forcë magjike e mbinjerëzore, të cilën e identifikojmë me Zotin e Madh, dhe e kanë dritën si shenjë të ekzistencës së tyre, jo terrin e errësirën. Ku nuk ka dritë, nuk futet askush me dëshirë, p.sh. në barkun e nënës së tyre, prej kah kanë lindur, me plotë vuajte. Pra, kështu i njohin ngjyrat, e njohin jetën. Ku është terr, është vdekja; ku është dritë, është jeta…

Hija e zezë është rê e zezë apo mjegull e dendur ose tym i të mallkuarve të kësaj jete, të kundërshtarëve të njeriut, të kundërshtarit më të madh të Atij të cilin njeriu e identifikon me Zotin e Madh, është Kryedemoni, Luciferri, fundi i ferrit, mesi i tokës së mbrendshme. Prej tij vepron në tokë e mestokë. Ndihmohet prej demonëve e djajve. Mbitoka vepron edhe me hijen e mbylltë e të zezë, e cila priret apo udhëhiqet prej Kryedemonit. Sirri i keq është hija e zezë e atij që duket si njeriu apo e ish njeriut, i cili ka shkuar në ferr…

Po e shpjegojmë me dy fjalë edhe “mestokën”, “tokën e ndërmjetëshme”, ku fillon “bota artificiale e të dënuarve”, e cila është në duar të djajve, në duart e Kryedemonit, e jo në duart e Zotit të Madh.
Gjithëçka shihet apo duket si njerëz, nuk janë “njerëz”. Ndër ne tregohet një rrëfin mitologjik, për një mbret që deshi t`a mësojë djalin e tij me gjëra të fshehura të kësaj bote. Gjeti një njeri shumë të aftë, që kishte një magji të madhe në vetvete. Ia tregoj hallin e tij. Ai erdhi vetë në shtëpi të tij dhe prej dritares ia futi kokën djalit të mbretit nën krahun e djathë. E la të shikojë poshtë, tregun e asaj dite. Djali u befasua çka pau: dy të tretat e atij populli, tani i dukeshin “malukat”, në fomë shtaze, me ngjyra të errëta; ndërsa një e treta ishin me figurë të njerëzve të mirë. Kur e hiqte kokën prej nënkrahut të tij dhe i shikonte të gjithë në treg, i dukeshin normal. Kur e fuste prapë nën krah, i dukeshin dy të tretat e atij populli si shtazë e egra e vertikal.

Njerëzit, që duken si njerëz, më rrahin këtu. Edhe si krijues, qoftë edhe si njeri, ndahem prej tyre. E mira dhe e keqja nuk bëhen kurrë së bashku. E kam vënë re se i kanë dy vetullat më të përpjekura e pamjen më rëndë. Po t`i shikosh në sy, menjëherë të bëjnë për vete. Pra, nuk duhet ti shikosh drejtë në sy. Ata që shkruajnë natën vonë, kur është errësirë e plotë, dhe thonë se “janë krijues”, gënjejnë me të madhe! Kur shkruajnë në orë të vona të natës, zgjohen shpirtat e ligj e djajtë, që janë vënë në shërbim të Kryedemonit.

Nuk e dinë një gjë të tillë, por kjo është e vërtetë! Dy kontradikta që jetojnë në të njëjtën botë, nuk janë të njëjta! Por, gjëra kontraverse janë këto!…
Besoj se i keni kuptuar…

Ja çfarë shkruante për pellazgët “Babai i historisë”…

Herodoti (490-425 pr.K) i ashtëquajturi “Babai i Historisë”, ishte i pari autor që përmend emrin e Ilirisë. Hartoi veprën “Historitë” me 9 libra, ku përshkruan luftërat greko-persiane në të gjitha periudhat e tyre

Në këtë vepër ka të dhëna me vlerë për pellazgët. Ai njihet si një nga udhëtarët e parë të mëdhenj të njerëzimit. Gjatë viteve 455-452 pr.K udhëtoi në Europë, Azi, Iliri, Traki, e Maqedoni, ku mblodhi të dhëna të shumta gjeografike e etnografike, të cilat i pasqyroi në veprën e tij.

Ai përshkroi në këtë vepër edhe vendbanime të epokës së hekurit që ndodhen buzë liqenit Prasaida.
Ai besonte se ligji hyjnor drejton fatet e popujve dhe të njerëzve të veçantë.

* * *
Libri I, II, V

“Këtyre pellazgëve u shtohen ata që kanë themeluar Plakienë dhe Skylakenë në Helespont, të cilët kanë banuar dikur me athinasit dhe banorët e qyteteve të tjerë pellazgë, emri i të cilëve është ndryshuar.

Pellazgët kanë pasë gjuhë barbare. Pra, në qoftë se është e tillë gjuha e pellazgëve del se popullsia e Atikës (gadishulli ku gjendet Athina) pellazge harroi të folurën e saj, duke e kthyer atë në Helene, prej nga mësoi gjuhë.

E folura e Kretonasve dhe e Plakieasve që, është e njëjtë, nuk ka asgjë të përbashkët me atë të fqinjëve të tyre, provë e qartë se këto dy fise pellazge ruajnë akoma në ditët tona gjuhën që sollën në këto vise atëherë kur u vendosën atje… më duket se e kam treguar qartë se pëllazgët nuk ishin veçse një popull barbar, që nuk u shtruan kurrë…”

“Pellazgët kishin zakon t’u flijonin perëndive çdo gjë, sikurse e mësova në Dodonë, dhe ato nuk kishin për ta ndonjë emër, pasi nuk i ka dërguar njeri t’i thërrisnin me emra.

Ata i thirrnin në përgjithësi si perëndi, për arsye se pasi kishin vënë të gjitha gjërat në rregull, mbanin ligje e gjithësisë.

Paionët e rretheve të malit Pangajon dhe paionët e lienit të Prasais, Megabazi nuk i nënshtronin dot. Shtëpitë e tyre janë ndërtuar në këtë mënyrë: në mes liqenit, mbi trarë të vënë kryq, janë vendosur shtroje dërrasash. Ata lidhen me tokën me anë të një ure.

Pellazgët, ku e pyetën orakullin e Dodonës nëse mund të merrnin këto emra që vinin nga barbarë, ai u përgjigj se mundnin. Që prej kësaj kohe i kanë përdorur ato në flijimet e tyre dhe më pas Helenët i morën ato nga pellazgët…”

“Rruga nga liqeni Prasia deri në Maqedoni ishte shumë e shkurtër.

Së pari, pranë liqenit gjendet miniera nga e cila, në një kohë më vonë, Aleksandri (495-450) nxirrte nga një talent argjend në ditë. Pas minierës vjen mali i quajtur Dyseron e pas tij arrihet në Maqedoni…

Unë e di se kjo thënie e orakullit, të cilin Mardoni (komandanti i ushtrisë perse) kujtonte se është për persët, nuk i përkiste atyre, por Ilirëve dhe ushtrisë së Enkelejdve…

Helenët, të nesërmen, u morën me flijime që jepnin shenja të mira… Në këtë Apolloni ka dele, të cilat i janë kushtuar diellit; këto dele ditën kullosin pranë lumit që buron nga lumi Lakaun.

Me të vërtetë apolonianët i çmojnë shumë këto dele per arsye të një thënieje që kanë marrë nga orakulli dhe i mbajnë në një shpellë larg qytetit…” /Konica.al

Loja rreth Antologjive poetike

Nga Bedri Halimi

Krahas botimit të libave të shumtë në sferën e poezisë, me autorë të nga më të ndryshmit, (që nga fillestarët e deri te autorët e njohur), çështja e botimit të librave poetik vazhdon të bëhet edhe me përzgjedhje të poezive nga autorë më të spikatur, qofshin të letërsisë shqipe ose të huaj. Në shumë raste po hasim me tituj bombastik e që të gjithave ju jepet cilësori ANTOLOGJI.

Fjala antologji, ka kuptimin e diçkaje që është shumë e arritur, e realizuar, afër të përkryerës. Prandaj me termin antologji janë botuar edhe libra të ndryshëm të autorëve të ndryshëm, e që gjithsesi paraqesin krijimet repezentative më të arrirra të krijuesit në fjalë. Po ashtu libra antologjik apo më qartë të themi, sprova për libra të tillë, ka patur edhe nga studiues e krijues të ndryshëm që janë përkushtuar një teme të caktuar. Por rrallë ndonjë nga këta libra mund të quhet antologji. Psh antologji e poezisë shqipe të dashurisë; antologji e poezisë për Kosovën; antologji e poezisë për Çamërinë; antologji e poezisë për Shqipërinë etj.

Në këto sporva antologjish, përpliuesit e tyre, krahas ofrimit të krijimeve më të arrira, kanë futur edhe krijime mesatare, madje edhe të dobëta. Gjithashtu në këto libra të quajtura antologji, ka patur edhe mungesë prezantimi të krijimeve të arrira të autorëve të ndryshëm, të spikatur.
Kohët e fundit loja me termin antologji është bërë joshëse në dy aspekte: në aspektin e temës që trajtohet dhe e dyta në aspektin e prezantimit të krijuesve. Në rastin e parë qëllimi mund të jetë shumë i mirë rreth temës interesante, por në rastin e dytë te kriteret e përzgjedhjës së autorëve, e madje edhe të krijimeve çështja sikur çalon shumë. Madje tepër shumë. Psh është provuar të shkruhen libra të quajtura antologji për Adem Demaqin, Skenderbeun, Adem Jasharin, Ukshin Hotin etj. ku prezantimi i poezive bëhet në bazë të faktit se a ka shkruar ndonjë krijues lidhur me këtë temë dhe jo në faktin se si ka shkruar ai krijues lidhur me këtë temë.

Si rrjedhojë, ndonëse quhen libra antologjik, as për së afërmi nuk mund të flitet për libra me karakter antologjik. Sepse te disa poezi, kur i lexon, jo që nuk të krijojnë asnjë emocion por mezi pret të kalon nëpër të dhe të mos i rikthehesh kurr më atij krijimi. Ndërkaq krijimi antologjik jo vetëm që e tërheq lexuesin, por edhe të imponon rileximin e krijimit.

Kështu për këta libra mund të flitet më tepër për karakter të një PANORAMË POETIKE sesa të një sprove antologjike. Të përpilosh libra me karakter antologjik dmth ti kesh lexuar krijimet e të gjithve për Skenderbeun, apo cilin do personazh tjetër për të cilin pretendohën në botimin e librit në fjalë dhe nga tërësia e shkrimeve, është bërë përzgjedhja e krijimeve më të arrira.

Në instancën e fundit mund të thuhët se një veprim i tillë mund të bëhet qoftë nga mos dija, qoftë edhe në mënyrë të qëllimtë. Nga mosdija e bëjnë njeriu i cili i hyn zanatit të huaj, kurse në mënyrë të qëllimtë bëhet kur në këtë rast misioni i përpiluesit nuk është vlera arti, kultura por përfitimi momental qoftë material qoftë jo material. Pa dashur ta fyejmë askënd parashtrohet pytja si mund të quhët libër antologjik me krijime të krijueve emrat e të cilëve nuk janë të njohur mir as në rrethin ku jetojnë vetë. Por në këtë rast shkilen paimet elementare estetike, dhe qëlllimi del mbi misionin e artit ku në këtë rast mund të jetë hatri, njohja, përfitimi material, përfitimi moral,etj.

Me veprimet e tilla pa dyshim se nuk i ndihmohet as vet krijuesve dhe aq më pak artit, kulturës e letërsisë sepse kur mungojnë kriteret të përzgjedhjës, përzihen vlera e pseudovlera dhe çdo gjë ofrohet për vlerë. Kur krijues mediokër prezantohen për shkak të jaranisë apo ndonjë lidhjeje tjetër (edhe të dashurisë) atëherë kemi të bëjmë me misionin për ta dëmtuar qoftë edhe pa qëllim kulturën e artin në përgjithësi. Përpiluesit e antologjive e tilla është mirë ta rishikojnë veten dhe ta pyesin veten se për ku janë nisur dhe ku duan të shkojnë.

Nëse janë nisur gjoja për ta nderuar një personalitet historik, atëherë duhët ta dinë se kështu nuk e kanë nderuar por e kanë përdhosur atë personalitet, duke mos e menduar se duke dashur të ja vëjnë vetullat po ja nxerrin sytë. Në anën tjetër nëse duan që të jenë të njerëz të shquar, vetë përpiluesit në shoqëri, me qasje të tillë kjo dmth të tentojnë t’i këndojnë këngë vetës, e ai që i këndon këngë vetës e vret këngën. Të tentosh të botosh libër me poezi të autorëve të ndryshëm pa kritere minimale, është njejtë si të tentosh të fluturosh me flatra të huaja.

Urojmë që kjo praktikë të ndalët, dhe të ketë vërtet libra antologjik nga hartues e studiues të letërsisë që e dinë se çka duhet dhe për ku janë nisur. Ndërkaq sprovat tjera që nuk i plotësojnë këto kritere le të quhën Panoramë poetike, ku në panoramë mund të ketë edhe vlera mesatare.

Edhe ndaj kësaj dukurie si ndaj shumë të tjerave në sferën e kulturës artit e shkëncës, insitituticionet do të duhët të benin më shumë, duke i përkrahur njerzit që merren me studime të kulturës e artit, që të fshikullohët në mënyrë më profesionale ndaj të metave dhe dukurive devijante në sfera të ndryshme të kulturës.

Filmi i parë për Ilirët, bashkëpunim mes Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Kosovës

Edhe një film do të mund ta shohim gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave shqiptare. Kështu së paku ka bërë të ditur Fatmir Spahiu, i njohur më mirë si “Oki” i serialit “Kafeneja Jonë”

Ai përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook ka treguar se produksioni “Buka” do të jetë pjesë e projektit filmik të titulluar “Illyricvm”.

Në një prononcim për Telegrafin, 37-vjeçari ka pohuar se “producentja e filmit është zonja Ankica Tilic, një emër i madh i kinematografisë evropiane kurse regjisor dhe skenarist është Simon Bogojevic Narath”.

Spahiu më tutje ka falënderuar Qendrën Kinematografike të Kosovës për votimin e projektit, i cili do të jetë koproduksion në mes të Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Kosovës.

Fatmiri gjithashtu ka shprehur dëshirën që këtij projekti t’i bashkëngjitet edhe shteti shqiptar pasi që bëhet fjalë për një film për paraardhësit tonë. Ndryshe, kasta e aktorëve do të përzgjidhet shumë shpejt pasi që të definohen të gjitha detajet rreth filmit.

Teki Dervishi, unik dhe i papërsëritshëm në letërsinë dhe publicistikën shqiptare

Është viti i shtatë, që kur Kosovës i mungon intelektuali dhe publicisti i saj, më i shquar Teki Dervishi. Ndonëse, mungon fizikisht, jeta dhe vepra e tij ngritet në piedestalin më të lartë nga ata që e njohën dhe e lexuan. Tashmë, letrave shqipe u mungon një dramaturg i mirëfilltë, kurse gazetarisë një gazetar i guximshëm që nuk i trembej syri nga askush. Shtatë vite pas shkuarjes në amshim, miqtë e afërt, ata që e njohën dhe ishin bashkudhëtar të jetës dhe veprës së publicistit Teki Dervishi, ende e kanë të freskët kujtimin për të

Publicisti, poeti, dramaturgu, romansieri, kritiku teatror, intelektuali më i madh shqiptar Teki Dervishi, ka lënë gjurmë të thella në krijimtarinë letrare shqiptare dhe ai cilësohet si prijës i modernitetit të letrave shqipe. Njëherësh, ai ishte edhe drejtor i gazetës kombëtare “Bota sot”, duke qenë kështu përherë në shërbim të së vërtetës dhe në koherencë me ngjarjet që e përcollën vendin.
Shtatë vite pas shkuarjes në amshim, miqtë e afërt, ata që e njohën dhe ishin bashkudhëtar të jetës dhe veprës së publicistit Teki Dervishi, ende e kanë të freskët kujtimin për të.

Publicisti Skender Zogaj, thotë për “Bota sot” se Teki Dervishi, ishte dhe mbetet njëra nga penat më të mprehta dhe më të suksesshme në letërsinë e re moderne, dramaturgjinë dhe gazetarinë shqipe.

Zogaj: Teki Dervishi tërë jetën ka qëndruar si gjeneral

Ai, po ashtu thotë se ka pasur fatin që Teki Dervishin ta njoh nga afër. “Menjëherë pas kthimit të tij nga burgu famëkeq i Goli Otokut, kur përkundër pushtetit që e kishte shpallur armik, një burrë i madh i arsimit dhe atdhetarisë, drejtori Avdyl Kelmendi, guxoi që Tekiut t’ia ofronte ditarin e mësuesit në shkollën fillore “Mustafa Bakija” në katundin Carrallukë. Tekiu ishte një njeri me vlera të veçanta kulturore e arsimore dhe, në kushte e rrethana tepër të vështira, si mësues ishte i ngjashëm me Migjenin dhe u ndesh fuqishëm me mjerimin e kohës. La në Carrallukë shembullin e pishtarit të dritës. Edhe më fuqiplotë Tekiu qëndroi në letërsi e në publicistikë, si poet, dramaturg, romansier, kritik teatror, publicist dhe mbi të gjitha një zë kryengritës që me urtësi e dituri iu kundërvu ligësive të shumta të shoqërisë shqiptare”, thotë Zogaj.

Sipas tij, Tekiu ishte një lule-diell i Kosovës, sepse e kishte të padyshimtë se besimin se Kosova do të ishte fitimtarja, se ardhmëria e saj ishte e ndritshme, mirëpo kishte shumë vërejtje në injorancën shqiptare që ishte njësoj e rrezikshme si okupimi serb.

“Në artin e Tekiut kemi akuzën e thellë ndaj injorancës dhe urrejtjen ndaj pseudo intelektualeve që për interesa personale bëheshin lecka të pushtetit. Si i këtillë Tekiu ka lënë zbrazëti të madhe, sepse shkoi herët dhe kur më së shumti i duhej Kosovës, mirëpo sido që të jetë Teki Dervishi tërë jetën ka qëndruar si gjeneral dhe i tillë ka shkuar në amshim, Teki Dervishi është jo vetëm një nga shkrimtarët më permanent të kohës, por ai njëkohësisht është edhe një të them figurativisht, amzë intelektuale, një mendje që ka gjeneruar ide letrare dhe përmes tyre ka imponuar një perceptim ndryshe të realitetit. Të menduarit ndryshe dhe ekspektimi ndryshe i realitetit ka bërë që të jetë vendimtar në thyerjen e klisheve ideologjikë që kane sunduar jo vetëm në politikë, por edhe në kulturë dhe në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Mendimi i tij heretik paraqiste një rrezik permanent për standardet ideologjike të politikës dhe të artit, të cilat ishin nën mbajtjen e mekanizmave shtetërorë. Teki Dervishi, është i vetmi disident që ka arritur të profilizohet në rrethana deprimuese dhe jashtë stereotipave klasore. Të cilat e shquanin “disidencën” tonë politike, e cila ishte vetëm një version komplementar i mendimit zyrtar”, shprehet Zogaj.

Ndërsa, Don Lush Gjergji, përfaqësuesi Ipeshkisë së Kosovës, është një nga personat që njohu për së afërmi shkrimtarin dhe artistin e madh Teki Dervishi.

Don Lush Gjergji: Teki Dervishi, la gjurmë pashlyeshme në kulturën dhe qytetërimin tonë

Ai për gazetën “Bota sot”, thotë se, Teki Dervishi, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe qytetërimin shqiptar duke dhënë vizione dhe vegime të qarta se kush kemi qenë, kush jemi dhe kush duhet dhe mund të jemi. “Teki Dervishi ishte një mik, një shok e mbi të gjitha një krijues i mirëfilltë i kulturës dhe qytetërimit tonë Iliro-Arbroro-Shqiptar, ndërroi jetë dhe shpejt shkoi në amshim, por la gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe qytetërimin tonë, sepse në jetën dhe veprën e tij, si në aspektin njerëzor e aq më tepër në aspektin kulturor dhe letrar na begatoi dhe na pasuroi duke na dhënë vizione dhe vegime të qarta, se kush kemi qenë, kush jemi dhe kush duhet dhe mund të jemi”, thotë Don Lush Gjergji.

Sipas tij, Teki Dervishi meriton falënderime të mëdha për shërbimin që ia bëri popullit në aspektin kulturor e publicistik. “Në këtë përvjetor e kujtoj me nderime dhe falënderime të thella, për jetën dhe veprën e tij, për kontributin e tij, për shërbimin që ia bëri popullit tonë, mbi të gjitha kulturës sonë dhe publicistikës sonë, gazetarisë sonë. Teki Dervishi, ishte një njeri i gjithanshëm, si në formën e letrarit dhe gazetarit të publicistit të njeriut të kulturës e mbi të gjitha të njeriut i cili kishte bindje dhe përcaktime shumë të qarta pro-evropiane apo properëndimore që të na kthente atje ku dikur ishim si popull meritor”, pohon Don Lush Gjergji.

Ai mes tjerash ka thënë se, Teki Dervishi ka qenë njëri ndër njerëzit që ka folur me të më së shumti për gjithçka çka shihet e preket, dhe për gjithçka që ndodhet. “Teki Dervishi është një nga figurat, me të cilat kam komunikuar shpesh miqësisht dhe vëllazërisht në rrafshin e gjithëmbarshëm, andaj veprën e tij mundohem ta kem gjithmonë afër vetes. Ndërsa figura e tij, personaliteti i tij më mungon mjaft, sepse në momentet e vështira apo të gëzimit, figurat e tilla krijojnë mangësi dhe zbrazëti në jetën tonë”, përfundon ai.

Musliu: Tekiut duhet t`i njihet kontributi

Ndërsa, poeti gazetari dhe studiuesi Ramadan Musliu, njëherësh edhe miku më i mirë i Teki Dervishit, ka thënë se, Tekiu, duke qenë gjenerues i ideve dhe i koncepteve që sillnin një pikëpamje të re politike dhe letrare, arriti të ndërtojë një perceptim të ri të realitetit.

Ai ka thënë se, në një shoqëri normale Tekiu do të ishte figura qendrore morale e kohës. “Perceptimi i tij i realitetit, sidomos politik, është ai i disidentit që në asnjë mënyrë nuk e pranon njëmendësinë, nuk e pranon shtetin dhe shoqërinë totalitare. Tek Tekiu duhet kërkuar embrionin e mendimit pluralist. Ai shpesh tallej me një ironi të hollë me komunizmin, madje duke vënë në dyshim autorët më të rëndësishëm të realizmit socialist, duke identifikuar në atë mendësi mendimin represiv. Madje i përqeshte ata “disidentë” të cilët i kishte sjellë sistemi për nevojat e veta, duke ua bërë të qartë të jareve se nuk ka bashkëjetesë mes mendimit të lirë dhe pozitave drejtuese institucionale ngase asnjë shtet nuk i shpërblen armiqtë e vet, po shërbëtorët. Pikërisht shërbëtorët e sistemit janë ata që janë vënë në krye të vendit”, ka thënë Musliu duke shtuar se vetëm një shoqëri pa të ardhme, Tekiut do t’ia mohon pozicionin prej disidentit kryesor në shoqëri. Dhe me të vërtet është shqetësuese se si ky shtet i përjashton njerëzit e vet më të mirë në krye të të cilëve qëndron Teki Dervishi”, thotë Musliu.

Sipas tij, Teki Dervishi njihet edhe si një personalitet i cili ka qenë në oponencë të përhershme me pushtetin, ka bërë që në planin krijues të jetë i deprimuar, pra i destimuluar në jetën sociale dhe kulturore, gjë që si duket si duket e ka bërë më kreativ si artist në gjithë letërsinë shqipe.

“Jeta e tij prej njeriut gjithnjë në lëvizje, si një mendje gjithnjë aktive, ka bërë që kudo që frekuentonte, që nga Gjakova, Goli Otoku, Shkupi e Prishtina, të jetë fermentues i ideve të reja. Tekiu kudo që ka jetuar ka arritur të krijojë bërthama artistike, të formojë qarqe artistike e intelektuale, të cilat aktivizoheshin duke u lidhur me ide të reja, ide që në thelb përmbanin një lloj herezie, një lloj dyshimi ndaj standardeve të të gjitha sferave të shoqërisë e ne veçanti të politikës, po ende edhe të letërsisë dhe artit në përgjithësi. Nuk ishte prej krijuesve sistematikë, i cili, në kushte të një komoditeti social, do të punonte gjithë jetën në një projekt, por ishte krijues që në çdo vepër e ndërtonte sipas një principi të ri, sepse asnjëherë nuk ishte ndërtues i klisheve, por rrënues i tyre dhe imponues i mendimit të ri kundër rrjedhës”, shprehet Musliu.

Sipas tij, Tekiu e ka meritën e intelektualit që ka kultivuar idenë e pluralizmit jo vetëm estetik, por i atij që ishte kundër totalitarizmit si praktikë dhe doktrinë.

“Në rrethana “normale” Tekiu do të ishte një krijues me reputacion të pakontestueshëm shoqëror e jo një personalitet pa status social, një njeri që ishte në vazhdimësi i survejuar dhe i mbikëqyrur në çdo fjali që e shkruante dhe e thoshte. Po të shikohen veprat e tij, si në prozë, po edhe në poezi e veçanërisht në dramaturgji, ato në të gjitha planet janë sinonim i kreativitetit. Proza tij, bie fjala, tregimi i tij, ai është herë një rrëfim tradicional, ku çdo gjë është në shërbim të rrëfimit, bërthamës narrative, për të vazhduar pastaj në tregimet e modelit eseizues, në kontemplacion të thellë që herën tjetër të ndërtohet përmes një ironie tronditëse. Poezia, herë është konkrete, herën tjetër impresion që duket si një vurratë e shpirtit të njeriut, por që gjithnjë në brendi e ka një dramë, e ka një “ngjarje tronditëse”. Në dramaturgji Tekiu është ai që projekton dramën glomale kombëtare dhe universale. Në brendinë e kompozicioni dramaturgjik e kemi shtresimet paralele të dramës që nga mikro-njësitë deri të ajo e përgjithshmja. A ka projekt më madhështor se sa kompleksi dramatik “Bregu i pikëllimit”?! Tekiu bëri një jetë heretiku, ndërtoi një vepër-herezë dhe si i tillë mbetet unikal dhe i papërsëritshëm në letërsinë shqipe”, shprehet Musliu.

Teki Dervishi ishte aristokrat të kulturës dhe artit shqiptar

Regjisori Esat Brajshori, njëherësh dhe miku i Teki Dervishit duke folur për mikun e tij të ndjerë ka thënë se vlerëson shumë figurën dhe veprat e Tekiut. “Vlerësoj angazhimin e “ Bota sot” që po e ri sjellin në kujtesën e këtij populli kolosin unikat të dramaturgjisë moderne kombëtare Teki Dervishin. Unë me Tekiun kam qenë i lidhur ngushtë jo vetëm si bashkëpunëtor në fushën e teatrit por si miq që kemi ndarë bashkë shumë halle e sfida të jetës. Dua të nënvizoj se dy dramat e fundit “Repriza e Lirës ” dhe “Ku është populli ”Teki Dervishi i shkroi enkas për mua dhe unë i vura, njërën me Dramën Shqipe të Teatrit të Shkupit(2003) dhe tjetrën në TKK (2005). Andaj shlirë mund të them se Teki Dervishi ishte aristokrat të kulturës dhe artit shqiptar,” thekson Brajshori.

Edhe Aktori Selman Jusufi, vlerëson lart figurën e Dervishit duke thënë se është i vetmi krijues shqiptarë që shkrimin e kishte dhunti nga Zoti. “Ai ishte pa dyshim maestro dhe artist i madh. Shkuam në Shkup dhe mbetëm një dekadë aty. Një natë dimri mbërritëm në Prishtinë. Poezia e tij është protestë, kurse vepra e tij është monument. Ishte mësues i imi shpirtëror dhe përjetësisht më mungon”, thotë ai.

Foniqi: Ai ishte Xhejms Xhojsi shqiptar

Ndërsa, gazetari dhe publicisti Shaqir Foniqi, ka thënë se Teki Dervishi ose Xhojsi shqiptar ka qenë emancipuesi i të gjitha zhanreve letrare. “Teki Dervishi, pa dyshim i përket gjeneratës së mesme, të artë, i cili solli një frymë të re në krijimtarinë shqipe. Ai, si adhurues dhe kultivues i vargut të gjatë, manifestoj kulturë të thellë të shkrimit, porosi të qarta dhe shkroi për një kategori të ngritur të lexuesve shumë të kultivuar. Tekiu, nuk ishte krijues i masës dhe jo të gjithë e kuptonin nivelin e shkrimeve të tij. Teki Dervishi u tregua mjeshtër i rrallë, qoftë në poezi, prozë, dramë dhe kritikë letrare. I pajisur me një kulturë të madhe dhe me një talent të rrallë, ai e bënte diferencën dhe shkrimet e tij nuk ishin për një periudhe kalimtare, por për gjenerata e gjenerata. Teki Dervishi, në jetë ishte i qetë dhe fjalë pak, por në krijimtari ishte një uragan i pashuar”, nënvizon Foniqi.

Ai thotë se, Teki Dervishi i përket një rryme të re të shkrimit, e cila ende nuk është tejkaluar.
“Gjenerata e tij, ose plejada e tyre, si Beqir Musliu, më herët Anton Pashku, pastaj Musa Ramadani, Mehmet Kraja, Zejnullah Rrahmani, Teki Dërvishi, Shaip Beqiri e ndonjë tjetër, janë të veçantë dhe mbase të papërsëritshëm. Për Tekiun koha do të flasë, kurse shkrimet e tij kanë bërë histori. Them me bindje se nuk e teproj nëse them se ai ishte Xhojsi shqiptar. Krijuesit si Tekiu janë të rrallë dhe për mall. Unë kam pasur fatin të bashkëpunoj me të, tek “Bota sot” si dhe për herë të parë ta intervistoj, kur ishte drejtor i TKK dhe lirë mund të them se ishte tërësisht i veçantë me gjithçka. Teki Dervishi ishte njeri modest dhe njerëzit e tillë nuk lindin shpesh”, ka thënë gazetari dhe publicisti Foniqi.

Dardania e pazbuluar – (pjesa 1 dhe 2)

Në tempujt kushtuar shigjetës, zhvilloheshin rite të ndryshme si psh në rastet e vdekjes së mbretit apo familjarëve të tij. Romuli betohej për heshtën e tij. Në të gjitha besimet e lashta, shigjeta ishte arma me të cilën Perënditë dënonin njerëzit, si Zeusi dodonas, Athina, Artemisi, Apolloni…

Nga Fatbardha Demi

E vërteta asnjëherë nuk mund të zbresë në nivelin e atij që e kërkon, përkundrazi për ta marrë , i takon kërkuesit të ngjitet në nivelin që ajo gjëndet. Rruga më e mirë për të përcjellë një të vërtetë është një lloj komunikimi që i kapercen kufijt e fjales : është të kuptuarit intuitiv. (Helena Balvatsky)

Dardania emër parahistorik? Emri Dardania është fjalë e përbërë, nga rrënja dard + an (ia), ku “an” nuk është mbaresë por fjalë që dëshmon së nga vjen (psh- jam nga këto anë ; shkodran, lezhian etj). Fjala “dard ” gjëndet në fjalorin e sotëm të shqipetarëve (2002, internet), vetëm në formën e fjalës “dardallë” për një shkop të gjatë, të përdorur në peshkim.

Duke e zgjeruar hapësirën gjeografike edhe në travat e banuara nga fiset pellazge të lashtësisë, fjalën “dard” e gjejmë : Dard – në gjuhën katalane (Spanjë) – shigjetë. Dardo -në gjuhën spanjolle (Spanjë) –shigjetë Dardu – në gjuhën korse (Korsika) – shigjetë Dard- në gjuhën franceze – shigjetë apo heshtë druri me majë hekuri.

Dardar – si ndajfolje në gjuhën franceze – shumë shpejt, pa kthim. Dar-dar – shigjetë, në fjalorin e fiseve në Tibet dhe kjo ka arësyen e vet që do trajtohet më vonë. Këto të dhëna dëshmojnë se fjala « dard » emërton shigjetën apo heshtën . Nuk mund të themi se kjo fjalë nuk ka qënë edhe në gjuhën tonë, sepse Fjalori i botuar i gjuhës shqipë nuk përfshin të gjithë leksikun dialektor (gegë dhe tosk), e sidomos atë të vjetër, as atë të shqipetarëve në trevat autoktone, të arbëreshëve të Italisë dhe kolonive shqipetare, ku janë ruajtur shumë fjalë të lashta.

Megjithatë, ne kemi mundësi ta vërtetojmë origjinën arbërore të fjalës « dardë = shigjetë/ heshtë » me mjete të tjera : nëpërmjet BESIMIT dhe HISTORISË. Sipas Petro Zhejit (Shqipja dhe sanskritishtja)“Gjuhët e para kanë qënë simbolike. Duke qënë kështu, ne me të drejtë e kërkojmë shpjegimin e fundit të një fjale, jo tek një koncept, por tek një simbol”.

Të nisur nga ky fakt, ne do të nisim gjyrmimin në periudhën më të herëshme të historisë, në kohën kur u krijua gjuha dhe do të vërejmë rolin besimtar që zinte shigjeta tek ta. Gjurmët më të hershme të përdorimit të harkut me shigjeta i përkasin kohës së Paleolitikut të hershëm (nga 120.000 deri në vitet 20.000). Studiuesi nga Presheva, Ibrahim Kelmendi (Prej miteve deri në Butmir) pohon se kultura më e vjetër e Europës mendohet të ketë qënë kulturaVinka, qëndra e së cilës përfshinte hapësirën prej Thesalisë deri në Pruth, Starçevo , duke u përhapur më vonë në të gjitha anët e Europës.

Në vitin 1866 A. Arcelin dhe A. Ducrost, zbuluan një shpellë të Niaux de Ariège (France) në vizatimet e së cilës janë pasqyruar shumë shigjeta. Në fig.1 duken qartë dy shigjeta mbi trupin e bizontit. Në fig.2 vërehet se shigjeta përdorej nga njeriu primitiv i kulturës Vinka me një kuptim të caktuar. Çuditërisht pamja grafike e shigjetës së njeriut të shpellave është pothuajse e njetë me atë të shekullit 21. Megjithatë, kanë një dallim jashtzakonisht të madh midis tyre.

Shigjeta e jonë është ”një mjet” që e këmi trashëguar dhe e përdorim për të trëguar drejtimin, ndërsa ajo e stërgjyshërve tanë të shpellave është prodhim origjinal i një botkuptimi zanafillor praktik, filozofik dhe besimtar (simbolik). George Dumézil (La religione romana arcaica Miti, leggende, realta) duke folur për besimin e romakëve , pohon se idea e “shpirtit” në zanafill, nuk lidhej me vdekjen, por me “energjinë – magjike” të përjetëshme tek sendet.

Njëriu primitiv habitej se si shigjeta mund “të fluturonte dhe të vriste ” dhe i shikonte këto veti si shprehje e “shpirtit” hyjnor të saj . Fakti që shigjeta “e ndihmonte dhe e mbronte”, mendon E.Cassirer (Sprache und Mythos) ishte origjina nga buroi më vonë idea e Zotit. Ky fakt dëshmohet në studimet e bëra mbi shoqëritë e lashta. G. Dumézil pohon se përpara se të bëhej Marsi Perëndi e luftës, adhururohej kulti i heshtës dhe kur vendosej ndonjë marrëveshje, betimi bëhej mbi të.

Në tempujt kushtuar shigjetës, zhvilloheshin rite të ndryshme si psh në rastet e vdekjes së mbretit apo familjarëve të tij. Romuli betohej për heshtën e tij. Në të gjitha besimet e lashta, shigjeta ishte arma me të cilën Perënditë dënonin njerëzit, si Zeusi dodonas, Athina, Artemisi, Apolloni, Rudra indiane, perëndia egjiptiane Sikhmet,etj . Sipas shkrimeve të Kuranit (V.3) në Babiloninë e lashtë, shigjeta përdorej nga orakujt për të parashikuar fatin dhe ishtë simbol i pushtetit dhe mbretërimit. Në fig.1, (poshtë) shigjeta në gurvarr është përdorur pikërish si simbol besimtar . Trekëndëshi, gjysëm-hëna dhe ylli brënda saj në formën e topthit, dëshmojnë besimin hënor të Kartagjenasve. Poshtë është Perëndesha hënore Tanit.

Dardania e pazbuluar (pjesa 2)

Rëndësia e veçantë e shigjetës dhe heshtës, për bashkësitë fisnore dhe mbretëritë, diktohej nga fakti se, që nga periudha e gurit e deri në kohën kur filluan të përdoren armët e zjarrit (shk 12-të, Dinastia Song), ishtë ARMA kryesore goditëse në largësi, gjatë gjuetisë dhe luftimeve. Sidomos me zbulimin e metaleve, shigjeta dhe heshta u bënë mjete më praktike se sa gurët apo topuzët prej druri, të përdorura në zanafill. Sipas Homerit, armatimi kryesor i Grekëve në kohët e fundit ka qënë heshta së cilës në kohët heroike i vendosej një kokë metalike. (Hom. Il. 2; v. 320; Eustath.).

Duhet vënë në dukje se ngjarjet dhe emërtimet pellazge të lashtësisë, shkruesit latinë në Fjalorët historik, i kanë emërtuar “greke”. Rënditëm këtë biografi të shkurtër të shigjetës, për të kuptuar vëndin shumë të rëndësishëm që ka zënë në besimin e lashtë dhe arësyen, se përse mbretërit më të fuqishëm të mitologjisë, e kanë patur kultin apo emrin e saj dhe është nderuar si Perëndi. Sipas Mircea Eliadës: ”Emrat e shumë popujve në lashtësi ishin të perëndive të tyre” .

Më qënësë “dardha” nuk ka patur ndonjë kult, nxjerrim pëfundimin së emri Dardania dhe i dardanëve i pohuar nga Straboni, e ka origjinën nga emri i Mbretit Shigjetë (Dard) dhe ishte Orakulli i Zotit në atë vënd. Hahni e pohoi këtë fakt , si nga ana gjuhësore edhe mitike dhe nuk e kuptoj se, përse e lidhi emrin e Dardanisë dhe banorëve të saj me pemën e dardhës.

Në veprën e tij “Studime shqipetare” Hahni shkruan : “Jemi të mendimit që kuptimi i vërtetë i emnave të fiseve të sigunëve (Herodoti, V,9) dardanasve , kuretëve, kuiriteve, samnitëve dhe sabinëve vjen nga arma kryesore e tyre. Kjo fjalë (Dard-an) nga tingulli i ngjan fjalës italiane, spanjolle « dard » dhe angleze « dart » : « heshtë ».

Një fakt tjetër është emri Gjetë, i një prej fiseve dardano-ilire. Ky emër, sikurse edhe i shumë emërtimeve të fiseve të gadishullit Pellazgjik, gjen kuptimin vetëm në gjuhën shqipe dhe është forma e shkurtuar e emrit “shigjetë”. “Armët më të preferuara të Herkulit, ashtu si tek Gjetët, ishin harku dhe shigjetat- pohon studiuesi francez Eduard Shnajder- Gjet vjen nga “shgjet”, që në shqip bën shigjet, prandaj ato popuj (skithët dhe gjetët-shën im) ishin pellazg”. Kur flasim për fiset e Gjetëve, këtu futen edhe fiset Dake. Gur-varrë ilire në Bosnjë .mbreteria-dardane

Simboli i zik-zakut, i rrethit dhe dora , dëshmojnë besimin hënor të popullsisë. Harku me shigjetë (djathtas lart), i përdorur këtu si simbol besimtar dhe fustanella shqipetare, tregon përkatsinë fisnore dardane . Historiani latin i shk 3 pK, Marcus Junianus Justinus në vëprën ë tij (Epitome of Pompeius Trogus) shkruan :» Dakët janë pasardhës të Getëve”. Constantin C. Giurescu (Formarea poporului român.) duke u mbështetur tek trashëgimia gjuhësore, pohon se ”Ata (Dakët dhe Gjetët) janë dy emra të të njëjtit popull […] të ndarë në një numër të madh fisesh”.

Që Gjetodakët janë fise dardane e dëshmon edhe qeleshja në monedhën e prodhuar në Daki.(fig.2 lartë) Përdorimi i emrit “dakë” dhë përfshirja e të gjitha fiseve veriore ballkanike nën ëmrin “ilir”, besoj se është pasojë e administratës romake , e cile donte ta fshinte emrimin “dardan” nga dokumentet e tyre , për telashet e mëdha që u kishin shkaktuar këto fise , sidomos nën udhëheqjen e Burebistrës. Faktet e mësipërme mbi emrin “dard=shigjetë”, mbështeten edhe nga mitet, sipas të cilave, shpikës i harkut mbahet Apolloni Ipeboreal figura e të cilit lidhet me vëndin e Ipeborealëve, që sipas përshkrimit të Strabonit (Geografia, 11, 6, 2), ndodhet pikërisht në zonën gjeografike të Dardanisë së lashtë . Për të mbështetur mendimin tonë për emrin e Mbretit- shigjetë (Dard), që krijoi bashkësinë e parë të organizuar të fiseve dhe të prftërinjve fat-thënës, emrin e të cilit e trashëgoi krahina e Dardanisë dhe shqipetarët e Kosovës, do të lidhim disa fakte të zbuluara në fushën e historisë, gjuhësisë dhe miteve më të hershme.

Gjindet varri 2 mijë vjeçar i ‘Bukuroshes së fjetur’

Eshtrat 2 mijë vjeçare të “bukuroshes së fjetur” varrosur me rroba luksoze dhe me dhurata për jetën e përtejshme janë gjetur nën një rezervuar rus

Gruaja – e vendosur për të pushuar në një skaj të mëndafshit dhe me boçe pishte në kraharos, ishte mummizuar rastësisht pasi varri i saj i paprishur prej guri ruante natyrshëm trupin e saj.

Shkencëtarët besojnë se disa sende me vlerë të lartë që gjenden në varr, duke përfshirë një gurët e çmuar dhe një pasqyrë të stilit kinez të gjetur në kutinë e make-up të gruas, u vendosën atje për ta shoqëruar atë në jetën e përtejme.

Arkeologët spekulojnë se ajo ishte një grua e re “Hun” dhe shpresohet të kuptohej më shumë për jetën e saj e saj, ndërsa do të analizohen mbetjet.

Varri i gruas u gjet në bregun e lumit Yenisei, kur një rezervuar, në rrjedhën e sipërme të digës së hidrocentralit të Sayano-Shushenskaya prej 240 metra, përjetoi rënie të konsiderueshme në nivelin e ujit.

Arkeologu Dr Marina Kilunovskaya, nga Instituti i Historisë së Kulturës materiale të Shën Petersburgut, tha: ‘Gjatë gërmimeve, mumia e një gruaje të re u gjet në bregun e rezervuarit.

“Pjesa e poshtme e trupit ishte veçanërisht e ruajtur mirë. Kjo nuk është një mumje klasike – në këtë rast, varrimi ishte mbyllur fort me një kapak guri, duke bërë të mundur një proces të mumifikimit natyror”.

Realiteti politik i ShBA-së në qëndisjet e artistes shqiptare

Vepra e qëndisur me penj të zi mbi pëlhurë, u dallua në ekspozitën që reflektoi mbi çështjet e drejtësisë sociale e kulturën amerikane, në qytezën Montclair të New Jersey

Inspirimi prej sfondit familjar – artistja që ka realizuar veprën është shqiptare – gërshetuar me paralajmërimet për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës, e kanë finalizuar veprën “Muri i paqes apo flamuri i kufirit”. Juna Skenderi, e cila jeton në ShBA qysh prej vitit 1996, së fundi u bë pjesë e ekspozitës “ViewPoints” (Pikëpamje).

Por në një bisedë për “Kohën Ditore”, ajo rrëfen prapaskenat e veprës që thumbon murin e shumëpërfolur dhe ndan rrugëtimin plot sfida deri në ndërtimin e profilit artistik.

E shkolluar për filmbërje, autodidakte në artet vizuale, Skenderi, me prejardhje nga Tirana, rrëfen se si e ka shkrirë traditën e qëndisjes në një “luftë” për ta ngritur zërin kundër padrejtësive…

Zbulohet dorëshkrimi i panjohur i Marin Barletit

Kërkimet shkencore disavjeçare individuale dhe të përbashkëta të studiues Lucia Nadin dhe historianit Aurel Plasari, kanë çuar në zbulimin e një teksti të panjohur të Marin Barletit. Ai ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Francës, i ardhur nga Venecia

Nga studimi i deritanishëm, ky dorëshkrim që vjen i ilustruar përmes dy fotografive, është më i hershmi i zbuluar nga Marin Barleti, si dëshmues i rrethimit të parë të Shkodrës mbi pesë shekuj më parë.

Albanologia Lucia Nadin nënvizoi faktin se ishin disa të dhëna që çuan në këtë studim, ndërsa nënvizoi se bashkë me studiuesin Aurel Plasari ka punuar për vite me radhë.

Plasari tha se fakti që dokumenti daton shumë më herët seç studiuesit kishin menduar, përfshirë edhe vetë atë, përkthehet në një “vetëkorrigjim” që i duhet bërë historisë.

“Ky dorëshkrim përmban rrethimin e Shkodrës të datuar në 1500. Botimi i librit i dedikohet një dogje, kreut të Republikës, më 1504. Botimi ose teksti i tanishëm i dedikohet dogjës paraardhës dhe kjo është siguria maksimale që është shkruar shumë vite më parë se Beçikemi. Kjo ndryshon shumë gjëra në kontekstin kur është shkruar vepra e Barletit. Është menduar se është shkuar gjatë paqes që bënte Republika e Venedikut me otomanët, por në të vërtetë vitet na japim diçka tjetër.

Është viti i kryengritjes shqiptare, kryengritjes së Lezhës, për çlirimin e Krujës dhe Shkodrës dhe kur në Arbëri vjen nipi i Skënderbeut, ose Skënderbeu i Ri. Pra, rrethanat përmbysen krejtësisht. Pretendimet e autorëve që duke llogaritur botimin dhe pa njohur këtë vepër kanë menduar se Barleti ka marrë pasazhe nga Beçikemi në 1503, pra ka kopjuar prej tij. Këto marrëdhënie kthehen kokëposhtë, sepse rezulton që është Barleti vite përpara Beçikemit dhe nuk është Barleti ai që ka marrë nga Beçikemi, por e kundërta”, shpjegoi studiuesi Plasari.

Nga ajo që është studiuar deri tani bëhet fjalë për një dorëshkrim që i përket fundit të 1494-ës. Sipas Nadinit dhe Plasarit, dorëshkrimi duket si një kopje luksi e përgatitur për botim, pa shënime anash, i pastër, me një shkrim të thjeshtë, lehtësisht e korrigjueshme. Një kopje e këtij dorëshkrimi në formatin digjital do t’i jepet edhe Bibliotekës Kombëtare. / KultPlus.com

Kryeheronjtë e letërsisë botërore flasin gegnisht

Duke mbyllur një cikël shkrimesh për përkthyesit, cikël që zë vend qysh me një shkrim të hershëm mbi Gjon Shllakun e që vazhdon me Pashko Gjeçin, Henrik Lacajn e Guljem Dedën, vlen të hidhet një vështrim mbi kryeheronjtë e letërsisë që falë këtyre katër figurave flasin gegnisht

Përkthimi i parë që iu bë “Iliadës” së Homerit i kushtoi Gjon Shllakut dekada nga jeta e tij. Në atë përkthim, vokacioni homerik i togvargëshit të parë ishte në gegnisht. Debati mes Akilit e Agamemnonit ishte në gegnisht. Lutjet e Priamit, atit të Hektorit drejtuar Akilit për t’i kthyer trupin e të birit ishin në gegnisht. Odisea e drejtonte garnizionin e vet duke dhënë urdhra në gegnisht. Gjithë heronjtë e një epi të pavdekshëm flisnin gegnisht.

Ky ep vazhdon me “Odisenë”, përkthyer mjeshtërisht nga Pashko Gjeçi. Vetë Uliksi flet gegnisht. Penelopa mërzinë e saj pas një pritjeje njëzet vjeçare e shpreh në gegnisht. Propozimet që i vijnë asaj nga burra që besojnë se tanimë Penelopa është e vejë janë në gegnisht. Një tërësi personazhesh të vendosur në tabakanë bardh e zi ku të bardhët janë “të mirët” e të zinjtë janë “të këqinjtë” flasin me njëri tjetrin, me zanën e me lexuesin në gegnisht.

Gjithë perënditë e Olimpit, në dy librat e lartpërmendur flasin në gegnisht!

I madhi Dante, më i madhi i poetëve flet në gegnisht kur viziton Ferrin, Purgatorin e Parajsën. Në gegnisht i derjtohet Virgjilit e në gegnisht jeton çaste të magjishme me Beatriçen. Në gegnisht lexon edhe mbishkrimin në portën e ferrit e në gegnisht kalon shtatë ditë të jetës së tij në botën e përtejme.

Enea i madh, shembull i guximit e trimërisë, vendosmërisë e aventurës flet gegnisht. Gegnisht i flet popullit të tij. Gegnisht i flet gruas së tij. Gegnisht i flet babait të tij. Gegnisht i flet djalit të tij. Gegnisht i flet të dashurës së tij. Sepse ai, nën mjeshtërinë e shkopit magjik të shqipërimit që ka Henrik Lacaj, flet një gegnishte të rrjedhshme.

Të tillë heronj që flasin në të tillë dialekt janë ajo çka do të mbesë përjetësisht nga kontributi i çmuar jo aq sa duhet i përkthyesve të mëdhenj që me punë madhështore kanë punuar me gjuhën shqipe. /Konica.al