Shqiptarët kësaj Evrope i dhanë dy qytetrime të mëdha

Dodona ishte kryeqendra “kultike” e Pellazgëve. Kjo është konfirmuar nga disa burime dhe mbivendosje të shumta të teksteve të lashta. Por me pushtimin e «Pelazgisë» nga grekët ky vend i shenjtë u braktis në favor të emrit «Delf», emër që Homeri tërësisht e injoronte. Kjo na lenë të kuptojmë që Delfi nuk ekzistonte në kohën e tij. Pra orakulli i Delfit nuk mund të ekzistonte para shekullit të tetë/shtatë para erës sonë. Delfi u bë tempulli i shenjtë grek mbi gjithë të tjerat dhe kërthizë e botës nën tiraninë e Klistenit (rreth 600-570 p.e.s)

Nga Arif Mati

Ja disa fragmente nga disa përgjigje të drejtuar miqëve të Facebook-it dhe që po i përhap këtu më gjerë në mënyrë që të vëj në dritë disa elemente të historisë së lashtë të Dodonës dhe që të mos ketë ndonjë shteg dyshimi.

Këtë e bëj siç duket në studimet dhe hulumtimet e mia. Nganjëherë unë ndërhyej në mënyrë pedagogjike në disa diskutime vetëm për të dhënë mendimin tim dhe për të shërbyer historinë e vërtetë të popullit tonë. Por koha ime është e kufizuar prandaj nuk mund t’u përgjigjem të gjithëve.

Në parim sipas Homerit vendi i shenjtë kryesor i dedikuar për Zeus-in dhe perëndeshën nënë Dione (bija e Okeanos-it dhe Tethis-it dhe ndoshta nëna e Afërditës) ishte vendosur në Dodonë në Thesproti (Çamëria e sotme) në shpatet e malit Tomaros (në jug të liqenit të Pambotis) 22 km në jug të Janinës. Homeri dhe Herodoti përmendin malin Tomures ose Tumaros në atë vend me saktësi. Ky ishte orakulli më i vjetër sipas Herodotit. Aty priftërinjtë e tempullit interpretoshin në shushurimët e gjethëve të dushkut (lisit) të shenjtë sikur do ishte “zëri” i Zeus-it.

Këtu unë bëj një parantezë për të thënë se dijetari i madh Pitagor i Samos-it e ka quajtur Zeus-in “ZAN, ZANI”, që shpjegohet natyrisht “ZË”, “ZA”, apo “folja” në dialektin gegë, që i përngjan dialektit ionian të kohës së Pitagorit – sikur na thotë Porfiri, biografi i tij zyrtar (Cf. «Jeta e Pitagorës» – De Malkus apo i mbretit – 17, f 36 – Les Belles Lettres, Paris 2010). Pitagora nuk ishte grek por fillimisht tirrheno-etrusko-pellazg. Në të vërtetë gjuha pellazge e kohës së tij dukej mjaft e afërt me dialektin “gegë” të Shqipërisë së veriut (e zhdukur nga letërsia dhe folja nga komunizmi i kohës së Enver Hoxhës). Pitagora ende e përmendte gjuhën e fëmijërisë së tij!

Francë – Lion, 03. 06. 2012: “Grekët nuk kanë egzistuar para shekullit VIII p.e.s. Ata erdhën pas kësaj periudhe dhe morën perenditë, mitet dhe alfabetin e tyre nga Pellazgët. I ashtuquajturi qytetërim Mikenianë (1200/-800 p.e.s) nuk ishte grek por pjesë e civilizimit Pellazgjik.

Gjuha, veshjet dhe civilizimi i Greqisë së lashtë janë të përafërt me gjuhën, veshjet dhe kulturën e veriut të Shqipërisë dhe Shqiptarëve nëpërgjithësi, pasaardhës të Pellazgo-ilirëve.” – ka thënë historiani ynë i shquar Dr.Arif Mati ( Mathieu Aref), në Konferencën Shkencore “PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË”.

Dodona – tempulli i Pellazgëve

Dodona ishte kryeqendra “kultike” e Pellazgëve. Kjo është konfirmuar nga disa burime dhe mbivendosje të shumta të teksteve të lashta. Por me pushtimin e «Pelazgisë» nga grekët ky vend i shenjtë u braktis në favor të emrit «Delf», emër që Homeri tërësisht e injoronte. Kjo na lenë të kuptojmë që Delfi nuk ekzistonte në kohën e tij. Pra orakulli i Delfit nuk mund të ekzistonte para shekullit të tetë/shtatë para erës sonë. Delfi u bë tempulli i shenjtë grek mbi gjithë të tjerat dhe kërthizë e botës nën tiraninë e Klistenit (rreth 600-570 p.e.s). Përkundrazi në jug të Shqipërisë (afër Beratit) ekziston një varg malor i emëruar Tomorr/Tomorri.

Ky arrin kulmin në majen Çuka 2414 m lartësi. Është e mundur se ka pasur aty një kult pellazg ose një orakull si i Dodonës i përkushtuar Zeus-it dhe sidomos pasi i gjithë rajoni (Thesprotia, Kaonia, Molossia, Iliria, Trakia, Maqedonia, etj.) i përkiste pellazgëve, nga kohët më të hershme para mbërritjes së Helenëve. Por ne nuk kemi asnjë shkrim ose arkivë që e vërtetojnë këtë lloj tempulli shenjtor në malin e Tomor-it në jugun e Shqipërisë.

Për mua është e nevojshme që informacioni të jetë i verifikueshëm. Përveç kësaj ne mund të mbështetemi vetëm në supozime, por kjo nuk është mënyra ime për të punuar.

Pas pushtimit të trojave të pellazgëve nga Helenët, kulti i Dodonës e kishte humbur rëndësinë e tij në favor të atij të Delfit në Focid. Grekët prandaj kanë zhvendosur adhurimin e tempullit të Dodonës në atë të Delphi-t i cili është ndërtuar rreth shekullit të gjashtë para Krishtit. Aty vendndodhej tempulli pelazg, i quajtur Pitho nga Homeri. Në ato kohë adhurimi i lisit të Dodonës nuk praktikohej si përpara pushtimit helen, ashtu që ndoshta u zhvendos në rajone të tjera në një vend më të sigurt si për shembull në malin Tomor të Ilirisë të asaj kohe. Por për këtë nuk kemi ndonjë të shkruar të lashtë.

Delfi në jug-perëndim të Mount Pernasit në luginën e Focisë

Për më tepër, Keltët kanë përdorur të njëjtin adhurim të lisit. Kjo është konfirmuar nga emri i priftërinjve kelte që janë quajtur “Druid”, një emër që është krejtësisht i kuptueshëm në shqipen “dru”, i cili me siguri do të thonte “lis”. Ne e dimë se, sipas historianit të lashtë Apiani – Ilirët, Keltët dhe Galatët/Gaulët ishin një popull vëlla. Pra, nuk është për t’u habitur që Keltët kanë mbajtur adhurimin e lisit të Dodonës.

Gjithashtu për shkak udhëtimeve të ndryshme të pélazgo-ilirëve në gjithë Europën, kam gjetur shumë emra pélazgo-ilire në vende të tjera dhe veçanërisht në Itali:

– Segestika e Pannonisë ilire dhe Segesta në Siçile;

– Kaone në Epir dhe Kone n’Italinë jugore;

– Volcae në Iliri dhe Volcei në Kampani të jugut Italisë;

– Nar në Iliri dhe Nar n’italinë qëndrore;

– Tomoros/Tmoros në Thesproti dhe Tomor në Shqipërinë e jugut;

– Messapion në Atikë dhe Messapian n’Italinë e jugut;

– Albani në Shqipërine e veriut të Antikitetit (nga Durrësi deri në Dibër) dhe Albani në Kaukaz, etj, etj.

Pra, ne gjejmë shumë korrespondenca toponimesh të përbashkët me Ilirinë e saktë – me vende ose rajone të tjera.

Unë pa dokumente dhe pa të dhëna të verifikueshme kurrë nuk kam marrë parasyesh asgjë. Një studiues dhe një shkencëtar nuk punon pa dokumenta dhe arkiva, argumente bindëse ose fakte të vërtetuara dhe të verifikueshme. Që nga fundi i komunizmit disa Shqiptarë kanë në dorë shumë libra që pohojnë shumë gjëra pa sjell në të vërtetë prova, argumenta bindës ose pa bërë studime të vlefshme multidisiplinare në nivel thjesht shkencor.

Ndërtimet megalitike të quajtura pellazgjike ose ciklopeane

Dihet mirëfilli se përveç monumenteve megalitike (menhir, dolmen, murë të mëdhenj të bërë nga blloqe të mëdha prej guri të përpunuar, mbledhur pa llaç, etj) të quajtur ndërtime pellazge apo ciklopike, nuk ka pasur në Greqi, Itali apo gjetkë në Europë tempuj të projektuar arkitektualisht dhe të ndërtuar me gur sikur kanë lulëzuar që nga shekulli VII/VI p.e.s me ardhjen e semito-egjiptianëve Helen (e konfirmuar nga Hekateu, Herodoti dhe të gjithë autorët tragjik si Eskili, Sofokliu dhe Euripidi…).

Para ndërtimit të këtyre tempujve dhe para ardhjes së Helenëve, Pellazgët dhe Egjeo-kretët nuk kishte asnjë tempull por vetëm altarë brenda Pallateve ose megaronëve ku ata praktikonin kultet e tyre. Vëmë në dukje se qytetet e përshkruara nga Homeri nuk kishin ndonjë “tempull” në kuptimin klasik të fjalës. Ky vend adhurimi i konsideruar si një vend i shenjtë privat (e megaronit) ishte dhoma qëndrore e pallateve të ashtuquajturit miken.

Albania, Albany, Albi, Alba dhe Piramida Monte Alban

Emri i Albanëve është i lidhur, mes të tjerave, me emrin e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Teoritë ekspansioniste, serbe edhe greke, dikur deshën të na lidhnin me emrin e ‘Albania’ të Kaukazit për të na sjellë si të ardhur në këto troje, kryesisht, pas ardhjes së sllaveve. Alba shfaqet në Romën e vjetër, po ashtu dhe Skocia dhe Anglia dikur kane pasur emrin ‘Albany’. Venecia e sotme, Franca dhe SHBA kanë qytetet që lidhen me emrin Albani, Albi, Albania


Nga Mrik Bua

A kane lidhje me njëra tjetrën këto emërtime? E vështire se mundemi tu përgjigjemi nga ana shkencore kësaj pyetje pasi hapësira gjeografike dhe shume faktorë të tjerë nuk lënë mundësi për një përgjigje rreth lidhjeve të mundshme. Një veçori dalluese e këtyre emërtimeve është ‘mali’ ‘Monte Alban’ ose veçorit malorë të zonave ku shfaqen Albanët.

Kësaj radhe do ndalemi në Amerikën e Mesme, me konkretisht ‘Piramida e Monte Albanit’ e cila gjendet në komunën e Xoxocotlán Santa Cruz në shtetin jugor te Meksikës të quajtur Oaxaca 17,043 ° N, 96,767 ° W.

Qyteti ka pozicion dominues mbi luginën e Oxaca dhe është ndërtuar diku rreth viteve 500 p e s Lulëzimi i qytetit erdhi deri në vitet 700 e s kur duket se e humbi dominancën në zonën malore.

Gërmimet arkeologjike në shkallë të gjerë i realizoj arkeologu meksikan Alfonso Caso i cili ka nxjerre dhe pese fazat e qeramikës.

Studimet prehistorike i ka realizuar profesori i Universitetit te Miçiganit Kent Flannery në fund të viteve 1960 i cili studioi zonën përreth dhe nxori fazën më të hershme të jetës në këtë zonë, nga 8 000 p e s deri ne 500 p e s , si faza që i parapriu ndërtimit të Monte Albanit.

Në kulmin e vetë Monte Albani kishte një popullsi prej 17 200 banorësh duke qenë kështu një nga qytetet më të mëdha të Mesoamerikës.

Emri ‘ alba’, ‘alban’ gjendet në një shtrirje shumë të gjerë thuajse në të gjithë rruzullin tokësor. Albi gjendet edhe në Francë si emër i një qyteti që ka edhe një nga katedralet më të bukura të Francës, atë të Shën Cecilias. Alba gjendet në mesoamerikë, Romë, Angli, Skoci, Azin e Vogël, në Kaukaz etj

Në se emri Alba ka të bejë me një emërtim gjeografik apo me një race njërzore këtë nuk mundemi ta themi pa pasur dokumente dhe prova të sigurta shkencore. Për më tepër nuk mund të themi në se të gjitha versionet onomastike ‘albi, albin, alba, albany, albania’ lidhen me Albainin tonë por as nuk mundemi ta mohojmë një lidhje mes tyre. Një studim më i detajuar edhe me veçori që do studionin çdo detaj i mundshëm historik, gjeografik dhe arkeologjik ndoshta mund te na japin një përgjigje më të drejtë për të shkuarën e emrit Albani. Deri atëherë mund të flasim vetëm me supozime edhe pa asnjë mbështetje shkencore.

Gjinden monedha Platini 2600 vjeçare/Shqipëria, vendi i thesarit enigmatik

Fare rastësisht tek kjo tip guroreje me gur gerqelor, material i cili përdorej për të mbushur gropat e asfaltit të asaj kohe të cilat kishin filluar të shtoheshin me shumicë, u gjend një thesar vërtet prrallor, monedhat ishin kaq shume sa dhe tek të gjtha gropat e mbushura me këtë material gjendeshin monedha me lehtësi

Kolonja është shumë e pasur përsa i përket vendbanimeve të hershme ajo ka një grup kalash, tumash dhe varre monumentale jo më shume se 2 km më tutje nga vendi i thesarit të Hollmit (‘Ollmit) ndodhet një sargofag i hershëm pak para se të ngjitesh në Butkë banorët e këtij fshati të ardhur prej Frashërit, aty rreth viteve 1630. Ky sargofag (Var) quhet ndryshe në gjuhën e popullit “Guri i Sëndyqit” i cili u vodh gjatë luftës së parë botërore, (nga anglezët).

Aty fare pranë fshatit “Qinam” të rrethit Kolonjë, Ersekë, në vitin ~1989, fare rastësisht tek kjo tip guroreje me gur gerqelor, material i cili përdorej për të mbushur gropat e asfaltit të asaj kohe të cilat kishin filluar të shtoheshin me shumicë, u gjend një thesar vërtet prallor, monedhat ishin kaq shume sa dhe tek të gjtha gropat e mbushura me këtë material gjendeshin monedha me lehtësi …

Monedhat ishin dy lojshe nga njëri krah kishin të stamposur breshken e ujit ose atë tokësore e ndërsa në krahun tjetër kishin simbolin e “Zvastikës” – “Atit_Zeus” ato peshonin rreth 12 – 13 gr, secila dhe ishin të derdhura prej “platini” Ar i bardhë.

Një monedhë fillimisht shitej fatkeqësisht aty tek 200 lek të kohës se monizmit (vitet 1989 – 2000) pra rreth 2 -3 dollar copa, e më pas ato u zhduken krejt të gjitha me vlerën 110 dollarë për një monedhë 13gr./platin.

PLATIN m. kim.

Metal i çmuar e shumë i rëndë, i butë si ari, me ngjyrë hiri në të bardhë, që shkrin në temperaturë të lartë e nuk ndryshket dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, enë kimike etj. (simboli Pt). Minierë platini. Fletë (shtresë) platini. Penë me majë platin, etj.

Kam idenë se shteti ynë nuk disponon asnjë “mostër” prej tyre … përveç poçes -bosh në muze dhe për to nga arkeologët tanë nuk u fol kurrë veçse ndonjë zë – interviste e detyruar.

Sipas ekspertve monedha me breshkën e ujit datonin prej shekullit të 6 pes. ndërsa tjetra i përket gjysmës së dytë të shekullit të 4 pes. Përreth gjithë zonës së fshatit Qinam, Milec, Shtikë, Butkë Qafëzez, janë zbuluar mbi 30 tuma, vendbanime të tjera të lashta antike.

Midis shumllojshmërish monedhash në dispozicion edhe të banorve-kolonjarë mund të gjesh edhe sot shumë të tilla, në prerje të ndryshme, e shumë prej tyre me figurën e Aleksandrit të Madh, si dhe të tjera gjetje mesjetare bronci; monedha, karfica, gjilpëra,vëthë, maja shigjetash e gjithëçka tjetër të periudhës qytetare ilire mes shekujve 4-1 para Erës Sonë.

Monedhat janë të tipit “Aegen” shpesh mbi to gjen të shkruar dhe shkronjën ‘H’. Ky fshat tashmë i njohur për thesarin e mijrave monedha gjetur aty quhet “Qinam” Çdo të thotë ky emër shpesh herë i vështirë për tu shprehur për shkak të “kakofonisë” që përcjell ky emërtim?

Veçori e tjetër e këtij fshati është se aty dheu është; “i imët dhe i kuq” dhe në gjithë parcelat tokat-arë aty pranë fshatit gjenden me shumicë edhe mbetje“Qeramike”.

Në gjuhën shqipe por jo vetëm; “Qeramidhia” (Tjegulla) quhej dhe shkruhej me, ‘Y’ pra; “Qyramidhe”, njhet baza materiale për prodhimin e hershëm të “qyramidheve” dhe “plitharve” sigurisht, ajo është balta sa më e “imët – kum” mundësisht krejt e pastër nga “guriçka” pasi ato nga pjekja e baltës kthehen në gërqele të cilat sjellin plasaritje dhe çregullime në cilësinë e baltës së pjekur; – Di/egur = Tiegull.

“Ngjyra” (Chroma -kromanik), në gjuhën shqipe ka kuptimin e Nxirjes ndyrjes – nxyrë = ngjyrë, e cila buron po prej fjalës shqipe e pjekur –“Cër”, nga kjo fjalë e vjetër shqipe në fakt nënëkuptojmë edhe ngjyrën e kuqe ashtu si tek fjala; “Cershi – Qershi” e pjekur dhe e kuqe.

Në greqisht kemi; Qershi = kerási dhe stina e verës = kalo/kaíri

Në fjalorin e shqipes kemi: CËR m.

Pisku i vapës, koha kur të djeg vapa. Në cërin e vapës.

E zakonisht këto vende apo vendbanime të cilat janë pothuajse në prezence të “Yllit – Diell” gjatë gjithë ditës, emërtohen edhe; Shyller, shyllër vende gjithw dritë si “llëret” e njeriut ashtu dhe “Cerie” – vend i ngrohtë – gjithë diell.

Qeramidhe pra, quhet; “Dhe i pjekur- Ceramidhe”, qyramidhe, qeramidhe –(tjegull).

“Qinam” emri i fshatit në kolonjë – Ersekë, vendi i thesarit të famshëm ka këtë kuptim Dhe i kuq Qeram, dhe për tju shmangur disi kakofonisë kemi nga; Ceram, Ciram (Qiram) Qinam-Vend prodhim (qeramidhe) Qeramikë. (M. Butka)

Perikli Qiriazi: Shqipëria, një muze i madh i trashëgimisë

Nga Dritan Xhemalaj

Në një kohë kur librat e mirëfilltë studimor i hasim rrallë e më rrallë nëpër librari, studiuesi Perikli Qiriazi na dhuron një vepër me vlera të veçanta mbi trashëgiminë natyrore. “Trashëgimia natyrore e Shqipërisë” (Vlerat, rreziqet dhe menaxhimi) quhet libri i prof. dr. Perikli Qiriazi, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Trashëgimia përfshin në vetvete vlera natyrore e kulturore që përcillen brez pas brezi.

Sipas studiuesit Qiriazi kur pjesë e saj janë vlera të mjedisit natyror, kemi të bëjmë me trashëgimi natyrore, ndërsa kur bëhet fjalë për vlera materiale e shpirtërore të shoqërisë, kemi trashëgimi kulturore. Ndërsa kur trashëgimia natyrore është vlerë e rrallë në shkallë ndërkombëtare, cilësohet “trashëgimi botërore”. “Si e tillë së bashku me trashëgiminë e veçantë kulturore të popujve, radhitet në Listën e Trashëgimisë Botërore, që mbrohet nga Konventa e Trashëgimisë Botërore.

Midis 1073 siteve (korrik 2017) të kësaj liste me dinjitet të plotë dhe vlera unike, qëndrojnë sitet nga vendi ynë dhe nga hapësira gjeografike shqiptare jashtë kufijve tanë politikë:Rajca dhe gashi me pyje primarë dhe të vjetra ahu të Karpateve dhe rajoneve të tjera të Europës; Butrinti; Gjirokastra; Berati;rajoni i liqenit të Ohrit dhe kompleksi i manastireve dhe i kishave mesjetare në Kosovë. Krahas tyre janë shpallur:

Rezerva Ndërkufitare e Biosferës Prespë–Ohër, e para rezervë biosfere ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni që iu bashkua rrjetit Botëror të Rezervave të Biosferës dhe katër ligatina të kategorisë ndërkombëtare Ramsar:Laguna Karavasta-Pisha e Divjakës, Liqeni i Shkodrës-lumi Buna; kanali i Cukës –Butrint-Kepi i Stilit dhe kompleksi natyror i liqeneve të Prespave, me sipërfaqje të përgjithshme 98180 ha, baras me 3,4 të territorit të vendit tonë (2013)”, shkruan studiuesi Qiriazi në parathënien e këtij botimi. Sipas tij, në regjistrin e UNESCO_s “Kujtesa e Botës” janë regjistruar si vlera të kulturës sonë dokumentare kodikët e Beratit dhe Isopolifonia shqiptare.

Edhe për Eposin e Kreshnikëve është përfunduar studimi dhe propozimi për statusin “Kujtesa e Botës”. Çdo vend i kulturuar e cilëson dhe e trajton si të shenjtë trashëgiminë natyrore dhe kulturore, ndaj ky studim i prof. Qiriazit është i një rëndësie jo vetëm në informacionin e hollësishëm që jep mbi këtë pasuri, por dhe hulumtimin e kujdesshëm që i bën kësaj trashëgimie.

Ai e sheh Shqipërinë si një muze të madh natyror me resurse të jashtëzakonshme, çka e bëjnë atë një vend të rëndësishëm krahas vendeve të tjera që e posedojnë këtë lloj trashëgimie. Ruajtja e kësaj trashëgimie është një detyrë kombëtare. Libri i prof. Qiriazit e ngre shkencën shqiptare në të njëjtin nivel bashkëkohor me libra të këtij karakteri që botohen sot në botë, duke na treguar profilin e një shkencëtari par exelence.

Alfabeti fenikas dhe Lineari B me origjinë pellazge

Në kohët e lashta (parahistorike) në Evropë nuk kishte të “shkruar” në kuptimin e saktë të fjalës. Atëkohë kishte vetëm epigrafi (sidomos në gur), simbole, ideograma, etj. Nuk kishte letërsi, dhe ne nuk mund të zbulojmë ndonjë histori të popujve, epigrafi, simbole, etj. Kjo është e njëjtë për linearën B, që sipas studimeve të mia ishte një shkrim pellazg që rridhte nga Lineari A i Kretës. Ky shkrim nuk na lejon të kemi një ide historike apo kulturore që i përket qytetërimit të lashtë pellazg (Miken)

Nga Mathieu Aref

Por pas këtij alfabeti, Pellazgët humbin traditën e të shruarit. Kjo është arsyeja pse ne sot nuk kemi asnjë shkrim tjetër të denjë para Iliadës dhe Odisesë. Shkrimet nuk janë vetëm fjalë që vinë njëra pas tjetrës në një rreshtë të skalitur në gurë, stele, varre, enë, etj. Kur flasim për “shkrime” kjo do të thotë «tekste reale» të gjatë dhe koherente «që kuptohen dhe thonë diçka». Kjo është konfirmuar nga të gjithë ata që kanë studiuar historinë e shkrimit (linguistik). Nuk ka arkive që dëshmojnë se në Evropë ka pasur “tekste” më të vjetra se «Iliada dhe Odisea» (të traditës “gojore” e transmetuar nga pellazgët) të botuar nga Pisistrati në mes të shekullit të gjashtë, para erës sonë. “Alfabetet e lashtë” janë një gjë dhe “tekstet e shkruar” janë një gjë tjetër. Ndryshe nga pllakat e para të lashta si alfabeti kuneiform i Sumerianëve dhe hieroglifet e egjiptianëve të cilët ishin të parët që kanë prodhuar «tekste» koherente që zbulojnë një qytetërim, një histori apo një ngjarje, përkundrazi pellazgët e vonshëm nuk kishin një shkrim të tillë as në gjithë Evropën.

Pellazgët, Ilirët dhe Keltët kishin për një kohë të gjatë një “kulturë gojore” e transmetuar ndër shekuj – brez pas brezi. Ndërsa Pellazgët në kohët shumë të lashta kishin pra «alfabetin» e tyre të vjedhur nga Fenikianët në Kretë dhe transportuar dhe ndryshuar në Feniki (u dhanë gërmave emra semitike) dhe i kthyer me Kadmosin në Beotinë ku themeloj Tebën, atëherë kur ai pushtoj një pjesë të trojeve pellazge. Pjesa tjetër ishte pushtuar nga egjiptianët me Danaosin vëllai i «Egjiptosit» në krye të tyre.

Përshtatja e alfabetit i quajtur fenikas, i përpunuar duke i shtuar zanoret (fundi i shekullit VIII p.e.s), është vënë në përdorim rreth shekulli VII/VI p.e.s. Sipas Herodotit (V. 58 – II, 49), alfabeti u fut në Greqi (Beoti) nga Kadmos fenikasi. Eubianët e Kalkisit do ta kenë futur në Kumë rreth vitit 750 (mbishkrimet në kupën e Nestorit) por kjo datë është e kundërshtueshme nga kronologët e patentuar: hiatus i rëndë, sepse Eubea nuk e njihte alfabetin në atë kohë. Disa mendojnë se grekët dhe fenikasit kanë banuar përbri njëri-tjetrit (Kumes në Kampani të Italisë në jug të Napolit), El Mina (në breg detin e Fenikisë), Qipro,…?, në një vijimësi të mjaftueshme, prej nga edhe kanë huazuar alfabetin e tyre.

Por duhet shtuar që para Plinit, Diodori i Siçilës (< -90/ > +30) ka folur për atë alfabet. Ironia është se alfabetet (greke, etruske dhe latine) që rrjedhnin nga alfabeti i mbiquajtur “fenikas” ishin në të vërtetë me origjinë pellazge. Grekët e uzurpuan atë alfabet e ripunuan për të shkruar gjuhën e tyre e përzier nga pellazgjistja dhe gjuhë të tjera sidomos atë semito-egyptiane. Diodori i Sicilës (Biblioteka historike – III, 67 ; V, 74 dhe vijim § V. 3. c.) nga ana e tij tha se, që nga fillimi, ky alfabet u quajt “gërmat pellazge” dhe se ky nuk ishte fenikian. Ai shtoi se këta të fundit kanë shërbyer si rrip transmetimi, dmth që ata ua kanë marrë Pelazgëve në ishullin Kretë, kthyen me të në Feniki dhe pastaj e transmetuan tek grekët me anën e fenikianit Kadmosi, ai që sulmoj vendin e Pellazgëve në Beoti ku krijoj qytetën «Tebë».

Disa autorë modernë i pohojnë këto thënie si: Gustave Glotz (“La Renaissance du Livre”, Paris 1923, f. 437, 438), për shembull, le të kuptohet se ky alfabet do të jetë përcjellë nga Kreta në vendin e Kanaanit nga Filistinët [popull pellazg]. Fqinjtë e tyre Fenikasit e kanë sjell atë alfabet në Beoti kur Kadmosi pushtoj vendin e Pellazgëve.

Pra, këtë alfabet Helenët (semito-egjiptian) e kanë përhapur dhe përdorur gjatë pushtimit të tyre të trojave pellazge. «Kjo është konfirmuar nga Herodoti dhe Diodori i Siçilisë». Jam i lumtur që ende ekzistojnë shumë vepra të autorëve të lashtë. Ky është një burim i jashtëzakonshëm që as Interneti as shkrimet historike dhe shkencore të sotme të disa autorëve nuk mund ta zëvendësojnë.
Historia e lashtë është shumë e komplikuar. Në mënyrë të përmbledhur ne e dimë nga të gjithë autorët e lashtë se, Pellazgët ishin paraardhësit e grekëve dhe jo stërgjyshët e tyre. Me një anë kolonistët egjiptian të udhëhequr nga Danaosi (vëllai i Egjiptos-it) sulmoj qytetin pellazg Argosin, ku ata e kishin ndjekur mbretin Pellazgosin. Pastaj në anën tjetër kolonistët fenikas të udhëhequr nga Kadmosi u vendosën në Beoti, ku ata krijuan qytetin e Tebës. Të dy pushtuesit kanë uzurpuar qytetërimin pellazg (gjuhë, kulturë, mitologji, poezi epike, etj) kanë dashur që stërnipërit e tyre të besojnë që ata ishin “autokton”. Kjo është arsyeja pse ata krijuan legjendën e tyre të një përmbytjeje të madhe që shkatërroi çdo gjë që ka ekzistuar me parë (dmth qytetërimi pellazg).

Nga kjo përmbytje ata krijuan qytetërimin e tyre ku lindi Deukalioni (një farë Nuhi helen) ku i biri Helen u bë paraardhësi i Hellenëve të quajtur më vonë padrejtësisht “grek” nga romakët dhe të huajt. Këta pushtues nuk ishin të shumtë, përbëheshin nga një pakicë e vogël. Pra përzierja semito-egjitiane nuk ishte e rëndësishme sepse shumica e banorëve të vendit (Pellazgia) ishin Pellazgo-ilire. Sa për mbretërit dhe shefat Dorian, Herodoti pohonte se ata ishin me origjinë egjiptiane (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi kanë thënë të njëjtën gjë). Megjithatë populli i nënshtruar ishte ilire, etj, etj.

Më së fundi duhet shënuar për mirëkuptimin e historisë së lashtë, që të gjitha datat e «pranuara përgjithësisht» të historiografisë së lashtë Greke janë të gabuara në mënyra të shumta, sepse grekët në periudhën arkaike dhe klasike nuk kishin në duart e tyre vetëm Iliadën dhe Odisenë, dhe në atë kohë nuk kishte arkive historike apo kulturore: këto janë shkrimet me të lashtë, të botuara nga tirani Pisistrati dhe djali tij Hiparku në mes të shekullit të gjashtë p.e.s. Këto poezi janë rregulluar, rikompozuar dhe manipuluar për t’i shërbyer kauzës së pushtuesve helenë të «Pellazgisë», ajo që do të bëhej me vonë Heladë/Greqi. Shkrimtarët e lashtë kishin planifikuar periudhën e Luftës së Trojës (e përshkruar në poemat epike të traditës gojore e trashëguar grekëve nga pellazgët, paraardhësit e Helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre) në një datë shumë të lashtë. Pra, ka pasur shumë gabime fatale që çuan historiografinë e Greqisë dhe gjuhësinë moderne në një qorr sokak të çuditshëm. Këto gabime janë të shpjeguar shumë mirë në dy librat e mi dhe tezën time.

Zbulimi i madh në Rusi, 300 tulla me alfabetin më të vjetër të shqipes

Me një shqipe të shkëlqyer, të cilën e ka mësuar nga dy pedagoget ruse që kishin jetuar në Shqipëri në vitet ’50, Gertruda Intrei dhe Irina Horonina, studiuesi bjellorus Aleksandër Novik rrëfen ekskluzivisht për “Shqiptarja.com” një nga zbulimet më të mëdha në Rusi të trashëgimisë kulturore shqiptare

Në më shumë se dhjetë shekuj arkeologji, faktet e ekzistencës së një alfabeti shqip mungojnë. Mbishkrimet e zbuluara më së shumti janë ose në alfabetin latin, ose grek, dhe ka vetëm ndonjë gjurmë të pastudiuar ende të alfabeteve të vdekura të shqipes…

Por ja, në vitin 2015, arkeologu rus Dmitry Zenyuk ka zbuluar në fshatin Margaritovo në zonën e Uzovit, Rusi, mbishkrime në gjuhën shqipe të shkruara në tulla. Në fillim, kur arkeologët zbuluan objektet me mbishkrimet shqipe, i krahasuan me Alfabetin e Elbasanit dhe u mendua se ishte një alfabet që shqiptarët e Ukrainës e kishin marrë me vete.

Për fat të keq, historia e vajtjes së një numri të madh shqiptarësh në territorin e Perandorisë Ruse, për studiuesit shqiptarë është pothuajse e panjohur. Për shumë vite, kjo histori ka qenë e panjohur, jo vetëm për shoqërinë ruse, por edhe për shkencëtarë dhe specialistë në fusha të ndryshme të disiplinave humanitare.

Zbulimi i 200 tullave ku janë ruajtur shkronja e fjalë shqipe ka tronditur tashmë opnionin shkencor, ndërkohë që sot në muzetë ruse numërohen rreth 300 copë të ngjashme. Fakti që për dy shekuj mërgimi në Rusi dhe tre shekujt të tjerë në Bullgari shqiptarët e Ukrainës kanë ruajtur identitetin, traditat dhe gjuhën shqipe, nuk ka befasuar vetëm studiuesin e njohur Aleksandër Novik, por edhe albanologë të tjerë të huaj.

Nëpërmjet kësaj interviste Aleksandër Novik zbulon një faqe të panjohur të trashëgimisë shqiptare, një monument që ruhet përtej këtij vendi dhe larg syrit të studiuesve shqiptarë apo vëmendjes së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë…

Dhe me sa duket këtë vit, pas përpjekjeve për reformimin e Akademisë, trashëgimia e shqiptarëve të Ukrainës po merr vëmendjen e merituar. Aleksandër Novik u nderua pak ditë më parë në Tiranë me Çmimin Kombëtar të Akademisë së Shkencave për vitin 2017, për studimet e tij për shqiptarët e Ukrainës.

Për “Shqiptarja.com”, Aleksandër Novik ka rrëfyer se në Rusi ccështja e studimit të diasporës shqiptare është shumë e rëndësishme. Sipas Novik gjatë shekullit të 20-të në Rusi janë bërë zbulime dhe analiza shkencore me nivel të lartë për të folurën shqipe në vendbanimet e jugut të Ukrainës, në rajonet e Odesas she Zaporozhies, ku nisi edhe periudha e themelimit të kolonisë së parë të “Karakurtit” që i takon fillimit të shekullit të 19-të, më saktë vitit 1811.

Intervista

Zoti Novik, çfarë ju ka nxitur ju për të pasur një kontakt me shqiptarët e Ukrainës dhe të nisnit studimet për këtë minoritet etnik?

-Në jug të Ukrainës ka katër fshatra shqiptarë. Paraardhësit e shqiptarëve të sotëm të Ukrainës kanë ikur nga krahina e Korçës dhe zonat rreth saj afërsisht. Ne supozojmë se kanë ikur pesë shekuj më përpara. Ata kanë ikur në lindje të Bullgarisë. Në rajonin e Varnës në Bullgari shqiptarët kanë jetuar afërsisht tre shekuj, edhe në fillim të shekullit të 19-të ata kanë ikur në territoret e perandorisë ruse për shkak të luftrave ruso-turke.

Deri tani ata kanë ruajtur gjuhën e tyre amtare. Kuptohet që shqiptarët që janë atje flasin shqip, kuptohet në gjuhën arkaike. Ata flasin “klisha” dhe jo “kisha”, ata flasin “gluha” e jo “gjuha”, ashtu siç flasin edhe arbëreshët e Italisë.

Ju vetë jeni ukrainas, shqiptaro-ukrainas apo rus?

-Jo nuk jam shqiptar, nuk jam ukrainas, nuk jam rus. Në fakt kam prejardhje bjelloruse, jam bjellorus, por kam lindur në Rusi, në Magadan, në verilindje të Rusisë shumë afër nga Alaska nga Amerika e Japonia, por shkollën e mesme e kam mbaruar në Bjellorusi dhe pastaj kam vazhduar studimet e mia në Petërburg, në Universitetin shtetëror të San Peterburg dhe pas mbarimit të Universitetit kam mbaruar studimet pasunivesitare në muzeun Punskamera dhe punoj në këtë muze tani. Jam drejtor i Departamemetit të Studimeve Europiane, dhe vazhdoj të jap ligjërata në Universitetin e Shën Petërburgut.

Cili ka qenë shkaku që ju frymëzoheni nga tradita të harruara të popujve ose të vetë popujve të harruar?

-Është profesioni im. Kam mbaruar studimet pasunivesitare dhe për mua është interesanate dhe e rëndësishme që të zbulojë të studiojë ruajtjen dhe traditën e popujve ballkanikë.

Kur keni ardhur për herë të parë në Shqipëri?

-Në Shqipëri? Shumë interesante kjo. Për herë të parë unë isha në trojet shqiptare në Kosovë në vitin 1990, dhe pastaj pas dy vjetësh në vitin 1992 kam ardhur për herë të parë në Shqipëri.

E dinit mirë shqipen që në atë kohë?

-Normale, natyrisht që e dija sepse shqipen unë e kam studiuar në Universitetin e Shën Petërburgut.

Kur ratë në kontakt me gjuhën shqipe të folur, vutë re ndonjë diferencë me atë që kishit mësuar?

-Jo. Unë e kam mësuar gjuhën shqipe me pedagogë shumë të mirë në Universitetin e Petërburgut. Për shembull Gertruda Intrei ka jetuar këtu në Shqipëri në vitet ‘50 dhe pastaj vazhdonte të punonte në Universitetin e Petërburgut. Unë isha student i saj. Këtu në Shqipëri ka filluar studimet në fund të viteve ‘50 edhe Irina Horonina. Kur isha për herë të parë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë unë kam komunikuar pa problem.

Shqipëria ka jetuar në diktaturë dhe e izoluar, ju si albanolog a lejoheshit vinit në vendin tonë?

-Jo vendet tona ishin ndarë për shkak të politikës dhe para viteve ‘90 nuk mund të vija. Nuk ksistonin marrëdhëniet diplomatike, politike, tregtare e kulturore

Kur i takoni shqiptarët e Ukrainës, çfarë gjërash të veçanta keni zbuluar në karakterin e tyre dhe që u bënë përshtypje më shumë?

-Për mua është çudi që së pari shqiptarët e Ukrainës kanë ruajtur gjuhën e tyre amtare dhe vetëdijen pothuajse për pesë shekkuj, në një kohë që nuk kishin raporte me Gadishullin e Ballkanit për dy shekuj, kur u zhvendosën në Rusi dhe për mua kjo përbën një rast të veçantë dhe me shumë interes në shkencat që unë studioj. Ata kanë ruajtur gjuhën amtare dhe vetëdijen etnike.

Para tre vjetësh në një seminar të Kosovës ju shpallët se kishit zbuluar mbishkrime në një alafabet të veçantë të shqipes rreth 500-vjeçare dhe kjo më la shumë mbresë. “Shqiptarja.com” bëri një lajm që ngjalli interes të madh tek lexuesit. Ku bazohet ky studim juaji. Si zbuluan këto dokumente?

-Këto dokumente nuk u zbuluan në territorin e Ukrainës, por në territorin e Rusisë së sotme në brigjet e detit Azov në fshatin Margaritovo. Tre vitet e fundit unë shkova bashkë me studentët e kolegët e mi në jug të Rusisë, në brigjet e detit Azov, në rajonin e Ostovit. Në fund të sheklullit të 18-të në këtë vend ishin në themeluar disa fshatra, domethënë Margaritovo, Epirski, Albanski, domethënë fshati i Albanëve, i shqiptarëve. Para 20 vjetësh arkeologu rus Midriz Injuk ka zbuluar disa tulla me mbishkrime të sistemit të vjetër të shqipes.

I keni ju fotografitë me këto tulla?

-Po po kemi i kemi, dhe janë zbuluar rreth 200 tulla ku janë ruajtuar shenjat e sistemit të shkrimit të vjetër të shqiptarëve, ndërsa duke i mbledhur të gjitha zbulimet janë rreth 300 kopje të tilla. Themeluesi i fshatit Margaritovo është Margaret Bllazon, dhe për të ka pasur diskutime se është edhe me origjinë greke, por kjo ngatërrohet, sepse kanë ardhur në Rusi shqiptarë nga Shqipëria dhe shqiptarë të Greqisë, që i quanin “Arvanutë të Greqisë” dhe “Arvanutë”. Ky problem ende diskutohet. Margariti ishte njeri pasur dhe unë mendoj se ai do të bënte fare mirë ndërtime me tulla me shenja të shkronjave greke, po të ishte grek, dhe s’kishte arsye t’i bënte në një gjuhë që s’ishte e askujt aty në Rusi. Aty para disa vjetësh arkeologu rus, Dmitry Zenyuk, ka zbuluar një sistem të shkrimit shqiptar. Themeluesi i fshatit Margariti mendohet se ishte shqiptar nga Kreta dhe ai ka marrë shumë tokë nga qeveria ruse për shërbimin e tij në ushtri dhe kishte afërsht 200 kilometra tokë. Kështu ai ka organizuar një ndërmarrje të tillë që ta rrethonte një pjesë të madhe me tulla dhe në çdo tullë të kishte një shenjë, shkronjë shqipe. Në korrik do shkojmë përsëri në atë zonë dhe ndoshta do të zbulojmë artefakte të reja. Në zonën e Detit Azov nuk flitet më në gjuhën shqipe, por popullata ka mbajtur kujtime për arnautët të cilët janë themeluesit e këtij fshati dhe vendbanimet përreth.

Kur u bë lajmi për alfabetin e rrallë të zbuluar në letër, kureshtje të madhe pati edhe i ndjeri Robert Elsie, që më pyeti për burimin e lajmit, pasi ju supozonit se mund të bëhej fjalë për Alfabetin 400-vjeccar të Elbasanit. Keni biseduar për këtë ju me Elsie?

-Këto mbishkrime që janë ruajtur në këto tulla, unë mendoj se janë pjesë e sistemit të vjetër të shkrimit të shqipes. Në fakt nuk është Alafabeti i Elbasanit, sicc u mendua në fillim, por është një alfabet tjetër. Jemi duke vijuar studimet dhe në korrik ne do të shkojmë sërish në Margaritovo për ekspeditë me kolegët. Kemi biseduar edhe me Elsie. Ne mendojmë se është një alfabet tjetër edhe më i hershëm, me më shumë shkronja. Ideja për një alfabet më të hershëm ishte e Elsie. Kështu që do të vijojmë zbulimet tona.

Në këtë territor, ekspedita jonë e organizuar nga Universiteti Shtetëror i Shën Petersburg në vitin 2015 ka grumbulluar shumë materiale, tregime, etj. Në lidhje me praninë e shqiptarëve në shekujt e 18-të dhe 19-të. Kështu në fund të shekullit të 18-të, në rajonin e Azovit u themelua fshati Margaritovo, emri i të cilit është i lidhur ngushtë me Margaret Bllazon, zyrtar i lartë, me origjinë nga shqiptarët e mërguar aty.

Më lejoni ju bëj një pyetje jashtë profesionit, cili është opinioni juaj për vendimin e largimit të Ambasadave ruse nga vendet e Ballkanit dhe Europës?

-Opinioni im privat dhe personal është që është gabim. Për jetën njerëzve puna e diplomatëve është shumë e rëndësishme, dhe na duhet të kemi raporte të mira, marrëdhënie të mira, dhe diktati në këtë mënyrë ndikon keq mes marrëdhënieve mes popujve, mes vendeve të ndryshme. Na duhet të diskutojmë probleme nga më të ndryshmet.

Sa ka ndihmuar Ambasada Ruse gjatë pranisë së saj në Shqipëri për të thelluar studimet për shqiptarët e Ukrainës?

-Tek ne institucionet shkencore punojnë vetë dhe nuk kanë ndikim nga politikanët dhe nga qeveria. Unë për shembull mund të merrem me çdo popull në tërë botën, pa asnjë diktat nga Këshilli Shkencor. Jemi të lirë në zgjedhjen e studimeve tona. Jemi të lirë në veprimet tona.

…………………………………

Zbulimi i tullave

“Letrat” e dheut të harruar, ruhen shqip në tulla të lashta në Margaritovo

Sipas Aleksandër Novik në korrik të vitit 2015 në fshatin Margaritovo të rrethit Azov, në rajonin e Rostovit, ka shkuar për të punuar një ekspeditë etno-gjuhësore nga Univesiteti i Shën Petersburg-ut. Arsyeja e mbërritjes së tyre atje, ishte zbulimi i një monumenti të rrallë të trashëgimisë së lashtë shqiptare. Objektet e gjetura ishin rreth 200 tulla me mbishkrime të ngjashme me tre alfabetet e përdorura në Shqipëri rreth 400-500 vjet më parë, si ai i Elbasanit, i Vithkuqit dhe Alfabeti i Veso Beut, që kishin përkatësisht 53 shkronja, 31 shkronja dhe 22 shkronja.

Pas këtij zbulimi që bëri bujë në Moskë në vitin 2015, arkeologu Dmitry Zenyuk në një konferencë për mediat është shprehur se:

“Në fakt, ky është një zbulim që u bë për një kohë shumë të gjatë. Tulla e parë e ngjashme që kam gjetur ishte kur isha nxënës në klasën e tretë. Ndërsa në këtë moment nga zbulimet e bëra tulla të tilla njihen me rreth 300 kopje.

Në vitin 2007 kemi bërë një krahasim të letrave të shënuara në tulla me gjuhën e Elbasanit, ku gjatë kësaj kohe u përgatit një bazë teorike dhe u bënë tabelat krahasuese. Po kjo punë nuk ishte e mjaftueshem pa marrë mendinin e skstertëve shqiptarë.

Vetëm tani, për herë të parë, mund të deklarojmë zyrtarisht se në jug të Rusisë është hapur një monument që dokumentimin e shkrimit të vjetër të shqiptare.

Dhe është e mahnitshme! Në botë mbijetojnë disa disa shembuj të përdorimit të alfabetit të vdekur të shqipes në arkivat shtetërore në Tiranë, ku një nga ato është “Bibla e Anonimit të Elbasanit” dhe disa letra nga tregtarët dhe artizanët nga Elbasani të afërmit e tyre të mërguar.

Prandaj gjetjet nga fshati Margaritovo janë me interes serioz shkencor!”. Këto kanë qenë deklaratat e arkeologut Dmitry Zenyuk, pas zbulimit të tullave me mbishkrime në gjuhën shqipe./Shqiptarja.com

Amerikania krijon organizatë për mbrojtjen e kulturës shqiptare: ‘Besa’ më ka shpëtuar jetën

Një shtetase amerikane nga Atlanata, Georgia ka themeluar një organizatë për mbrojtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare. “Tradita shqiptare e Besës më shpëtoi jetën 2 vjet më parë teksa ndodhesha në Republikën Domenikane”, tregon Ashley Wood, themeluese dhe drejtuese e organizatës ‘Albanian Voices’ (‘Zërat shqiptarë’)

Ashlye ishte duke bërë kërkime për temën e saj të doktoraturës në një qytet të vogël kur gabimisht e gjeti veten të rrethuar nga një grup njerëzish të rrezikshëm. E gjithë skena rrëfen ajo, u pa nga 4 shqiptarë.

“Ishte si një skenë e dalë nga një film. Nuk më besohet ajo që po ndodhte. Shqiptarët nisën të më mbronin për asnjë arsye tjetër, vetëm për faktin se më konsideronin si mysafire në atë vend”. Një koncept unik i kulturës shqiptare është tradita e besës; që do të thotë se jeta e mysafirit vlen më shumë se gjithçka dhe ai duhet të mbrohet derisa është në besën tënde.

“Isha aq e prekur dhe e frymëzuar nga kjo kulturë kaq e veçantë, saqë vendosa të krijoja ‘Albanian Voices’, me shpresën për ta ndarë këtë kulturë të mrekullueshme me pjesën tjetër të botës”, rrëfen vajza.

Gotfrid Lajbnic, filozofi që shpiku matematikën moderne e që u magjeps me albanologjinë…

Gotfrid Vilhelm Laibnici (1646-1716) ishte në Gjermani filozofi i parë i madh i kohëve moderne, ashtu si Bekoni në Angli e Dekarti në Francë. Një tipar karakteristik i temperamentit të tij ishte kureshtja, për të mos thënë një kureshtje e tepruar për gjithçka që ndodhte në botë

Lajbnici digjej nga dëshira për t’u bërë i njohur dhe tregohej shumë aktiv në shumë fusha, ndër to edhe albanologji. Matematicien i jashtëzakonshëm ai realizoi prototipin e parë të makinës llogaritëse. Që kur ishte fare i ri e kalonte një pjesë të kohës në biblotekën e të atit, nga ku mendohet se aty ra në kontakt me shkrime me përmbajtje nga fusha albanologjike.

Që në periudhën e shkollës ai kishte marrë njohuri të jashtëzakonshme për moshën. Kur ishte 12 vjeç lexonte rrjedhshëm latinisht dhe filloi të studionte greqisht. Ai u pranua në universitet në moshën 15 vjeç.

Shërbeu si diplomat dhe jetoi pjesën më të madhe të jetës në Paris. Më vonë u emërua Dukë i Hanoverit dhe disa vjet më vonë dekan në Akademinë e Shkencave Prusiane. Pavarësiht interesave të shumta, Lajbnici iu dedikua thellësisht gjuhës shqipe, që ishte shumë pak e njohur për kohën.

Tezat e tij rreth kësaj gjuhe duke përfshirë problemet e prejardhjes dhe sqarimet e vendit të saj në familjen e gjuhëve indoeuropiane i trajtoi në letrat shkruar, prej 24.06.1704 deri 15.03.1715 një mikut të tij.

Më poshtë paraqiten disa pjesë nga korrespondenca e tyre lidhur me këtë çështje:

Letra e parë, Hanover,
24 janr 1705

Për sa i përket gjuhës së shqiptarvë, unë dyshoj se ajo mund të jetë një gjuhë sllave, meqë kjo gjuhë zotëron gjatë brigjeve të detit Adriatik. Gabimisht atë e quajnë gjuhë ilirike (lingua ilirica). Por unë besoj se gjuha e ilirëve të lashtë ishte një gjuhë krejt e ndyshme.

Në qoftë se do të kishte një mbeturinë të saj në malet e Epirit, kjo do të ishte shumë kurioze dhe e denjë për kërkimet tona. Unë kam menduar atë më shumë se një herë, por nuk kisha menduar fare për të kur isha në Romë, kur unë njoha Z. Pastritio (në qoftë se nuk gabohem), profesor në kolegjin e propagandës (della propaganda) që ishte vetë nga Dalmacia.

Nuk e di nëse ai jeton ende. Duhet të dihet në Raguzë, po ashtu si edhe në Venedik, vende të Republikës (së Venedikut) mjaft të afërta me Shqipërinë.

Tragjikisht e gabur. Lajbnici në këtë letër po dyshon në ekzistencën e origjinës së gjuhës shqipe nga ilirishtja dhe po e trajton shqipen një version të gjuhës sllave, sepse sllavishtja zotëron brigjet e Adriatikut. Sigurisht që çdo shqipëtar do të ndijohej të dëgjonte një përfundim të tillë, i cili u prek vetëm me intuitë nga Lajbnici.

Por do të ishte po kjo intuitë që do të hidhte poshtë mendimin e shprehur në letrën e parë se “gjuha e ilirëve të lashtë ishte një gjuhë krejt e ndryshme nga shqipja.” Në letrën e dytë, me studimet që kishte mbi fjalorin latinisht të Frang Bardhit, Lajbnici arriti në përfundimin: “… kjo ishte gjuha e ilirëve të lashtë.”

Letra e dytë
10 dhjetor 1709

Kur Z. Hubener që vinte nga Hollanda, kaloi këtu, unë iu luta të më merrte një dorëshkrim të Biblotekës Mbretërore, që po jua kthej duke ju falenderuar dhe dëshiroj të më jepni nderin t’ju shkruaj në të njëjtën kohë. Ju më keni dhënë një kënaqësi të madhe duke më njoftuar se keni marrë një libër dhe një fjalor të gjuhës shqipe; nga kjo mësojmë se kjo ishte gjuha e ilirëve të lashtë.

Megjithatë, unë vë re në të edhe shumë fjalë latine. Attijone, për babai jonë, përputhet me gjuhët skithe; duket gjithashtu se ka disa gjurmë të vogla fjalësh që përputhen me gjermanishten si p.sh: deet (tokë), enendieni (na falni).

Letra e tretë
26 dhjetor 1709

Megjithatë unë do të them mendimin tim rreth disa fjalëve të kësaj gjuhe. Hunde pro naso, an dicemus antiquum Celticum esse? (Hunde për hundë, mund të quajmë keltike të vjetër?) dhe fjala gjermane “Hund” (qen) e mori këtë emër sepse qeni shquhet për përdorimin e përsour të organit të tij nuhatës, si Truye Troia, që vjen në një mënyrë tjetër nga trogue ose truyn, hunda te galët e lashtë por edhe te galët modernë.

Hunting është gjuetia te anglezët, por hint për ata do të thotë gjurmë, shenjë, që gjermanët e sotëm e quajnë Sphur.

Kështu mundet që të gjitha vijnë nga një rrënjë që tregon Kunde, njohuri nga e cila mund të ketë ardhur dhe e njoh. Une nxjerr një përfundim të ngjashëm edhe për Kraha (krahë) në shqip, sepse Krebs ose Krabbe është një kafshë me krahë dhe Kralle (kthetra), Kriechen (zvarritem), Krazzen (kthetra).

Gërma K shpesh tregon lëvizje, kështu krahë shprehen me K; mua më duket se Massa është mishi për sllavët, kështu që kjo lidhet me mish (Mix) të shqipes si dhe me Mist të armenishtes.

Maritus Bum mund të ketë lidhje me termin burrë në shqip ndërsa Braut me grua, ngjashmëri me fjalën angleze bride. Për sa i përket Gaforreia të shqipes unë mendoj se ajo mund të ketë lidhje me Gafel, pirun.

Cisme, quhen ato lloj këpucësh që mbahen nga hungarezët e që në Vienë, sipas shqiptimit italian quhen Citmes; gjithashtu emrat e numrave nuk kanë të bëjnë aspak me emrat e numrave që përdorin popujt e tjerë të rajonit porse te shqiptarët fjala chau është kau dhe fjala det vjen nga fjala deet, fjala i mirë vjen nga emir.

Pse studimet e Lajbcinit për Shqipërinë kishin rëndësi?

Qasja e një figure të tillë në fushën aspak të njohur të asaj kohe nxiti në radhët e studiuesve debatin shkencor për origjinën e gjuhës shqipe dhe vendin e saj në familjen e gjuhëve indoeuropiane. Po ashtu ai është edhe nismëtari i tezës së origjinës ilire të gjuhës shqipe.

Nuk është aspak ekzagjërim që të thuhet se pa kontributin e këtij përsonaliteti me përmasa në fushën e albanologjisë, kjo fushë nuk do të merrej dhe aq seriozisht.

Lajbnici kishte marrëdhënie përsonale më të gjithë njerëzit e ditur të epokës së tij si dhe me shumë mbretër dhe mbretëresha. Frederiku i Madh i Prusisë ka thënë për filozofin se ai i vetëm, përbënte një akademi.

Në fund të jetës, Lajbcini takoi tri herë carin e Rusisë. Por rëndësi të veçantë kishte takimi ku përparimtari i palodhur trajton shqiptarët gjatë një memorandomi me Perandorinë e Perandorisë së Shenjtë Romake, Leopoldi I, në shtator 1688.

Lajbcini pasi përshkruan historinë e vendit dhe të shqiparëve nga antikiteti deri tek lufta e tyre dhe e Skëndërbeut kundër turqve, ai thotë se tani është një rast i favorshëm për Portën Habsburgase që ta përfshijnë këtë vend të mrekullueshëm përgjatë Adriatikut në territorin e perandorisë.

Si arsye ai sjell jo vetëm pozitën strategjiko-politike të këtij rajoni, që do t’i hapte Perandorisë së Shejtë Romake hapjen e një rruge të re tregtare detare, por edhe tokat pjellore të rajonit, leshin shqiptar që nuk është aspak më pak i vlefshëm se ai spanjoll dhe që mund të përdoret për prodhimin e veshjeve dhe ushtarët që mund të rekrutohen në ato zona, të cilët pasi të kenë mësuar të respektojnë urdhërat dhe t’i binden disiplinës sipas modelit perëndimor, nuk do të mbeteshin pas të tjerëve. /Konica.al

E rrallë. Shkollat në Shqipëri që nga viti 1258

Shkodra, që gjithnjë ka qenë një nga qytetet më arsimdashëse dhe të shquara për kulturën qytetare e artin, ka pasur shkolla që në shekullin XIII. Dëshmitë e ekzistencës së këtyre shkollave na vijnë nga arkivat e françeskanëve

Sipas studiuesit Sami Rrepishti, shkollat e para në gjuhën shqipe janë hapur në veri të Shqipërisë nga klerikët katolikë. Dhe pikërisht në Ulqin në vitin 1258, në Durrës në vitin 1278, në Shkodër në vitin 1345 dhe 1359, në Tivar në vitin 1349, në Pult në vitin 1397, në Drisht 1396 dhe nga shekulli XV deri në shek. XVIII me shkolla të tjera në Shkodër e Lezhë e në shumë qytete të tjera.

Sipas profesorit, kishat katolike shqiptare me françeskanët në vijën e parë i zhvillonin të gjitha ritet në gjuhën tonë, ndaj dhe populli i frekuentonte të gjitha kishat e kuvendet e tyre me dëshirë, duke marrë pjesë masivisht në mesha, katekizëm, krezma, celebrimin e martesave, etj.

Sipas të dhënave që jep profesori Lutfi Alia, shkollat që janë ngritur në Shkodër në vitin 1416 ishin: shkolla “Santa Barbara, shkolla “Sam Mercurio”, “Kryqi i shenjtë” etj.

Shkolla të tilla do të hapeshin më pas dhe në Kurbin, në Pllanë, në Blinisht dhe në Zadrimë.

Në raportet e etërve françeskanë të kohës theksohet roli i madh që kisha katolike i kushton shkollës dhe nevojës së shkollimit të shqiptarëve.

Sigurisht që në këto shkolla kryesisht shkonin djem, por kisha katolike do i kushtonte një vëmendje të veçantë dhe vajzave, duke hapur në vitin 1879 shkollën fillore për vajzat dhe përkatësisht nga motrat stigmatine, ku u edukuan vajzat me kulturën bazë dhe mësoheshin si të bëheshin zonja të mira shtëpie.

Në vitin 1882 françeskanët çelën një kolegj fetar që do shërbente për të gjithë ata nxënës shqiptarë që dëshironin të bëheshin fretër. Mësimet u rregulluan sipas programit të gjimnazit të Austrisë.

Shkollat do të hapen vit pas vitit duke arritur në vitin 1908, kur do të mbahet Kongresi i madh i Manastirit.

Pyetja që është e natyrshme ishte: nga mbaheshin këto shkolla. Sipas profesorit, ato kryesisht financoheshin nga Austro-Hungaria. Dhe në fakt ka të drejtë. Austro-Hungaria ka pasur prej shekujsh një interes të veçantë për Shqipërinë, duke investuar në shkolla, në studimin e gjuhës shqipe, etj.

Pra nga statistikat që disponojnë françeskanët deri në vitin 1911 katolikët kanë hapur 47 shkolla shqipe, ndër to 10 shkolla për vajza. Në vitin 1933, me urdhër të Zogut, u mbyllën 74% e shkollave fetare katolike dhe në 1945 ato u mbyllën plotësisht nga diktatura komuniste.

Faik Konica, në shkrimet e tij, do të lëvdonte punën e madhe të shkollave fetare katolike. Ai do të shkruante: ”Kolegji saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Evropës mund të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për punë dhe krahasohet një me të”.

Dhe pikërisht për këto shkolla kanë dhënë kontribut të veçantë klerikët katolikë, si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, At Justin Rrota, Don Ndoc Nikaj, Karl Gurakuqi, Mati Logoreci etj.

Zbulohet vendbanimi Dardan që i takon epokës së bronzit

Vendbanimi parahistorik në Malësinë e Gollakut ngrihej mbi një kodër të butë në anën e majtë të bregut të lagjës së Kaçotëve, rreth 300 metra në jug të varrezës dardane të gjurmuar gjatë viteve 2000 – 2005 po nga Instituti i Monumenteve dhe Muzeut rajonal të Prishtinës.

Në Keqekollë, në kilometrin e 20 të rrugës Prishtinës-Medvegjë, është zbuluar vendbanimi dardan i epokës së bronzit dhe një kështjellë e antikitetit si ajo e Keqekolles.

Kjo shënon zbulimin e parë të një vendbanimi parahistorik dardan të epokës së bronzit dhe të një kështjelle të antikitetit, zbulime këto të bëra nga ekspedita e Institutit të Monumenteve të Kosovës dhe dhe Muzeut rajonal të Prishtinës, e kryesuar nga arkeologu Haxhi Mehmetaj. Vendbanimi parahistorik në Malësinë e Gollakut ngrihej mbi një kodër të butë në anën e majtë të bregut të lagjës së Kaçotëve, rreth 300 metra në jug të varrezës dardane të gjurmuar gjatë viteve 2000 – 2005 po nga Instituti i Monumenteve dhe Muzeut rajonal të Prishtinës. Vendbanimi dardan i takon epokës së bronzit të vonë (1300 – 1100 p. Kr.).

Ai paraqet fenomen të rrallë kulturor dhe shkencor për njohjen e kulturës dardane, ngase për herë të parë në Kosovë ndeshen shtresime të qarta të epokës së bronzit të vonë. Kështjella ngrihej mbi një kodër me pozitë të jashtëzakonshme strategjike, 864 m mbi nivelin e detit. Ajo në të gjitha anët është fortifikuar me mure të ngritura me gurë mesatar dhe të vegjël, të lidhur më llaç.

Muret rrethuese të trasha rreth 2m ruhen mirë në të gjitha anët. Kështjella në anën veriore është përforcuar me dy kulla drejtkëndore, të ngritura në dy faza. Në fazën e parë kulla lidhet në mënyrë organike me muret rrethuese.

Gjetjet arkeologjike dëshmojnë se kështjella është ngritur në shek. IV pas Krishtit, ndërsa është rindërtuar gjatë shek. VI, sikurse edhe shekujve IX -XI, pa përjashtuar mundësinë e përfaqësimit të fazave dardane te epokës parahistorike. Kështjella mund të identifikohet me kështjellën Kekola, të cilën e përmend Prokopi i Cezaresë, historiani i oborrit mbretëror të mbretit më origjinë dardane Justinianit, në veprën “Mbi ndërtimet”, në shek. VI pas Krishtit, thotë Haxhi Mehmetaj, drejtor i Institutit të Monumenteve dhe Muzeut Rajonal të Prishtinës.