Shqipja është nëna e gjuhëve indoevropiane

Në kohën parahistorike, pra shumë në lashtësi njerzit mereshin vesh me anë të veprimeve dhe shenjave. Kështu lindi nevoja për komunikim me anë të një gjuhe të përbashkët. Dhe filluan të lindin gjuhët e para. Por, cila është gjuha e parë indoeuropiane

Shkruan: Prof. Teuta Llalla

Nga shumë historian të huaj dhe shqiptar jemi njohur se mund të jenë gjuha latine dhe gjuha greke !? Mirëpo nuk është e vërtet se latinishtia dhe greqishtja janë gjuhët e para indoeuropiane; tashmë është vërtetuar me argumente të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane.

Por lindë pyetja me të drejtë, se në gjuhën shqipe nuk është gjetur asnjë dokument i vjetër historik.?
Ku e kemi zanafillën! Mos vallë jemi ne pasardhë të tyre që janë quajtur grekë të lashtë, që në të vërtetë ishin pallazgjik ose shqiptarët!

Në ndihmë për të vërtetuar vjetërsin e gjuhës dhe historisë na erdhën ‘’Arqeologjët’’.
Arqeologjët gërmojnë për të gjetur vendbanime të lashta e varre, me qëllim që të zbulojnë teknikën e ndërtimit të tyre, mbledhin vegla pune, armë, sende shtëpiake, monerdha, stoli etj. Dhe shkencëtarët na zbulojnë kohës që i përkasin dhe popullatës. Këto bëjnë të mundur që të njohim veprimtaritë shoqërore dhe fetare të popullatës para zbulimit të shkrimit.

Po pse nuk u shkruajt gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Sot dhe dje në lashtësi letrarët dhe priftërinjt u interesonte latinishtja dhe greqishtja, që janë gjuhë letrare dhe diturore.

Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruajtën për ato ngjarje të kohës që ata mund ti vërtetonin dhe ti ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.

Fatkeqësisht, shqiptarët e lashtë nuk lanë absolutisht asgjë të shkruar, as letërsi, madje as edhe një mbishkrim. Në ndihmë pra siç e thash na erdhën arqeologjët. Kërkimet e tyre kanë nxjerrë nga toka poçeri qeramike, armë guri, bronzi, hekuri, gurë të çmuar etj. Dhe këto të gjitha na ndihmojnë të rindërtojmë kulturën parahistorike.

Kurse shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të herëshme, dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët.

Pra gjuha njihet si një nga karakteristikat themelore të një indentitetit etnik të një populli. Fjala ‘’Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërrimit njerzor. Aspekte të rëndësishme të një studimi të gjuhës janë; ‘’Klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalë formimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transpetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën’’.

Në këtë aspekt, studimi historik i një gjuhe në proçesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh ‘’Arqeologjia’’ duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.

Ashtu si në Arqeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morrën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm dhe nuk e linin të tjerët që të diturohej.

Nga shekulli 19 dhe 20 shkenca e gjuhësis krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoeuropjane.

Disa nga studiuesit e gjuhëve të europës kanë thënë për gjuhën shqipe mbas shumë vite studimi.
Gotfrik Lajbnik 1646-1717, ishte filolog dhe deklaroi ‘’se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja’’.

Hans Tunman 1746-1778, historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologji i parë, që studioi shkencërisht origjininën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burrimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tre gjuhësh, sllav, grek dhe shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770. Hans Tunman arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.

Johan Fon Han 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin.

Botoi tre vëllime ‘’Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’’ Duke nxjerrë përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.

Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropjane. Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxorri përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoeuropjane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.

Dhimitër Kamarda filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ’’Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’’ më 1864, vërtetoi me dokumenta lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në botë.

Gustav Majer 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, antar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘’Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoeuropjane’’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.

Eduard Shnejder një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për ‘’Pellazgjët dhe pasardhësit e tyre,, më 1894, një leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘’tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazgje’’.

Holder Pedersen 1867-1953, danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoeuropjane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me rradhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vleshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.

Norbert Jokli 18877-1942, gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, biblotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp përqëndrimi nazist e privoi Shqipninë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.

Zef Skiroi 1865-1927, filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologjët më të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorrën në dritë librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ në Romë më 1932.

Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historis të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, Profesori i madh dhe i shquar Eqerem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi etj.

Kështu mbas shumë studime nga shkencëtarë dhe gjuhëtarë të huaj, duke u bindur me një vargë argumentesh nxorrën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgjët parahistorik.

Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja, si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra.

Dhe ato pak fjalë greke dhe latine që kanë hyrë në shqipen e sotme duhet që më parë të kenë hyrë në ilirishten, që më vonë u trashëguan në shqipen.

Një vërtetim i pamohushëm për vjetërsinë e gjuhës shqipe janë emërtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjëve që janë trashëguar deri më sot duke u qëndruar edhe pushtimeve të gjata nga popujt e tjerë, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRËS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj.

Trashëgimi nga pellazgjishtja në ilirishte dhe në shqipe, kemi dhe emrat e vjetër që janë edhe sot tek emërtimi i njerëzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Të tilla emra janë mbi 800, që ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.

Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Europës, do të vëmë re, se shumë qytete, dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe si, Toskana në Itali, e ka marrë këtë emër prej banorëve të saj, se ata ishin toskë nga Shqipnia. Siçilia e ka marë këtë emër që në lashtësi nga shqiptarët, për arsye se ishulli e ka formën si të kalit. Pra Siçili-si e kalit, Sikilia.

Brindizi ka kuptimin e fjalës shqipe, si bri dashi.

Kryeqyteti i Francës. Parisi është në shqip i pari ose si i pari, dhe Parisi është qyteti i parë i Francës.

Marrsiella, qytet i francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në lashtësi sepse ai ka qenë qytet tregëtar, pra marr- dhe sjell, është një term i zakonshëm shqiptar.

Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të lashta greke, kanë emra të kuptimit shqiptar si, Athina -athenë, Edessa-edesha, Thiva-theva.

Pra, një vështrim në hartën e Europës, vërejmë emërtime të qyteteve në gjuhën shqipe, por po të studiohet dhe më gjerë, atëherë do të zbulojmë dhe më shumë fjalë shqipe.

Dy veprat e mëdha të shkruar nga Homeri, që dhe fjala Homer është shqipe, duke patur parasysh që ai ishte i verbër, pellazgjikët i vunë emrin i Mjerë, Homer. Iliadha ose Troja dhe Odhiseas ose Udhë s’sheh. Janë legjenda pellazgje ose shqiptare, që u shkruajtën nga Homeri dhe gjatë shekujve u përvetësuan nga shkruesit e mëvonshëm grekë.

Në Iliadhën, të gjithë kryetarët e fiseve, pjesmarrës në betejën e Trojës, dhe nga vendet që vinin kanë emra të kuptimit në shqip. Mikena-mik jemi, kishte mbret Agamemnonin-ai që mendon, është i zgjuar, i ditur etj. Menelaos-mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.

Mirmidonët-mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë. Elena-e lanë ment. Priami, mbreti i trojës, që është-drejto amën. Paridi-është i pari që di, etj.

Leximi i vëmëndëshëm i poemës Iliadha, do të vërejme se ngjarjet na flasin për luftera midis fiseve pellazgjike ose shqiptare, dhe fjala e urtë shqipe thotë ‘’i yti ta fut, i yti të nxjerrë sytë, i yti të vjedh’’ etj. Në veprat e Homerrit pasqyrohen ngjarje, legjenda dhe histori shqiptare.

Në të gjitha kohërat grekët kanë pasur maninë për të përshtatur emrat jo grek, në emra grek. Pra për të përkthyer në greqisht çdo fjalë jo greke.

Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar dhe mënyrën e shqiptimit të fjalive ose të emrave gjë që e bën të pakuptueshëm.

Në qoftëse të lashtët grek dhe grekët e sotëm nuk do të kishin bërë gjithshka greke, megjithë shtrëmbërimin e shqiptimit fillestar në pjesën më të madhe të gjuhës pellazgje ose shqipe, ne nuk do kishim vërshtirsi për të rindërtuar fjalët e lashta parahistorike shqipe, të shkruara greqisht apo të përkthyera keq në greqisht si ‘’Piellbardh në-piellazgos, piellzis në-piellzious’’ etj.

Po të njohim perënditë e lashta të Olimbit ku besonin grekët në lashtësi, do vërejmë se ato perëndi quhen në fjalën shqipe si; Zeus-Zë, është perëndia më e fuqishme, dhe kishte për grua perëndin Herën-Era. Perëndia tjetër Letos-Lëton, Zeusi më vonë u martua me perëndeshën Mentis-ment, dhe lindën Athinanë. Marsi, ishte perëndia e luftës, dhe shumë herë nxiste grindje midis njerëzve, dhe duhet ta ketë marrë emrin nga shqipja ‘’i marrë’’.
Perrëndia Apollon, mendoj se e ka marrë këtë emër nga shqipja, apo-loni, dhe vërtet Apolloni ishte perëndi i muzikës, poezis dhe harqeve, dhe ç’farë bënte Apolloni! Luante muzikë, i ndryshonte drejtimin shigjetave.
Loja më e dashur për të luajtur për fëmijët është, shigjeta. Perëndia e detit quhej, Tetesi, që shumë herë në shqipe T zëvëndësohet me D. Po të shohim ditës e javës në gjuhën shqipe me vëmëndje kanë një kuptim të plotë shqiptar dhe të perëndive ku besonin pellazgjët.

E diela, është dita që përfaqson Diellin, po të vërejmë e diela është dita më me shumë diell. E hëna, përfaqson Hënën. E marta, është dita e Marsit, dhe quhet si ditë e marrë. E mërkura, është dita e Mërkurit. E enjta, nuk është zbuluar akoma. E premtja, është dita e zezë, të pren, e prenë. E shtuna, përfaqson Saturnin. Po të shohim grekët ditët e javës i emërtojnë, e diela përfaqson Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi, e mërkura, është katra, e enjtia, është e pesta, e premtja, është dita e shën Mërisë, e shtuna, e kanë marë nga hevrejtë.
Siç shihet shqiparët emërtimin e ditëve të javës e kanë më të vjetër se grekët, gjë që tregon se shqiptarët janë më të vjetër si popull në Ballkan.

Betimin pellazgjët e bënin për kokën e nënës, babait, ashtu si betohen dhe shqipëtarët sot, për kokën e nënës dhe të babait. Pra edhe këtu kemi betimin e trashëkuar nga pellazgjët tek shqiptarët e sotëm, që janë shtarshëgimtarët e vërtetë të popullsisë që banonte në pjesën më të madhe të europës.

Gjatë shekuj shumë popuj, dikur të mëdhenj, janë shkataruar ose asimiluar nga popuj të tjerë duke humbur gjuhën, zakonet pa lenë gjurmë. Mirëpo pellazgjët me zakonet, muzikën, veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e tyre shqipe, i kanë qëndruar kohës në trevat e tyre shqiptare, ndonëse tashmë të tkurrura, përgjat pregut perendimor të gadishullit Ballkanik Studiuesit e gjuhëve vënë në dukje se gjuhët moderne nuk janë të izoluara, por i takojnë një familje të veçantë gjuhësh simotra, disave mundë ti gjihet edhe gjuha amë e përbashkët.
Duke shkuar sa më thellë në proçesin e rindërtimit historik, ku del qartë se shumë prej këtyre gjuhëve amë e kanë prejardhjen nga një gjuhë e pashkruar, edhe më e lashtë që është shqipja.

Aspektet teknike të kësaj çështje u takojnë specialistëve. Pra është i pakundërshtueshëm fakti që shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indoevropjane dhe shqiptarët janë populli parahistorik dhe ndër më të vjetrit në europë.

Shihet qartë se gjuhësia hedh dritë në kërkimet për origjinën parahistorike të popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij. Prandaj duhet t’ia lemë specialistëve që të merren me misteret e pa zbuluara akoma të çështjes mbarë shqiptare.
Në përfundim duhet thënë dhe theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të Ilirve dhe Pellazgjikëve, dhe fillesave indoeuropjane. Kjo e bënë edhe më të qartë arsyjen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë është pushtuar shpesh nga grekërit, romakët, sllavët dhe turqit, edhe ndonëse ne shpesh kemi përdorur gjuhëra tregëtie, të ardhura gjetkë, njerzit, që sot njihen si shqiptar, kanë ruajtur me vendosmëri e sukses, zakonet, traditat dhe indentitetin tonë të lashtë, Ilir e Pellazgjik. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që ne të ndërtojmë, të pregatisim specialistë shkencor, pedagogjik, historik, juridik etj.

Që të pregatiten këto, duhet që shqiptarët të kujdesen për zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të tyre kombëtare dhe ti ruajnë me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar.
Arqeologjia, gjuha, dhe kronika të herëshme, hedhin dritë në atë që ndryshe do të ishte një e shkruar krejt e pakuptueshme e shqiptarëve parahistorik.

Fatmirësisht, Shqipëria gjendet në mes dy gjytetërimeve klasike, të Greqis dhe Romës, dhe shumë herë u përplas me të dyja këta.
Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregëtar dhe fetar me shqiptarët. Më vonë udhëtarë europian, dijetar, aventurier shkruajtën për ashpërsinë malore të vendit, për luftëtarët krenarë, për veshjen karakteristike.

Ulian Shekspir nuk e ka vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ‘’Nata e Dymbëdhjetë’’ në Iliri, pra në Shqipëri. Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta vishte.

Por që fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga grekërit dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek.
Përallat, legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipnis me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do të shkruej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy.
Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ‘’Përrallat e hanit buzë rrugës’’. Shqipëria sot është zvogëluar është bërë një sanduiç i vogël midis ish-Jugosllavis dhe Greqis.

Sot Shqipëria është si një dragua i fort i rrethuar prej çakenjsh dhe dhelpra të cilën i kanë lidhur këmbët dhe bëhen gati ta çajnë përsëri, dhe ta përlajnë të tërë si dikur më 1878.
Shqipëria duke u pushtuar nga grekërit, romakët, sllavët dhe turqit, u zvogëlua dhe shqiptarët u detyruan që një pjesë të asimilohej, një pjesë të emigrojë dhe disa fise u larguan për të jetuar të fshehur në male të larta.
Kështu shqiptarët gjithmon kanë qenë nënpresionin e zhdukjes dhe nuk u ngeli kohë që të mendonin për shkruatjen e gjuhës së tyre shqipe, sepse nuk e lanë të tjerët rehat për zhvillimin e më tejshëm të gjuhës që lindi gjuhëra të tjera.

Vërej; Për këtë studim u shfrytëzuan libri ‘’Enigma’’ i autorit francez Robert D’Angly, libri i autorit amerikan Edwin E.Jacquen ‘’Shqiptarët’’. Librat e autorit grek Aristidh Kolia ‘’Arvanitët dhe preardhja e grekëve’’ dhe ‘’Gjuha e Zotit’’. Revista ‘’Ekskluzive’’ botim i Prishtinës, libri ‘’Iliada’’ i autorit Homeri, përkthim i Gjon Shllakut, Tiranë 1965. Biblioteka e papa Antonio Bellushit dhe revista italiane-greke-shqiptare ‘’Lidhja’’ 1980-2003, organ i ‘’Lidhjes së Arbëreshëve të Italis së Jugut’’.

Pema e lartëme është bërë ndërtimi i gjuhëve Indoeuropiane, dhe është botuar në vitet 1970 nga Instituti i gjuhëve në Suedi, dhe në vitet 1985 në disa revista ne Greqi.

Gjuha e parë siç shihet është APBANITIKH-Arvanitiki-Shqipja dhe me rradhë Armenishtja, Greqishtja etj. Pra siç shihet qartë shqipja është gjuha mëmë e gjuhëve Indoeuropjane. Që të ruhet dhe të pasurohet edhe me më shumë vërtetime, duhet që shkencëtarët dhe studiuesit shqiptarë të punojnë më shumë në këtë drejtim të përkrahur edhe nga Institucionet shtetërore studiuese përkatëse.

PEMA E GJUHËVE – MUND TË SHIHNI SE GJUHA E PARË, VAZHDIMËSI E PANDËRPRERË E GJUHËS PROTO-INDO-EUROPEANE (BURIMI I GJUHËVE INDO-EUROPEANE) ËSHTË SHQIPJA.

Libër që lëkund rrënjët e historiografisë së gjithë botës

“Pellazgët, ilirët, shqiptarët: historiografia e lashtësisë dhe e vazhdimësisë së një populli pro selenë”, është libri më i ri i profesor Eqrem Zenelajt, i cili ka dalë nga shtypi para pak ditësh

Me këtë libër të ri, me përplot dokumente të marra nga arkivat e vendeve të huaja, profesor Zenelaj lëkund rrënjët e literaturës së gjithë botës, veçanërisht asaj greke, për prejardhjen e botës dhe formimin e saj, edhe të popujve dhe për fillet e shqiptarëve të sotëm.

“Pellazgët, ilirët dhe shqiptarët…” është një libër i veçantë shkencor, arkivor, historik, dokumentar dhe juridik. Është libër që ka munguar shumë dhe që sa kohë ka qenë i domosdoshëm për historinë e kombit shqiptar dhe për trojet etnike shqiptare, sepse zbardhë edhe më tutje historinë e vërtetë të popullit shqiptaro-iliro-pellazg.

Për ta parë dritën e botimit ky libër, profesor Zenelaj ka dhënë mund të madh. Ka vizituar shumë arkiva dhe nga to ka marrë dokumente të ndryshme dhe të vjetra, të cilat i kanë kushtuar shumë financiarisht. Për hulumtime arkivore, mbledhje të materialeve dhe kompletimin e tërë materialeve deri në daljen në dritë të këtij libri i janë dashur rreth dy dekada jetë me radhë duke hulumtuar nëpër 20 arkivat më të njohura dhe më të vjetra të Evropës.

Për t’i dhënë një kredibilitet historiografik, paanshmëri dhe besueshmëri shkencore këtij libri, si dhe për të qenë autor i përgjegjshëm përpara lexuesit shqiptar dhe atij të huaj, në kohën e tashme dhe kohën e brezave që do të vijnë, është bazuar kryesisht në libra, burime, materiale, publikime, arkiva, fakte dhe dokumente të shumta të autorëve dhe vendeve të huaja.

Në këto hulumtime arkivore kishte fatin dhe nderin të bashkëpunonte e të këshillohej me autorë të njohur, këshilltarë shkencorë e profesionalë të fushave të caktuara shkencore të vendeve të huaja jo vetëm për gjetjen e materialeve, ose për marrjen e tyre në lexim apo për studim, por edhe për interpretimin e tyre dhe deshifrimin e shumë të panjohurave që haste qoftë në shkrime, qoftë në artefakte apo toponime të vjetra të lashtësisë iliro-pellazge.

Përveçse është bazuar në burime të shkruara dhe të pashkruara historike, është bazuar edhe në burime të shkencave ndihmëse të historisë si nga gjenealogjia, etnologjia, linguistika, mitologjia, kozmogonia, eposi popullor, toponimet e vjetra, oponimet, heraldika, shkrimet e vjetra, poemat e vjetra si dhe në artefakte të ndryshme të zbuluara në trojet shqiptare.

Gjatë punës kërkimore hulumtuese dhe shkencore metodologjike për hartimin dhe kompletimin e këtij libri ka përdorur metoda të shumta shkencore-historike, si: metodën historike, analitike, statistikore, përshkruese, interpretuese, në veçanti metodën krahasuese.

Ky libër, i cili do të promovohet në fillim të muajit tjetër në Prishtinë, gjendet në librarinë “Artini” dhe “Buzuku”. (B. Armagedoni)

Seminari i Albanologjisë, dritë e shqipes në botë

Sot ka nisur punimet Seminari i 37-të për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku të pranishëm ishin krerë shtetëror, përfaqësues universitarë, albanologë dhe studentë nga vende të ndryshme të botës, të cilët gjatë dy javëve do ta mësojnë gjuhën shqipe përmes kurseve intensive

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Seminari i 37-të i Albanologjisë, shënon një moment të posaçëm për kombin shqiptar, pasi që në kohëra të errëta të kombit, ky seminar ka shpërndarë një dritë të shqipes në botë.

Kreu i ekzekutivit shprehi gatishmërinë e Qeverisë për të ndihmuar seminarin, me qëllim që sa më shumë studiues të njohin dhe studiojnë shqipen dhe shqiptarët.

Teksa shtoi se kombi shqiptar i është mirënjohës gjithë studiuesve të deritashëm, teksa ftoi që edhe studiues të tjerë të njohin shqipen dhe shqiptarët.

“Në kohëra të errëta të jetës tonë, në kohëra të rënda, një dritë është shkepur nga këtu, një dritë e shqipes në botë dhe atë jo nga vet ne, por nga ata që kanë ardhur të njohin prej më afër dhe të transmetojnë shqipen e shqiptarët tek popujt tjerë… Nuk është kohë e lëvdatave të mëdha, meqenëse shqipja dhe shqiptarët kanë vështirësitë e veta, qoftë si gjuhë, qoftë si komb, por një gjë nuk ka ndryshuar. Jemi vlerë universale, i takojmë këtij globi. Gjuha jonë është prej më të hershmeve në botë dhe si e tillë e meriton që sa më shumë të njihet në botë. Shqiptarët janë njerëz të mirë, janë popull që meritojnë të njihen”, u shpreh ai, transmeton kp .

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Lindita Nikolla, tha se albanologjia ka luajtur një rol të vyer në konsolidimin e kombit shqiptar.

“Gjuha shqipe fatmirësisht nuk hynë në gjuhët e rrezikuara të Evropës për të cilat BE ndanë fonde, por edhe pse kjo është e mirë, na takon qeverive të dy vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë, që t’iu mbështesim juve, të jemi krahë jush, për të mësuar seminare të tilla të standardeve të larta… Unë jam shumë e lumtur që kësaj nisme të Fakultetit të Filologjisë i është bashkuar edhe Universiteti i Tiranës”, u shpreh ajo.

Ajo bëri të ditur se nga ky vit, edhe Universiteti i Bolonjës mundëson që gjuhën shqipe ta ketë pjesë të ofertës të saj akademike për shumë studentë dhe studiues, qoftë në nivelin bachelor, qoftë në nivelin master.

Dekania e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova, tha se ky seminar është forumi më gjithëpërfshirës shkencor i shqipes në botë.

Rugova theksoi se seminari si aktivitet shkencor dhe kulturor do përkrahje dhe investimi në këtë seminar është investim në të ardhmen.

“Kam kënaqësinë e papërshkrueshme që edhe pas 36 edicioneve të këtij seminari, prapë mbetemi forumi më gjithëpërfshirës i mësimit shkencor dhe studimit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare në botë”, u shpreh ajo.

Drejtori i seminarit, Rrahman Paçarizi tha se ky seminar është ambasadori i parë dhe më i suksesshëm i Kosovës, pasi që nëpër të kanë kaluar të gjithë studiuesit e albanologjisë të cilët kanë hapur katedrat e shqipes në vende të shumta në botë.

“Si drejtor i seminarit kam qenë i shqetësuar që sivjet, studiuesit e seminarit kanë qenë demotivuar aq shumë sa të mos marrin pjesë fare në sesionet shkencore dhe aktivitetet e tjera. Fatmirësisht ka ndodhur e kundërta. Kemi pasur prurje shumë cilësore dhe të numërt që na ka detyruar të bëjmë përzgjedhje rigoroze të të paraqiturve”, theksoi ai.

Sipas tij, vështirësitë vetëm se kanë ndihmuar që të forcohet ky seminar. Ndërsa, duke qenë në fund të mandatit të tij si drejtor i këtij seminari, Paçarizi tha nuk ishte e lehtë të mbante mbi supe traditën 45 vjeçare të seminarit.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe dekani i Fakultetit Histori-Filologji, Sabri Laçi, i cili uroi studentët dhe studiuesit e shqipes.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës.

Ky seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e gjashtë sesione. Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Ndërsa në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Nga viti 2000, seminari zhvillohet sërish në Prishtinë, përderisa sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Historiku i fillimit të Seminarit

Ideja dhe nisma për themelimin e një institucioni për mësimin e gjuhës shqipe për të huajt, që do të arrijë tek ajo që ne sot popullorçe e njohim si Seminari ka qenë e profe­sor dr. Idriz Ajetit dhe është mbështetur nga komuniteti shkencor e kulturor ku vepronte ai në Kosovë, e me këtë edhe nga instancat shoqërore të Ko­sovës

Në mënyrë të heshtur, e në rrethana të caktuara edhe haptazi Seminari, i atillë siç ishte, ndërkaq, kun­dër­shtuar nga qarqe politike në Beograd, sidomos në situatat e krizave pas vitit 1981 për të arritur pikën e kul­mit të kundërshtimit më 1988-9 dhe përfundimisht me nxjerrjen e tij jashtë ligjit bashkë me institucionet e tjera, shkruan Rexhep Ismajli, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Si shprehje e nevojave dhe interesave të komunitetit të studiuesve shqiptarë dhe të tjerë Seminari mbi­jetoi dhe vazhdoi jetën e tij.

Historiku

Në dimër të vitit 1973/74 në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të (atëherë) Fakultetit Filozofik me nismën e shefit shumëvjeçar dhe albanologut të shquar profesor Idriz Ajetit u diskutua për nevojën e themelimit brenda këtij fakulteti të një qendre për mësimin e gjuhës dhe të kulturës shqiptare për të huajt.

Dega e priti me mirëkuptim tërë nismën, ndërsa profesor Ajeti ishte ai që do ta diskutonte mundësinë e themelimit edhe me instancat jashtë Fakultetit. Më vonë profesor Ajeti na kishte treguar se çështjen e kishte bise­duar dhe në nivele të tjera brenda Kosovës dhe e kishte marrë edhe pajtimin e tyre. Në Degë u morën vendime për or­ga­­ni­zimin, për kohën kur do të bëhej veprimtaria e parë, për njerëzit që do të merre­shin me përgatitjen e tekstit të më­simit dhe të materialeve të tjera të nevojshme, ashtu si dhe të programit. Për hartimin e tekstit u caktuan H. Agani, M. Bardhi dhe R. Ismajli, i cili ishte caktuar dhe sekretar i seminarit, ndërsa profesor Ajeti ishte ca­k­­tuar drejtor.

Përgatitjet reale nisën vetëm më vonë në maj. Pastaj u nisën ftesat e para. Ndërkohë H. Agani ki­shte hequr dorë nga puna për tekstin, kështu që ajo mbeti për ne dy të tjerët. Në qershor ndiheshim jo shumë komodë, sepse ende nuk e dinim a do t’ia dilnim të zgjonim interesimin e një numri të mjaftueshëm të pjesë­ma­­rrësve dhe a do të kishim mundësi të ofronim përmbajtje të mjaftueshme të një niveli përkatës. Gjatë kësaj ko­he (qershor-korrik) hartuam tekstin “Kurs i gjuhës shqipe për të huaj”, bëmë programin dhe ia dolëm të sigu­ro­­nim pjesëmarrjen e një numri të mjaftueshëm studiuesish. Të gjitha ftesat ishin bërë duke u mbështetur te njohjet që kishim dhe te përvoja e mëhershme e Degës në komunikimet me studiuesit jashtë Kosovës.

Zbulimi që mund të ndryshojë historinë e Beratit (dhe jo vetëm)

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka postuar disa foto nga restaurimet që po bëhen në disa xhami në Berat. Gjatë restaurimit kanë dalë në dritë disa struktura të hershme, të panjohura deri më tani

Dhe, duke parë aludimet dhe hamendësimet e shumta, Kumbaro thotë se duhet të jemi të duruar për të pritur rezultatet. “Prej muajsh tashmë Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, kanë hapur e ndjekin çdo ditë kantieret e restaurimit të 19 objekteve të kultit të besimeve të ndryshme fetare, nga Jugu në Veri.

E bukura e restaurimit në pasuritë kulturore janë të papriturat që dalin nga shtresëzimet e monumentit, nën tokë apo nën suva, në themele apo në çati.

Berati është një nga këto sëndukë me thesare që sfidon duke befasuar. Në themelet e Teqesë Helvetive dhe të Xhamisë Mbret, të dyja në restaurim të plotë, (krahas Xhamisë së Beqarëve gjithashtu), kanë dalë në dritë struktura të hershme, të panjohura deri tani.

Këto zbulime po studjohen nga specialistët e Drkk Berat dhe të Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, në vijim të vendimit të fundit të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë për të shtrirë gërmimin arkeologjik në të gjithë sipërfaqen, përtej vijës së themelit të Xhamisë Mbret dhe, në konsultim edhe me mbështetësin e pazëvendësueshëm të Trashëgimisë Kulturore, profesor Aleksander Meksin e anëtarët e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, do t’u paraqiten publikut dhe profesionistëve rezultate më të sakta të këtij zbulimi.

Deri atëhere gjithçka thuhet e lexoj lart e poshtë, mbetet vetëm hamendësim dashamirës e padurim i justifikuar i të apasionuarve për gjërat e bukura.

Por as une, e askush, nuk e fshehim emocionin që ngjall bukuria e mozaikut që shfaqet nën dhé, të cilit nuk do të ngutesha t’i vija asnjë epitet, por pa dyshim po përgatitemi për një destinacion të ri kulturor në hartën e Beratit

Kjo është pak por e sigurtë”, shkruan Kumbaro.

“Distant Constellation”, filmi më i mirë në DokuFest 2018

Me ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve, është përmbyllur edicioni i 17-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”

Në këtë edicion u shfaqën 260 filma në 10 kinematë e qytetit të Prizrenit, kurse çmimin “Best Balkan Wining Film” e mori “Distant Constellation” nga Shevaun Mizrahi, raporton Koha.net.

Nita Deda, drejtoreshë e DokuFestit, shpalli filmin “Më të mirë për audienca të reja”, “Minding the Gap”. Po ashtu, Deda shpalli filmin “Momsy” si filmin më të mirë në kategorinë “Best Balkan Newcomer”.

Publiku këtë vit shpalli fitues filmin lokal “Triumf”, që flet për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit dhe dronin e famshëm në Beograd.

Çmimi për filmin “Filmi më i mirë kombëtar” shkoi për “Në Pritje”.

Filmi “Rutinë” fitoi çmimin e “Distribuimit”.

Në kategorinë e “Filmave të Shkurtër Ndërkombëtarë”, mirënjohje speciale iu ndanë filmave “Third Kind” dhe “No Man is an Island”. Ndërsa, çmimin në këtë kategori e fitoi filmi “Gardhi” i Lëndita Zeqirajt.

Çmimi i “Dokumentarit më të mirë të gjelbër” shkoi për “Wild Relatives”.

Mirënjohje në kategorinë e të “Drejtave të Njeriut” mori filmi “On her shoulders”, ndërsa fitues i kësaj kategorie u shpall filmi “A Woman Captured”.

Çmimi Best International Dox shkoi për “Meteors” nga regjisori Gurcan Keltek kurse çmimi International Short Dox shkoi për filmin spanjoll “Aliens” nga Luis Lopez Carrasco.

Mirënjohje speciale në kategorinë e “Dokumentarit më të Mirë Ballkanik” mori filmi “Home of Resistence”.

Gashi e cilëson DokuFest-in ngjarjen më të madhe kulturore në vend

Stafi dhe vullnetarët e festivalit të filmit DokuFest sonte përmes një pritje të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë marrë falënderim për punën e tyre në kuadër të festivalit

Në “MKRS Reception DokuFest”, Ministri Kujtim Gashi ka vlerësuar punën e DokuFest-it, si dhe ka njoftuar të pranishmit për rritjen e buxhetit për Qendrën Kinematografike të Kosovës.

“Ministria e Kulturës duke e pas gjithmonë parasysh rezultatet e mëdha të artistëve, krijuesve dhe performuesve tanë, e veçanërisht njerëzve të filmit, të cilët po e promovojnë Kosovën në mënyrën ma të mirë të mundshme në gjithë botën, e një prej tyre është edhe ngjarja më e madhe kulturore, siç është festivali DokuFest, të cilin me plot të drejtë mund ta quajmë jo vetëm festival, por edhe një institucion i veçantë i kulturës në Kosovë. E thashë, gjithmonë duke i pas parasysh rezultatet e këtij festivali, por edhe të filmave tanë gjithandej botës, para dy tre ditësh kemi marrë vendim që buxhetin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, i cili ka qenë diku rreth 750 mijë euro, ta rrisim për 100 për qind, me qëllimin e vetëm që gjithë njerëzit që e punojnë filmin të kenë mbështetjen e duhur të shtetit”, ka thënë Gashi.

Ndërsa Veton Nurkollari, drejtor artistik i DokuFest-it, ka ngritur një paralele në mes të prodhimit të filmave në Kosovë, dhe njohjeve ndërkombëtare për shtetin e ri.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast dhe ta falënderoj ministrin për atë që e përmendi para pak çasteve, për një lajm të jashtëzakonshëm, për dyfishimin e buxhetit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, që në përkthim do të thotë më shumë filma nga Kosova për Kosovën, më shumë njohje ndërkombëtarisht me anë të filmit dhe unë shpresoj që ai dyfishim të trefishohet, katërfishohet dhe të kemi sa më shumë suksese”, ka thënë Nurkollari. Kjo ministri do të ofrojë mbështetje për DokuFest-in edhe vitin e ardhshëm.

“Lamtumirë Atdhe i dashtun, _Po të la, po, me zemër të plasun!”

Mesazi i poetit martir Havzi Nela: “Lamtumirë Atdhe i dashtun, _Po të la, po, me zemër të plasun!”
Sot u bënë 40-vjet që poeti Havzi Nela u var në litar midis qytetit të Kukësit, se poeti kishte vetëm një faj, donte lirinë, njeriun dhe atë e dashuri e shprehte me poezinë e tij

Nga Ymer Avdiu

Nuk ishte as i pari e as i fundit poet-kurban i lirisë, i dashurisë për njeriun, për të drejtën që Zoti ua ka dhënë njërzëve dhe tiranët e nëpërkëmbin këtë të drejtë natyrore. Dhe, kush tjetër pos poetëve (profet-rebel), do duhej të bëhej kurban për njeriun për të drejtën e tij për frymëmarrje. Sigurisht se poetët oborrtarë kishin mision tjetër-thurjen e odeve e ditirambeve për diktaturat, për dhunuesit, në të gjitha kohët që nga asirobabilonët e vjetër e deri në ditët tona… I vranë se nuk shëmbëllenin me të tjerët, se nuk dinin ta përkulnin kurrizin… I vranë se desh Perëndia që as tiranët e diktatorët të mos harrohen dhe krimet e tyre përgjithnjë të rrinë të dënuar përballë atyre veprave që ishin në shërbim të lirisë , të dritës diçka si në legjenden e Diogjenit. Sokrati i sofizmave në pleqësi të thellë shkoj në atë botë i dhunuar se “prishte moralin e rinisë” (lexo prishte rehatinë e tiranit) dhe sa herë e kudo pati diktatorë, pati edhe poet liridashës të dhunuar.

E diktatura shqiptare e ushqyer nga dreqi dënoi me vdekje Vinçenc Prendushin e “visareve të kombit”, kur ishte 83 vjeç, një grup idiotësh të sigurimit të shtetit në Kënetën e Maliqit e varrosën për së gjalli autorin e ‘Poemit Kosovar” dhe ‘Tregimeve të moçme shqiptare, Mitrush Kutelin, po deshi fati që të mbetej prapë në jetë, ai regjim burgosi Petro Markon, Bilall Xhaferrin, burgosi dhjetëra poet e artistë. Po fatkeqësia e tyre ishte se poeti kombëtar, që shkroi epin kombëtar, Gjergj Fishta kishte vdekur pra se ata ta merrnin pushtetin dhe Perëndia nuk ua dha atë mundësi që t’i kënaqnin epshet e tyre sadiste mbi trupin e tij dhe të tërbuar për këtë nxorën inatin duke dhunuar varrin e poetit, duke ia nxjerr eshtrat nga varri dhe duke ia humbur. Pak vjet më herët këndej kufirit në birucat e UDB-së në Prishtinë kishin mbytur me dru një poet tjetër, një djalë të ri që e donte lirinë e gjuhën e arsimimin e kombit të vet dhe shkruante poezi-Fazli Grajcevcin. E kishin anatemuar edhe Radovan Zogoviqin njëri ndër poetët më të mirë të përmasave jugosllave se kishte stigmatizuar diktaturën dhe kishte ngritur fort zërin për vrasjen e “lejlekut të Ali Binakut”…

Havzi Nela ishte poet, që siç theksoj dikush, nuk synonte as rolin e prijësit që të kishte pasues e as rolin e profetit të kishte ithtarë që ta ndiqnin pas. Ishte thjesht poet, dhe siç do të thoshte psikologu frëng Gustav le Bon, poetët janë të dashur se me naivitetin e tyre i tregojnë sinqerisht dhe pa djallëzi ato që i shohin në shoqërinë ku jetojnë. Dhe vdiq poet. Ishte i pamëshirshëm ndaj diktaturës, por edhe diktatura ishte aq e pamëshirshme ndaj tij. Diktatura me varje në konop midis pazarit të Kukësit ia mori frymën, po jo veprën, jo mesazhin e lirisë dhe derisa i shkruaj këta rreshta më vinë në mendje fjalët e një shkrimtari boshnjak se “ai që e do atdheun me shpirt është i dashur si Zoti e i mallkuar si dreqi” dhe pak kujt kjo shprehje i shkon më mirë se poetit Havzi Nela.

Havzi Nelën ne shqiptarët e Kosovës nuk e njphim, nuk e kemi mësuar në shkolla e as tash nuk e mësojmë, sic nuk njohim shumicën e poetëve e shkrimtarëve disidentë të kohës së diktaturës, por edhe para e pas diktaturës. Mesa di po kaq pak sa ne në Kosovë e njohin edhe në Shqipëri. Havzi Nela lindi më 20 shkurt 1934 në një fshat të Kukësi.] Qysh në shkollë të mesme u shfaqën kundërshtitë e tij të para ndaj padrejtësive të regjimit komunist. Më pas ai filloi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), por u përjashtua si element destruktiv për bindjet e tij. Pas shumë vështirësish, ai gjeti një punë si mësues në shkollën fillore të Planit të Bardhë, një fshat i vogël në rrethin e Matit. Ai u dëbua edhe nga ky fshat për shkak të aktivitetit të dyshimtë – u lexonte nxënësve poemat e tij.

Më pas ai arriti të përfundojë Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës me korrespondencë. Ai punoi si mësues në fshatra të ndryshme deri në vitin 1967, kur ai u transferua në Topojan. Topojani ishte vendi ku filluan ngjarjet më dramatike të poetit dhe familjes së tij. Havzi Nela, me gruan e tij, Lavdie, rrezikuan jetët e tyre duke marrë rrugën për të kaluar kufirin në Kosovë më 26 prill, 1967. Ndërsa kalonte vijën kufitare, ai shkroi në një copë letre, “Lamtumirë, atdhe i dashtun, po të la, por zemërplasun …” dhe e vendosi në degën e një peme lajthie që ta gjenin rojet e kufirit.Një fat më tragjik do ta ndjekë atë në Kosovë. Ushtarët jugosllav i vunë në prangat Havzi Nelës dhe së bashku me gruan e tij, i burgosën në burgun e Prizrenit.

Më 6 maj, 1967, jugosllavët i kthyen Havziun dhe Lavdien në pikën kufitare të Morinës, në këmbim të atdhetarëve shqiptarë nga Kosova që qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia dorëzonte policisë sekrete jugosllave, UDB. ë 22 maj, 1967, poeti u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në Kosovë. E gjithë pasuria e tij u konfiskua. Gruaja e tij u dënua me dhjetë vjet burg. Poeti kurrë nuk u pajtua me diktaturën dhe marionetat e tij në burgje.Më 8 gusht, 1975, atij iu shtuan edhe tetë vjet në burg, sepse konsiderohej një armik i zjarrtë i Partisë dhe popullit. Më 19 dhjetor, 1986, ai u lejua tën dalë nga burgu, por vetëm për një kohë të shkurtër.

Më pak se një vit më vonë, më 12 tetor, 1987, ai u arrestua dhe u dërgoi internua në fshatin Arrën. Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë e Shqipërisë të përbërë nga gjyqtarët komunistë hodhi poshtë kërkesën Lavdie Nelës kundër dënimit burrit të saj me vdekje. Gjykata vendosi që Havzi Nela të dënohej me varje.

Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit.
Pasi u ekspozua gjatë gjithë ditës më 10 gusht, 1988, në mesnatë terroristët komunistët e morën trupin e tij dhe e futën atë vertikalisht në një vrimë të krijuar nga heqja e një shtyllë druri. Ai ishte i privuar nga mundësia për tu shtrirë si të gjithë të vdekurit. Ai qëndroi në këmbët e tij për pesë vjet dhe dhjetë ditë, deri më 20 gusht 1993.

Kjo ishte dita që u bë e mundur që të gjendej vendi, i mbuluar me gurë dhe shkurre pranë fshatit Kolsh, dy kilometra larg nga Kukësi. Me dekretin presidencial të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Havzi Nelës i është dhënë titulli “Dëshmor i Demokracisë.”

Fjalët e fundit të Martirit Havzi Nela para ekzekutimit:

“I keq kam qenë dhe ashtu po shkoj. Të këqijat e mia i mora me veti. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, mos të merren nëpër kambë. Kam nëntëqind e dhjetë lekë dhe kërkoj që këto t’u jepen të afërmve të mi, nanës”

Shënim i H. Nelës në fund të vjershës “Tirani ynë”:

“Të gjitha këto që shkrova deri këtu, me vjet të tana kanë qëndrue në tru dhe duke i përsëritë me vetveten, me kokë nën jorgan, ose në vende ku isha ma i vetmuem, kam mundë me i ruejtë në kujtesë. Gati gjysma janë krijue me mend, pa përdorë laps dhe janë rimue me anë të gishtave. Këto janë sidomos ato që janë krijue në biruca të Rrëshenit, kur u arrestuesh për së dyti dhe disa të tjera në Burrel. Kuptohet vetiu se këto që janë krijue pa laps e pa fletore, çalojnë dhe nga ana metrike, lanie anën tjetër artistike.

Në këto ditë që mora guximin t’i hedh në letër, sigurisht jam nxitue dhe për ma tepër duke hedhë sytë sa majtas-djathtas se mos kam tërheqë vëmendjen e shokëve që i kam fare pranë. Në këtë punë jam nisë ma tepër t’i hedh si material bruto dhe nuk kam pasë parasysh as anën gjuhësore. Gjuhën letrare nuk e kam zbatue, herë tosknisht e ma shumë gegnisht; nuk kam pasë parasysh as anën ortografike dhe shenjat e pikësimit, etj. Shkurt, due që ta shpëtoj si material, se do të përpiqem, po munda me i nxjerrë jashtë, se u lodha së mbajtuni në mendje…

Havzi Nela

Kur te vdes…

Kur te mesoni se kam vdeke,
Kur te thoni: “Ndjese paste!”
A e dini se cfare kam hjeke
Une, poeti zemerzjarrte?
Kur te pyesni: “Ku e ka vorrin?”
Kur t’kerkoni me ma gjete.
Thoni: ” Ai urreu mizorin”.
Thoni: “Dheu s’ka me e trete”.
Thoni: “Ai e deshi jeten,
Jeta n’vuetje e dermoi”.
Thoni se ka mbrojte te drejten,
Grusht tiranesh nuk duroi.
Thoni: “Desh, kerkoi lirine,
Si skifter ne fluturim,
Provoi prangat, t’errte qeline,
Per te mjeret leshoi kushtrim”.
Thoni: “Drite ai kerkoi,
E vete drite nuk pa me sy”
Thoni: “Per njerzine kendoi,
E per vete mbajti zi”.
Thoni se e qerroi terri
Thoni: “Dielli nuk u ngrohu”.
Thoni se e trishtoi tmerri
E te shtypunit i tha: “Cohu!”
Kur te vije, te cele pranvera,
Kur bilbili nis me kendue.
Mbi vorr tim me gur’e ferra,
Nji tufe luleme ma leshue.
Prekni vorrin,mos ngurroni,
Kush ka linde, ai ka me vdeke,
Veten ju kur t’a ngushelloni,
Thoni:”Gjalle kurkush s’ka mbete!”

Historitë e shkrimeve të THOTIT në pllaka prej zmeraldi, të përkthyeme në faqet në vazhdim, janë të çuditshme dhe jashtë çdo mendimi të shkencës moderne

Këto dy vende, bashkë me Gjermaninë e Hollandën, me sa di unë, pranojnë se e kanë origjinën nga Iliria e veriut. Zakonet skoceze si tonat dhe veshjet e tyne, na kujtojnë të vjetrën e të zhdukmen fustanellë shqiptare, që e shofim për të fundit herë me shumicë në fotografitë e shpalljes së Shtetit Shqiptar (1912)…

Mora shtytje për përkthimin e këtij libri mbas leximit të librit “THOTI FLISTE SHQIP” të z.Xhuzepe Katapano (Giuseppe Catapano), që u përkthye nga z.Qemal Velia dhe u botue në vitin 2007 në shtëpinë botuese “Botimet ENCIKLOPEDIKE”. I mrekulluem nga kjo dritare që po i hapej historisë së vendit tim vendosa të përkthej nga italishtja shkrimet në pllakat prej zmeraldi të sacerdotit THOT (

Në shqip: AI QË THOTË, THOTËSI, FOLËSI). Në disa shkrime të tjera që kam lexue në italisht, emni i Thotit shkruhet: MTH ose PTHA, që përforcojnë të njajtin shpjegim në shqip:

Më tha ose Po, tha). Që të kuptohet ma mirë ky përkthim imi, mendoj që të lexohet bashkë me librin “THOTI FLISTE SHQIP”, ku THOTI paraqitet shqipfolës dhe krijues i shkrimit egjyptian, me anën e hieroglifeve e ku çdo simbol paraqet gërmën e parë të fjalës në shqipen e vjetër të atij simboli.

Në Visoko të Bosnjës, që siç dihet gjer në shekullin X kanë qenë ilire, ku edhe sot atje jetojnë shqipfolës, mendohet se janë zbulue tri piramida, njana ma e madhja në botë, që po i datojnë të ndërtueme shumë ma parë se 12 mijë vjet. E ku i dihet? Aty mund të gjindet lidhja me THOT SHQIPTARIN!

Nji dukuni tjetër që duhet të theksoj asht dhe shfaqja e rrethoreve në arat me grunë ose në toka djerr, që kohët e fundit po ndiqen me interes. Ma me shumicë e me forma të ndërlikueme ato po shfaqen nga viti në vit e ma tepër në ishullin e Anglisë e të Irlandës. Ndoshta këta rrathë janë gjuha e THOTIT, që don të lidhet përsëri me vendin e vet. Këto dy vende, bashkë me Gjermaninë e Hollandën, me sa di unë, pranojnë se e kanë origjinën nga Iliria e veriut. Zakonet skoceze si tonat dhe veshjet e tyne, na kujtojnë të vjetrën e të zhdukmen fustanellë shqiptare, që e shofim për të fundit herë me shumicë në fotografitë e shpalljes së Shtetit Shqiptar (1912) e tashti vetëm nëpër festivale të muzikës popullore e në ato folklorike.

Simbas legjendës së lashtë pellazgjike të Kadmit dhe Harmonisë, Ilirët (Ylliret), Keltët dhe Galët janë quejt vllazën dhe bij të Kadmit dhe të nifmës shumë të bukur Gallata. Motra e tyne quhej Europa. Disa studiues fjalën Ilir e zavendësojnë me fjalën Yllir, sepse mbreti i parë i Ilirëve quhej Ylli, e disa thonë se Ilirët janë me origjinë yllore, gja që i përgjigjet dhe shkrimeve të THOT-it.

Në nji variant tjetër të legjendës, Ilirët (Yllirët) janë fëmijë të lindun nga martesa e qikllopit Polifem me nimfën shumë të bukur Gallata. Simbas legjendës Ilirët ishin popull i fuqishëm dhe shtatnaltë, me të cilët lidhen ndërtimet “qikllopike” në gjithë Europën dhe në pjesë të tjera të botës, ku ata emigruen. Dardanët (kosovarët) shtatnaltë, bashkë me të tjerë Ilirë u banë të famshëm në Perandorinë romake, si luftëtarë të fuqishëm nga të cilët dolën mjaft gjeneralë dhe perandorë. Nga ata morën emnin Dardanelet e Turqisë dhe mori zhvillim Troja e lashtë. Në shkrimet e Biblës së lashtë shkruhej për popuj viganë që kanë pasë jetue në lashtësi. Këtë gja e gjejmë dhe në legjenda të popujve të tjerë.

Nji legjendë tjetër thotë se alfabeti latin asht krijue nga pellazgët.

Ballada e Mujit dhe Halilit flet për luftëtarë viganë e të pamposhtun shqipfolës që kanë pasë jetue në Dalmaci. Ata u mundën nga gratë sllave, të cilat i rrëmbenin e i banin nana të fëmijëve të tyne. Këta fëmijë çuna shkonin përsëri e martoheshin me goca sllave, që i jepeshin menjiherë, e këto nuse të reja fillonin e flitnin sllavisht me vjehrat e tyne që ishin sllave dhe i mësonin dhe fëmijëve të tyne gjuhën sllave. Kështu humbi kjo racë viganësh atje bashkë me gjuhën shqipe në pak breza, në ato vende ku dominonin ma shumë lindjet e meshkujve. Kroatët shtatnaltë janë nji kryqëzim i bashkëvendasve të Mujit dhe Halilit me femrat sllave (iliro-sllave). Historitë e shkrimeve të THOTIT në pllaka prej zmeraldi, të përkthyeme në faqet në vazhdim, janë të çuditshme dhe jashtë çdo mendimi të shkencës moderne. Vjetërsia e tyne asht e mahnitshme: të datueme mbi 10.000 vjet Para Erës së Re, periudhë në të cilën arkeologët mendojnë që popujt ishin akoma primitivë. Ai që i shkroi ishte Thoti, një saçerdot, ish mbret nga Atlantida, që formoi nji koloni në Egjyptin e vjetër mbas përmbytjes së Atlantidës.

Ai ka qenë konstruktori i Piramidës së Madhe të Gizës, gabimisht thanë e Keopsit.

Në piramidën e Gizës, THOTI ka trupëzue njohunitë, urtësinë, shkencën dhe shumë sekrete nga Atlantida e vjetër. THOTI ishte i pavdekshëm, dmth ai ka fitue mbi vdekjen. Shfaqje para popullit sa herë ai donte, pa kaluar nëpërmjet vdekjes. Në nji papir që ndodhet në Torino, përshkruhen të gjithë faraonët dhe perënditë që drejtuen Egjyptin, simbas radhës dhe trashëgimisë faraonike. Për çdo sovran shkruhet viti i marrjes së pushtetit dhe i mbarimit të tij, edhe nëse ka qeverisun për pak muej ose pak vite. Për THOTIN, aty thuhet se ka drejtue Egjyptin për plot 31236 vjet. Përsosmëria e tij ka ba që t’i transmetojë njohunitë e veta në shumë koloni të ndryshme me origjinë nga Atlantida, përfshi edhe emigrimet e atlantideasve në Amerikën Qendrore e Jugore.

Kur arriti koha e përshtatshme që ai të linte Egjyptin, THOTI filloi ndërtimin e Piramidës së Madhe dhe hyrjen e Sallës (Odës) së Madhe të Amentit, vend ku ai filloi shkrimet e tij dhe ruejti sekretet ma të famshme të tij me roje. Edhe sot asht jashtë përfytyrimit tonë të mendohet se si janë ngritë dhe transportue blloqet gjigande të gurit me të cilin asht ndërtue kjo odë, të cilat peshojnë nga 20 deri 80 ton, kur edhe sot asht e zorshme të gjesh vinç për t’i ngrejtë. Jashtë piramidave janë dy statuja të bame vetëm nga dy blloqe gurësh, të transportueme nga një gurore që gjindet shumë larg nga aty dhe secila peshon 1200 ton.

Gjithashtu edhe piramidat datohen ma të vjetra se 12 000 vjeçare e jo 4000-5000 vjeçare, siç na kanë mësue nëpër shkolla.

Në kohët e mavonshme, pasardhësit e këtyne rojeve të sekreteve të THOTIT, bahen saçerdotë të piramidës, ku Thoti deklarohet si Zot i Ditunisë dhe Urtisë e shkrimet e tij i ruejtën nga brezi në brez, deri në ditët tona. Nëlegjendë Odat e Amentit quheshin Odat ku kalonte shpirti mbas vdekjes për t’u gjykue.

Simbas legjendës, për herë të parë asht shfaq 36000 vjet para Erës së Re e ka rrojtur 16 000 vjet duke u çfaqun e mishërue në periudha e epoka të ndryshme. Unë në fillim mendoja se kësaj shifre duhej t’i hiqeshin dy zero, kështuqë shifra 160 vjetëshe duket ma reale, por duke u thellue në studimin e shkrimeve të THOTIT, i dhashë të drejtë këtyne studimeve dhe i besoj asaj që THOTI ka rrojtun 16 000 vjet, sepse profetët nuk çfaqen çdo vit e çdo shekull. Që të riçfaqet nji profet duhet të kalojnë shumë mijëvjeçarë e shumë epoka. Edhe sot në kohët moderne, në shumë besime fetare, pritet rikthim profeti.

Gjatë kësaj kohe mendimet dhe shpirti i Thotit u trupëzuen në mënyra që janë të përshkrueme dhe në shkrimet e tij. Sipas kësaj ai asht trupëzue tri herë dhe herën e fundit asht njohun në Greqinë e lashtë, si Ermes, tri herë i lindun. (Ose: Ermet, që shpjegohet me shqipen: Ere Mbeti ose në dialekt: Ere Mes, Ere­Met). Ai kalonte sa herë donte në gjendje transi as i gjallë e as i vdekun, dhe zgjohej kur e shifte të nevojshme.

Shkrimet e tij në pllakat e zmeraldit duhet të lexohen jo vetëm nji herë, por dhjetra herë, sepse vetëm kështu mundet të zbërthehet kuptimi i vërtetë i tyne. Nji lexim i rastësishëm të jep një ndriçim të bukur, por nji studim i thelluem të hap rrugët e ditunisë dhe të kërkimit.

Po shkruej pak fjalë për këto sekrete kaq të fuqishme që i janë mbajtë të fshehta njerëzimit për shumë kohë dhe po deklarohen tashti.

Afërsisht në vitet 1300 p.e.r. në Egjypt (emni i vjetër “Khem”) filluen turbullinat dhe shumë delegacione të saçerdotëve filluen të largohen në pjesë të tjera të botës.

Disa nga këta saçerdotë të piramidave transportuen me vete dhe pllakat prej smeraldi si gjana të shenjta me të cilat ushtronin autoritet ma të madh mbi saçerdotët që nuk ishin nga rraca e Atlantidës. Pllakat prej zmeraldi ishin të shpjegueme nga legjenda si autoritet shumë i madh i saçerdotit Thot.

Nji grup i veçantë i saçerdotëve merr me vete pllakat prej zmeraldi dhe emigron në Amerikën e Jugut, u krijojnë një rracë të fuqishme, rracën Maya, që na kujton shumë atë egjyptjane. Nga këta saçerdotë nji pjesë ngelën dhe u stabilizuen atje dhe në shekullin e dhjetë popullsia Maya vendoset në Jukatan dhe pllakat prej zmeraldi u vendosën poshtë nji altari të tempullit më të madh: atë të zotit Diell.

Mbas pushtimit të shtetit Maya nga spanjollët, qytetet u braktisën dhe thesaret e tempujve u harruen.

Prezenca e shkrimeve në pllakat prej zmeraldi asht mbajtë sekret deri në vitin 1925 dhe vetëm në këtë vit asht dhanë leja provizore për botimet dhe përkthimet e tyne. Vendndodhja e pllakave prej zmeraldi mbahet sekret. Ata hyjnë në pasuninë botnore dhe mbrohen në fshehtësi. Asht e parashikueme që shumë njerëz nuk do t’i besojnë, por do të theksojmë nji fjali nga ato pllaka:

“Se drita asht brenda teje, drita që asht gdhend në këto shkrime do të përgjigjet”.

Tash pak fjalë për ndërtimin dhe përmbajtjen e pllakave prej zmeraldi:

Janë të përbame nga 12 pllaka prej zmeraldi jeshil, të formueme nga nji substancë që nuk i dihet përmbajtja. Ato janë të paprishuna dhe i rezistojnë të gjithë elementeve dhe substancave të natyrës që njifen deri sot. Në fakt struktura atomike dhe molekulare asht fikse dhe asnjiherë nuk ndryshon.

Mbi pllakat e zmeraldit janë gdhendun shenjat e gjuhës së vjetër të Atlantidës: shenja që i përgjigjen dhe hyjnë në rezonancë me valët e mendimeve duke lanë vibracione mendimesh në kokën e lexuesit.

Pllakat prej zmeraldi kanë të gdhenduna dhe shenja rrathësh ngjyrë ari, domethania e të cilave hyn në sekrete e vjetra. Kuptimin e këtyne rrathëve dhe atyne që po shfaqen në arat me grune, po mundohen t’i japin nji shpjegim e nji lidhje shkencëtarët. Çdo njeri që i lexon me vëmendje pllakat prej zmeraldi, domethania dhe urtësia e gdhendun në to, do t’i kthehet lexuesit e shumëfishueme. Aty thuhet:

“Beson o nuk beson, por kur i lexon ato, vibracionet që gjen atje do të përgjigjen në shpirtin tand.”

Të gjithë simbolet dhe rrathët janë çelësa për të hy tek e vërteta, por shumë herë porta e së vërtetës nuk hapet sepse çelësi nuk asht i saj. Në qoftë se ne do t’i kuptojmë të gjithë çelësat, të gjithë simbolet që janë manifestue aty, do të mundim të futemi në sekretet e pllakave prej zmeraldi.

Në faqet në vazhdim do të j epet përkthimi i Shkrimeve në Pllakat prej Zmeraldi. Janë fiksue me fjalët e Thotit shumë domethanie që nuk shfaqen në sipërfaqe. Drita e njohunive e gdhendun në pllakat prej zmeraldi të hap shumë fusha mendimesh. Aty thuhet:

“Lexo dhe mëso”, por vetëm në qoftë se drita brenda ndërgjegjes tande rizgjon shpërthime në thellësinë e shpirtit tand dhe ndërthuret me të.

Universi asht gjithnji në lëvizje, sipas ligjeve e rregullave që rregullojnë lëvizjen e planeteve, galaktikave dhe hapsinës-kohë. Sipas këtyne ligjeve e rregullave zhvillohet dhe jeta e bimëve, kafshëve dhe e të gjitha gjallesave në univers. Të gjitha këto i mësojmë nëpër shkolla. Qëllimi kryesor i shkollave të rrymave shpirtnore e fetare, i të gjitha rrymave dhe kohnave, ka qenë ndërlidhja e ligjeve që zhvillohen e evolojnë midis gjallesave e shpirtnave dhe lidhja midis njeriut material dhe atij shpirtnor e intelektual, nga ku zhvillimi mendor ban pjesë si në atë material ashtu dhe në atë shpirtnor. Për të arritë në njohunitë ma të nalta duhet zhvillue ana intelektuale, se kështu fuqizohet dëshira për studime të tjera. Zhvillimi i anës materjale asht hapi i parë e pas kësaj vjen qëllimi shpirtnor. Në jetën e përditshme lindja, zhvillimi trupor e mendor, rritja e fëmijëve dhe e pasunisë etj., hyjnë në aspektin material, por pas realizimit të këtij aspekti në fund të pret vdekja dhe atëherë mendon se e ke arritë qëllimin material e duhet të përgatitesh për vdekjen, për aspektin shpirtnor që do të ndjekë pas kalimit, si mund ta quej, nga gjendja materiale në atë shpirtnore. Nëse gjendja materiale üeta) zgjat disa vite (nga nji minutë deri mbi nji qind vjet), jeta shpirtnore, sipas shkollave shpirtnore, zgjatet deri në pafundësi. Duke i mbushë këtë boshllëk, (Zgjatje të jetës shpirtnore deri në pafundësi) njerëzve u pëlqen të jenë të lidhun me shkollat shpirtnore, me fenë, simbas zgjedhjes që bajnë, ndjekin fenë që dëshirojnë.

Gjendja materiale, siç e dijmë nga shkolla, kalon nëpër nji proces të pafund transformimesh, duke u shndrrue mbas vdekjes në landë organike që ushqejnë mikroorganizmat e bimët e këta, duke u konsumue nga njeriu ose kafshët barngranëse, kalojnë prap tek njerëzit nëpërmjet qumështit ose mishit të këtyne kafshëve. Kjo gja edhe kur e mendojmë na neverit, kurse mundësia që shpirti të jetojë në pafundësi, na ledhaton.

Simbas disa besimeve fetare, edhe shpirti kalon në po të njajtët proçese transformimi, duke kalue nga njeriu te kafshët dhe nga kafshët te njeriu, ose nga nji njeri te tjetri.

Se sa të fuqishme kanë qenë shkrimet e THOT- it nga Atlantida, mjafton të mendojmë se i kanë mbijetue mijëra viteve, siç do mundohem ta zbërthej sipas përkthimeve të tij, që i kam marrë nga disa variante në italisht e këto të përkthyeme nga anglishtja. Për hapsinë-kohën aty flitet mijëra vjet para Ajshtajnit. Nji tjetër profete e kohës së THOT- it, që ishte femen e quhej MAT (e shpjegojnë me fjalën shqipe me mat, me peshue) disa mijëra vjet para profetit ebre MOSE (Musai) krijoi 42 ligje të shenjta që populli dhe faraonët i respektonin. Mose i ka marrë të gjitha të gatshme, i ka kopjue e përshtatë simbas kërkesave të popullit të vet e, për t’ia ba të besueshme atij populli (disa qindra) analfabet e të sapodalë nga Egjypti, i deklaronte se ia kish dërgue Zoti, gja që nuk ishte e vërtetë. Mbi bazën e shkrimeve të Mose (Musait) u zhvilluen pjesa ma e madhe e rrymave fetare monoteiste, nga ebraizmi, ortodoksët, katolikët, protestanët, unitet etj., e deri tek pjesë të besimit mysliman, që, megjithëse kanë shumë gjana të përbashkëta, shumica e luftnave asht ba për ato pak ndryshime që ata kanë me njana-tjetrën.

Pjesë nga libri “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”

Fakte tjera për gjuhën të cilën e folën Aleksandri i Madh dhe Akili

Medalion i arte i gjetur ne Sicili dhe i ruajtur ne Museun e Baselit. Ky moment, i vrasjes se amazones Penthesilea nga Akili, eshte gjetur edhe ne Apolloni, ne nje murale..!Akilin nena e beri te paprekshem duke i sperkatur me ambrozi diten dhe duke e futur ne flake naten. Me tej e zhyti ne ujrat e ferrit te Stiges, duke e mbajtur prej thembreje, qe mbeti e vetmja pike e cenueshme e heroit

Akili (lat. Achilles) sipas Homerit, heroi më guximtar në luftën e Trojës, i biri i Peleus dhe Thetisë, mbyti Hektorin sepse ky i’a kishte mbytur kusheririn Patrklos. Në prallat dhe mitet e tjera thuhet se ka qenë i lëndushëm vetëm në thembër. Sipas historisë thuhet se edhe Aleksandri i madh ka pasur lidhje familjare me Akilin, nëpërmjet të ëmës, Olimpia, gruaja e Filipit dhe princesësh së Epirit. Djali i Peleut, Mbret i Mirmidoneve dhe i Tetit, bijë e Oqeanit.

Nena e beri te paprekshem duke i sperkatur me ambrozi diten dhe duke e futur ne flake naten. Me tej e zhyti ne ujrat e ferrit te Stiges, duke e mbajtur prej thembreje, qe mbeti e vetmja pike e cenueshme e heroit. Mjeshtri i tij i pare ishte Feniksi, me tej centauri Kiron qe e ushqeu me palce eshtrash te luaneve, tigrave dhe egersirave te tjera. Kironi e streviti per gjueti , si te mbareshtronte kuajt dhe ne artin e mjeksise. I mesoi cilesite antike: qendrueshmerine ndaj dhimbjes , perbuzjen e te mirave ne kete bote, dashurine per te verteten. Kur fati i ofroi nje zgjedhje midis nje jete te shkurter dhe te lavdishme dhe nje tjeter te gjate, por te hereshme, zgjodhi te paren.

Teti e informuar nga falltari Kalkant se i biri do te vdiste ne Troje, per ta penguar qe te nisej e te fshihej ne oborrin e Likomedit, mbret i Skiros , te veshur si grua midis tyre dhe mori emrin Pirra “qimekuqe”. Qendrimi ketu zgjati 9 vjet, gjate te cilave ai u dashurua me Deidamine,njeren prej motrave te tij te rreme, prej nga lindi Neoptolemi. Por Uliksi me dredhi e gjeti dhe e solli me vete ne Troje, pasi orakulli thoshte se: Pa Akilin , Troja nuk do te mund te binte. Ne vitin e 10 te rrethimit , heroi i nxehur per nje ndarje jo te drejte te prehes se luftes, u terhoq nga tenda e rrefuzoi te luftonte më. Doli ne lufte vetem prej vdekjes se mikut te tij Patrolokit, per te cilin u hakmorr duke vrare luftetarin me te madh te trojaneve ” Hektorin”.

Dashuria me shikim te pare per bukuroshen “Pentesilea”, aleate e Trojaneve , kur i zbuloj fytyren pasi e kishte pare ne duel, vdekja e tij nga shigjeta e Paridit drejtuar ne thembren e zbuluar te heroit nga Apolloni. Akejte i bene nderime solenme dhe nena e tij Teti, e qau per 17 dite me te gjitha Nereidat. Si varri i tij ka qene mbajtur nje turme prane Kepit Sigje. Nje legjende e mevonshme tregon se Teti e coi trupin e te birit ne Ishullin e Bardhe ne grykederdhjen e Danubit ku Akili beri nje jete te fshehte. Kush kalonte aty prane degjonte zhurme armesh diten dhe urime e kenge naten, si ne Valhalla.

Ne librin Dodona nga Howard Fremont Stratton Priv na i pemend akilin si nje pellazg qe ska lidhje me helenet. Gjuha shqipe eshte gjuha qe mendohet te kete folur dhe Aleksanderi i Madh dhe Akili.