Pasqyrat etruske flasin shqip (deshifrim)

Herculi, që prej epokës së antikitetit, është i njohur si një nga figurat më popullore mitike, i forti i të gjithë njerëzve, më i fortë se shumë perëndi të tjera , faktori vendimtar në triumfin e zotave të Olimpit për të fituar betejën e tyre me gjigandët. Ai ishte bir i fundit i vdekshëm i Zeusit dhe është i vetmi njeri i lindur nga një grua e vdekshme për t’u bërë zot pas vdekjes së tij

Herkuli është një nga heronjtë më të njohur në mitologjinë e lashte antike. Jeta e tij nuk ishte e lehtë, ai duroi shumë sprova dhe realizoi detyra shumë të frikshme pas vrasjes se fëmijëve dhe gruas së vet për shkak të xhelozise së Herës dhe magjisë krijuar prej saj me qellimin për të parandaluar që Herkuli, bir i të dashurës së bashkëshortit të saj Zeus të bëhej sundimtar i Mikenës. Apollo e kuptoi që krimi i Herkulit nuk ndodhi për faj të tij, pasi veprimet hakmarrëse të Herës nuk ishin sekret tashmë. Dhe për këtë ai urdhëroi Herkulin të kryente 12 punë heroike për mbretin mikean Euristeu, por shpërblimi për vuajtjet e tij ishte një premtim se ai do të jetonte përgjithmonë në mes të perëndive në malin Olimp,

Pra nëpërmjet këtyre punëve ai do të falej dhe do të arrinte pavdekësinë.

Pikërisht kjo skenë e ringjalljes pas plagosjes së Herkulit në ndeshjen e fundit që ai kryen për të rrëmbyer Cerberus-in, një qen me tre koka, ai gjendet nga zanat e malit të cilat e ndihmojnë atë, duke i ofruar gjirin e tyre jetdhënës e risjellin në jetë të madhin Herkul, legjendari ynë mitologjik, gjendet tek kjo skenë mbi pasqyrë etruske, si një dokument i rrallë, shkruar pastër në gjuhën e më të parëve Etërve tanë, në gjuhën e vet pasardhësve bijë të Atit -Zeus, sepse i tillë ishte dhe vet Herkule …
Në këtë pasqyrë etruske Herkule është duke pirë gji tek Zana, kjo është një dhuratë e pavdekësisë, pasi ushqyerja me gji është kryer nga Zana në prezencën e një hyjnie dhe kjo është padyshim një sqarim i kuptimit të vërtetë në këtë portret. Kjo edhe sipas studiuesve italian, të cilët dalin në përfundimin se në këtë skenë tek kjo pasqyrë etruske, Hercule ngjallet para se të ngjitet në pavdekësi, por sipas tyre aty ndodhen disa emra perëndish Tinia, Uni, Thalna, Hercules, etj.

Por në fakt nuk rezulton e tillë këto pasqyra flasin shqip dhe aty nuk shkruhen emra perëndish vini re me kujdes tabelat e mëposhtme, ku shkrimi duket pastër dhe krejt e pamundur të gjesh shkruar fjalët: “Tinia”, “Uni” apo “Thalna” … më thoni ku janë ato???

Por çfarë shkruhet në të vërtet në këtë mbishkrim etrusk?

Vini re se në shkrimin ndodhur tek kjo pasqyrë, fjalët ndahen midis tyre pastër me anën e dy pikave (:) pra kjo jep mundësinë për tu lexuar në mënyre tepër korrekte dhe pa lënë fije dyshimi se mund të kesh gabuar në ndarjen dhe leximin e tyre.

Kjo skenë, është duke treguar momentin kur Herculi pas ngjalljes, niset për në Olimp, akti i ushqyerjes me gji (që do të thotë një lindje e re (V NIAL), është një simbol. Në rastin e Herkulit, lindja e tij e re, është një ringjallje. Pra kjo skenë tregon se si Hercule rikthehet në i pavdekshëm, qiellor dhe jep “lamtun” duke u nisur drejt Aurorës (KVANORA) se malit të zotave. Kjo është më se e dukshme akoma dhe më e qartë tek portreti që do shihni më poshtë ku Herkule i shtrëngon dorën personit tjetër, përshëndetet pra dhe sipër tyre shkruhet pastër shqip fjala më tipike e tradicionale: LAMTV = LAMTU-mirë.

Pikë së pari më duhet të sqaroj se fjala “ZA”= JETE, JETON, i përket shqipes së vjetër që prej Zanafillës së saj dhe pikërisht në gegërishte, (Za = Jetë), (ζωή ). Këtu po sjell dhe një shembull tjetër përsëri duke ju referuar dialektit Geg, aq shumë pranë gjuhës së vjetër shqipe por dhe më gjerë, nga fjala: *Zâ = Jetë” kemi fjalën tjetër pastër shqip: *Zâ-mer”, (Zë-mer) që do të thotë vendi nga ku mer “Zâ” baraz “Jetë” trupi i njeriut dhe gjithë gjallesat, përmend këtu edhe fjalën “Zemerek”, zemerek-u i orës i cili nëpërmjet kurdisjes i jep “Jetë” asaj, ora punon bëhet e gjallë ajo lëviz, mer “Zâ”- Za- mer, akoma në zonat e veriut fjala “Zâ” njihet dhe është në përdorim të përditshëm e cila përdoret zakonisht kur duam të pyesim për dikë nëse ai është gjallë, në jetë, jeton.

Kur mbjellim një fidan të ri kujdesemi për të deri sa ajo të “zërë” të vijë në jetë. Zuri zâni rrënjë.
Në gjuhën shqipe kemi edhe një fjalë tjetër kaq shumë në përdorim të përditshëm e cila ka për bazë apo rrënjë fjalën “Zâ” ajo është, të kam “Xhan” baraz kjo me “Jeta ime” sot kjo fjalë gjendet e huazuar prej gjuhës shqipe edhe në gjuhën turke ku mer dhe ka kuptimin të kam “Zâmer”, jo vetëm kaq e jo më kot Herkuli na shfaqet duke pirë gji prej “Zanave” në këtë pasqyre Etruske, sepse vetë emri i tyre “Zana” do të thotë: “Jete”, jap jetë, sjell në jetë, dhe këtu po përmend fjalën tjetër pastër shqip rrjedhë e fjalës “Zanë” pra kemi: “Zanat/çi” (arti-zan, arti-zanat) të cilët sjellin në jetë e u japin jetë veprave, dhe arteve të tyre etj.

Pra fjala “Zoi” është fjalë shqipe e jo greke në mos në të kundërtën këto pasqyra do quheshin po kështu Greke dhe jo Etruske, në se i referohemi gjuhës Latine fjala “Jetë” baraz “Vita” është shumë larg fjalës; “Zoi” shkruar në këtë pasqyrë.

Pas kësaj lexojmë me kujdes duke patur parasysh që shenja e shigjetës (ᛎ) vertikale ndodhur në reshtin e dytë është e barabartë me gërmën: “ᛎ = K” e mbyllur grykore (X) si ch, [kh-ë] dhe gërma: D=R, tashmë të konfirmuara e të mirënjohura qysh më parë nga studiues vendas dhe të huaj se në krejt mbishkrimet etruske, shkronja ‘D’ lezohet ‘R’.

Në tabelën që mban në dorë hyjnia shkruhet pikërisht kështu:

ECA: ZOEN: TPA: IKNAC: HEDCLE: VNIAL: CVANODA: SCE.

I marim ato me radhë, fjala e parë “ECA” lexohet E KA, për arsyen më të thjeshtë duke ju referuar vetë emrit të mitit tonë Herkule (HEDCLE) pra gërma: ‘C’ që ndodhet e shkruar aty shqiptohet ‘K’; HEDCLE = Herkule. Kjo na jep të (okejin) që edhe fjala e parë e këtij teksti tek kjo pasqyrë etruske i të njëjtit alfabet – shkruar është fjalë shqipe pasi gërma ‘C” është e barabartë me gërmën “K” dhe ka kuptimin e fjalës shqipe njërrokshe “Ka”, të foljes unë kam, ti ke, ai ka – E KA jetën në vazhdimësi. {foljet ndihmese Kam dhe Jam].

Fjala e tretë në vijim: “TPA: IKNAC” ka kuptimin e fjalës së përbërë shqipe; “të pa-ikur“, ekzistente ku duket qartë rrënja e saj; ‘ik’ plus parashtesa e saj ‘pa‘ baraz; pa-iknas gërma ‘C‘ këtu mban kuptimin e vetë dhe si gërmë fundore e pashoqëruar me zanore, ajo shqiptohet; ‘S‘ madje nëse hulumtojmë dhe e studiojmë këtë fjalë “iknas” do të vëmë re se këtu ndodhet dhe origjina e fjalës greke “Sinechia = vazhdim-ësi” sinecia-sineqia (sin+ec, nis- ik, iknas).

Duke lënë pas emrin e Herkulit që besoj se nuk ka nevojë për shpjegim, dihet që aty lexon “Herkule” dhe kjo është e provuar në shumë tekste të tjera, ku gërma “D” në mbishkrimet etruske është simbol i buzëve gjendur tek hieroglifet egjiptiane dhe shpjeguar prej Thotit i cili e barazon atë me gërmën “R”, pra: HEDCLE = HERKLE – HERKULI.

Pas kësaj kalojmë tek fjala pas emrit të tij e cila është fjalë kyçe e gjithë këtij teksti të shkruar: “VNIAL“ Pra pa u zgjatur më duhet tu them se Herkuli ashtu si në mitet romake dhe në ato greke pasi ndeshet me 12 detyrat, bëmat e tij dhe del fitimtar ai rifiton të drejtën e kthimit në i pavdekshëm dhe ky veprim mendoj se na jepet qartë nga vetë autori i këtyre pasqyrave nëpermjet skenës ku Herkuli është duke pirë gji nga zanat e malit, ku ai fiton ringjalljen e vet, dhe pikërisht aty shkruan: “HEDCLE VNIAL”

“HERKULE U NGJALL” më duhet tu kujtoj se kjo fjalë magjike: “UNIAL = UNJALL” përdoret krejt e pandryshuar akoma në ditët e sotme në rrethinat përreth Shkodrës dhe më gjerë, këtu fjala “u-ngjall” ka kuptimin e fjalës; “u ringjall”, dhe pa dashur të bëj krahasim midis Herkulit dhe Krishtit por thjesht si ilustrim po sjell urimin që përdoret në festën e Pashkëve, pra të gjithë të krishterët urojnë: “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall” dhe ne nënkuptojmë ringjalljen e tij dhe jo ngjalljen, ashtu si dhe ringjalljen e Herkulit në këtë mit.

Fjala: UNJALL – U NGJALL ka për origjinë fjalën “Ngjisje” “risi” kjo fjalë “UNIAL”, nuk i përgjigjet dhe nuk egziston në asnjë gjuhë tjetër, po ashtu dhe në atë Latine pra edhe kjo fjalë etruske i përket gjuhës tonë shqipe.

Ku shkon Herkuli pas ringjalljes së tij?

Po, sipas të gjitha gojdhënave dhe shkrimeve thurur për mitin më popullor të Herkulit ai niset drejt “aurorës”, qiellit kurorës së malit të zotave për të mos u kthyer kurrë më në tokë ai tashmë është “qiellor i pavdekshëm” dhe kjo gjendet brenda fjalës “KUANORA” SCE, që do të thotë; “kthim prapa Ske”.

Këtu po përmend disa fjalë që tregojne se fjala “O’RA” njëkohësisht dhe emërtimi i perëndisë më të lashtë “egjyptiane” “Ra“, tregon lartësi, “A’UROR” qiellin, kemi orët e malit, ortek, orikum, orakull, URA, (urano), etj shumë të tjera por ajo që dua të sqaroj këtu është fjala “Anë – anon” anonte nga njëri krah deri në rrëzim, përtokë, në “Tokën – Anë” po jap një shembull, kur duam të kthejmë diçka në “ANEN” tjetër pra në të kundërtën, psh. këthehu nga “ANA” e majtë në ‘ANEN” e djadhtë, pra në anën tjetër, kthehe fletën në anën tjetër, këtu mundem tu sjell një fjalë tjetër e njohur si greke, me kuptim të pastër shqip: “ana-pulla” që do të thotë kethehu mbrapsht nga udha (ana p’ulla) në anën tjetër, në drejtim të kundërt të udhës për ku je nisur. (ull-ë – ulise; udhë – Odhise).

Më duhet tu kujtoj këtu fjalën “Ankimim” prsh. Kur duam të rikëthejmë të drejtën në anën tonë këthim prapa të vendimit gjyqësor etj.

E tashmë i rikthehemi fjalës: “CVANORA” SCE.

“Ku an ora” “AN/O/RA” SCE do të thotë = PRAPA SKE dhe Herkule do të mbetet i pavdekshëm i përjetshëm në qiell , në “Orais” dhe “anim“, kthim prapa për në tokën Anë më ska. Theksoj edhe njëherë se ky tekst në origjinal korrespondon me gjuhën e vjetër shqipe:

E KA: ZOIN: TË PA IKNAS: HERKULE: U NIAL: KU ANORA SKE

Në shqipen e sotme ajo pothuajse mbetet e njëjta e pandryshuar:

E KA JETEN TË PA IKNAS (të paikur, të pandërprerë, i pavdekshëm) HERKULE U-NGJALL (uniall) KU AN ORA SKE , ku a’rron = vdekje ske, (kthim prapa në tokësor më ske).

18d8g8Mjaft qartë e bukur vjen figura e dytë ku në skenë kemi përsëri figurën e Herkulit duke shtrënguar duart me dikë tjetër. Herkuli në këtë pasqyrë është duke na lënë lamtumirën para se të largohet përgjithmonë drejt malit të zotave në Olimp tashmë i pavdekshëm. Kjo skenë dhe shkrimi i shkruar në këtë pasqyrë tregon edhe njëherë se pasqyrat etruske flasin shqip, sipër në figurë shkruhet: “HEDCLE LAMTV“ e kushdo studiues vendas apo i huaj duke u mbështetur në fjalorin etrusk e pa iu devijuar asaj nuk mundet ta lexojë dot ndryshe fjalën: “LAMTU“

Baraz kjo me fjalën më tipike shqiptare “Lamtumirë” e cila përdoret akoma edhe sot në të sotmen gjuhë letrare shqipe, në rastin kur dikush largohet për një periudhë kohore të gjatë ose përgjithmonë. Këtu duhet të kemi parasysh se gërma “V” lexohet dhe ka vlerën e gërmës “U”, pra themi se në gjithë tekstin e mësipërm, ne të dy pasqyrat Etruske paraqitur më lart mjafton ti lexojmë ato në mënyrë korrekte gërmë pas gërme edhe pa i shpjeguar ato fjalë për fjalë, nuk kemi bërë asgjë tjetër por i kemi lexuar e kuptuar ato në gjuhën shqipe, ashtu si vetë autori kaq bukur i ka drejtshkruar, nuk mundesh ti shmangesh dot të vërtetës, aty gërmëzohet, shkruhet e lexohet shqip dhe vetëm shqip.

Mili Butka/#Aleksander Hasanas/
Korçë më 13 -8 -2016

Homeri, Aleksandri i Madh dhe Pirro i Epirit flisnin gjuhën shqipe

Sa e vjetër është gjuha shqipe, në cilat koordinata gjeografike është folur, si ka evoluar, cilët popuj janë marrë vesh përmes saj dhe dialekteve, cilat janë raportet e saj historike me greqishten e vjetër dhe latinishten..

Larg pretendimeve hipotetike dhe të paargumentuara, larg dëshirës së ndikuar nga nacionalizmi, më poshtë po japim vlerësimin e disa prej studiuesve më në zë të globit në lidhje me prejardhjen dhe vjetërsinë e gjuhës shqipe.

Faktet janë tronditëse nëse do të vihen përballë asaj pjese të pranuar “zyrtarisht” deri tani nga gjuhëtarë, historianë e studiues shqiptarë e të huaj. As më pak dhe as më shumë historiografia shqiptare përballë fenomenit të vjetërsisë, prejardhjes, mbase edhe kohës së shkrimit të shqipes, ka nevojë të jetë më e qartë dhe këtë e kanë pohuar edhe gjigantë të kalibrit të Çabej.

Gjithsesi brezi i ri, por edhe i vjetër i studiuesve shqiptarë tashmë ka dhënë shenja se janë duke dalë nga kornizat e vjetra. Fatmirësisht shenjat janë të mira dhe të dukshme. Këtë duket ka pasur parasysh edhe akademiku Shaban Demiraj, kur ka shkruar në veprën e tij monumentale “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, se: ”Hulumtimi dhe shpjegimi i elementëve ‘pellasgjike’ (më saktë, para ilire), që shqipja i ka trashëguar nëpërmjet ‘nënës’ së saj, mbeten një nga detyrat e rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe”.

Po le të shohim se në ç’përfundime kanë dalë kolegët e Demirajt në të gjithë globin, kur janë përballur me faktet për shqipen e lashtë.

Franz Bopp-i përcaktoi i pari se gjuha shqipe “i përket në mënyrë të sigurt familjes indoevropiane, por në elementet e saj themelore nuk ka ndonjë lidhje më të ngushtë, ose, aq më pak, ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën nga motrat sanskrite (= indoevropiane) të kontinentit tonë”.

Vinçenc Xoberti, filozof italian (1801–1852) nënvizon: “Latinishtja është një gjuhë pellazgjike, që rrjedh nga eolishtja dhe e afërt me ato gjuhë që përdoreshin në Greqi para vërshimeve “Deukalonike”, d.m.th., me ata të huaj që flet Herodoti”.

Nieburi shkruan: “Në latinisht gjendet një fond gjysmë grek dhe se origjina e tij nga pellazgjishtja nuk duket e dyshimtë”.

Johan Seferin Fater (1771–1826) shpreh mendimin se përputhjet e shqipes me latinishten mund të kenë një origjinë të përbashkët të bartësve të këtyre gjuhëve.

Jernei Bartolomeo Kopitar ka arritur në përfundimin: “Kështu, pra, deri në kohën e sotme, në veri të Danubit, në Bukovinë, Moldavi e Vllahi, Transilvani, Hungari, si dhe në anën tjetër të Danubit, në Bullgarinë e mirëfilltë, pastaj në të gjithë vargun e Alpeve të Ballkanit, në kuptimin e vjetër më të gjerë të këtij vargmali, nga njëri det në tjetrin, në vargmalet e Maqedonisë, në Pind dhe përmes Shqipërisë sundon vetëm një formë gjuhësore, por me tri lloje lënde gjuhësore (nga të cilat një është vendase, ndërsa dy të tjerat kanë ardhur nga Perëndimi dhe nga Lindja”.

Xylanderi shkruan: “Fjalët e gjuhës shqipe, pa ndryshime thelbësore e pjesërisht nga rrënja, gjenden edhe në gjuhët e tjera, si në greqishten e vjetër e greqishten e re, në latinishte, në gjuhët romane, gjermanishten e vjetër, të re, suedisht, danisht, anglisht, sllavisht, persisht, arabisht, keltisht, baskisht e indishten e vjetër”.

Xylanderi shton se prapashtimi i nyjës shquese dhe fleksioni i saj më i zhvilluar se në baskisht, islandisht, suedisht e danisht, nuk gjendet në ndonjërën prej atyre gjuhëve të popujve që kanë ndikuar mbi shqipen.

Përputhjet me sanskritishten tregojnë lidhje afrie të drejtpërdrejtë sesa të ndërmjetme, lidhje të afërt me trungun e përbashkët sesa me popujt që dolën më vonë në histori. Të njëjtën dukuri vë re edhe Franc Bopp-i.

Vicens Dorsa (studiues arbëresh) shkruan se në shqipe ruhen rrënjët e dialektit (digamës) eolik parahomerik.

Jeronim De Rada shkruan: “Analiza gjuhësore e përligj opinionin se në greqishten e vjetër gjendet një shtresë fjalësh, e cila i përgjigjet një periudhe më të vjetër të shqipes. Teza e Blumentalit rezulton e saktë”.

EliaLates pohon se nuk ka asnjë arsye që të mos pranohet origjina ilire e popujve italikë.

Alfredo Trombeti pohon se fiset ilire u përhapën në tërë Gadishullin Italik, nga Venediku gjer në Pulia e Kalabri.

Ribezzo gjen përputhje të shumta mes onomastikës venete, japigje, ilire e shqiptare.

Jani Vreto thekson se rrënjët e fjalëve shqipe nuk gjenden as tek Homeri dhe as tek Hesiodi, sepse janë më të vjetra se ato.

Eqrem Çabej shprehet se në greqishten e vjetër ka disa fjalë, që shpjegohen vetëm me anë të shqipes. Një degë e shqipes vjen nga Egjeu, është egjeane, por nuk e shtjellon më tej këtë ide.

Adelungu te “Mithridati” shkruan: “Meqë trakishtja është një nga gjuhët e njohura më të lashta, ajo do të ketë ruajtur gjurmë më të shumta të një gjuhe nënë të lashtë, sesa gjuhët e fqinjëve të saj të afërt e të largët.

Në gjuhën e mëvonshme greke nuk duken shumë fjalë rrënjë të keltishtes, gjermanishtes…, sepse, pasi u formua gjuha dhe populli i tyre, ata nuk u ndodhën në lidhje të drejtpërdrejtë me këta popuj, ajo duhet parë si një mbeturinë e trakishtes; trakët ishin fqinjët më të afërt të këtyre popujve jo vetëm në Evropë, por edhe në vendbanimin e tyre të parë në Azi, ku duhet të jenë formuar prej një burimi të përbashkët”.

Ëilly Borgeau në veprën “Ilirët në Greqi dhe në Itali” këmbëngul se Beotia, Akarnania, Etolia, mandej Argosi dhe Sparta janë të mbushura me antroponime e toponime ilire, se Boitoia dhe Argosi në zanafillë janë krijime ilire, d.m.th., pellazge. Të njëjtën pikëpamje mbron edhe gjuhëtari italian Bonfante.

Albrech Blumental ka gjetur gjurmë të shumta gjuhësore ilire në territorin e Greqisë. Kretçmeri, Budimiri, Krahe, Bonfante etj., kanë gjetur fosile të shqipes së moçme (të periudhës së bronzit) në Mikenë e më gjerë.

Maks Myler profetizon: “Do të vijë dita kur kjo gjuhë do të bëhet çelësi i shpjegimeve të sekreteve të mëdha”.

Malte-Brun përcakton: “Gjuha e ilirëve të lashtë, ose e shqiptarëve të sotëm është një gjuhë e veçantë, prejardhja e së cilës shkon deri në lashtësinë e thellë e madje në një kohë kur filluan të formoheshin secila në sferën e saj edhe gjuhët greqishte, latinishte, iberishte, keltishte, sllavishte, teutonishte dhe gotishte”.

Johan Georg von Han, hedh idenë e prejardhjes së përbashkët “tireno-pellazgjike” të ilirëve, epirotëve e maqedonasve, të cilët formojnë një degë të veçantë të rëndësishme të lashtësisë, krahas grekëve e romakëve.

Hani nga mitologjia greko-romake përqas me gjuhën shqipe këto fjalë: Uranus, Rhea, Kronos, Kyklopea, Venus, Anna, Perenna, Anaitis, Zeus, Ge, Dhemeter, Deukalion, Thetis, Oceanus, Dif, Diel, Kybelle, Atlas, Vulkanus, Tinias, Tina, Ceres, Kore, Hermakes, Turms, Merkuris, Nemesis, Ruana, Pales.

Saqellari, gjuhëtar i sotëm grek, pranon se ka mjaft elemente, që dëshmojnë për hierarkinë parahelene, pellazge, të hyjnive të Olimpit”.

Elefteridhi pohon se greqishtja në pjesën më të madhe u formua gati e tëra nga gjuha pellasgjike.
Jakov Thomopullo, Petro Xhovani, Evlogjio Kurilla dëshmojnë se kanë lexuar mbishkrimet eteo-kretane nëpërmjet gjuhës shqipe.

Enzo Gatti shkruan: “Gjeografia e lashtë e Evropës Mesdhetare është pothuaj e gjitha ilire …Emrat gjeografikë të Kretës, Korfuzit, Qipros, Sicilisë, Sardenjës, Baleareve… “.

Historiani francez Kantu shkruan: “…Në përgjithësi është pranuar se shqiptarët i përkasin racës pellasgjike… ata përbëjnë një racë mitike, si titanët dhe ciklopët… Faktet dëshmojnë se pellazgët sollën në Greqi, jo vetëm disa arte, por një sistem të tërë besimi, artesh dhe germash. Ajo ishte një racë po aq sa bujare, edhe e pafat. Gjuha e tyre, më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt në dialektin eolian dhe në atë epirot, që helenët i cilësonin si barbarë”.

George Fred Uilliams, studiues amerikan, që në vitin 1914 shprehej se “po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’i këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg. Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, e Aleksandërit të Madh dhe e Pirros së Epirit”.

Robert d’Angely shkruan: ”…Shqiptarët janë më të vjetër se grekët, kjo s’ka dyshim, tingulli monosilabik është provë për këtë. Origjina e shqipes dhe e greqishtes nxjerr në pah në mënyrë të padiskutueshme raportin e vërtetë mes tyre, atë të prejardhjes së greqishtes nga gjuha shqipe: nëna e saj”.

Eqerem Çabej vërente me mprehtësi se kontributi i shqipes për gjuhët e tjera ballkanike do studiuar më gjerë. Pyetja trashëgim a huazime shtrohet sot e gjithë ditën për një sërë fjalësh. Ka emra visesh me një pamje mjaft të moçme, fjalë që s’u dihet kuptimi. Nisur nga gjendja e njohurive të atëhershme, Çabej shprehej se ka një kundërvënie mes historisë dhe gjuhësisë përsa i përket vendit dhe kohës së formimit të gjuhës shqipe.

Nuk shohim asnjë kundërvënie mes arkeologjisë, historisë dhe gjuhësisë; këto shkenca përputhen në përfundimet e tyre, duke ndjekur secila rrugën e vet të pavarur të studimit. Çabej shprehte pikëpamjen se prehistoria e shqipes mund të ketë vazhduar në Gadishullin e Ballkanit, veçse gjuhësisht ajo s’mund të ndiqet./Lajm.co

Eno Koço nxjerr nga harresa veprën e Gjon Kujxhisë

Gjon Kolë Kujxhia një emër i lënë në harresë, rrojti pak, por për 23 vitet e jetës që pati la pas veprat të vyera të trashëgimisë folklorike popullore. Fatkeqësisht të lëna për shumë vite në harresë…

Nga Dhurata Hamzai

Studiuesi dhe muzikologu Eno Koço u ka shkundur këtyre thesareve të trashëgimisë “pluhurin e harresës” dhe i mbodhi me kujdes në botimin kushtuar Gjon Kolë Kujxhisë që titullohet “Valle Kombëtare dhe Hengu Shkodran”.

Ky libër do të promovohet sot në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në orën 11.00. Bëhet fjalë për një botim të 1940-s, të cilën Eno Koço e shoqëron me shkrime historike për figurën dhe kontributin e tij, duke iu ribotuar në mënyrë fototipike studimet e tij të atyre 78 viteve më parë. Për Gjon Kolë Kujxhinë dhe studimet e tij gjatë promoviomit të sotëm do të flasin Dr. Eno Koco, Prof. Zef Coba, Dr. Tonin Cobani, Dr. Mikaela Minga dhe Dr. Admir Ballgjati.

Duke biseduar me autorin e mbledhjes së këtij studimi Eno Koçon, ai rrëfen për “Shqiptarja.com” se “libri është shoqëruar me shkrime historike për figurën dhe kontributin e Gjon Kujxhisë, të cilat ribotohen njëherësh në mënyrë fototipike me studimet e tij të viteve 1940 “Valle Kombëtare dhe ahengu shkodran”.

Libri është edituar nën përkujdesjen e Prof. As. Dr. Eno Koços, ndërsa për botimin do të flasin prof. as. Dr. Eno Koço, Dr. Tonin Çobani, Dr. Mikaela Minga dhe Dr. Admir Ballgjati, nën moderimin e akademikut Vasil Tole. Eno Koço, duke folur për rëndësinë dhe vlerën e veprës së një studiuesi kaq të ri, ka shkruar në këtë libër se: “Kujxhija i transkriptoi me përgjegjshmëri të lartë meloditë e 52 valleve të kënduara nga vetë goja e ‘atyne trembëdhetë zojave kah ka ndigjue vallet, e prei atyne nandë zotnijve sigurisht do ta ketë ndigjue mâ se ‘i herë’—shkruante Injac Zamputti nga Shkodra në tetor të vitit 1943.” Më tej Eno Koço pohopn se: “burimi i parë i këtyre valleve të kënduara të ritualit të martesës kanë qenë vetë praktikantët locale, edhe pse duke qenë trashëgimi gojore dhe jo e notëzuar nuk mund të thuhet se varianti i transkriptuar i Kujxhisë të ishte i vetmi që praktikohej aso kohe në Shkodër”.

Injac Zamputti në tetor të vitit 1943, pra pa u bërë muaji nga humbja e Kujxhisë, do të konstatonte nga Shkodra me kompetencën gati të një muzikologu se ‘kush i njeh vallet tona, natyrisht, aty-këtu ka për të gjetë në ketë libër ndo ’i ndryshim prei si i këndon aj vetë o gjindja e shtëpìs së tij e si dalin ndër këto nota. Por aj ndryshim, shum i paktë, rrjedh prejse personat qi i këndojnë vallet nuk i këndojnë të gjith njinji. A s’ju ka rà ndo ’i herë rasa me ndie valle ndër darsma e me vrejtë se dikush i këndon me ndryshim prei tjerësh, ndryshim qi âsht mâ fort nji varjacjon se sa nji gabim? Janë sende qi kurrsesi nuk mund t’ unjisohen. Këndej mundet qi ndokush, tue i marrë vallet me “notat” e librit, ka me u topitë kur të gjejë ndo ’i ndryshim’ (Zamputti, ‘Leka’, 1943).”, shkrtuhet në këët libër. Ndërsa Eno Koço thotë se libri ka një vlerë të madeh studimore.

“Si muzikë tradicionale lokale ky ritual i dasmës, fejesës a shregullave ishte produkt i një tradite të hershme muzikore e zhvilluar përmes procesit të transmetimit gojor dhe që me kalimin e kohës vazhdoi të përthithet nga tradita e gjallë dhe e pashkruar e komunitetit. Libri Valle Kombëtare është botim i cilësisë së lartë në përmbajtjen e të cilit gjenden meloditë e notëzuara me tekstet përkatëse bashkë me studimin dymbëdhjetë faqesh, Diftojsi-n prej dy faqesh, si dhe dy faqe të tjera me tekste këngësh.”, thotë Eno Koço. Sipas tij faqet janë të formateve të traktateve të kohës (23×16 cm) dhe studimi muzikologjik peshon mirë në hapsirën tërë frymëmarrje të këtyre faqeve. Madhësia e shkronjës dhe hapsira mes rreshtave i japin një dimension edhe më të këndshëm leximit dhe asimilimit të përmbajtjes së argumentimit teorik. “Që në nismën e Parathanje-s, Kujxhija shpjegon nocionin ‘valle’, pra përse i quan këto valle dhe jo këngë të dasmës shkodrane, duke bërë dallimin midis togfjalëshit ‘të heqim valle’ dhe ‘me i a thanë valles’.

‘Të heqim valle’—shënon Kujxhija—‘ka kuptimin me dancue’, veprim që është i zhvilluar në jug të Shqipërisë, ‘Dardhë, Përmet, e sidomos Labërí, kû, sikuerse më ka diftue folkloristi i njoftun dhe muzikanti i vlerët P. Bernardin Palaj, kemi ende të ruejtun vallen mâ të vjetrën, ma karakteristiken dhe origjinalen të quejtun “Vallja Pirrike”.”, shkruan Eno Koço në këtë libër. Sipas studiuesit Palaj “Emni difton gjithça: originën dhe vjetërsinë. Duket se kjo valle u hiqte n’oborret e mbretit epiriot për me kremtuemun fitoret e bame dhe me përkujtuemun herojt e ramë. Kjo valle kaq e randsieshme, të cillën e kan marrë prei nesh Grekt, lypë nji studim të veçantë’ (Kujxhija, Valle Kombëtare, VI).”

Eno Koço pohon se Mustafa Krantja përveçse vlerësimit që i bën veprës së Kujxhisë, duke qenë vetë muzikant e që studionte edhe ai aso kohe në Itali, synonte që mbrojtjen e veprës së Kujxhisë ta bënte përmes rrahjeve të mendimeve duke gjykuar se Kujxhija ‘pohon se edhe sot në dialektin Lab flitet për këtë valle e se Grekët e paskan marrë prej nesh atë lloj danci”. Si kjo spjegon edhe rytmin PIRRIK grek që i përgjigjet rytmit dykohësh 2/8’ (Krantja, ‘Bashkimi i Kombit’, 1944).

Për jetën e Gjon Kolë Kujxhisë, ka folur më gjerësht në shkrimin e tij Eno Koço. Nga studimi që i ka bërë jetës së tij, kuptojmë se po të kishtë rrojtur gjatë, do t’i kishtë dhënë vendit një kontribut të jashtëzakonshëm, por për fat të keq pikërisht pasioni e këmbëngulja për muzikën dhe kompozimin u bënë shkak që ai të kishte një vdekje tragjike. Ai humbi jetën në moshën njëzetrevjeçare gjatë një bombardimi që u bë Firenze më 25 shtatuer 1943 gjatë Luftës së Dytë Botërore.

I përhumbur mes pentagrameve muzikore me të cilat po punonte ai nuk pranoi të lëvizte në vendstrehim bashkë me familjen. Mbeti i vrarë nga bombardimi mbi tavolinë duke përgjakur ëndërrat më të bukura të krijimtarisë dhe duke ndërprerë edhe veprën e trashëgimsië kulturore që do t’I sillte vednit të tij. Kishte lindur me shenjën e një ylli, por që për fat të keq u shua shpejt.

Zbulimi që do ta ndryshojë historinë/Dëshmi të jetës ilire, që nga epoka e gurit deri në epokën e bronztë

Arkeologu, Dinko Radiç, kryesues i ekspeditës arkeologjike, ka deklaruar se ndjehen të privilegjuar që në një vend të vetëm mund ta shfaqim tërë historinë njerëzore. Në ishullin Korçul janë zbuluar dëshmi të jetës së njerëzore, që nga epoka e gurit deri në epokën e bronztë.Ishulli Korçul është vendbanimi i fiseve ilire ku më vonë janë vendosur edhe kolonët grekë, të pasuar në shekullin X, nga kolonët sllavë

Arkeologët kroatë kanë bërë publike zbulimin, që sipas tyre, ndryshon kuptimin e historisë së përgjithshme botërore. Ata, në ishullin Korçul, në lokalitetin Kopil kanë zbuluar një nekropol ilir, në të cilën janë gjetur copëza qeramike, të cilat datojnë ndërmjet viteve 17.500 deri 15.000 para Krishtit.

Përveç qeramikës, në këto varreza janë gjetur edhe armë prej hekuri dhe stoli prej bronzi, argjendi, qelqi dhe qelibari.

Varrezat e këtij lloji nuk kanë qenë të njohura, kurse sa i përket organizimit, dimensioneve dhe përmbajtjes paraqesin një gjetje të re në studimet historike të banorëve lokalë ilirë për kohën para Krishtit.

Arkeologu, Dinko Radiç, kryesues i ekspeditës arkeologjike, ka deklaruar se ndjehen të privilegjuar që në një vend të vetëm mund ta shfaqim tërë historinë njerëzore. Në ishullin Korçul janë zbuluar dëshmi të jetës së njerëzore, që nga epoka e gurit deri në epokën e bronztë.

“Mendohet se zbulimet në Kopil, do ta ndryshojnë mënyrën se si ne e shohim historinë në këto hapësira. Ilirët, shpesh i perceptojmë si margjinalë, veçanërisht në raport me kolonët grekë. Megjithatë, kërkimet tona kanë treguar se roli i ilirëve në këto hapësira ka qenë më i madh sesa është menduar dhe paraqitur deri tani”, thotë Radiç

Interesim për këto zbulime arkeologjike kanë treguar edhe arkeologë të njohur botërorë, prej të cilëve edhe profesori Preston Miracle nga Universiteti i Kembrixhit, i cili u është bashkangjitur arkeologëve kroatë në punën e tyre katërvjeçare.

Lidhur me këto zbulime arkeologjike, gazeta New York Times shkruan se “paraardhësit tanë i njohim për gjuajtjen e mamutëve, por zbulimet e fundit në ishullin Korçul, na dëshmojnë se njerëzit kanë ditur ta përpunojnë qeramikën që nga koha e akullit”.

Ishulli Korçul është vendbanimi i fiseve ilire ku më vonë janë vendosur edhe kolonët grekë, të pasuar në shekullin X, nga kolonët sllavë. Kjo dëshmohet edhe nga toponimet e tashme të vendbanimeve në këtë ishull siç është ai Lumbardh. Një mbishkrim i gjetur me emrin Lumbarda Psephisma, i cili ruhet në Muzeun Arkeologjik në Zagreb përmban detaje rreth themelimit të një kolonie të lashtë greke në ishullin Korçul. Teksti, ndër të tjera, siguron informacion mbi kolonët grekë të ardhur nga ishulli Issa, të vendosur aty në bazë të një marrëveshjeje paraprake midis tyre dhe përfaqësuesve të ilirëve lokalë.

/Shemsedin Ibrahimi

Pellazgët nuk kanë asnjë lidhje me kombin grek, pasi grekët janë me origjinë nga Egjipti dhe nga Lindja e Mesme

Deri pas luftës së Trojës në atë territor kanë banuar pellazgët, të cilët patën një qytetërim tepër të zhvilluar. Në shekullin e X, Greqia ka një regres kulturor dhe mendohet se ka dyndje të një popullsie të huaj. Mund të ketë dyndje të popullsive të tjera që kanë patur edhe nivel kulturor më të ulët. Mund që edhe ky regres të ketë ardhur edhe si pasojë e rënies së fuqisë së pellazgëve që kishin dominuar gjatë bronzit të gjithë botën e atëhershme. Ajo që na intereson në këtë studim është etniciteti i fiseve që quheshin me emrin Grekë, në antikitet

Shumë studiues bashkëkohorë, mendojnë se nuk ka një etnos grek në antikitet. Një nga ata është edhe Th. Harrison, i cili shkruan se: “Helenët nuk përbëjnë një trung etnik e kombëtar të veçantë, por janë grupe kulturor i disa popujve. Në kohët klasike, helenët e konsideronin veten një ansambël familjesh. Ata nuk përbëjnë një etnos.”(Th.Harrison. 1988, f.24)

Grenier thotë se: “Helenët përbëjnë një larmi të madhe etnike të shkaktuar nga origjina e tyre”(J.de la Grenier, 1995, f.39)

Le të shikojmë me radhë të gjitha fiset e Greqisë antike dhe origjinën e tyre etnike.

Origjina pellazge e jonëve

Origjina e grekëve të vjetër është një çështje e debatueshme, por ajo që është mëse e sigurtë dhe e qartë në këtë mes, është origjina pellazgo-ilire e tyre. Shumë autorë antik, i quajnë helenët si pellazg. Eforit, thotë për pellazgët se: “… ishin me prejardhje nga Arkadia të dhënë pas jetës luftarake, të cilët u shtuan nga ata që morën anën e tyre dhe të cilëve ata u dhanë emrin e tyre. U bënë të famshëm ndër helenët dhe në të gjithë vendet ku vajtën.”(Straboni, Gjeografia, liv V f.152). Edhe Tukididi thotë se emrin helen ia kanë dhënë Helladës, fiset pellazge.

Edhe Halikarnasi i quan pellazgët si helen dhe thotë se: “Edhe raca e lashtë e pallazgëve, ishte helene nga Peloponezi. Në fillim, banonin pranë qytetit Argo e Ahes dhe ishin autoktonë (D.Halikarnasi Lib. If.17) Pra emri pellazg helen identifikon po pellazgët e atij territori, që është quajtur Hellad dhe jo ndonjë nocion etnik abstrakt siç e emërojnë disa historianë sot.

Athinën e kanë banuar fiset iliro-pellazge të lapëve, molosëve, thesprotëve, dardanëve.(Homeri, Iliada f.72).

Në shekullin e V, Herodoti vëren se athinasit, arkadasit dhe argianët janë me prejardhje pellazge. Ai thotë se: “Banorët e Atikës në kohën kur quheshin kranej, nën mbretin Kekrops ata u quajtën Kekropide, sipas emrit të këtij të fundit kur pushteti kalonte në duart e Erekteut, ata i thoshin vetes athinas dhe kur patën për shef Jonin birin e Ksuthit, morën emrin jonas.”(Herodoti, VIII.44)

Po ky autor sqaron se: “… pellazgët morën emrin jonas dhe eolasit ashtu siç thonin grekët, quheshin pellazgë. Pellazg ishin gjithashtu dhe arkadasit dhe argianët.”(Herodoti, VII. 9)

Kështu Herodoti thotë se: “… pellazgët kishin gjuhë barbare dhe del se popullsia e Atikës, me prejardhje pellazge, harroi të folurën e saj dhe u kthye në helene prej të cilëve mësoi edhe gjuhën”(Ilirët dhe Iliria f.16)

Athinasit ishin autokton, kjo dëshmohet nga Isokrate tek Panegjiriket, ku athinasit thonë për veten e tyre kështu: “Ne nuk e fituam vendin, por ne e mbajtëm atë duke dëbuar të tjerët nga ai. Nuk jemi një racë mikse e përzier me shumë kombe. Paraardhësit tanë janë kaq fisnik dhe gjeni, sa që ne kemi vazhduar për të gjithë kohën posedimin e vendit nga ku u shpërndamë duke qënë fëmijë të tokës që na lindi dhe në gjendje t’i drejtohemi qytetit tonë me të njëjtat tituj që ne iu japim të afërmve tanë. Nga të gjithë helenët, ne kemi të drejtë ta quajmë qytetin tonë atdhe e nënë.”(Sokrates, Panegjiriket 23-5)

Pra të dhënat e historianëve antik tregojnë qartë se athinasit që ishin jonë, ishin një racë autoktone, jo e ardhur nga diku me origjinë pellazge dhe e papërzierë me asnjë racë tjetër. Mendoj se Herodoti dhe Isokrati e kanë shpjeguar qartë origjinën pellazge të athinasve dhe nuk ka nevojë për shumë komente. Duhet sqaruar se emri “jonë” është shqip dhe do të thotë po jonë, por edhe ion.

Origjina ilire e dorëve

Dori quhet i biri i Fthiut, por ky është një nga bijtë e Lykaonit, të birit të pellazgut.(Apollodor, Bibliotheque, II, 8,1) Dorët mbaheshin si pasardhës të Herkulit, të cilëve iu ishte rrëmbyer froni mbretëror nga Pelopi Frigas. I ati i Atreut dhe ata po riktheheshin ta merrnin. Ylli ishte një nga udhëheqësit e Dorit. Hyllasi ishte një gadishull i Ilirisë. Fjala “dorë” do të thotë në shqip po dorë dhe fjala “yll” po yll.

Në lidhje me vendbanimin e Hyllëve, autori Scylacis Cariandenis tek Periplus thotë: “Banojnë aty, (në një pjesë të Ilirisë) popuj barbarë që quhen me një emër lotofagë, këta janë hierastamnët, bulinët, hyllët. Hyllët, thonë se aty kishte banuar Hylli, i biri i Herkulit. Këta janë barbar dhe banojnë në një gadishull pak më të vogël se Peloponezi. Prej këtij gadishulli gjatë bregut të detit ngjitur me ta, banojnë bulinët që janë ilirë.”(Scylaksi, Illyroi, f.22)

Yllët, janë ilirë që kanë banuar afër Bulinëve para se një pjesë e tyre të emigrojë për në Peloponez, pra ata janë larguar nga Iliria. Bulinët, sot janë një krahinë e quajtur Mallakastër, në Shqipëri dhe afër tyre kanë qënë yllët që më vonë dalin si dorë. Pra, dorët kanë emigruar nga Iliria, që sot ndodhet në territorin e shtetit shqiptar. Ka disa mendime se mund të jenë edhe ku është sot Mali i Zi, që në atë kohë ka qënë Iliri. Është interesante se ai e quan fisin e yllëve të Ilirës si vend nga doli Ylli i dorëve, por nga ana tjetër ai i quan barbar, por këta barbar quheshin helen, pasi dorët ilirë quheshin jo barbar, në Peloponez. Është tepër e pasigurtë përdorimi i termit barbar nga historianët antik, nëse do të thotë i huaj apo personi që nuk ka një shkallë zhvillimi me ato fise që quheshin helene.

Herodoti thotë se dorët ishin me prejardhje nga Maqedonia dhe se i pari i popullit të tyre ishte Pellazgu. (J Burckhardt, 1998, f.287) Ai thotë gjithashtu për dorët, se ata në fillimet e tyre ishin të dobët e bredharak dhe u shkëputën herët nga pellazgët…

Macedon është emri i heroit që i vendosi emrin Maqedonisë. Ai është i biri i Lykaonit stërgjyshit të Arkadasve Pellazg. Temeni, një nga gjyshërit e Maqedonasve, është një nga udhëheqësit e Heraklideve. Pasardhësit e tij janë përzënë nga Argosi dhe në Maqedoni themeluan mbretërinë e Maqedonisë.

Herodoti thotë se: “Perdika, i biri i shtatë i Aleksandrit, është ai që ndërtoi në këtë mënyrë shtetin e Maqedonasve. Prej Argoje shkuan tek ilirët tre vëllezër pinjoll të Temenit: Guani, Aeropi dhe Perdika, dhe duke ikur nga ilirët u vendosën në Maqedoninë e sipërme, në qytetin Lebae.”(Herodoti, VII f.138). Disa studiues thonë se, meqë dinastia Maqedonase është themeluar nga Argo e Peloponezit, atëherë dinastia antike Maqedone është me prejardhje Greke. Justifikim tepër i gabuar. Pse?

Këtu bëhet fjalë, kohë para luftës së Trojës, ku pushtetin e merr Atreu Frigas në Peloponez, pra kohë kur i gjithë vendi ishte pellazgo-ilir dhe nuk ka mbi dhe, ndonjë komb grek. Siç po e shikojmë edhe kombi grek antik, ishte pellazg dhe autorët nuk duhet të ngatërrojnë grekët antik me ata modern. Këtu bëhet fjalë për lëvizje të popullsive nga territoret pellazgo-ilire në territoret e tjera pellazgo-ilire.

Së dyti ata ishin bijtë e Temenit, që në gjenealogjinë e shkruajtur nga autorët antik, janë pasardhës të Pellazgut. Atëherë tre djemtë e një pellazgu të Temenit, ikën nga Argo Pellazgjike e Peloponezit tek pellazgo-ilirët që atë kohë quheshin me emrin Paioni apo edhe Maqedoni dhe aty formuan këtë dinasti mbretërishë, që mori fund me Aleksandrin e Madh. E parë në këtë prizëm, Filipi i II ishte gjysëm ilir dhe gjysëm maqedon, por maqedonët quheshin ndryshe pellazgo-ilirë. Atëherë nga një baba pellazgo-ilir dhe nga një nënë epiroto-pellazge, lindi Aleksandri i Madh që ishte 100% pellazgo-ilir.

Edhe Platoni e thekson zbritjen e dorëve, por shton se ata nuk janë gjë tjetër veçse akej që ndërruan emrin, ndërsa Pindari i quan këta pasardhës të spartanëve, pasardhës të Herkulit dhe disa prej tyre të rekrutuar në ushtri.

Pra ka tre variante në histori lidhur me origjinën e dorëve se ata ishin racë pellazge dhe që emigroi nga territoret e Ilirisë, të Maqedonisë apo Paionis, drejt Peloponezit, për të marrë pushtetin që iu kishin marrë Akejt. Tjetra është se, ishin Akej pellazgë që ndryshuan emrin në dorë.

Si do të jetë ajo, i sigurtë është fakti se ata ishin pellazgo-ilirë. Dorët megjithëse erdhën të fundit në Greqi, dalloheshin nga helenët e tjerë jo nga qytetërimi, por nga shkalla e zhvillimit, duke u kujtuar për këtë qëllim, helenëve të këtushëm, rregullat e trashëguara të jetës shoqërore dhe zakonet e tyre të lashta.(Po aty, f.92)

Lidhur me dorët thuhet se ata zbritën në Peloponez 80 vjet pas pushtimit të Trojës.

Dorët erdhën në dy valë. Së pari me pasardhësin e Herkulit Hyllin dhe vala e dytë mendohet se i ka prirë Teutam, ku sipas Saqellariut ky është emër ilir.(M.Saqellariu 1977, f.131).

Herodoti bën dallimin midis tunikes së hollë të jonëve peplosit doras, të bërë prej leshi. Herodoti thotë se dorët e kanë marrë këtë emër, pasi janë vendosur në Peloponez. Dorët ndaheshin në tre fise: në yllë, dymanët dhe pamfilët. Yllët e kishin prejardhjen nga Herkuli. Ylli sot është shqip, sepse nuk përdoret në ndonjë gjuhë tjetër në këtë formë, e i thuhet yllit dhe përdoret në emra djemsh. Po kështu edhe emri Teuta që përdoret edhe sot për vajzat. Yllasi ka qënë edhe perëndia e dritës e Frigolidasve. Këto ishin të dhëna që ata ishin me origjinë ilire.

Nga ana tjetër ka disa të dhëna të tjera që tregojnë se ata ishin me origjinë egjiptiane ose kananite. Në testamentin e vjetër, përmendet një fis i dorëve në Izraelin e sotëm, të cilët u shpërngulën që aty me forcë në kohën e Davidit, pra rreth shekullit X p.k.

Edhe Herodoti arrin t’i quajë dorët si pasardhës të Danaut që ishte egjiptian.(Herodoti, lib VII f.53-54 dhe lib. VIII, f.73). Këtu ka dy kontradikta, pasi nuk mund të qartësohet nëse ishte paria mbretërore me origjinë egjiptiane apo populli, pasi populli na del si ilirë.

M.Aref mbron idenë se popullsia dore ishte pellazgo-ilire, pasi dhe emri dorë përkthehet nga shqipja dorë, por ata që e sundonin atë ishin egjiptian, pra pushtuesit e saj ishin racë afrikane.

Disa studiues modern grekë, si Kordati dhe Saqelariu thonë se pellazgët nuk kanë asnjë lidhje me kombin grek, pasi grekët janë me origjinë nga Egjipti dhe nga Lindja e Mesme. Kordati thotë se dorët nuk është fare e vërtetuar se zbritën nga Ballkani.(Po aty, f.92)

Padyshim që ka një racë jo-evropiane me origjinë egjiptiano-kananite në Greqinë e asaj kohe. Ajo që nuk dimë me siguri është fakti nëse u përzjenë apo jo me popullsinë pellazge apo thjesht ata ishin sundues, ndoshta dhe skllevër?! Kjo mbetet për t’u vërtetuar.

Megjithatë nuk duhet të ngatërrojnë formimin e kombit të sotëm grek, që është konglomerat popujsh dhe që sigurisht ka popullsi egjiptiano-semite, pasi nga të dhënat antropologjike një përqindje e madhe e racës së sotme greke, ngjan me ata të Lindjes së Mesme dhe një pjesë që janë arvanitët apo shqiptarët, janë racë Evropiane.

Dorët ngritën shtetin e Spartës dhe përdorën formën oligarkike në qeverisje, ku qeveriste një mbret në bashkëpunim me një klasë aristokratike.

Aristidh Kola, jep disa fjalë spartane, pra dore dhe i krahason me gjuhën shqipe të arvanitasve.(A.Kola, Arvanitët…, f.)

Lakonike——- shqip
Laros —– lara
Balios —– bala
Ekso-vathia — vath ku futen delet
Kalarines —- kaloj
Irenes —– i ri që ishin ushtarakët e rinj të Spartës
Vagaron —– i vakët
Eolët, etolët, amfilohët, tebanët, eubeasit, beotët

Herodoti thotë gjithashtu se: Eolët janë pellazgë.(Herodoti, Histories, Lib.II.171)

Etolët, Tukididi i përkufizon si një etnos, ku pjesa më e madhe duhet të ketë folur një gjuhë të panjohur.(Tukididi, I,5)

Polibi thotë se “…çfarë kuptoni ju me fjalën grek dhe cilët janë për ju kufijtë e saj? Vetë, etolianët, në pjesën më të madhe nuk janë grek. As krahinat e banuara nga apodët dhe amfilokët nuk janë greke.”(Polibi, 18, 1.5) Ka një krahinë ku përfshihet Lokriga, Etolia, Akarnania, Eritanët, Dolopëve dhe Amfilokëve nuk ishin quajtur me emrin helen dhe këto territore ndodheshin midis Maqedonisë, Epirit dhe botës së quajtur me emrin “grek” në antikitet.

Tebanët, kanë patur një etnicitet ilir. Kadmi, që themeloi Tebën ishte babai i ilirëve. Kadmi nuk erdhi nga Fenikia, por i ati i tij, kishte ikur nga territoret pellazgo-ilire për në Feniki, kështu që ishte nga etniciteti pellazgo-ilir. Burimet tregojnë se i grihë Mesdheu në prehistori ka qënë sunduar nga raca pellazgo-ilire dhe ata duhet të kenë ndërtuar koloni atje. Edhe të dhënat antropologjike, madje edhe sot, tregojnë se në bregdetin lindor të Mesdheut ka mbetje të një popullsie evropiane. Ai u kthye për shkak, se si thotë legjenda, motrën e tij Evropën e rrëmbyen dhe themeloi Tebën.

Kadmi është ai që solli alfabetin në Pellazgji nga Fenikia. Teba që ai themeloi, është quajtur edhe Enkelida, pra me emrin e një fisi ilir.

Stefan Bizantini në veprën “Kombëtarja në shekullin e VI”, thotë se: “Miti i Kadmit dhe Harmoniasit ruhej në Iliri deri në atë kohë dhe saktësisht në qytetin Butoj, ku banorët e qytetit i tregonin dhe varrin ku ishte varrosur Kadmi dhe Harmonia.”(Vep e cituar A.Kola, Arvanitasit 58).

Ky qytet duhet të ketë lidhje me fjalën Buaj dhe ndodhet në vendin e Kaonëve ku edhe vdiq Kadmi. Homeri e quan malin, në qytetin e Tebës si Plako Ypoplakia.(Iliada VI 397).

Disa e lidhin Tebën me Egjiptin se ata ishin Fenikas dhe egjiptian, por qyteti ka patur emrin tepi ose tep dhe më vonë e quajtën Tebë. Nga ana tjetër tregohet se faraonët pellazg ishin ata që themeluan Tebën, kështu që nuk mund të jetë emër egjiptian. Në territorin pellazg nuk është përmendur kurrë ndonjë koloni fenikase, por përkundrazi në territoret fenikse ka patur koloni pellazge.

Nga ana tjetër në gjenealogjinë antike, Tebe është e bija e Pellazgut Adramis.(P.Grimal 1951, f.447) Teba që sot quhet Thiva, flet aktualisht një shqipe të pastër, që Tebanët e kanë ruajtur nga gjuha pellazgjike. Teba sot, është një qytet që i gjithi flet shqip madje dhe fëmijët e vegjël.

Euben, thonë se banojnë një popullsi ilire. Helopët ishin banorë të helopisë së Epirit. (Po aty, f.69) Homeri i quan eubeasit me origjinë nga Thrakia. Pas luftës së Trojës një pjesë e aubeasve, pra amantë, u zhvendosën për në Iliri, me kryeqendër Bylisin, ku dhe u quajtën si fis ilir.

Tukididi i quan Beotët emigrant nga zona e Epirit të veriut>(Po aty, f.59).

Termin helen për të emëruar këto fise iliro-pellazge, e përdor Herodoti në shekullin e V p.k.(Herodoti Histories, lib I f.57)

Tukiditi e shpjegon qartë origjinën pellazge të termit Helen: “Para luftës së Trojës Hellada mesa duket nuk ka bërë asgjë me forcat e përbashkëta. Mua më duket se ajo si tërësi nuk e mbante akoma këtë emër, se një emërtim i tillë as nuk ekzistonte para Helenit, birit të Deukalionit, dhe se emrin ia kanë dhënë asaj sipas emrave të tyre, fise të ndryshme, më tepër pellazgët”(Thucididis, Historiae Lib I, f.3)

Pra, Helenët janë një popull që kanë patur origjinë pellazgo-ilire dhe që kanë folur një gjuhë pellazge që sot është shumë afër shqipes.

Kultura e quajtur greke antike është një nga fazat e zhvillimit të kulturës pellazge, ndoshta e gërshetuar me një element të huaj dhe në këtë rast semito-kananit. Por mund të jetë edhe një përzierje pellazge me pellazgë, që kishin qënë zotërues të territoreve të Egjiptit dhe Fenikis dhe kthehen pasi bie fuqia e tyre apo dhe humbasin pushtetin. Një gjë e tillë duket edhe tek Danau, që pretendon se ka të njëjtën racë me pellazgun. Por kjo popullsi, që mund të ishte me origjinë pellazge dhe kishte jetuar në kolonitë pellazge në këto territore, mund të ishte përzier me një element jo-pellazg, pasi vet mbreti i pellazgëve i quan ato gratë që kishte Danau, si femra të Nilit, pra jo si ato pellazge. Edhe numri i egjiptianëve nuk ka qënë i madh, pasi vetëm danajt janë nga Egjipti, të gjitha fiset e tjera ishin pellazgo-ilire, kështu që nuk kanë ndikuar në krijimin e etnisë antike greke.

Nuk ishte rastësi që në atë territor të quajtur Greqi, të krijohej një kulturë e përparuar, pasi po të hedhim sytë pas, do shohim se pellazgët ishin ata që ngritën në Kretë dhe Miken një qytetërim tepër të lart, madje për shumë aspekte dhe më të lart se ai antik.

Shkëputur nga libri: Roli Pellazgo-Ilir
në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane
Libër nga Elena Kocaqi

Dodona e vjetër pellazge jo në Janinë, por në Malin e Tomorrit

Foto: Një pikturë e piktorit britanik Edward Lear,i cili e vizitoj Shqipërinë (1848) në Malin e Tomorrit. Lisat e Janinës-vëgjejt e malit Tomorr

Perikli Ikonomit, i pëlqente veçanërisht të theksonte shprehjen “Shqipëri e lirë”, ndoshta për t’u thënë pushtetarëve, përse keni frikë, kur jetoni në një vend të lirë, ose me këtë fjalë ai kishte parasysh Shqipërinë brenda kufijve të sotëm. Perikli Ikonomit i lindte dëshira të ngrihej dhe të shkonte në Tiranë, të trokiste në zyrat e qeverisë dhe t’i pyeste të gjithë:

“Ju lutem më thoni, çështë gjithë kjo heshtje…”?! “Përse nuk flitet për malin e Tomorit… më thoni përse” ?! Në raste të tilla Perikli Ikonomit i dukej sikur ishte atje dhe vazhdonte të ngrinte zërin:

“Nëse Olimpi, mali i përmendur i Greqisë së vjetër, ka rëndësi historike sot, ca më shumë Tomori i Shqipërisë duhet të jetë më i përmenduri si selija parahistorike e Perëndive të vjetra të stërgjyshëve tanë Pellazgo-Illyrianë dhe duhet të ketë një rëndësi historike më shkëlqyese për kohën e vjetër…”. “Tomori për Shqipërinë e lirë është monument i madh kombëtar…”!

Duke menduar se ishte gjithnjë atje në zyrat e Tiranës, vazhdonte të mendonte ato që duheshin thënë:

– “A nuk e dini ju se shënimet historike të Herodotit, Hesiodit, Pliniusit, Pindarit, Plutarkut, Dionys Perigjitiut, Athanas Stagjiritit, Didymosit, Eustathit dhe shënimet gjeografike të Strabonit, Skymnos Hiosit, të Meletios e Barthelemyt.. e largojnë nga Janina vetiu Dodonën dhe e sjellin këtej në veri të Toskërisë…d.m.th. në Tomorin e Shqipërisë së lire”?!

– “Nuk e dini…”?!

– “Unë i kam studiuar këto libra, i kam studiuar për 8 vjet me radhë dhe e di çfarë them, por, po të studiohen mirë ato shënime si edhe shënimet e gojëdhënat si mjet argumentesh, atëherë mund të merret vesh më mirë e vërteta përkatëse, që deri sot ende nuk është ndriçuar plotësisht…”. Në të vërtetë, që të gjitha këto, Perikliu vetëm sa i mendonte, sepse realisht nuk kishte patur ndonjëherë ndërmend që të shkonte në Tiranë. Megjithatë pas dëshpërimeve të tilla, gjente mundësinë të ngushëllohej:

“Mali Tomorr e ka trashëguar vetë emrin e tij dhe sa nuk e thotë që unë jam Tomori i Zotit të Pellazgëve… besa sikur të kish pasur gojë do të gjëmonte fort kundër atyre që e përbuzin dhe kërkojnë t’i humbasin vleftën e madhe historike…”, përfundonte kështu mllefin e tij kundër heshtjes Perikli Ikonomi.

Megjithatë nëse Henrik Shliman mbeti njeriu që zbuloi Trojën, Perikli Ikonomi do të mbetet “studiuesi i heshtur” që punoi çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit, për të gjetur vendlindjen e orakullit më të vjetër të Dodonës

Dodona dimërkeqe – dimri në malin Tomorr.
Ai nuk e duronte dot heshtjen dhe sërish nervozohej:

“Si nuk u shkon mendja vallë, vazhdonte të pyeste veten, Perikli Ikonomi se Dodona dimërkeqe është mali i Tomorit. Dodonën dimërkeqe nuk e kam thënë unë, por Homeri në librat e tij. Ja çfarë thotë ai te Iliada, (XVI. 234): Aqilehti, …i çoi aso kohe një përshëndetje Zeusit të Dodonës pelazgjike e i thotë në formë lutje: “O Zot, mbret Dodonas pelazgjik që banon në ato vende të largëta e sundon mbi Dodonën dimërkeqe…”.

A nuk është ky mali i Tomorrit?
A nuk bën atje një dimër i keq dhe i ashpër?

Perikli Ikonomi-Shlimani shqiptar, një jetë në kërkim të orakullit të Dodonës.

Ne që të gjithë e dimë që është kështu! Fjala greke e Homerit “dhisqimeros”, që në shqip do të thotë “dimërkeqe” zë plotësisht vend kur flitet për klimën e ftohtë që ka vetë mali Tomor dhe rrethinat e tij”. Pas kësaj Perikli Ikonomi ishte gati t’i tregonte çdo bashkëbiseduesi çdo gjë mbi malin Tomor. “Atje bën një dimër i keq, tregonte ai. Dëbora e mban malin të mbuluar pothuajse gjithë vitin. Mbi atë mal fryn një erë e ftohtë si akullimë. Është një tmerr i vërtetë. Atje gjen dëborë të pashkrirë kurrë ndonjëherë. Dëbora është shekullore. Banorët e atjeshëm thonë se mali ushton e gjëmon herë pas herë. Ushtima e tij është e tmerrshme dhe përhapet si jehonë, madje thonë se ai gjëmon edhe për së kthjellti. Në këto raste dridhet i gjithë vendi. Kjo është arsyeja që në atë vend njerëzit betohen: “Për atë Mal që vret në të kthjellët”.

Atëherë si mund të thuhet se Dodona Pelazgjike ndodhet në Janinë, kur atje në atë vend, nuk e gjen një dimër të tillë?! Kishte kohë që e kishtë përfunduar studimin e tij, në atë kohë ishte 44 vjeç, kurse tashmë po i kalonte të 50-tat dhe prapë asgjë nuk dëgjonte për malin e Tomorrit. Në ditë të tilla heshtjesh të pafund ai i kthehej sërish orakullit të Dodonës. Citonte përmendësh thënie të historishkruesve të vjetër: “Hesiodi, – thoshte P.Ikonomi, – në librin e tij (VII, 16) dhe Straboni në librin (VII, 19) e përmendin qytetin Sella të Sellopisë si vend të tempullit të Dodonës dhe tregojnë, se Sellopija është vend me plot dhera (ara) pjellore në drithra, me plotë livadhe të mira për kullotje, ka tufa të mëdha dhenësh e me shumicë, ka tufa qesh e lopësh nga ata që i përdredhin ose i heqin zvarrë këmbët, kur ecin; këtu banojnë dhe burra të pasur shumë me dhen (d.m.th. dhenarë të pasur në bagëti) dhe të pasur në gjë të trashë (qe e lopë) dhe në kullotje (mushara). Thonë se më të parët e këtij vendi kanë qenë loparë (vuvotë) “sipas skolastiut Traqin. Sofokl. 1174 të Hesiodit” përmendin, se Dodona qytet gjendet në anët e tejme, larg në kufijt e fundit të Epirit (Toskërisë), “d.m.th. nga ana e këtejme”. “Atëherë , ngrinte zërin Ikonomi, si mund të mos mendosh që bëhet fjalë për fushën pjellore të Myzeqesë dhe jo për fushën e Janinës.

Fusha e Janinës, të gjithë ata që e kanë parë e dinë mirë që është një fushëz e vogël, fort e ngushtë, krejt një luginë që nuk i përshtatet as thënies së Hesiodit, as të Dionisyt, as të Ttheusiatit dhe as të Strabonit, të cilët flasin për një fushë me gjerësi e pjellori të famshme në drithëra, për kullota bagëtish, për livadhe dhe ara të shumta e për fushë me tufë bagëtish, për fushë me tufa delesh dhe lopësh. Fusha e Janinës nuk e kishte këtë mundësi as për dhenarë me tufa dhenësh të shumta e as për gjithë të tjerat që përmend Hesiodi, Straboni e të tjerë. – Por më thoni, kush nuk e di që krijimi i dy kolonive greke, njëra në Apoloni (Pojan) dhe tjetra Epidamna ose Durrachim (Durrës) nuk erdhi si rezultat i pjellorisë së famshme të Fushës së Myzeqesë. Nga këto dy qytete tregtia me vendet e jashtme filloi që nga shek 6-të para Krishtit.

– Kush mund të kundërshtojë thënien e Hesiodit, kur ai shkruan: “ka tufa qesh e lopësh nga ata që i përdredhin ose i heqin zvarrë këmbët, kur ecin”?
– A nuk bëhet fjalë vallë për buajtë e Myzeqesë?
– A nuk e dimë të gjithë që buajtë e Myzeqesë i përkasin një race të vjetër?!
– A nuk keni dëgjuar që në fshatin Sheqishtë nën gërmadhat e fshatit Navoselë, pranë Fierit është gjetur një statujë bualli prej guri arduazi të errët?!

Por mund t’u them edhe diçka tjetër: Sipas Tuqidhidhit, Myzeqeja në shek. V para Krishtit përmendej Taulantija, ndërsa Straboni te libri i tij (fq:8 kr I) e sjell me emrin Talarija, fis të Mollosëve, që banojnë pranë këtij mali; rreth këtij vendi janë dhera moçalishte; mali Tomorr në rrëzët e tij ka shumë burime. Me këtë dua të them se Taulantija – Talarja – dhe më vonë Lalarija kanë qënë fis i vjetër”, përfundonte argumentet e tij Perikli Ikonomi

Perikli Ikonomi kishte kaluar të 60-tat, por përsëri ndjente vetëm heshtje, askush nuk fliste për Dodonën pelazgjike. Ndaj sërish i kthehej studimit dhe sërish argumentonte me heshtjen e vet: “Studiesit dhe historianët e vjetër thonë se Dodona gjendet pranë qytetit Sella (Sella dhe Ella janë i njëti qytet), por edhe pranë qytetit Dodona, Hesiodi (libër VII, 16) dhe Straboni (libër VII, 19) përmendin qytetin Sella të Sellopisë si vend të tempullit të Dodonës. Të njëjtën gjë thotë edhe Homeri te Iliada (XVI. 234), kur Akili i çoi aso kohe një përshëndetje Zeusit të Dodonës pelazgjike e i thotë në formë lutje: “O Zot, mbret Dodonas pelazgjik që banon në ato vende të largëta e sundon mbi Dodonën dimërkeqe, për rreth teje banojnë Selijtë….”.

Po ku ndodhet Sella?

Studiues të rinj janë përpjekur që qytetin Sella ta identifikojnë me fshatin Sul të Janinës së bashku me fshatin Lopçi, ndërsa malin Ksirovuno apo Uliçka me malin e Tomorrit, por nuk kanë mundur t’ia dalin dot mbanë. As gërmimet arkeologjike nuk e kanë thënë këtë gjë. Arsyeja është e thejshtë: vendi ku ka qënë Dodona shikonte detin, kurse nga vendet e pretendura deti nuk duket. Edhe P.Aravantinoi pasi studioi shënimet e historianëve të tjerë, të vjetër, pati mendimin se Tomori duhej të ishte mali i Ksirovunit dhe Kastrica qytet i Dodonës, por në epilogun e broshurës së tij (Janinë 1859) pohon se, “nuk ka argumenta të plota dhe se vendi i Dodonës nuk dihet se në ç’krahinë është”. S’kishte si të ndodhë ndryshe.

Qyteti Sella i Dodonës është Sulova e Skraparit dhe Sellopia është fusha e Myzeqesë. Të gjithë rrugët të çojnë atje. Z. Mollossit (faqe: 122, vol: I) thotë, “se qyteti Enissa dhe Ella kanë qënë qytete të Orestiadhës së Epirit” (Toskërisë). Që Orestët kanë banuar që nga kohët e lashta në gjithë rrethin e Tomorrit dhe Beratit kjo nuk ka asnjë dyshim. Kjo krahinë e mori këtë emër nga Oresti, biri i Agamemnonit (njëri nga prijësit e luftës së Trojës), ai pasi vrau nënën e tij u detyrua të fshihej në krahinën e Beratit, çka bëri që kjo hapësirë të merrte dhe emrin Orestiadhë. Këtë të vërtetë na e thotë edhe Straboni (lib VII, kr. VII, 8). Pra, qyteti Sella apo Ella ka qënë këtej, në kufi veriorë të Toskërisë, ndaj edhe Dodona është këtej dhe jo andej nga Janina.

Po çfarë përfaqëson sot Sulova e Skraparit, i thoshte vetëvetes Perikli Ikonomi. “Emri i saj ka qënë Sul, ndërsa prapashtesën “-ova” e ka marrë nga turqishtja që do të thotë “vend”, pra vend i Sulejve, ose i Selejve. Ky fshat ndodhet në anën veriore, pranë Tomorrit dhe ka të gjitha të dhënat për ekzistencën e një qyteti të vjetër. Pranë tij, mbi malin Gorica, gjendet një kështjellë e vjetër. Në këtë vend ka ekzistuar edhe një faltore tepër e vjetër, por që të shkosh sot atje është e pamundur. Një urë që shërbente si kalim për atje, është gremisur prej vitesh, ndërsa vendi mbetet i thepisur. Aty gjendet edhe një shkemb me shumë dhoma në brendësi të tij dhe me një rrugë të thellë të nëndheshme që nuk dihet ku të çon. Nuk është çudi që kjo shpellë të jetë shpella e Sellopisë së Orestiadhës, ashtu siç e ka përshkruar Z. Mollossi te libri i tij (faqe 12. kr. I). Në këtë vend ekziston edhe një burim i thellë. E pra, ky është qyteti Sella i Dodonës, ndërsa qyteti Dodona mbetet të jetë Qyteza. Ajo ndodhet pranë me Sulovën. Edhe aty gjendet një kështjellë e vjetër me gurë të mëdhenj si arka. Një vend i tillë përmendet edhe nga Straboni”, përfundonte gjykimin e vet “studiuesi i heshtur” Perikli Ikonomi.

Lopessia e Janinës – Lubesha e Skraparit

Perikli Ikonomi kishte kaluar të 70-tat, megjithatë mendja e tij rrinte vetëm te orakulli i Dodonës. Ai kishte studiuar në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, njihte mirë greqishten e vjetër dhe të re, italishten, frëngjishten dhe anglishten. Kishte lexuar çdo studiues të huaj që flistë për Dodonën. Dhe gjithnjë e më shumë bindej se Dodona ishte në malin e Tomorrit. Shpesh kujtonte fshatin Lubeshë të Skraparit: “Gjeografi Meletios në librin e tij (faqe 274-275), kujtonte Perikliu, tregon lopessët ishin nga Selijt që banonin pranë Dodonës dhe vendi i tyre quhej Lopessia. Me këtë thënie, ai (Meletosi) nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka vërtetuar që Lopesia është Lubesha e Skraparit. Ky fshat herë thirret me emrin Lubesha dhe herë me emrin Lobesha, por nëse do ta shkruanim greqisht do të ishte pa asnjë mëdyshje, Lopessia. Në rrokjen – ssia ku gjenden dy “ss” i përgjigjen natyrshëm shkronjës shqipe “sh,”(Lobesha-Lopessia).

Ky fshat i Skraparit shtrihet në anën perëndimore të malit Tomorr, pranë tij rrjedh një burim me ujë të ftohtë, ekziston edhe një faltore e vjetër, por edhe një shpellë ku thuhet se brenda saj rritet një mollë. Nga ujërat e burimeve krijohet një lumë i vogël. Tek vendi i quajtur “Vokof”. Pranë me Lubeshën, askush prej fshatarëve nuk i pret lisat pasi i quajnë të shenjtë. Jo, nuk kam asnjë dyshim që Lubesha është Lopesia”, ishte gati të ngrinte zërin Perikli Ikonomi.

Perikli Ikonomi kishte filluar të plakej, kishte kaluar të 80-at, por përsëri kishte dëshirë të gjendej edhe një herë te lisat e Tomorrit e të sillte ndërmend kohën e Dodonës, ku siç thoshte Ikonomi: “Titus Libius (libër VII, 3) nënvizonte, se banorët e rrethit të Dodonës në fillim hanin lënde lisash e vallangjidhash e pastaj nga priftërinjtë e tempullit mësuan të lërojnë tokën e të mbjellin drithra. Gjeografi Meletios (faqe 214) shkruante se pranë Dodonës ishte pyll me lisa e me vëgjej (greqisht: dhryes qe figji). Pausanias (lib. A.14) thotë se në Epir është mali i Tomorr më të tjera parje (sehire) të bukua si dhe hierorja e Zeusit në Dodonë ashtu dhe vëgjeu i shenjtë i Perëndisë.

Të gjitha këto thënie duket se flasin për vëgjejt e malit Tomorr. Vëgjeu është një farë pishe e butë me kokërra të rrumbullkata, të mëdha, të cilat brenda tyre kanë kokërra të vogla, quhen edhe fistiqe. Vëgjejt e butë sot për sot janë shumë të rrallë në këtë rreth, por vëgjej të egër ka mjaft, të quajtur dhe me emrin pishë, ashtu siç ka patur dhe ka mjaft arra ku më të famshmet mbahen ato të Lubeshës (Lopessia). Thënia e Gjeografit Meletios (faq 9 kr. lib) për pyll me lisa e më vëgji (figji) pranë Dodonës i përshtatet mjaft mirë pyjeve me lisa, lajthi, e vëgjej rreth Tomorit dhe mbi faqe të tij. Veç kësaj fjalët vëgje dhe figji, kanë afrim të madh rrokimi, ku greqisht bën “figji”. Sigurisht që në atë kohë banorët e Dodonës do të ushqeheshin me vëgje. Përveç sa më sipër, kërkuesi i njohur Carlo de Simone, nënvizon se në botën mikenase nuk njihet konsultimi orakullar i një lisi të shenjtë. Ai provon se gërmimet arkeologjike nuk dëshmojnë për karakterin dhe/ose praninë mikenase në faltoren e Dodonës, si dhe për faktin se nuk ka pasur dru profetik në Greqinë klasike…”. Pra s’mbetet gjë tjetër, veçse të themi që historianët flasin për vegjejt e malit Tomorr

Burimi çudibërës – burimi i Kuçedrës

Perikli Ikonomi po i afrohej fundit të jetës së tij, por sërish gjente shpesh ndjenjën e humorit. Sa herë që kujtonte thënien e Athanas Stragjiritit (faqe 304), ku thoshte se Dodona dimërkeqe (dhisqimeros) në malin Tomor, ka pranë lumin Dodon dhe një burim, që bën çudira… vinte buzën në gaz. Burimi i Dodonës, shpjegonte Stargjiriti kishte cilësinë, që të zbrazeshin ujërat e tij në kohë mesdite dhe të mbushej prapë me ujra deri në mesnatë; kjo farë çudije përsëritjej gjithnjë. Këtë e thotë edhe Plinusi, duke shtuar se në malin e Ddodonës rrjedhin 100 burime. “Sikur të kisha patur mundësi, mendonte Perikli Ikonomi, do ta kisha marrë Stragjiritin me vete dhe do të kisha çuar te 100 burimet me ujë të malit Tomor. Atje do të shikonte vetë se nga ujërat e burimeve krijohen dy përrenj të mëdhenj ose dy lumenj: njëri është lumi i Tomorricës dhe tjetri lumi i Zagorës. Por Tomori ka edhe dy lumenj të tjerë të mëdhenj; Osumin dhe Devollin, emri i këtij të fundit vjen nga fjala latine, Deo-lum- Deoli, prej fjalës Deus-perëndi që do të thotë “lumi i Zotit”. Prej gjeologëve austriak më 1917 është thënë se Tomori ka brenda një liqen të madh dhe uji brenda tij shkakton burime të shumta. Megjithatë Stragjiritin do të kisha çuar te burimi i Sulovës, ku të shihte një burim tepër të thellë e të çuditshëm, pastaj te burimi i Lubeshës që ka një ujë të ftohtë si akull, te burimi i Vitalenit që gjendet në krye të Tomorrit, te Qafa e Dhodhonit dhe që emri i tij ka një shpjegim: vitalis –jetë, Vitalenis- jetëdhënës, do ta çoja edhe te burimi me emrin “Konti”, te burimet e tjera, por edhe te burimi çudibërës që ne e quajmë “Burimi i Kuçedrës”. Atje do të shihte se ky burim herë sjell ujë dhe herë e ndërpret atë. Mund të të ndodhë që të jesh duke pirë ujë dhe atë çast të shterojë. Për këtë arsye banorët e thërresin me emrin Burimi i kuçedrës, sepse kur kuçedra nuk donte të të jepte ujë e zinte (bllokonte) atë. Ky fenomen ndodh edhe sot e kësaj dite. Që të gjitha këto tregojnë se Burimi çudibërës i Janinës është Burimi i kuçedrës në malin e Tomorrit, thoshte me bindje Perikli Ikonomi .

Tomure, tomuros, tomuri, pelja (pelea) – që të gjitha fjalë shqipe

Tashmë Perikliu kishte zënë shtratin, kishte filluar të ndihej i sëmurë, por në çastet kur ndihej mirë niste të mendonte për fathënëset e Tomorrit. “Edhe fathënësit e Dodonës, tha gati me zë atë çast, Perikli Ikonomi, flasin për malin e Tomorit. Historishkruesit e vjetër shkruajnë se fathënësit e Dodonës quheshin Tomuri, fatthënat e tyre, Tomure dhe Tomuros, por kush nuk e di që të gjitha këto fjalë janë të gjuhës shqipe, që duan të thonë: Të mirat ose Të mirët. Prej këtyre fjalëve ka marë emrin dhe mali Tomor, që do të thotë mali i Të mirëve ose i Të mirave. Fatthënat quheshin edhe pelje ose pelea. Gjeografi Meletios (faqe 214) thotë: Pëllumba (pelje) quheshin gratë e tempullit, të cilat ishin barbare (me gjuhë jo greqishte) dhe dukeshin si zogj ndër të huajt…”. Ndërsa në shënimet e tij, kujtonte Perikli Ikonomi, Barthelemy thotë se prej dy pëllumbash të ikur nga Theba e Egjiptit, njëri erdhi në Dodonë të Epirit dhe tjetri qëndroi në Libi të Afrikës. Pëllumbi quhej me emrin Pelje, që në gjuhën e fiseve të vjetra të Epirit kallëzon emrin “plakë”. Të gjitha këto thënie të çojnë në Shqipëri. Peljet apo plakat përmenden edhe sot e kësaj dite në rrethinat e Tomorit, madje ekziston edhe legjenda e tri plakave, ku njëra prej plakave përfqëson datën 30 mars, e dyta 31 marsin dhe e treta 1 prillin. Në këto tre ditë në gjithë shqiptarët nuk punohej për nder të tyre, madje nuk punohet edhe sot”.

Tomuriasa – Tomorrica e Skraparit Perikli Ikonomi kishte mbushur moshën 85 vjeç. Ndihej tepër i lodhur. Shpesh pyeste mos kishin parë të vinin arkeologë në malin e Tomorrit, por sërish i thoshin se nuk kishin parë njëri. Atëherë ai nisi t’u tregonte atyre që kishtë përqark se, sipas historishkruesve të vjetër, nga Tomure ka rjedhur fjala Tomuriase që tregon krahinën e malit Tomor e që nuk është gjë tjetër veçse Tomorrica e Skraparit (rrethina e malit Tomor). Në këtë vend asgjë nuk gjen mangut përsa i përket orakullit të Dodonës. Në faqen jugore të Tomorrit, mbi katundin Bargullas, gjen qafën e Dhodhonit, po në këtë fshat ekziston edhe pllaka e Dodonit, ku nuk mungojnë as burimet me ujë të ftohtë, ndërsa në majën veriore të Tomorrit gjendet çuka e Peljes (peleas), fatthënëseve të orakullit të Dodonës. Nuk ka asnjë dyshim se kur gjeografi Meletos përmend emrin pelje e ka patur fjalën për tri plakat fatthënëse. Por mbi Tomor gjendet edhe një fshat tjetër që ka emrin, Mrakull, apo Mbrakull që do të thotë (mbë)Orakull, (te)Orakulli ose shkoj mbë Orakull. Edhe në këtë fshat janë gjetur statuja të stilit primitiv. Po, mali i Tomorrit është vendi ku lindën perënditë pelazgjike, fliste me siguri Perikli Ikonomi

Orakulli i vjetër Pelazgjik – mbi malin e Tomorrit

Ishte 23 maj i vitit 1977, Perikli Ikonomi pyeti sërish për arkeologët, por përsëri i thanë se nuk kishin parë njeri. I mbetur i trishtuar tha: “Po mirë, le të mos vijnë, gjithë studiuesit e vjetër e kanë thënë që orakulli i vjetër i Dodonës nuk ndodhet në Janinë, por në malin e Tomorrit. Ja çfarë thotë Homeri te Iliada: :Aqilehti, biri i Pileut dhe i Perëndeshës Deti, Kryetar i Lapathëve në Luftën e Trojës, i çoi aso kohe një përshëndetje Zeusit të Dodonës pelazgjike e i thotë në formë lutje: “O Zot, mbret Dodonas pelazgjik që banon në ato vende të largëta e sundon mbi Dodonën dimërkeqe, për rreth teje banojnë Selijtë, Dragomanët (fatthënës) këmbëzbathur e gjumëpërdheas….”. Pra Akili është Kryetar i lapathëve, lapëve( lebërve të sotëm) dhe ai i drejtohet Zeusit të Dodonës. Veç kësaj Plutarku ( lib. I..V,19. I.VI, 21, VII, 4 e IX, 6) thotë se fiset që banonin rreth Dodonës ishin Selijt, Enianët, Perrevejët dhe Athamanët, por Perrevejët dhe Athamanët u dëbuan që këtej prej Lapathëvet (stërgjyshërit e lapëve të sotëm). Pindari ( lib. I. IV, 84) thotë, që prej Pindit e kundrejt mjaft larg, afër Peonëve janë dhe malet Dodoniane, por Peonët janë fis ilirian, që në kohëra të vjetra banonin rreth liqenit të Ohrit, Dibër, Shpat, Mokërr, Golobordë e shtriheshin thellë brënda Maqedonisë e në veripërëndim të saj. Po të vazhdonim kështu lista e thënieve do të ishte shumë e gjatë.

Megjithatë e vërteta është se edhe Straboni (gjeograf, libër VIII, 7 dhe në shënime, ku bën fjalë për Thesalët dhe Epirotët) thotë: “Po, Dodonën edhe disa të tjerë e vënë në vend më të lartë nga vendet veriore të Thesprotisë (Çamërisë) dhe mali i Dodonës është Tomori, rrëzë të cilit gjendet faltorja e Zeusit; Dodona është vend i fortë… Ndërsa Pindari (lib. VIII, 2) dhe Straboni (lib. VI, 19) thonë se vendi Dodonian ka qënë më tej Pindit dhe se prej malit Tomor duken edhe gjëra tërheqëse në parje. Të njëjtën gjë thotë edhe Didymos (lib.. I. VI, 12) dhe Eustathi (lib VI. 14) Ata theksojnë se krahina e Dodonës gjendej më tej nga veriu i Thesprotiosë (çamërisë) në vend të ftohtë”. Sigurisht që të gjithë kanë të drejtë. Të drejtë ka edhe Herodoti kur thotë (libër II, 53-59) se tempull i Dodonës ka qenë i vetmi, më i vjetri i gjithë të tjerëve; në këtë binin konsakrime (afieroma) dhe popuj të Evropës nga vende veriore të Ilirisë.” E pra orakulli i vjetër pelazgjiknuk i Dodonës nuk ndodhet në Janinë, por në malin e Tomorrit dhe askund tjetër. Ndërsa po thoshte këto fjalë, Perikli Ikonomi mbylli sytë për t’u ndarë përgjithmon nga jeta, por që edhe atë çast dukej sikur thoshte: Çështë gjithë kjo heshtje e madhe që na mbulon të gjithëve!!!

(Ky shkrim bazohet tek studimi i studiesit Perikli Ikonomi: “Dodona Pelazgjike dhe Tomor’ i zotit të Pellazgëve”)

/Shkruar nga Vepror Hasani/pashtriku/

Protestë në mbrojtje të Gjuhës shqipe

Nesër në ora 10 e 45 minuta, në Tiranë organizohet një protestë para Akademisë së shkencave

Do jemi atje për të mbrojtur gjuhën shqipe nga pseudoakademikët që për qëllime antishqiptare botojnë e promovojnë vepra antikombëtare si fjalori i akademikut Kolec Topalli i cili e rreshton shqipen si gjuhën më të huazuar në botë me 93% të fjalëve si të huaja.

Do jemi te ASH me shpirt, frymë e trup tu tregojmë, jo vetëm se shkenca e vërtetë e vendos shqipen si qendër e gjuhëve indoeuropiane, por edhe se poshtërimimin që i bën ASH gjuhës shqipe, nuk mund ta lejojmë kurrësesi!

Do jemi para ASH për të dëshmuar se s’lejojmë askënd të na përdhosë gjuhën e shpirtit dhe të zotit, gjuhën Naimit e të Fishtës.

Do jemi te Akademia e Shkencave tu tregojmë shqiptarëve me fakte se kjo akademi është filial i Akademisë Serbe të Beogradit dhe nuk funksionon për llogari e në dobi të kombit shqiptar.

Do jemi te Akademia e Shkencave për të treguar se kjo akademi sulmon poshtërsisht gjuhën shqipe me qëllimin final për ta shkombtarizuar çdo fjalë të gjuhës sonë dhe të na tjetërsojnë si komb.

Do jemi te ASH për tu thënë se sllavofilia e kësaj akademie nuk është shkencë dhe ti pyesim nëse dinë se ku përfundojnë çdo vit 40 milionë dollarë të buxhetit të Serbisë që hidhen në Shqipëri.

Do jemi para Akademisë së shkencave edhe në emër të shenjtorëve të gjuhës shqipe që dhanë gjakun për atë dhe do jemi aty edhe në emër të ardhmërisë sonë.

Ndaj ftojmë gjithkënd të jetë prezent për të ndaluar masakrën ndaj gjuhës shqipe që po kryhet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë për interesa që i di kjo akademi, por që janë në kundërshtim flagrant me të vërtetën shkencore dhe interesat tona kombëtare.
Mos mungo në tubim ditën e hënë dt 07 ora 10 e 45′.
Të thërret gjuha shqipe!

/Agron Dalipaj

Donald Trump dekoron “mbretëreshën” e këngës shqiptare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka marrë vendimin për të dekoruar ikonën e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha. Sot pritet të zhvillohet ceremonia e dhënies së medaljes “Mirënjohje” e akorduar nga kreu i “Shtëpisë së Bardhë”

Lajmin e mirë e ka dhënë “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë”, të cilët kanë përcjellë edhe një ftesë për të gjithë artëdashësit që duan të ndajnë emocionet e kësaj ngjarje të madhe për kombin.

Njoftimi i plotë

Tirana feston sonte ditëlindjen e “Mbretëreshës” së këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Me rastin e 85 vjetorit të ditelindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, (Nderi i Kombit), presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje.

Me këtë rast sot, në datën 6 maj 2018, ditë e dielë, ora 18,30 Shoqata RessEgnatia dhe Unioni Gazetarëve Shqiptarë, organizojnë në sallën e Universitetit të Arteve të Bukura, (Akademisë se Arteve) me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Ilir Meta, Ministrave nga Shqipëria dhe Kosova, Akademikë dhe personaliteteve të fushave të ndryshme:
Ju ftojmë të bëhemi bashkë në nderimin e artistes së madhe Zonjës Pagarusha!

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Dallimet e Kanunit të Labërisë nga ai i Lekë Dukagjinit

Sipas Prof. Dr. Ismet Elezit: Kanuni i Labërisë dhe Kanuni i Lekës, pavarësisht se kanë vepruar në kohë e hapësirë të ndryshme, se i pari i referohet nga gojëdhëna shek.XI, kurse të dytët shek XV, se i pari ka vepruar në Jugperëndim të Shqipërisë dhe të dytët në Malësinë e Veriut, kanë shumë norma të ngjashme e të njëllojta, kanë një nënshtrat të përbashkët, janë pjesë përbërëse të Kanunit mbarëpopullor shqiptar, i cili mbijetoi e përballoi stuhitë e pushtimeve të huaja gjatë shekujve

Këto ngjasime kanë në themel të tyre etikën, sistemin e vlerave të larta morale dhe parimet kryesore juridike të së drejtës zakonore të tij, lidhjet kulturore e shpirtërore të popullit shqiptar.

Gjithashtu ngjasime ka në organizimin e brendshëm shoqëror, parashtetëror, mbështetur në lidhjet farefisnore në vëllazëritë e mëdha e të vogla, në institucionin e pleqve e të kuvendeve të burrave, si organizma të vetëqeverisjes vendore, në rregullimin e marrëdhënieve të pronësisë, të trashëgimisë, të detyrimeve, e deri te rregullat e hetimit e të gjykimit të çështjeve.

Ndër këto dallime thelbësore vërehet zhvillimi më herët i marrëdhënieve kapitaliste në prodhim në Labëri, në krahasim me zonat ku vepronte Kanuni i Lekës dhe Kanuni i Skënderbeut në Malësitë e Veriut. Nga përcaktimi në analizë të fundit i këtyre marrëdhënieve ekonomike u shfaqën edhe dallimet në strukturën klasore të shoqërisë në Labëri. Në disa fshatra sidomos në Rrëzomë u krijuan shtresa të reja të pasura-agallarët, u forcuan më tej çifligarët, u zgjeruan shtresat e mesme të pronarëve të tokës e të bagëtive, u thellua varfëria e shtresave të ulëta, që përbënin shumicën, veçanërisht në Kurvelesh. Secila prej këtyre shtresave kishte një status të veçantë në Kanun, dhe barazia shoqërore e dikurshme e bashkësisë fisnore (gjinore) gradualisht në shek XVIII-XX-të shkonte duke u kufizuar, ndërsa barazia e gjakut “gjak për gjak” u ruajt edhe në vitet pasardhëse, shkruan Konica.al

Si rrjedhojë e këtyre dallimeve ekonomiko-shoqërore, Kanuni i Labërisë rregullonte marrëdhëniet juridike ndërmjet çifligarëve e çifçinjëve, marrëdhënieve civile e kontraktore të pronarëve të tokës e bujqve, agallarëve pronarëve të kopeve të bagëtive e çobanëve që paraqesin dallime të dukshme të Kanunit të Labërisë nga Kanuni i Lekës apo Kanuni i Skënderbeut në Veri të Shqipërisë.

Dallime jo të pakta vërehen edhe në rregullimin e marrëdhënieve familjare e martesore. Fiset dhe familjet e mëdha patriakale në Labëri, që nga gjysma e dytë e shekullit XVIII- fillimet e shek.XIX, ishin në procesin e shpërbërjes së plotë dhe ua linin vendin vëllazërive, familjeve të mesme e të vogla, të ndara nga trungu prindëror, me ekonomi më vete, të vogël apo të mesme. Tradita gojore dëshmon se familja labe, në shumicën e madhe, përbëhej si rregull nga 10-20 veta, maksimumi deri në 30 veta, ndryshe nga ajo në Zonat e Veriut, ku vepronte Kanuni i Lekës apo Kanuni i Skënderbeut, që arrinte deri në 100 veta.

Zakonet e vjetra patriarkale ishin skllavëruese për gruan. Ato nuk i njihnin asaj të drejta në krahasim me burrin, veçse i mbronin nderin e saj.

Nga gjysma e dytë e shekullit XIX, pas reformave të normave të vjetra, pozita e gruas në Labëri shkoi duke u forcuar brenda familjes, ashtu dhe në marrëdhëniet martesore që gradualisht u liberalizuan në një masë ose në tjetrën. Marrëdhëniet patriarkale-fisnore, autoriteti absolut prindëror dhe sundimi absolut i burrit ndaj gruas, pësuan zbutje, natyrisht, duke ruajtur, diku më fort e diku më pak, gjurmët e patriarkalizmit të kohës së kaluar. Gruaja fitoi disa të drejta e liri, që i mohoheshin më parë. Fëmijët madhorë mund të ndaheshin më lehtë nga trungu prindëror, etj.

Dallime e veçori në Kanunin e Labërisë nga Kanuni i Lekës, apo Kanuni i Skënderbeut ka përsa i përket organizimit të vetëqeverisjes vendore. Në këtë kanun nuk njihen pozita dhe privilegjet e Derës së Gjonmarkajve, si në Kanunin e Lekës, nuk njihet instituti i bajraktarëve, i krerëve të fiseve, por pranohet roli i Kuvendeve, i pleqve, i parisë së vendit, i kapedanëve, i vegjëlisë dhe i gjyqit të pleqve. Në këtë drejtim ka ushtruar ndikim në Kanun edhe krijimi dhe funksionimi i pashallëkut të Janinës, nën drejtimin e Ali Pashë Tepelenës.

Veç këtyre, për zëvendësimin e normave të vjetra me norma të reja të Kanunit, merita të mëdha i takojnë përhapjes së arsimit e të kulturës me çeljen e shkollave që në fillimet e shek.XIX, krijimin e klubeve patriotike kulturore në Labëri etj.

Popullsia e Labërisë, e zonave të vetëqeverisjes vendore, nuk ka qenë krejtësisht e izoluar, e shkëputur nga kryeqendrat si Gjirokastra, Delvina, Vlora dhe Janina, ku zhvillohej tregtia dhe jeta kulturore.

Kontaktet e Labërisë me shkollat dhe me jetën kulturore të qyteteve kryesore, e posaçërisht kurbeti, lidhjet tregtare me shtete të tjera si Greqia, Turqia e Italia, kanë luajtur rol të madh përparimtar në Labëri. Të gjithë këta faktorë të harrur së bashku vepruan aktivisht në ndryshimin e mentaliteteve të njerëzve, për qytetërimin e shoqërisë dhe, si rrjedhojë edhe për ndryshimet pozitive të normave të Kanunit të vjetër të Labërisë, që pasqyrohen në rregullimin e marrëdhënieve juridike.

Megjithatë, kanuneve shqiptare u përshtatet sentenca e filozofisë së vjetër greke “Jemi bashkë, pse jemi ndryshe”.

Në një masë ose tjetrën kjo sentencë ka vlera edhe për krahasimet e Kanunit të Labërisë me zakonet juridike të Greqisë së vjetër, të përshkruara me mjeshtëri nga Eskili.

Kanunet janë dhe do të mbeten si monumente historike të vlerave kulturore të popullit shqiptar, pasqyra të historisë dhe të karakterit të tij fisnik.

Mbi të gjitha, ngjashmëritë themelore dëshmojnë lashtësinë e popullit shqiptar, të kulturës së tij në përgjithësi dhe të asaj juridike në veçanti, si dhe unitetin e pandashëm të kombit tonë në trojet e tij ilire.

Kanunet shqiptare, bashkë me Statutet e qyteteve bregdetare (Durrësit, Shkodrës, Tivarit, Drishtit, Budvës) të shek.XIV mbetën pasuri kombëtare, nderim për të parët tanë, të cilët na i lanë këtë trashëgimi të pasur kulturore.

Libri në gjuhën shqipe, më i vjetër se Meshari

Përsëri ata, austriakët, të dashuruarit e përjetshëm me shqipen, që këtë radhë na befasojnë me një tjetër zbulim. Bëhet fjalë për një dokument që mund të hedhë dritë për shkrimin më të hershëm të gjuhës shqipe

Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me germa latine.

Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura. Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë.

Dy profesorët kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XVI.

Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se “Meshari” i cili daton në mes të shekullit të XVI. Zbulimi Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë shkencor apo jo. Dokumenti që publikohet në web-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë për shqipe të shkruar rreth shekullit XIV.

Përcaktimi më i saktë i datës do të shërbente për të vërtetuar nëse “Meshari” i Gjon Buzukut është i pari libër i shkuar në shqip apo më në fund gjuhësia ka arritur të gjejë dokumente të tjerë që e vërtetojnë këtë gjë. Në foto jepet fleta e një libri fetar, i shkruar në italisht dhe në shqip. “Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Të paretë tanë print”, që kuptohet. “Ligjërta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë”.

Në gjurmët e Joklit Dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber Jokl. Jokl ka lindur në 25 shkurt 1887 dhe është vrarë nga nazistët në maj 1942.

Edhe pse me një formim juridik, Jokl iu përkushtua gjuhësisë dhe kryesisht studioi gjuhët indo-evropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare mësoi gjuhën shqipe. Është autor i librave “Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes” dhe “Kërkime gjuhësore – kulturore historike nga fusha e shqipes”.

Dokumentet e hershme të shqipes Deri më sot tre cilësohen si dokumentet më të hershme të shqipes. Edhe pse gjithë gjuhëtarët pranojnë se shqipja duhet të jetë shkruar shumë kohë më parë, dokumenti i parë që e dëshmon këtë është “Formula e pagëzimit”, e shkruar nga kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit në 8 nëntor 1462. Dokumenti i dytë është fjalori i Von Harfit, i vitit 1497.

Dokumenti që përmban një numër fjalësh dhe shprehjesh që i duheshin udhëtarit gjerman gjatë kalimit të tij në Shqipëri në Durrës dhe në Ulqin. Të së njëjtës rëndësi, gjuhëtarët rendisin dhe “Perikopeja e Ungjillit të Pashkës”.

Një dokument i shkruar në greqisht, që mendohet se i përket shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla Bible në gjuhën shqipe, që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit XIV. Por si dokumenti më i rëndësishëm deri më sot mbahet “Meshari” i Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe. “Meshari” i përket vitit 1555. Por të gjithë studiuesit janë të një mendimi kur flasin për dokumentet më të hershme.

Këtë e dëshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, që ka udhëtuar në Shqipëri. Në një relacion latinisht të vitit 1332, ai shkruan: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine”. Një gjë mund të thuhet me siguri: Nëse dokumentet shqipe ekzistojnë, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonë nga të huajt. Formula e Pagëzimit 1462 Dokumenti i parë i vërtetuar i shqipes i përket datës 8 nëntor 1462, transmeton shekulli.

Është shkruar nga Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit. Duke parë mangësitë në ushtrimin e fesë, Pal Ëngjelli lëshon një qarkore latinisht, ku lejon që në kohë lufte fëmijët të pagëzoheshin në shqip. Formula është: “Un të pagëzonj pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt” shqip . Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) Janë 26 fjalë shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhëtarit Arnold Fon Harfit ka një rëndësi të madhe për gjuhën shqipe, duke qenë është i pari dokument i shprehjeve dhe numrave.

Fjalori është zbuluar në vitin 1860, Fon Harvi udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin. “Meshari” i Buzukut 1555 Është i pari libër i gjuhës shqipe që është gjendur deri më sot. “Meshari” përbëhej nga 110 fletë ose 220 faqe. Origjinali i librit që ka arritur të gjendet përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit.

/infoglobi.com/