Serbia dhe përbindëshi nga Banati

Të dielën u mbyll Panairi i 62-të i Librit në Beograd, ndërsa bilanci i tij pak a shumë tingëllon kësisoj: kryeqytetin e Serbisë e vizitoi një përbindësh. Kjo përshtypje, sipas të gjitha gjasave, do të duhej t’u imponohej konsumatorëve të mediave serbe. Përbindëshi, sipas tyre, e ka emrin Herta Müller – e rritur në Rumaninë fqinje dhe fituese e çmimit “Nobel” për letërsi

Zonja Müller sivjet ishte mysafire nderi e Panairit të Librit në Beograd, e për ta prezantuar atë te banorët e “Qarkut të Dyshit” në fillim të këtij manifestimi tradicional u organizua një panel në Teatrin Jugosllav të Dramës, shkruan sot Michael Martens në Koha Ditore.

Kjo mbrëmje e la në hije – me të drejtë apo jo, kjo tash është një çështje tjetër – pjesën e mbetur të Panairit. Kush është, pra, gruaja “mbeturinë” (sipas “Telegrafit” serb), që e keqpërdori mikpritjen e Beogradit (“Politika”) dhe – siç shkruajnë pak a shumë të gjitha gazetat – e ofendoi Serbinë?

Herta Müller u lind dhe u rrit në një fshat gjerman në pjesën rumune të Banatit. Si rioshe kaloi në Temishvar, ku studioi dhe punoi. Kur pas maltretimeve shumëvjeçare prej anës së shërbimit të zbulimit të Ceausescut “Sekuritatee”, më 1987 më në fund iu lejua ta braktisë Rumaninë dhe të vendoset në Berlin, ajo ishte në mes të tridhjetave. Përvojat nga parajsa e errët e varfërisë së Rumanisë komuniste e shënuan jetën dhe letërsinë e saj…

Shqipëria, xhevahiri i ruajtur i Evropës

Zbuloni një nga xhevahirët më të pashkelur dhe simpatik të Evropës – shikoni vendet më të mira për të vizituar Shqipërinë, një bukuri malore me vendas tepër miqësorë. Kështu e nis artikullin portali britanik momondo.co.uk, i njohur për informacionet turistike

“Shqipëria është një copëz e paprekur dhe e pazbuluar e enigmës komplekse të Evropës. E mbushur me peizazhe zanash, pamje të mrekullueshme, kulturë të pasur dhe banorë vendas mikpritës, Shqipëria duhet të konsiderohet si një nga destinacionet kryesore për të vizituar, për një eksperiencë autentike udhëtimi”, shkruan artikulli, i cili sjell përvojën e një prej shkrimtareve më të njohura për udhëtimet Anita Hendrieka.

Peizazhi i Shqipërisë përbëhet nga territori malor mbi 70%, thuhet në reportazh, kështu që nëse pëlqeni natyrën, ajo duhet të jetë në krye të listës suaj. Një tjetër gjë që në këtë vend nuk mungon është karakteri. Shqiptarët kanë një ndjenjë të madhe të humorit dhe një qëndrim të relaksuar – ky i fundit ndonjëherë sfidon durimin e udhëtarëve të etur.

Shqiptarët i ruajnë traditat e tyre të dashura dhe vendi është frymëzim për të jetuar dhe udhëtuar në mënyrë më të thjeshtë. Teknologjia merr një vend dytësor dhe udhëtimi këtu është një rast i madh për të praktikuar jetesën pa të. Shqipëria mund të arrihet duke fluturuar në aeroportin e vetëm të vendit që ndodhet në kryeqytetin e Tiranës.

HISTORIA E SHQIPËRISË

Historia e Shqipërisë është komplekse dhe vendi ende po rimëkëmbet nga regjimi komunist që përfundoi në vitin 1992. Mbi 750,000 bunkerë u ndërtuan me urdhër të diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i njohur për natyrën e tij paranojake për luftën. Për fat të mirë, Shqipëria kurrë nuk i ka përdorur këto bunkerë dhe shumë prej tyre janë braktisur ose me kreativitet u shndërruan në hotele, kafene dhe madje edhe studio tatuazhi.

Kjo, megjithatë, është vetëm një pjesë e vogël e historisë 5000 vjeçare të Shqipërisë. Përpara kësaj, Perandoria Osmane u vendos mbi 400 vjet, kur një shumicë e madhe e kombit u bënë myslimanë. Megjithatë, pak do të shihni ndonjë dëshmi të shamive dhe shumë njerëz ende pinë raki, alkoolin dhe hanë mish derri.

Shqipëria ishte gjithashtu vendi i parë që ndalonte fenë kur u vendos komunizmi. Shumë kisha dhe xhami u shkatërruan gjatë kësaj epoke, por ngadalë – gjatë dekadës së fundit – po rindërtohen dhe religjioni është rifutur në jetën e njerëzve.

Ndër qytetet që artikulli citon si të preferuara për t’u vizituar janë disa nga Shqipëria Jugore. Saranda, Ksamili dhe Himara cilësohen si mrekulli natyrore dhe të lashta. Ndërsa Berati dhe Gjirokastra – binjakët historikë.

PLANIFIKO RRUGËN TËNDE

Është më e lehtë që të udhëtosh nëpër Shqipëri me makinë, por gjithashtu mund të udhëtoni në vend me autobus. Është mirë dhe e lirë, por duhet të dini që transporti në Shqipëri nuk ka orar të rreptë apo afat kohor. Gjithashtu, kohët e autobusit mund të ndryshojnë nga vera në dimër, kështu që kërkoni një lokal që të pyesni për autobusët – ata do të dinë më së miri.

Ekzistojnë ndalesa të përafërta të autobusëve, por shoferët e autobusëve marrin gjithashtu autostop për të gjithë ata që ngrenë dorën. Gjërat më të rëndësishme: mos u habitni nëse ndani edhe vendin tuaj me një frigorifer ose një motor makine.

USHQIMI SHQIPTAR – SUPER I FRESKËT

Kuzhina shqiptare ndikohet nga Greqia, Turqia dhe Italia; zakonisht është bërë me prodhime vendore dhe është e njohur për erëzat. Pjatat shqiptare përfshijnë tavёn e kosin (qengjin e pjekur me kos) dhe byreku (një pastë e pjekur zakonisht e mbushur me djathë). Ju gjithashtu do të gjeni një sasi të pafund të pizzerive të cilësisë të lartë dhe përgjatë bregut ju mund të shijoni ushqim deti të mahnitshme dhe të përballueshme në çmim, mbi të gjitha të freskëta.

Gjithashtu sigurohuni që të provoni pijen më të njohur në Shqipëri: Rakia – një pije e fortë e bërë nga rrushi i fermentuar dhe nganjëherë frutat e tjera si kumbulla dhe thana. Rakia përdoret edhe për qëllime mjekësore. /monitor/

Negovani, fshati që ka vetëm shqiptarë, por ku nuk lejohet të flitet shqip

Është e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo. Në ditët e sotme aty ende banojnë shqiptarë ortodoksë dhe pak vllehë. Por sipas të dhënave nga viti 1912 deri në vitin 1928 në Negovan banonin rreth 1100 njerëz

Nga Arlinda Canaj

Ky fshat është i njohur për atdhetarizmin e banorëve të tij. Në shumë shkrime të mëparshme kemi përmendur që në këtë fshat u hapën shkolla shqipe dhe u mbajtën mesha në gjuhën shqipe që në fillim të shekullit XX. Fshati është i njohur sepse këtu lindën figura të shquara shqiptare ndër më të njohurit Papa Kristo Negovani dhe Theodhos Haradhambi Negovani, të cilët u vranë barbarisht nga grekët në vitin 1905 sepse u mësonin fëmijëve të fshatit gjuhën shqipe. Papa Vasil Gjikë Stillo është nipi i Negovanëve i cili më 1910, bëri përpjekje që në kishën e fshatit të mbante meshën në gjuhën shqipe dhe e goditën me thika gjatë meshës, vdiq më 16 janar 1910 në spitalin e burgut të Manastirit. Për vrasjen, në Negovan, të priftit shqiptar, dëshironte ta kthente liturgjinë në kishë nga gjuha greke në gjuhën shqipe ka shkruar edhe Brailsford. Sipas të dhënave që disponon historiani i njohur Arben Llalla në librin e tij “Demografia në viset Veriore të Greqisë”, shumë dokumente historike vërtetojnë se Negovani ka qenë fshat i pastër shqiptar.

Pleqësia e fshatit në fund të vitit 1909, lajmëronte me një letër në gjuhën shqipe prej tre faqesh se është hapur shkolla shqipe “Dituria”, me mësonjës Petro Nini Luarasi, Në letër thuhet se shkolla në Negovan ka nevojë për libra dhe fletore për rreth 40 nxënës, djem dhe vajza të cilët e kishin braktisur shkollën në gjuhën greke. Në fund letra është firmosur nga pleqësia e shkollës, kryeplaku Sotir Kristo, arkëtari Sotir A Xoxe, pleqnar Naso Tire dhe mësonjësi Petro ( Αθανάσιος Χαλκιόπουλος, ΜΑΚΕΔΟΝΙΑ – ΒΙΛΑΕΤΙΑ, ΤΗΕΣΣΑΛΟΝΙΚΗΣ-ΜΩΝΑΣΤΙΡΙΟΥ, (Εθνολογική στατιστική των βιλαετίων Θεσσαλονίκης και Μοναστηρίου), Αθήναι, 1910, fq.90 203 ëëë.lithoksou.net/florina_gh.html). Në fund letra ka edhe vulën e pleqësisë së mësonjëtores me vitin e themelimit të saj 1909. Origjinali i kësaj letre gjendet në muzeun e qytetit të Elbasanit. Kjo shkollë u drejtua deri në vitin 1911 nga Petro Nini Luarasi.

Nga Negovani është dhe ish-ministri i brendshëm i Republikës së Shqipërisë Koçi Xoxe (1911-1949), njëri nga figurat qendrore të Partisë Komuniste. Gjatë kohës së diktaturës komuniste është shkruar se Koçi Xoxe ishte sllav-folës, por në Negovan nuk ka pasur asnjë familje sllav-folëse. Një kushëri i Koçi Xoxes i quajtur Mihal Xoxe, në fund të shek.XIX kishte ngritur në Kostancë një shtypshkronjë nga më të mëdhatë të asaj periudhe në Rumani, ku rilindësit shqiptarë botonin veprat e tyre patriotike. Aty janë botuar edhe librat e Frashërllinjëve, të Naimit, Abdylit të Samiut dhe të shkrimtarëve e patriotëve të tjerë të Rilindjes sonë Kombëtare, të cilat ndezën në ato vite shumë ndjenjat patriotike. Negovani në fillim të shek.XX ishte fshat shumë i madh dhe numëronte mbi 500 shtëpi të banuara qind për qind me shqiptarë. Në një shkrim të botuar në revistën gjermane Der Spiegel, më 10 nëntor 2003, Renate Flottau, shkruan se në Flamburo (Negovan) kishte takuar një të moshuar që shiste mollë anës rrugës dhe ai i kishte thënë se shqiptarët vendas nuk guxojnë as të flasin shqip në shtëpitë e tyre.

Grekët na kanë asimiluar. Nuk ka shkolla shqipe apo institucione kulturore. Nga të dhënat e regjistrimeve të popullsisë që do sjellim më poshtë, nuk na rezulton që në Negovan të ketë familje sllave. Nga të dhënat që jep autori Brankof në fshat ka 96 bullgarë të krishterë, 110 grekë, 300 vlehë dhe 1080 shqiptarë të krishterë. Fshati kishte dy shkolla fetare, tre mësues dhe 200 nxënës. Sipas Millojeviç, ai jep të dhëna për 110 shtëpi ku banojnë shqiptarë ortodoks dhe 3 shtëpi vlleh ortodoks. Në regjistrimin e vitit 1932, fshati kishte 210 familje të huaja që flisnin gjuhën shqipe dhe pak prej tyre gjuhën sllave dhe rumanishten, dhe 44 familje kanë deklaruar hapur se janë shqiptar.Ndërsa Riki Van Boeschoten dhe Helleen van der Minne, deklarojnë se banorët e Negovanit janë deklaruar të gjithë shqiptarë. Sot fshati i përket komunës së Perasmatos dhe ka rreth 420 banorë.

Piktori i parë i Rilindjes Italiane që pikturoi një shqiptar… Shën Gjergjin!

Karlo Kriveli (1430-1495) është një piktor italian i lindur në Venecia. Mësimet e para i mori nga i ati Jakobo. Qëndroi pak kohë në Dalmaci në Zara (1475) dhe u kthye përfundimisht në Itali në 1467

Është përfaqësues i pikturës dekorative në Rilindjen Italiane. Në pikturimin e tij ndihet stili gotik dhe ai bizantin me një frymë të re. Me përjashtim të pikturave murale, tablotë e tjera të Krivelit janë marrë nga disa muze të njohuara të Evropës dhe Amerikës.

Mjeshtri venecian, i cili në atë kohë ishte në atë kohë piktori më i madh që punonte në Market. Në tablonë e tij Shën Gjergji vret Kuçedrën (1470) ka pikturuar luftëtarin e shquar shqiptar Gjergj Shqiptarin, që iku pas vdekjes së Skënderbeut në Fermo të Markeve (Itali) dhe duke u kthyer në përsëri në atdhe, ku ra në luftë me pushtuesit osmanë.

Në shekullin e kaluar tabloja u shit nga shpërdoruesit e veprave të artit dhe tani ka përfunduar në Muzeun Karnter të Bostonit.

Netflix ndërpret “House Of Cards” pas akuzave për agresion seksual ndaj Kevin Spaceyt (video)

Netflix njoftoi në fillim të kësaj jave se seriali i famshëm “House Of Cards” nuk do të xhirohet më pas sezonit të gjashtë, i cili filloi filmimin në Baltimore këtë muaj. Në një deklaratë, Netflix tha se kompania ishte ishte tmerrësisht e shqetësuar nga lajmet e natës së fundit në lidhje me aktorin kryesor të këtij seriali Kevin Spacey, i cili u akuzua për ngacmim seksual ndaj një mashkulli tjetër

Aktori Anthony Rapp pohoi pak ditë më parë se Spacey abuzoi me të seksualisht kur ishte vetëm 14 vjeç. Rapp deklaroi se skandali Weinstein e detyroi atë të fliste. Rapp, tani 46 vjeç, tregoi për BuzzFeed se ai ishte duke shikuar televizor në një parti në apartamentin e Spacey, kur ai e kapi hopa e mbështeti mbi mur dhe pastaj u hodh mbi të në shtrat.

Dy herë fitues i çmimit të Akademisë dhe aktor i mirënjohur i filmit dhe teatrit Kevin Spacey nuk i mohoi akuzat por u mjaftua të thoshte se ai nuk kujtohej për këtë episod të ndodhur më shumë se 30 vjet më parë. “Nëse unë u solla ashtu siç e përshkruan [Rapp] dhe pse nuk e mbaj mend sepse kanë kaluar 30 vite që nga ajo kohë, i kërkoj atij të më falë nëse kam bërë një sjellje të papërshtatshme i dehur, dhe më vjen keq për shqetësimin qe ai ka mbajtur gjatë gjithë këtyre viteve”, tha ai.

Bashkë me këtë ndjesë ylli i serialit të Netflix “House Of Cards” shpalli publikisht edhe faktin se ai është gay. “Kam dashur dhe kam pasur takime romantike me burra gjatë gjithë jetës time dhe unë zgjedh tani ta pranoj dhe të jetoj si një njeri i lirë homoseksual” shkroi ai.
Por, pranimi i homoseksualitetit të tij në një kohë që Spacey u akuzua për agresion seksual ndaj një mashkulli tjetër, aq më tepër kur ky i fundit ishte vetëm 14 vjeç ka nxehur shumë pjestarët e njohur të komunitetit LGBT të cilët kanë reaguar të indinjuar.

“Nuk ka dehje që justifikon ose shpjegon abuzimin ndaj një fëmije 14-vjeçar,” tha gazetari dhe aktivist I LGBT community, Dan Savage në Twitter. Një tjetër status i komediani Billy Eichner goditi: “Kevin Spacey ka shpikur diçka që nuk ka ekzistuar më parë për të, momenti jo i duhur për të dale si gay”.
Në të njëjtin mendim u bashkuan dhe aktorët Zachary Quinto, George Takei, ëanda Sykes dhe presidenti i GLAAD, Sarah Kate Ellis, i cili tha në një deklaratë: “Dalja hapur për orientimin seksual nuk duhet të përdoret për të shmangur pretendimet për sulme seksuale. Nuk është një histori për Kevin Spacey, por një histori mbijetese nga Anthony Rapp dhe të gjithë ata që guxojnë të flasin kundër veprimeve seksuale të padëshiruara. Mediat dhe publikus’duhet ta injorojnë këtë. “

Në javët e fundit akuzat për sjellje të keqe, abuzim dhe sulme seksuale kanë përfshire burra të fuqishëm, si producentin e filmit Harvey Weinstein, regjisorin James Toback dhe reporterin politik Mark Halperin.

Fakte të panjohura (në dorëshkrim) të Milan Shuflajt për shqiptarët

(Në 86 vjetorin e vrasjes së historianit të shquar kroat, Milan Shuflaj)- Paanshmëria, korrektësia dhe simpatia e madhe ndaj popullit shqiptar, lidhjet e afërta me Shqipërinë, pranimi dhe argumentimi në mënyrë shkencore i tezës së prejardhjes së drejtpërdrejtë të shqiptarëve nga ilirët, si dhe autoktonia e tyre në trojet shqiptare, ishin shkaqe që e shtynë Beogradin për të organizuar vrasjen e Milan Shuflajt më 18 shkurt të vitit 1931. Menjëherë pas atentatit, policia konfiskoi të gjitha dorëshkrimet që ndodheshin në apartamentin e tij

Një pjesë e mirë nga këto dorëshkrime mesa duket kanë humbur përgjithmonë, sepse edhe sot e kësaj dite nuk u gjendet ndonjë gjurmë. Jehona e vrasjes ishte e madhe. Reaguan me shkrimet e tyre “Tribuna” (Romë), “Berliner Tagblat”, “New York Times”, “Frankfurter Zeitung”, “Arbënia”, “Vullneti i Popullit” (Tiranë), etj. Me një memorandum të veçantë reaguan edhe kolosët e shkencës e të letrave si Albert Einstein, Heinrich Mann, dr. Josef Bajza, dr. Max Hildebert Boehm, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon Kuziela, dr. Martin Spahn, dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Lumo Skendo, Faik Konica, si dhe organizatat “Ligue Internationale des Droits des L’Homme”, “Federation Universitaire Internationale”, etj.

Interesimin e Shuflajt për shqiptarët dhe Shqipërinë e ndeshim që në fillim të karrierës së tij shkencore, kur, duke hulumtuar e mbledhur dokumenta nëpër arkivat e Dalmacisë, për “Codex diplomaticus” të Tadija Smiçiklasit, zbulon materiale burimore shumë interesante, të pabotuara, që i takonin mesjetës shqiptare. Kjo periudhë, në atë kohë ishte e pahulumtuar fare dhe zgjon interes të jashtëzakonshëm tek studiuesi i ri, interesim ky që e preokupon aq shumë, sa bëhet qëllim kryesor i veprimtarisë shkencore për gjithë jetën e tij.

Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, nga pena e dr. Milan Shuflajt dolën studime të jashtëzakonshme me vlera të larta shkencore në fushën e albanologjisë. E tillë është vepra monumentale “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, të cilën e boton së bashku me Ludvig Thallocin dhe Konstantin Jireçekun. Materialin e mbledhur, dr. Shuflaj e sistemonte dhe e përcillte me komente të ndryshme, kështuqë në të shumtën këto komente, paraqesin diskutime mevlerë të lartë shkencore dhe mund të shfrytëzohen si studime të veçanta. Punën për përgatitjen e botimit të kësaj kryevepre e ka vazhduar edhe më tutje.

Në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës, ruhen regestat për vëllimin e tretë të “Acta Albaniae…”

Në shtypin periodik si dhe studime të veçanta në Kroaci, Shqipëri, Kosovë, Greqi, Austri, Itali, Hungari por, edhe gjetiu, është shkruar se është gjetur vëllimi i tretë i cili ishte i gatshëm për botim. Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe.

Dr. Milan Shuflaj nuk kishte arritur ta përgatiste për botim vëllimin e tretë, ashtu siç është shkruar e pohuar deri tani. Në dorëshkrimet e tij, të cilat ruhen ne Arkivin Shtetëror Kroat në Zagreb, një pjesë e këtyre dokumenteve, janë të shpërndara nëpër kuti të ndryshme. Kjo është e tëra që është zbuluar pas hulumtimeve të bëra, e jo dorëshkrimi komplet i vëllimit të tretë, siç pohohet tani. Pra dr. Milan Shuflaj nuk e kishte shkruar e as që e kishte përgatitur për botim vëllimin e tretë.

Pohimet e mësipërme, u vërtetuan, kur në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës, në fondin e Ministrisë së Arsimit, [fondi 295, dosja 85, f. 1-43, viti 1931], nga ana e dr. Musa Ahmetit u zbulua përmbajtja e vëllimit të tretë të “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, aq shumë të përfolur, i cili shkaktoi edhe debate e polemika të shumta te studiuesit, historianët, por edhe te gazetarët.

Duke studiuar dorëshkrimet e Sufflay-t, por edhe burimet tjera arkivore mund të themi se se “disa prej veprave më të rëndësishme të këtij studiuesi, që janë konsideruar të botuara, në fakt kanë qenë vetëm pjesërisht të botuara.”

Këtu mund të përmenden: “Biologjia e fisit shqiptar” (1915), “Historia e Shqipërisë së Veriut” (1924), “Kadastri i Shkodrës” (1926), “Historia e Shqipërisë – prospekt” (1930), në anën tjetër, disa studime monografike të vëllimëshme, pothuajse të përfunduara, edhe sot kësaj dite nuk janë botuar, përkatësisht ato janë “të papërmendura dhe të pacituara në burime dhe literaturë të albanologëve dhe historianëve shqiptarë dhe të huaj si p.sh. “Statuti, ipeshkvia dhe qyteti i Durrësit,” “Biografi e Pal Engjëllit dhe e Pal Dushmanit të Krajës,” “Statuti i Drishtit,” “Familjet fisnike shqiptare në mesjetë,” “Qytete të tjera mesjetare shqiptare – Shkodra, Tivari, Shasi, Bajeza (Balezzio), Danja, Medua, Ulqini etj,” “Fiset, vëllazëritë, emrat dhe mbiemrat tek shqiptarët në mesjetë,” “Mbi emigrimin e shqiptarëve,” “Familja dhe fshati shqiptar në mesjetë,” “Armët dhe ushtarët shqiptarë në mesjetë,” “Harta gjeografike të Shqipërisë dhe të Ballkanit Jugor,” “Shin Sergji e Baku në Bunë” “Shin Gjoni Vladimiri,” etj.

Shuflaj, kishte përgatitur, ashtu si edhe në dy vëllimet e mëparshme, tashmë të botuara, “regestat” [sinopsin] e dokumenteve që duhej të futeshin në vëllimin e tretë. Informacionet për ekzistencën e këtyre dokumentave M. Sufflay i kishte nxjerrë nga botimet e ndryshme të korpuseve burimore me autorë Baronius, Cerone, Eubel, Farlati, Fermend�in, Gelcich, Hopf, Iorga, Ljubić, Makušev, Marinesco, Pastor, Thalloczy, Theiner, Ëaddingo, që kishte arritur t’i konsultonte gjatë përgatitjes së dy vëllimeve të para të Acta Albaniae.

Nga këto botime ai kishte mbledhur jo vetëm të dhënat për përmbajtjen e dokumentave, por edhe për vendndodhjen e tyre. Shënimet mbi dokumentat i grupon sipas arkivave dhe bibliotekave ku ato ndodheshin si në Arkivin e Venedikut (450 dokumente nga vitet 1407-1451), Arkivin e Vatikanit (113 dokumente nga vitet 1405-1451), Arkivin e Napolit (20 dokumente, nga vitet 1402-1451), Arkivin e Barcelonës (12 dokumente nga vitet 1447-1451), Arkivin e Ankonës (8 nga vitet 1412-1439), Museo Civico të Venedikut (2 nga viti 1420), etj.

Është interesant fakti, që në përmbajtjen e vëllimit të tretë, M. Sufflay nuk kishte futur dokumentat nga Arkivi i Barcelonës të cilat i kishin përshkruar për llogari të tij disa scribes spanjollë, dhe që ky ia kishte huazuar akademikut serb në Beograd, Jovan Radoniq, për konsultim për një studim. Ky i fundit i botoi ato në vitin 1942, pas vdekjes së M. Sufflay. M. Sufflay i kishte kërkuar me këmbëngulje që Radoniq t’ia kthente dokumentat nga arkivi i Barcelonës, e megjithatë ai i kishte mbajtur ato, edhe pse i kishte premtuar Sufflay-t se do t’ia kthente.

Zbulimet më të reja nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut

Shuflaj, kishte lënë pa përfshirë këtu edhe disa dokumente nga Arkivat e Dubrovnikut dhe Kotorrit. Një gjë të tillë, e ka pohuar vetë, në një letër të zbuluar kohë më parë në Arkivin e Dubrovnikut. Në letër, e cila mban datën e 9 janarit të vitit 1931, ai kërkon t’i mundësohet studimi i dokumentave që ruhen në këtë arkiv, sepse po përgatitej të botonte vëllimin e tretë të: “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”. Me këtë rast, nga vetë dora e Shuflajt, kemi një të dhënë shumë të rëndësishme, se vëllimi i tretë po pregatitej, dhe se nuk ishte shkruar akoma.

Përveç kësaj letre, në Arkivin e Dubrovnikut, është zbuluar edhe proçesverbali i bërë nga arkivi për studimet që bëri Milan Shufalj atje, deri me 17 shkurt, d.m.th. një ditë para se të vritej. Ky proçesverbal, është i një rëndësie të dorës së parë, sepse aty janë shënuar me saktësi dhe pedantëri të gjitha vëllimet, dokumentat dhe dorëshkrimet që ka shfrytëzaur Shuflaj gjatë kërkimeve shkencore në këtë arkiv.

Kjo, është një lehtësi e jashtëzakonshme për të bërë rikonstruimin e gjithë asaj që Shuflaj studioi dhe përshkroi për vëllimin e tretë të kryeveprës së tij “Acta Albaniae…” Gjatë punës kërkimore, M. Shuflaj kishte studiuar dokumentat deri në përfundim të vitit 1451, vit ky që llogaritej edhe si kufiri i fundit për vëllimin e tretë të veprës së tij.

Kush ishte Milan von Sufflay?

Millan Shuflaj ka lindur në vitin 1879, në Lepoglavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaron në vendlindje, ndërsa Gjimnazin Klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Studion shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit. Doktoron në vitin 1901. Menjëherë pas doktoratës, Shuflaj i futet punës për sistematizimin, mbledhjen dhe përshkrimin e dokumentave mesjetare nga arkivet e qyteteve bregdetare dalmatinase për “Codex Diplomaticus”. Këtu ishin kontaktet e para të studiuesit të ri me lëndën e vëllimshme dhe të pahulumtuar fare, që i takonte Shqipërisë. Në vitin 1902, Shuflaj mbron me sukses provimin për profesor në shkencat ndihmëse të historisë, në Universitetin e Zagrebit.

Në vitet 1902/3 specializohet në Vjenë, në Österreichische Institut für Geschichtsforschung, në fushat e paleografisë latine, diplomacisë, kronologjisë dhe notariatin, tek profesorët: O. Redlicha dhe A. Dopscha. Në këtë vit, regjistron tek prof. K. Jireçeku, “Studimet albanologjike në Kolegjin e Vjenës”, të cilat nuk ka arritur t`i përfundojë. Në vitet 1904-1908, dr. Shuflaj punon si asistent në bibliotekën kombëtare Szeczeny, të Budapestit. Këtu thellon njohuritë në fushën e ballkanologjisë dhe sidomos albanologjisë.

Vendos kontakte të shumta me intelektualë dhe shkencëtarë me famë botërore, kontakte këto që do t’i shfrytëzojë më vonë, gjatë gjithë punës së tij shkencore. Në Budapest, Shuflaj botoi në revista dhe gazeta të ndryshme, një numër të madh punimesh shkencore me vlera të jashtëzakonshme. Në revistën Szazdok, boton dy punime për mesjetën kroate, ku me argumente shkencore tregon se dokumentet e Rabit të shek. XI dhe XII, për mbretin kroat Zvonimir, ishin falsifikat. Kjo gjë më vonë do t’i kushtojë shumë, sepse do të shpallet tradhtar i popullit kroat, dhe studentët e tij do t’ia bojkotojnë leksionet!

Në vitin 1908, emërohet profesor i rregullt për shkencat ndihmëse të historisë në Universitetin e Zagrebit. Së bashku me Talocin dhe Jireçekun, në vitin 1913 dhe 1918, boton në dy vëllime kryeveprën “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”. Në vitin 1918, me kërkesën e tij pensionohet, e pastaj boton pjesën e tretë të Historisë së Shqipërisë, të cilën kishte planifikuar ta shkruante në tetë vëllime, me titull: “Die kirchenzustände im vortürkischen Albanien. Die ortodoxe Durchbruchszone im katolischen Damme”, për të vazhduar, pastaj në vitin 1920 me romanin me temë nga mesjeta shqiptare, “Konstantin Balsha”, të firmosur me pseudonimin Alba Limi. Në dhjetor të vitit 1920, burgoset.

Dënohet me tre vjet e gjysmë burg të cilat i bën në Mitrovicën e Sremit. Në vitin 1924, boton në të përditshmen e Zagrebit, “Obzor”, romanin fantastiko-shkencor: “Na Pacifiku 2255 – metagenetički roman u četri knjige”. Po në këtë vit boton edhe: “Städte und Burgen Albaniens hauptsächlich ëährend des Mittelalters”, dhe “Povjest sjevernih Arbansa”. Pë të botuar pastaj në vitin 1925 studimin: “Srbi i Arbanasi, njohova simbioza u srednjem vijeku”. Në vitin 1928 botoi librin me ese: “Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike”.

Po këtë vit, emërohet profesor i rregullt në Universitetin e Budapestit. Për shkak se nuk kishte pasaportë, detyrohet ta refuzojë këtë emërim. Problemet me policinë, janë pjesë përbërëse e jetës së dr. Shuflajt. Sipas disa të dhënave më të reja, të zbuluara në Arkivin Shtetëror Kroat në Zagreb, dr. Milan Shuflaj është njëri ndër shkencëtarët e rrallë në botë, që është vëzhguar në çdo hap nga policia, e jo vetëm ai, por edhe personat me të cilët kontaktonte, duke përfshirë këtu edhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë dhe të gjërë.

Një mbikqyrje e tillë ka filluar në fund të vitit 1922, gjë që mund të dëshmohet nga dokumentet arkivore. Fillimisht është vëzhguar vetëm ditën, ndërsa më vonë 24 orë pa ndërprerje. Me raportet nga mbikëqyrja, njoftohej drejtpërsëdrejti kryeministri, Petar Zhivkoviq, e më vonë pasardhësi i tij, Milorad Srshkiqi në Beograd dhe vetë mbreti, në mënyrë që të kishin parasysh veprimtarinë dhe lëvizjet e shkencëtarit të madh. Në vitin 1929, Akademia Vjeneze e Shkencave i propozon dr. Shuflajt që të vazhdonte vjeljen e lëndës arkivore për vazhdimin e botimit të ”Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, vëllimet III-V.

Këtë inisiativë e përkrahu edhe qeveria e Mbretërisë Shqiptare, e cila shprehu gatishmërinë e saj që të hiqte shpenzimet për një ndërmarrje të tillë kaq serioze dhe të vlefshme. Dr. Milan Shuflaj ftohet të vizitojë Shqipërinë. Pas shumë peripecish rreth pajisjes me pasaportë, ai arrin në Shqipëri më 12 janar të vitit 1931. Vritet nga dora e kriminelëve serbë më 18 shkurt të vitit 1931, një ditë pas kthimit nga Shqipëria, duke lënë pas shumë studime të papërfunduara, në dorëshkrim, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb. /Dr.Musa Ahmeti/

Qyteti i lashtë ilir në Kretë dhe monedha e saj shkruar në shqip: “ELYRION”

* Έλυρος” Quajtur një vend i lashtë në gjuhën para-greke në Kretë (sot Greqi) i pa shpjegueshëm në gjuhën greke dhe i lënë ashtu pa shpjegim sepse aty shkruhet dhe ka kuptimin e qartë: Έλυρος; Élyros = ILYRIN

Mili Butka

Elyros ishte një qytet i lashtë në Kretë jugperëndimore në kodrën e Kefalas, pranë fshatit aktual Rodovani . Elyros përjetoi një periudhë të akneve të paktën deri në periudhën klasike greke, nga 500 në 350 pes. [1] . Gjatë kësaj periudhe, Elyros ishte një nga qendrat më të rëndësishme urbane të Kretës jugperëndimore, me një popullsi prej rreth 16,000 banorë. Ishte një zyrë dhe qendër tregtare me prodhimin e armëve të mëdha. Pranimet e saj ishin Siria dhe Lissos. Në Elyros, adhuronin Apollonin, bijtë e Filakidit, Filanderi dhe nimfa Akakalidas. Elyros përmendet si një vend i mundshëm i origjinës së Thalita, krijues i valleve të zjarrit, shekulli apo Elyros ishte në luftë me Kydonia, një qendër e rëndësishme e Kretës në atë kohë [2].

Banorët e Elyrus dërguan një ambasadë në Oracle të Delphi dhe së bashku një zotim bronzi që përshkruante një Dhi që ushqente Zeusin kur ishte foshnje. Elyros ishte gjithashtu një nga tridhjetë qytetet që nënshkruan aleancën me Eumenes të dytë në 183 pes. Ishte një qendër e rëndësishme gjatë periudhës romake. Statuja e Filozofit të Elyros, periudha romake, është sot në Muzeun Arkeologjik të Chania.
Robert Pashley ishte i pari që njohu vendndodhjen e qytetit pranë fshatit Rodovani. Apostulli Thenon studioi rrënojat e qytetit më gjerësisht dhe zbuloi një mbishkrim të mbishkrimit “të turbulluar qytetin e Hilarionit ” [4]

Në gjuhën shqipe jo vetem “Amalthea” Dhia që ushqeu Zeusin me qumështin e saj “t’ambël” në Kretën ilire, merr kuptim të qartë vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe por edhe vet Bleta ajo që mbledh grumbullon “Melin – dialekti geg” ndaj quhet: “Meli-sa” E ” Elyros i lashtë ” konsiderohet si një nga qytetet më të rëndësishme të lashtë të Kretës jugperëndimore gjatë kohës para helene dhe romake dhe është ndërtuar mbi kodër “kokë”, 450 metra nga fshati Rodovani. Të gjeturat e deri më tani përfshijnë ndërtimin e karakterit kryesisht publik dhe edhe pse është vlerësuar se ishte një qytet shumë i madh “Elyros” i lashtë ishte një nga qytetet më të rëndësishme në Prefekturën e Chania.

Është një qytet Dorian që ka mbajtur në marrëdhënie me shenjtërinë e Apollo në Delphi. Kjo marrëdhënie konfirmohet nga Pausanias që sheh shekullin e 2-të. AD, tempulli i Apollo përkushtimit të Eliros dhe kjo është gjithashtu vendlindja e qytetit lirik poetit “gjethe e çarë” ose “Thales” ”.

“Buzë e qytetit, në teori, është i shekullit të 4 pes. deri në antikitetin e vonë. Në shekullin e 3 Ancient Elyros së bashku me qytetet e saj fqinje ( Hyrtakina, Tala, Pykilassos) kishte krijuar një bllok politik dhe ekonomik me një monedhë të përbashkët, i njohur si një federatë ose një publik i kufijve”.
Një tregues i qartë se sa i fortë ishte ky qytet, rrjedh nga fakti se ai ka prerë monedhën e vet me mbishkrimin ELYRION.

“Në pjesën e përparme të medaljes ishte koka dhi dhe një maje shigjete ndërsa në anën tjetër kjo monedhë kishte bletën e *melit – mjaltit “melisa”. Qyteti lulëzoi veçanërisht gjatë periudhës romake dhe periudhën e hershme bizantine, e përmendur si një “peshkopi” dhe u shkatërrua nga saraçenët.
Reliket që janë të dukshme në kodrën e Kefallas të Rodoviani [Rrodhobian] datojnë në periudhën romake të qytetit, aty gjenden mbetjet e projekteve infrastrukturore të gjera siç është ujësjellësi. Ky ujësjellës solli ujë në qytet përmes një burimi nga fshati Livadia, që është disa kilometra më lart.
“Në vitin 1963, gjatë ndërtimit të kishës së Zojës në kodër, ishte vendosur dhe gërmuar një bazilike e hershme e krishterë e shek 5-të me mozaikë të ruajtura pjesërisht dhe një tempull të Mesjetës në tre varre.
Ekziston gjithashtu një pronë e një ndërtese që daton në fund të shekullit të 3 dhe 4 pes, ndërsa pjesët e murit të qytetit janë ruajtur gjithashtu. Për fat të keq, nuk ka tregues deri tani se ku ishin banesat! Janë gjetur vetëm ndërtesat publike dhe një pjesë e varrezave ku është mjaft e madhe. Më në përgjithësi, të gjitha ndërtesat që janë gjetur janë të një natyre publike. ”

“Zona ishte shumë e pasur dhe aty janë gjetur shumë artifakte të e rëndësishme të cilat shumë prej tyre kanë” shkuar “jashtë nga plaçkitësit”, thotë znj Tsigou. “Ne kemi gjetje të rëndësishme, si skulptura, vazo, por janë të kufizuara për shkak se ne gërmojmë një kompleks të pakët në territor. Aty gjendet edhe një pishinë shumë e madhe, që do të thotë se ka shërbyer për nevojat gjatë kësaj bote.
Mënyra e ujsjellësit nga qyteti Livadia është mbresëlënëse.”

Çfarë po ndodh në zonë në vitet e fundit

“Për shkak se aty nuk ka shpronësime nuk mund të bëhen gërmime sistematike, sipas “ligjit greek” që të fillojnë të gërmime mbi këto prona me pronarë, kjo është e paligjshme. Përpunimet Aktualisht janë të bëra për këtë qytet si monumente të dukshme arkeologjike dhe prerje të kufizuara eksploruese në pronat që i përkasin ministrisë së kulturës. Këto janë prona të blera në vitin 2002 nga ish Bashkia e Lindjes Selinos dhe Shoqata Kulturore e ish-komunitetit të Rodovanit “Eliros të lashtë”.

“Ky sezon është në progres, blerja e tre pronave që janë në afërsi të ndërtesës së teatrit me shpresën se ajo do të shkojë përpara dhe do të nxjerrë në pah më mirë zonën e ndërtesës, ndërsa në zhvillim e sipër janë veprime për promovimin e mëtejshëm dhe mbrojtjen e qytetit të lashtë ELYRION të Chanias.

Frigjianët (brygget) – nga lashtësia jonë pellazge

Sipas Enciklopedisë së Madhe Greke, botim i vitit 1932, vol. 19, fq. 873 thuhet: “Pellazgët janë stërgjyshër të shqiptarëve të lashtë që banonin në pjesën më të madhe të botës që njihej asokohe. Ata ndërtuan vepra me vlera kolosale që ia lanë trashëgim njerëzimit” ( shikoni hartën në të kuqe)

Pjesë e lashtësisë sonë pellazge ishin edhe frigjianët ose brygget; “Frigjianet shtriheshin gjerësisht ne Dasaretin e lashte, ky popull, një grupfis i madh midis ilirëve dhe trakëve, ka qenë në lashtësi një nga popujt më të rëndësishëm të botës së njohur. Rilindësit tanë i kanë klasifikuar si një prej 3 grupeve të mëdha etnike nga ku ne rrjedhim. Dyndjet frigjiane kanë kolonizuar Azinë e Vogël diku para 1500 (p.e.s). Frigjët u shpërngulën atje si pasojë e një fatkeqësie t rëndë natyrore që shkaktoi shumë epidemi e katastrofa të mynxyrshme, aq sa të tjerët i quajtën ‘frikacakë’, prandaj dhe: FRIG = Frikë. Kishin frikë prej atyre mynxyrave të përbindshme t tokës”.

Shikoni hartat e mësipërme. Pse ne duhet të jemi inferiorë ndaj historisë sonë të lashtë. Pse ne duhet t`iu besojmë spekulimeve fatkeqe për ne, nga grekët e ardhur në tokat tona vetëm 700 vjet para epokë së Re? Edhe një herë, shikoni hartat e mësipërme dhe e gjeni vetveten aty diku në më shumë vend sesa ku sot jetojmë.

Fiset (kombet) që u shpërngulën nga Evropa Mesdhetare më shumë për në Azinë e Vogël (ku shtrihet sot Turqia), përmbi malet Taurus, ishin pelasgi, brigjët (phrygians), lidianët, karianët, misianët, lisianët, kaunianët, si dhe matienët (degë e lelegëve) duke shtyrë nga Jug-Lindja e Azisë së Vogël popujt semites – solymi dhe pisidae. Të shkruarit me emrin Ballkan të zonës që romakët e thirrën Paeninsula Illyrica ose Illyricum prej Dravës, Savës, Danubit, Adriatikut e përgjatë gadishullit ku banuan pellazgo-ilirët, në ditë e sotme krijon qëllimisht përhumbjen e qytetërimit pellazgo-ilir, sidomos nga shkruesit filohelenë evropianë që dendin me konfuzion edhe sot audiencat universitare të Perëndimit (shkruan Artur Vrakaj në «Brigjët, duke ndjekur gjurmët historike të një populli ilir»).

«Herodotus deklaron se : “Fise shumë të sigurta pellazgjike në kohën e tij flisnin një gjuhë barbare”.
2)Brigjët, ky popull Ilir është quajtur që nga Homeri, Hesiodi, Herodoti, Xanthus, Straboni, Pindar, Ptolemi, Stephan Byzantinus e të tjerë autorë të lashtë si dhe anglishtfolësit e këtyre tri shekujve të fundit me emrat briges, brygoi, brygi, bryges, phrygian, fryges dhe frigjët. Kurse në artikuj studimorë të shkruar në shqip shkruhen brigjët. In Eugammon Telegony, shkruar në shek. e VI thuhet se Odiseu (në vitet 1180 BC – 1170 BC) komandoi thesprotët për herë të parë pa sukses kundër brigjëve (brygi), pasi ai ishte kthyer në Itakë. Ky fakt është vërtetuar nga gjetjet arkeologjike në Kiperi dhe pak kilometra prej Çitadel Mikeniane mbi Nekiomanteion, në luginën e lumit Akeron.

Në periudhën pas vitit 1080 BC (brigjët) briges mbajtën pjesën më të madhe të Maqedonisë të pjesës perëndimore të lumit Vardar, Pelagoninë dhe Shqipërinë Qëndrore. Në legjendën themeluese të Epidamnus, në të cilën pushtuesit pri-Korinthas janë numëruar (Appian, BC 11,39), brigjët mbajtën zonën pas Heracles dhe përpara taulantëve, një fis ilir. Edhe pas shpërnguljes nga Traka në Azi të Vogël gjendeshin disa brigjë (briges) në brendësi të Epidamnus ( Ps-Scymnus 434) dhe në veri të Pelagonia, ku një nga qytetet e tyre quhej Brygae ( St. Byz, Brygias and Bryx). Këta brigjë (briges) të Evropës ishin sigurisht me lidhje me brigjët (phryges) të Azisë së Vogël, sepse njëllojshmëria e poçerisë përgjatë shek. 12 BC në Maqedoni dhe në Trojën VIIb janë shumë të shënuara» (po aty).

Herodoti nënvizon se “Në qoftë se unë mund të përmbledh prej këtyre pellzagëve që janë vendosur në Placia dhe Skylace në Hellespont (Dardanele) dhe ata që njëherë u përballën me Athinjotët e çfarëdo qyteti tjetër, të cilët megjithëse pellazgë të vërtetë, kanë ndryshuar emrin e tyre; në qoftë se unë mund të lejohem të përmbledh prej kësaj, pellazgët flisnin një gjuhë barbare” . 9) Pas rënies së hititëve, përreth 1180 pk, Azia e Vogël përjetoi ardhjen e fiseve të gjuhës indo-evropiane kryesisht prej një aristokracie kalorsiake, kështu i njohin grekët sipas Homerit dhe të quajtur sipas Herodotit brygoi, phrygian që në gjuhën shqipe u themi brigjë.

Duke iu referuar popullimeve të vendbanimeve të këtyre fiseve pellazgo-ilire si dhe traditave të trashëguara në Illiricum, Maqedoni dhe Trakë, të paktën çfarë kemi të shkruar nga Herodotus (III.73) se brigjët (phrygians) kaluan kanalin e Dardaneleve (Hellespont) për në Anatoli (ku shtrihet sot Turqia) nga Traka ku deri atëherë ata ishin njohur si bryges ose briges.

Brigjët ishin më shumë të vendosur në veri-perëndim të Anatolisë, pothuaj në gjysmën e Turqisë së sotme. Ata zotëruan më shumë edhe ato vende ku më parë ishte mbretëria pellazge e hititëve. Në Gordion (ish-vendbanim i hititëve), që ishte edhe kryeqyteti i brigjëve, gjetjet arkeologjike shënojnë 900 vjet BC dhe papritur paraqiten në korrespondencë me punimet e poçerisë në illyricum e gjetkë dhe më tej humbasin pasi bërësit e tyre asimilohen si fuqi e Anatolisë.

Por t`i kthehemi vendit nga ku ishin, «Frigjianët ishin shumë të lashtë dhe jetonin në trevat e njëjta ku jetojmë ne sot, edhe me gjerë. Është përfolur shumë gjatë gjithë kohërave për formën e kapelës, ose thënë me saktë, për plis-qeleshen mbartëse të tyre. Atë e hasim edhe në monedhat romake, për shembull në atë të Brutit, që quhej Pileus libertatis (Plisi i lirisë) si dhe Frigjian cap njëkohësisht.

Plisi i frigjanëve dallonte në formë sipas trevave ku ata jetonin. Kjo lloj qelesheje është vetë plisi ynë, që janë shumë të ngjashme, por dallojne vetëm në cep, siç dallojnë dhe plisat tanë sipas trevave ku jetojmë! Tani dua t’i afrohem titull vemjes “Frigjianët, edhe sot në mjedisin tonë”. Rrethanat e Strugës mbajnë dëshmi të plota sa i përket pasqyrimit historik, por fati i keq do që ato të mos fliten ose të fliten me anë të manipulimeve dashakeqe, duke shtrembëruar përgjithmonë edhe ato pak dëshmi që populli ynë i mban të thurur në brezin e gojëdhënave (e huazuar nga #ANCIENTILLYRIANS).

Nga Artur Vrakaj mbajta në mend edhe këtë: “Mbetet më shumë për të bërë nga historianët, gjuhëtarët, muzikologët dhe arkelologët shqiptarë për të hedhur më shumë dritë mbi gjetjet e deritanishme që vërtetojnë se ka mbretëruar ky popull ilir, brigjët, që vërtet kanë lënë gjurmë prej Durrësit, Apollonisë, pjesës perëndimore të lumit Vardar, më tej në Trakë si dhe në Azi të Vogël në Turqinë e sotme».Konica.al

Zbulohen dokumentet e fshehta të albanologut italian mbi Shqipërinë

Albanologu Antonio Baldaçi (Antonio Baldacci, 1867- 1950), botanist dhe gjeograf, i pasionuar pas studimeve etnografike, politike dhe socio-ekonomike, është një nga kontribuuesit më të mëdhenj në shkencën shqiptare, si edhe një nga personalitetet më të rëndësishme në fushën e albanologjisë

Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, dr. Adriana Frisenna, i dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë në 150-vjetorin e lindjes së tij disa monografi dhe artikuj shkencorë, të panjohur më parë nga publiku shqiptar. Fondit arkivor albanologjik tashmë i shtohen 22 tituj të botuar përgjatë viteve 1895-1948, të cilët përbëjnë një ndihmesë jo të vogël për studiuesit shqiptarë në thellimin dhe njohjen e mëtejshme të punës kërkimore shkencore të Baldaçit në Shqipëri.

Artikujt shkencorë përfshijnë një gamë të gjerë studimore, duke nisur nga tema thelbësore, të cilat Baldaçi i njihte më së miri, si karakteri gjeografik, morfologjik dhe ekonomik i florës shqiptare, ngritja dhe zhvillimi i industrisë së kultivimit të orizit, industrisë së bimëve mjekësore, kultivimi dhe shfrytëzimi i bimëve karakteristike të vendit, por edhe çështje etno-kulturore si popullsia e Epirit, hartimi i një harte etnografike të rajonit të Ballkanit, marrëdhëniet e ngushta midis dy vendeve fqinje etj.

Në të gjithë këta artikuj albanologu italian dëshmon edhe një herë njohjen e thellë të traditës, kulturës dhe popullit shqiptar, duke qenë një shkencëtar rigoroz në mbajtjen e të dhënave të hollësishme dhe të detajuara mbi vëzhgimet që kryen. Njëherazi, punimet e tij pasqyrojnë edhe njohjen e studimeve të realizuara më herët nga albanologë dhe studiues të tjerë, një bagazh i thellë dijesh e kulture.

Ndër to, nuk mungojnë polemikat me studiues apo albanologë, siç është edhe polemika me albanologun Martin Urban lidhur me studimin e këtij të fundit mbi Shqipërinë e Jugut. Në këtë artikull, botuar në “Rivista d’Albania” më 1940, Baldaçi analizon hollësishëm studimet e albanologëve Martin Urban dhe baronit Franz Nopça, duke vënë në dukje aspekte të artikujve të tyre.

Sipas tij, “punimi i Urbanit synon të plotësojë studimet e hungarezit”, dhe duke vlerësuar studimin që albanologu hungarez Nopça ka bërë për Shqipërinë e Veriut, Baldaçi shkruan: “Asnjë tjetër nuk e ka tejkaluar njohjen e tij të thellë, të cilën ai e kishte fituar duke jetuar gjatë midis shqiptarëve të Veriut, duke arritur pothuajse të asimilojë çdo aspekt, madje edhe sekret, të jetës së tyre”.

Sipas Baldaçit, “dallimi midis dy studiuesve është i madh, pasi nëse te Nopça mbizotëron koncepti shkencor dhe objektiv i konsideratave të tij, qëllimi i Urbanit është që të ofrojë vetëm një koncept politik të njëanshëm, që nuk është në një linjë me bashkëkombësit dhe miqtë e tij gjermanë dhe është e nevojshme të pranojmë që ai ka nxituar të paraqesë një çështje të keqkuptuar më shumë se ajo e drejta.

Urban paraqitet kështu si një ‘partizan’ krejtësisht ndryshe nga kolegët e tij gjermanë, të cilët për vite të tëra i kanë kushtuar mendjen dhe zemrën çështjes shqiptare”. Gjatë gjithë artikullit të tij, albanologu italian shpreh vazhdueshëm “admirimin” për shqiptarët, kulturën dhe karakterin e tyre, duke i mbrojtur me forcë.

“Ne, si miq prej mbi gjysmë shekulli me popullin shqiptar dhe që i kemi studiuar shpirtin patriarkal dhe zhgënjimet e tmerrshme që kanë pasur në përballjen e tyre me të gjithë propagandën e jashtme politike të Fuqive të Mëdha si dhe vendeve fqinje, duhet të refuzojmë me forcë kriteret e Urbanit, i cili kërkon që gjeologu me çdo kusht të bëjë historianin, por jo vetëm që i mungon temperamenti, por edhe njohja e duhur dhe e thellë e historisë”.

Duke vënë theksin në rëndësinë shkencore që kanë të gjitha studimet e kryera në Shqipëri prej studiuesve italianë dhe meritën e tyre në njohjen e vendit, Baldaçi “i kundërvihet” albanologut Martin Urban: “nuk mund të mohohet që opinioni i tij ndikon në vendosjen në një plan më inferior të vëzhgimeve serioze me karakter shkencor të realizuara në Shqipëri”.

SHQIPËRIA NË REVISTAT ITALIANE

Interesi për të njohur Shqipërinë, por edhe për ta bërë atë të njohur në Europë, gjeti një “dritare” komunikimi të rëndësishme në revistat dhe gazetat, të cilat në Itali ishin konsoliduar dhe kishin një ndikim të madh te studiuesit dhe publiku. Në fund të shekullit XIX ato shërbyen më së miri për të përcjellë informacionet e para mbi vendin e panjohur, në atë periudhë ende pjesë e Perandorisë Osmane.

Studiues, gazetarë, udhëtarë dhe diplomatë, që kishin përshkuar Shqipërinë, kujtimet e tyre së pari i publikuan si artikuj në këto revista. Janë një sërë revistash, me një spektër të ndryshëm nga njëra-tjetra, të cilat përcillnin për publikun italian dhe më gjerë të dhëna të rëndësishme shkencore, por edhe përshkruese, mbi aspekte të ndryshme të Shqipërisë, nga historia, kultura, gjuha, tradita dhe zakonet, gjeografia, botanika, arkeologjia, bujqësia dhe ekonomia, jeta sociale, etj. Pjesa më e madhe e këtyre artikujve lidheshin me studimet e zbulimet shkencore të realizuara nga studiuesit italianë në hapësirat ku jetonte popullsia e quajtur shqiptare.

Këto informacione pasqyroheshin në buletinet më të rëndësishëm shkencorë, duke shtuar edhe më shumë interesin për Shqipërinë. Për vite me radhë eksplorimi i kësaj toke “të panjohur” u shndërrua në qëllimin kryesor të shkencëtarëve të huaj, mes tyre edhe gjeografi dhe botanisti Antonio Baldaçi. Shkencëtari italian, përgjatë dy shekujve, fundshekulli XIX dhe fillimshekulli XX, ka vizituar, hulumtuar dhe publikuar studime të shumta shkencore mbi Shqipërinë.

Siç kujton edhe miku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, gjeografi gjerman Kurt Hassert, “vëmendja dhe interesi i Baldaçit për Shqipërinë nisi më 1888”. Udhëtimi i parë i Antonio Baldaçit, në vitin 1892, drejt një vendi të panjohur si dhe kërkimet shkencore të realizuara gjatë vizitës së tij në Malin e Tomorrit, e shtynë atë të eksploronte dhe të thellonte më tej studimet në trojet shqiptare.

Kujtimet e para ai i botoi në vitin 1893 në një nga revistat shkencore më në zë në Itali, “Bolletino della Societa Botanica Italiana”. Ndërkohë, vetëm pak vite më pas, ai fillon të publikojë kujtimet e tij mbi Shqipërisë, “Itinerari albanesi”, që është edhe një nga veprat e tij më voluminoze dhe thelbësore. Për herë të parë “Itinerari albanesi” u botua në “Memorie della Societa Geografica Italiana” në vitin 1897.

Këtë vepër themeltare e pasojnë “Nel paese del Cem: viaggi di esplorazione nel Montenegro Orientale e sulle Alpi Albanesi” (1903), “Nuovo Stato di Albania” (1913), “Romeni dell’ Albania” (1914), “L’Albania” (1929) veprën në 3 vëllime “Studi speciali albanesi” (1932), “Scritti Adriatici” (1943), si dhe një tërësi botimesh e studimesh shkencore e monografi mbi botanikën, hartografinë, historinë, studime sociale, etj.

Ekspeditat e tij shkencore të realizuara fillimisht në Mal të Zi, e më pas në Shqipëri dhe Kretë, përgjatë viteve 1885 dhe 1904, kanë krijuar një fond të pasur të vëzhgimeve dhe studimeve të detajuara, që tregojnë punën e tij të jashtëzakonshme si hulumtues skrupuloz, i pasionuar me çdo gjë shqiptare, por njëherazi shfaqin qartazi mendimin e tij për interesin ekonomik, politik dhe ushtarak të qeverisë italiane në zonën e Ballkanit.

Përgjatë këtyre udhëtimeve, Baldaçi jo pak herë u përball me situata të vështira dhe të rrezikshme, madje nga arrestimi i tij deri në një atentat me armë zjarri, si pasojë jo vetëm e natyrës së egër dhe ende të panjohur të atyre zonave, por edhe të përplasjeve midis fiseve rivale, sidomos në zonat në kufi midis Shqipërisë dhe Malit të Zi; armiqësia e autoriteteve osmane ndaj të huajve që tentonin të përshkonin territoret shqiptare. Udhëtimi i vitit 1902 në zonën kufitare midis Shqipërisë dhe Malit të Zi konsiderohet edhe si misioni i parë shkencor italian në këtë rajon.

Gjatë ekspeditave të tij, Baldaçi ia doli të mbledhë mbi 100 mijë ekzemplarë bimësh, disa specie të panjohura më parë dhe që kanë marrë edhe emrin e tij. Puna e tij shkencore dhe publikimet e shumta në revistat më në zë kanë ndikuar edhe në njohjen e Shqipërisë. Punën kërkimore shkencore Baldaçi e vazhdoi deri në vitet e fundit të jetës, duke analizuar me shumë kujdes materialet dhe arkivin e tij dokumentar të mbledhur gjatë gjithë qëndrimit dhe ekspeditave të tij në Shqipëri.

Janë rreth 250 monografi dhe artikuj shkencorë që dëshmojnë veprimtarinë e tij të gjerë akademike, një pjesë e konsiderueshme e tyre gjenden në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Megjithëse një nga studiuesit dhe kontribuuesit më të rëndë- sishëm në fushën e albanologjisë, botanikës dhe shkencës, Antonio Baldaçi dhe vepra e tij voluminoze vijon të mbetet ende e panjohur plotësisht për publikun e gjerë.

Ekspozita në nder të 150-vjetorit të tij të lindjes në Bibliotekën Kombëtare synon jo vetëm të nderojë këtë albanolog të çmuar, por edhe të tërheqë vëmendjen e studiuesve të rinj mbi veprën e tij.

/Panorama

Fatmir Halimi drejt një individualiteti të prozës bashkëkohore

Për të pasur një lloj reference, jo plotësisht estetike por reflektuese, që lidhet me leximin që unë i kam bërë romanit të z. Fatmir Halimi, titulluar “Dy vdekjet e një jete” e kam titulluar diskutimin në mënyrën sintagmatike, Fatmir Halimi drejt një individualiteti të prozës bashkëkohore, ku bie në sy pjesa përmbyllëse e saj drejt një individualiteti të ndërtuar mirë artistikisht

Nga Defrim Cani

Është një element paksa i guximshëm, pasi raporti i shkrimtarit me krijimtarinë e tij, me llojin e krijimit, me kohën e të shkruarit, dhe kohën e botimit është i kushtëzuar subjektivisht dhe objektivisht. Kësaj qasje unë do t’i referohem jo mbi trajtimet tradicionale të leximit të prozës. Romani “Dy vdekjet e një jete” e dyzon lexuesin për shkakun e një oksimoroni të brendshëm që ai ngjall që në titullin e tij, sepse normalisht në jetë nuk ka dy vdekje, por pikërisht këtu fillon “qerthulli” në të cilin zihet lexuesi që në momentin e parë. Duket qartë se ky “mekanizëm” estetik ka qenë i racionalizuar të jetë i tillë, për shkakun e subjektit të ngjeshur, i cili është ngritur mbi një detaj interesant që lidhet me një ngjarje të njohur historike, por që në roman është shtruar me detaje të tjera. Astrit Gashi një luftëtar ëndërrimtar, artist në shpirt e profesion, ëndërrimtar për jetën dhe të ardhmen, është radhitur në radhët e luftëtarëve të lirisë. Në betejën e njohur të Kosharës, për shkakun e ashpërsisë së luftimeve, humbjeve të shumta, mendohet se Astrit Gashi ka humbur jetën. Në këtë pasaktësi “pajtohen” të gjithë, madje dhe Valbera, njeriu më rëndësishëm i luftëtarit Astrit Gashi. Madje në Koshare Astrit Gashit i është ngritur varri, si shenjë kujtese dhe përjetësie. Në të vërtetë Astrit Gashi i vërtetë nuk është në varr, po diku në sfidën e mbijetesës. Deri në këtë moment romani ka pjesën historike. Më pas, autorit i është dashur të ndërtojë një strukturë komunikimi të ngritur mbi copëza, minidetaje dhe raporte të brendshme të personazheve, cilësisht të evidentuar, e nga ky moment romani i Fatmir Halimit është ngritur i tëri mbi një strukturë psikologjike. Romanet e kësaj natyre lexohen me një frymë, janë tërheqës çlirues dhe emocional për shkakun e një “fikëshëni” të brendshëm, por janë shumë të vështirë për tu shkruar. Këto lloje romanësh më kujtojnë shkrimtarin e së ndërtimit artistik Samuel Beketti, i cili zakonisht përdorë një racionalitet të pa cenueshëm të një subjekti, personazhesh dhe definicioni. Romani “Dy vdekjet e një jete” për shkakun e unitaritetit të copëzave, minidetajeve, personazheve, të cilët duhet të mungojnë në një zgjidhje të vështirë, ka qenë i vështirë për tu shkruar. Astrit Gashi është kthyer në vendlindje, është kthyer si fantazmë. Luftëtari Gashi ka mbetur një botë larg gjithë atyre që i qëndrojnë pranë sipas miteve ai ka ardhur nga bota tjetër si fantazmë. Kjo është drama e tij e thellë psikologjike. Duke qenë i gjallë, i vërtetë nuk arrin ta zhbëjë vdekjen e tij. Pavarësisht së pavërtetësisë të vdekjes së tij, ajo vdekja e rrejshme është ngulitur thellë, duket se është kudo, e që në një mënyrë apo tjetër është kondensuar në një rrëfim e strukturë rrëfimtare psikologjike. Temat e romaneve të tilla janë specifike, pasi për to duhen perceptuar drejt racionalitetet kohore, racionaliteti i subjektit, detajeve dhe personazheve. Mrekullisht shkrimtari Halimi ka përvijuar idealitetin e dashurisë së Astrit Gashit me Valberën, sa besohet se ai do të ngrihej nga varri për të. Ndërtimi i një mjedisi raportues psikologjik përmes personazheve racional si Dreni, Anita, Dafina, xha Rifati, Arsimi, Drita të cilët mbushin dhe referojnë një kohë tipiko epike të nxitueshme përtej racionales. Përmes minidetajeve dhe minipersonazheve, autori arrin të sjellë një kohë të nxituar, ndoshta kaq iu lejohet atyre që “ngritën” nga varri që i jep romanit një lloj ritmi përmbajtjesorë. Nuk është në detyrën e kësaj qasje të shkurtër për tu marrë me subjektin as karakteristikat e personazheve, as pse në roman nuk triumfon bashkimi i Astrit Gashit me Valberën si një model kryedashurie, përkatësisht si kryesakrificë, por profili i një krijuesi me një shqisë psikologjike është një gjë e mirë. Autori ka zgjedhur këtë zgjidhje tragjike për personazhin e romanit, duke dëshmuar ekuilibrin dhe vazhdimësinë e jetës përmes ligjit universal, që justifikohet me titullin e romanit “Dy vdekjet e një jete”. Dua të jem optimist për koutimin progresiv të individualitetit të shkrimtarit Fatmir Halimit edhe në prurjet e tij të ardhshme në prozë. Një roman me qasje delikate psikologjike, si ky që ka në dorë lexuesi është një sprovë e mirë për letërsinë tonë.