47 thëniet e Aristotelit: ‘Të këqinjtë binden prej frikës, të mirët prej dashurisë’

Aristoteli është një nga filozofët më të mëdhenj, ose disa e quajnë më të madhin e të mëdhenjve. Mbetet një një nga mendjet më të ndritura dhe më të thella të të gjitha kohëve. Me përjashtim të matematikës, lëroi të gjitha fushat e dijes, duke lënë politikën, shkencat e natyrës, artin etj

Rreth 120 veprat e tij formojnë një lloj enciklopedie, ku përfshihen njohuri ga të gjitha fushat e diturisë. Në të gjitha veprat e Aristotelit të bie në sy dashuria për të mirën dhe të vërtetën. Megjithëse e adhuronte dhe e nderonte shumë mësuesin e tij, filozofin Platon, në mjaft pikëpamje filozofike dhe estetike nuk ishte në një mendje me të.

Në një nga veprat e tij thotë se “midis miqve dhe së vërtetës është gjë e shenjë të duash më shumë të vërtetën”. Nga kjo ide lindi më vonë edhe shprehja e njohur latine: Mik është Platoni, por mike më e madhe është e verteta.

Në mjaft nga veprat e tij, Aristoteli e shikon letërsinë dhe artet si mjet me fuqi të madhe edukuese.
Thëniet e tij mbeten po aq aktuale sa dikur, ndërsa të frymëzojnë për të qenë më të ndershëm, më të dashur, më të paqtë me veten dhe të tjerët.

Kemi përzgjedhur 47 nga thënjet e tij më të bukura:

1- Është e vështirë që të ndodhë diçka pa një arsye, apo pa një parim.

2- Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet.

3- Demokraci është atëherë, kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit.

4- Shtresat e ulëta ngrenë krye për të qenë të barabartë, dhe të barabartët ngrenë krye sepse duan të jenë shtresë sunduese. Kjo është gjendja mendore që i krijon revolucionet.

5- Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.

6- Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës, nuk është aspak edukim.

7- Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt.

8- Një qytet i madh nuk duhet ngatërruar me një qytet të populluar.

9- Miku i vërtetë është një shpirt në dy trupa.

10- Të gjitha veprimet njerëzore kanë një ose më shumë prej këtyre shkaqeve: fati, natyra, detyrimi, zakoni, arsyeja, pasioni, dëshira.

11- Në më të mirën e tij, njeriu është më fisniku i të gjitha kafshëve; po të mos ishin ligji dhe drejtësia, ai do të ishte kafsha më e keqe.

12- Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë.

13- Gabimi vjen në shumë mënyra, ndërsa për të bërë gjërat siç duhet ka vetëm një rrugë.

14- Familja është shoqata e krijuar nga natyra për të siguruar nevojat e njeriut.

15- Dinjiteti nuk matet me titujt që zotëron, por me vetëdijen që i meriton.

16- Mirë është që në jetë ashtu si në gosti, të mos dalësh as i etur as i dehur.

17- Të këqijtë binden prej frikës, të mirët prej dashurisë.

18- Droja është një stoli për të rinjtë, por një turp për të moçmit.

19- Trimëria është cilësia e parë njerëzore, sepse ajo është cilësia që i garanton të gjitha cilësitë e tjera.

20- Shkollimi është parapërgatitja më e mirë për pleqërinë.

21- Ashtu si sytë e lakuriqëve janë të verbuar nga drita, për të njëjtën arsye edhe shpirtrat tanë janë të verbër përballë gjërave të cilat shihen më qartë se gjithçka.

22- Sikurse një dallëndyshe e vetme nuk sjell pranverë, sikurse si një ditë e vetme nuk sjell pranverë; ashtu një ditë, një kohë e shkurtër nuk e bën njeriun të bekuar e të lumtur.

23- Sikurse ne i duam sa të vërtetën aq edhe miqtë tanë, nderi na thotë që të parën ta respektojmë të vërtetën.

24- Lumturia varet nga ne.

25- Ai që ka shumë miq, nuk ka asnjë.

26- Ai që do të ishte një sundimtar i mirë, duhet së pari të ketë qenë i sunduar.

27- Ai që është i paaftë të jetojë në shoqëri, ose ai që nuk ka nevojë ngaqë i mjafton vetvetja, duhet të jetë ose një bishë, ose një perëndi.

28- Shpresa është një ëndërr që nuk fle.

29- E quaj më të zotin atë që i tejkalon dëshirat e tij se atë që i pushton armiqtë e tij; sepse fitorja më e vështirë është ndaj vetvetes.

30- Nga nëntë raste në dhjetë, gruaja shfaq më shumë dashuri, sesa ndjen.

31- Është shenja e një mendje të ditur, të jetë e aftë që ta mirëpresë një mendim pa u pajtuar me të.

32- Njeriu nga natyra është një kafshë politike.

33- Njerëzit veprojnë më shumë për shkak të frikës, se për shkak të respektit.

34- Fatkeqësia i tregon ata që nuk janë miq të vërtetë.

35- Shumë njerëz parapëlqejnë të japin më shumë dashuri, se të marrin.

36- Nënat janë më të dashura se etërit për fëmijët e tyre, sepse ato janë më të sigurta se ata janë të tyret.

37- Natyra nuk bën asgjë kot.

38- Asnjë shpirt i shkëlqyer nuk është i përjashtuar nga përzierja me çmendurinë. Nuk ka ekzistuar kurrë një gjeni i madh pa njëfarë çmendurie.

39- Bukuria vetjake është rekomandimi më i madh se çdo letër reference.

40- Qëllimi i të mençurve është jo për të sjellë kënaqësi, por për të shmangur dhimbjen.

41- I ditur ndryshon nga i padituri sa i gjalli nga i vdekuri.

42 – Rrënjët e shkollimit janë të hidhura, por frutet janë të ëmbla.

43- Sekreti i humorit është befasia.

44- Shpirti nuk mendon kurrë pa një përfytyrim.

45- Ato që i di, bëji. Ato që nuk e kupton, mësoji.

46- Ne bëjmë luftë që të jetojmë në paqe.

47 – Njohja e vetes, është fillimi i çdo urtësie

10 mijë vjet histori: nga pellazgët tek shqiptarët

AbstraktU përpoqën shumë për ta zhbërë kombin tonë, për ta zhdukur atë nga faqja e dheut, për ta asimiluar, për ta fshirë nga kujtesa e kombeve, për ta vdekur atë, por nuk ja dolën dot. Ai mbijetojë dhe jeton sot në gojën, në zemrat, në ndjenjat, në gjakun dhe shpirtin e mbi 15 milion shqiptarëve kudo në botë

Shkruan: Çlirim HOXHA

Zjarri dhe hekuri i derdhur kundër shqiptarëve, tregoi se rrënjët e tyre ishin shumë të lashta dhe të thella dhe nuk mund të shkuleshin, nuk mund të shkriheshin, nuk mund të fshiheshin, pasi ishte populli i zanafillës mbi të cilin lindën, u formuan dhe u përhapën me dhjetëra popuj në mbarë botën.

Cila ishte raca e parë që vuri këmbët mbi tokë? E kam fjalën për njeriun e parë që i përkiste dhe i përket epokës tonë, asaj të peshkut që i bie të jetë e pesta e civilizimeve që kanë banuar në këtë planet qysh nga agimet njerëzore këtu e 587 mijë vjet më parë.

Le ta nisim këtë temë “Në kërkim të Dodonës pellazgjike” për të parë se ku gjendet ajo dhe studimet e autorëve të shumtë mbi vendndodhjen e saj. Këta autor japin versione të ndryshme mbi vendndodhjen e Dodonës, sipas studimeve apo këndvështrimeve të tyre shkencore.

Pikërisht ky është qëllimi i studimit tim, që të nxjerr në dritë një të vërtetë, ose të paktën të prezantoi përpara jush mendimin e gjithsecilit studiues të Dodonës, me qëllim nxitjen e qarqeve shkencore akademike të Shqipërisë dhe Kosovës për të ndërmarrë ekspedita të përbashkëta, ku të përfshihen e dhe anëtar të Qendrës së Studimeve Pellazgjike për të gjetur vendndodhjen e saktë të Dodonës pellazgjike.

Që nga viti 1875 kur Kostandin Karapano i nxitur nga Ismail bej Vlora nisi kërkimet mbi gjetjen dhe zbulimin e Dodonës e deri në ditët tona, shumë ide dhe hipoteza janë hedhur mbi vendndodhjen e Dodonës së lashtë, por askush nuk ka hedhur idenë e bashkimit të përpjekjeve për të gjetur dhe përcaktuar shkencërisht vendndodhjen e saktë të Dodonës pellazgjike.

Madje asnjëra nga Akademitë e shkencave apo institucionet e tjera shkencore të Shqipërisë dhe Kosovës nuk kanë mundur të organizojnë një simpozium ndërkombëtar kushtuar Dodonës së lashtë, e cila na flet përmes shekujve dhe na fton ta gjejmë dhe ta ringremë si një nga faltoret më gjeniale, si një nga selitë më të shenjta të kombit tonë të lashtë.

Histori i lashtë. Studim mbi hipotezat e autorëve të ndryshëm mbi vendodhjen e Dodonës.

“Në kërkim të Dodonës Pellazgjike”

Dodona është mbajtur në shekuj si kryeselia e shenjtë e Pellazgëve të lashtë, si faltorja e Zeusit. Themelimi i Dodonës zë fill rreth 5000 vjet përpara Krishtit. Gjurmët e gërmadhave të saj gjenden sot rreth 15 km në verilindje të fshatit Kastricë (muret rrethuese të të cilës arrijnë në rreth 300 m), kurse në jug zgjaten pranë Asprohalikos, Ajeo Jeorgos, Pantanasës, Korinopulos etj., pra në afërsi të Janinës.
Gjetjet e gërmadhave të Dodonës u vërtetuan edhe nga një ekspeditë antropologjike franceze, e cila në vitin 1962 ndërmori kërkime në atë zonë, duke na dhënë fakte të reja mbi autoktoninë e të parëve tanë pellazg. Fama e Dodonës dhe e Lisit të saj magjik ishte përhapur në të gjithë botën e asaj kohe.

Një gojëdhënë e lashtë ilire thotë se, nën lisin e madh të Dodonës u ndërtua varri i Zotit Zeus, i cili u bë vend pelegrinazhi për mbarë botën. Përqark Lisit magjik dhe varrit të Zeusit u ndërtua Orakulli i famshëm, i cili ruhej me fanatizëm nga Donetinët e Molosëve. Vet Herodoti tregoi gojëdhënat që dëgjoi në Dodonë mbi themelimin e faltores së Zotit Pellazg, ku një pëllumb kishte qëndruar mbi degën e lisit dhe me zë njeriu kishte thënë se, në atë vend duhej ngritur një orakull për Zeusin.

Kanë kaluar mijëra vjet nga dita kur më 435 pas.K, Teodosi i II Perandor i Lindjes, urdhëroi shuarjen e përhershme të Dodonës pellazge, si një vatër e rëndësishme e zjarrit pagan dhe shndërrimin e saj në një nyje të krishterimit, kur fillimisht vandalët dhe më pas Totila (551) me barbarët ostrogotë, të pasuar nga hordhitë bullgare, etj, e fshinë nga faqja e dheut Dodonën e shenjtë, kryeqendrën evropiane të pellazgëve – popullit më të lashtë të kontinentit dhe Mesdheut.
Simbol nga Orakulli antik i Dodonës

Studimi absolut i pemës së Lisit, e cila jo pa arsye ishte quajtur e shenjtë dhe kurorëzuese e shumë fitoreve, nuk do të rrinte pa ngacmuar krishterimin e ri, i cili që të ngrinte kokë duhej ta asgjësonte këtë pemë, duke kërkuar ta shkulte atë me rrënjë. Ata mendonin se ajo do të humbte vetinë e saj të shenjtë dhe do ti shpëtoje hakmarrjes së saj. Por t’i shpëtosh pemës së shenjtë të lisit nuk është dhe aq e lehtë, edhe pse atë e shkulën me rrënjë, ajo përsëri vazhdon të jetojë thellë në zemrat e besimtarëve të Dodonës mëmë, ndaj dhe varrmihësit numër një të saj do të merrnin përgjigje nga orakulli i famshëm mbi fundin e ditëve që do t’u vinte në mijëvjeçarin e ri.

Të pabesët, ardhacakët afro-aziatik bënë të gjithë përpjekjet për ta çrrënjosur simbolin shpirtëror të pellazgëve nga ajo tokë. Ata derdhën zjarr dhe hekur duke e shkulur nga rrënjët lisin e shenjtë, pasi besonin se me zhdukjen e lisit të shenjtë do të zhduknin edhe farën e parë që e mbolli atë, që e rriti dhe e ushqeu shpirtërisht, duke i dhënë atributet e një shenjti, e një profeti të racës më të vjetër të planetit, zbritur nga yjet.

Faktet dhe gojëdhënat janë të shumta për Dodonën pellazgjike, vendndodhjen dhe bëmat e saj të famshme. Straboni na dëshmon se, Dodona dhe zona rreth saj ishin shumë pjellore dhe në të shumtën e rasteve merreshin dy prodhime bujqësore në vit. Nëse kjo gjë do të krahasohej me Dodonën e sotme, do të themi pa frikë që është lënë qëllimisht në harresë dhe është një nga zonat më të varfra të Greqisë së sotme.

Mbijetesa e të parëve tanë u mbështet mbi tradita të shëndosha të trashëguara, të cilat nuk i humbën asnjëherë, por sa herë u gjendën në çaste të vështira të historisë, u bashkuan pa kushte, gjetën rrugëzgjidhje të guximshme, duke mbajtur në zemër Dodonën e pamposhtur. Dodona u bë një qendër tepër e rëndësishme pellazge parahelenike, shumë më e vjetër se vet gjuha, vet perënditë apo dhe mitologjia e ashtuquajtur greke. Si e tillë ajo u njoh në krejt botën e lashtë dhe këtë realitet e kanë pranuar edhe vet autorët më të moçëm helenë.

Mund të themi se qëllimisht Dodona është lënë në harresë dhe nuk përmendet, sepse ekziston frika e lisit të shenjtë e të pa prekshëm nga ata që e zhdukën nga faqja e dheut, por nuk arritën ta shuajnë përgjithmonë. Orakulli i Dodonës, edhe pse u bë çmos të digjej përfundimisht, ai mbijetoi dhe nuk mundi të shuhet përfundimisht. Mjafton pakë zemër dhe shpresë dhe ajo do rilind përsëri. Pas viteve 90 të shekullit të kaluar, disa nga shqiptarët që shkuan si emigrant në Greqi, u interesuan për vendndodhjen e Dodonës në afërsi të Janinës. Ja ç’tregon përmes shënimeve të tija një qytetar, që për momentin mbetet anonim.

“Isha në shkollën e mesme, kur një shoqja e bankës më flet për një orakull, që një çift tepër i moshuar (priftërinjsh) nga krahina e Janinës i kishin falur një libër tepër të trashë, xhaxhait të saj, që ishte emigrant në Janinë, menjëherë mbas rënies së komunizmit. Ky libër quhej “Orakull”. Në ato vite nuk kisha asnjë lloj ideje se ç’ishte një orakull. Shoqja çdo ditë që vinte në shkollë më fliste për radhët e gjata pranë shtëpisë së saj nga banorët e lagjes “Çole”, ku dhe banonte.

Banorët e kësaj lagjeje vinin për tu këshilluar me orakullin, duke i bërë asaj pyetje të ndryshme dhe duke marrë përgjigje. Radhët tepër të gjata bënë që ky orakull të kopjohej në një kopje të dytë. Mua më dukeshin tepër të çuditshme deri të pabesueshme ato që dëgjoja, por sot që kam njohurinë e duhur mbi orakullin e Dodonës dhe famën e saj me një vërtetësi të plotë, mendoj se shoqja ime fliste për gjurmë të orakullit dodonas. Sot mendoj se as shoqja ime, por as edhe xhaxhai i saj që e kishte fituar atë kur kishte qenë emigrant në Greqi, nuk kishin njohuri mbi atë çka u ra në duar, ose e kundërta mund të dinin, por nuk e thoshin.

Mendoj se çifti tepër i moshuar i priftërinjve nga Janina, edhe pse kishin kaluar mijëra vjeçar nga koha e shuarjes së kësaj vatre mëmë, ata përsëri mundën ta ruanin me fanatizëm orakullin si një amanet të stërlashtë, jo pa qëllim ajo ju besua një shqiptari emigrant që kishte vajtur pak kohë në vendin fqinj për të siguruar një jetë më të mirë.

Presionet e shumta që ka ushtruar besimi ortodoks i krishterë, nuk kanë lejuar të flitej e jo më të ruheshin gjurmë nga Dodona. Por edhe pse Dodonën e fshinë nga faqja e dheut, frymëmarrjen nuk mundën t’ia marrin kurrë. Orakulli i saj la gjurmët e veta edhe në jug të Shqipërisë, pikërisht në vitet e demokracisë së sotme, kur ende ortodoksizmi ekstrem ushtron dhunë e presion ndaj kujtdo që ngre kokë kundër tij, e jo më ndaj orakullit të Dodonës, i cili është armiku numër një i saj.

Tashmë nuk e di se ç’bëhet me këtë orakull, pasi kanë kaluar vite dhe shoqja ime sot ndodhet si emigrante në Itali, por ajo që mua më ka ngelur në kujtesë ishte vërtetësia e përgjigjeve të orakullit dhe radhët e gjata të banorëve të asaj lagjeje, sipas të thënave të shoqes sime të bankës.
Patjetër që kjo familje nuk mund të ketë pasur idenë e rëndësisë tepër të madhe të dokumentit që i ra në dorë, siç nuk kisha edhe unë kur shoqja më fliste gati përditë në shkollë për të. Shpresoj që një ditë të kem marrë një informacion të mirë, pasi jo rastësisht ky orakull ra në duart e një familje në jug të Shqipërisë.

Sot në Muzeun Kombëtar të Athinës gjendet një mbishkrim me numër # 803, ku një banor i qytetit të Zakynthit, themeluar në ishullin me të njëjtin emër prej të birit të Dardanit, pellazg, Zakynthit, ku ky banor i blaton Hyut të Dodonës së Madhe një pllakëz bronzi me një kushtrim të gdhendur, e cila vlerësohet nga shkenca epigrafike si e shekullit IV p.e.s. Në të shkruhet: Hyu i Dodonës së Madhe, po ta dërgoi këtë dhuratë nga ana ime, unë Agathoni i Ekefylit dhe familja ime, proksenë të molosëve dhe bashkëluftëtarë të tyre gjatë tridhjetë brezash, qysh nga Kasandra Trojane, në Zakynthas brez pas brezi.

Termi me të cilin fillon blatemi është mëse i qartë. Marrim fjalën; Hyu i Dodonës së Madhe. Fjala “Madhe” duket qartë si në shqipen e sotme, por që lexohet “Medhe”. Po ashtu edhe fjala hyu, e cila shkruhet iey dhe lexohet, hyu mbështetur mbi gjuhën e sotme shqipe. Kjo është kaluar pa u vënë re, si nga studiuesit e shkencës epigrafike, por edhe nga studiues të pasionuar të shkencës shqiptare, siç ishte profesor Dhimitër Pilika, i cili mundi të përkthente fjalinë e parë të blatimit: “O Zeus i plotfuqishëm i Dodonës”, kurse në greqishten e sotme në Muzeun Kombëtar të Athinës, gjendet i përkthyer thjeshtë me termin Zot i Dodonës. Prof. Dhimitër Pilika.

Të njëjtin cilësim bën edhe Homeri, i cili pellazgët i quan “hyjnorë” dhe Zotin e cilëson si “Hyu i Madh i Dodonës Pellazge”. Mbishkrimi i mësipërm vërteton më së miri lidhjen e ngushtë të Dodonës me bijtë e saj shqiptarë dhe aspak grek apo helen dhe sipas komentit të dorëshkrimit vizitori nga Zakynthos na dokumenton se ky vizitor së bashku me familjen e tij, që kanë qenë të një besëlidhje me molosët dhe bashkëluftëtarë brez pas brezi prej 30 brezash, që nga Kasandra e Trojës (këtu vërtetohet edhe origjina pellazgo-shqiptare e familjes së parë mbretërore të Prijamit).

Është e qartë që heshtja rreth ekzistencës së Dodonës është e qëllimshme dhe u ka shërbyer qarqeve antishqiptare, të cilët u përpoqën që ta çrrënjosnin faltoren e Dodonës. Pushtuesit e ardhur e luftuan Dodonën pellazge, me qëllim zhdukjen e saj, shkuljen nga rrënjët, për të mbyllur një herë e mirë kapitullin e identitetit të shqiptarëve në ato troje. Pa Dodonën pushtuesit me origjinë afro-aziatike do ta kishin më të lehtë ta quanin veten e tyre autokton.

Duke zhdukur dhe fshirë gjithçka që kishte të bënte me Dodonën, pushtuesit afro-aziatik menduan dhe vepruan kundër interesave të pellazgo-iliro-shqiptarëve, duke mashtruar botën me të pavërteta. Sot bota moderne është injektuar me falsifikimet e historisë dhe mitologjisë greke, duke i quajtur të gjitha bëmat, të gjithë heronjtë, të gjitha perënditë, të gjithë filozofët vetëm të racës greke, të racës helene, çka përbën shtrembërimin më vulgar që i është servirur shkencës evropiane e asaj botërore.
Sipas një tjetër mbishkrimi të gjetur në Dodonë, faktohet se shumë pellazgë periferikë të dëbuar prej helenëve nga vatrat stërgjyshore, kryesisht nga ishujt e Egjeut, Kretës, Peloponezit, Atikës, Helespondit, Azisë së Vogël, strehoheshin përkohësisht në Dodonë para se të detyroheshin të shtegtonin drejt Satorinis (Italisë së asokohe).

Sot me qindra e mijëra arbër jetojnë në zemër të Athinës së sotme prej rreth 14 shekujsh pa ndërprerë, sepse grekët e vjetër nuk ishin gjë tjetër veçse ilirët e lashtë dhe greqishtja e vjetër nuk është gjë tjetër veçse ilirishtja e lashtë, ndërkohë që sot këta arvanitas truajnë me fanatizëm gjuhën që u kanë lenë trashëgim të parët, edhe pse ndodhen nën trysni të pandërprerë të fesë ortodokse apo censurës së sotme nacionaliste.

Kur kryetari i Shoqatës së Arvanitasve zoti Jorgo Geru u pyet para pak kohësh se, kur kanë ardhur arvanitasit në Greqi, ai u përgjigj shkurt: – “Ne këtu ishim, gjithmonë”. Ndarja e dyshimtë nga jeta e njërit prej titanëve të mendimit dhe veprimit arvanitas në Greqi, siç ishte i madhi Aristidh Kola, ka lenë shije të hidhur tek të gjithë arvanitasit e Greqisë, pasi ishte ndër të paktët studiues të rrënjëve të racës tonë pellazgo-iliro-arvanitase që përballej hapur me tendencat e qarqeve antishqiptare dhe të pseudohistorianëve, që kërkonin ta fshinin nga memoria e kohës qytetërimin më të vjetër të Europës.
Aristidh Kola

Në librin e tij të fundit “Pellazgët, origjina jonë e mohuar” Profesor i nderuar Dhimitër Pilika, në faqen 340 thekson se; “Mitologjia pellazge është krejt e pambledhur dhe e pastudiuar deri tani. Te gjiri i popullit tonë flenë thesare të vërteta, që presin të futen sa më parë në qarkullimin shkencor”.
Por Dodona jonë është e pajustifikueshme që nuk zihet në gojë në tekstet shkollore shqipe, qoftë shkarazi. Sa për shkrimet e autorëve klasikë, të ashtuquajturit greko-romakë apo bizantinë, terma që po bëhen gjithnjë edhe më të dyshimta sot, me lehtësi mund të përmendim emra, si Homeri, Eskili, Platoni, Hesiodi, Herodoti, Tukididi, Plutarku, Straboni, Pindari, Plini, Apollodor Tekniku, Polibi, Titus Libius, Stefan Bizanti, Eustrathi etj…

Disa prej këtyre emrave, sipas studiuesit Maksim Zotaj, i përkasin periudhës së dytë, asaj Bizantine. Ndërsa në plejadën e Rilindjes Europiane deri në ditët e sotme, kemi emra të shquar shqiptar dhe të huaj si Jeronim de Rada, Dhimitër Karmada, Shtjefën Gjeçovi, Perikli Ikonomi, Myzafer Korkuti, Skënder Anamali, Xhuzepe Katapano, Aleksandër Stipçeviç, Nermin Vlora (Falaski), Aristidh Kola, Mexhit Kokalari, Rasim Bedo, etj.

Nga studiuesit e huaj le të përmendim: J.G. Fon Han, Edvin Jacques, Michael Grand, Nikolas Hammond, Robert Temple, Erik Von Daniken, Robert D’angely, Enzo Gatti, John Ëilkes, Eduard Gibbon, Agnes Aavill, dhe plot të tjerë. Por a ka qenë vërtetë Dodona në malin e Tomorit, siç na e përcjell studiuesi Perikli Ikonomi, apo Maksim Zotaj? Kemi folur deri tani për Dodonën dhe vendndodhjen e saj në afërsi të Janinës, mbështetur në shumë studiues shqiptar dhe të huaj.

Në librin e tij të fundit Dr. Arsim Spahiu paraqet të dhëna me interes, që lidhen ngushtë me Tempullin e Dodonës, pellazgët dhe fiset ilire të Epirit. Ai vë në dukje se autorët e vjetër grekë, kur kanë ardhur në pjesën jugore të Ballkanit, që më vonë ka marrë emrin Helladë dhe Greqi, kanë gjetur pellazgët, të cilët e kishin Dodonën si qendrën e kulturës së tyre shpirtërore. Kush quhej Orakull? Orakull quhej interpretimi që Zeusi ose ndonjë hyjni tjetër pellazge jep për pyetjet e drejtuara nga besimtarët e lashtësisë.

Orakujt nënkuptoheshin nga priftëreshat barbare, pra jo greke, nga fërgëllima e gjetheve së lisit të shenjtë të Dodonës, nga fluturimet e pëllumbave dhe nga tingujt e disa kazanëve prej bakri, që goditeshin enkas për këtë qëllim, si dhe nga libra të vjetër që jepnin përgjigje të sakta.
Në lashtësi, Dodona, orakujt e faltores së saj dhe panteoni dodonas janë quajtur pellazgë nga autorët greko-romakë. Herodoti vet ka thënë: “sa për hyjnitë…unë mendoj se emrat e tyre vijnë nga pellazgët”. Pak më poshtë ky historian i madh vazhdon: “Pra, athinasit janë të parët ndër helenët, që mësuan nga pellazgët të bënin statujat e Mërkurit”.

Dëshmi të tilla nga autorët e vjetër janë të shumta, duke filluar nga Homeri. Po të vërehen me vëmendje poemat homerike, në dritën e të dhënave të kërkuesve të kohëve të fundit, formojmë një ide të qartë të karakterit etnik pellazg të mitologjisë dhe fesë, të ashtuquajtura greke. Kërkuesi i njohur Carlo de Simone nënvizon se në botën mikenase nuk njihet konsultimi orakullar i një lisi të shenjtë. Ai provon se gërmimet arkeologjike nuk dëshmojnë “për karakterin dhe/ose praninë mikenase në faltoren e Dodonës, si dhe për faktin se nuk ka pasur dru profetik në Greqinë klasike…”, si në Dodonë.

Ndërsa orakulli i Zeusit të Dodonës daton në epokën e bronzit të hershëm, statuja e tij është ngritur në Delf (Greqi), në vitin 430 para e.s. Ndërkohë, “Zeusi pothuaj nuk njihej në Etoli, që ndodhet në jug të Greqisë”. Rreth vitin 400 para e.s. klientela e orakullit të Dodonës përbëhet para së gjithash nga epirotë, korkyras dhe thesaliotë. Vetëm duke filluar nga koha e ekspeditës në Sicili, athinasit kanë menduar të instaurojnë kultin e Zeusit (M. Jost).

Vendndodhja e tempullit të lashtë të Dodonës është një argument që shpesh i ka çuar studiuesit në debate. Në vitet tridhjetë të shekullit të XX-të, Perikli Ikonomi, me librin e tij “Tomori dhe Dodona pellazgjike”, përpiqej të tregonte se vendndodhja e saj është në Shqipëri.

Legjenda thotë se shumë kohë më parë, nga Egjipti u nisën dy zogj. Njëri prej tyre ndaloi në Libi, ku u ndërtua tempulli i Ammon Zeusit dhe tjetri ndali në Dodonë. Aty u ndërtua tempulli tjetër, ku ndodhej orakulli më i famshëm i antikitetit, ai i Dodonës, pasardhës i të cilit do të ishte orakulli i Delfit.

E nëse tempulli i Ammon Zeusit dihet që është në Libi, çështja e vendndodhjes së tempullit të Dodonës është më e komplikuar. Një pjesë e mirë e studiuesve mbrojnë tezën se tempulli i lashtë i Dodonës ndodhet në pjesën shqiptare të Greqisë së sotme, në këmbët e malit Tammaro, rreth 18 km largë Janinës.

Ikonomi shkruan se ka një grup studiuesish shqiptarë, të cilët i mëshojnë idesë se Dodona e Epirit Jugor (mali Tammaro, në Janinë) është vetëm një kopje e vonshme e origjinalit, i cili duhet të ndodhet në malin Tomor në Toskëri. Për të është i rëndësishëm fakti që të dy malet kanë emra të ngjashëm (Tammaro dhe Tomor).

Në këtë pikë ai nxjerr prejardhjen e fjalës Tomor. Ai shkruan se mali i Tomorit, konsiderohet si banesa e Perëndisë së pellazgëve, domethënë e shqiptarëve të vjetër. Veç kësaj Tomorin e quajnë mal i të-mirit, prandaj priftërinjtë e orakullit të Dodonës quheshin Tomur, të mirë.

Sipas shpjegimit të Ikonomit, në të folurën e shqiptarëve, çdo vend i shenjtë quhej dhe vazhdon të quhet më së shumti edhe sot vend i mirë.. Pra, në këtë togfjalësh, mbiemri “i mirë” përdoret në kuptimin “i shenjtë”, rrjedhimisht, mali i Tomorit do të thotë mali i Zotit.

Por kjo analizë nuk i mjafton për të vërtetuar tezën e tij, kështu që ai merr në shqyrtim edhe gjithë dëshmitë e mundshme historike. Një kapitull më vete u kushtohet përshkrimeve të autorëve të antikitetit si Herodoti, Hesiodi, Pindari, Plutarku, Straboni etj, shënime të cilat e largojnë Dodonën nga Janina dhe e sjellin në veri të Toskërisë.

Një nga shënimet që Ikonomi citon është ai i Stragjiritit: “Në faqen 28 të shënimeve ku bën fjalë për Dodonën, ai e përmend si të pacaktuar vendndodhjen e malit Tomor. Ai pohon se të tjerr e vendosin këtë mal më lart e më tej nga veriu i malit të Pindit. Gjithashtu, thonë se molosët kanë qenë më të përmendurit e më të famshëm, nga kaonët, se ata kishin dhe tempullin famëmadh të Dodonës në krahinën e tyre.

Duke përmendur shënimet e këtyre autorëve dhe gjeografëve, të cilat japin detaje të ndryshme për tempullin e Dodonës, Ikonomi arrin të ndërtojë një panoramë të vendndodhjes së këtij tempulli. Por punën nuk e lë me kaq. Pasi përfundon me përshkrimet e këtyre autorëve, në kapitullin e fundit ai jep kallëzime e gojëdhëna për malin e Tomorit dhe rrethinat e tij.

Kështu, njëra prej tyre thotë se në Tomor rrinin tri motrat e Dhodhonit, tek të cilat vinin mbretërit e vjetër për t’i pyetur për fatin e tyre dhe të mbretërisë. Ndërsa sipas një tjetër gojëdhëne, në kulmin e malit të Tomorit ndodhet e skalitur mbi një shkëmb një plakë që ruan një dhi dhe një kec.

Gojëdhënë që sipas Ikonomit mund të ketë lidhje me dhinë Amalthia, që sipas mitologjisë, ushqeu Zeusin kur e ëma e tij, Rea, e fshehu për ta ruajtur nga i ati, Shtuni (Saturni), që hante fëmijët e tij. Mes Ikonomit dhe malit të Tomorit ekzistonte një lidhje më e veçantë se ajo mes një studiuesi dhe një subjekti, thekson studiuesja Yllka Lezo.

Të tjera të dhëna mbi vendndodhjen e Dodonës na bëjnë të mos tërhiqemi drejtë misionit shkencor që i kemi vënë vetes, duke hulumtuar mbi fakte dhe të vërteta mbi rrënjët e qytetërimit pellazgo-ilir. Duke marrë në konsideratë dhe duke analizuar këto të dhëna, ne ndërtojmë vizionin tonë të drejtë mbi prejardhjen e racës sonë të vjetër, të gjuhës sonë të rrallë dhe të lashtë, për të kontribuar në pastrimin e gënjeshtrave dhe sajimeve që kanë mbizotëruar deri më sot mbi prejardhjen e shqiptarëve.

A është vendndodhja e Dodonës në Malin e Tomorit në Shqipëri apo në rrëzë të malit Tomar afër Janinës, këtë askush nuk mund ta deklaroi me saktësi. Karapano thotë se, Dodona ndodhet në Epir rëzë malit Tomar, kurse Perikli Ikonomi, i cili kishte studiuar në rininë e vet në gjimnazin Zosimea të Janinës e kundërshton këtë fakt, duke argumentuar se Dodona gjendet në malin Tomor të Shqipërisë.

Mali Tomar pranë Dodonës

Le të përqëndrohemi tek ambicia apo kurioziteti për zbulimin e Dodonës pellazgjike, autorin e kësaj ambicie dhe të dhëna të tjera që na vërtetojnë ekzistencën e saj në afërsi të Janinës.
Ismail Qemal Vlora ishte jo vetëm një politikan dhe atdhetar i flakët i çështjes kombëtare shqiptare, por edhe një studiues erudit, një dijetar me përmasa universale, i cili u bë shkak i nxitjes së kërkimeve për zbulimin dhe gjetjen e Dodonës pellazgjike.

Ismail bej Qemal Vlora lindi në Vlorë në një familje fisnike shqiptare dhe punoi për çështjen kombëtare dhe për standardizimin e alfabetit shqiptar. Ai mbaroi shkollën e mesme në gjimnazin “Zosimea” të Janinës së bashku me shokun dhe mikun e tij Kostandin Karapano nga Çamëria.
Ismail bej Vlora Kostandin Karapano
Kostandin Karapano studioi për jurist dhe u martua me të motrën e bankierit më të madh të Stambollit, Kristaq Zografi, i cili ishte me origjinë nga Labëria. Ismail Qemali kishte miqësi me Vrionasit, të cilët kishin çifligje afër Janinës dhe bujqit e këtyre çifligjeve u çonin në sarajet e vrionasve, monedha të vjetra, copa gurësh me mbishkrime, vepra arti që i gjenin gjatë punimit të tokës. Këto objekte Ismail Qemali i shikonte me shumë interes.

Ismail Qemali nuk e la me kaq gjetjen e objekteve arkeologjike që pa në sarajet e vrionasve afër Janinës. Ai e këshilloi mikun e tij Kostandin Karapano, i cili ishte i pasur, që të gërmonte atje ku gjendeshin këto objekte me bindjen se do të zbulonte Dodonën, për të cilën kishte njohuri të hershme.

Kostandin Karapano e dëgjoi Ismail Qemalin. Ai solli specialistë nga Franca dhe filloi gërmimet. Kështu, jo shumë larg nga brigjet e derit Jon, më 1875 u zbulua Dodona, kryeqendra shpirtërore, politike dhe kulturore e pellazgëve, orakulli paragrek i së cilës ka qenë më i lashti e më i njohuri në Ballkan, Mesdhe e në Europë.

Disa qindra dijetarë, klasikë e modernë, shpesh me emër ndërkombëtar, janë marrë me këtë popull. Disa prej tyre kanë përdorur në rrafsh të gjerë, në shërbim të së vërtetës, përparësinë e faktorëve vendimtarë të brendshëm, vendorë. Rrjedhimisht, ata kanë nxjerrë argumente autentike të pashtershme, sidomos pas sjelljes në Luvër të gjetjeve arkeologjike të Dodonës dhe daljes më 1878 në Paris të dy vëllimeve të Kostandin Karapanos “Dodona dhe rrënojat e saj”. Këto zbulime sensacionale kishin bërë për vete paraprakisht bashkëpunimin aktiv të anëtarëve të Institutit të Francës Egger, Ëitte, që mbahen si pasuesit e pellazgjistëve francez Jourdan, Dupuis, Petit-Radel, Michelet dhe Benloee.

Në shkallë ndërkombëtare prej gjithë përfundimeve të tyre të verifikuara mirë, del se pellazgët, që mbizotëronin në Mesdhe, i kanë sjellë Europës, ndër të tjera, alfabetin e parë, qytetërimin më të lashtë: mjeshtërinë, teknikat e dobishme, themelet e shkencës, mitologjinë etj, e në veçanti emrin e vet Europë, kulturën e grurit, shpikjen e bukës, ndërtimin e qyteteve e bërjen e regjistrimeve, të ligjeve, të monedhave, të Lojërave Olimpike etj.

Pindari gjenial i ka quajtur “paraselenit”, domethënë që janë shfaqur para daljes së Hënës në kupën e qiellit. Si rrjedhim, me vërtetimin mbi baza rreptësisht shkencore të autoktonisë me prestigj të pellazgëve kundrejt ardhësve të rinj, helenëve. Karapano zbuloi Dodonën dhe 1800 objektet e zbuluara i dërgoi në Paris, ku saktësinë e zbulimit të Dodonës e vërtetuan akademistët më të shquar të Francës së asaj kohe.

Nga ana e tij Ismail Qemali përgatiti një monografi, studim, të cilin ai e mbante nën jastëk deri në ditën e vdekjes. Këtë studim e trashëgoi djali i Ismail Qemalit, Qazimi, që e shoqëroi në ngritjen e Flamurit në Vlorë dhe që kishte një vajzë të martuar në Strugë, studim që fatkeqësisht ajo e humbi.
Por kërkuesit e vendndodhjes së Dodonës nuk ndalen këtu. Libri i fundit i studiuesit Kujtim Mateli e çon Dodonën në Dishnicë të Përmetit. Duke studiuar autorët e vjetër, aty gjen se si ishte ndërtuar Dodona, pozicionin gjeografik, kush e kishte ndërtuar dhe mjaftë të dhëna të tjera interesante. Kjo pasi një pjesë e autorëve të vjetër e kishin vizituar Dodonën, por edhe ata që nuk e kishin vizituar nga afër, janë mbështetur tek autorët që e kishin vizituar atë.

Studiuesi Kujtim Mateli e filloi punën e tij studimore, së pari, duke përkthyer nga frëngjishtja Kostandin Karapanon. Sjellim në ligjëratë të drejtë ato që thotë Karapano. Dëshmia e parë e Karapanos. “Në pjesën e poshtme (të luginës së Carakovistës që është e gjatë vetëm 5 kilometra), ujërat që rrjedhin nga burimet e shumta të malit Tomaro formonin disa këneta të cilat duhet të kenë qenë relativisht të mëdha, meqë gjithë luginës i kishin dhënë emrin vend moçalor. Jashtë kënetës, kishte gjithashtu livadhe të bukura dhe kullota të pasura ku kullotnin, sipas Hesiodit, dhen të shumta dhe qe këmbëharkuar”.
Në këto kushte, Dodona kishte shumë pak ara të punuara dhe për pasojë duhet të ketë qenë e varfër në prodhimet bujqësore. Një lum, të cilit disa autor të vjetër i japin emrin e Dodonës, ishte formuar nga një pjesë e ujërave që buronin në këmbët e malit Tomaro dhe që rridhte në luginën e Dodonës.
Kujtim Mateli

Këto janë dëshmitë e Kostandin Karapanos, por që studiuesi Kujtim Mateli i kundërshton në librin e tij mbi Dodonën. Ai nuk është dakord me zbulimin e Kostandin Karapanos, i cili e vendos Dodonën në afërsi të Janinës. Kujtim Mateli jep një version tjetër mbi vendndodhjen e Dodonës, duke këmbëngulur në fakte të tjera për të.

Të gjithë autorët e vjetër thonë se ndodhet në Veri të Epirit. Janë mbi dhjetë dëshmi, mbi të cilat është mbështetur studiuesi Kujtim Mateli për të përcaktuar vendndodhjen e Dodonës sipas tij.
Polibi, libri IV. Kur erdhi dita e zgjedhjeve, etolët zgjodhën për strateg të tyre Dorimahun. Ky, me të marrë fuqinë në dorë, mblodhi ushtrinë dhe hyri në krahinat e sipërme të Epirit, duke shkretuar vendin pa pikë mëshire, dhe jo për shkak se kështu ia kërkonte interesi i vendit të tij, sesa për tu bërë keq epirotëve.
Polibi

Kur arriti në faltoren e Dodonës, dogji portikët e tempullit, prishi një pjesë të madhe të kushtimeve dhe rrëzoi edhe muret e faltores. Sipas Polibit, Dodona ndodhet në një nga krahinat e sipërme të Epirit. Por edhe Barthelemeu, sipas shënimeve të Anacharsis na thotë: “Në një nga vendet veriore të Epirit, ndodhet qyteti i Dodonës”. Nuk gjendet, qoftë edhe një dëshmi e vetme, që të thotë se Dodona ndodhet në mes të Epirit.

Po ku ndodhet atëherë Dodona?

Ajo ndodhet në malin e Trebeshinës, aty ku shënohet edhe kufiri verior i Epirit.
Po japim një përshkrim të një autori të vjetër.

Skylaksi, lundrimi, Illyroi. “Apollonia është pesëdhjetë stade larg detit; anës qytetit shkon lumi i quajtur Aia. Kurse nga Apollonia në Amanti janë treqind e njëzet stade. Ky lum zbret në det, duke qenë tetëdhjetë stade nga Oriku, që është më thellë në detin Jon nga gjithë Orikia, kurse nga Amantia është larg 60 stade. Fqinj me gjithë këta, në viset e brendshme, janë antintanët, sipër Orikisë dhe Kaonisë gjer në Dodonë”.

Pra Atintanët që janë banorët e Mallakastrës dhe ata të Tepelenës që ndodhen në krahun e djathtë të Vjosës kufizoheshin me Dodonët, pra kufizoheshin me luginën e Dishnicës ku ndodhej Dodona. Të njëjtën gjë thotë edhe Pindari. Pra atintanët, banorët e Mallakastrës dhe të Tepelenës as mund të shtriheshin deri në Janinë, as deri në Tomor të Beratit. Ata shtriheshin deri në luginën e Dëshnicës ku edhe gjendet Dodona. Ky vend përputh edhe të gjitha thëniet e autorëve të vjetër: ndodhet në veri të Epirit.
Mali Trebeshinës
Hesiodi na thotë se në fushën Hellopia kullotnin kope të shumta dhe ishte e pasur me bimë kultivuese. Në fund të saj ishte ndërtuar Dodona. Fusha e hellopisë është fusha që ne sot i themi fusha e Këlcyrës, e gjatë rreth 6 kilometra dhe e gjerë mesatarisht një kilometër. Në fund të kësaj fushe (sipas Hesiodit) dhe në shpat të malit (sipas Strabonit dhe Eustathit) ndodhet kalaja antike që njihet me emrin kalaja ilire e Këlcyrës. Kjo kala dhe rrënojat e shumta rreth saj janë qyteti i vjetër i Dodonës bashkë me tempullin e saj.

Kalaja e Këlcyrës

Përgjatë rrëzës së Trebeshinës (Tomari i lashtësisë), ndodhet lumi i Dëshnicës, i gjatë rreth 20 kilometra. Në krahun e djathtë të lumit, rrëzë Trebeshinës, ku edhe në ditët e sotme ndodhen pyje të shumta me lisa, ishte orakulli i famshëm, sipas studiuesit Kujtim Mateli.

Po a është vërtetë Dëshnica dhe mali i Trebeshinës vendndodhja e saktë e Dodonës?

Autorë të ndryshëm hedhin idenë e vendndodhjes së Dodonës në pjesë të tjera të Shqipërisë dhe Epirit, duke shkaktuar hamendje të shumta, por askush nuk ka ndërmarrë një mision kërkimi sot në kohët moderne, për të përcaktuar saktë dhe përfundimisht vendndodhjen e selisë së shenjtë pellazgo-ilire. Asnjëherë studiuesit dhe historianët shqiptar nuk u mblodhën për të diskutuar rreth vendndodhjes së Dodonës së lashtë dhe Orakullit të saj, duke hedhur mbi tavolinë faktet e bëra publike në botimet e tyre shkencore. Asnjë ekspeditë shqiptare nuk u nis në kërkim të vendndodhjes së Dodonës pellazgjike.

Dodona dhe orakulli i saj mbeten thesare të trashëgimisë së racës sonë pellazgo-ilire dhe nuk mund të na i tjetërsoi njeri, pasi faktet që sollëm nga autorët e shumtë vendas dhe të huaj, dëshmojnë për qenien tonë si shqiptar, vjetërsinë tonë dhe dominimin tonë në Mesdhe dhe Europë.

Sot kërkohet më shumë punë dhe bashkëpunim i të gjithë atyre studiuesve të antikitetit, qofshin shqiptar apo të huaj, për të bërë të mundur nxjerrjen e këtyre të dhënave në dritën e së vërtetës dhe futjen e tyre në tekstet mësimore të shkollave tona, duke u mësuar brezave rrënjët e qytetërimit tonë pellazgo-ilir dhe duke u prerë shpresën pseudo-autorëve që kërkojnë ta koklavitin sa më shumë origjinën tonë në interes të tyre.

Dodona pellazgjike është një nga vlerat më të mëdha të identitetit tonë, që kur logjika e njeriut hodhi rrënjë mbi planetin e quajtur Toka jonë. Dodona dhe Orakulli i saj nuk ishin një rastësi, por krijim i shpirtit të shenjtë të pellazgëve hyjnor, të cilët dominuan botën dhe komunikuan me selitë e tjera të shenjta, në rrugë mbitokësore dhe nëntokësore.

Si përfundim dua të them se, nga të gjitha supozimet dhe hipotezat e hedhura mbi vendndodhjen e Dodonës, unë do të veçoja atë në afërsi të Janinës, zbulimi dhe gërmimet arkeologjike të së cilës u nxitën nga Ismail bej Vlora dhe nxorën në dritë rrënojat e lashta. Përderisa në Malin e Tomorit apo në Malin e Trebeshinës nuk janë bërë gërmime dhe zbulime arkeologjike, çdo orientim mbi vendndodhjen e Dodonës në këto vende mbetet veçse një hamendësim.

Gjuha e folur shqipe jo vetëm e lashtë – por edhe e shkruar

Në këtë mozaik ku flitet për syrin e keq i *KEQI- shkruar kaq pastër shqip, “ΚΑΙCΥ = i KECI_ i KEQI” -bazuar kjo edhe duke ju rerferuar fjalës së lashtë “i/e keqe – kakë, kakja” kjo fjalë e pranuar zyrtarisht në të gjitha studimet dhe nga të gjithë studiuesit, albanologe të huaj por edhe vendas, duke llogaritur gjithashtu se në shkrimet e hershme tek alfabetet me origjinë pellazge fenikase shkronja: “AI” lexohet “E”, ndërkohe e njohur se në gjuhen latine të shkruar, kemi bashtingëlloren “C = K” por kjo shkronjë duke u shoqëruar me një prej zanoreve pas saj lexohet: “Q” pra aty kemi të shkruar: ΚΑΙCΥ = KECY – i KEQI

Ideatori i këtij mozaiku dhe shkruesi vet i kësaj mrekullie për gjuhën e lashtë shqipe, ka pikturuar Syrin në mozaik plus fjalën i KEQI, duke mos patur nevojën të shkruajë fjalën Sy; pra kemi: “Sy” (pikturuar) + fjalën i Keq”. Syri i keq në mozaik daton nga antikiteti klasik. Referohet nga Hesiod, Callimachus, Plato, Diodorus Siculus, Theokrit, Plutarku, Heliodorus, Plini Plaku dhe Aulus Gellius. Envy dhe grekët e Peter Walcot (1978) renditën më shumë se njëqind vepra nga këta dhe autorë të tjerë duke përmendur syrin e keq.

Autorët klasikë u përpoqën të ofronin shpjegime për syrin e keq. Shpjegimi shkencor i Plutarkut deklaroi se sytë ishin burimi kryesor, nëse jo i vetëm, i rrezeve vdekjeprurëse që duhej të lindnin si shigjetat e helmuara nga goditjet e brendshme të një personi që mbante syrin e keq. Plutarku e trajtoi fenomenin e syrit të keq si diçka që duket e pashpjegueshme, që është një burim çudi dhe shkaku i mosbesimit.

Besimi në syrin e keq gjatë antikitetit ndryshonte në rajone dhe periudha të ndryshme. Syri i keq nuk u njoh me intensitet të barabartë në çdo cep të Perandorisë Romake. Kishte vende ku njerëzit ndiheshin më të vetëdijshëm për rrezikun e syrit të keq. Në kohët romake, jo vetëm që individët konsideroheshin se kishin fuqinë e syrit të keq, por të gjithë fiset, veçanërisht ato të Pontit dhe Scythisë, besohej se ishin transmetues të syrit të keq. Bukuria fallike e quajtur fascinum në latinisht, nga folja fascinare, “për të hedhur një magji” (origjinën e fjalës angleze “magjeps”), ishte përdorur kundër syrit të keq

Pas kesaj si kemi lexuar edhe gjithë këta shkrimtarë më të lashtë të cilët nuk venë në dyshim se aty behet fjalë për “syrin e keq”, ska asnjë dyshim që aty shkruhet për të i KEQI, dhe kjo e shkruar në gjuhen e të parëve tanë në gjuhën shqipe – kjo është gjuha shqipe dhe lashtësia e saj.
Shini tabelën e mëposhtme, ku tregon fjalën e lashtë shqipe: Kakë = e keqe (kakja) – gjendur edhe tek shkrimet Brygiane- phrygiane./Mili Butka

Sami Frashëri: Pellazgët janë kombi më i vjetër Arian i Europës

Shqiptarët flasin një nga më të vjetra e më të bukura gjuhë të dheut. Gjuhët që kanë qënë të ngjashme dhe bashkëkohëse me gjuhën shqipe janë zhdukur prej mijëra vjetësh, dhe nuk fliten më në asnjë vend të botës

Në vendin e tyre fliten gjuhët që rrjedhin prej tyre. Shqipja si gjuhë është e ngjashme me greqishten e vjetër, me latinishten, me sanskritishten gjuhë e vjetër e Indisë, me zendishten gjuhë e Persisë së vjetër, me keltishten, me teutonishten etj.

Por këto gjuhë që numëruam më sipër janë me të reja se gjuha shqipe dhe kanë mijëra vjet që nuk fliten më, dhe rrojnë të shkruara vetëm në faqet e disa librave shumë të vjetër. Këto gjuhë quhen “gjuhë të vdekura”, dhe shqipja, gjuha jonë që është më e vjetër nga ato është e gjallë dhe flitet edhe sot si në kohën e Pellazgëve.

Pa dyshim Pellazgët janë kombi më i vjetër arian i Europës. Ka shumë fakte dhe shumë rrëfime që na tregojnë se Pellazgët që ne na duken si një përrallë për faktin që janë një komb shumë i lashtë, kanë folur këtë gjuhë që flasim edhe ne sot e kësaj dite. Emrat e perëndive që Pellazgët u faleshin, i ka huazuar mitologjia e grekëve dhe romakëve, por edhe shumë fjalë të tjera që historia i ka ruajtur si emra vendesh etj,.. duken që janë fjalë thjeshtë shqip edhe na tregojnë që Pellazgët kanë folur mijra vjet më parë të njëjtën gjuhë që flasim edhe ne sot, pothuajse pa ndryshime, ose me aq pak ndryshime saqë po të dilte ndonjë pellazg do të mund të flisnim me të si flet një gegë me një toskë.

Emrat e perëndive që Pellazgët u faleshin, i ka huazuar mitologjia e grekëve dhe romakëve, por edhe shumë fjalë të tjera që historia i ka ruajtur si emra vendesh etj,.. duken që janë fjalë thjeshtë shqip edhe na tregojnë që Pellazgët kanë folur mijra vjet më parë të njëjtën gjuhë që flasim edhe ne sot, pothuajse pa ndryshime, ose me aq pak ndryshime saqë po të dilte ndonjë pellazg do të mund të flisnim me të si flet një gegë me një toskë.

Gramatika e gjuhës shqipe, lakimi dhe zgjedhimi, hollësia e nyjeve, dhe e përemrave e të tjera bukuri të kësaj gjuhe, që jo vetëm asnjë nga gjuhët e sotme nuk i ka, por as gjuhët e vjetra nuk i kanë, na tregojnë që shqipja është një gjuhë shumë e vjetër dhe na vjen nga kohët e qëmotëshme e ruajtur e paprishur dhe e pandryshuar. Shënja e kombit është gjuha. Çdo komb njihet me anë të gjuhës. Ata njerëz që harrojnë apo nuk flasin më gjuhën e tyre, me kalimin e kohës bëhen qytetarë të atij kombi që i flasin gjuhën. Shumë qytetërime që janë zhdukur mos pandehni se vdiqën ose u vranë të gjithë, jo, por u përzien me kombe të tjerë dhe morën gjuhën e tyre dhe u bënë pjesë e tyre.

Kështu u zhdukën Maqedonasit, Thrakët, Frigasit, dhe shumë popullësi të tjera që nuk ishin pellazgë d.m.th. shqiptarë si ne, pra këto popullësi sot nuk janë por u zhukën dhe u harruan sepse humbën gjuhën e tyre. Por shqiptarët e atij vendi që sot quhet Shqipëri e kanë ruajtur fort mirë gjuhën e tyre, dhe kështu edhe sot në këtë vend flitet gjuha e Pellazgëve të lashtë.

Berlinale 2018: Prezantimi i shqiptarëve

Krenare, edhe pse pak e lodhur”, ndjehej Sarah Veltmeyer pasi mori Ariun e Kristaltë në kategorinë e filmit me metrazh të shkurtër në kuadër të garës së Berlinales për të rinj Generation14plus. “Jam e lumtur, por ende nuk po më besohet!”, tha ajo për DW. „Kiem Holijanda”, filmi i saj i xhiruar në Kosovë me aktorë shqiptarë, ishte filmi i dytë i regjisores holandeze të lindur në vitin 1988, por i pari me buxhet. Por ajo që të çudit paksa është që juria rinore u impresionua nga një ngjarje e së përditshmes kosovare, kur tek kineastët shqiptarë ekziston përshtypja se rajoni i Ballkanit nuk është edhe aq atraktiv për kinematografinë

Personazhe autentikë nga një zonë e harruar

Krenar duhet të ndihen për këtë çmim edhe katër aktorët: dy vëllezërit Andi dhe Florist Bajgora, Arbnesha Grabovci-Nixha dhe Shpëtim Kastrati, sepse juria vërtet që e vlerëson filmin „për mënyrën e rafinuar të shprehjes së emocionit”, por shprehet mirënjohëse që ai „na njeh me jetën e dy personazheve autentikë nga një rajon i lënë në harresë”.

Për karakterin autentik të filmit e kanë meritën aktorët vetë, të cilët kanë marrë pjesë aktive në përshtatjen e skenarit me realitetin e Kosovës. “Me këtë film ishte një përvojë shumë e veçantë,” thotë Andi Bajgora. “Ne kemi punuar shumë si aktorë dhe e kemi përshtatur skenarin me karakteret tona, gjë që e ka shtyrë Sarahn që ta bëjë filmin me emrat tanë. Është njëri prej filmave më të interesantë dhe më të mirë që kam bërë”, thotë 15-vjeçari, i cili para tapetit të kuq të Berlinale-s kishte shkelur edhe atë të Oskarit, si një ndër dy aktorët kryesorë në filmin “Shok”.

Visar Morina merr „Lolën e Artë”

Një tjetër çmim, me të cilën ka arsye të krenohet pak Kosova, është Lola e Artë, të cilin këtë vit e mori një bir i saj, Visar Morina. Çmimi Gjerman për Skenarë, ose ndryshe „Lola e Artë” jepet në fillim të Berlinales për skenarin më të mirë të paxhiruar ende.

„Exil” flet për një imigrant që punon në një firmë farmaceutike dhe vë në fokus përplasjet kulturore në të përditshmen e punës. Morina, i cili vetë ka ardhur si refugjat në Gjermani gjatë kohës së luftës së Kosovës, e ka përjetuar vetë një pjesë të kësaj përplasjeje kulturore, edhe pse tani, 39-vjeçari, nuk mendon shumë për prejardhjen e tij si refugjat.

Në filmin e tij të parë me metrazh të gjatë „Babai” (2015), fitues i tre çmimeve në festivalin e Mynihut, Morina kishte si bashkëprodhues edhe Qendrën Kinematografike të Kosovës, meqë xhirimet ishin bërë atje. Kësaj here filmi do të xhirohet në Gjermani dhe me aktorë gjermanë. Por Morina nuk ka hequr dorë nga vendlindja që e la në moshën 15-vjeçare, dhe me shumë dëshirë do të shkojë të xhirojë aty një film tjetër. “Kosova është vend shumë interesant. Në çdo kënd të rrugës mund të instalosh një kamerë dhe të gjesh diçka. Është një vend i vogël me ndikime shumë të mëdha: nga orienti, me një kapitalizëm jashtë mase të ashpër, me një varfri ose pasuri shumë të madhe. Fellini do të ishte kënaqur në Kosovë”, thotë Morina në intervistë për DW.

Kohë të vështira për kinematografinë

Sado i përshtatshëm që është terreni si në Kosovë dhe në Shqipëri për të prodhuar ngjarje të forta kinematografike, asnjë prej prodhimeve nga Kosova ose Shqipëria nuk arriti këtë vit të depërtonte në garat e Berlinales.

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Shqipërisë, Ilir Butka, e shpjegon me faktin që rajoni i Ballkanit ka dalë paksa nga vëmendja e festivaleve të mëdha. “Duhet ta pranojmë që festivalet e mëdha gjithmonë e më shumë bëhen politike domethënë kanë një vizion më të fokusuar drejt politikës. Do të ishte shumë e lehtë të depërtohej në festivale të tilla si Berlini, për shembull, po të ishe sirian ose iraken, ose iranian në këtë periudhë”, thotë Butka për DW.

Tani që vëmendja politike nuk është më e drejtuar nga Ballkani, nevojiten më shumë fonde nga shtetet: “Ne kemi një financim realisht shumë të vogël, domethënë financimi që ne disponojmë aktualisht si në Kosovë edhe në Shqipëri është i barasvlefshëm me financimin e një filmi të vetëm në Europë. Pra, ne nuk mund të ndërtojmë kinematografi, aq më tepër kombëtare, në qoftë se nuk hedhim dritën e financimit mbi situatën aktuale me atë çka ne kemi mundur të ndërtojmë deri tani.”

Bashkëpunim me traditë

Shpresë për përmirësim është bashkëpunimi i ngushtë mes dy qendrave kinematografike të Kosovës dhe të Shqipërisë. Çdo vit ato ngrenë një stendë të përbashkët në European Film Market, që zhvillohet paralelisht me Berlinalen, ku sjellin producentë dhe regjisorë për të krijuar kontakte me bashkëprodhues nga vende të tjera. “Kjo është një mundësi shumë e mirë për ne, sepse këtu në çdo cep mund të takosh dikë, qoftë edhe në kafe,” thotë regjisorja nga Tirana Ajola Daja, e cila vetë është kërkim të koproducentëve për realizimin e filmit të saj Emily K.

Aktori Nik Xhelilaj, i cili tashmë prej dy vjetësh jeton në Berlin, e vitizon stendën rregullisht. Pak nostaligjik është ai për kohët e shkuara të Berlinales, kur ai ishte “Shooting star” ndërsa Andamion Murataj do të shkonte të merrte Ariun e Argjendtë, për filmin “Falja e Gjakut”. “Ndjehem me fat kur mbaj mend që në vitin 2011 patëm një prezantim shqiptar bombastik në Berlinale”, thotë Xhelilaj. “Por kur vi këtu dhe shoh këtë stendë kosovare dhe shqiptare këtu pas është kënaqësi më vete.”

Promovohen dy libra për Adem Demaçin

Me rastin e 82-vjetorit të lindjes së veprimtarit Adem Demaçi, përurohen librat e përgatitur nga Selatin Novosella “Viti i Adem Demaçit” dhe “Demaçi- njeri i lavdisë”

Promovimi i librave bëhet në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në ora 12.00. Simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi sot mbush 82 vjet. Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.

Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së.

Ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

Ai ka shkruar romanin “Gjarpijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. /KosovaPress/

New York Times shkruan për Kadarenë: Lexuesit e gjithë botës habiten si nuk e merr çmimin Nobel

Gazeta e njohur amerikane New York Times i ka kushtuar një shkrim shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare. Kritikja e letërsisë Cynthia Haven i ka bërë një analizë romanit “Vajza në ekzil, Requiem për Linda B” ose siç është titulli në gjuhën shqipe “E penguara”, përkthyer në anglisht nga John Hodgson

“Lexuesit e Ismail Kadaresë habiten çdo vit kur komiteti i çmimeve të Nobelit shpallin fituesin. Shkrimtari më i madh shqiptar fitues i çmimit Man Booker International, Çmimit të Jeruzalemit dhe shumë çmimeve e nderimeve të tjera tashmë është 82 vjeç”.

Romani “Vajza në ekzil” botuar në shqip në vitin 2009 mund të rindezë shpresat për një vlerësim tjetër.
Ajo çfarë veçon kritikja Haven është gjuha shqipe, e bërë ndërkombëtare përmes librave të këtij shkrimtari, ndërsa ndalet dhe tek jeta e tij nën regjimin komunist.

“E penguara” është një roman ku flitet për nostalgjinë e Tiranës. “Kafe Flora”, kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit “Skënderbe”, kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel “Dajtit”.

Kjo nostalgji epokash të përziera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet, shkruan Gazeta Shqip.

Kjo është “e penguara”, vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit. Fundi i saj, është tepër tragjik, përfundon me vetëvrasje.

Sipas Kadaresë, “Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare”.

Ky libër ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare që pas përkthimit të tij në gjuhën angleze.

“Kiem Holijanda” me aktorë kosovarë shpërblehet në Berlinale

Në festivalin e filmit në Berlinale është prezantuar edhe filmi “Kiem Holijanda” ku luajnë Arbresha Grabovci Nixha, florist Bajgora dhe Andi Bajgora, nën regji të holandezes Sarah Veltmeyer

Filmi është shfaqur në kuadër të programit Generation 14plus në Berlinale – Festivalin e Filmit në Berlin.

Filmi është shpërblyer me Ariun e Kristaltë.

Me “Kiem Holijanda”, treshja nga Kosova u është bashkuar yjeve të filmit që kanë parakaluar në edicionin e 68-të të festivalit të filmit në Berlin, si Robert Pattinson, Bill Murray, Tilda Swinton e të tjerë, transmeton Koha.net.

Të dielën, në ditën e pestë të “Berlinales”, filmi u dha në kinemanë “CinemaxX”.

Një tjetër shfaqje do ta ketë të enjten në kinemanë “HKW” me kapacitet mbi një mijë vendesh e pastaj më 24 dhe 25 do të shfaqet në “Cubix” , që ka kapacitet mbi 700 vende.

Misteri 5000-vjeçar i tumave ilire të Pazhokut në Cërrik

Nga Fatos Salliu

Nëse merr rrugën në juglindje të qytetit të sotëm të Cërrikut, në fushat e Shtërmenit, do të hasësh në disa kodërvarre. Janë tumat ilire të Pazhokut, dokumenti historik i jetës së të parëve tanë në këto troje. Hetimet arkeologjike dhe hulumtimet shkencore provuan se tumat ilire të Pazhokut i përkasin periudhës së hershme të bronzit dhe më pas të hekurit në të cilat ky lloj varrimi hasej gjerësisht. Për studiuesit kanë shërbyer si pikë referimi në histori, pasi deri më tani nuk gjendet objekte më të vjetra se kaq.

Është vërtetuar shkencërisht se vendbanimet ilire të Elbasanit të sotëm i përkasin erës së bronzit të hershëm. Pra 3000 vjet para erës sonë (ose 5000) vjet më parë. Më vonë u shfaqën vendbanimet ilire në Lleshan, në Gradishtë të Belshit etj. Inventari i varreve është i përbërë nga qeramika dhe armët. Enët e gjetura janë të modeluara mirë çfarë nënkupton se arti i përpunimit të tyre në atë kohë ruan veçanti krahasuar me format e enëve të popujve të tjerë në Mesdhe. Format më karakteristike të enëve janë ato me dy vegja të ngritura mbi buzë dhe forma me një vegjë në formën e tehut të sëpatës.

Të ndërhyjë shteti

Armët e gjetura në tuma përfaqësohet nga thika, shpata, heshtat e bronzit, kamat etj. Llojet e armëve gjenden sipas statusit shoqëror që kishin të varrosurit dhe pozicionit ushtarak që ata mbanin. Por midis gjetjeve spikasin edhe disa objekte karakteristike të Kretës dhe Mikenës që mesa duket Ilirët e Pazhokut kishin marrëdhënie tregtare. Të imagjinosh që ilirët e shekullit të XVI para erës sonë kishin marrëdhënie me vendet e Egjeut, do të thotë se ky fakt ka rëndësi të jashtëzakonshme për historinë tonë.

Së pari ato janë dokumente reale arkeologjike që dëshmojnë jetën e lashtë të Ilirëve, në periudhën e bronxit dhe të hekurit, kanë rëndësi për nga mënyra e ndërtimit dhe ritet që përdoreshin. Fatkeqësisht gjatë viteve të fundit nuk janë mirëmbajtur dhe shpesh kanë rënë pre e atyre që kërkojnë antikuare. Tumat Ilire të Pazhokut në Cërrik po shkojnë drejt zhdukjes ndaj nevojitet ndërhyrja e menjëhershme e strukturave përgjegjëse të shtetit.

Si u zbuluan

Tumat ilire u zbuluan krejt rastësisht në kohën e diktaturës ndërsa kooperativistët e Shtërmenit po punonin për të hapur kanale kulluese me bel (qyrek), në Pazhok në 1 m-1,5 m thellësi. Ata ndeshën në formacione gurësh. Hulumtimet e mëtejshme provuan ekzistencën e vendbanimit të lashtë ilir të Pazhokut. U zbuluan varreza tumulare prej 25 tumash, gërmime të cilat janë bërë në vitet 1960 dhe 1973. 7 prej tyre u studiuan imtësisht.

Sipas të dhënave ata dallohen nga përdorimi i dheut enkas për mjeshtërinë e varrimeve ilire, të cilët e vendosnin mbi një varr qendror, siç ishte dhe në Pazhok. Tuma e parë ishte më e madhja e varrezës. Ajo ishte e lartë 5 m, me diametër 32 m e që dallohej jo vetëm për arkitekturën e ndërtimit, por edhe skenimin domethënës mbi varrin qendror me gropa nën taban e që rrethohej nga një unazë gurësh. Më domethënëse dhe mjaft interesante ishte fakti se varri përmbante dy skelete dhe një kokë kau të flijuar.

Kjo tregon më së miri atë çfarë kanë hulumtuar studiuesit për atë periudhë të parë të marrëdhënieve të njerëzve me veglat e tyre e kafshët për të fituar me anë të bujqësisë mbijetesën njerëzore. Më tej në zbulim vihet re një unazë më e madhe që kufizonte varret dytësore të tumës. Varret e tjera janë me gropa. Ato janë të rrethuara dhe të mbuluara me gurë, ose gjetkë me arka druri. Riti i varrimit është kryesisht me kufomën të vendosur gërmuq. Tumat janë të një periudhe që shkon nga fillimi i kohës së bronzit deri në fillim të kohës së hekurit. Por ato janë ripërdorur në mesjetën e hershme e atë të vonshme.

Një franceze zbulon vendin më mistik në Shqipëri

“E njoh shumë mirë Shqipërinë, por çdo herë arrin të më habisë. Parku arkeologjik i Apolonisë është një nga më interesantët dhe parku i ruajtur më mirë i vendit (dhe të gjithë rajonit të Ballkanit) që ia vlen ta përfshish në itenerarin shqiptar

Në një largësi prej dy orësh nga kryeqyteti Tirana ka një kosto hyrjeje (200 lekë rreth 1,80€), prandaj nëse keni kohë në dispozicion ju këshilloj të merrni Apolloninë në konsideratë si një udhëtim dite”.

Kështu e nis shkrimin e saj gazetarja dhe udhëtarja e palodhur, Francesca Masotti, të publikuar në blogun e saj “Francesca on the top World”.

E pasionuar pas vendeve të Evropës Lindore dhe në veçanti udhëtimet në Ballkan, Masotti në shtatë vitet e fundit, ka udhëtuar në shumë qytete dhe zona turistike në Shqipëri, të cilat i konsideron si një nga përvojat më të bukura të jetës së saj.

Parku

Apolonia gjendet rreth 15 minuta me makinë nga Fieri, një qytet i industrializuar , një orë larg nga qyteti i njohur i Vlorës.

Udhëtimi që bëhet për të arritur aty paralajmëron veçantinë e parkut: Fieri është një qytet me shumë trafik (është një prej rrugëve kryesore në Shqipëri) dhe kaotik, por vetëm pak km nga qendra, duke kaluar në një rrugicë të qetë, të rrethuar vetëm nga natyra dhe të frekuentuara nga barinjtë dhe delet që kullotin, ju mund të arrini direkt në hyrje të parkut arkeologjik.

Gjëja e parë që godet është paqja që mbretëron në këtë cep të Shqipërisë: duket sikur është në një lloj universi paralel. Ndjehet menjëherë unikja e vendit: parku është një kombinim i përsosur i kulturës dhe natyrës dhe karakterizohet nga një atmosferë e qetë. Parku arkeologjik është i ruajtur mirë dhe më i bukuri i zonës, pa dyshim, Tempulli i Apollonisë, edhe Odeoni dhe cisterna. Pak njerëz e dinë se Apollonia dikur ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe tregtare të Mesdheut: këtu studioi edhe perandori i ardhshëm romak Ottaviano Augusto.

Manastiri i Shën Marisë

Parku gjithashtu strehon një manastir të bukur me një kishë të këndshme, Kishën e Santa Maria, e cila është aktualisht pjesë e një muzeu arkeologjik ku mblidhen objekte nga zona. Apollonia, në të vërtetë, ishte në të kaluarën një nga qendrat më të rëndësishme fetare të Shqipërisë. Nuk ka rëndësi të jesh besimtarë për të kuptuar se sa vend mistik dhe magjepsës është, një manastir i këndshëm i rrethuar nga gjelbërimi dhe nga mbetjet arkeologjike të epokës ilire, greke dhe romake. Ata që besojnë se vende të tilla janë një mirazh, nuk duhet të bëjnë tjetër përveçse të shkojnë në Shqipëri. e.r./dita