Lajme, Lajmi kryesor

Carl Bildt thotë se Edi Rama mbështet shkëmbimin e territoreve

Carl Bildt, ish-kryeministër i Suedisë dhe kolumnist për “The Washington Post”, në një analizë botuar në prestigjiozen amerikane zbulon qëndrimin që i ka shprehur atij kryeministri Edi Rama lidhur me çështjen e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës

“Në një takim me të, Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiqit, siç më tha mua”, shkruan Bildt për gazetën amerikane.

“Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të ndarjes. Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq po mendon përgjatë disa prej këtyre linjave, dhe kryeministri shqiptar Edi Rama duket të ketë qenë gjithashtu i hapur për këtë ide, siç më tha në bisedë”, shkruan Bildt.

“Dhe pastaj ekziston çështja edhe më e vështirë dhe e rrezikshme e Maqedonisë, ku shqiptarët janë pjesë e konsiderueshme e popullsisë. Do të ketë patjetër nga ata që pyesin pse kjo nuk duhet të zbatohet edhe në Maqedoni. Kjo do të ishte seriozisht të luaje me zjarrin”, shkruan ai, transmeton Java News.

Ai më tutje shton se ka nga ata në Bruksel dhe Uashington që mund të thonë se nëse liderët në rajon bien dakord për një shkëmbim territori mes Serbisë dhe Kosovës, pse duhet të kemi ndonjë kundërshtim? Sidomos nëse përfshihet krijimi i marrëdhënieve të plota diplomatike?

“Por një qëndrim i tillë është i rrezikshëm. Në një kohë kur e gjithë vëmendja duhet t’i kushtohet nxitjes së stabilitetit, me këto çështje thjesht nxit e krijon tronditje në dekadat e ardhshme”, shkruan Bildt.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *