Lajme

Çamërinë, kurrë nuk e shesim…

Të nisëm Ditmir
Na erdhe Dhimitër.
O t’u humbtë vula
O shoku ministër.
Të nisëm Dit-mirë
Na erdhe Dit-keq
S’paske qënë shqiptar
Paske qënë dreq.

O Ditmir i kuq
O Dhimitër i zi
Qysh e le në heshtje
Çështjen Çamëri

Fole veç për varre greke
Këtu në Shqipëri.
Heshte për vëllezrit çam
Vrarë në Çamëri.

Të nisëm të flisje për jetë
Ti fole veç per varre
Kështu të tha mëndja e shkretë
A kishe porosi të madhe.

Do t’u bësh varre grekëve
Këtu tek ne
Po vëllezrit çam
Kush do i qaj atje?

Mos u bëj varre grekëve
Në Përmet e Myzeqe
Nesër ,grekët do të thonë
Eshtë Greqi deri atje.

Të pamë të qeshur
Hidhje valle e këndove
More ministër ziu
Çamërinë si e tradhëtove?

Heshte ti për Çamërinë
Po nuk heshtim ne.
Çamëria për ty nuk është asgjë
Për ne është ATDHE.

Do luftojmë për Çamërinë
Për të mund edhe të vdesim
Dije o shoku ministër.
Çamërinë kurrë nuk e shesim.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *