Ekonomi

Buxheti për vitin 2018 do të jetë 2 miliardë e 82 milionë euro

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot herët miratoi Projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj tha se është bërë një punë e vlefshme në hartimin e buxhetit duke vlerësuar se buxheti është i sigurt dhe i bazuar në të dhëna reale i cili mundëson zhvillim ekonomik.

Ministri i Financave Bedri Hamza tha se për vitin 2018 parashihet rritje ekonomike 4.6 për qind.

Ai tha se draft buxheti është në harmoni më FMN-në.

“Buxheti për vitin 2018 do të jete 2 miliardë e 82 milionë euro. Ky buxhet parasheh rritje te pagave për sektorin publik nga janari i vitit 2018”, tha Hamza. Ky projektligj parashihet që të miratohet sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *