Lajme, Lajmi kryesor

Burri misterioz zbulon detaje për bazën e fshehtë shtetërore

Një burrë misterioz i njohur vetëm si Noah ka fituar vëmendjen e opinionit, kur në nëntor të vitit të kaluar u shfaq në një video në internet, ku fliste për ngjarjet që sipas tij na presin në të ardhmen, shkruan e përditshmja angleze Express

Ai tashmë ka folur për fatin e presidentit amerikan Donald Trump, zhvillimin e inteligjencës ushtarake dhe vitin kur njerëzimi do të udhëtojë në Mars, transmeton Telegrafi.

Kurse tani në një intervistë dhënë televizionit australian “7News” ka folur për programin e fshehtë të qeverisë në të cilin punon, ku fal tij arrin të udhëtojë nëpër kohë.

Noah pretendon se në të ardhmen më saktësisht në vitin 2030, punon për qeverinë në një hulumtim të fshehtë që ndihmon udhëtimin, por që në një moment kishte shkuar gjithçka mbrapsht, dhe kështu kishte mbetur i ngujuar në të kaluarën.

Këto hulumtime zhvillohen në një bazë “kupolë” që gjendet në mes të “asgjëje”, kurse njerëzit udhëtojnë nëpër kohë falë energjisë elektrike.

“Unë dhe kolegët ishim në mision kur gjithçka shkoi keq. Kemi udhëtuar nëpër kohë, por kemi përfunduar në një kohë që nuk është dashur”, ka deklaruar ai.

“Kur udhëtoj nëpër kohë në kupolën gjigante veshi rroba speciale, kurse energjia elektrike më transporton nëpër kohë. Kupola gjendet në mes të asgjë në një bazë të fshehtë shtetërore”, ka shtuar Noah.

Ai madje ka bërë rëntgenografinë e shuplakës së dorës, ku shihet një copëz e implantuar në dorë që sipas tij i mundëson të udhëtojë nëpër kohë.

Gjithashtu ka ritheksuar që Donald Trump do të rizgjidhet president i SHBA-ve në vitin 2020, dhe se inteligjenca artificiale do të realizohet pas 12 viteve, dhe se njerëzit do të shkojnë në Mars në vitin 2018, dhe që mbesa e Martin Luther King Junior do të jetë presidente e SHBA-ve.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *