Lifestyle

Bullgarja që i është bërë fiksim djalit nga Laçi

Një djalë thotë se historia e një nate me një vajzë të huaj është shndërruar në ndjenjë dashurie për të. Djali kërkon më çdo kusht të gjejë atë vajzë e t’i shprehë ndjenjat. Kjo është historia e rrëfyer

“Edhe mua më ka ndodhur që historia për një natë seks të shndërrohet në ndjenjë.

Jam 34 vjeç nga Laçi dhe jetoj në emigrim. Këtu vajzat i ke të të gjitha ngjyrave dhe racave, e normalisht mentalitetin e kanë super të hapur.

Ishte ditëlindja e një shokut tonë dhe ishim në një pub një natë. Pimë dhe u kënaqëm e aty u njohëm me një grup vajzash nga Bullgaria.

Njëra ma hoqi mendjen dhe duke biseduar e pirë atë natë përfunduam në shtrat bashkë. Tërë natën ma mori mendjen me atë bukurinë e saj e trupin si ngjalë…

Por kur hapa sytë në mëngjes me kishte lënë një shënim në shtrat ku më thoshte vetëm: Faleminderit!

Sinqerisht as emrin nuk ja mbaj mend sepse ishim shumë të pirë.

E nuk më la as numër telefoni dhe asgjë. Kam muaj që shkoj sërish kastile në atë lokal nate dhe nuk shoh as atë e as shoqet e saj.

Punoj dhe e mendoj, dal me të tjera dhe e mendoj. Sinqerisht kam ndjenja për të, por nuk kam se si ta gjej.

Ma ka marrë mendjen totalisht dhe mesa po kuptoj edhe zemrën. Uroj që një ditë të më kërkojë ose ta gjej se po çmendem, po shkalloj…”, shkruan ai.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *