Lajme

BSPK: Qeveria të rrisë pagat edhe për punëtorët e sektorëve tjerë

Pas rritjes së pagave të zyrtarëve të Qeverisë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kërkon rritjen e pagave edhe për pjesën tjetër të punëtorëve, që kanë mbetur jashtë këtij vendimi

Përmes një komunikate për media, BSKP ka shprehur shqetësim për diferencat e krijuara mes pagave.
Sipas BSKP-së, kjo ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe të punëtorët, të cilët po ndihen të diskriminuar nga diferencat e rritjes së pagave për pozita të caktuara.

“Në mënyrë që të zbutet sadopak diferenca mes pagave të punëtorëve brenda vendit, kërkojmë që të bëhet rritja e pagave edhe për pjesën tjetër të punëtorëve, të cilët në fillimvit kanë pasur një rritje tejet solidare të pagave krahasuar me rritjet e pagave të disa pozitave tjera” thuhet në komunikatë.

Në mbledhjen e fundit, Qeveria ka shfuqizuar vendimin e mëhershëm, për pezullim të vendimit për ngritjen e pagave. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese shfuqizohet vendimi i 1 shkurtit që parasheh pezullimin e vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave.

Sipas këtij vendimi, paga e kryeministrit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të bëhet 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro.

Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, ndërkaq, sipas këtij vendimi, do të jetë 2,000 euro. Kurse, mbi 70 zëvendësministra të emëruar në Qeverinë Haradinaj, do të paguhen në vlerë të 1,150 eurove në muaj.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *