Ekonomi

Bruto Produkti vendor për kokë banori më 2017 ishte 3 566 euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Bruto produktit vendor (BPV) për vitin 2017, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, bazuar në ESA 2010

BPV-ja me çmime aktuale në vitin 2017 ishte 6,413.8 milionë euro. Rritja reale në vitin 2017, në krahasim me vitin 2016, ishte 4.23%, ndërsa, BPV-ja për kokë banori për vitin 2017 ishte 3 566 euro.

Rritje reale për vitin 2017 kishte në këto aktivitete ekonomike: Aktivitetetet financiare dhe të sigurimit (31.4%); ndërtimtari (8.6%); tregti me shumicë dhe pakicë, riparim të automjeteve dhe motoçikletave (4.5%); informim dhe komunikim (3.4%); industri nxjerrëse (3.1%); industri përpunuese (3.0%); aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (2.8%); transport dhe magazinim (2.8%); bujqësi, gjueti, pylltari dhe peshkim (2.7%); afarizëm me pasuri të patundshme (2.6%); furnizim me energji elektrike dhe me gaz (2.5%); aktivitete administrative dhe mbështetëse (2.5%); hotele dhe restorante (2.4%); art, zbavitje dhe rekreacion (1.9%); shërbime të tjera (1.2%); shëndetësi dhe aktivitete të punës sociale (1.1%); furnizim me ujë (1.1%); administrim publik dhe të mbrojtjes, sigurim të detyrueshëm social (0.9%). Ndërsa, rënie kishte në edukim (-0.6%).

Rritja reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së me qasjen e shpenzimeve për vitin 2017 ishte te: Eksporti i mallrave (22.2%); eksporti i shërbimeve (15.3%); importi i shërbimeve (6.3%); importi i mallrave (5.2%); formimi i bruto kapitalit fiks (5.7%); ndryshimet në inventar (3.8%); shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake (1.8%); shpenzimet e konsumit final të IJPSHESH (0.6%). Kurse, rënie kishte në shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (-0.5%).

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *