Lajme

Bruksel: mijëra demonstrues pro pavarësisë së Katalonjës

Dhjetra mijëra demonstrues, mbështetës të Katalonjës, marshuan të enjten nëpër rrugët e Brukselit, në përkrahje të presidentit të larguar të rajonit, Carles Puigdemont. Ata po ashtu i bënë thirrje Bashkimit Europian të mbështesë kërkesën e rajonit për pavarësi nga Spanja

Me thirrjet “Zgjohu Europë” mbi 45,000 protestues, shumë prej të cilëve kishin shkuar në Belgjikë nga Spanja, marshuan në kryeqytetin belg, sipas vlerësimeve të policisë.

Më tepër se një muaj pasi Katalonia që për vite me radhë ka qenë krahinë autonome, votoi për pavarësinë nga Spanja, përmes një referendumi, pak mbështetje ka patur nga Bashkimi Europian, që është shprehur se kjo çështje duhet diskutuar brenda Spanjës.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *