Sport

Brighton i mban leksion Manchester Unitedit të Jose Mourinhos

Brighton e ka mposhtur Manchester Unitedin lehtësisht në javën e dytë të edicionit të ri të Premierligës të shtunën në Brighton

Brighton ishte nikoqir i Manchester Unitedit në “Amex Stadium” të shtunën pasdite, dhe triumfoi lehtësisht 3-2 falë një mbrojtjeje të paqëndrueshme të djelmoshave të Jose Mourinhos. Pas 25 minutave lojë, Glenn Murray i kaloi vendasit në epërsi me një prekje fantastike të topit nga rreth tri metra largësi, duke e lënë të shtangur David de Gean.

Vetëm dy minuta më pas, pakujdesinë dhe tollovinë në mbrojtjen e Unitedit e shfrytëzoi Shane Duffy, që realizoi nga afërsia. Reagimi i Unitedit ishte i shpejtë, kur Romelu Lukaku shënoi brenda gjashtëmetersisht, dhe kur mendohej se “Djajtë e kuq” do ta barazonin rezultatin, Brighton befasoi sërish.

Një vendosje e keqe në mbrojtje bëri që Baily të shkaktojë penallti, të cilën Gross e konvertoi në gol një minutë para përfundimit të pjesës së parë.

Mourinho u fut në pjesën e dytë me dy zëvendësime të menjëhershme , duke e futur Jessie Lingardin në vend të Pereiras dhe Marcous Rashfordin në vend të Juan Matas.

Megjithatë, kjo s’i bëri punë Unitedit që deri në fund nuk arriti të shënojë më shuëm se një herë deri në fund. Në minutën e fundit të kohës shtesë, Pogba shënoi nga penalltia.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *