Ekonomi

Brenda dy javësh në Qeveri statusi për “Trepçën”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka njoftuar se brenda dy jave do të procedojë statutin për ndërmarrjen “Trepça” në Qeverinë e Kosovës

Këtë ai e ka bërë të ditur pas një takimi të mbajtur sot me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe bordin drejtues të “Trepcës”.

“Së bashku me Kryeministrin Ramush Haradinaj, takuam Bordin Drejtues të Trepçës, të cilët na informuan mbi punën e deritanishme rreth statutit të kësaj ndërmarrje shumë më rëndësi për Mitrovicën dhe Kosovën në përgjithësi. Në këtë moment, kemi një draft mjaftë të kompletuar dhe ka mbetur përfshirja e disa komenteve shtesë.

Brenda 2 jave, do ta procedojmë statutin në mbledhje të Qeverisë dhe më pastaj, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Bordi do të punoj me intensitet të shtuar deri sa të kemi funksionalizim të plotë të kësaj ndërmarrje!”, ka shkruar Lluka.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *