Lajme

Biserko: Serbia dëshiron veriun në Mal të Zi si në Kosovë

Kryetarja e Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut Sonja Biserko thotë se Serbia po e dëshiron njëfarë “veriu të Kosovës” në Mal të Zi

Biserko, në një prononcim për mediumin serb “Danas”, ka thënë se duke pasur parasysh se “autoritetet serbe nuk kanë hequr dorë nga përvetësimi i Malit të Zi”, deklarata e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe mbi pozitën e serbëve në Malin e Zi “synon të krijojë njëfarë veriu të Kosovës apo Rajon Serb të Krajinës në atë shtet”.

Ajo thotë se Kisha Ortodokse Serbe vepron “përtej kufijve”, transmeton Koha.net. “KOS ka fituar këtë rol nga autoritetet serbe, që të mbajë mundësinë e krijimit të njëfarë veriu të Kosovës në Mal të Zi. Pasi që autoritetet malazeze po përgatisin ligjin me të cilin rregullohet pasuria dhe mënyra e veprimit e Kishës Ortodokse Serbe, autoritete serbe po ndiejnë se e po e humbin kontrollin që e kanë pasur në atë shtete dhe për këtë deklarata e patriarkut serb Irinej është aq ekstreme. Ajo dëshmon se Beogradi nuk do të qëndrojë aty”, ka thënë Biserko,

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *