Ekonomi

Bien të hyrat e Telekomit, vazhdojnë emërimet politike në pozitat kyçe

Të hyrat e Telekomit të Kosovës në tregun e telefonisë mobile kanë rënë gjatë tremujorit të parë të këtij viti

Sipas Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), i cili bën analizën periodike të këtij tregu, të hyrat e ndërmarrjes publike gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë shënuar rënie prej 2 pikë përqindje, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas të dhënave, operatori i Telekomit, Vala, gjatë këtij tremujori ka pasur 53 për qind të të gjitha të hyrave në tregun e telefonisë mobile, kurse në fund të vitit 2017 kishte 55 për qind. Ndërkaq, për dallim nga Telekomi, operatori i dytë, Ipko, është rritur për dy pikë përqindje dhe tani ka 39 për qind të tregut.

Trendi i rënies së të hyrave të ndërmarrjes publike është si rezultat i gjendjes së rënduar financiare, në të cilën gjendet. Aktualisht borxhet e Telekomit të Kosovës kapin shifrën prej 60 milionë eurove. Pjesë e këtij borxhi janë edhe 26 milionë euro ndaj operatorit “Z-mobile”, pas vendimit të arbitrazhit. Vetëm 4 muajt e parë të këtij viti, sipas Bordit të ndërmarrjes, Telekomi ka shënuar 4 milionë euro humbje.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *