Lajme, Lajmi kryesor

Berisha: Kosova ka vetëm një detyrim ndaj Serbisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha kundërshton fuqishëm shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Duke folur në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Sali Berisha tha se Serbia i detyrohet Kosovës akoma më shumë, ndërsa nga ana tjetër Kosova ka vetëm një detyrim ndaj shtetit serb

“Kosova nuk i ka asnjë lloj borxhi Serbisë. Serbia i ka borxh Kosovës. Kjo është akt shpërbërje i Kosovës. Se ky është vetëm hapi i parë dhe pastaj vjen hapi i dytë dhe pastaj vjen hapi i tretë. Në vend të konsolidosh integritetin territorial, aty hyn dhe bën pazar me territoret e tua. Ai (Vuçiç) ka bërë një vizitë për të cilën askush s’mund të thotë se ka bërë gjithçka. Ai shkoi te liqeni i ujit. Ky na doli atje në Gazivodë, ishte një kërcënim direkt që u bëri shqiptarëve.

Është një nga pretekstet e luftërave. Lufta për ujë bëhet. Ai shkoi vizitoi ujin. Erdhi me mesazhet klasike të një serbomadhi. Sipas kësaj skeme, Kosova do marrë ca copëza dhe do japë nga pjesët më palcore. Ato ( Lugina e Preshevës dhe komunat e tjera) kanë qenë pjesë të mirëfillta shqiptare. Kosova ka vetëm një detyrim ndaj Serbisë, që janë të drejtat e serbëve që kanë kuadrin ligjor më të shkëlqyer në botë”, tha Berisha.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *