Lajme, Lajmi kryesor

Ben Meir: Në OKB e dinë se Thaçi është i korruptuar dhe fajtor për izolimin e Kosovës

Profesori dhe anëtari i lartë i Qendrës për Çështje Globale në Universitetin e New Yorkut, Alon Ben Meir, ka komentuar vizitën që presidenti i Republikës së Kosovës , Hashim Thaçi, po e realizon gjatë këtyre ditëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të Samitit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Sipas tij, Thaçi mund të takohet me çdo kënd që është i rëndësishëm në SHBA, por të gjithë e dinë që ai është i korruptuar. “Presidenti i Kosovës mund të takohet me çdo kënd që e konsideron të rëndësishëm në SHBA, por të gjithë e dinë që ai është i korruptuar dhe nuk ka bërë progres në vendin e tij”, ka thënë Ben Meir.

Profesori amerikan thotë se Republika e Kosovës ka mbetur e izoluar shkaku i Hashim Thaçit. “Përkundrazi, Kosova ka mbetur e izoluar, dhe pa perspektivë shkaku i tij”, ka përfunduar ai.

Ben-Meir është një ekspert për politikat dhe çështjet e Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve. Gjatë dy dekadave të fundit, Ben-Meir është përfshirë drejtpërdrejt në negociatat për paqe ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *