Lajme, Lajmi kryesor

Baton Haxhiu aleat i Thaçit në planet djallëzore për veriun

“Batonit dhe shefave te tij ju ka ikur çdo gjë përfshirë edhe treni i kohës. Ai është një fosil i shërbimeve dhe agjendave të mendësisë së kohës së murit të Berlinit, ai është i ikur për atë mendon që edhe toka ka këmbë për të ikur. Ikja duke lansuar një gënjeshtër ka qenë edhe strategjia e tij gjatë luftës, vetëm se tani i ka këmbët e zbuluara, nuk mund te fshihet më mes turmash të ikjes mes Glloboçicës dhe Tetovës, e te lansoj lajme të rrejshme për kinse madhështinë e tij. Në mendjen e tij ai është më i madh se Fehmi Agani, por në fakt nuk është as sa shoku Zylo”, thotë Abazi

Gazetari Baton Haxhiu, i ka dalë në krah presidentit Hashim Thaçi sa i përket idesë për shkëmbimin e territoreve. Në opinionin tij, Haxhiu shkruan se Kosova duhet të nxitohet në këtë marrëveshje, për një të ardhme më të mirë për serbët. Kjo logjikisht është absurde, duke pasur parasysh gjenocidin e serbëve mbi mijëra shqiptarë. Tani, sipas tij, Kosova duhet ta bëjë marrëveshjen për hir të gjeneratave të reja të serbëve. Këtë vendim duhet ta marrë sa më shpejt Kosova, pasi sipas Haxhiut, jemi lodhur duke pritur vendime nga të tjerët (BE dhe SHBA).

Abazi: Baton Haxhiu vuan nga sëmundja për vëmendje

Njohësi i zhvillimeve politike, Haki Abazi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se me atë shprehjen e Baton Haxhiut për veriun, ai është i kapluar nga sëmundja për vëmendje dhe faktorizim. “Në fatkeqësinë e Kosovës po vjen në shprehje padituria dhe serviliteti i Baton Haxhiut. Në këtë thënien e tij për Veriun, vjen ne shprehje një veçori dhe ajo është padituri e mbështjellë me sëmundjen për vëmendje e faktorizim. Ai e thërret vetën në emision për ta bindur vetën me idetë bajate”, thekson Abazi.

Ai e quan Haxhiun si një fosil i shërbimeve të mendësisë së kohës, duke iu dukur vetja më i madh se Fehmi Agani. “Batonit dhe shefave te tij ju ka ikur çdo gjë përfshirë edhe treni i kohës. Ai është një fosil i shërbimeve dhe agjendave të mendësisë së kohës së murit të Berlinit, ai është i ikur për atë mendon që edhe toka ka këmbë për të ikur. Ikja duke lansuar një gënjeshtër ka qenë edhe strategjia e tij gjatë luftës, vetëm se tani i ka këmbët e zbuluara, nuk mund te fshihet më mes turmash të ikjes mes Glloboçicës dhe Tetovës, e te lansoj lajme të rrejshme për kinse madhështinë e tij. Në mendjen e tij ai është më i madh se Fehmi Agani, por në fakt nuk është as sa shoku Zylo”, thotë Abazi.

Miftari: Po të ishte pyetur Haxhiu, Kosova do të mbetej pa shqiptarë

Lidhur me këtë, ka folur për “Bota sot” edhe ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari i cili thotë se Haxhiu do e kishte lënë Kosovën pa asnjë shqiptarë, nëse do të pyetej ai gjatë kohës së luftës. Ai tregon se si Haxhiu ishte përcjell me veturë të blinduar në Maqedoni pasi ishte në kërkim nga UÇK-ja, e pas luftës u bë shok i ngushtë me shefat e SHIK.

“Baton Haxhiu para luftës ishte emisari politik i Ivica Stanishiqit ish krye shefi Serb i UDB prandaj UÇK ishte në vitin 1998-99 në kërkim të tij për ta arrestuar me urdhër të Likocit (SHP)! Po ta kishte pyetur kush dëshirën e Batonit para luftës, ky e kish lan Kosovën pa shqiptar. Dihet shumë mirë si ka ikur në Maqedoni të përcjellë me veturë të blinduar me ndihmën e UDB nën përcjelljen e policisë speciale serbe. Pas luftës, Baton Haxhiu u bë shok i pa ndarë dhe i besuari i drejtorëve dhe kryeshefave të SHIK-ut dhe u bë njeri më i besuar i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe Ilmi Reqices.

Sidomos si moderator televiziv ndikoj për ruajtjen e imazhit të Thaçit me Kompaninë Pronto, shpesh herë me gënjeshtra dhe falsifikime mediatike, por duke ditur shumë mirë se Hashim Thaçi vjen nga kuzhina e(DGSE_UDB) shërbimeve sekrete Francezo-Serbe, ndërsa Baton Haxhiu vjen vetëm nga kuzhina Serbe e UDB e Ivica Stanishiqit, prandaj lidhja e tij e pas luftës me presidentin, si duket edhe tani i lidh nostalgjia e vjetër”, shprehet Miftari. Sipas tij, plani për ta ndarë Mitrovicën daton që nga shkurti i vitit 2002. Miftari thotë se as Thaçi e as Haxhiu nuk mund ta falin Veriun e Mitrovicës.

Madje, ai thotë se ende nuk kanë vdekur shqiptarët për ta pranuar këtë tradhti. “Mos harroni Veriu përbën 30% të territorit të Kosovës, pa llogarit Trepçën dhe sidomos digën e artë të ujit të pijes, Gazivodën. Plani për veriun për t’ia aneksuar Serbisë, është plan i vjetër, unë personalisht e di nga 2 shkurti i vitit 2000 kur kam punuar në Mitrovicë si pjesë e G2 UÇK-TML dhe e shërbimit informativ të Kosovës, nga ajo kohë (2 shkurti viti 2000) kur i kanë vrarë dhjetëra shqiptarë dhe e kanë pastruar Veriun nga shqiptarët, e kam kuptuar edhe në teren se Hashim Thaçi dhe KFORI Francez dhe Serbia, po punojnë së bashku natë e ditë të ia lënë pjesën e Veriut të Kosovës në dorë Serbisë dhe UDB serbe.

Veriun nuk mundet me fal as Hashim Thaçi e as Baton Haxhiu, por as familjet e tyre që gjatë luftës nuk humbën as pulë as knus, familje që dikur edhe sot ishin të besuarit e Serbisë e UDB-së dhe sot prapë janë në pozita te larta në Kosovë, njeri kryetar dhe tjetri moderator, por edhe janë multi milionerë. Këta nuk kanë të drejtë me fal as një ther apo lis të Kosovës, e jo më 30% të territorit tonë. Nëse ua merr mendja këtyre se kanë vdekur shqiptarët dhe atdhetarët e Kosovës, le ta provojnë këtë tradhti se si do të ndahen ne fund. Me Serbinë duhet me fol për Nishin, Toplicen, Vranjen, Sangjakun e Novi Pazarit, për këto tema duhet me fol dhe për krimet dhe dëmet e luftërave nga e para deri te lufta e fundit 1999”, shton tutje Miftari./Bota sot

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *