Lajme, Lajmi kryesor

Badallaj: Hashim Thaçi ka dy këshilltarë që kanë bashkëpunuar me UDB-në serbe

Analisti politik Reshat Badallaj pretendon se ai edhe personalisht ka fakte të bollshme që tregojnë dhe e bëjnë atë të jetë i bindur se bllokimi i dosjeve të UDB-së, që të mos hapen ato, qëndron në faktin se njerëzit e këtij shërbimi janë futur thellë në politikën kosovare, në institucione dhe në medie, që e dirigjojnë edhe politikën si tërësi në shërbim të Serbisë

“Po si i hapen udbashët dosjet, duhet t´i hapim ne dhe t´i zbardhim spiunllëqet e tyre që janë në majat e shtetit.Me këtë pyetje jam i detyruar të shkruaj për veten, jo pse dua, por e përsëris se i vetmi me kohë mora guximin të zbuloj dosjet e langonjve, zagarëve, udbashëve…, që kanë burgosur, kanë vrarë shqiptarët dhe kanë humbur pa shenjë e pa u dukur.

Kam zbuluar dosjen e spiunëve babë e birë të Baton e F.Haxhiut, kam zbuluar dosjet babë e bir, të Veton e R. Surroit, pastaj kam zbuluar dosjet babë e bir të Shkëlzen e M.Maliqit, pastaj kam zbuluar edhe dosjet e udhëheqësve dhe themeluesve të LDK-së, që jo vetëm që kanë qenë udbashë të tmerrshëm, por edhe që i janë shitur falas UDB-ës serbe pa asnjë dinar kundër shqiptarëve, kam zbuluar dosjet jugosllave të kriminelit Bashkim Hisari në vrasjen e vëllezërve Jusuf, Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka, e shumë e shumë dosje tjera që vetëm me emër me i përmend mbushen 100 e ca faqe.

Që të gjitha mund t´i gjeni në ‘google’ të gjitha dosjet e tradhtarëve të kombit, me emër e mbiemër, spiunet dhe tradhtarët në zonën kufitare, pastaj kam zbuluar dosjen e deputetit të deridjeshëm të LDK-së, që për vrasje të shqiptarëve ishte dekoruar nga kryetari i Kryesisë së Jugosllavisë së asaj kohe, Borisav Joviqi, bile edhe me fotografi dhe ky ish-deputet i radhëve të LDK-së merrte rroga nga djersa e kosovarëve dhe shumë e shumë dosje tjera, që këto ditë do t’i publikojë edhe disa dosje pas 30 vjetësh, në faqen time në ‘Facebook’”, thotë Badallaj për ‘Kosova Sot’.

Ai thotë se është i sigurt që tani nuk e kërkon askush zbardhjen e dosjeve, sepse janë bashkë kriminelët, udbashët, hajnat, matrapazët dhe ata e qeverisin vendin.

“Kur e them këtë e them me përgjegjësi të plotë se shteti është në duart e banditëve, hajnave, kriminelëve, udbashëve, që jam i gatshëm në çdo kohë të arsyetoj ketë. A e dini ju se ka këshilltarë që sot paguhen nga UDB-ja dhe janë në Qeveri, në Presidencë, në Kuvend dhe në çdo bandë politike, a e dini ju se Hashim Thaçi ka dy këshilltarë që kanë bashkëpunuar me UDB-në serbe dhe se akoma bashkëpunojnë me krerët serbë. Dhe le të marrë guximin dikush nga Presidenca e të demantojnë dhe ne do t’i themi me emër dhe mbiemër se me kë kanë bashkëpunuar në Prizren dhe në Prishtinë. Në dorë i kam unë ata”, tha Reshat Badallaj.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *