Lajme

Avni Arifi së shpejti Ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe

Përmendja e emrit të shefit të delegacionit të Kosovës në Bruksel, Avni Arifi, si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), nuk është mohuar as pohuar nga ky i fundit

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk mund të komentojë asgjë. “Është në proces, nuk mund me komentu”, ka shtuar Arifi. Dokumenti i siguruar nga gazetablic, ka këtë përmbajtje:

E nderuara Znj. Osmani

Të nderuar anëtar të Komisionit Parlamentar

Me konsideratën më të lartë për punën tuaj dhe komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju dërgoj në besim emrin e kandidatit Z.Avni Afrifi, me qëllim të vijimit të procedurave për emërimin e tij në pozitën e Shefit të Misionit Diplomatik në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Abu Dabi.

Ministria e Punëve të Jashtme është siguruar që kandidatit Z,Avni Arifi i plotëson kriteret e përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 6, i ndryshuar dhe i plotësuar me nenin 1 të Ligjit Nr. 03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës

Bazuar në fushëveprimin e komisionit për Punë të Jashtme Diasporë dhe Investime Strategjike, kërkoj nga ju që të vijoni procedurat për emërimin e kandidatit të sipër përmendur, në pozitën e Shefit të Misionit Diplomatik në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Abu Dabi, sipas nenit 7, i ndryshuar dhe i plotësuar me nenin 2 të

Ligjit Nr. 03/L-207 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës”

Ndryshe, në muajin maj, Kosova e ka hapur ambasadën e saj në EBA, por që deri më tani nuk është emëruar ambasadori./Telegrafi

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *