Ekonomi

Autostrada Adriatiko-Joniane, projekti diskutohet gjatë misionit italian të biznesit në Shqipëri

Misioni italian i biznesit në Shqipëri do të sjellë në vendin tonë një delegacion sipërmarrësish nga përtej Adriatikut, të cilët do të njihen me klimën e biznesit dhe mundësitë që ofron Shqipëria

Në takimin që do të zhvillohet në datat 18, 19 dhe 20 shkurt do të diskutohet edhe për një projekt strategjik dhe inovativ si Autostrada Adriatiko Joniane. Autostrada synon të lidhë Europën Qendrore dhe Italinë me Ballkanin Perëndimor, çka do të përbënte një burim të çmuar në kuadrin e bashkëpunimit dhe të investimeve.

Krahas përfaqësuesve më të lartë të biznesit në Itali, në takime do të marrin pjesë përfaqësues të kabinetit qeveritar shqiptar si kryeministri Rama, Ministrat Bushati, Gjiknuri, Klosi, por edhe kryebashkiaku Veliaj.

Në tryezat e rrumbullakta, temat e bisedimeve do të jenë sektori i infrastrukturës, energjia dhe teknologjitë e gjelbra, si edhe makineritë agroushqimore dhe procesimi.

Në këtë perspektivë, grupet e biznesmenëve do të vizitojnë Bulevardin e Ri të Tiranës, Portin e Durrësit, Nënstacionin e Kasharit, TEC-in e Vlorës, si dhe dy ndërmarrje të mëdha të përpunimit të mishit dhe peshkut në Tiranë dhe Lezhë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *