Lajm.co

Rugova fiton në Istog me 14 vota epërsi

Haki Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka fituar në Istog me 14 vota epërsi

Fillimisht Gani Dreshaj nga AAK ka marrë 16 vota me postë ndërsa Haki Rugova nga LDK ka marrë 8 vota, raporton KTV.

Haki Rugova nga LDK gjithsej ka 10 mijë e 33 vota, ndërsa Gani Dreshaj i AAK-së 10 mijë e 19 vota.

Provat materiale që i çuan në burg aktivistët e VV-së

Saktësisht 31 ditë pasi që shqiptoi 21 vjet burg ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar për sulmin në Kuvendin e Kosovës, Gjykata Themelore e Prishtinës ka përpiluar aktgjykimin e plotë lidhur me këtë rast

KALLXO, ekskluzivisht ka siguruar aktgjykimin dhe arsyetimin që dënoi aktivistët e Vetëvendosjes.
Në aktgjykimin prej 41 faqesh përshkruhen provat materiale, provat rrethanore, provat shfajësuese dhe pretendimet e të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre.

Gjyqtari Beqir Kalludra që ka përpiluar aktgjykimin ka listuar provat mbi të cilat e ka mbështeture aktgjykimin duke filluar nga motoçikleta e djegur, komunikimet mes të akuzuarve, kartela e blerë e telefonit dhe provat e tjera relevante.

“Motoçikleta e gjetur duke u djegur, po ashtu është vërtetuar se atë motoçikletë e kanë blerë dhe drejtuar të akuzuarit Atdhe dhe Egzon dhe të njëjtën e kanë përdor për kryerjen e veprës penale”, thuhet në aktgjykim.

Po ashtu lidhur me këtë provë që në aktgjykim renditet si kruciale, gjykata përmend edhe dëshminë e dëshmitarit Heset Ramadani.

“Gjykata vlerëson se nga kjo provë materiale vërtetohet fakti që pikërisht motoçikletën të cilën tani dëshmitari Heset Ramadani u ka shitur të akuzuarve Atdhe dhe Egzon është motoçikleta e cila është gjetur e djegur pas kryerjes së sulmit në Kuvendin e Kosovës. Pasi dëshmitari Heset ka qenë në gjendje të sigurojë dokumentet e personit në emër të cilit ka qenë motoçikleta paraprakisht dhe atë në emër të personit Sahit Hasani nga i cili edhe e ka blerë tani dëshmitari Heset Ramadani ndërsa siç vërtetohet nga fotoalbumi i datës 5 gusht 2016, gjegjësisht fotografitë 15, 16,17, dhe 18 është numri i njëjtë i shasisë”, arsyetohet në aktgjykim.

Ndër provat materiale të vlerësuara, sipas gjykatës, përmenden edhe incizimet e marra nga kamerat e sigurisë së ETC-së.

“Në video-incizimet e marruar nga kamerat e sigurisë të vendosura në pjesën e jashtme të ETC-së, shihet se i akuzuari Atdhe Arifi është duke drejtuar një motor me ngjyrë të kuqe ndërsa që në një distancë të afërt qëndron në këmbë tani i akuzuari Egzon Haliti ndërkaq që vetura e tani të ndjerit Astrit Dehari është e parkuar afër në skaj të rrugës”, përshkruan aktgjykimi.

Si provë tjetër materiale lidhur me këtë rast, gjykata renditi edhe video-incizimet e kamerave ku prokuroria pretendon se duket Adea Batusha duke blerë telefonin.

“Gjykata vlerëson se nga këto incizime të administruara në cilësinë e provave materiale vërtetohet bindshëm fakti që e akuzuara Adea Batusha me datë 5 gusht 2016 ka blerë telefonin dhe të njëjtin ia ka dërguar tani të akuzuarit Frashër Krasniqi nga i cili telefon më pastaj është dërguar e-maili me përmbajtje si më lartë”, përshkruhet në aktgjykim.

Në aktgjykim, më tej arsyetohet se përpos video-incizimeve ketë pretendim e mbështesin edhe deklaratat e dëshmitarëve.

“Kjo provë material është në përputhje edhe më dëshminë e dëshmitarit Naser Mustafa i cili ka përshkruar tani të akuzuarën Adea Batusha në mënyrë të njëjtë si dhe shfaqet në video-incizimet e marra gjatë rrugëtimit të saj deri në vendin ku e blenë telefonin dhe largimin e saj në drejtim të vendbanimit të akuzuarit Frashër Krasniqi e po ashtu edhe kohën kur kjo e akuzuar e ka blerë telefonin, kiflen që e ka pasur në dorë, syzet, çantën”, përshkruhet në aktgjykim.

Përpos dëshmitarit, Mustafa, gjykata përmend edhe dëshminë e dëshmitarit Zogiani.

“Njashtu edhe me dëshminë e dëshmitarit Remzi Zogiani i cili e ka identifikuar të akuzuarën Adea si personin që në ditën kritike e ka dërguar deri te banesat e Tregtisë e po ashtu edhe rrugën që e ka përshkruar me rastin e dërgimit deri në këtë adresë”, thuhet në aktgjykim.

KALLXO gjatë ditës do të sjellë edhe arsyetimin e aktgjykimit lidhur me provat rrethanore, provat shfajësuese si dhe me vlerësimin e mbrojtjes së të akuzuarve lidhur me këtë rast.

Edi Rama, nxënës i Nolit dhe Konicës apo lolo i grekëve?

Nga Arben Llalla

Më 13 dhjetor 2017 kryeministri Edi Rama nënshkroi disa vendime të qeverisë së tij për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë “të vrarë” gjatë luftës italo-greke 1940-1941. Rama zyrtarizoi 28 tetorin si Ditë Homazhi në përkujtim të ushtarëve grekë. Ky është poshtërim dhe injorim ndaj kombit shqiptar, pasi grekët nuk erdhën për çlirimin e Shqipërisë, por për pushtimin e saj duke ngritur flamurin e aneksimit të jugut. Sipas logjikës së Ramës, atëherë Shqipëria duhet të shpallë ditën e nderimit të ushtarëve osmanë, serbë, bullgarë, austriakë, hungarezë, francezë, italianë, gjermanë, e kështu me radhë.

Edi Rama e hodhi firmën në këtë vendim, pikërisht dy vjet pasi ai u shpall më 13 dhjetor 2015 Kalorës i Mbrojtjes së orthodoksisë greke nga Patriarku i Jeruzalemit, Teofili III. Si student i fondacionit grek, Sokratis Kokkalis për komunikim administrativ dhe shkencat politike, Edi Rama për të larguar vëmendjen nga nënshkrimi i ndërtimit të rreth 8.000 varreve greke bëri një deklaratë patriotike të zjarrtë ku na tha: “Jam nxënës i Nolit dhe Konicës, ata më kanë mësuar të flas…”.

Edi Rama nuk paska lexuar hiçgjë nga shkrimet, veprat e Nolit dhe Konicës, por vetëm e paska me të dëgjuar emrat e tyre, sepse përndryshe diçka do kishte nxënë nga dy kolosët e gazetarisë, oratorisë, historisë, shqipërimit. Po të kishte ata të dy ndër mend nuk do të qe kundër Çështjes Çame, nuk do pranonte Medaljen dhe Kryqin e Kishës orthodokse greke. Rama nëse do të lexonte Nolin dhe Konicën do e dinte çfarë thonë ata për çamët dhe grekët.

Kryeministri Rama të gjithë atë sallatë fjalësh që harxhoi për Çështjen Çame, e paska patur lojë me Dulen e të tjerë, sepse gishtin e ngjyer në Fondacionin Kokkalis e përdori për të firmosur varret boshe të Vorio Epirit. Pra, fjalia e mirënjohur e Ramës me Dulen: “Në s’të pëlqen çam, të them janë shqiptarë, në s’të pëlqen Çështje Çame ju them se është Çështje Shqiptare…”, mbytet në ujë, paska qenë vetëm politikë ditore.

Nënshkrimi i njëanshëm për ndërtimin e varrezave greke në Shqipëri, duke mos kërkuar reciprocitet për ndërtimin e një varreze të Çamëve në Greqi nuk do të thotë zgjidhje problemi, por shtim në ekstremizëm për ekzistencën e një plage që kullon ende gjak.

Askush nuk e di se çfarë befasirash na ofron e ardhmja, por një gjë është e sigurtë që marrja e statusit si kandidat për anëtarësim në BE, nuk e fal Edi Ramën dhe të tjerët nga tradhtitë kombëtare. Historia mban shënime, atë paratë e Ramës nuk e korruptojnë dot.

Katër teoritë që fshihen pas vendimit të Trumpit për Jeruzalemin

Telhami ka bërë me dije se ndër të krishterët ungjillorë (evangjelikët), të cilët përbëjnë një njdër grupet më të radikalizuar të elektoratit amerikan, rreth 53 për qind prej tyre mbështesin zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem, ndërsa 40 për qind e kundërshtojnë zhvendosjen

Në Mars të vitit 2016, Trumpi i pati premtuar Komitetit Publik Amerikano-Izraelit (AIPAC) se do ta zhvendoste ambasadën amerikane në “kryeqytetin e përjetshëm të popullit hebre, në Jeruzalem.” (AFP) Deklarata e pritur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në lidhje me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem ka shkaktuar shqetësim dhe zemërim të madh në mesin e analistëve dhe udhëheqësve në mbarë botën për shkak tëpasojave si kryengritje të tipit të Intifadës si dhe shkatërrimit të përpjekjeve për paqe të procesit izraelito-palestinez.

E gjithë kjo situatë ngre një pyetje të thjeshtë: pse e ndërmorri Trumpi këtë veprim? Trump ka folur në lidhje me dëshirën e tij për të arritur në konkludimin e “marrëveshjes përfundimtare” për paqemes izraelitëve dhe palestinezëve. Ndërkohë që nga ana tjetër, zhvendosja e ambasadës do ta bënte Washingtonin të paaftë për të luajtur një rol ndërmjetës të ndershëm në bisedimet e ardhshme të paqes mes dy vendeve.

Ndërkohë, Trump ka marrëparalajmërime nga udhëheqës të ndryshëm në mbarë botën si arabë dhe evropianë, nga shefi i OKB-së, Antonio Guterres dhe madje edhe në raportet e përgatitura nga vetë nëpunësit e tij pranë Departamentit të Shtetit. Mesazhi nga këto kritika është i qartë: një zhvendosje e ambasadës do të shkatërrojë dekada të politikës amerikane dhe rrezikon të nxisë trazira të mëtejshme në Lindjen e Mesme.

Edhe vetëpubliku dhe populli amerikan nuk e mbështesin këtëvendim të Trumpit. Një studim i kohëve të fundit nga Instituti Brookings, një organiztaë e mendimit, tregon se 63 përqind e amerikanëve e kundërshtojnë këtë vendim, kundrejt vetëm 31 përqind që e mbështesin atë. Përfaqësuesit demokratë në kongres janë pothuajse të gjithë kundër këtij vendimi, ndërkohë që republikanët janë pothuajse të ndarë në dy pjesë nëse duhet ta pranojnë këtë vendim apo jo.

Për t’iu përgjigjur debatit të vendimit shumë të parashikuar të Trump tëzhvendosjes së ambasadës, i cili u bë me dije ditën e mërkurë, Middle East Eye-MEE pyeti ekspertët nga i gjithë spektri politik në lidhje me teoritë e tyre mbi atë që po motivon presidentin e 45-të të SHBA-së për të ndërmarrë një hap të këtillë.

1) Teoria “Trumpi po bën presedan”

Fillimisht, MEE kontaktoi me Benny Avni, një mbështetësi madh i Izraelit dhe kolumnist për New York Post. Sipas interpretimit tepër bamirës të Avnit, Trump më në fund ka marrë vendimin e duhur në lidhje me atë që dëshiron publiku amerikan dhe ka përligjur atë që ligjvënësit amerikan e kishin dekretuar 22 vjet më parë.

Kongres ka miratuar në vitin 1995 një ligj sipas të cilit i bën thirrje ambasadës së SHBA-së që të zhvendoset në Jerusalem. Me qëllim që ky vendim të mos zbatohej dhe ambasada të vazhdonte të qëndronte në Tel Aviv, vendndodhjen e saj aktuale, presidentët duhet të nënshkruajnë dekret shtytës të zbatimit të ligjit çdo gjashtë muaj, siç bëri Trump në qershor dhe dhe për arsye vendimi i ardhshëm ishte pikërisht këtë muaj.

Në deklaratën që dha për MEE, Avni është shprehur se “Zhvendosja e ambasadës amerikane në Jeruzalem është një zbatim i ligjit amerikan. Një mori presidentësh amerikanë, pavarësisht premtimit gjatë fushatave të tyre zgjedhore për ta zbatuar këtë ligj, e kanë shtyrë atë me dekret çdo gjatë muaj.”

Avni është shprehur se Jeruzalemi, ose të paktën pjesa perëndimore e qytetit, prej kohësh ka qenë shtëpia e disa prej institucioneve qeverisëse të Izraelit dhe se tashmë ka ardhur koha që si Ëashingtoni ashtu edhekryeqytetet e tjerë ta njohin Jeruzalemin si një kryeqytet funksional i Izraelit duke dërguar amabsadat e tyre atje.

Avni ka vënë në pikëpyetje rezultatet e studimit në lidhje me opinionin publik të Brookings, duke argumentuar se “Sondazhi i vërtetë kanë qënë zgjedhjet e SHBA-së”. Amerikanët vazhdimisht votojnë në favor të ligjvënësve që votojnë dhe mbështesinbuxhetet që vihen në pozicion tëmbështetjes ushtarake dhe diplomatike për Izraelin.

Edhe kur ishte ende e paqartë se cili do të ishte vendimi i Trumpit i shpallur gjatë deklaratës së të mërkurës, zyrtarët më të lartë të SHBA-së kanë theksuar se me shumë mundësi ata do ta pranojnë Jeruzalemmin si kryeqytet të Izraelit dhe se brenda gjatë muajve të ardhshëm do të bëhen përgatitjet e nevojshme dhe planet për zhvendosjen e ambasadës.

2) Teoria se “Trumpi po luan për elitën e tij”

Shkencëtari dhe analisti Shibley Telhami, që ka zhvilluar sondazhin për Brooking ka bërë vlerësimin e të dhënave të mbledhura në sondazh. Ndërsa të dhënat e tij tregojnë se demokratët kundërshtojnë me shumicë dërrmuese një transferim të këtillë të ambasadës, dhe republikanët kanë një përçarje në lidhje me këtë çështje – Trump mund të jetë i referuarnjë grupimi shumë më të ngushtë.

Telhamika bërë me dije se ndër të krishterët ungjillorë (evangjelikët), të cilët përbëjnë një njdër grupet më të radikalizuar të elektoratit amerikan, rreth 53 për qind prej tyre mbështesin zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem, ndërsa 40 për qind e kundërshtojnë zhvendosjen.

Ekzistojnë edhe palë të tjera që duhen marrë parasysh në analizimin e kësaj situate. Në Mars të vitit 2016, Trumpi i pati premtuar Komitetit Publik Amerikano-Izraelit (AIPAC) se do ta zhvendoste ambasadën amerikane në “kryeqytetin e përjetshëm të popullit hebre, në Jeruzalem.”

Premtime të këtilla shndërrohen në fonde për fushtën. Mbreti i lojërave të fatit në Las Vegas Sheldon Adelson, i cili ka bërë një donacion në vlerën e shumë miliona dollarësh në fushatën e zgjedhjeve për të mbështetur Trumpin, raportohet të jetë tepër i irrituar nga mungesa e politikave pro-izraelite që priste të shikonte nga Shtëpia e Bardhë.

Telhami ka shtuar se në fund të fundit grupime të këtilla minoritare të interesave dhe vazhdoi duke thënë se “në fund të fundit askush nuk po i qëndron në kokë për të marrë vendime të këtilla politike. Kush do ta braktiste atë nëse nuk do të merrte një vendim të këtillë. Askush.”

3) Teoria se “Trump po i detyron palestinezët për negociata”

Trump nuk do të ishte presidenti i parë amerikan që do të dëshironteqë edhe emri i tij të ndërlidhjem me dhe të kishte një impakt për t’u mbajtur mend në marrëdhëniet Izraelito-Arabe. Edhe presidentë të tjerë të mëparshëm amerikanë kanë shenjuar drejtpaktit tëshenjtë të marrëveshjeve të paqes, të këtillë si Bill Clinton, Jimmy Carter dhe shumë të tjerë.

Megjithatë, teknikat e negocimit të përdorura nga Trumpi– siç tregohet edhe nga qasja që ai ndjek gjatë marrëveshjeve të tregtisë dhe marrëdhëniet e tij të mëparshme të biznesit– përfshin një palë më të fuqishme që i bën presion gjatë gjithë kohës partnerit negociues për të përfituar kushte gjithnjë e mëtë favorshme.

Në këtë rast, një zhvendosje e diskutueshme e ambasadave –duke u shoqëruar edhe me lëvizjet për të shkurtuar fondet e OKB-së për palestinezët si dhe me mbylljen e zyrës në Washington të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) – mund të jetë një përpjekje për të vështirësuar gjithnjë e më shumë pozicionin e Presidentit Mahmud Abbas.

Sipas Josh Ruebner, një analist për fushatën amerikane në llidhje me të drejtat palestineze, deklarimii për zhvendosjen e ambasadës mund të jetë “pjesë e një qëndrimi për të kërcënuar dhe për t’i bërë presion palestinezëve qëtë pranojnë një marrëveshje të disfavorshme për ta”në momentin kur Trump të bëjë me dije propozimin e tij për paqe, që pritet të deklarohet në fillim të vitit të ardhshëm.

4) Teoria se “Trumpi është mendjelehtë dhe pragjykues”

Interpretimi më pak i qëndrueshmëështë qasja se Trumpinuk është mbështetur në asnjë strategji bindëse për vendimin e tij. Dhëndri i tij Jared Kushner, përfaqësuese për procesin e paqes, Jason Greenblatt si dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm të Lindjes së Mesme janë mbështetës të njëanshëm të Izraelit.

Telhamiështë shprehur se këta përfaqësues që ai ka emëruar janë “disa persona tërësisht pa eksperiencë siç nuk është parë kurrë dhe që jetojnë vetëm për fasadën”, po e çojnë Trumpun gjithnjë e më shumë drejt një rruge të rrezikshme. Trump mund të ketë dashur të godasë një marrëveshje paqeje, por që tani duket shumë si puna e vështirë dhe ai kërkon një dalje.

Një zhvendosje e ambasadës amerikane drejt Jeruzalemit do t’i rriste tensionet në mesin e arabëve gjë që do ta detyronte Abbasin të largohet nga tryeza e negociatave. “Ekipi i Trump ka arritur të kuptojë të vërtetën e madhe se marrëveshja e shekullit nuk do të mund të arrihet në asnjë mënyrë dhe në logjikën e tyre është më mirë të fajësosh dikë tjetër sesa të fajësosh veten.”

Sipas opinionit të Ruebner, realiteti është ende i mjegullt për t’u analizuar. Kushner, Greenblatt dhe miqtë e tyre në kabinetin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu asnjëherë nuk kanë menduar apo planifikuar që t’i ofrojnë palestinezëve një marrëveshje realiste dhe të pranueshme.

Ruebner është shprehhur kështu për MEE, “Pavarësisht nga sa duket se po kalohet drejt një një zgjidhjeje të çështjesqë përfshin koekzistencën e të dy shteteve njëkohësishr, të gjithë janë të angazhuar ideologjikisht që të arrijnë të krijojnë Izraelin, i cili do të mbajë kontrollin e plotë 100% të territoreve të Palestinës hitorike, pa njohur asnjë të drejtë kombëtare apo asnjë prej të drejtave të njeriut për popullin palestinez.”

Burimi : Middle East Eye / Medya Şafak

Kancelari i Austrisë Kurz dëshiron të afrojë pozicionet me kancelaren Merkel

Kryeministri më i ri i Evropës, Sebastian Kurz ka bërë të ditur një bashkëpunim të ngushtë me Gjermaninë. Deri tani ai ishte dalluar më tepër si kritik i kancelares Merkel

“Me Gjermaninë ne na lidhin shumë gjëra – nga ana njerëzore, ekonomike, politike dhe kulturore”, i tha Kancelari i ri i Austrisë gazetës gjermane “Bild”-Zeitung (numri i së hënës). “Gëzohem për vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë gjermane, veçanërisht me kancelaren Angela Merkel – para së gjithash për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të shkëlqyera edhe brenda BE”, u shpreh më tej Sebastian Kurz.

Gjatë kohës kur ka qenë ministër i Jashtëmi Austrisë (prej vitit 2013), Kurz-i ka shqiptuar kritika të shumta ndaj kursit të kancelares gjermane, para së gjithash për politikën ndaj refugjatëve. Ai qe shprehur qartë edhe kundër marrëveshjes për refugjatët midis BE dhe Turqisë të negociuar në masën më të madhe nga Merkeli.

Kancelar në moshën 31 vjeçare

Kurz bëri betimin të hënën (18.12.2017) para presidentit Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen. Ai në këtë mënyrë u zgjodh kryeministri më i ri në moshë i Evropës. Kurz kryeson një kabinet me tetë ministra nga radhët e ÖVP konservatore dhe gjashtë ministra nga radhët e partisë së djathtë FPÖ. Për herë të parë në këtë kuadër bëhet ministër i Brendshëm një politikan i FPÖ-së: Herbert Kickl do të jetë kështu shef i mbi 30.000 punonjësve të policisë.

Ceremonia në Hofburg – në rezidencën e Presidentit të Austrisë – u shoqërua nga demonstrata. Van der Bellen i bëri thirrje në një fjalim disa minutësh koalicionit që të ndjekë një politikë të përgjegjshme, veçanërisht përballë minoriteteve. Kreu i shtetit, dikur kryetar i Të Gjelbërve bëri të qartë në hartimin e programit qeveritar se për të ka rëndësi para së gjithash vazhdimësia në politikën e jashtme. Edhe në sajë të presionit të ÖVP, megjithë kritikat ndaj Brukselit, FPÖ u shpreh qartë se e pranon parimisht ekzistencën e BE.

Izetbegoviq: Republika Serbe nuk mund të krahasohet me Kosovën

Anëtari i Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Bakir Izetbegoviq, duke folur për qëndrimet e disa diplomatëve ndërkombëtarë që mendojnë se duhet ndryshuar kufijtë ballkanikë “në mënyrë që të zgjidhet çështja e veriut të Kosovës dhe e Republikës Serbe”, ka thënë se kjo e fundit nuk mund të krahasohet me Kosovën, transmeton Koah.net

“Nuk e di se a do të mund të merren vesh Serbia dhe Kosova për ndryshim të tillë kufijsh. Sa i përket entitetit të RS-së, ai nuk mund të krahasohet me Kosovën. Ndaj serbëve të Bosnjë – Hercegovinës nuk është bërë agresion, ata nuk kanë i janë nënshkrua eksponuar gjenocidit, përkundrazi , fqinjët e tyre, kroatë e boshnjakë, me dhunë e me krime janë larguar nga territori i Bosnjë – Hercegovinës për t’u formuar territori i pastër etnik serb. Madje edhe serbë të Sarajevës kanë qenë viktimë e spastrimit të dhunshëm etnik nga ushtria e vet”, citon “danas” të ketë thënë ai

Izetbegoviq ka rikujtuar se në Beograd, kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Dragan Çoviq lidhur me Kosovës, “përkundër marrëveshjes ndërmjet tre anëtarëve të Kryesisë, ofroi detyrimin që Bosnja e Hercegovina në tërësi do t’i përcjellë qëndrimet e Serbisë”.

“Unë e kundërshtova këtë në takimin e delegacioneve (Sarajevë – Beograd) e më pas edhe në konferencën për gazetarë, sepse ta lësh sovranitetin politikës së jashtme te një vend tjetër është në dëm të Bosnjë e Hercegovinës”, tha ai.

71 milionë euro hua për autostradën Kijevë – Zahaq

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar sot një marrëveshje hua me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që do të investohen në autostradë Kijevë-Zahaq

Në emër të Qeverisë marrëveshjen e huas prej 71 milionë eurosh e ka nënshkruar ministri i Financave Bedri Hamza.

“Kredia është me kushte të volitshme norma e interesit 1 për qind me afat prej 12 vjetëve me greis periudhë 3 vjeçare”, tha ministri i Financave Bedri Hamza.

Rrëfehet prostituta: Më mirë të bëj seks se sa të shkoj në …

Një prostitutë ka rrëfyer se si preferon të shesë trupin e saj, në vend që të jetojë ‘ferrin’ në burg. Britanikja Katelyn Findlay thotë se është krenare që ka zgjedhur profesionin e dritave të kuqe.Tani ajo fiton 150 sterlina në orë dhe shkon me meshkuj të ndryshëm

21-vjeçarja thotë se punon fort për të fituar këto para. Katelyn është një transeksual. Ajo ka lindur si mashkull. Në vitin 2013, ajo u dënua me gjashtë muaj burg për grabitje. Pas hekurave e akuzuan me pa të drejtë se kishte sulmuar seksualisht një të burgosur tjetër dhe e rrasën në izolim. “Më quanin bishë dhe më akuzonin me të padrejtë”.

“Kur bëja dush, vajzat kyçeshin dhe kur ato bënin dush, unë nuk lejohesha andej”. Ajo thotë se emri i saj përfundoi në regjistrin e abuzuesve seksualë pasi goditi një burrë me kondom. Katelyn thotë se kjo ishte e tepërt. Por pas këtij ferri, ajo vendosi të zgjedhë një rrugë tjetër: të bëhej prostitutë.

“Tani dal për dreka në restorante luksozë. Nga një apartament i thjeshtë, tani jetoj mes rrobave dhe bizhuterive firmato Dior e Gucci”, tha Findlay.

Ministrja Reshitaj prezanton projekte në vlerë prej 720 milionë euro

Në takimin e Këshillit Kombëtar për Investime, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj prezantoi para të pranishmeve 19 projekte prioritare për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të mjedisit në Kosovë

Këto projekte që kapin vlerën rreth 720,478,700 euro përfshin: Trajtimin e ujërave të zeza, reduktimin e ndotjes së ajrit, rehabilitimin e shtretërve te lumenjve, mbrojtjen e burimeve ujore, trajtimin e duhur te mbeturinave si dhe krijimin e një planifikimi hapësinor sipas standardeve evropiane, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me komunat dhe donatoret ndërkombëtar.

Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave acidike në minierën e Novobërdës, ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza për Prishtinën, Gjilanin, Ferizajin, Mitrovicën dhe Pejën. Rehabilitimi dhe mbrojtja e kanalit të “Ibër Lepencit”, renovimi dhe zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit me ujë të pijshëm për rajonin e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, pastrimi i shtretërve dhe brigjeve të lumenjve nga mbeturinat. Ndërtimi i objekteve për ruajtjen e mbeturinave të rrezikshme, rehabilitimi dhe ndërtimi i infrastrukturës mbrojtëse nga përmbytjet përgjatë lumit Morava e Binçes, përmirësimi i gjendjes teknike dhe operuese në deponinë e rajonit të Prishtinës në Mirash. Faza e dytë e ndërtimit të hidrosistemit “Ibër-Lepenc” si dhe ndërtimi i sistemit hidro-teknik, Desivojcë – Kremenat – Gjyrishevc janë disa nga projektet që do të realizohen në fushën e mjedisit, shkruan Koha.net

Në sektorin social Reshitaj prezantoi dy projekte madhore për zhvendosjen e banoreve në Haden e Re në Shkabaj si dhe restaurimin e minierës për ta sjellë tokën sërish në gjendje për përdorim produktiv posaçërisht për bujqësi, me kosto prej 16.950 milionë euro si dhe projektin e Programit të Banimit Social në Kosovë, me kosto prej 9.533,800 milionë euro.

Përfitues direkt nga Programi i Banimit Social do të jenë së paku 200 familje në nevojë për banim social, kryesisht të riatdhesuarit, familjet qe jetojnë nen kushtet minimale për banim, si dhe familjet të cilët nuk janë në gjendje ti përballojnë ofertat e tregut të lirë të banesave në Kosovë.

Në fund Reshitaj u zotua që këto projekte që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të Kosovës do të realizohen sipas afateve kohore dhe kritereve të përcaktuara me kontratë.

Lista Serbe kundër Ushtrisë së Kosovës e pro Gjykatës Speciale

Dalibor Jevtiq, zëvendëskryeministër e ministër në Qeverinë e Kosovë, thotë se Lista Serbe nuk do ta përkrahë formimin e Ushtrisë së Kosovës ndërsa e përkrah formimin e Gjykatës Speciale

“Në një luftë është e pamundur që vetëm njëra palë të jetë fajtore e të akuzohet për çdo gjë e pala tjetër pothuajse për asgjë. Është shumë e rëndësishme që për shkak të së ardhmes dhe bashkëjetesës, të përgjigjen me emër e mbiemër ata që kanë bërë lufte në mënyrë që gjërat të mos përgjithësohen”, ka thënë për dw Jevtiq.

Ai nuk është përgjigjur drejtpërdrejt nëse e njeh Republikën e Kosovës ministër i të cilës është.

Ka theksuar se rezultatet e kthimit të serbëve të shpërngulur në Kosovë janë pothuaj dëshpëruese.

“Janë të të shpërngulur 200 mijë serbë e janë kthyer vetëm 20 mijë”, ka theksuar Jevtiq.