Lajm.co

Bianca Gascoigne: Jam aq e bukur , sa nuk kam nevojë për rroba (foto)

Bianca Gascoigne, e cila është vajza e futbollistit të famshëm Paul Gascoigne, është mburrur në rrjetin social Instagram me stajlingun e saj

Në të vërtetë, në fotot e postuara në Instagram, bionden atraktive mund ta shihni pa asnjë rrobë në trup, sepse thotë se thelbi është që mos të teprohet me veshje.

“Kur Mike më bën stilin e flokëve dhe grimin, kujt i nevojiten rrobat. Jam aq e bukur sa nuk kam aspak nevojë për rroba”, është shprehur bukuroshja. Përndryshe, biondja atraktive njihet për skandalet e saj të shumta seksuale, ndërsa zhveshjen në vend publike nuk e ka aspak problem.

“Syri i Popullit” u sajua nga njerëzit që e kanë kapur shtetin

Nga Xhevat Bislimi

Lajmi se liberatori, Sadri Ramabaja, eshte ndaluar nga policia ne Durres mori dhene! Theksi viheje te te qenit “zyrtar” i Levizjes Vetevendosje, sepse kjo ishte me e rendesishmja dhe, sepse ky ishte edhe qellimi i hetimit per “pergatitje te veprave terroriste”! Portalet e atyre qe kane kapur pushtetin po “habiteshin” me qendrimin-heshtjen e Levizjes Vetevendosje! Asgje per t’u habitur, zonja dhe zoterinj te ketyre qe vec medie nuk jane! Po te ishin medie te mirefillta (opozite e pushtetit, sic perkufizohet roli dhe funksioni i medieve…) do te benin sadokudo nje “hulumtim” te vogel per te krijuar nje mendim te perafert nese dyshimet, hetimet dhe akuzat e prokurorise speciale dhe te kryekolaboracionistit, Azem Vllasi, ishin te verteta apo te rreme e te montuara per qellime te pasterta politike dhe antishqiptare…

Por, ne vend te kesaj, mediet-portalet e “blera” dhe te “krijuara” enkas per kete pune nga ata qe kane kapur pushtetin dhe shtetin e Kosoves, iu bashkuan fushates dhe terrorit psikologjik te atyre qe po rrenojne shpresen dhe enderrat e nje populli per liri, pavaresi dhe sovranitet te plote nga Serbia pushtuese terroriste e Azem Vllasit dhe e sojit te tij! Ishin keto medie e portale qe ia krijuan “komoditetin” kryekuislingut, Azem Vllasit, qe te akuzoje naten e diten liberatorin, Sadri Ramabaja, dhe veprimtare tjere te Levizjes Vetevendosje per “terrorizem” e “pergatitje per vepra terroriste”!! Ky eshte terror i pashembullte mediatik dhe shteteror ndaj Sadri Ramabajes dhe atyre qe kane bere vetem nje mekat: i jane bashkuar Levizjes Vetevendosje, sepse ishin edhe para saj per VETEVENDOSJE dhe per shkeputje te plote nga Serbia!

Drejtuese te caktuar partish dhe drejtuese te larte te institucioneve te Republikes, bashke me segment te sherbimeve policore dhe te prokurorise speciale (sidomos), jane te perfshire ne pergatitjen e ketij komploti dhe te kesaj fushate terrorizuese kunder Sadri Ramabajes dhe disa tjereve! Edhe une vete kam qene i ftuar ne hetuesi (me kerkese te prokurorise speciale te Syle Hoxhes!) si i “dyshuar”!! Aty u binda perfundimisht se “Syri i Popullit” eshte sajese e segmenteve dhe zyrtareve te caktuar politike e shteteror qe kane kapur pushtetin dhe shtetin tone te krijuar me shume mund, perpjekje e sakrifice (per kete kam shkruar me heret)!

Prandaj, shoke, miq e dashamire te mite, te Sadriut e te shokeve tjere te “dyshuar” nga antidrejtesia, qe po terrorizon atdhetaret dhe qytetaret e denj te ketij vendi, ju them boterisht se prokuroria speciale, policia, shteti dhe (anti)drejtesia nuk kane dhe nuk do te kene kurre qofte edhe nje prove te vetme qe do te mund ta implikonte Sadri Ramabajen apo cilindo tjeter te “apostrofuar” per perfshirje ne ate organizate-sajese te pushtetit qe eshte bere kercenim per lirine, pavaresine dhe sovranitetin e vendit.

Nuk po “habitem” as nga qendrimi-heshtja e Vetevendosjes, sepse Sadri Ramabaja dhe as une nuk kemi nevoje per mbrojtjen e askujt ne bote, sepse jo Syle Hoxha dhe hetuesit partiake e te instrumentalizuar, por as prokuroria dhe hetuesit e shteteve me te fuqishme ne bote nuk do te kene prova kurre per “dyshimet” e tyre, sepse prova te tilla nuk ekzistojne! Po te kishte hetuese dhe prokurore te pavarure (sic kam thene edhe ne shkrimin e mehershem) do te vertetoheje se “Syri i Popullit” nuk eshte gje tjeter vec se SYRI i ketyre qe kane kapur pushtetin dhe shtetin.

Ne kete kuptim do t’i thoja Vetevendosjes, medieve-portaleve te paannshme dhe cdo subjekti politik e jopolitik qe ta ngrisin zerin fuqishem dhe pa iu trembur bere syri kunder terrorit psikologjik e fizik qe po ushtrohet ndaj Sadri Ramabajes per te vetmin faj te tij: sepse ishte dhe mbeti per VETEVENDOSJE dhe liri e pavaresi te plote nga Serbia shoviniste e Azem Vllasit dhe e sojit te tij! Nuk do te jete e larget dita kur edhe (anti)drejtesia do te detyrohet ta shpalle te pafajshem te pafajshmin, Sadri Ramabaja, te cilin kjo antidrejtesi dhe ky pushtet i bandave po e terrorizon per hatrin e kryekolaboracionistit, Azem Vllasi dhe te sojit te tij… Per kete nuk kam asnje pike dyshimi.

Ju qe mund te keni rene ne “presion” te terrorit psikologjik kthjellohuni dhe angazhohuni e qendroni kunder kesaj padrejtesie, kunder ketij komploti dhe kunder ketij terrori te organizuar e sistematik sa nuk eshte ber teper vone per shoqerine tone dhe vlerat e saj! Vihuni ne anen e vlerave te lirive dhe te drejtave te njeriut! Vihuni ne anen e vlerave republikane e demokratike! Vihuni ne anen e vlerave liridashese dhe atdhetare, sepse nuk do te zhgenjeheni kurre! Ju qe heshtni para ketij terrori te organizuar ndaj shokut tone, qe e detyruan, sic po thuhet sot, te tentoje te largohet nga shtepia dhe vendi i tij, do te ndjeheni keq dhe te turperuar qe i besuat Syle Hoxhes, Azem Vllasit e bandes qe ka kapur shtetin e nuk i besuat bashkekombesit e shokut tuaj, atdhetarit dhe liberatorit, Sadri Ramabaja, dhe pafajsise se tij te plote…

Skandal në Prizren, Vetëvendosje publikon audio-incizimin e kandidatit të PDK-së ku shfaqën tendenca fashiste

Levizja Vetëvendosje përmes një konference të jashtëzakonshme ka treguar një skandal me kandidatin e PDK-së në Prizren

Para se të filloj t’ju dëftoj arsyen e ftesës, dua ta dëgjoni një audio-incizim, i cili i shpërfaq edhe një herë metodat që tash e një kohë i aplikon kandidati i PDK-së dhe ekipi i tij në garën për të parin e Prizrenit.

Dëgjohet zëri i Shaqir Totajt

Zëri që dëgjohet në këtë incizim është i Shoqir Totajt, kandidatit për kryetar të PDK-së. Pjesa e parë është nga një tubim parazgjedhor në Has, ndërsa e dyta në një tubim në lagjen “Jeta e Re”. Prej fjalive të shkëputura mund të dëgjohet porosia e tij për pjesemarrësit – citoj:

“A mendon se dikush tjetër, turqelia që s’din me fol shqip, ka me ardh me ta rregullu cashtjen e ujit e t’rrymës?”

Dhe ka ardhë koha që duhet me menu, që qytetin e Prizrenit edhe Hasin mos me ia lonë në dorë njerëzve që s’dinë me folë shqip. Aludimi është i qartë, ai shpif për kandidatin e LVV në Prizren, z. Mytaher Haskuka, gjoja nuk është shqiptar.

Pos shpifjes, mesazh i tij shpërfaq një gjuhë të padëgjuar të urrejtjes, gjuhë përçarëse dhe fashiste.

Këto incizime na kanë sjellë qyetarët tanë të cilët kanë qenë tejet të frustuar nga një gjuhë e tillë fashiste e përçarëse.

Jo që kjo është e rendësishme në këtë garë, por për t’ua demantuar shpifjen, dua t’ju tregoj që Mytaher Haskuka për nga etnia është shqiptar.

Shumica e qytetarëve të Komunës sonë i njohin shumë mirë, si kandidatin, ashtu edhe familjen Haskuka. Gjyshi i Mytaherit ka qenë ndër të burgosurit e parë politikë shqiptarë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai ka vuajtur 4 vite burg, mes viteve 1945 e 1949, nga regjimi i Jugosllavisë për çështje kombëtare.

Prof. dr. Mytaher Haskuka është njëri prej themeluesve të Departamentit të Psikologjisë pranë Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron në gjuhën shqipe mbi dhjetë gjenerata të studentëve tanë. Ai ka doktoruar në Stamboll dhe studimet postdiplomike i ka kryer në Mynhen.

Para se të kyçet në politikë, ai ka punuar për 10 vite në UNDP. Dy herë është zgjedhur deputet në Parlamentin e Kosovës, me përkrahje të madhe të qytetarëve të Komunës sonë dhe më gjerë.

Prof. dr. Mytaher Haskuka flet 5 gjuhë dhe në secilin aspekt është shumë më superior kundrejt kandidatit të PDK-së. Si në aspektin akademik, si në aspektin profesional, si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin moral.

Në pamundësi për të fituar përkrahje në terren, me këtë diskurs shpifës e përçarës, debatin për të parin e qytetit në rrethe të mbyllura ai tenton të kompenzoj me shpifje dhe etiketime, një teknikë kjo e vejetër e shkollës së SHIK-ut. Ky diskurs pastaj përçohet nëpërmjet portaleve dhe skuadrave të tyre nëpër media sociale, të cilët tërë debatin se kush është më i miri për të qeverisur me Prizrenin provojnë me ulë në nivele fisnore.

Slogani me fjalën “ndryshim” në të, dhe me “kandidatin i ri”, nuk mjafton për të ndryshuar PDK-ja as veten, e lëre më Komunën e Prizrenit.

Prizreni njihet për një bashkëjetesë tradicionale, e Shaqir Totaj dhe mendësia e tij e cënon këtë, dhe shkon më tej duke i cënuar vlerat demokratike të këtij vendi, duke i përcmuar komunitetet, duke shpërndarë gjuhë të urrejtes, e duke u munduar të fitojë me një rajonalizëm mesjetar, e duke u munduar të instalojë fashizëm.

Ndryshimi i domosdoshëm në Prizren vjen vetëm me njerëz të ndershëm, të dijshëm e punëtorë. Ne jemi të bindur që LVV, në krye me kandidatin, prof. dr. Mytaher Haskuka.

Evropa gjithnjë e më larg, Putini dhe Erdogani para derës

Përse në Ballkan po bie entuziazmi për Bashkimin Europian? Disa mendime të politologut Vedran Xhihiq nga Universiteti i Vjenës

Në vitin 1980, para më shumë se 37 vitesh, Bashkësia Europiane, paraardhëse e Bashkimit Europian të sotëm, nënshkroi marrëveshjen e parë të bashkëpunimit me Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë. Kriza ekonomike e viteve ’80, rritja e nacionalizmit, paaftësia e Lidhjes së Komunistëve për t’u ballafaquar me problemet akute e përplasën Jugosllavinë në humnerë.

Në vitin 2003, pasi në Ballkan morën fund luftërat nga Sllovenia në Maqedoni, BE i bëri një premtim solemn vendeve të Ballkanit në Samitin e Selanikut: një ditë jo të largët të gjitha shtetet e Ballkanit mund të anëtarësohen në BE. Më vonë në rrethet diplomatike thuhej se synim i BE-së është që vendet e Ballkanit të hyjnë në BE në vitin 2014. Një vit simbolik: 100 vjet pas atentatit të një terroristi serb në Sarajevë dhe shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, e cila filloi pas provokimit të një gjimnazisti serb, por edhe verbërisë së shumë politikanëve europianë.

Në vitin 2003 BE simbolizonte stabilitet, mirëqenie, prosperitet. Që nga atëherë BE ka kaluar nëpër disa kriza: në Francë dhe në Holandë dështuan referendumet për thellimin e integrimeve europiane, pastaj BE-në e përfshiu kriza financiare dhe ekonomike (Greqia dhe valuta euro), pastaj e ashtuquajtura krizë e refugjatëve (2015) dhe Brexiti (2016), shkruan politologu Vedran Xhihiq nga Universiteti i Vjenës në një analizë për Agjencinë Federale Gjermane për Edukim Civil. «Por, pas 15 vitesh të afrimit horizonti kohor për anëtarësim në BE për njerëzit e moshës së mesme në Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë apo Maqedoni gjendet përtej viteve që ata pritet të jetojnë», shkruan Xhihiq. Për të arritur mesataren e zhvillimit ekonomik të BE-së vendet e Ballkanit deri në vitin 2030 duhet të shënojnë rritje ekonomike çdo vit për gjashtë për qind.

Entuziazmi për BE-në, sipas profesorit Xhihiq, po bie gjithkund në Ballkan, më së shumti në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë. Edhe në shtetet e dominuara nga shqiptarët (Kosovë dhe Shqipëri) po zbehet shpresa se një ditë do të jenë pjesë e BE-së. Në Serbi 61 për qind e të anketuarve e vlerësojnë si shumë pozitiv ndikimin rus, 32 për qind përshëndesin anëtarësimin e Serbisë në Unionin Euroaziatik nën udhëheqjen ruse, 35 për qind e shohin pozitivisht ndikimin gjerman dhe vetëm 5 për qind janë për hyrjen e Serbisë në NATO. Në Kosovë më shumë se 90 për qind e qytetareve dhe qytetarëve përkrahin anëtarësimin në NATO.

Në viset serbe (Serbi dhe Republika Srpska e Bosnjës) politikani më i popullarizuat është Vladimir Putini me mbi 70 për qind. «Në diskursin politik dhe në jetën politike hapur kërkohet dhe instrumentalizohet afërsia me Rusinë dhe Putinin», shkruan Xhihiq.

Roli i Rusisë në rajon po rritet. Nuk është rol konstruktiv. Në tetor 2016 qeveria malazeze akuzoi Rusinë për përpjekje për puç para zgjedhjeve parlamentare. Qëllimi ishte që të pengohej anëtarësimi – ndërkohë i arritur – i Malit të Zi në NATO.

Rusia e ka përkrahur hapur Nikola Gruevskin, kryeministrin shumëvjeçar të vendit, i cili refuzonte t’ia dorëzonte pushtetin një qeverie të prirë nga socialdemokratët. Në prill Maqedonia u gjend para luftës civile pasi përkrahës të Gruevskit sulmuan parlamentin. Në mënyrë kontraverse diskutohet edhe për rolin e «Qendrës Humanitare» ruse në Nish të Serbisë.

Kjo «qendër» përmendet në kontekst të spiunazhit. «Rusia po e shfrytëzon rastin për t’u profilizuar në rajon për dallim nga BE dhe NATO», shkruan Xhihiq. Në vendet e Ballkanit të dominuara nga myslimanët (Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesë të Maqedonisë dhe Serbisë) listës së personaliteteve më të popullarizuara i prin kryetari turk, Rexhep Taip Erdoan.

Edhe në mesin e pushtetarëve të Ballkanit ekzisto një simpati për Rusinë dhe Turqinë. Arsyen e kësaj simpatie Xhihiq e sheh te një kod i rrënjosur thellë i autoritarizmit, i cili përbëhet nga patriarkalizmi, maçizmi, tradita, dëshira për figura të fuqishme udhëheqëse dhe nacionalizmi në rritje. Erdoani dhe Putini, sipas Xhihiq, personifikojnë këtë model udhëheqësi. «Imazhi i prijësit të fuqishëm, i cili të tjerëve u tregon se si duhet vepruar, dhe u bën ballë të fuqishmëve të botës, i gëzon shumë njerëz në Ballkan». Në rajon po rritet gatishmëria për të pranuar forma të tjera – iliberale dhe autoritare – të sundimit.

Sipas politologut Xhihiq, i cili është me origjinë nga Bosnja, «liderët e fuqishëm» të Ballkanit janë politikanë me retorikë të shkathtë. Ata hiqen si pragmatikë, që çdo gjë ia nënshtrojnë përparimin. Paralelisht me këtë ata kultivojnë një diskurs të kërcënimit të përhershëm nga të tjerët, përkatësisht nga jashtë, dhe këtë e kriposin me një shtresë nacionalizmi, i cili gjithnjë transporton edhe ndjenjën e viktimizimit.

Kryetari serb Aleksandar Vuçiq dhe politikanët shqiptarë të Kosovës me të kaluar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës mundohen të shquajnë origjinën e tyre modeste dhe të prezantohet si njerëz të popullit. «Njëkohësisht ata pretendojnë një epërsi në interpretimin e asaj se kush është – qofshin këta shqiptarë autentikë, serbë të vërtetë, tamam boshnjakë, malazezë krenarë apo kosovarë. Ky polarizim politik e ndan shoqërinë përgjatë skemës mik-armik dhe kësisoj çdo diskurs dhe madje edhe kritika e matur ndaj partisë qeveritare delegjitimohet dhe pjesërisht kriminalizohet si tradhti ndaj <çështjes kombëtare>. Në këtë mënyrë personalitete udhëheqëse si Vuçiqi në Serbi apo Bakir Izetbegoviqi në Bosnjë-Hercegovinë arrijnë vazhdimisht ta hedhin poshtë kritikën e opozitës ndaj mënyrës se si qeverisin ata», shkruan Xhihiq.

Në Kosovë, sipas tij, ekziston një hendek i madh mes qeverisë dhe opozitës. Në Serbi Vuçiqi prej vitesh gjendet në një fushatë të pandalshme elektorale, të cilën ai e inskenon vetë. Përveç krijimit të atmosferës së kërcënimit nga jashtë situatën në Ballkan e komplikojnë edhe aferat dramatike – treni me parulla nacionaliste, të cilin Serbia dëshironte ta dërgonte në veri të Kosovës, arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë me kërkesë të Serbisë, thellimi i tensioneve në Maqedoni në muajin prill, deklaratat e Edi Ramës që u interpretuan si shqiptaromëdha etj. Sipas Xhihiq në Ballkan krizat prodhohen në mënyrë artificiale dhe ai që e vë flakën imponohet edhe si zjarrfikës. Në zbatimin e kësaj strategjie partitë në pushtet i përdorin edhe mediat, të cilat i kanë futur nën kontroll në kuadër të zgjerimit të pushtetit.

«Një mostër tjetër qendrore e sundimit autoritar shihet te informaliteti, përmes të cilit realizohen interesat ekonomike të partive qeveritare. Për të siguruar sundimin dhe lojalitetin, në shtetet pasardhëse të Jugosllavisë gjithnjë e më shumë shfrytëzohen lidhjet joformale dhe varësitë, përmes të cilave shkatërrohen institucionet dhe sabotohen të drejtat civile. Në një sistem të tillë llogaritet vetëm besnikëria personale, e cila bazohet në varësi materiale, lidhje familjare, përkatësi klanore, prejardhje etnike apo fetare, si bazë e pushtetit. Në bazë të besnikërisë personale ndaj figurës udhëheqëse apo partisë dominuese krijohen rrjete klienteliste», shkruan Xhihiq. Në këtë sistem partitë qeveritare nuk janë vetëm struktura për të organizuar pushtetin dhe interesat politike, por ato funksionojnë edhe si rrjete klienteliste, të cilat i shpërndajnë të mirat publike dhe resurset shtetërorë, të cilat i kontrollojnë. Kjo, sipas Xhihiq, gjithnjë e më shumë po bëhet bazë e strategjive partiake për të legjitimuar pushtetin.

Si përfundim: pushtetarët e Ballkanit kultivojnë një retorikë gjunjëzuese ndaj Brukselit, por njëkohësisht adhurojnë tendencat autoritare të Erdoanit dhe Putinit. Duke i toleruar këta politikanë udhëheqës BE në Ballkan qëmoti është bërë pjesë e problemit, nënvizon Xhihiq.(dp)

Xhihadistët nga Ballkani rikthehen të zhgënjyer nga “kalifati” i ISIS-it

Hilmiu, një boshnjak etnik, shkoi në Siri duke shpresuar se jeta në Kalifatin e Shtetit Islamik do të ishte një mjedis ideal fetar, por ai arriti të arratisej 16 muaj më vonë, i zhgënjyer me atë që ai kishte gjetur atje

“Atje nuk kishte asgjë. As energji elektrike, as libra, as internet, asgjë,” tha Hilmiu për BIRN.
“Kisha rreth 400 euro kursime, të cilat u shpenzuan shpejt për ushqim. Pastaj fillova të merrja rreth 50 dollarë në muaj pasi raportoja sikur isha i sëmurë. Ime shoqe ndihmonte gratë e tjera të moshuara, kështu që ndonjëherë ajo merrte ndonjë pagesë. Po çmendesha dhe gjatë gjithë kohës mendoja si të shpëtoja familjen time dhe të largohesha që atje,” risjell në mendje ai.

“Shikoni,” vazhdoi ai, duke hapur laptopin e tij dhe duke treguar një video.

“Nuk ka natyrë, nuk ka bar. Gjithçka ishte e vdekur, e braktisur. Shikoni delet e dobëta! E vetmja gjë që mund të bënim ishte të silleshim ndopak rrotull,” tha ai, para se të tregonte fotografi të familjes dhe miqve të tij, disa prej të cilëve nuk arritën kurrë të riktheheshin nga Siria.

Hilmiu, i cili ka nënshtetësi boshnjake dhe malazeze, është thjesht një nga 250 personat që u rikthyen në Ballkan pasi kaluan kohë në zonat e luftës në Siri dhe Irak – disa prej tyre, njësoj si ai, për shkak se u zhgënjyen nga ISIS-i.

Edhe pse shumë prej tyre nuk e pranojnë që shkuan për të luftuar, shtetet e Ballkanit i trajtojnë ata të gjithë si terroristë pasi një sërë ligjesh u miratuan në vitin 2015 dhe kriminalizuan çdo lloj përfshirjeje në konflikte të huaja.

Por edhe pse shumë prej tyre u gjykuan pasi u rikthyen, disa u janë bashkuar fushatave që përcjellin mesazhe kundër kësaj, në përpjekje për të bindur myslimanë të tjerë të mos bëjnë të njëjtat gabime që i çuan ata në fushat e betejës në Lindjen e Mesme.

Jeta në kalifat

Hilmiu ka qenë një besimtar mysliman gjatë gjithë jetës së tij dhe kur dëgjoi se Shteti Islamik kishte krijuar një kalifat, ai mezi po priste të shkonte dhe të zbulonte nëse ai drejtohej vërtet sipas parimeve të sheriatit.

Destinacioni i tij ishte një krahinë e Alepos ku miku i tij nga Podgorica, kryeqyteti i Malit të Zi, jetonte tashmë. Miku i tij e garantoi atë se atje nuk mungonte asgjë, se luftimet bëheshin shumë larg dhe se ai dhe familja e tij mund të qëndronin atje si mysafirët e tij.

“Plani im ishte të shkoja, të kontrolloja dhe pastaj të rikthehesha, të shisja shtëpinë dhe të shkoja përgjithmonë në Siri,” kujton Hilmiu.

Por kur ai arriti në shkurt 2015, ai mori lajme të këqija. Shoku i tij kishte vdekur në fushën e betejës pranë Kobanit.

Ndërsa betejat rreth Kobanit rriteshin në intensitet, Shteti Islamik shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, u mori pasaportat të gjithë të sapo ardhurve dhe i informoi ata se nuk mund të ktheheshin sepse “shoqëria e përsosur tashmë ka ardhur”.

Me ndihmën e një boshnjaku që jetonte atje, i cili doli garant për Hilmiun, ata u zhvendosën në një shtëpi me refugjatë nga Kobani. Pas disa muajsh, ata morën një pronë të shkatërruar në periferi të një qyteti, afër kufirit turk, ku jetuan për më shumë se një vit.

Në Siri Himliu tha se takoi shumë njerëz të tjerë nga Ballkani.

“Erdhën shumë nga njerëzit tanë, kryesisht boshnjakë, por kishte edhe nga Serbia dhe Mali i Zi. Ata ishin të ndryshëm. Disa ishin besimtarë dhe të mirë, por kishte edhe kriminelë që përpiqeshin t’i shpëtonin ligjit. Disa prej tyre filmonin njëri-tjetrin, duke pozuar me armë nëpër duar,” kujton Himliu.

Ai tha se situata ndryshoi shpejt kur bombardimi nga regjimi i Bashar al-Assadit dhe mbështetësit e tij rusë u rrit. Qyteti nuk njihej më, rrugët ishin të zbrazura, ndërtesat u shkatërruan dhe shumë njerëz vdiqën.

“Ishim të pashpresë. Thjesht shkonim poshtë shkallëve, përqafonim fëmijët tanë dhe i luteshim Zotit të na shpëtonte,” kujton ai.

Pasi u zhgënjye nga kalifati i Shtetit Islamik dhe iu mohua rikthimi i pasaportës së tij, ai po kërkonte një mundësi për t’u arratisur dhe njëherë madje arriti deri në kufi me Turqinë, por nuk u lejua të kalonte nga forcat kufitare turke.

Më vonë ai takoi një sirian që u ofrua ta ndihmonte atë të arratisej në Turqi për 1,500 dollarë.

“I telefonova familjes time në shtëpi dhe u thashë të shisnin çdo gjë që kishte ngelur në shtëpi dhe të më dërgonin paratë,” tha ai.

Rruga e tij për të dalë nga territori i kontrolluar nga ISIS përfshinte kalimin nëpër fusha të minuara dhe gardhe me tela me dhemba në kufi. Ai arriti të mbijetonte falë udhërrëfyesit të tij vendas.

Megjithatë, kur hyri në Turqi, ai u arrestua dhe kaloi dy muaj e gjysmë në paraburgim si refugjat.

“Lëviza nga një burg në një tjetër dhe kisha vetëm një mendim. Çfarë i kisha bërë kështu fëmijës tim?”

Autoritetet turke u ofruan ta lironin, por ai duhej të kthehej në vendin e tij ose të shkonte në ndonjë shtet tjetër që ishte i gatshëm ta pranonte atë. Por Hilmiu vendosi të kthehej në Ballkan, ku u arrestua menjëherë pasi mbërriti për aktivitete që kanë lidhje me terrorizmin.

Mercenarë vrasin për ISIS-in

Ndryshe nga Hilmiu, i cili shkoi në Siri për të praktikuar fenë e tij dhe për të jetuar në një kalifat model, shumë luftëtarë nga Ballkani shkuan atje për para.

Me eksperiencën e fituar gjatë luftërave të viteve 1990, ata vërtetuan se ishin një aset i çmuar për forcat militante islamike në Lindjen e Mesme.

“Lërini ata t’i flasin njerëzve të tjerë për Zotin dhe hourin (virgjëreshat që besohet se u sigurohen martirëve në parajsë). E di që Zoti s’do të më thoshte kurrë të vrisja një njeri tjetër në emër të Tij,” tha për BIRN Fisniku, një luftëtar i lindur në Maqedoni.

“Nuk dua të gënjej. Më interesojnë paratë. Isha në luftëra në ish-Jugosllavi, mora pjesë në grabitje të armatosura, kam qenë në burg,” shpjegoi ai.

Fisniku hetoi në Serbi, Mal të Zi, Turqi dhe Gjermani, gjë që e ndihmoi ata të lidhej me rekrutuesit xhihadistë.

“Njerëzit nëpër xhami në Europë lidhen lehtë me njëri-tjetrin dhe ata e dinë se çfarë kontributi mund të japësh ti,” tha ai.

Fisniku iu bashkua fillimisht Al Nusrës në verën e vitit 2014 me miq nga Ballkani dhe Kaukazi të cilët fillimisht jetonin në Gjermani dhe Austri.

Ai thotë se iu premtuan 2,000 dollarë në muaj, plus mundësinë për të kryer grabitje shtesë në fushën e betejës.

“Ushtria e Asadit kishte moral të keq dhe motivim të ulët. Ne patëm sukses në Alepo dhe njerëzit filluan të flisnin për ne,” kujton ai.

Brutaliteti që ai dëshmoi në Siri ishte shumë më ekstrem se gjithçka që ai pa gjatë luftërave ballkanike.

Shikoja se si, pas betejës, ata i këpusnin kokat ushtarëve të kapur. Në fillim, ishte e tmerrshme, pasi nuk e kisha parë këtë në Jugosllavi. Pastaj më vonë mësohesh me këtë,” tha ai.

Pas dy muajsh, komandanti lokal i Fisnikut e lajmëroi atë dhe njësinë e tij po i bashkoheshin Shtetit Islamik.

“Nuk më interesonte se për kë luftoja, për aq kohë sa ai na paguante,” tha ai.

“Erdhën mercenarë të rinj, edhe të krishterë që e bënin këtë për para dhe adrenalinë. Pas betejës, njerëzit vazhdonin të grabisnin, plaçkitnin, arrestonin njerëz nën dyshimin se ishin spiunë, të alkoolizuar e kështu me radhë. Shpesh ky ishte një justifikim për të torturuar, përdhunuar dhe djegur,” vazhdoi ai.

Sipas Fisnikut, shuma më e madhe e parave që ai fitoi ishte kur transportoi disa objekte kulturore në kufirin turk.

“Bëhej fjalë për statuja dhe gjëra të tjera që ata gjasme i thyen para kamerave,” tha ai.

Pas pothuajse tre muajsh luftime nën flamurin e Shtetit Islamik, komandanti i Fisnikut u zhduk. Nuk ishte e qartë nëse ai ishte vrarë apo jo dhe shefat e tij të rinj atëherë kërkuan që ai të vriste civilë, që ai tha se s’ishte i përgatitur ta bënte.

“Unë shkova për para, jo për të masakruar të pafajshëm,” këmbënguli ai.

Fisniku tha se çmimi që iu kërkua të paguante që ta lejonin të largohej ishte që ai dhe katër luftëtarë të tjerë të vrisnin pesë “spiunë”, ndër ta edhe dy gra.

“Alternativa ishte që ata të na vrisnin ne në shesh,” tha ai.

Ish-luftëtari lufton ekstremizmin

Zhgënjimi me Shtetin Islamik bëri që Albert Berisha të krijonte një OJQ pasi ai u kthye nga zona e konfliktit në Siri për të ndihmuar ish-luftëtarë të tjerë të rikthehen në shoqëri dhe t’i largohen ideologjisë ekstremiste që i çoi ata të luftonin në një luftë të huaj.

“Shteti nuk e ka kuptuar kurrë se qëllimet tona s’ishin të bëheshim terroristë,” tha Berisha për BIRN, duke iu referuar 300 apo më shumë kosovarëve që besohet se kanë luftuar në Lindjen e Mesme gjatë viteve të fundit.

“Secili kishte historinë dhe qëllimet e tij. Por e vetmja gjë e rëndësishme për ata që janë rikthyer është se rikthimi i tyre do të thotë se ata u zhgënjyen nga ajo që panë,” tha ai.

Berisha s’është një xhihadist tipik. Ai u diplomua për shkenca politike në Universitetin e Prishtinës dhe ka diplomë master nga Universiteti i Tiranës.

Berisha tha se ai shkoi në Siri nga data 6 deri më 20 tetor 2013, për të ndihmuar opozitën siriane në luftën e tyre kundër regjimit të Bashar Al-Asadit, por nuk u angazhua kurrë vetë në luftime.

Ai thitë se arsyeja pse ai shkoi ishte se nuk gjeti ndonjë kuptim në shoqërinë kosovare dhe donte të ndihmonte vëllezërit e tij myslimanë në luftën e tyre kundër një diktatori.

Pasi mbërriti në Siri, ai kërkoi t’u bashkohej grupeve të tjera shqipfolëse “për të shmangur barrierat gjuhësore” dhe u çua të takonte Lavdrim Muhaxheri, komandantin e luftëtarëve shqiptarë të Shtetit Islamik.

“Betohem për Zotin se s’kisha dëgjuar kurrë më parë për të dhe s’e kisha takuar kurrë më parë,” tha Berisha në gjyqin e tij në Prishtinë pasi u kthye.

Ai pretendoi se bëri kërkime në internet gjatë dy orëve që kishte energji elektrike në ditë, duke u përpjekur të kuptonte se ku kishte përfunduar dhe gjeti një video të Muhaxherit.

Për shkak se largimi nga ISIS u vërtetua se ishte pothuajse i pamundur, ai përdori Facebookun e tij për të kontaktuar një mik në Kosovë dhe për të rregulluar një plan largimi.

“Ai më pas më dërgoi një mesazh duke thënë se një i afërmi im ishte i sëmurë dhe se duhej të kthehesha në shtëpi, gjë të cilën unë e përdora si justifikim për t’u kthyer në Kosovë,” tha ai në gjykatë.

Gjykata e shkallës së parë në Kosovë e dënoi atë me tre vjet e gjysmë burg për terrorizëm. Çështja e tij aktualisht është në gjykatën e apelit dhe ai po e pret vendimin në liri.

“Gjërat më të vështira për mua ishin paragjykimi shoqëror, dyshimet e vazhdueshme dhe presionet e vazhdueshme nga të gjitha institucionet shtetërore – tendenca e tyre për të përmbushur axhendat e tyre politike apo institucionale nëpërmjet nesh,” tha Berisha.

“Akoma më e vështirë ishte koha pasi u lirova nga paraburgimi. Atëherë, ne (xhihadistët e rikthyer) ishim bërë fytyra publike në Kosovë dhe njerëzit filluan të na stigmatizonin edhe më shumë,” shtoi ai.

“Është shumë e vështirë për njerëzit e gjendur mes dy zjarreve, kur nuk e di më se ku e ke vendin,” tha ai.

OJQ-ja e tij, e quajtur INSTID, synon të luftojë ekstremizmin fetar në Kosovë dhe të deradikalizojë njerëzit që janë rikthyer nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Duke ditur që shumica prej tyre kanë qenë viktima, mendova se viktimizimi i mëtejshëm i tyre nuk ishte një zgjidhje dhe kërcënonte t’i radikalizonte ata edhe më shumë,” shpjegoi ai.

“Kështu që vendosa të ngrija një institucion që do të trajtojë ekskluzivisht këtë, në mënyrë që njerëzit të bëhen përsëri të dobishëm në shoqëri dhe të mos u hiqet liria, që krijon potencialin për një radikalizim edhe më të madh dhe madje edhe për të radikalizuar të tjerë në burg,” tha ai.

/BIRN/

Veseli: Serbia le ta harrojë Kosovën

Ministri i Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq në vazhdimësi po deklarohet kundër njohës së Kosovës shtet, mirëpo këto deklarime nuk po i bëjnë përshtypje kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Madje, Veseli thotë se provokimet që vijnë nga Serbia për stabilitetin dhe perspektivën e Kosovës janë të paqena dhe nuk do t’i nënshtrohen asnjëherë.

Ai deklaroi se ka filluar intensifikimi i një propagande kundër Republikës së Kosovës, por tha: “le ta harron Serbia Kosovën”.

Sipas tij, Kosova ka Zot dhe ka perspektivë.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, nuk na bën fare përshtypje çfarë thotë Daçiqi. Në të njëjtën kohë ne do të vazhdojmë për fuqizimin e shtetit tonë. Për fqinjësi të mirë jemi të hapur dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona që të kemi fqinjësi të mirë, por provokimet që vijnë nga Serbia për stabilitetin dhe perspektivën tonë janë të paqena dhe nuk do t’i nënshtrohemi në asnjë mënyrë, të jenë të sigurt. Po e shoh se ka filluar intensifikimin e një propagande kundër Republikës së Kosovës, le ta harrojnë Kosovën. Kosova ka Zot dhe ka perspektivë”, deklaroi Veseli.

Këto deklarata kryetari i PDK-së i ka bërë gjatë një vizite në bodrumin e verës “Haxhijaha” në Rahovec.

Haradinaj nënshkruan “Deklaratë Zotimi” me kandidatët për kryetarë komunash

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot, ka organizuar Konventën për Komunat e Kosovës, e cila është mbajtur në Pejë, ku kanë marrë pjesë të gjithë kandidatët për kryetar të komunave nga kjo parti

Kreu i AAK-së, njëherësh edhe kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, i cili ka nënshkruar Deklaratë Zotimi, me secilin kandidat për kryetar komunash, ka thënë se nuk do të këtë më ankesa, por vetëm punë për t’i zgjidhur problemet e Kosovës.

Ai tha se ka ardhur ora e AAK-së, s’ka më ankesa dhe s’ka më vend për t’u ankuar, por për me i zgjidhë ankesat dhe problemet e qytetarëve. Sipas tij, tha se Peja është djepi i ekonomisë së Kosovës, dhe me qeverisjen e tij asnjë qytet nuk do të mbetet anash.

“Puna ime si kryeministër do të koordinohet ngushtë me punën e juaj, si kryetar komunash. Ju dhe për mes jush edhe unë do t’i dëgjojmë hallet e secilit qytetarë, në secilën qoshe të Kosovës. Askush nuk duhet me mbetur i pa dëgjuar, nuk ka pikëllim më të madh për qytetarin për atë që jetojnë në skamje, për atë që është i papunë se sa mos t’i dëgjohet zëri i tij. Unë bashkë me ju, ndoshta nuk do të mund ti zgjidhim të gjitha problemet brenda një muaj, por ne do të punojmë që me i zgjidhur ato që janë më të rënda, më urgjent menjëherë”, tha Haradinaj.

Ai ka folur edhe për sundim të ligjit, për arsim dhe për ekonomi e që sipas tij duhet angazhim për përmirësim ose që të krahasohet me vendet e rajonit.

Haradinaj, tha se buxheti i shtetit do të rritet çdo ditë, por jo duke rritë taksa, por duke rritë ekonominë. Kryeministri premtoi se do t’i rrisin pagat dhe investimet kapitale në Kosovë.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu tha se kanë hyrë në garën zgjedhor për ta ndryshuar të tashmen për hir të së ardhmes. Ai tha se këtu në Pejë po vejnë themelin e qeverisjes së ardhshme për komunat e Kosovës me Aleancë, me frymën e ndryshimit që ka ardhur, me kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Kjo rrugë drejt qeverisjes në komunat e Kosovës është rruga e kthimit të shpresës e perspektivës së qytetarëve, udhë e madhe e zhvillimit dhe mirëqenies. Ndryshimi po nisë në çdo komunë dhe të gjithë sot zotohemi se do të përmbushim me nderë dhe me respektin për qytetarin e komunës, obligimet e marra për gjatë gjithë kësaj gare”, tha Vllahiu.

Kandidati për kryetar të Pejës, Fatmir Gashi, tha se 22 tetori po ofrohet dhe bashkë me të edhe dita e ndryshimit të madh për Kosovën, komunat e saj, edhe për Pejën. Qeveria e Kosovës me kryeministër Ramush Haradinaj, sipas Gashit do të kthej vëmendjen e humbur qeveritare nga rrafshi i Dukagjinit në shtrirje të barabartë të munguar deri më tash edhe nga Peja.

Kongresmeni Engel: Rusët e kinezët na mashtruan në INTERPOL, Palestina u anëtarësua, aleati ynë Kosova jo

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka thënë se kinezët dhe rusët e mashtruan Amerikën gjatë Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL, e cila përfundoi me anëtarësimin e Palestinës në këtë organizatë, por jo edhe të Kosovës

Derisa Asambleja e Përgjithshme e Interpolit po mbahej në Pekin, SHBA-ja i ofroi Rusisë një marrëveshje shkëmbimi. SHBA u pajtuan për të bërë presion ndaj Kosovës që të tërhiqej nga kërkesa për anëtarësim në organizatën e policisë ndërkombëtare, nëse Rusia pajtohej që të mbështeste strategjinë e tyre për çështjen palestineze, transmeton Express.

Marrëveshja përfshinte edhe Serbinë dhe Kinën. Por në fund të samitit, Palestina u bë pjesë e INTERPOLIT por jo edhe Kosova.

“Strategjia diplomatike e Amerikës në INTERPOL dështoi qartazi dhe siç duket nuk kemi pasur plan B”, ka thënë Engel, anëtar i lartë i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, për Jerusalem Post.

Ai ka shtuar: “Ky është një ndikim real i politikës së jashtme të Administratës Trump: Rusia dhe Kina na e hodhën, dhe tani Palestina është pjesë e INTERPOLIT, por aleati ynë Kosova, nuk është”.

Ai ka thënë se pret t’i dëgjojnë departamentet e Shtetit dhe Drejtësisë se si do ta pastrojnë këtë rrëmujë të krijuar.

Si të shpëtohet buxheti i Kosovës nga autostradat?

Për vite me radhë ishte vlerësuar se buxhetit të Kosovës nuk i ishte dhënë orientim i duhur nga autoritetet e vendit. Ndërtimi i infrastrukturës rrugore, siç ishte ndërtimi i autostradave, ndonëse ishte cilësuar si i nevojshëm, nuk kishte ndihmuar siç thonë ekspertët, në zbutjen e problemeve ekonomike dhe sociale të vendit

Investime të shumta në infrastrukturë rrugore janë bërë për ndërtimin e autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë, autostrada që lidh Kosovën me Maqedoninë, si dhe në zgjerimin e rrugëve nacionale dhe shumë projekte tjera.

Tani në kohën kur autoritetet e vendit do të jenë në përpilim të projekt -buxhetit për vitin 2018, përfaqësues të bizneseve japin vlerësimet e tyre për orientimin e këtyre mjeteve.

Janë mbi 2 miliardë euro para që janë parashikuar t’i ketë buxheti i Kosovës për vitin 2018.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se investimet më të nevojshme janë në ngritjen e ekonomisë së vendit përmes projekteve që zhvillojnë sektorin privat.

“Kosova i ka disa objektiva, në të cilat duhet të orientohet siç janë rruga integruese, edukimi, ekonomia, ambientalizmi. Në këtë drejtim duhet të evitojnë investimet në infrastrukturë, duhet të mbështet sektori privat, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe në veçanti të jemi të orientuar në sektorin prodhues. Por, një objektiv i tillë nuk mund të arrihet nëse nuk kemi edukim dhe fuqi punëtore të kualifikuar”, thotë Gërxhaliu.

Autoritetet e Kosovës patën deklaruar se me buxhetin e vitit 2017, do t’i japin impulsin thuajse përfundimtar nisjes dhe përmbylljes së infrastrukturës rrugore dhe të krijojnë kushte që buxheti në të ardhmen të destinohet përveç fushave tjera, edhe për fuqizimin e arsimit në Kosovë.

Investimet në sistemin arsimor nga drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, theksohet si një nga orientimet më të domosdoshme që duhet t’i bëhet buxhetit.

“Ajo që është e rëndësishme, që mjetet e buxhetit të Kosovës të orientohen në cilësinë e arsimit, kjo kërkesë është jo vetëm e institucioneve ndërkombëtare, por edhe vetë bizneseve, të cilat vuajnë nga mospërshtatja e ofertës me kërkesën në tregun e punës. Pra, të investohet jo vetëm në infrastrukturën fizike shkollore, por në edhe në përmirësimin e cilësisë së arsimit nga nivelet më të ulëta të arsimit deri tek institucionet shkollore të nivelit të lartë”, thotë Zeka.

Megjithatë, Zeka shton se gjithsesi se është e nevojshme që të vazhdohen projekte e nisura infrastrukturore nga qeveritë e kaluara, pasi që, siç thotë ai, “infrastruktura e përshtatshme rrugore për transport është edhe një kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”.

Në buxhetin e këtij viti, top-prioriteti i Qeverisë së Kosovës në përcaktimin e politikave buxhetore ka qenë ndërtimi i autostradave dhe asfaltimi i rrugëve.

Nga 2 miliardë euro të planifikuara, 700 milionë euro ishin ndarë për investime kapitale, që ishte rreth 50 për qind më shumë se që ka pasur në vitin 2016.

Derisa, sa i përket buxhetit të Kosovës për vitin 2018, ende është në diskutim e sipër në kabinetin qeveritar, pastaj pritet të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

Por, nga deklaratat e përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës deri më tani është theksuar se në buxhetin e Kosovës për vitin 2018 vendin kryesor do ta zënë shpenzimet kapitale, si dhe do të reflektohen edhe prioritetet e Qeverisë siç është sundimi i rendit dhe ligjit. /rel