Lajm.co

Zhvishen dy modele super seksi, tregojnë të pasmet gjigante

Demi Rose Mawby është shfaqur më seksi se kurrë, derisa ka realizuar një fotosesion bashkë me modelen amerikane Abigail Ratchford

22 vjeçarja britanike dhe modelja amerikan 25 vjeçare kanë ndezur rrjetin me fotot e tyre të publikuara.

Të reja dhe shumë seksi, të dy bukuroshet kanë mahnitur me format bombastike trupore.

Ato shfaqen në poza provokuese në të brendshme, e madje edhe topless, duke ekspozuar gjoksin dhe të pasmet gjigante.

Mesazhi i Izet Haxhisë për Berishën: Tradhtarit ia mbrojta jetën me trupin tim

Izet Haxhia, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, pritet që të ekstradohet në Shqipëri. Në një video të vitit 1992 të postuar në Facebook, ai i ka dhënë një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha

“Por ky tradhetari dhe mashtruesi qe une i mbrojta jeten me trupin tim ,ashtu i pangrene ,i pafjetur por me idealizem te paster ,ishte vrasesi i ketyre shpresave .İshte ky besprere dhe armik i Shqiptareve ,qe na mbushi me urrejtje per vellezrit tane qe kishin bindje te kunderta politike me neve ,qe krijoj perçarje krahinore e fetare ,qe mbushi partine qe e vodhi me dredhite e intrigat e tij epike, me spıune te sigurimit ,spıune te Udb serbe dhe hajdute ordinere .Ketij spiuni dua ti them se po vjen dita qe te ballafaqohem me te perpara drejtesise”, shkruan ndër të tjera Haxhia në profilin e tij në Facebook.

Statusi i plotë

“Kjo eshte nje vıdıo e vitit 1992 ne fushaten elektorale te 22 marsit .Pamje te tiila ka pasur pothuajse ne çdo miting te asaj fushate te shpreses per popullin e vuajtar ,qe shpresonte per nje epoke te re ,ku te sundonte ligji ,demokracia ,liria per te gjithe .Por ky tradhetari dhe mashtruesi qe une i mbrojta jeten me trupin tim ,ashtu i pangrene ,i pafjetur por me idealizem te paster ,ishte vrasesi i ketyre shpresave .İshte ky besprere dhe armik i Shqiptareve ,qe na mbushi me urrejtje per vellezrit tane qe kishin bindje te kunderta politike me neve ,qe krijoj perçarje krahinore e fetare ,qe mbushi partine qe e vodhi me dredhite e intrigat e tij epike, me spıune te sigurimit ,spıune te Udb serbe dhe hajdute ordinere .

Ketij spiuni dua ti them se po vjen dita qe te ballafaqohem me te perpara drejtesise ,dhe aty perballe meje do ti beje radigrafine e tij te plote te nje krimineli ,te pabesi e tradhetari frikacak..Mos u mundo qe me ane te kalemshitureve te tu ne media te shpifesh e sajosh genjeshtra qe i ke per profesıon ,,sikur une paskam bere marveshje e pazare me keta narkotrafikantet e perverset qe jane ne pushtet ,ju jeni i njejti brume ,jeni pjelle e te njejtit bark te kulshedres sllavo -komuniste .Ju beni pazare me njeri -tjetrin ,ziheni diten e ndani prene e grabitur nga Shqiptaret naten.Une ne jeten time as nuk kam bere ,as nuk bej pazare me askend ,edhe po te jem para vdekjes apo sikur gjithe jeten ta mbyll ne burg .Po ku keni dinjetet apo karakter ju o minj halesh te kuptoni nga keto gjera .Burgu eshte per burrat ,ndersa ju e felliqni edhe burgun sepse jeni me keq se laviret …”

Presidenti i Zvicrës viziton Kosovën në qershor

Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, do të vizitojë Kosovën në muajin qershor, ka konfirmuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Këtë konfirmim, Thaçi thotë se e mori gjatë udhëtimit nga Seuli drejt Munihut.

“Fluturimin nga Seuli në Munih e bëra së bashku me presidentin e Zvicrës, z.Alain Berset, dhe kryeministrin e Holandës, z. Mark Rutte. Presidenti i Zvicrës, z.Alain Berset, ma konfirmoi vizitën e tij zyrtare në Kosovë gjatë muajit qershor. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë anë e mbanë botës”, thuhet në njoftimin e Thaçit në Facebook.

Kuvendi, i pafuqishëm përballë Qeverisë

Kontrolli i dobët që ka Kuvendi i Kosovës ndaj punës së Qeverisë, besohet se po ndikon në nivelin e ulët të zbatimit të ligjeve. Moszbatimi i ligjeve, mbetet një nga çështjet kryesore që sfidon institucionet e vendit

Organizatat joqeveritare që monitorojnë punën e Kuvendit të Kosovës, thonë se deputetët e legjislaturës së gjashtë, sikurse dhe ata nga legjislaturat e kaluara, nuk po arrijnë që ta monitorojnë punën e Qeverisë për zbatimin e ligjeve.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga monitorimet e bëra, shihet që nuk ka një seriozitet të duhur nga ana e deputetëve për të monitoruar zbatimin e ligjeve nga ana e Qeverisë.

“Është një avaz i vjetër që po vazhdon edhe në këtë legjislaturë. Pra, deputetët do të duhej të ishin shumë më aktiv në monitorimin e zbatimit të ligjeve. Madje, edhe monitorimi kur bëhet, duhet të bëhet në mënyrë të mirëfilltë, sepse ka pasur rastet ku deputetët janë dakorduar që të shkojnë të bëjnë monitorimin e zbatimit të një ligji, por paraprakisht e kanë informuar një institucion ose kudo ku kanë shkuar të monitorojnë. Në këto raste, edhe nëse ka pasur probleme në zbatimin e atij ligji, ato janë evituar të paktën për një kohë të shkurtër”, thotë Murati.

Ai thekson se komisionet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, në planin e punës së tyre, shihet se kanë paraparë që të monitorojnë zbatimin e disa ligjeve, por se a do të ndodhë diçka e tillë, siç thotë ai, mbetet të shihet.

“Zakonisht, një numër i vogël i ligjeve monitorohen nga ana e Kuvendit. Zakonisht komisionet i monitorojnë deri në dy ligje, që është numër shumë i vogël në krahasim me atë se çka do të duhej të bënte Kuvendi”, thekson Murati.

Kryetarja e Komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, konsideron se ka shumë ligje, të cilat nuk gjejnë zbatim në terren. Megjithatë, ajo thotë se një pjesë e tyre miratohen nga Kuvendi vetëm sa për të marrë pikë pozitive në sytë e ndërkombëtarëve.

Haxhiu vlerëson se monitorimin i zbatimit të ligjeve në të shumtën e rasteve nuk është bërë, pasi që Qeveria ka shpërfillur deputetët dhe kërkesat e tyre.

“Kjo shpesh nuk është kryer me përgjegjësi nga ana e Kuvendit, pikërisht për faktin se në të shumtën e rasteve, përfshirë edhe Qeverinë aktuale, pra qeveritë në vazhdimësi, kanë qenë shpërfillëse karshi institucionit më të lartë ligjvënës”.

“Ne jemi në dijeni se Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë një sërë ligje, por që fatkeqësisht ato kanë mbetur të pazbatuara për shkak të papërgjegjësisë së institucioneve, për të cilat edhe nxirren ligjet”, thekson Haxhiu.

Ajo thotë se në disa komisione ka gatishmëri dhe vullnet për monitorimin e zbatimit të ligjeve, ndonëse beson se duhet të bëhet edhe më shumë.

“Ka një gatishmëri të disa komisione parlamentare, sidomos komisionet parlamentare që udhëhiqen nga opozita. Por, nuk jam e kënaqur për shkak se ka potencial më shumë në mënyrë që Qeveria të vihet para përgjegjësisë dhe sigurisht ta ngremë zërin për moszbatimin e ligjeve, për shkak se ky është përnjëmend problem, sepse në ligjet i bëjmë për nevojat e qytetarëve dhe jo sa për të mbetur në sirtarët e institucioneve dhe të pazbatueshme”, shton Haxhiu.

Në republikat parlamentare, kuvendet mbikëqyrin punë e qeverisë në zbatimin e ligjeve. Parlamenti si organ shtetëror është bartës i funksioneve më të rëndësishme shtetërore dhe politike të një shteti.
Një ndër funksionet me shumë rëndësi, të cilin e ushtron Parlamenti përveç funksionit legjislativ, është edhe ai kontrollues i ekzekutivit.

Pse është e papranueshme për shqiptarët ideja e Daçiqit për “shkëmbim territoresh”

Shkruan: Nehat Hyseni

Ideja për “shkëmbim territoresh” midis Serbisë dhe Kosovës është përmendur, sa e di unë, nga shqiptarët vetëm nga Rexhep Qosja dhe eventualisht aty-këtu nga ndonjë mbështetës i tij. Kurse, nga pala serbe kjo çështje është inicuar zyrtarisht nga Ivica Daçiq në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, i cili asokohe ishte kryeministër i Serbisë dhe shef i delegacionit negociues të Serbisë.

Kjo ide konsiston kinse në shkëmbimin e territorit të veriut të Kosovës, dmth Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Kosovës, që përbën reth 18% të territorit të Republikës së Kosovës, me territorin e Komunës së Preshevës (264 km2), një pjesë të Komunës së Bujanocit dhe Medvegjës, dmth fshatrat e banuar me shqiptarë.

Sigurisht se për shqiptarët e Luginës së Preshevës, dmth të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që përbëjnë rreth 1250 km2, duke përfshirë edhe fshatrat serbe. Problemi më i madh dhe pengesë të pakapërcyeshme paraqet fakti se të gjithë serbët e Kosovës nuk janë të përqëndruar në një territor kompakt që ka kontinuitet etnik me Serbinë, ashtu siç kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës kontinuitet etnik dhe territorial me Republikën e Kosovës. Kuptohet se këtu bëjnë përjashtim vetëm serbët e veriut të Kosovës, dmth katër komunat m’atanë Ibrit dhe Mitrovica veriore, të cilët përbëjnë vetëm rreth 40% të serbëve të Kosovës, që kanë kontinuitet etnik dhe territorial me Serbinë.

Kurse, rreth 60% e serbëve është e shpërndarë në gjashtë komuna të tjera serbe gjithandej nëpër territorin e Republikës së Kosovës, si enklava të shpërndara dhe të shkëputura mes veti, pa kontinuitet etnik-territorial në Serbinë, dmth sikur “lëkura e leopardit”. Prandaj, ky fakt e bënë shkëmbimin eventual të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë më të ndërlikuar.

Rrjedhimisht, edhe oferta e palës serbe me Daçiqin jo vetëm që nuk është e sinqertë, por edhe është e dëmshme për Republikën e Kosovës, si dhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Pse është i dëmshëm shkëmbimi i territoreve për Republikën e Kosovës?

Sepse, Serbia me djallëzi dashakeqe synon ndarjen e veriut të Kosovës, matanë lumir të Ibrit dhe bashkëngjitjen e pakusht të saj me Serbinë, duke përfshirë edhe liqenin e Gazivodës, si resursin më të madh ujor të Republikës së Kosovës. Kurse për pjesën e enklavave serbe, të shpërndara gjithandej nëpër Kosovë, Serbia pretendon që të bëjë marrëveshje për shkëmbim eventual territoresh.

Pse është i dëmshëm shkëmbimi i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë për Luginën e Preshevës?

Sepse, ky projekt i Serbisë parasheh ndarjen e territorit të Komunës së Preshevës gati përgjysmë, me vijën e hekurudhës, dmth Korridorit X (Dhjetë), që përfshinë edhe Autostradën E-17, si aset me rëndësi kapitale gjeostrategjike e gjeopolitike për Serbinë dhe për Ballkanin Perëndimor, duke i lënë një mori fshatrash shqiptare dhe ato serbe, si dhe pjesën lindore dhe malin Rujan, jashtë, dmth në Serbi.
Kurse, në komunën e Bujanocit mbi gjysma e territorit do të mbetej jashtë.

Ndërsa, nga komuna e Medvegjës do të përfshihej vetëm rreth 1/4, apo në rastin më optimist, vetëm 1/3 e territorit të kësaj komune. Pra, me shkëmbimin eventual të territoreve, nga 1250 km2 të Luginës së Preshevës, Republikës së Kosovës do i bashkëngjiteshin vetëm rreth 500-600 km2. Kurse, rreth 4-5 fishë më tepër territor të Kosovës do i bashkëngjitej Serbisë!

Duhet theksuar se në Luginë të Preshevës, ideja serbe e ish-kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiqit, i cili është edhe kryetar i PS-së, dmth partisë politike të themeluar nga kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi, që e shtroi me insistim në tryezën e bisedeve të Brukselit në vitin 2013, por kjo ide u refuzua kategorikisht nga pala kosovare dhe nga ndërmjetësuesja e BE-së, Komisienerja e lartë, baronesha Catherine Ashton, por gjeti mbështetje tek disa parti politike shqiptare, në krye me PDSH-në e Ragmi Mustafës.

Këta pretendonin që këtë ide serbe ta lidhnin me vullnetin politik të shqiptarve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992. Ky ishte një keqpërdorim flagrant dhe i papërgjegjshëm i Referendumit, që realisht çonte ujë në mullirin e politikbërjes antishqiptare të Serbisë, për qëllimet e tyre kundër sovranitetit territorial dhe kundër Pavarësisë së Kosovës, që synonte ndarjen e saj, duke synuar që t’ia shkëpusë një pjesë të madhe të territorit të saj dhe bashkëngjitjen e pjesës perëndimore, dmth të terrenit më pasiv të Luginës së Preshevës, pa përfshierjen e Korridorit X në kuadër të saj.

Gjithësesi, shqiptarët e Luginës së Preshevës synojnë bashkimin me Kosovën, por jo me çdo kusht dhe kurrësesi jo në dëm të interesave të Kosovës dhe atyre kombëtare. Por, ata synojnë që kjo dëshirë dhe ju vullnet i tyre legjitim, i shprehur edhe në Referendum, të realizohet në koordinim dhe në harmoni me Kosovën, Shqipërinë dhe na faktorin ndërkombëtar, sipas parimit të reciprocitetit dhe duke i respektuar interesat e secilës palë, dmth pa i dëmtuar interesat vitale të secilës palë negociuese.
Pengesë të madhe në këtë drejtim paraqet imponimi i Planit Aksional Lokal (2017-2021) nga Serbia, për kolonizimin e Komunës së Preshevës me refugjatë serbë nga luftërat në Kroatien, Bosne dhe me serbë të ikur nga Republika e Kosovës, për shkak të krimeve ndaj shqiptarve, si dhe në refugjatë nga Sora, Iraku, Afganistani, etj., të hartuar nga Qeveria e Serbisë.

Ky Plan makabër e antishqiptar, mjerisht, që ka hasur në mbështetje edhe nga APN, si parti politike shqiptare që është në koalicion me SNS të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe në mbështetje të plotë politike, financiare dhe institucionale nga Qevera e Serbisë.

Ilirët, Dardanët, Maqedonët si pasardhës të Zeusit Pellazg me Princeshën e Atlantidës

Nga Elena Kocaqi

Nga bashkimi i Zeusit Pellazg me Electren ose Antylian, lindi Dardani, Emathi (Maqedoni), Jasoni dhe Harmonia. Electra( apo e shndritshmja me rrenjë tek el, il qe do te thotë ill, diell) sipas shumë burimeve antike, ishte vajza e mbretit të fundit të Atlantidës dhe e vetmja pasardhëse mbretëror që mbijetoi nga përmbytja.

Pra Dardani, Emathi ose Maqedoni dhe Harmonia qe ishte nëna e Ilirëve ishin vëllezër dhe motra, dhe jane femijet e Zeusit Pellazg me Princeshën e Atlantides, pra pasardhës të Pellazgëve dhe Atlantëve së bashku. Pati një luftë midis Pellazgëve dhe Atlantidës, të cilët pushtuan te gjithe Mesdheun dhe vetëm Pellazgët që udhëhoqën një kualicion te madh lufte, mundën Atlantët dhe pas disa vitesh ndodhi dhe përmbytja e ishullit.

Qe Iliret, Maqedonet, Dardanet ishin i njejti popull, eshte e vertetuar nga faktet historike antike dhe mesjetare, keshtu qe ne kete rast miti rezulton te jete i vertet. Kuptohet qartë, pse shqiptarët sot nuk duhet të njohin antikitetin dhe mbahen ne gjendje injorance ne lidhje me historinë e tyre antike.

Muskulaturë politikanësh dhe akraballëk injorantësh

Nga Emin AZEMI

Gjatë një komunkimi të rastësishëm me një mikun timin, më ra të kuptpoj se dy, tri kompani nga vendi europian ku ai jeton aktualisht, po bëhen gati të investojnë në Maqedoni. Miku im ndërmjetësues që është me origjinë nga Kosova në pika të shkurtëra më foli për natyrën dhe profilin e këtyre investimeve dhe u shpreh i entuziasmuar nga pritja që i kishin bërë autoritetet zyrtare në Shkup delegacionit shumëantarësh të investitorëve europian. Një lajm i mirë gjithsesi që rikthen pakëz shpresë për gjithë ata që po jetojnë minutat e fundit të depresionit social në këtë shtet që nuk e ka filluar aq mirë vitin, sidomos në planin ekonomik.

Por, kureshtja e gazetarit më nxiti ta pyes mikun se, pasi që ishte nga Kosova, cila ishte arsyeja që investimet në fjalë nuk po bëheshin në atdheun e tij, por në Maqedoni. Lista jo e gjatë e motiveve që kishin shtyrë këta investorë të zgjedhin pikërisht Maqedoninë e jo Kosovën, më shtyri pak të mendoj, ndonëse nuk ishin gjëra që nuk i kisha ditur. Përderisa po bluaja në kokë pasojat e kësaj shmangiejeje që po i bëjnë investitorët e huaj Kosovës, mu kujtua një komunikatë e para do kohësh e Odës Ekonomike në Prishtinë e cila kritikonte burokracinë vendore dhe gjithë mekanizmat shtetërorë për mungesë përgjegjësie institucionale në thithjen e investimeve të huaja.

Me sa më kujtohet, ajo komunikatë thoshte që Kosova duhet të mësojë edhe nga Maqedonia se si të motivojë investitorët e huaj e në veçanti ata evropianë dhe të rritë eksportet. Deri sa në Kosovë humbet kohë në kërkim të arsyeve për dështim, thuhej afërsisht në atë komunikatë, të tjerët gjejnë rrugë për të arritur synimet e zhvillimit ekonomik, duke përmendur me këtë rast qasjen e Maqedonisë e cila duhej analizohet mirë nga të gjithë.

Kosova e pasluftës, e stërngarkuar me muskuj komandantësh që harruan t’ua lëshojnë rendin atyre që dijnë të qeverisin më mirë se ata, është rikthyer në një shkollë të keqe menaxhimi me asetet kombëtare, të cilat, në mungesë të sensit për nikoqirllëk shiten pa fije ngurrimi, duke i orientuar mbrapsht politikat makroekonomike në dëm të investimeve direkte vendore e të huaja dhe në shpërpjestim me nevojat dhe faktorët e brendshëm ekonomikë e social.

Përderisa po vazhdon ky ‘’fitnes’’ kombëtar i politikës muskuloze kosovare, shtetet fqinje, përfshi edhe Maqedoninë, po përfitojnë pikërisht nga neglizhenca dhe jonikoqirllëku institucional i drejtuesve të shtetit të Kosovës. Mjafton të analizohen, bie fjala, shifrat e qarkullimit tregtar, për të kuptuar se në ç’parametra joprofitabilë lëvizin politikat ekonimike zhvillimore kosovare. Përderisa Maqedonia vitin që lam pas ka eksportuar mallra në vlerë afro dy miliard euro, Kosova mezi e ka arritur vlerën 200 milionë euro. Se Kosova vërtetë duhet të mësojë nga Maqedonia flet edhe e dhëna se vetëm nga zonat industriale në lindje të Shkupit, eksporti i kalon mbi 550 milionë euro brenda gjashtë muajve.

Një fakt tjetër që lidhet gjithsesi me gjithë ata politikanë e këshilltarë politikanësh që bëjnë ‘’bajram me veten’’në Kosovë, ndërlidhet pikërisht me metodat mafioze të akrabave e kusherive të ministrave e kryeminstrave në dëbimin e investitorëve seriozë nga vendi i tyre dhe për pasojë rienorientimi i tyre pikërisht në Maqedoni. Në zonat e lira industriale të Maqedonisë që funskionojnë në lindje të Shkupit, që nga viti 2009 është duke funksionuar me sukses prodhuesi gjerman i pajisjeve elektronike për vetura, Draexlmaier Automotive Eletronics, i cili në verën e vitit 2008 pati tentuar të instalohet në zonën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku parashihej të punësohen, fillimisht 100 e mëpastaj edhe 500 punëtorë.

Pas përpjekjeve të sikletshme tremuajshe të mbushura me ‘’aktivitete lobuese’’ të turli matrapazi e spirihuci , të ardhur rishtaz nga katundi, që ratësisht mund të kenë qëlluar miqë e familjarë të zyrtarëve të lartë kosovarë, prodhuesi gjerman pat hequr dorë nga Kosova dhe qe orientuar në Maqedonia. Madje nuk shkoi shumë kohë dhe pronarët e Draexlmaier Automotive Eletronics patën shpallë njoftimin për hapjen e linjës së dytë të prodhimit, e për të rritur numrin e të punësuarve nga 4,300 në 4,900 veta , me paga mesatare të vendit. E njëjta ndërmarrje gjermane tashmë ka edhe dy linja prodhimi në Serbi, sepse edhe atje, sikur edhe në Maqedoni, kishte gjetur gjuhë të përbashkët dhe interes për të prodhuar.

Për gjithë ata që ende kanë dilema se pse nuk ka dinamikë zhvillimi jeta në Kosovë, patjetër që duhet të nxitet nga shembujt e mësiprëm për të mësuar se muskulatura e politikanëve dhe akraballëku i injorantëve janë tumorët kancerogjenë të ardhmërisë së Kosovës.

Ofensiva mediatike kineze në Evropë

Një studim aktual paralajmëron për rrezikun e ndikimit në rritje të Kinës në mediat evropiane dhe mendimin publik. Edhe gazetat kryesore gjermane futen këtu. Është ky shqetësim i drejtë apo jo

Kina është e gjithëpranishme në media. Vetëm vitin e kaluar revista britanike “Economist” i kushtoi Republikës Popullore dy artikuj me të cilat hapte revistën. Revista gjermane “Spiegel” e deklaroi Kinën në nëntor të 2017 në një artikull kryesor në “Superfuqinë nr 1”.

Artikulli fliste për projektin madhështor të presidentit Xi Jinpings “rrugën e re të mëndafshit”, luftën e tij (verbale) për tregtinë e lirë, investimet masive në Evropë dhe për frikën e kopjimit të ideve (për shembull me blerjen e firmës së prodhimit të robotëve, Kuka), për armatimin ushtarak ose për planet e Kinës për t’ u kthyer në shtet krejtësisht të kontrolluar.

Debati për mbrojtjen e pronës intelektuale nga investorët kinezë ka kohë që zhvillohet. Por së fundi me Kongresin e 19-të të Partisë Komuniste të zhvilluar më tetor 2017 debati nuk zhvillohet më për ndikimin ekonomik, por për ndikimin ideologjik të Kinës. Në Kongres presidenti Xi lëvdoi modelin autoritar kinez si alternativë për të ardhmen e trashëgimisë perëndimore të demokracisë liberale, e cila gjoja është në shkatërrim.

Kina si shtet model

Instituti kërkimor berlinez “Instituti Mercator për studimin e Kinës” (Merics) dhe “Global Public Policy Intitute” (GPPI) paralajmërojnë në një studim aktual për mungesën e vetëdijes për ndikimin në rritje të Kinës mbi elitat politike dhe ekonomike, mbi medien si dhe shoqërinë civile dhe botën akademike të Evropës. Kina është aktive në të gjitha këto fusha, “për të përmirësuar perceptimin e sistemit politik dhe ekonomik të Kinës në botë dhe për tu pozicionuar si alternativë e besueshme e demokracisë liberale.”

Një rol kyç zë, sipas bindjes së autorëve të studimit “Authoritarian Advance”, ndikimi i opinionit publik nga mediat. Mjeti më i rëndësishëm këtu është gazeta në gjuhën angleze “China Watch”. “China Watch” prodhohet nga e përditshmja më e madhe në gjuhën angleze “China Daily”, e cila si të gjitha mediat në Kinë ndodhet në duart e shtetit dhe mund të kualifikohet si gazetë partiake. Gazeta “China Watch” futet si reklamë për shembull në “Washington Post”, në “New York Times”, tek “Daily Telegraph” britanik, “Le Figaro” në Francë si dhe “Handelsblatt” dhe “Süddeutschen Zeitung” në Gjermani.

Përdoret besueshmëria e mediave të etabluara

Përfitimi i kësaj mënyre është shumë i qartë, thonë autorët: “Është më efektive të përdorësh më mirë mediat e etabluara sidomos ato që gëzojnë besueshmëri, se sa mediat kineze.” China Watch raportohen si reklama, por në Layout i ngjan gazetës me përmbajtje thonë autorët e studimit. Kina ndikon në rrugën e saj debatin në Evropë. Meqenëse gazetat marrin para për të nxjerrë China Watch, ato futen në marrëdhënie varësie gjë që Kina mund ta shfrytëzojë.

Gazeta Süddeutsche Zeitung shpjegoi e pyetur nga Deutsche Welle, se “China Watch” 2017 është publikuar vetëm një herë si shoqëruese e huaj e gazetës. Ajo është shpjeguar si vijon: “Ky publikim i veçantë shoqëron gazetën Süddeutsche Zeitung. Redaksia e SZ nuk ka marrë pjesë në prodhimin e këtij publikimi të paguar”.

Në gazetën Handelsblatt ky publikim i veçantë futet si shoqërues çdo muaj që nga fundi i vitit 2015. Për Deutsche Wellen gazeta shpjegoi: “Në faqen 1 të shoqërueses thuhet qartë: ‘Ky publikim i paguar i vendoset gazetës Handelsblatt. Për pëmbajtjen redaksionale dhe Layout është përgjegjëse redaksia e gazetës China Daily (në Republikën Popullore të Kinës).'”

Blerje dhe kooperime të tjera mediash

Sipas mendimit të autorëve të studimit Merics, Kina është aktive edhe në kanale të tjera. Investorët kinezë përpiqen të blejnë sipërmarrje perëndimore mediash, por deri tani nuk kanë pasur sukses. Në vitin 2017 dështoi përpjekja e Kinës për të blerë revistën amerikane “Forbes”. Megjithatë konglomerati kinez “CEFC China Energy” sapo ka ofruar të blejë “Central European Media Enterprises” që është aktive në Bullgari, Republikën Çeke, Rumani dhe Sllovaki, siç njoftoi Reuters në muajin dhjetor. Procesi i pranimit të ofertave të blerjes nuk ka përfunduar.

Një pikë tjetër ku përqendrohet Kina është edhe kooperimi me mediat dhe forumet e mediave. Kooperimet shërbejnë për këmbimin e përmbajtjeve, të cilat në këtë mënyrë i nënshtrohen kontrollit të mediave shtetërore kineze. Forumet e mediave i shërbejnë Kinës, që të propagandojë idenë e vetë të gazetarisë: “Praktikisht kjo do të thotë që Kina propagandon bindjet e veta, sipas së cilës mediat nuk i kritikojnë të pushtetshmit, por duhet të bashkëpunojnë me ta. Në kontekstin ndërkombëtar kjo logjikë ka të bëjë me nxitjen e miqësisë midis shteteve.” Si shembull për forume të tilla mediative studimi përmend për shembull forumin “Media Forum China – Germany – USA”, i krijuar ndër të tjera nga Fondacioni Robert Bosch Stiftung dhe nga Global Times kinez nga viti 2010 deri në vitin 2017.

Debat kritik dhe transparencë

Autorët e studimit shohin rrezikun që ekziston tek “hapja e njëanshme” e Evropës, gjë që Kina e shfrytëzon për të futur mesazhet e saj duke penguar njëkohësisht futjen e mediave evropane në tregun kinez.

Nga kjo censurë preket edhe Deutsche Welle, e cila ofron një prorgam online në gjuhën kineze. Njëkohësisht Deutsche Welle i jep revistën e saj televizive të Lifestyle që quhet Euromaxx platformës televizive kineze CPD dhe i ofron falas platformave kineze online kurset e gjuhës gjermane.

Duke patur parasysh mediat autorët e studimit kërkojnë debat kritik për ofensiven kineze mediatike dhe më shumë transparencë kur kemi të bëjmë me medat shtetërore kineze.

Trump: Memorandumi i demokratëve për Rusinë është “tejet politik”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se memorandum sekret i shkruar nga anëtarët demokratë të Kongresit amerikan, për ta kundërshtuar një dokument të republikanëve të publikuar së fundit, është “tejet politik” dhe duhet të “redaktohet” shumë

Zoti Trump, pardje e ka bllokuar publikimin e këtij memorandumi, i cili paraqet përgjigje ndaj memorandumit republikan, të cilin presidenti Trump e ka lejuar që të publikohet.

Në këtë memorandum të republikanëve pretendohet se agjencia FBI dhe Departamenti i drejtësisë kishin anuar kundër Trumpit në hetimet federale për Rusinë dhe për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

“Demokratëte e kanë dërguar një memorandum të përgjigjes shumë politike dhe të gjatë, për të cilën ata e dinë se për shkak të burimeve dhe metodave, ai duhet të reduktohet rëndë, dhe pastaj ata do ta fajësojnë Shtëpinë e Bardhë për mungesë të transparencës”, ka shkruar mbrëmë zoti Trump në rrjetin Twitter.

Këtë postim ai e ka përfunduar me fjalinë “thuajuni atyre ta ribëjnë dhe ta dërgojnë parap në formën përkatëse”.

Vendimi i presidentit për ta bllokuar këtë memorandum i ka zemëruar demokratët, të cilët kanë vlerësuar se i vie erë e standardit të dyfishtë për transparencë.

Më 2 shkurt, presidenti Trump e ka lejuar publikimin e memorandumit të republikanëve pa redaktime.

Demokratët thonë se në memorandumin republikan janë keqkarakterizuar informacionet shumë të ndieshme sekrete dhe ato kishin për qëllim për ta diskredituar hetimin e këshilltarit special, Robert Mueller, lidhur me bashkëpfunimin e fshehtë të mundshëm ndërmjet fushatës së Trumpit në vitin 2016 dhe Rusisë.

Vdekshmëria e lartë e foshnjave vë në alarm institucionet në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë ka paralajmëruar një varg masash, përmes së cilave synohet të ulet numri i vdekjeve të foshnjave të porsalindura. Ndër masat e ndërmarra janë: specializimii kuadrit të mjekëve, rritja e numrit të gjinekologëve amë, ngritja e cilësisë së shërbimeve në maternitet etj

Këto masa të paralajmëruara nga Dikasteri i Shëndetësisë vijnë pas të dhënave alarmante sa i përket numrit të vdekshmërisë së foshnjave të porsalindura në Maqedoni. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, vdekshmëria te foshnjat e porsalindura arrin në 11.9 për qind, e që është dyfish më e lartë sesa në vendet e Evropës, që është 5.2.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se dikasteri që drejton, tashmë ka hartuar një plan të qartë në këtë drejtim:

“Kemi plan se si do të ndikojmë në nivel të Klinikës Gjinekologjike në kuptimin e pajisjes me aparaturë bashkëkohore – tanimë ka filluar procesi i sigurimit të inkubatorëve për foshnjat. Më parë, dy foshnje vendoseshin në një inkubator të vetëm. Ndërsa tani janë siguruar 16 inkubatorë të rinj”.\

“Kemi një plan që do të mundësojë profesionalizimin e mjekëve në këtë lëmi, pra do të vijnë ekspertë nga jashtë, përkatësisht nga organizata botërore e mjekëve. Gjithashtu do të punojmë në drejtim të rritjes së stafit në Klinikën e Gjinekologjisë, po edhe numrit të përgjithshëm të mjekëve amë të gjinekologjisë në të gjitha komunat e Maqedonisë”, thotë ministri Filipçe.

Ndërkaq me gjithë reagimet në rrjetet sociale pas qëndrimit të tij në opinion se vdekshmëria e lartë te foshnjat e porsalindura është dhe si rrjedhojë e mungesës së kulturës shëndetësore dhe moskontrollimit të rregullt te gjinekologu të shtatzënave, Filipçe thotë se ky është realiteti dhe nuk është ofendim.

“Më duhet të theksoj se edhe në deklaratën time për mediumet, s`kam pasur qëllim të ofendoj dikë, por ka një numër të konsiderueshëm të femrave, të cilat kontrollin e parë në gjinekologji e kanë ditën që vijnë në maternitet për të lindur”, deklaron Filipçe.

Sipas një hulumtimi të realizuar nga BIRN-i, kohë më parë në 45 komuna prej gjithsej80 sosh sa numëron Maqedonia, mungon gjinekologu amë, ndërkohë në 25 komuna tjera ka kuadër jo të mjaftueshëm .

Por, me këto të dhëna nuk pajtohet ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë, sipas të cilit vetëm në 5 komuna të Maqedonisë mungojnë gjinekologët amë.

Organizatat që në fokus kanë të drejtave e grave thonë se gratë e viseve rurale ballafaqohen me shumë vështirësi për të bërë vizita të rregullta te gjinekologu si rrjedhojë e mungesës së gjinekologëve në këto vise.

“Barra u bie institucioneve shëndetësore shtetërore, në rastin konkret Ministrisë së Shëndetësisë, e cila është e obliguar dhe me ligj të krijojë mekanizma adekuatë për sigurimin e kushteve të barabarta për përkujdesje shëndetësore për të gjitha femrat në përgjithësi, pavarësisht se ku jetojnë ato, në viset rurale apo në kryeqendër , pasi të gjitha meritojnë të trajtohen njëjtë veçanërisht në periudha të ndjeshme siç është ajo e shtatzënisë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Nora Kaliqi, nga organizata e grave “AJO”.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Gjinekologëve në Maqedoni, Dushko Filipovski, thotë se mungesa e gjinekologëve amë ndihet në shumë komuna, ndryshe nga numri që deklaron Ministria e Shëndetësisë. Megjithëkëtë,Filipovski thekson se në vendet evropiane kjo çështje është rregulluar me atë që një numër të madh të kontrolleve gjinekologjike i bën dhe mjeku amë apo akusheret, siç është pap-testi apo kontrollet më të thjeshta.

“Nëse synojmë kriteret që vlejnë për vendet evropiane, atëherë duhet të zhvillohen reforma të thella në shëndetësi, duke filluar me investimetnë edukimin dhe riedukimin e stafit mjekësor dhe akusherisë”.

“Në Maqedoni mungon stafi i specializuarmjekësor, veçanërisht ai me shkollë të mesme, pra nuk kemi kuadër të specializuar për lëmi përkatëse. Jo të gjitha problemet që kanë pacientët, janë për te gjinekologu. Infeksionet e thjeshta mund t’i zgjidhë mjeku amë ashtu siç është praktikë e vendeve evropiane, por paraprakisht mjekët amë duhet të specializohen në këtë drejtim“, sqaron Filipovski.

Problem më vete paraqet dhe fakti se si rrjedhojë e kushteve joadekuatedhe kuadrit të pamjaftueshëm, në shumicën e rasteve klinikat e shumë qyteteve nga Maqedonia pacientët e tyre për lindje i dërgojnë në Shkup. Kjo ka bërëqë numri i parashikuar i kapacitetittë klinikës në Shkup prej rreth 3000 lindjeve në vit, të dyfishohet, gjë që shkakton më shumë probleme në menaxhimin e maternitetit të kryeqendrës.