Lajm.co

Më 2017 Komuna e Prishtinës shpenzoi vetëm 57 për qind të buxhetit, Auditori gjeti edhe shkelje tjera

Komuna e Prishtinës, gjatë vitit 2017, kishte shpenzuar vetëm 57 për qind të buxhetit për investimet kapitale. Për vitin e kaluar, buxheti final i investimeve kapitale ishte mbi 31 milionë, derisa ishin shpenzuar rreth 17 milionë, raporton KTV

Auditori i Përgjithshëm në Raportin për vitin 2017 ka vlerësuar se ky realizim i Komunës paraqet një
performancë më të dobët në krahasim me vitin paraprak.

Për më tepër, sipas ZAP-it, trendi negativ paraqitet që nga viti 2015 dhe se ekzekutimi i ulët lidhur me investimet kapitale është sfida kryesore, me të cilën përballet komuna.

Organizatat që monitorojnë punën e Komunës thonë se raporti i auditimit nuk dallon shumë me atë të vitit të kaluar.

Arsyet për një ekzekutim kaq të ulët të buxhetit që Komuna i ka dhënë ZAP-it lidhen me vonesat në realizimin e projekteve, inicimin dhe lidhjen e kontratave me vonesë.

Auditori, në anën tjetër, rekomandon Kryetarin e Komunës që të ndërmarrë një vlerësim sistematik të arsyeve për nivelin e ulët të ekzekutimit të këtij buxheti dhe të rishikohet Performanca buxhetore në baza mujore.

Ndërkohë, ZAP- i, në nëntë raste, ka gjetur se Komuna e Prishtinës kishte angazhuar zyrtarët në kryerjen e punëve për periudhën më të gjatë se gjashtë muaj dhe pa procedura përkatëse të rekrutimit.

Komuna gjithashtu kishte shkelur ligjin për shërbimin civil edhe në nëntë raste të tjera, kur 9 pozita menaxhuese ishin mbuluar me ushtrues detyre, më gjatë se tre muaj, e disa që nga viti 2015.

Liberalizimi i Vizave dhe krimi e korrupcioni që buron nga zyra e Presidentit

Nga Haki Abazi

Kushti per luften kunder krimit dhe korrupcionit eshte pengese e pakalueshme ne procedura normale “pa te njohfshem”.

Po deshmohet qe me fale toke eshte me e lehte se sa me luftu krimin e korrupcionin. Sidomos kur ai eshte krim e korrupcion qe e ka burimin ne zyren e Presidentit te vendit. Petrit Selimi dhe nje grup njerezish rreth tij jane pjese e nje skandali te madhe milionesh qe jane zhvatur nga buxheti i shtetit te Kosoves dhe atij Britanik. Transakcione pa mbulese, transakcione per anetaret e familjes, transakcione te individeve anonimusa dhe kryesisht femra me siguri ne lidhje te ndryshme mqiesore e familjare. Ky eshte skandali i fundit per te cilin asnje lobim tjeter nuk do t’i ndihmoje Kosoves perpos nese nenshkruajne edhe kompromise te tjera siq eshte asociacioni e ndarja e Kosoves. Genjeshtrat e Thacit se nuk ka lidhje me Jeffrey Nice dhe deklarimet e tij se ai nuk ka lidhje me letrat e turpit kjo pune e demaskon. Ajo qe mbetet te kuptohet eshte nese pjese e ketij skandali do te jete edhe pagesa e librit “vetmohues” te Thacit.

… demarkacionin me Malin e Zi e perfunduat me premtimin se menjehre, diten tjeter do te behet lajmerimi per liberalizim te vizave. Nuk ndodhi- e turpshme qe nuk ndodhi…genjeshtra te kulluara, premtime te kota…

Tiranasja e martuar mbetet shtatzënë me dashnorin, komentuesi e çudit me përgjigjen

Rastet e tradhtisë në një lidhje vijnë nga monotonia, zbehja e dashurisë apo edhe nga të tjera motive e probleme në çift. Një mesazh i dërguar mbrëmjen e kaluar në redaksinë e JOQ, ka ngjallur shumë reagime tek komentuesit

Gruaja kishte kërkuar mendimin e komentuesve në lidhje me lëmshin në jetën e saj si pasojë e një lidhje jashtëmartesore.

Gruaja shkroi për JOQ:

“Mirmbrema JOQ, jam nje zonje nga Tirana ,e martuar .kam nje femij te vogel.prej nje viti jam lidh me nje djal eshte beqar ..duhemi shum ..deri ketu shum mire..por kam mar vesh qe kam ngel shtatzene ..por nuk e di tani. me burrin apo me te dashurin..i dashuri me do shum dhe me ka then qe nese eshte i imi mbaje femijen ndahu nga burri dhe jetojm bashk..tani jam ne dilem se cfare te bej..dua mendim nga ndjeksit e faqes JOQ por dua mendime te sinqerta.”

Ky status ngjalli shumë polemika dhe përgjigjet ishin nga më të shumtat duke marrë parasysh se edhe deklarata e saj ishte sa e fortë, aq edhe e pazakontë. Një koment ndryshe nga personat që e kritikonin ka rënë në sy midis përgjigjeve. Një burrë komentoi historinë e jetës së tij të ngjashme me atë të gruas mesazh dërguese. Ai e këshilloi të mos bënte gabimin e jetës ashtu si edhe gruaja e tij e cila përfundoi në mes të 4 rrugëve.

Rrëfehet djaloshi: Kuku nënë çka i bëra veti

Një mashkull 24-vjeçar ka rrëfyer për “The Sun” historinë e një nate ku ai dhe e dashura e tij, kishin seks treshe me një mashkull tjetër. Ai ka treguar se e dashura e tij ishte kënaqur shumë në seks me mashkullin tjetër dhe se kjo gjë tani po e lëndon shumë atë

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e tij të plotë:

Muajin e kaluar unë dhe e dashura ime kemi pasur seks treshe me një mashkulll tjetër. Tani nuk po mund të ndalojë së menduari për kënaqësinë që fitoi ajo nga mashkulli tjetër dhe sa shumë u kënaq ajo me seksin e tij. Unë jam 24-vjeçar, ndërsa e dashura ime është 22-vjeçare. Ne shkuam në pushime në Benidom dhe takuam një djalosh vendas i atjeshëm. Ai ishte moshatar i imi dhe ne u takuam në një klub nate.

Ai është një konstruktor sikur unë dhe ne kishim shumë gjëra të përbashkëta për të cilat folëm gjithë natën. Më vonë ecën në plazh dhe krejt vonë u dehën të tretë. Unë fillova ta puthja të dashurën time. Djaloshi nisi të ikte prej nesh, por unë e thirra pas dhe I sugjerova që të kthehej dhe të na bashkohej.

E dashura ime u zemërua në fillim, por më vonë e tejkaloi. Ai e puthi të dashurën time dhe më pyeti nëse unë nuk isha dakord me këtë. Bëra kështu një kthesë të madhe. Ne filluam të bënim seks dhe ajo u kënaq nga seksi i tij. Unë shkova më larg për të pastruar rërën dhe kur u ktheva, ai po bënte marrëdhënie seksuale me të.

Ai ishte shumë i pajisur mirë dhe më bëri të ndihem pak i papërshtatshëm. Ajo madje u ankua se kishte organin shumë të madh në një moment dhe u ndal. Bëmë shumë gjëra, përveçse nuk pranova të kisha marrëdhënie seksuale me djaloshin.

E tani çdo ditë po mendoj për këtë përvojë të çuditshme. Unë nuk do të thosha se jam xheloz, por është imazhi i saj që e puthi atë, duke prekur trupin e tij kaq intim dhe kënaqësia e qartë që e kishin ata të dytë, ajo që unë nuk po mund ta fshij nga mendja.

Unë nuk I kam treguar të dashurës sime se si po ndihem, pasi as ajo nuk e ka përmendur djaloshin prej kur jemi kthyer nga pushimet në shtëpi. A e ka harruar ajo plotësisht seksin treshe, apo ajo fshehurari e kujton atë ndjenjën e asaj ditë dhe dëshiron që ta përsëris?

Përgjigjja e psikologes:

Nuk ka gjasa që ajo të ketë harruar, por ndoshta jo për arsyet që imagjinoni. Ajo nuk ishte iniciatorja e seksit treshe dhe ju pyeti nëse ju ishit dakord? Dhe duke pasur parasysh se ajo ndaloi që të kishte marrëdhënie seksuale me të në një moment, kjo tingëllon sikur nuk ishte një përvojë e këndshme.

Gjithçka dukej si një kënaqësi seksuale ekstra-kurrikulare për ju në atë kohë, por emocionet tuaja u nxorrën në pah kur patë një burrë tjetër që kishte marrëdhënie seksuale me të dashurën tënde.

Ju jeni duke u përqendruar në idenë e pasaktë që të jesh i pajisur mirë është e barabartë të jesh një dashnor i madh. Mos lejoni që mendimet tuaja të përplasen dhe të fillojnë të ndikojnë në marrëdhënien tuaj. Bisedoni dhe dëgjoni se si ndihet ajo vërtet. Ju mund të habiteni.

Çfarëdo që ajo ju thotë, ju keni zbuluar se dikush shpesh përfundon duke u lënduar kur prek kufijtë seksualë si ky. E-fletëpalosja ime “Duke menduar për një treshe”, ju shpjegon më shumë.

ASK: Papunësia në Kosovë është 26.5 për qind

Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave (ASK) për tremujorin e parë të këtij viti, është 26.5 për qind

Në të dhënat e publikuara nga ASK-ja thuhet se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë në moshë pune.
“Papunësia më e theksuar është te femrat me 28.7 për qind, krahasuar me meshkujt me 25.9 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeç, me 54.0 për qind. Sipas rezultateve, fuqia joaktive është mjaft e lartë, me mbi 60 për qind, me fokus të veçantë te femrat”, thuhet në raportin e ASK-së. Sektorët ekonomikë që prijnë me punësim në Kosovë vazhdojnë të jenë tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi.

Çollaku: S’ka datë të caktuar, por dialogu vazhdon për pak ditë

Bekim Çollaku, Shef i kabinetit të presidentit Hashim Thaçi, në Express Intervistën, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë dhe për debatin se kush duhet të udhëheqë atë proces

Ai tha se faza finale e dialogut do të vazhdojë, mirëpo nuk dihet data se kur do të ndodhë. “Paralajmërimet apo informatat do të dalin të sakta sepse kështu kanë qenë edhe dakordimet tona me ndërmjetësuesen Mogherini dhe pres që brenda pak ditësh ta kemi takimin e radhës në nivel të presidentëve me ndërmjetësimin e Mogherinit, por ende s’është caktuar data e takimit”, tha Çollaku.

Ai tha se kjo fazë e procesit dialogues është më e rëndësishmja pasi që, siç tha ai, palët pritet që të përmbyllin këtë proces. Këshilltari i Presidentit thotë se në këtë fazë të dialogut do të bëjnë përpjekje për një marrëveshje përfundimtare për normalizim marrëdhëniesh mes dy vendeve.

Çollaku tha se nuk ka asgjë të vërtetë në pretendimet se Serbia është më e përgatitur se Kosova në procesin e dialogut. “Nuk është e vërtetë se Serbia ka qenë gjithmonë më e përgatitur se Kosova. Platformat e prezantuara janë për përdorim të brendshëm e që s’mund të prezantohen në tavolinën e Brukselit. Në Kosovë po zhvillohet një debat formal e joformal, ai ndërmjet subjekteve politike, që kanë interes për t’u përfshirë në këtë proces me qëllimin e vetëm që Kosova të dalë sa më mirë nga ky proces. Platforma është tërhequr, dhe mendoj se ky ka qenë hap i mirë pasi që Qeveria u ka dhënë kohë partive politike që të harmonizojnë platformën. Më e rëndësishmja është konsensusi politik”, theksoi Çollaku.

Çollaku thotë se nuk mund të imponohen njëanshëm tema në këtë proces dialogues. “Asnjë temë nuk ka mundur të imponohet njëanshëm nga njëra palë. Për të zhdukurit është biseduar me dhjetëra herë, por s’ka një marrëveshje, shpresoj që në marrëveshjen përfundimtare do të përfshihet edhe kjo çështje. Mungesa e transparencës për dialogun është bërë me imponimin e faktorit ndërkombëtar me qëllimin që të pritet derisa të arrihet një marrëveshje më e mira e mundshme”, deklaroi Çollaku.

Ai tha se në vend po zhvillohet debat i mjaftueshëm ku janë të përfshirë të gjithë ata që kanë interes për të dhënë kontributin e tyre në këtë proces, duke përfshirë edhe shoqërinë civile.

Mirëpo, sipas tij, debati për atë se kush duhet ta udhëheqë dialogun është i kotë. “Është humbur shumë kohë nga partitë politike duke u diskutuar se kush duhet ta udhëheqë dialogun e jo për temat e dialogut. Kjo është e gabueshme. Nuk ka rëndësi se kush është sot kryeministër apo president. Presidenti nuk shkon atje si individ, por si përfaqësues i shtetit të Kosovës. Në të kaluarën dialogu është udhëhequr në nivel kryeministrash kurse tani është në nivel presidentësh. Thaçi, me gjithë bagazhin politik dhe kompetencat që ka me Kushtetutë, është homolog i barabartë me presidentin serb, Vuçiq”, u shpreh Çollaku.

Ndonëse Kuvendi i Kosovës ende nuk ka marrë një vendim se kush duhet të udhëheqë dialogun me Serbinë, Shefi i kabinetit të presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, tha se këtë detyrë Presidentit ia ka caktuar Kushtetuta.

“Presidenti dhe Kushtetuta ka vendosur që Thaçi të udhëheqë bisedimet. Kuvendi i Kosovës, në rast se vendos që Presidenti për arsye të ndryshme nuk është i denjë të përfaqësojë vendin në arenën ndërkombëtare, Kushtetuta e obligon të mos e lejojë një gjë të tillë. Por, aktualisht Kuvendi nuk ka asnjë arsye për një veprim të tillë. Këto janë xhelozi të nivelit më të ulët. Presidenti me Kushtetutë ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare. Por, në rastin me Serbinë, dihet se është Kuvendi që do të ratifikojë çdo marrëveshje me këtë shtet. Nuk është presidenti ai që merr vendim, por është Kuvendi që e jep fjalën përfundimtare”, deklaroi Çollaku.

Sipas tij, qëllimi i debatit të brendshëm është krijimi i konsensusit politik “në mënyrë që të mos kemi probleme në fazat e mëvonshme”. “Presidenti nuk është se ka mangësi profesionale për të udhëhequr një proces të këtillë. Në këtë fazë do të kërkojmë normalizim marrëdhëniesh, por jo në dëm të sovranitetit të vendit tonë. Koncesioni i vetëm që do të bëhet është forcimi i shtetit të Kosovës, fqinjësia e mirë me të gjitha shtetet dhe integrimi euroatlantik i vendit”, u shpreh Bekim Çollaku, Shef i kabinetit të presidentit Hashim Thaçi.

Gjermania po i “grabit” mjekët e rinj nga Kosova (video)

Është shtuar numri i mjekëve të rinj nga Kosova të cilët dëshirojnë që profesionin e tyre ta ushtrojnë pikërisht në Gjermani. Kjo po ndodh pasi Gjermania po u ofron atyre vende pune me kushte të favorshme

Bedri Xhafa, drejtor i përgjithshëm i APPK-së, numri i nxënësve që dëshirojnë punësim jashtë vendit është i madh. “Gjenerata e pestë është në rrugën e saj të realizimit për t’u bërë kuadër profesional, që të kujdesen për të moshuarit, dhe në momentin që diplomojnë e vazhdojnë punësimin në vendin ku e kanë bërë aftësimin”, shprehet drejtori i APPK-së , Bedri Xhafa për RTV Dukagjinin.

Si pasojë, sipas profesionistëve shëndetësorë, për një kohë të shkurtër Kosova do të ketë mungesë të mjekëve, përcjell Telegrafi. “Me pagat që ne punojmë, një pjesë e mirë e kolegëve tonë të ri, nuk po shohin perspektivë këtu, dhe çdo ditë e më shumë ata po e mbushin tregun evropian të punës”, shprehet Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i cili tregon se mosha mesatare aktuale e mjekëve në Kosovë, është mbi 50 vjet. Deri tani mendohet se Kosovën e kanë lëshuar mbi 500 mjekë dhe infermierë.

Ja çka ndodhë pas përfundimit të dialogut dhe formimit të Asociacionit. A do shpallet ndarja e Kosovës?

Vazhdimi i bisedimeve në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk dihet se kur do të ndodhë. Brukseli ka kërkuar që raundin e ri të bisedimeve të bisedohet vetëm për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, gjë që Serbia e ka refuzuar

Autoritetet e Serbisë, përfshirë edhe përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, në vazhdimësi kanë insistuar ë Asociacioni i komunave me shumicë serbe, duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se ky Asociacion do të formohet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

“I kemi dëgjuar edhe zyrtarët e BE-së se Asociacioni bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës. Asociacioni është vepër e Kosovës në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e Kosovës se ashtu e parasheh edhe marrëveshja”, ka deklaruar Haradinaj.

Edhe shefi i stafit të zyrës së Presidentit të Kosovës, Bekim Çollaku në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka folur rreth fazës finale të dialogut me Serbinë në Bruksel. Ai ka thënë se, themelimi i Asociacionit është paraparë më marrëveshjen e Brukselit.

“Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është paraparë me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Themelimi i tij është obligim i Kosovës dhe një gjë e tillë është në proces e sipër. Kaq mund të them për këtë çështje”, ka thënë Çollaku.

Por, çka do të ndodhë me Kosovën pas përfundimit të bisedimeve në Bruksel dhe formimit të Asociacionit, cili do të jetë roli i Serbisë brenda Kosovës me këto komuna?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, për gazetën “Bota sot”, thotë se, shpallja e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008 dhe miratimi i Kushtetutës së Kosovës disa muaj më vonë i obligon të zgjedhuri e popullit dhe institucionet tjera që ta respektojmë në plotni rendin kushtetues dhe sovranitetin e vendit.

“Pas ciklit të fundit të bisedimeve, përfaqësuesit e Kosovës duhet të sillen si përfaqësues të një shteti sovran të njohur ndërkombëtarisht, ti respektojnë parimet kushtetuese dhe ti përmbahen parimit të reciprocitetit me fqiun tonë verior. Asociacioni duhet të jetë brenda kornizës kushtetuese të shtetit të Kosovës, askush nuk guxon të miratoj statut tjetër që nuk është brenda kësaj kornize. Serbia duhet më në fund ta pranoj realitetin faktik që jemi shtete fqinjë, dhe ky realitet ndërton parime reciprociteti dhe fqinjësie me raporte bilaterale normale”, thotë Rugova.

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje, pohon që, me këtë klasë politike në pushtet, do të hapen negociatat e reja me Serbinë.

Nëse në pushtet është kjo politikë, më shumë gjasë do të hapen negociata të tjera, sepse negociatat janë shndërruar në qëllim në vetvete. Kështu, duke vazhduar spiralen e pafund të negociatave arrihet njëfarë iluzioni për të dy palët, për Serbinë që vazhdon ta ketë Kosovën, dhe për qytetarët që kanë një shtet të pavarur. Kjo situate do të vazhdojë për aq kohë sa Evropa nuk do të ketë një konsensus rreth shtetësisë së Kosovës, gjë që duket se nuk është as afër.

Ndërsa, ish-kandidati për president të Kosovës, Seremb Gjergji, potencon që, Kushtetuta dhe ligjet aktuale nuk e lejojnë që të quhet Asociacioni i Komunave Serbe. Sipas tij, me ligjshmërinë aktuale, ky titull është anti ligjor dhe anti Kushtetues. “Aktualisht, e vetmja thirrje mund të jetë Asociacioni i Komunave Multietnike”, thotë Gjergji për gazetën “Bota sot”.

“Nëse ndryshohet Kushtetuta, atëherë Kosova do të jetë MONO-ETNIKE, jo më MULTIETNIKE. Ky ndryshim do të krijoi mundësi të lehta për ndërhyrje direkte nga Serbia. Ndërsa, me modelin aktual, Serbia e ka të pamundur të infiltrohet direkt në institucionet e Kosovës”, pohon ai.

Gjergji thekson se, institucionet e Kosovës duhet të mendojnë shumë mirë për një ndryshim të tillë. “Pasojat do të jenë të pakthyeshme dhe shumë të dëmshme me këtë model të bisedimeve – veçmas pa platformë. Poashtu, fuqia e Asociacionit aktualisht është anti-Kushtetuese, e kjo nuk duhet të lejohet”, thotë ai.

“Kosova e ka një asociacion dhe shumë lehtë e ka që të pranoi edhe një e më shumë vetëm me kompetenca të shkurtuara – pa asnjë fuqi kushtetuese. Kjo është e paevitueshme dhe tepër e dëmshme. Serbia vjen deri tek ura e Ibrit në Mitrovicë”, përfundon Seremb Gjergji.

Brukseli ende nuk e ka caktuar datën për vazhdimin e dialogut

Zyrtarët në Bruksel thanë për Radion Evropa e Lirë se ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të mbahet takimi i ardhshëm ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. Takimi i radhës, pritet që të jetë në nivelin teknik, për t’i paraprirë takimit në nivelin politik

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se është duke u punuar për caktimin e një date. “Unë nuk mund ta përmendi ndonjë datë në këtë moment. Në momentin kur ta kemi datën dhe të gjithë pajtohen, unë do ta bëj publike datën si dhe agjendën. Gjithmonë do ta bëj një gjë te tillë, por për momentin nuk mundem”, tha Kocijançiq.

Përderisa nuk dihet data e takimit të radhës, delegacioni i Kosovës ka udhëtuar për në Bruksel. Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi, tha për Radion Evropa e Lirë se delegacioni kosovar do të bëjë prezantimin e të arriturave në procesin e dialogut me Serbinë, para përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ai tha se delegacioni i Kosovës do t’i njoftojë zyrtarët e BE-së për të arriturat, por edhe për ngecjet që pala serbe është duke i shkaktuar procesit. “Ne jemi të përgatitur, do të flasim për angazhimet tona, por njëkohësisht do të flasim edhe për bllokadat që kemi. Ne nuk kemi njohuri se a është pala serbe në atë takim, por për hir të informimit të opinionit, ne nuk kemi takim me palën serbe”, tha Arifi.

Arifi tha se pala nga Kosova i ka parashtruar kërkesat për takimin dhe temat që pritet të diskutohen, por sipas tij, ende nuk ka ndonjë përgjigje.

“Dy kërkesa i kemi bërë edhe në prill edhe në maj, për të rifilluar bisedimet dhe në rend të parë duhet të jetë energjia. Nuk kemi marrë përgjigje ende. Ne kemi pasur një ofertë për të dëgjuar prezantimin se deri ku kanë arritur rezultatet në hartimin e statutit, nuk kemi treguar interesim sepse ka prioritete më të mëdha. Për ne nuk ka marrëveshja më pak të rëndësishme dhe më shumë të rëndësishme, të gjitha marrëveshjet janë me rëndësi dhe jemi serioz në këtë aspekt”, tha Arifi.

Nga ana tjetër, njohësja e procesit të dialogut Kosovë – Serbi, Jeta Krasniqi, analiste nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur Radion Evropa e Lirë thekson se dialogu mes palëve duhet të vazhdojë. Ajo thekson se për krijimin e një atmosfere më të mirë në këtë proces, fillimi i zbatimit të marrëveshjeve do të krijonte një klimë më të mirë për takimet në vazhdim.

“Brukseli duhet të kërkojë nga të dyja palët që të zbatojnë marrëveshjet të cilat i kanë arritur edhe të sanksionojë palët të cilat nuk i zbatojnë ato marrëveshje. Sanksionimi mund të vijë me anë të mjeteve të cilat BE-ja i ka, siç është rrugëtimi palëve drejt BE-së. Është absurde të mendosh që mund të kemi një proces përmbyllës të dialogut ende pa e ditur se çka është duke ndodhur me marrëveshjet që janë arritur në vitin 2011”, tha Krasniqi.

Ajo tha se, përderisa Serbia, tashmë ka ndërtuar një pozicion më stabil për dialogun, Kosova nuk e ka bërë një gjë të tillë. Sipas saj, Kosova duhet të ketë një konsensusi politik karshi procesit të dialogut .

“Ne nuk jemi duke parë që ka një konsensus në palën kosovare rreth së ardhmes së këtij procesi. Nuk e kemi parë platformën e Qeverisë e cila është dërguar në Kuvend e më pas është tërhequr. Ndërsa nga ana e Kuvendi nuk kemi parë asnjë nismë konkrete drejt ndërtimit të një konsensusi politik apo qoftë edhe të diskutimit, mbajtjes së organizimit të një seance ku do të adresoheshin qëndrimet e ndryshme të partive politike rreth këtij procesi”, tha Krasniqi.

Sidoqoftë, sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, ftesa e ardhshme e Brukselit për vazhdimin e dialogut me Serbinë, do të duhej të përmbante temat për ngecjet në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura. Në të kundërtën, sipas tyre, ftesa për vazhdimin e dialogut nuk do të kishte kuptim.

Institucionet e Kosovës po këmbëngulin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, të cilat sipas Prishtinës janë bllokuar nga Beogradi. Para së gjithash, përmenden marrëveshjet për energjinë, ajo për hapjen e urës mbi lumin Ibër, kthimi i dokumenteve kadastrale, njohja e diplomave dhe lejimi i funksionimit të objekteve të marra me qira në veri të Kosovës. Pala serbe, në anën tjetër, insiston në formimin sa më të shpejtë të Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

I jepet lamtumira e fundit Hilmi Haradinajt

Me nderime të larta i është dhënë lamtumira Hilmi Haradinajt. Ai është varrosur në varrezat e Kompleksit Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan, vendlindjen e tij

Haradinaj është babai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe heronjve Shkëlzen dhe Luan Haradinaj. Në varrimin e tij morën pjesë shumë persona, nga vende të ndryshme. Ndërkaq, edhe në mbledhjen komemorative të pranishëm ishin shumë personalitete të njohura nga skena politike nga Kosova dhe rajoni.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndau dekoratën për 10- vjetorin e pavarësisë për të ndjerin Hilmi Haradinaj.

“Bacin Hilmi e njoha qysh në fillimet e para të UÇK-së, në vitin 1996. Më herët, përmes Kadri Veselit e kisha njohur Luanin. Ju humbët një bashkëshort, një baba dhe një gjysh të jashtëzakonshëm. Ne mbetëm pa një njeri me zemër të madhe. Ai nuk u dorëzua edhe përballë sfidave. Ai përballoi padrejtësitë e burgosjes së bijve të tij. Ishte njeri me vlera, burrë i Dukagjinit, i Kosovës dhe gjithë shqiptarisë”, tha ai.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se me humbjen e të atit ndjejnë dhimbje të gjithë bashkëluftëtarët.

“Sot e kemi të vështirë familja, e kemi të vështirë bashkëluftëtarët. Ndarja nga baba ynë ka shumë porosi dhe shumë ndjenja. Por ajo që është me rëndësi është se njerëzit që besojnë në të drejtën e tyre krijojnë vlera të reja”, u shpreh ai.

Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Hilmi Haradinajt, tha se asnjëherë nuk do të ndahet nga ai, porse do të përkushtohet që ta çojë në fund amanetin e tij.

“Sot vij për të ndarë respektin dhe dhimbjen e thellë me familjen Haradinaj. Por nuk vij të ndahem me Hilmi Haradinajn. Vij këtu me përgjegjësinë e madhe për ta çuar deri në fund amanetin e tij të qartë”, u shpreh Basha.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se Hilmi Haradinaj do të jetë gjithmonë në historinë e popullit shqiptar.